Normal view

Zgjidhen sportistët e vitit në Komunën e Drenasit

31 December 2024 at 12:20

Komuna e Drenasit, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizoi ceremoninë e përzgjedhjes së sportistëve më të mirë të vitit 2024.

Aktiviteti u mbajt në Sallën e Kuvendit Komunal dhe mblodhi personalitete të rëndësishme nga fusha e sportit, udhëheqës të komunës dhe qytetarë të shumtë.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani; drejtorët e drejtorive komunale; drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema; drejtues të klubeve sportive dhe sportistë nga të gjitha disiplinat aktive në komunë.

Mirënjohje dhe Shpërblime për Kontributin në Sport

Ceremonia nisi me ndarjen e mirënjohjeve për sportistët dhe kontribuuesit e dalluar. Për punën e tyre të palodhshme dhe sukseset e arritura, sportistët u nderuan me medalje, kupa dhe certifikata mirënjohjeje.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Enkela Dema, në fjalën e saj përshëndetëse, theksoi rëndësinë e sportit për komunitetin dhe shprehu përkushtimin për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive. “Drenasi ka një traditë të fortë sportive, me sportistë dhe ekipe që na bëjnë krenarë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare,” tha ajo.

Në vijim të ceremonisë, u nderuan edhe veteranët e sportit që kanë dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e aktiviteteve sportive në Drenas dhe më gjerë.

Avdullah Tahiri, Ilaz Dervishi, Qamil Dervishi, Bahri Rukolli, Fadil Hoxha, Fatmir Dervishi, Fahri Bunjaku, Mursel Qorri, Halil Haxhiu, Abedin Haxhiu, Gezim Gashi, Fadil Gashi, Hysni Elshani, Jakup Ademi, Mexhit Muja, Bajram Fana, Milaim Shala, Fetah Rama, Asman Kastrati, Elmi Limani, Mialim Sahiti, Nystret Hoxha, Naim Bylykbashi, Kamer Zhushi, Bedri Rrukiqi, Xhevat Qorri, Asllan Halilaj, Asllan Xhylani, Isa Nebihu, Rexhep Dvorani, Arton Gllareva, Gani Seferi.

Me mirënjohje Post Mortum për veprat e tij të jashtëzakonshme, u nderua familja e Qerkin Morinës.

Sponsorët e vitit: Fer Petrol-Klubi Feronikeli 74, Aktiv Home-Klubi Feronikeli74, Al Trade- Klubi Feronikeli 74, M200 Invest Sh.P.K-Klubi Feronikeli 74, Koha-Klubi Feronikeli 74, Shoferi Im Sh.P.K-Klubi Feronikeli 74, G A Invest Sh.P.K-Klubi Feronikeli 74, Enb Construction Sh.P.K-Klubi Feronikeli 74, Uji Kristal-Klubi Feronikeli 74, Mineral L.L.C.-Klubi Feronikeli 74, Sander Sh.P.K-Klubi Feronikeli 74, Wintech-Klubi Feronikeli 74, Vëllezërit Asllani-Klubi Feronikeli 74, Bm Group-Klubi Feronikeli 74, Gllareva Sh.P.K, Klubi Feronikeli 74, Jora Center-Klubi Feronikeli 74, Ilea-Klubi Feronikeli 74, Restaurant Diamant-Kv Feronikeli, Zarishta Plast- Akademia e Futbollit-Yjet, Fontana Bar-KV. Gryka, Kopshti Yjet-Kv Gryka, Fer Bar-Kv Gryka.

Mësimdhënësi më i suksesshëm i Edukatës Fizike: Sami Thaqi, mësimdhënës i SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik. Nxënësi më i suksesshëm: Mensur Thaqi nxënës i SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik.

Epiteti “Sportistja më me perspektivë- Eltina Zeka, Volejbolliste e Klubit të Vajzave-Feronikeli.

Epiteti “Sportisti më me perspektivë-Lorent Morina Futbollist në Klubin e Futbollit-Feronikeli 74.

Punëtori më i dalluar sportiv: Erlind Krasniqi- FC. Feronikeli 74.

Gjyqtari më i mirë për vitin 2024: Burim Zymeri.

Trajneri më i suksesshëm për vitin 2024: Gazmend Heta-KV Gryka.

Klubi më i mirë i vitit 2024: Klubi i Volejbollit-Gryka.

Dhjetë sportistët e dalluar të vitit: Astrit Isufi, Ekipi i të Amputuarëve të Kosovës. Lorent Hamza, Klubi i Feronikelit 74. Leona Thaqi, Klubi i Volejbollit-Gryka. Florent Podrimqaku, Klubi i Volejbollit-Feronikeli. Erolinda Smaqiki, Klubi i Futbollit-Feronikeli. Mergim Franca, Klubi i Volejbollit-Feronikeli. Shkëlqesa Berisha, Klubi i Volejbollit-Gryka. Jonid Selmani, Klubi i Notit-Ilirida. Butrint Ademi, Futbollist, Feronikeli 74.

