Normal view

Shell V-Power me formulë të re pastron motorin e makinës suaj deri në 100%

By: Shell
17 July 2026 at 08:30


Performanca e motorit ndërtohet me kujdes të vazhdueshëm, ndërsa zgjedhja e karburantit luan rol të rëndësishëm në mënyrën se si automjeti reagon dhe funksionon gjatë rrugës. Për shoferët që kërkojnë më shumë nga çdo furnizim, Shell V-Power ofron formulë premium të zhvilluar për pastrimin dhe mbrojtjen e pjesëve kryesore të motorit.

Gjatë përdorimit të automjetit, në sistemin e karburantit mund të krijohen depozita që ndikojnë në efikasitetin, reagimin dhe performancën e motorit. Kjo mund të ndodhë në lloje të ndryshme motorësh, veçanërisht në pjesë të rëndësishme si injektorët e karburantit.

Formula e përmirësuar e Shell V-Power benzinë dhe naftë është zhvilluar për të pastruar deri në 100 për qind të depozitave që ndikojnë në performancën e motorit. Sipas testimeve të Shell, përdorimi i vazhdueshëm ndihmon gjithashtu në parandalimin e krijimit të depozitave të reja, duke ruajtur më mirë pastërtinë e pjesëve vitale të motorit.

Largimi i këtyre depozitave mund të ndihmojë në rikthimin deri në 100 për qind të performancës së motorit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për motorët modernë, të cilët funksionojnë me presione dhe temperatura më të larta dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm për të ruajtur efikasitetin e tyre.

Testimet kanë treguar se përdorimi i vazhdueshëm i Shell V-Power mund të ndikojë pozitivisht edhe në ekonominë e karburantit. Formulat e reja janë zhvilluar për të funksionuar në mënyrë efektive edhe me karburante që përmbajnë nivele më të larta të biopërmbajtjes.

Shell V-Power është karburant performance i besuar dhe i rekomanduar nga disa prej emrave më të njohur të industrisë automobilistike dhe të motorsportit, përfshirë Scuderia Ferrari HP, BMW M dhe Ducati. Përvoja e krijuar përmes këtyre bashkëpunimeve kontribuon në zhvillimin e teknologjive të avancuara për karburante me performancë të lartë.

Me Shell V-Power, çdo furnizim bëhet një zgjedhje për më shumë pastërti, mbrojtje dhe performancë të motorit – në qytet, në udhëtime të gjata dhe në çdo kilometër të rrugës.

Për më shumë informacione vizitoni faqet në:

Facebook: Shell Kosova

Instagram: shellkosova

Tiktok: https://www.tiktok.com/@shell.kosova

Shkarkoni aplikacionin

https://www.kosovo.shell.com/motorists/shell-fuels...

Website: kosovo.shell.com

Perfitimet dhe performanca reale mund te ndryshojne. Shihni www.kosovo.shell.com per me shume informacion.

Këshilla për përdorim më efikas të klimës nga Shell Fuel Save

By: Shell
7 July 2026 at 08:00


Rehatia gjatë vozitjes është e rëndësishme, sidomos në ditët e nxehta kur klima bëhet pjesë e pandashme e udhëtimit. Por përdorimi i tepërt i saj mund të ndikojë në konsumin e karburantit, pasi klima krijon ngarkesë shtesë për motorin.

Prandaj, këshilla e radhës nga Shell është e thjeshtë: përdoreni klimën me kujdes dhe lëreni makinën të “marrë frymë” lirshëm. Kështu, motori punon më lehtë dhe ju nxirrni më shumë nga çdo pikë naftë.


Me Shell FuelSave dhe ekspertizën e 150 shkencëtarëve Shell, çdo udhëtim bëhet më efikas, më i mençur dhe më i kursyeshëm. Sepse kur karburanti punon më mirë, edhe kilometrat flasin vetë.

Vizitoni Shell Kosova dhe zgjidhni Shell FuelSave – për të shkuar më larg me çdo litër.

Aplikacioni Shell Kosova mund të shkarkohet në Google Play dhe App Store.

Aplikacioni Shell Kosova mund t’a shkarkoni në Google Play dhe App Store.

