Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Koha Jone

Analiza e DW: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit në Kosovë

By: nilda
27 December 2025 at 08:42

Gjatë fushatës zgjedhore që nisi më 17 dhjetor në Kosovë, një pakartë e madhe e Listës Serbe dominon rrugët e Mitrovicës së Veriut, pas rikthimit të kësaj partie në pushtet në komunat veriore më 5 dhjetor. Një kontrast ky me kryeqytetin, Prishtinën, ku shihen shumë më pak pankarta zgjedhore dhe rrugët janë mbushur kryesisht me pemë të Vitit të Ri, drita festive dhe tregjet e fundvitit…

Source

Horoskopi ditor, e shtunë 27 dhjetor 2025

By: nilda
27 December 2025 at 08:37

DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo është një kohë pozitive për sqarimin e keqkuptimeve dhe forcimin e lidhjeve të rëndësishme. Energjitë janë të larta në punë, por kini kujdes të mos veproni impulsivisht: peshoni me kujdes vendimet tuaja, veçanërisht nëse ka mundësi të reja për të eksploruar. Fati është në anën…

Source

Kushte atmosferike të qëndrueshme e vranësira kalimtare, parashikimi i motit sot

By: nilda
27 December 2025 at 08:22

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor…

Source

Një oligark nën hetim nga SPAK

By: njeshi
27 December 2025 at 08:17

Më në fund SPAK dhe BKH ka futur në rreth një oligark. Deri tani SPAK-u ka qenë i sukseshëm në arrestime politikanësh të lartë si dhe te grupet kriminale, por me sa duket fokusi tashmë po kalon edhe te oligarkët. Oligarkut po i hetohen krejt pasuritë dhe lidhjet e tij me qeverinë e krimin e organizuar. Burimet nuk donin të dilte emri, ndër disa oligarkë që ka Shqipëria…

Source

Nesër Kosova voton. A do e zgjidhin krizën politike?

By: njeshi
27 December 2025 at 08:06

Nëse do ta përmbledhësh politikën e Kosovës për vitin 2025, mund ta bësh me pak fjalë: zgjedhje, konstituim, dështim, sërish zgjedhje… Mund t’i shtohen edhe disa: opozita bllokon, pushteti bllokon… Dhe, pse jo, edhe disa “më të forta”: ‘hajvanë’, ‘kudra’, ‘të shitur’… E sigurt është që nuk ishte vit i kompromisve, i marrëveshjeve politike, apo i projekteve të mëdha ndërkombëtare.

Source

Zbulimi tronditës: Gjyshi i një burri ishte Heinrich Himmler, arkitekti i Holokaustit

By: nik
27 December 2025 at 07:53

“Përbindësh i lig, vrasës, nazist,” – kështu e përshkruan Henrik Lenkeit gjyshin e tij. Kjo mund të tingëllojë ekstreme, derisa të zbulohet se burri për të cilin ai flet ishte udhëheqësi i pamëshirshëm nazist, Heinrich Himmler. Himmler, dora e djathtë e Hitlerit, ishte një figurë e frikshme dhe fanatike, i njohur për rolin e tij udhëheqës në “Zgjidhjen Përfundimtare” dhe Holokaustin.

Source

Kievi bombardohet dhe avionë polakë ngrihen në fluturim – pavarësisht bisedimeve kyçe të paqes këtë fundjavë

By: nik
27 December 2025 at 07:52

Kievi është sulmuar me raketa dhe dronë herët të shtunën, ndërsa avionë luftarakë polakë janë ngritur në fluturim pranë kufirit me Ukrainën, pavarësisht bisedimeve kyçe të paqes që po zhvillohen këtë fundjavë. Sulmet, të cilat prekën edhe rajonet verilindore dhe jugore, çuan në mbylljen e përkohshme të aeroporteve Rzeszow dhe Lublin në Poloninë juglindore. Forcat ajrore ukrainase raportuan dy…

Source

Bankat rrisin rrogat e tyre, por ngrejnë edhe normat e interesit të kredive ndaj qytetarëve

By: njeshi
27 December 2025 at 07:47

Bankat po pastrojnë para të pista, disa prej tyre janë nën hetim nga SPAK. Por shumë banka rrisin rrogat për punonjësit dhe po ashtu rrisin normat e interesit për kreditë ndaj biznesit dhe qytetarëve. Ndërkohë Banka e Shqipërisë bën sehir. Në vend që ti kontrollojë, me synimin ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe në interes të qytetarëve, ajo punon e mbron interesat e pronarëve të bankave.

Source

Boxing Day/ United triumfon ndaj Newcastle, sfidën e vendos Dorgu

By: rozalb
26 December 2025 at 23:02

Manchester United ka marrë një fitore minimale, por mjaft të rëndësishme përballë Newcastle, duke triumfuar 1-0 në “Old Trafford”. Edhe pse me mungesa të shumta për shkak dëmtimesh dhe angazhimesh në Kupën e Kombeve të Afrikës, “Djajtë e Kuq” zhvilluan një pjesë të parë dominuese. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 24-t, kur Patrick Dorgu përfitoi nga një top i ardhur pas rivënies anësore…