Ndërkaq, Sportistja e Vitit 2024 u shpall Lirigzona Bajrami nga Klubi i Volejbollit Feronikeli.

Kjo ngjarje reflektoi përkushtimin e Komunës së Drenasit për të promovuar dhe mbështetur sportistët dhe kulturën sportive si pjesë thelbësore e komunitetit./Telegrafi/

The post Zgjidhen sportistët e vitit në Komunën e Drenasit appeared first on Telegrafi.

Të hënën mbahet kampanjë informuese me gratë e Komunës së Drenasit lidhur me procesin zgjedhor

14 December 2024 at 11:21

Të hënë mbahet kampanjë informuese me gratë e Komunës së Drenasit lidhur me procesin zgjedhor.

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Drenas, të hënën me datë 16.12.2024 duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Kulturës, do të mbajë takim me gratë dhe vajzat e Komunës së Drenasit për t’i informuar lidhur me procesin zgjedhor të zgjedhjeve Parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025.

Ndaj ftohen të gjitha gratë e interesuara, të marrin pjesë ne këtë kampanjë informuese.

Në këtë takim informues, pjesëmarrësit nder të tjera do të njoftohen për;

1. Ndryshimet ligjore për këtë procesi zgjedhor;
2. Ndërrimi i Qendrës së Votimit;
3. Kundërshtimi dhe konfirmimi i Listës Votuese;
4. Regjistrimi i Personave me Nevoja të Veçanta për Votim;
5. Dokumentet e identifikimit të pranueshme për votim;
6. Regjistrimi për votim jashtë Kosovës;
7. Votimi jashtë Kosovës;
8. Votimi me kusht;
9. Mënyra e votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës;
10. Tema në interes të votuesve në kuadër të procesit zgjedhor. /Telegrafi/

The post Të hënën mbahet kampanjë informuese me gratë e Komunës së Drenasit lidhur me procesin zgjedhor appeared first on Telegrafi.

Drenas, mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Planin e Veprimit për Transparencë Komunale

6 December 2024 at 08:54

Në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit është mbajtur Konsultimi Publik me Qytetarë për Draft- Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Planin e Veprimit për Transparencë Komunale 2025-2028.

Në këtë takim morën pjesë anëtarët e komisionit komunal për hartimin e draft-këtyre dy dokumenteve, përfaqësues të disa organizatave, të rinjtë dhe qytetarë.

Para të pranishmeve, udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra që njëherit është edhe kryetar i komisionit, ka treguar qëllimin e këtij takimi.

“Komuna e Drenasit ka të miratuar edhe Rregulloren edhe Planin e Veprimit, mirëpo për shkak të ndryshimit të Udhëzimit Administrativ, komunat e Republikës së Kosovës janë të obliguara të harmonizojnë këto dy dokumente me ndryshimet ligjore. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka angazhuar ekspert për hartimin e këtyre dy dokumenteve dhe janë bërë unike për gjitha komunat, mirëpo ne kemi qenë të obliguar që ligjërisht të respektojmë procedurat ligjore për konsultim publik të këtyre dy dokumenteve”, ka thënë mes tjerash Bekim Dobra./Telegrafi/

 

The post Drenas, mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren Komunale për Transparencë dhe Planin e Veprimit për Transparencë Komunale appeared first on Telegrafi.

U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit, miratohen disa pika

30 November 2024 at 10:26

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, ku u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash gjashtë pika të rendit të ditës.

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani. Në mbledhje morën pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci; nënkryetari, Arben Shala; drejtorët e drejtorive komunale; anëtarët e Kuvendit; përfaqësues të OSBE-së dhe qytetarë të ndryshëm.

Pikat e rendit të ditës ishin si më poshtë:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 31.10.2024
2. Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit për transfer të mjeteve financiare subvencione dhe transfere me nr. 02-400/01-47954 dt. 30.09.2024.
3. Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit për ndryshimin e emrit të projektit me nr. 02-400/01-46220 dt.19.09.2024.
4. Propozim-Vendim për miratimin përfundimtarë të Raportit të Komisioneve Komunale për vlerësimin e Dëmeve nga fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera.
5. Propozim-Vendim për krijimin e komisionit i cili do të ndihmojë dhe rekomandojë kryetarit të komunës në lidhje vlerësimin e kërkesave të pranuara për dhënie të pronave me negocim.
6. Të ndryshme. /Telegrafi/

The post U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit, miratohen disa pika appeared first on Telegrafi.

