Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 202624 ore

Protesta e 54-të në Tiranë: Nesër më shumë!

24 July 2026 at 05:20
Thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama janë dëgjuar gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e Tiranës, në protestën e 54-të të organizuar kundër qeverisë. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “140 deputetë, të gjithë analfabetë” dhe “Rama, Sala, SPAK, ju…” ishin disa nga sloganet që protestuesit hodhën gjatë tubimit. Qytetarët pjesëmarrës deklaruan se […]

Qeveria në Bruksel, populli në Strasburg

24 July 2026 at 04:48
Fatmiri ishte pesëdhjetë vjeç kur vendosi të hapte gjyqin për pronën e gjyshit. Kishte mbledhur tapi, harta, fotografi, dëshmi dhe çdo letër që familja kishte ruajtur për dekada. Ishte i bindur se do të fitonte. Nuk e dinte vetëm një gjë: sa gjatë duhej të jetonte për ta parë fundin. Avokati i hodhi një sy […]

Përplasje në studio, panelisti Mustafë Kadriaj mësyn drejt Nexhmedin Spahiut – ndërpritet transmetimi

23 July 2026 at 23:59
Një debat televiziv ka eskaluar të enjten mbrëma në studion e TËVË1, ku të ftuar ishin analisti Mustafë Kadriaj dhe analisti Nexhmedin Spahiu. Sipas pamjeve të transmetuara, pas një përplasjeje verbale mes dy analistëve, Kadriaj është parë duke u larguar nga studioja. Megjithatë, në momentin kur po largohej, ai është kthyer në drejtim të Spahiut, […]

Padia pretendon se këshillat mjekësore të ChatGPT e çuan burrin nga Florida ‘në prag të vdekjes’

23 July 2026 at 23:49
Një burrë që pretendon se këshillat mjekësore nga ChatGPT “e çuan në prag të vdekjes” ka paditur OpenAI, kompaninë pas chatbot-it të njohur, dhe themeluesin e saj Sam Altman. Një padi e ngritur nga Scott Winters, një pastor 55-vjeçar nga Florida, pretendoi se ChatGPT i tha të mos kërkonte ndihmë mjekësore pasi e kishte pyetur […]

“A na jep këto çika për një natë?” – Dëshmitaret rrëfejnë si nisi konflikti që përfundoi me plagosjen e tre personave

23 July 2026 at 23:35
Në Gjykatën e Prizrenit ka vazhduar të enjten, më 23.07.2026, gjykimi ndaj Elijon Hoxhajt, Erion Susurit, Arbër Hoxhajt dhe Orhan Ademajt, lidhur me rastin e tentim-vrasjes së rëndë. Sipas aktakuzës, Elijon Hoxhaj akuzohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë, ndërsa Erion Susuri, Arbër Hoxhaj dhe Orhan Ademaj akuzohen për – ndihmë në […]

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

23 July 2026 at 23:21
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e Shqipërisë” dhe pjesë të orientimit evropian të vendit. Shehi tha se do të vijojë të mbështesë protestuesit, edhe pse, sipas tij, mes tyre mund të ketë persona me ide të […]

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

23 July 2026 at 23:20
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama e la procesin përgjysmë dhe gaboi duke lënë, sipas tij, mënjanë konsensusin me opozitën dhe nevojën për diskutime e reflektime mbi të. “Rama sot hoqi maskën në lidhje me reformën […]

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

23 July 2026 at 23:20
Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës (PalTrade), ka paraqitur një plan për rimëkëmbjen e Gazës, duke ua ofruar udhëheqësve botërorë. Sipas Vlerësimit të Shpejtë të Dëmeve dhe Nevojave (RDNA) të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore, […]

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

23 July 2026 at 23:20
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një konsultim publik, duke ftuar qytetarët në të gjithë Evropën të japin mendimet e tyre deri më 21 shtator 2026. Propozimet e përzgjedhura janë rezultat i një konkursi dizajni në nivel […]

Hamza: PDK s’ka votë për presidentin pa një marrëveshje politike

23 July 2026 at 23:09
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia që drejton nuk do ta mbështesë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit në mungesë të një marrëveshjeje politike gjithëpërfshirëse. Duke folur në Debat Plus, Hamza tha se zgjedhja e presidentit në Kosovë gjithmonë ka qenë rezultat i marrëveshjeve politike, duke theksuar […]

Seanca konstituive pritet në javën e parë të gushtit, a do të arrijnë partitë marrëveshje?

