Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Koha Jone

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurisë së ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

By: lindita
27 January 2026 at 12:40

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për konfiskimin e apartamentit të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ky i fundit akuzohet se e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit. Apartamenti është në emër të vëllait të ish gjyqtarit të Kushtetueses. Kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurisë bazohet në ligjin anti-mafia. Ish-kryetari i Gjykatës…

Source

Fjala e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit (foto nga vizita)

By: njeshi
27 January 2026 at 12:07

Me FotoALBUMIN e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, si edhe me tekstin e fjalës së adresuar Parlamentit të Izraelit në sesionin special si i ftuar nderi, ju uroj një ditë të mbarë. Ende nuk jam plotësisht i sigurt se jam vërtetë duke qëndruar pikërisht mbi dyshemenë nën këmbët e mia, dyshemeja prej ku mysafirët më të nderuar të këtij…

Source

Presidenti i Barçës i pakënaqur me lëvizjen ‘të pakëndshme’ të adoleshentit te PSG

By: nik
27 January 2026 at 12:01

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 18-vjeçar të Barcelonës, Dro Fernandez, një lëvizje që presidenti i klubit spanjoll e ka cilësuar si “të pakëndshme”. Sipas mediave spanjolle, PSG ka paguar 8.2 milionë euro (7.1 milionë funte) për Fernandezin, një shifër kjo më e lartë se klauzola e tij e lirimit prej 6 milionë eurosh (5.2 milionë funte), me qëllim ruajtjen e…

Source

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, mbështet thirrjen për bojkot të Kupës së Botës 2026

By: nik
27 January 2026 at 11:59

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, mbështeti të hënën një thirrje të propozuar për bojkot nga tifozët të ndeshjeve të Kupës së Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara. Arsyeja e kësaj thirrjeje lidhet me sjelljen e Presidentit Donald Trump dhe administratës së tij, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Blatter u bë figura më e fundit e futbollit ndërkombëtar që vuri në pikëpyetje…

Source

Starmer i Mbretërisë së Bashkuar shkon në Kinë për të zbutur marrëdhëniet, por rrezikon përçarje me Trumpin

By: nik
27 January 2026 at 11:58

Kryeministri britanik Keir Starmer po udhëton drejt Kinës me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet me Pekinin, në një kohë kur lidhjet me Shtetet e Bashkuara janë të tensionuara. Vizita, e para nga një lider britanik që nga viti 2018, shpresohet të sjellë një nxitje ekonomike për Britaninë, por rrezikon të zemërojë kritikët e Kinës brenda vendit dhe Presidentin amerikan Donald Trump…

Source

India dhe BE njoftojnë marrëveshje historike tregtare

By: nik
27 January 2026 at 11:56

Bashkimi Evropian dhe India kanë njoftuar një marrëveshje historike tregtare pas gati dy dekadash bisedimesh, ndërsa të dyja palët synojnë të thellojnë lidhjet mes tensioneve me SHBA-në. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti atë “nënën e të gjitha marrëveshjeve”, ndërsa Kryeministri indian Narendra Modi e cilësoi “historike”. Kjo marrëveshje do të mundësojë tregtinë e…

Source

Ndryshim në Serie A: Topi portokalli hiqet për shkak të daltonizmit, vjen modeli i ri

By: nik
27 January 2026 at 11:55

Është prezantuar topi i ri që do të shoqërojë ndeshjet e Serisë A në këtë pjesë të fundit të sezonit. Ky ndryshim vjen pas problemeve të shkaktuara nga topi i mëparshëm, Puma Orbita Hi-Vis, i cili ishte portokalli dhe u kontestua ashpër pasi rezultonte “i padukshëm” për personat daltonikë. Kjo pengonte rreth 2.5 milionë njerëz të ndiqnin ndeshjet e Serisë A. Për shkak të kësaj situate…

Source

Incident fatal në brigjet e Omanit: Anija me 25 turistë përmbyset, tre të vdekur

By: nik
27 January 2026 at 11:54

Një anije që transportonte 25 turistë francezë është përmbysur në brigjet e Omanit, duke shkaktuar vdekjen e tre prej tyre, ka njoftuar policia lokale. Tre turistët humbën jetën nga mbytja tragjike kur anija u përmbys rreth dy milje e gjysmë detare larg kryeqytetit të Omanit, Muskatit, në një incident që ka tronditur komunitetin turistik. Policia Mbretërore e Omanit bëri të ditur se në bordin e…

Source

GJKKO rrëzon kërkesën e Mediut për akt-ekspertimim e shënimit “për Shkelzenin”

