Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Koha Jone

Vrasja e ish-policit, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka. Kurse i vëllai shpallet i pafajshëm

By: redi
21 January 2026 at 16:54

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të martë vendimin për të pandehurit e akuzuar për vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i arrestuar në shkurt të vitit 2024 në Belgjikë dhe i ekstraduar në Shqipëri në gusht të po atij viti. Ndërkohë…

Source

Ministri Salla në Kavajë: 52 milionë euro në mbështetje të fermerëve, skema përshtatet sipas nevojave të tyre

By: redi
21 January 2026 at 16:46

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla informon se ka nisur një tur dëgjesash me fermerët në të gjithë vendin, me qëllim përshtatjen sa më të mirë të skemës kombëtare të mbështetjes së fermerëve e nevojat që ata kanë. Gjatë vizitës në Kavajë dhe Rogozhinë, ministri theksoi rëndësinë e dëgjimit të fermerëve dhe përfshirjes së tyre në përshtatjen e skemës, duke u mundësuar të japin…

Source

106-vjetori i Kongresit Kombëtar, kryebashkiakja Sefa: Mesazhi i tij mbetet aktual edhe sot

By: redi
21 January 2026 at 16:36

106- vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes është përkujtuar këtë të mërkurë me një ceremoni të organizuar nga bashkia e Lushnjes dhe që do të pasohet me aktivitete të tjera deri në datën 31. Në ceremoninë morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare, deputetët e Lushnjes. Të pranishmit me këtë rast i përshëndeti kryetarja e Bashkisë…

Source

”Ato syze dielli të bukura”, Trump ngacmon Macron

By: redi
21 January 2026 at 16:22

Gjatë fjalimit të tij në Davos, Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka ngacmuar edhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron. Presidenti i Francës u shfaq me syze gjatë Forumit Botëror Ekonomik për shkak të një problemi në sy. Trump i cilësoi syzet Pilot të bukura, por pyeti se çfarë kishte ndodhur me Macron. “E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi”, tha Trump.

Source

Gjergj Luca: “Katunarët me NIPT fiskal”, që bujku të bëhet përfitues fondesh dhe faktor zhvillimi ekonomik

By: berti
21 January 2026 at 16:18

Albert Vataj Gjergj Luca u ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe këmbëngulëse bujqve shqiptarë që të fiskalizojnë aktivitetin e tyre ekonomik, si kusht thelbësor për të përfituar nga subvencionet e qeverisë shqiptare, fondet e Bashkimit Evropian dhe donacionet e zhvillimit rural. Sipas tij, i gjithë sekreti i zhvillimit ekonomik qëndron te fiskalizimi, sepse vetëm përmes tij ekonomia rurale…

Source

Trump në Davos: Kërkoj negociata të menjëhershme për ta blerë Grenlandën

By: redi
21 January 2026 at 16:06

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të “nuk do të përdorin forcën” për të marrë Groenlandën, paçka se tha se ushtria e tij do të ishte “e pandalshme”. ”Ndoshta nuk do të arrijmë asgjë nëse nuk vendos të përdor forcë dhe dhunë të tepërt”, shtoi Trump. ”Sinqerisht, do të ishim të pandalshëm, por unë nuk do ta bëj këtë”, tha ai. Presidenti deklaroi më tej se të gjithë do të ishin…

Source

VIDEO/ Alba i drejtohet Limit teksa puthet me Dolcen para saj: Mos e bëj më, boll

By: redi
21 January 2026 at 15:50

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti po vijojnë me historinë e tyre brenda Big Brother VIP Kosova 4. Sigurisht në këtë mes është e përfshirë edhe banorja tjetër e shtëpisë, Dolce. Teksa kjo e fundit ka krijuar një raport më të afërt me Limin, duket se kjo gjë po i pengon Albës. Ata po qëndronin në oborr në momentin kur Dolce dhe Limi shkëmbyen puthje me njëri-tjetrit. Alba ia kërkoi Limit që këtë mos ta…

Source

Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA-së

By: redi
21 January 2026 at 15:37

“Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit”, kështu tha presidenti amerikan Donald Trump. Duke folur për kostot e naftës nën presidencën e paraardhësit të tij, ish-presidentit Joe Biden, ai kritikoi atë që pretendon se ishin çmime të fryra për shkak të politikave të gjelbra. Sipas Trump nën presidencën e tij, prodhimi i naftës dhe gazit…

Source

Policia italiane ndalon tifozët e Stuttgartit në Romë, ju gjenden shishe qelqi dhe shufra metalike

