Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Koha Jone

Ministria e Infrastrukturës e quan dezinformim: Asnjë penalizim për Shqipërinë në sektorin e energjisë

By: redi
24 December 2025 at 15:43

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo tha sot se Shqipëria është në kolaps energjetik dhe se rrezikon përjashtimin nga Traktati i Energjisë. Ndërkohë Ministria e Infrastruktrurës në një dekaratë publike hedh poshtë këto pretendime dhe bën me dije se nuk ka ekzistuar, nuk ekziston dhe nuk është marrë asnjë vendim i BE-së (organeve të saj) ndaj Shqipërisë. Deklarata e plotë Ministria e Infrastrukturës dhe…

Source

Yildiz është gati që të rinovojë me Juventusi, por ka një kusht

By: rozalb
24 December 2025 at 15:40

Te Juventusi po hapet një kapitull i ri për Kenan Yildiz, një nga emrat më të spikatur të së tashmes dhe së ardhmes bardhezi. Sulmuesi turk është shndërruar në një aset kyç për ekipin e parë dhe drejtuesit e klubit janë të vetëdijshëm se ruajtja e tij përbën një prioritet absolut. Për këtë arsye, situata e fanellës me numrin 10 kryeson agjendën e drejtorit sportiv Marco Ottolini.

Source

Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 17-të

By: rozalb
24 December 2025 at 15:36

Pas përfundimit të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-4-3-3. Marco Alia i Skënderbeut është zgjedhur portieri më i mirë i javës. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lawal Afolabi Isaac (Laci), Aleks Dedgjonaj (Burreli), Arlind Kurti (Laci) dhe Fabjan Beqja (Besa).

Source

Isak dy muaj jashtë fushave, reagon van de Ven: I dërgova mesazh, nuk ishte qëllimi ta dëmtoja!

By: rozalb
24 December 2025 at 15:35

Dëmtimi i rëndë i Alexander Isak vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Premier League, duke shkaktuar polemika të forta për mënyrën e ndërhyrjes dhe pasojat e mëdha që kjo ngjarje sjell për Liverpoolin. Sulmuesi suedez pësoi një frakturë në kyçin e këmbës, një goditje e rëndë për skuadrën dhe për vetë lojtarin, ndërsa episodi ka ndarë opinionin sportiv mes atyre që flasin për një…

Source

Qeveria: Edhe e premtja pushim për administratën

By: redi
24 December 2025 at 15:31

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor të jetë ditë pushimi për administratën publike. Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i…

Source

Ministri Vengu në Burrel, inspekton repartin ku do të ngrihet qendra e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut

By: redi
24 December 2025 at 14:15

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte këtë të mërkurë në Burrel ku inspektoi repartin evjetër ku dhe do të ngrihet qendra e re operacionale e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut. ”Parashikimi ynë në planin afatmesëm është që të akomodojmë një infrastrukturë të re dhe një batalion të plotë këmbësore që Regjimi i Këmbësorisë së Veriut të zgjerohet. Ky repart pavaraësisht se ka qenë…

Source

Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë i vështirë

By: redi
24 December 2025 at 14:04

Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnë” raportet mes vete, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për AFP-në, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithatë, ai tha se ky proces është i vështirë. Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve…

Source

Napoli kërkon të blindojë Conten deri në vitin 2029

By: rozalb
24 December 2025 at 14:04

Te Napoli klima është kthyer e qetë dhe gjithçka tregon se raporti mes Aurelio De Laurentiis dhe Antonio Contes është i destinuar të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht. Presidenti i klubit kampan dëshiron t’i ofrojë trajnerit një rinovim kontrate edhe për dy vite të tjera, duke e shtyrë marrëveshjen aktuale nga viti 2027 deri në vitin 2029. Lajmi raportohet nga Il Mattino dhe La…

Source

Ministria e Drejtësisë organizon tryezën e 24 konsultative për Kodin e ri Penal

By: melisa
24 December 2025 at 13:49

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe zv/ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Eugena Tomini. Fokus i diskutimeve ishte mbrojtja e fëmijëve, familjes dhe martesës, si elemente themelore për një shoqëri që aspiron të integrohet në Bashkimin Europian.