By: lindita
27 January 2026 at 11:41

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e një akt-ekspertimi daktilografik të shënimit “Për Shkëlzen Berishën”, në një faks të paraqitur si provë nga SPAK në dosjen “Gërdeci”. Në seancë avokatët e ish-ministrit të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” pretenduan se në aktet e dosjes të vënë në dispozicion gjykata, mungojnë 40 akte shkresore të…

Source

Gaz Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore në protestë

By: lindita
27 January 2026 at 11:27

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme në Kuvend që ministrja e Brendshme të përgjigjet për atë që ndodhi në protestën e të shtunës së opozitës, ku u hodh gaz lotsjellës ndaj protestuesve. “Ministrja e brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda…

Source

Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë, policia: Arrestohen babë e bir dhe një punonjës i OSHEE

By: lindita
27 January 2026 at 10:57

Policia ka bërë një njoftim zyrtar për operacionin e kryer gjatë natës në Lezhë, ku u zbulua një “shtëpi bari”. Në pranga janë vënë tre persona, babë e bir dhe një punonjës i OSHEE-së. Njoftimi i plotë: Armë zjarri e sportive, municion luftarak, kokainë, kanabis, ambiente të përshtatura për kultivimin të kanabisit, fara kanabisi dhe qindra bimë kanabisi të kultivuara.

Source

Ministrja Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë sonë

By: lindita
27 January 2026 at 10:53

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ceremonia nisi në oborrin e pasmë të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë. Në fjalën e saj gjatë këtij aktiviteti, Spiropali deklaroi se “dje…

Source

Vijojnë ndërtimi i Auto-Moto Parkut, kryebashkiaku Llatja inspekton punimet nga afër

By: lindita
27 January 2026 at 09:36

Punimet në zonën e rrugës “Gjergj Arianiti”, buzë lumit Shkumbin, po vijojnë me intensitet, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në realizimin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar, një prej investimeve më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë në këtë sektor. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe deputeti Adi Qose kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në këtë zonë…

Source

Dita e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në makinerinë kriminale

By: lindita
27 January 2026 at 09:30

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit përkujtojmë jetët e pafajshme të humbura në një prej makinerive më të tmerrshme kriminale kundër njerëzimit. Kjo ditë sjell në vëmendje humanizmin, guximin dhe shpirtin solidar të popullit shqiptar…

Source

Rama për vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë

By: lindita
27 January 2026 at 09:16

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm fjalën e tij të plotë para Parlamentit Izraelit dhe fotoalbumin nga vizita disaditore në Irael. Në vijim postimi i plotë i Ramës në Facebook: Dhe me FotoALBUMIN e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, si edhe me tekstin e fjalës së adresuar Parlamentit të Izraelit në sesionin special…

Source

Radio “Europa e Lirë”: Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit

By: njeshi
27 January 2026 at 09:08

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Shtetet e Bashkuara po dislokojnë aeroplanë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanmbajtës me mijëra trupa në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe mundësitë për veprime ushtarake, thonë ekspertët. Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi me sulme ushtarake kundër Iranit pasi autoritetet vranë mijëra njerëz gjatë një…

Source

Sot Kuvendi në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet? Rendi i ditës

By: lindita
27 January 2026 at 09:02

Mblidhet sot Kuvendi në seancë plenare. Në fokus të diskutimeve do të jetë akti normativ për buxhetin e vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Axhenda e plotë: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të datës 27.1.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026. 2. Njoftime. 3.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 27 janar 2026

By: lindita
27 January 2026 at 08:58

Dashi Idetë që mendonit se ishin të shkëlqyera rreth një javë më parë, papritmas nuk duken aq të zgjuara në fund të fundit. Dikush del me një perspektivë të re që ju bën të rimendoni pikëpamjen tuaj aktuale. Mos kini frikë të bëni ndryshime të minutës së fundit në strategjinë tuaj. Demi Planifikoni një ngjarje virtuale ose një takim në të cilin mund të shfaqni talentet tuaja. Mos kini frikë të…

Source

Një rrëshqitje masive dheu, tmerr në Itali

By: njeshi
26 January 2026 at 23:00

Një rrëshqitje masive dheu ka goditur qytetin Niscemi, në Sicilinë lindore, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë ishullin ditët e fundit. Si masë sigurie, më shumë se 1 000 banorë janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre. Sipas autoriteteve lokale, zhvendosja e tokës shtrihet në mbi 4 kilometra, duke e bërë situatën veçanërisht të rrezikshme. Është shpallur një “zonë e kuqe” ku hyrja…

Source

❌
❌