By: rozalb
21 January 2026 at 15:28

Masat e sigurisë në kryeqytet janë forcuar ndjeshëm në prag të ndeshjes së së nesërmes në mbrëmje në “Olimpico” mes Romës dhe Stuttgart-it. Policia ka zbuluar shishe qelqi bosh dhe shufra metalike në autobusët me tifozë gjermanë që po mbërrinin në Romë. Plani i sigurisë i hartuar nga Questura ka hyrë në zbatim që në orët e para të mëngjesit. Rreth orës 11:30, në barrierën autostradale të Roma…

Source

Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizitojnë Vlorën, ndalojnë edhe në Zvërnec

By: lindita
21 January 2026 at 14:59

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, vizituan disa zona të qytetit bregdetar, përfshirë Zvërnecin dhe Portonovën. Ata nuk hezituan të shkrepin edhe foto në këto vende. Çifti mbërriti në Vlorë paraditen e së mërkurës dhe zhvilloi takime private me arkitektë të njohur, për të parë infrastrukturën ekzistuese dhe mundësitë për projekte të ardhshme në zonë.

Source

Berisha ristrukturon listën e anëtarësisë në PD, deputetja jep detaje

By: redi
21 January 2026 at 14:47

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka sqaruar udhëzimin e fundit të firmosur nga kryetari Sali Berisha për përditësimin e listave të anëtarësisë, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces administrativ dhe organizativ, jo për filtrime politike brenda partisë. Sipas saj udhëzimi synon përcaktimin e rregullave, procedurave dhe afateve për përditësimin e të dhënave të anëtarëve të PD-së…

Source

Juventus heq dorë nga Mateta, nis sulmin për En-Nesyri

By: rozalb
21 January 2026 at 14:43

Tratativa për Jean-Philippe Mateta, që dukej pranë mbylljes, po ndërlikohet gjithnjë e më shumë për Juventusin. Marrëveshja me Crystal Palace ka hasur pengesa serioze, si për shifrën e ofruar nga bardhezinjtë, ashtu edhe për formulën e transferimit. Klubi londinez kërkon të arkëtojë menjëherë shumën e plotë, ndërsa Juventusi këmbëngul për një pagesë të kushtëzuar nga kualifikimi në Europë.

Source

Çelet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Madrid, Gonxhja: Shqipëria prezantohet si destinacion gjithëvjetor

By: redi
21 January 2026 at 14:37

Është çelur në Madrid Panairi Ndërkombëtar i Turizmit (FITUR), një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për industrinë e turizmit. Shqipëria merr pjesë me stendën e saj zyrtare, duke u prezantuar përmes përvojave autentike dhe duke u pozicionuar si një destinacion gjithëvjetor dhe gjithëpërfshirës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja tha se pavijoni shqiptar është…

Source

Tragjedi në Prrenjas: 57-vjeçari hidhet nga ura 50 metra e lartë e Bushtricës

By: lindita
21 January 2026 at 14:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të qytetit të Prrenjasit, në Urën e Bushtricës, e cila ndodhet mes aksit rrugor Librazhd–Prrenjas dhe është rreth 50 metra e lartë. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, rreth orës 12:45 dyshohet se shtetasi A. Sh., 57 vjeç, është hedhur nga ura, duke humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Menjëherë pas njoftimit…

Source

Stuhi dimërore në Kolonjë, qarkullimi rrugor i vështirësuar

By: melisa
21 January 2026 at 14:27

Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë–Rehovë të bashkisë Kolonjë janë krijuar problematika të qarkullimit, pasi disa degë pemësh ranë mbi karrexhatë, duke penguar lëvizjen e mjeteve. Zjarrfikësit e Kolonjës ndërhynë menjëherë për të pastruar rrugën dhe për të siguruar qarkullimin e lirë. Mësohet se tashmë aksesi rrugor është rikthyer normalisht dhe nuk ka pengesa të mëtejshme.

Source

Reali fitoi 6-1 por Bellingham përplaset me tifozët pas episodit në fushë

By: rozalb
21 January 2026 at 14:18

Fitorja e thellë 6-1 ndaj Monacos në “Santiago Bernabeu”, vendi i dytë në renditjen e Champions League dhe rikthimi real në garë për titull në La Liga, vetëm një pikë larg Barcelonës kryesuese, dëshmojnë se sezoni i Real Madridit po rikthehet në shina pas periudhës së vështirë dhe shkarkimit të Xabi Alonsos. Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive, klima mes skuadrës dhe tifozëve mbetet e…

Source

Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, nesër kalon në Kuvend

By: lindita
21 January 2026 at 14:02

Këshilli i Ministrave ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, bëjnë me dije burime për gazetaren Esiona Konomi. Tashmë, do të jetë Kuvendi i cili do të ratifikojë aderimin në Bordin e Paqes. Deputetët pritet të mblidhen nesër në seancë për të votuar.

Source

❌
❌