Source

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, Gjykata jep vendimin për protestuesit

By: lindita
24 December 2025 at 13:46

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, do të paraqiten me detyrim para autoriteteve. Këtë masë e ka kërkuar prokuroria e kryeqytetit, ndërsa autoritetet kanë vendosur që të mos i mbajnë ata në paraburgim, por të monitorohen nëpërmjet detyrimit për t’u paraqitur rregullisht pranë organeve të drejtësisë.

Source

Ndotja e Drinos kërcënim për ekosistemin e Vjosës

By: melisa
24 December 2025 at 13:32

Rënia e ndjeshme e nivelit të ujit në lumin Drinos, në territorin e Gjirokastrës, ka zbuluar një realitet tronditës mjedisor. Shtrati i lumit është mbushur me mbetje plastike, qese, materiale urbane dhe objekte të ndryshme të ngurta, të akumuluara prej vitesh dhe të fshehura më parë nën ujë. Pamjet e fundit tregojnë një situatë alarmante, që dëshmon për mungesën e kujdesit dhe monitorimit…

Source

E BUJSHME/ Flamurtari pranë akordit me ish-bomberin e Kombëtares sonë

By: rozalb
24 December 2025 at 13:06

Flamurtari po kalon një sezon të vështirë dhe alarmi i mbijetesës është ndezur prej javësh në Vlorë. Me kuqezinjtë që luftojnë për të ruajtur vendin mes më të mirave, drejtuesit e klubit duken të vendosur të ndërhyjnë fuqishëm në merkaton e janarit për të ndryshuar rrjedhën e sezonit. Ditën e sotme në ambientet e klubit vlonjat është parë një emër i njohur i futbollit shqiptar.

Source

Berisha paralajmëron sërish protestë: Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë…

By: lindita
24 December 2025 at 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një protesta pa ndalim kundër kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se ai se bulevardi dhe sheshi do të jenë të qytetarëve “jo për një, dy apo tre ditë, por aq kohë sa duhet për ta larguar qeverinë”. “Dhe unë i garantoj qytetarët me besimin më të madh se me revoltën e tyre, me revoltën e popullit…

Source

Barcelona piketon yllin e Atletico Madrid si zëvendësues të Lewandowskit

By: rozalb
24 December 2025 at 12:55

Barcelona po mendon seriozisht për pasuesin e Robert Lewandowskit dhe emri që ka dalë në krye të listës është ai i Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas është prej kohësh në radarët e katalanasve dhe interesimi për të nuk është i ri, madje daton që nga periudha para se ai të transferohej te Atletico Madrid. Sipas së përditshmes Sport, drejtuesit e Barcelonës po studiojnë mundësinë për ta afruar…

Source

Rama viziton kantierin e “Kengo Art Park”: Qendër e re për artin dhe kulturën

By: lindita
24 December 2025 at 12:27

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën. “Në kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë sipërfaqe, e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën, ku do të gjejnë…

Source

Thyen “arrestin në shtëpi”, kapet i dehur pas aksidentit rrugor

By: melisa
24 December 2025 at 12:17

Një aksident rrugor i ndodhur në Sukth ka çuar në arrestimin e një 32-vjeçari, i cili jo vetëm drejtonte automjetin në gjendje të dehur, por rezultoi edhe person në kërkim nga drejtësia. Shtetasi Alfred Dumi u ndalua nga shërbimet e Policisë Rrugore menjëherë pas përplasjes së automjetit me disa pemë anës rrugës. Sipas njoftimit zyrtar, policia u sinjalizua për aksidentin dhe mbërriti në…

Source

Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindje: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

By: lindita
24 December 2025 at 12:15

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarët. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryepeshkop Joani shprehet se duhet të mbushim zemrat me përulësi dhe dritën e Krishtit. “Festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje. Është detyra e çdo të krishteri të bashkë ndajë…

Source

Meloni batuta me stafin e saj: 2025-a ishte e vështirë, por mos u shqetësoni, viti tjetër do të jetë më keq!

By: lindita
24 December 2025 at 11:33

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa ka uruar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri stafit të Zyrës së Kryeministrit, nuk i ka kursyer batutat. Ajo këshilloi stafin e saj që të pushojnë dhe të rikuperojnë energjitë gjatë festave të Krishtlindjeve, duke theksuar se i pret një vit i vështirë pune. Gjatë një takimi të zhvilluar të martën në oborrin e Zyrës së Kryeministrit…

Source

❌
❌