Source

Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

By: nik
26 December 2025 at 21:56

Rafa Leao nuk është i sigurt për të startuar ndeshjen kundër Veronës. Ekziston një mundësi serioze që në sulm të luajnë Pulisic dhe Nkunku. Leao pësoi një dëmtim muskulor në aduktorin e djathtë më 8 dhjetor në Torino. Kanë kaluar 18 ditë dhe portugezi ende nuk është në formën e tij më të mirë, 100%. Ai ka munguar në ndeshjet kundër Sassuolos dhe Napolit, dhe me gjasë do të kishte humbur edhe një…

Source

Gjermania lëshon mbi 100 mijë viza për bashkim familjar, shqiptarët mes aplikuesve kryesorë

By: nilda
26 December 2025 at 21:52

Pavarësisht shtrëngimit të politikave të emigracionit nga qeveria e koalicionit CDU/CSU dhe Socialdemokratët në Berlin, Gjermania ka lëshuar gjatë këtij viti më shumë se 100 mijë viza për bashkim familjar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane, deri në fund të muajit nëntor janë dhënë gjithsej 101.756 viza për pesë kombësitë me numrin më të lartë të aplikimeve. Numrin më të madh të…

Source

Yesterday — 26 December 2025Koha Jone

JD Vance paralajmëron për rrezik sigurie nga Evropa: “Ide të afërta me islamistët mund të arrijnë pushtetin në Francë ose Britani”

By: njeshi
26 December 2025 at 21:49

Deklarata e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar mund të përbëjnë rrezik sigurie për SHBA-në nëse “ide të afërta me islamistët” fitojnë pushtet, nuk është gafë retorike. Ajo është sinjal doktrinar: Uashingtoni po riformaton marrëdhënien transatlantike nga aleancë e bazuar në interesa të përbashkëta në aleancë të kushtëzuar nga drejtimi ideologjik i brendshëm i…

Source

Kosovë: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit

By: njeshi
26 December 2025 at 21:26

Nga Prishtina në Mitrovicën e Veriut shumë të rinj thonë se zgjedhjet e përsëritura nuk do të sjellin ndryshim, por vetëm po thellojnë apatinë dhe mosbesimin ndaj politikës. Gjatë fushatës zgjedhore që nisi më 17 dhjetor në Kosovë, një pakartë e madhe e Listës Serbe dominon rrugët e Mitrovicës së Veriut, pas rikthimit të kësaj partie në pushtet në komunat veriore më 5 dhjetor. Një kontrast ky me…

Source

Sulm me thikë në metronë e Parisit. Disa të plagosur

By: nilda
26 December 2025 at 21:24

Të paktën tre persona u plagosën me armë të ftohtë në metronë e Parisit, pasditen e sot e më 26 dhjetor, nga një burrë që u largua nga vendngjarja pasi kreu sulmet ndaj udhëtarëve, që të gjitha femra. Lajmi u konfirmua nga Prokuroria e Parisit për Le Monde dhe Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Sulmet ndodhën në stacionet e linjës 3 të metrosë: Arts-et-Métiers, République dhe Opéra…

Source

Gjykatësi amerikan bllokon ndalimin e aktivistit britanik të mediave sociale

By: nik
26 December 2025 at 21:16

Një gjykatës amerikan ka bllokuar përkohësisht ndalimin e aktivistit britanik të mediave sociale, Imran Ahmed, i cili ndërmori veprime ligjore kundër qeverisë amerikane pas heqjes së vizës së tij. Themeluesi i Qendrës për Kundërvënien ndaj Urrejtjes Dixhitale (CCDH) ishte mes pesë personave të cilëve iu refuzuan vizat amerikane, pasi administrata Trump i akuzoi ata se kërkonin të “detyronin”…

Source

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet,

By: nilda
26 December 2025 at 21:08

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për podcast-in e ESPN Brasil, trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për planet e ekipit dhe…

Source

Gjergj Luca dhe Bled Mane në janar 2026 vijnë me podcastin tronditës “Allishverishi”, që do të tronditë Shqipërinë me të vërtetat pa filtra

By: berti
26 December 2025 at 20:58

Nga Albert Vataj Sipërmarrësi Gjergj Luca, një nga zërat më autentikë të reagimit publik dhe figurë e lidhur ngushtë me sfidën e punës, disiplinës dhe suksesit, nuk e sheh të përmbushur misionin e tij vetëm me ndërhyrje sporadike në rrjetet sociale për çështje të ditës. Ai ka sinjalizuar një fazë të re komunikimi publik, duke njoftuar përmes një videomesazhi, së bashku me gazetarin antikonformist…

Source

Balla dhe Manastirliu vizitë në familjen Gjyli: Buxheti 2026, më shumë mbështetje për familjet shqiptare

By: nilda
26 December 2025 at 20:49

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një vizitë familjare në kuadër të festave të fundvitit, së bashku me Drejtuesen politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu në familjen Gjyli, e bekuar me katër fëmijë. Gjatë vizitës, Balla uroi festat dhe theksoi se Buxheti 2026 parashikon më shumë mbështetje për familjet…

Source

Tre ushqime që përshpejtojnë ndjeshëm metabolizmin tonë

By: nilda
26 December 2025 at 20:26

Këto ushqime nuk bëjnë mrekulli më vete, por kur kombinohen me ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik, mund të ndihmojnë realisht në përmirësimin e metabolizmit Edhe pse nuk ekziston një ushqim “magjik” që sjell menjëherë humbje peshe, disa zgjedhje ushqimore mund t’i japin një shtysë reale metabolizmit, kur përfshihen në një dietë të balancuar. Ja tre ushqime me përfitime të mbështetura nga…

Source

❌
❌