Për më shumë informacione vizitoni faqet në:

Facebook: Shell Kosova

Instagram: shellkosova

TikTok: https://www.tiktok.com/@shell.kosova

Website: kosovo.shell.com

Derivate FALAS në Shell, vetëm në Interex (lexo për më shumë)

By: Shell
23 June 2026 at 10:43


Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex dhe Shell vijnë me një mundësi shpërblyese për të gjithë konsumatorët, ku çdo blerje në Interex mund të kthehet në përfitim direkt për furnizim me karburant në Shell.

Gjatë këtyre dy ditëve, të gjithë klientët që realizojnë blerje në vlerë prej 100 euro e më shumë në një faturë të vetme në Interex, përfitojnë 5 euro karburant falas në Shell.

Rregullorja është e thjeshtë:

  1. Shpenzo 100€ ose më shumë në Interex.
  2. Skano QR Code-in e pranuar.
  3. Shfrytëzo bonusin tënd që shfaqet në aplikacionin Shell.
  4. Voucheri është i vlefshëm deri më 15 korrik.

Sa më e lartë të jetë vlera e faturës, aq më i madh është përfitimi:

Me faturë 100€ – përfitoni 5€ karburant falas

Me faturë 200€ – përfitoni 10€ karburant falas

Me faturë 300€ – përfitoni 15€ karburant falas

Përfitimi maksimal është 15 euro karburant falas, ndërsa oferta vlen për faturat e realizuara gjatë datave 26 dhe 27 qershor.

Ky bashkëpunim mes Interex dhe Shell sjell një arsye më shumë për t’i planifikuar blerjet me kohë: mbushni shportën në Interex dhe përfitoni karburant falas në Shell.

Më 26 dhe 27 qershor, blini në Interex dhe përfitoni karburant falas në Shell – sepse blerjet tuaja tani ju çojnë edhe më larg.

Shell Kosova sjell karburantet premium V-Power me formulë të re

By: Shell
4 June 2026 at 10:59


Shell Kosova ka lansuar në Kosovë karburantet e reja dhe të përmirësuara Shell V-Power, në një event special të organizuar për klientë, partnerë, përfaqësues të mediave dhe mysafirë të industrisë.

Eventi u hap me pritjen e mysafirëve, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, Frances Kelly - Shkencëtare e Karburanteve në Shell, si dhe Michal Gyuzd - Menaxher i Tregut për Licencuesit. Në event gjithashtu mbajtën fjalim Zekim Istogu - Drejtor i Furnizimit, dhe Advan Plakolli - përfaqësues nga Merakli të Kerreve.

Të pranishmit patën mundësi të njihen më afër me konceptin e ri të Shell V-Power, përmes një atmosfere dinamike, aktiviteteve interaktive dhe prezantimeve të dedikuara për performancën dhe teknologjinë që qëndron pas këtij produkti.

Gjatë eventit, prezent ishin shkencëtarët nga Shell, të cilët prezantuan konkretisht benefitet e këtij produkti premium, si dhe demonstruan për të pranishmit se si funksionon ky karburant në brendësi të motorit të makinës.

Karburantet e reja Shell V-Power benzinë dhe naftë janë zhvilluar për të pastruar deri në 100% të depozitave që mund të ndikojnë në performancën e motorit. Sipas testimeve, përdorimi i vazhdueshëm i Shell V-Power ndihmon gjithashtu në parandalimin e krijimit të këtyre depozitave në pjesët vitale të motorit.

Depozitat në sistemin e karburantit mund të shfaqen në të gjitha teknologjitë e motorëve dhe mund të ndikojnë në efikasitetin, reagimin dhe performancën e automjetit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme te motorët modernë, ku presionet më të larta dhe temperaturat e punës mund të çojnë në formimin e depozitave në pjesë kritike, si injektorët e karburantit.

Me formulën e re të Shell V-Power, largimi i këtyre depozitave mund të ndihmojë në rikthimin deri në 100% të performancës së motorit.

Testimet e gjera kanë treguar se përdorimi i vazhdueshëm i karburanteve të reja dhe të përmirësuara Shell V-Power mund të ndikojë pozitivisht në performancën e motorit dhe ekonominë e karburantit. Shell gjithashtu ka siguruar që formulimet e reja të jenë të dizajnuara për të funksionuar në mënyrë efektive edhe me karburante që përmbajnë nivele më të larta të biopërmbajtjes.

