Neuer rrëfen: Kam qenë pranë transferimit te Arsenal në të rinjtë e Schalke 04
Manuel Neuer, portieri legjendar gjerman, bëri hapat e tij të parë në futbollin profesionist me ekipet zinxhirë të Schalke 04, para se të transferohej te Bayern Mynih, ku u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit botëror. Tani, në moshën 39-vjeçare, Neuer ka zbuluar një prapaskenë nga e kaluara e tij, kur ishte ende pjesë e ekipeve të të rinjve të Schalke 04.