Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Koha Jone

Troket 2026! Gëzuar të gjithë shqiptarëve

By: nilda
1 January 2026 at 00:16

Gëzuar Vitin e Ri 2026 nga Koha Jonë! Urojmë që ky vit të sjellë më shumë shpresë, mirëqenie, drejtësi dhe mundësi për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Faleminderit që jeni çdo ditë me ne, edhe këtë vit do të vazhdojmë të jemi pranë jush me lajmin, të vërtetën dhe zërin e qytetarëve.

Source

Yesterday — 31 December 2025Koha Jone

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

By: nilda
31 December 2025 at 22:26

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme. Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së…

Source

Me një mesazh plot humor, Parlamenti Europian i jep Babagjyshit të Vitit të Ri “identitet europian”

By: nilda
31 December 2025 at 21:40

Me nota humori, por edhe me një mesazh domethënës, Parlamenti Europian i ka dhënë Babagjyshit të Vitit të Ri një “identitet europian”, duke theksuar përfitimet konkrete të integrimit brenda Bashkimit Europian. Në një postim në rrjetin social X, Parlamenti Europian ngre me ironi pyetjen se si arrin Babagjyshi të shpërndajë dhuratat kaq shpejt në të gjithë Europën. Përgjigjja…

Source

Bota feston Vitin e Ri: Pamje nga festimet globale

By: nik
31 December 2025 at 21:19

Kombet anembanë botës po mirëpresin Vitin e Ri ndërsa mesnata shënon nëpër zona të ndryshme kohore. Ishulli Kiritimati – një atoll në kombin e largët të Kiribatit në Paqësor – u bë vendi i parë që hyri në vitin 2026. Një turist atje rrëfeu se e shënoi këtë moment “në një plazh pa satelitë, pa shenja jete njerëzore, në errësirë të plotë dhe me gaforre të panumërta”. Zelanda e Re pasoi shpejt…

Source

Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

By: nilda
31 December 2025 at 20:03

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e vitit që lam pas. “Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare, kudo ku jeni, Ja edhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart, se në ditën kur hyri. Gjatë rrugëtimit të këtij viti, shumica prej jush, në Shqipëri, Europë, gjetkë nëpër botë, e bekoi përpjekjen e përbashkët…

Source

Ilir Meta uron Vitin e Ri : 2026 të jetë viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë

By: nilda
31 December 2025 at 19:42

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve Vitin e Ri 2026. Meta shkruan se 2026 le të jetë viti i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Mesazhi i plotë Gëzuar Vitin e Ri 2026! Të dashur qytetarë shqiptarë Nga zemra ju uroj një Vit të Ri me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju…

Source

Veliaj uron qytetarët për Krishtlindje: Le ta mbajmë ndezur shpresën, drita gjithmonë fiton mbi errësirën

By: nilda
31 December 2025 at 19:13

Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët, ku thekson rëndësinë e shpresës, solidaritetit dhe bashkimit në një kohë sfidash. Ai shkruan: “Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Në prag të ndërrimit të viteve dua t’ju uroj shëndet, lumturi, suksese dhe një vit plot shpresë për ju dhe familjet tuaja.

Source

Paneli i Premier League: Evertonit i mohohet padrejtësisht penalltia kundër Arsenalit

By: nik
31 December 2025 at 18:49

Paneli i Incidenteve Kryesore të Premier League ka konfirmuar se Evertonit iu mohua gabimisht një penallti në humbjen 1-0 ndaj Arsenalit më 20 dhjetor. Incidenti ndodhi në minutën e 57-të në Hill Dickinson Stadium, kur William Saliba dhe sulmuesi i Evertonit, Thierno Barry, u përplasën brenda zonës. Barry arriti i pari te topi, por këpuca e tij u godit nga mbrojtësi francez i Arsenalit.

Source

Avokatët e Dionis Teqjas: Lajme dashakeqëse dhe jo të verteta!

By: njeshi
31 December 2025 at 18:47

Avokatët e Dionis Teqjas kanë reaguar pas lajmit se ai është shpallur në kërkim. Përmes një komunikimi zyrtar me mediat, avokati Erind Troka, përfaqësues ligjor i Dionis Teqes, sqaron se Gjykata ka proceduar vetëm me njoftim përmes shpalljes, në kuadër të një çështjeje civile, dhe jo për asnjë situatë që lidhet me kërkim apo procedim penal. “Bëhet fjalë për çështjen civile me Nr. 1234, datë 10.

Source

Pse njerëzit zgjedhin të veshin rroba të kuqe natën e ndërrimit të viteve?