Shell V-Power është karburanti i performancës i besuar dhe i rekomanduar nga disa prej emrave më të njohur të industrisë automobilistike, përfshirë Scuderia Ferrari HP, BMW M Series dhe Ducati.

Përveç pjesës prezantuese, eventi solli edhe një përvojë më të gjerë për mysafirët, me muzikë, aktivitete argëtuese, gara me simulatorë, robot show, kënd fotografimi dhe momente të tjera interaktive, duke e kthyer lansimin në një përvojë të plotë për të pranishmit.

Me këtë lansim, Shell Kosova vazhdon të forcojë praninë e saj në treg, duke sjellë një zgjidhje më të avancuar për shoferët që duan performancë më të mirë, pastërti më të lartë dhe kujdes më të madh për motorin e automjetit.

Për më shumë informacione vizitoni faqet në:

Facebook: Shell Kosova

Instagram: shellkosova

Shkarkoni aplikacionin

https://www.kosovo.shell.com/motorists/shell-fuels...

Website: kosovo.shell.com

Edhe pak ditë për të fituar iPhone 17 Pro Max me Shell

By: Shell
12 May 2026 at 11:53


Po vazhdon kampanja Shell Kosova Creator Awards, dhe pjesëmarrja është shumë e thjeshtë.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e garës, mjafton të ndalen në një pikë të Shell, të bëjnë një foto apo video kreative ku shihet Shell dhe ta publikojnë në Instagram.

Me vetëm tre hapa, mund të hysh në garë për një nga shpërblimet kryesore të kampanjës:

Hapi 1: Bëje një foto ku shihet Shell
Hapi 2: Postoje në Instagram me hashtag-un #ShellKosova
Hapi 3: Ndiqe faqen @Shell_Kosova dhe sigurohu që profili yt është publik

Tre postimet që marrin më shumë vëmendje përmes pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve do të jenë në garë për shpërblimet kryesore - 3 iPhone 17 Pro Max.

Kampanja është e hapur për të gjithë banorët e Kosovës mbi moshën 18 vjeçare dhe vazhdon deri më 15 maj 2026.

Nëse ende nuk je bërë pjesë e sfidës, ende ke kohë.

Ndalu te Shell, kap momentin, posto me #ShellKosova dhe ndoshta iPhone 17 Pro Max bëhet i yti.

Kartela në telefon, me aplikacionin e ri të Shell Kosova

By: Shell
24 April 2026 at 13:28


Furnizimi me derivate po bëhet më i shpejtë dhe më praktik me aplikacionin e ri të Shell Kosova.

Kartela, balanca, pagesat dhe shpërblimet janë të gjitha në një aplikacion të vetëm, i përdorshëm në çdo moment.

I zhvilluar nga kompania vendore e teknologjisë Kutia, aplikacioni është ndërtuar rreth përdorimit të përditshëm dhe mënyrës si përdoruesit ndërveprojnë me këto shërbime.

Kartela aktive direkt nga aplikacioni

Një nga ndryshimet kryesore është mënyra si përdoret kartela. Me aplikacionin, përdoruesi pajiset me një kartelë digjitale, e cila aktivizohet direkt pas regjistrimit.

Në vend të karteles fizike, e gjithë përvoja kalon në aplikacion, ku kartela digjitale bëhet funksionale menjëherë dhe përdoret direkt nga telefoni gjatë furnizimit.

Furnizimi përmes telefonit

Në pikën e furnizimit, përdoruesi mund të përdorë telefonin në vend të kartelës. Aplikacioni mbështet:

  • NFC, për pajisjet që e kanë këtë mundësi
  • QR code, si alternativë për pajisje të tjera

Kjo e zhvendos përdorimin e kartelës në telefon dhe e bën procesin më të drejtpërdrejtë.

Pagesa dhe balanca në një vend

Aplikacioni përfshin mundësinë për mbushjen e kartelës dhe kontrollin e balancës.

Përdoruesit mund të:

  • mbushin kartelën nga aplikacioni
  • shohin balancën në çdo moment
  • kontrollojnë historikun e pagesave

Kjo e lidh pagesën me përdorimin në një rrjedhë të vetme.