Vdes veterani Shaban Bujupi, Lladrovci ngushëllon familjen e tij

29 November 2024 at 14:57

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Bujupi nga Arllati, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Bujupi.

Në telegram thuhet se me pikëllim ka pranuar lajmin për ndarjen e tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Bujupi. Ai ishte një shembull i guximit, përkushtimit dhe sakrificës në shërbim të lirisë së Kosovës, duke lënë pas një trashëgimi të ndritshme dhe të paharrueshme. Shabani do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe për vlerat atdhetare që ai mishëroi gjatë gjithë jetës së tij”.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Drenasit, ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Në këto momente të vështira, ndjejmë dhimbjen tuaj dhe jemi pranë jush me mendje dhe zemër”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për Shabanin dhe veprën e tij fisnike në historinë tonë kombëtare”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./Telegrafi/

The post Vdes veterani Shaban Bujupi, Lladrovci ngushëllon familjen e tij appeared first on Telegrafi.

Drenas, shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arif Shala” kampion edhe këtë vit shkollor në futboll të vogël

21 November 2024 at 10:19

Komuna e Drenasit ka njoftuar se nxënësit e Sh.F.M.U “Arif Shala” në Zabel i Ulët dhe Korroticë e Ulët, me sukses edhe këtë vit kanë mbrojtur titullin e kampionit në disiplinën sportive në futboll të vogël për vitin shkollor 2024/2025.

Siç thuhet në njoftim, ky rezultat në garat shkollore është arritur falë nxënësve aktiv të kësaj shkolle dhe mësimdhënëses të lëndës Edukatë Fizike, Rifadije Berisha-Plakiqi si dhe ekipin e gjithë shkollës “Arif Shala”.

Në garat shkollore në futboll të vogël, kanë marr pjesë të gjitha shkollat e komunës së Drenasit dhe organizimi i këtyre garave është bërë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe gjitha institucionet arsimore./Telegrafi/

The post Drenas, shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Arif Shala” kampion edhe këtë vit shkollor në futboll të vogël appeared first on Telegrafi.

Drenas, përfundon projekti për logot dhe mbishkrimet për institucionet e kujdesit parësor shëndetësor

15 November 2024 at 12:00

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas, ka përfunduar me sukses projektin për logot dhe mbishkrimet për institucionet e kujdesit parësor shëndetësor.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky hap synon rritjen e qartësisë dhe identifikimit të shërbimeve për qytetarët, duke përmirësuar më tej qasjen dhe përvojën në sistemin shëndetësor.

“Në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, drejtoria vazhdon të punojë në projekte që reflektojnë standardet më të larta shëndetësore. Përkushtimi për të krijuar kushte optimale për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe vendosja e mirëqenies sociale si prioritet mbeten objektiva kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në përkujdesjen ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Drenas, përfundon projekti për logot dhe mbishkrimet për institucionet e kujdesit parësor shëndetësor appeared first on Telegrafi.

Përfundon java e pastrimit në parkun te Pishat e Gllobarit në Drenas

22 October 2024 at 15:43

Komuna e Drenasit ka njoftuar se kanë përmbyllur me sukses aktivitetin e pastrimit në parkun te Pishat e Gllobarit.

Në njoftim thuhet se falë përkushtimit të Drejtorive dhe Zyrtarëve të Komunës, nxënësve nga shkollat ShFMU “Naim Frashëri” Gllabar dhe ShFMU “Dëshmorët e Drenicës,” Çikatovë e Vjetër, si dhe ekipit të KRM “Pastrimi,” është arritur të pastrohet kjo hapësirë e rëndësishme, duke larguar një sasi të konsiderueshme mbeturinash.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka një falënderim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe qytetarët që kontribuuan për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Pa bashkëpunimin tuaj, kjo nuk do të ishte e mundur”. Le të vazhdojmë të kujdesemi për Drenasin tonë, sepse vetëm bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të ndritur për gjeneratat që vijnë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Përfundon java e pastrimit në parkun te Pishat e Gllobarit në Drenas appeared first on Telegrafi.

Komuna e Drenasit shënon muajin ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit

22 October 2024 at 08:33

Me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit, në Komunën e Drenasit është shënuar muaji ndërkombëtar i luftës kundër kësaj sëmundjeje me disa aktivitete.

Aktiviteti filloi në sallën e Kuvendit, ku takimin e hapi koordinatorja e njësisë për të drejtat e njeriut në Zyrën për Barazi Gjinore, Zahrie Podrimqaku-Subashi. Ajo theksoi se, në kuadër të shënimit të muajit rozë, që ka për qëllim sensibilizimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit, janë mbajtur disa aktivitete nga Komuna e Drenasit.

