Normal view

Vlorë, i moshuari gjendet i vdekur në banesë

22 December 2024 at 20:33

Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në lagjen “10 Korriku” të këtij qyteti, duke theksuar se i moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Gjithashtu, shton se “trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes”.

“Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia e Shqipërisë.

The post Vlorë, i moshuari gjendet i vdekur në banesë appeared first on Telegrafi.

Nesër priten reshje intensive shiu, paralajmërohen përmbytje në disa zona në Shqipëri

22 December 2024 at 14:49

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport./euronews/

The post Nesër priten reshje intensive shiu, paralajmërohen përmbytje në disa zona në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Publikohen pamje pak çaste pas atentatit në Vlorë

19 December 2024 at 08:38

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës. Një person që udhëtonte me një “Benz” ngjyrë gri është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër në lëvizje, e cila më pas u largua me shpejtësi.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili ishte dhe objektivi i atentatit teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe Armando Spahiu që shiste fruta-perime në një dyqan pranë vendngjarjes.

Ne mjetin e djegur të llojit Kia janë gjendur dy kallashnikovë si dhe dy karikatorë të tyre. I plagosuri i dyte Armand Spahiu ka marre një plagë në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Kevin Hajrulla në sallën e operimit në gjendje shumë të rëndë.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Pak minuta pas ngjarjes, mësohet se një automjet është gjetur duke u djegur në autostradën Levan-Vlorë, e cila dyshohet se iu përket autorëve. Paraprakisht raportohet se i plagosuri Kevin Hajrulla ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi drejt makinës së tij janë qëlluar dhjetëra plumba, gëzhojat e të cilave kanë mbushur trotuarin. /Telegrafi/

 

The post Publikohen pamje pak çaste pas atentatit në Vlorë appeared first on Telegrafi.

Atentat me dy të plagosur në Vlorë, plumbat kapin aksidentalisht shitësin e frutave

18 December 2024 at 22:56

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati në Vlorë.

Objektiv i atentatit ka qenë 30 vjeçari Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital ndërkohë ka mbetur i plagosur aksidentalisht Armand Spahiu që po shiste fruta-perime aty pranë.

Mjeti tip Benz ngjyrë Gri i përket personit të plagosur Kevin Hajrulla dhe është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje.

Dyshohet se atentati të jetë kryer me kallashnikov.

Ngjarja besohet se është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Pas ngjarjes autorët kanë djegur në Panaja makinën që përdorën për të kryer atentatin.

The post Atentat me dy të plagosur në Vlorë, plumbat kapin aksidentalisht shitësin e frutave appeared first on Telegrafi.

Rekrutonin të huaj për të shpërndarë drogë, arrestohen katër shtetas nga Ukraina, Polonia dhe Bjellorusia në Vlorë

13 December 2024 at 10:40

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Transnacional” duke vënë në pranga 4 shtetas të huaj nga Ukraina, Polonia e Bjellorusia pasi akuzohen për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja”.

Sipas policisë, pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme, shkruan A2.

Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.

“TRANSNACIONAL Ky operacion përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në angazhimin tonë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe për të goditur rrjetet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Operacioni u realizua nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë, të mbështetura nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe strukturat e tjera të Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i një pune hetimore dhe policore të mirëorganizuar.

Gjatë këtij operacioni u goditën dy raste të trafikimit të personave të rritur nga shteti i Ukrainës. Pjesëtarët e këtij rrjeti trafikimi rekrutonin në vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina, duke i sjellë në Shqipëri, ku më pas u mbanin dokumentet e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme.

Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja”, 4 shtetas të huaj konkretisht:

• M. P., 27 vjeç, lindur dhe banues në Harkov, Ukrainë;

* N. K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kiev, Ukrainë;

* O. T., 24 vjeç, lindur dhe banues në Minsk, Bjellorusi;

* M. S., 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Kiev, Ukrainë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Poloni.

Gjithashtu, janë shoqëruar dhe 19 shtetas ukrainas, të moshës nga 18 deri në 26 vjeç, të cilët kanë qenë viktima të kësaj veprimtarie kriminale dhe janë kryer veprime procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta ID dhe 23 aparate celularë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia. /Telegrafi/

The post Rekrutonin të huaj për të shpërndarë drogë, arrestohen katër shtetas nga Ukraina, Polonia dhe Bjellorusia në Vlorë appeared first on Telegrafi.