By: nilda
31 December 2025 at 18:04

Të veshësh diçka të kuqe natën e Vitit të Ri është një ritual që synon të sjellë fat, shëndet dhe siguri për vitin e ardhshëm. Këtë të mërkurë përfundon viti 2025 dhe me mesnatën troket viti i ri 2026 ndërsa si zakonisht, shumë njerëz do të veshin diçka të kuqe, veçanërisht të brendshme. Por a keni menduar ndonjëherë pse ekziston ky zakon? Veshja e kuqe natën e Vitit të Ri konsiderohet një…

Source

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025

By: nilda
31 December 2025 at 17:58

Gjatë orëve të fundit të ditës së sotme gjashtë familje në Elbasan janë gëzuar me ardhjen në jetë të bebeve duke e bërë edhe më të bukur dhe më domethënëse festën tradicionale të ndërrimit të viteve. Dy prej gjashtë foshnjave kanë ardhur në jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa katër bebe të tjera kanë lumturuar çifte të reja në bashkitë Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik…

Source

Dhjetë ngjarjet më të rëndësishme botërore të vitit 2025

By: nilda
31 December 2025 at 17:42

Viti 2025 u mbyll pa sjellë lehtësimin që shumëkush shpresonte pas një 2024 të lodhshëm në skenën ndërkombëtare. Përkundrazi, këto dymbëdhjetë muaj shënuan përkeqësim të bashkëpunimit global, rritje të konflikteve dhe një zbehje më të dukshme të rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ndryshe nga viti i kaluar, kur Lojërat Olimpike në Paris shërbyen si simbol i bashkëpunimit…

Source

Urimi i Berishës për Vitin e Ri: Në 2026-ën do t’i bëjmë funeralin ‘Rilindjes’!

By: nilda
31 December 2025 at 17:25

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar në prag të mbrëmjes së ndërrimit të viteve, të gjithë shqiptarët kudo që janë, duke e shoqëruar urimin e tij me kritika të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe me thirrje për mobilizim politik të qytetarëve shqiptarë. Berisha e cilësoi Vitin e Ri si një vit shprese, por njëkohësisht duke bërë një bilanc negativ të vitit 2025…

Source

Zgjedhjet që do të përcaktojnë Evropën në 2026

By: nilda
31 December 2025 at 17:01

Votuesit në të gjithë kontinentin kanë zgjedhje të mëdha për të bërë në kutitë e votimit vitin e ardhshëm. Euronews hedh një vështrim mbi testet kryesore zgjedhore që e presin BE-në – dhe më gjerë – vitin e ardhshëm. Viti 2025 doli të ishte një vit vendimtar për zgjedhje me rrezik të lartë në të gjithë Bashkimin Evropian. Rumania e gjeti veten në qendër të fushatave të koordinuara të ndërhyrjes…

Source

Sidnei feston Vitin e Ri me paqe pas sulmit në Bondi

By: nik
31 December 2025 at 16:42

Sidnei ka mirëpritur Vitin e Ri me një mesazh paqeje dhe uniteti, pas sulmit masiv me armë në Bondi Beach. Fjalët “paqe” dhe “unitet” u projektuan në Urën e Portit të Sidneit, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën për të parë shfaqjen vjetore të fishekzjarrëve. Sulmi i 14 dhjetorit, që shënjestroi komunitetin hebre dhe la 15 të vdekur në një festival të Hanukkah-s, çoi në masa të shtuara sigurie.

Source

Mesazhi i presidentit kinez për 2026-ën: Zotohem të bashkohemi me Tajvanin

By: njeshi
31 December 2025 at 16:38

Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimin e vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike. Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin. Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit…

Source

Sinoptikania Lajda Porja: Janari nis me temperatura polare

By: nilda
31 December 2025 at 16:21

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe. Sinoptikania Lajda Porja tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut. Megjithatë, ky episod i acartë nuk do të zgjasë shumë…

Source

“Kthesa politike në Kosovë: Fitorja historike e Vetëvendosjes dhe sfidat e së ardhmes”

By: nilda
31 December 2025 at 15:45

Nga Marjana Doda Më 28 dhjetor 2025, qytetarët e Kosovës folën qartë. Ata votuan për sovranitet, stabilitet dhe një vizion të vendosur politik. Zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme shënuan fundin e një ngërçi njëvjeçar që kishte paralizuar institucionet, duke prodhuar polarizim të thellë politik dhe duke e ekspozuar vendin ndaj presionit të vazhdueshëm ndërkombëtar.

Source

❌
❌