“I gjithë organizimi u bë nga drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasit, rëndësi të veçantë ju kushtua nga drejtoresha Lumnije Gjoshi- Krapi. Përveç kësaj drejtoresha Gjoshi – Krapi u përkujdes që në kuadër të Drejtorisë që drejton, të mbahet një manifestim i dinjitetshëm që do të kontribuojë në vetëdijesimin e grave në parandalimin e kancerit të gjirit”, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Drenasit.

Dr. Shkëlzen Gashi mbajti një ligjëratë për të pranishmit, me temën “Kanceri i gjirit dhe parandalimi i tij”.

Pas takimit në sallën e Kuvendit, në nder të shënimit të këtij muaji, u zhvillua ecja tradicionale me moton “Një hap kundër kancerit të gjirit” në qytet.

Ky manifestim tradicional synon vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për të krijuar kushte më të mira për zbulimin e hershëm të sëmundjes, si dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë./Telegrafi/

The post Komuna e Drenasit shënon muajin ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit appeared first on Telegrafi.

Lladrovci takoi mësimdhënësit e certifikuar për rishikim dhe përmirësimin e teksteve shkollore

19 October 2024 at 08:26

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të premten ka pritur në takim mësimdhënësit të cilët janë certifikuar në kuadër të projektit “ngritja e kapaciteteve për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore” të përkrahur nga KosEd dhe Institutit Pedagogjik të Kosovës.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar mësimdhënësit e certifikuar, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në ndërtimin e kapaciteteve të Komunës së Drenasit për mësimdhënie dhe mësimnxënie bashkëkohore.

“Lladrovci ka rikonfirmuar gatishmërinë e komunës për të përkrahur projekte të tilla që ndikojnë drejtpërsëdrejti në ngritjen e cilësisë në arsim, pasi që arsimi ka qenë dhe mbetet prioritet në zotimet e mia”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Drenasit./Telegrafi/

 

The post Lladrovci takoi mësimdhënësit e certifikuar për rishikim dhe përmirësimin e teksteve shkollore appeared first on Telegrafi.

Lladrovci: Me dhimbje pranova lajmin se ka ndërruar jetë Kaidanow, mike dhe kontribuuese e lindjes së shtetit të Kosovës

17 October 2024 at 13:22

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se me dhimbje ka pranuar lajmin se ka ndërruar jetë Tina Kaidanow, mike dhe kontribuuese e lindjes së shtetit të Republikës së Kosovës.

Lladrovci ka pohuar se ajo ka qenë diplomate e shkëlqyer, transmeton Telegrafi.

“Ajo ishte diplomate e shkëlqyer amerikane e karrierës, njohëse shembullore e rrethanave ballkanike, e cila në momentet kyçe, i kontribuoi përfarimit të shteteve aleate dhe të BE-së për qëllimin tonë madhor, shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Karriera e saj politike e filluar në Ballkan, në Beograd, Shkup dhe Sarajevë, do të kurorëzohej në Prishtinë, në kohën kur bëheshin përgatitje për shpalljen e Pavarësisë dhe vet akti i Shpalljes së pavarësisë”, thotë ai.

Tutje, ai ka shtuar se “për kohën sa isha shef i Kabinetit të Kryeministrit Çeku, qëndrimi i saj i vendosur për të ardhmen e Kosovës, nga fillimi i shërbimit të saj në krye të diplomacisë në Prishtinë më 2006, e deri në përfundim të mandatit të saj më 2009, për mua mbetet kapitulli më i shkëlqyer i diplomacisë amerikane”.

“Kosova është storje suksesi duke iu falënderuar personaliteteve politike si mikja e Republikës së Kosovës, Tina Kaidanow! I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ambasadoren Tina Kaidanow”. /Telegrafi/

 

 

The post Lladrovci: Me dhimbje pranova lajmin se ka ndërruar jetë Kaidanow, mike dhe kontribuuese e lindjes së shtetit të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Vazhdon shtrimi i rrugëve me asfalt në Vasilevë e Poklek të Drenasit

9 October 2024 at 08:40

Komuna e Drenasit ka njoftuar se po vazhdon shtrimi i rrugëve me asfalt në Vasilevë, Poklek e fshatrat tjera.

Gjithashtu, komuna ka njoftuar se në plan janë edhe shumë projekte tjera infrastrukturore.

“Punimet janë monitoruar nga afër nga nënkryetari i komunës, Arben Shala, drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë Publike, Endrit Gllareva, anëtari i kuvendit komunal, Hamit Haxhiu, dhe administratori i fshatrave Vasilevë, Poklek i Ri dhe Poklek i Vjetër, Zekë Kluna”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të saj./Telegrafi/

 

The post Vazhdon shtrimi i rrugëve me asfalt në Vasilevë e Poklek të Drenasit appeared first on Telegrafi.

❌