I vendosi eksploziv një lokali në Vlorë tre ditë më parë, arrestohet 28-vjeçari

12 December 2024 at 08:34

Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar, autor i vendosjes së një sasie eksplozivi tre ditë më parë në një lokal në qytetin bregdetar.

28-vjeçari me dy emra, Beqir Selamaj alias Beqir Murati rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa tani do të përballet me akuzat “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, përmes një pune të thelluar hetimore dhe profesionale, finalizuan operacionin e koduar “DANGER”.

Bazuar në veprimet intensive hetimore dhe dokumentimin me prova ligjore, u bë i mundur ndalimi i shtetasit B. S. alias B. M, 28 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” dhe me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gjatë operacionit, përmes veprimeve të koordinuara dhe mbështetura në prova shkencore, u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

The post I vendosi eksploziv një lokali në Vlorë tre ditë më parë, arrestohet 28-vjeçari appeared first on Telegrafi.

Vlorë, flamingot ‘pushtojnë’ Lagunën e Nartës

7 December 2024 at 16:46

Laguna e Nartës në Vlorë është pushtuar nga flamingot.

Këto specie janë tepër të veçanta dhe janë të shumta në numër përgjatë kësaj periudhe.

Prezenca e tyre në Lagunën e Nartës është përgjatë gjithë vitit, por numri i tyre për shkak të kushteve atmosferike dhe ushqimit rritet ndjeshëm në dimër.

Kjo e shtunë në Lagunën e Nartës ka bërë që aty të gjenden me qindra specie të tilla duke dhuruar një spektakël më vete.

Specie këto të cilat i kanë shtuar më tepër bukurinë një tjetër atraksioni turistik të Vlorës manastirit të Zvërnecit.

Në këtë lagunë krahas flamingove nuk mungojnë as specie të tjera të veçanta si Pelikani Kacurrel apo dhe Çafkat./A2 CNN

The post Vlorë, flamingot ‘pushtojnë’ Lagunën e Nartës appeared first on Telegrafi.

Përfshihet nga flakët biznesi në Vlorë, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

4 December 2024 at 14:43

Një rrjedhje gazi ka qenë shkaku që sipas policisë është përfshirë në flakë një biznes në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në afërsi të bulevardit Vlorë-Skelë, në lagjen 28 nëntori.

Si pasojë e një rrjedhje gazi nga bombola që përdoret në kuzhinë, të ardhur nga brenda biznesit, është përfshirë në flakë një tavernë. Kanë qenë administratorët e vetë biznesit të cilët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse, raporton A2.

Efektivët e zjarrfikëses kanë mbërritur në kohë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe duke parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e tyre në biznesin në fjalë, por edhe bizneset aty pranë. Është shmangur në kohë edhe rreziku për që vjen nga bombola e gazit, e cila ka përfunduar në flakë. Në gatishmëri ishte edhe policia e Vlorës e cila ka bërë të mundur ruajtjen e perimetrit të sigurisë. shkruan A2.

Flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznes, por fatmirësisht konfirmuar nga policia e Vlorës nuk ka persona të lënduar. Efektivët e policisë, ndërkohë janë në vendngjarje duke mbledhur të gjitha provat për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. /Telegrafi/

The post Përfshihet nga flakët biznesi në Vlorë, shkak dyshohet rrjedhja e gazit appeared first on Telegrafi.

Vrau shokun që e strehoi, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

7 October 2024 at 13:56

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar 40-vjeçarin i cili vrau shokun e tij duke e goditur me shishe qelqi në kokë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjashtë të Sarandës.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gjashtë, arrestoi shtetasin A. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën. Gjithashtu, shtetasi A. B. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë”, lexohet në njoftimin e policisë.

Sipas gazetares së A2 CNN, Jerola Ziaj, policia dyshon për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Viktima Gëzim Bizoni ishte divorcuar dhe një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, të jetonin së bashku.

Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42-vjeçarit, njëherësh autorit të krimit, të largohej nga banesa. Ky i fundit, sipas hetimeve paraprake, vuante nga problemet me alkoolin.

Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65-vjeçarin Gëzim Bizoni. /Telegrafi/

The post Vrau shokun që e strehoi, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë appeared first on Telegrafi.

❌