23 July 2026 at 23:09
Javën e parë të muajit gusht pritet të mblidhet legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se data zyrtare e seancës konstituive do të shpallet këtë të premte. Në këtë kontekst, Haxhi ka nënvizuar se nuk është nxituar me caktim të datës, për t’u lënë hapësirë […]

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetjae PS: Protesta është e lidhur me Berishën

23 July 2026 at 23:01
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, deklaroi se personat që kanë ngelur në protestë “janë zogj të një klloçke plakë”. “E kemi thënë disa herë që nuk kemi hequr dorë nga projekti i Zvërnecit sepse do jetë vlerë e shtuar për Shqipërinë e shqiptarët. Ajo që unë mendoj për protestën aktualisht, këta që kanë ngelur […]
Yesterday — 23 July 202624 ore

SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton sërish rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake ndaj Iranit

23 July 2026 at 23:00
– Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi sërish një rezolutë, që kërkon ndalimin e veprimeve ushtarake ndaj Iranit, ndërsa konflikti përshkallëzohet, sipas AP. Projektligji u miratua sot me një diferencë të ngushtë votash (214 pro dhe 208 kundër), një rezolutë që kërkon ndalimin e veprimeve ushtarake të SHBA-së kundër Iranit, pa miratimin e Kongresit. Me […]

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë para

23 July 2026 at 22:58
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e Shqipërisë” dhe pjesë të orientimit evropian të vendit. Shehi tha se do të vijojë të mbështesë protestuesit, edhe pse, sipas tij, mes tyre mund të ketë persona me ide të […]

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

23 July 2026 at 22:57
Një person është plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflikti fizik të ndodhur pranë shëtitores së plazhit në Shëngjin. Sipas informacioneve të para, sherri ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit. I plagosuri është evakuuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtimin ndihmën mjekësor. Policia e Lezhës ka […]

Mickoski: Në dy vite janë paguar mbi 15 miliardë denarë subvencione për bujqit

23 July 2026 at 22:54
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me kritikat e opozitës për mungesë rezultatesh në bujqësi, theksoi se të dhënat flasin qartë për përmirësime të dukshme dhe për sanimin e gjendjes së rëndë të trashëguar nga qeveritë e mëparshme. Ai rikujtoi se, sipas tij, qeveria […]

FOKUS – Egjipti i kërkon SHBA-së të përshpejtojë vendosjen e forcës stabilizuese në Gaza

23 July 2026 at 22:41
KAJRO, 23 korrik /ATSH -AA/ –  Egjipti i ka bërë thirrje SHBA-së të përshpejtojë vendosjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Rripin e Gazës, të sigurojë dërgimin e plotë të ndihmës humanitare dhe të përmbushë angazhimet e mbetura të fazës së parë të planit të Gazës të presidentit amerikan, Donald Trump. Thirrja u bë […]

FOKUS – Ukraina godet “Wildberries”, gjigantin e shitjeve online në Rusi

23 July 2026 at 22:30
– Sulmet ukrainase me dronë ndaj magazinave të mëdha ruse të “Wildberries”, platforma më e madhe e shitjeve online në Rusi (e ngjashme me “Amazon”), kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sipas AP. Dronët ukrainas goditën fillimisht gjatë fundjavës, magazinat e kompanisë në “Elektrostal”, pranë Moskës, dhe në rajonin e Tambovit. Nga sulmet u vranë tetë […]

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

23 July 2026 at 22:27
Protesta që po zgjat prej më shumë se dy muajsh është tema kryesore e debatit të sotëm në emisionin “Top Story” me Grida Dumën. Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ngriti debat me ambicien e tij për të drejtuar një ditë vendin, teksa nuk munguan replikat nga të pranishmit e tjerë në studio. Muçi: Unë kam […]
❌
❌