Shpërblime që lidhen me përdorimin

Aplikacioni përfshin një sistem shpërblimesh që lidhet drejtpërdrejt me furnizimin. Përdoruesit mund të ndjekin progresin dhe përfitimet e tyre brenda aplikacionit.

Një nga elementet është edhe loja me shpërblime (“spin”), ku përfitimet lidhen me aktivitetin e përdoruesit.

Rekomando dhe përfito

Aplikacioni përfshin edhe një sistem referimi. Përdoruesit mund të ndajnë kodin e tyre dhe të përfitojnë kur përdorues të rinj regjistrohen dhe e përdorin aplikacionin.

Një përdorim më i lidhur dhe më i kontrollueshëm

Aplikacioni i bashkon funksionet kryesore të kartelës dhe furnizimit në një vend të vetëm, të përdorshëm nga telefoni.

Kjo i jep përdoruesit kontroll më të qartë mbi përdorimin dhe një mënyrë më të drejtpërdrejtë për të menaxhuar shërbimet.

Pse Shell FuelSave?

By: Shell
22 April 2026 at 08:58


Në një kohë kur çdo detaj i performancës dhe kursimit ka rëndësi, zgjedhja e karburantit të duhur bëhet vendim i përditshëm për drejtuesit e automjeteve.

Shell FuelSave vjen si një zgjidhje që nuk fokusohet vetëm te furnizimi, por te përfitimi real që merrni nga çdo litër.

Pse Shell FuelSave? Sepse për përdorimin e përditshëm, ajo që kërkon çdo drejtues është më shumë efikasitet, më pak konsum dhe një motor që funksionon më mirë.

I krijuar për të optimizuar performancën e motorit, Shell FuelSave përdor teknologji të avancuar me aditivë të zhvilluar nga Shell, që ndihmojnë në mbajtjen e motorit të pastër – pothuajse si në gjendje të re. Kjo jo vetëm që ndikon në funksionimin më efikas të automjetit, por kontribuon edhe në zgjatjen e jetëgjatësisë së motorit.

Në praktikë, kjo përkthehet në një përvojë më të qëndrueshme gjatë vozitjes së përditshme – më pak depozitime në motor, më shumë efikasitet dhe një ndjesi më e mirë në çdo rrugëtim.

Shell FuelSave është karburant i preferuar për ata - konsumi i së cilëve dominon udhëtimet lokale apo brenda qytetit.

Zgjidhni Shell FuelSave dhe përjetoni vozitje më efikase në çdo rrugëtim.

Për më shumë informacione vizitoni faqet në:

Facebook: Shell Kosova

Instagram: shellkosova

Website: kosovo.shell.com

Shkarkoni aplikacionin

Bëje një foto në Shell dhe fito iPhone 17 Pro Max – nis Shell Kosova Creator Awards

By: Shell
16 April 2026 at 11:13


Shell Kosova ka nisur një lojë shpërblyese që i kthen postimet në Instagram në mundësi reale për fitim. Me #ShellKosova Creator Awards, mjafton një foto kreative nga një pikë e Shell për të hyrë në garë për një nga tre iPhone 17 Pro Max.

Pjesëmarrja është super e thjeshtë dhe ideale për të gjithë përdoruesit aktivë në rrjetet sociale.

Fushata fillon më 15 Prill dhe përfundon më 15 Maj 2026. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit mund të postojnë fotografi apo video (Reels) nga ambientet e Shell, duke përfshirë pika të karburantit, produkte apo elemente të brendit.

Për të marrë pjesë, kërkohet që fotoja të publikohet në Instagram, të përdoret hashtag-u #ShellKosova dhe të ndiqet faqja @Shell_Kosova. Profili duhet të jetë publik, në mënyrë që postimi të jetë i dukshëm për vlerësim.

Tre fituesit do të përzgjidhen nga postimet që marrin më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje. Në fund të fushatës, tre postimet më të suksesshme do të shpallen fituese dhe fituesit do të kontaktohen me mesazh direkt në Instagram.

Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë banorët e Kosovës mbi moshën 18 vjeçare. Duke përdorur hashtag-un e kampanjës, pjesëmarrësit i japin Shell Kosova të drejtën për ripostimin e përmbajtjes për qëllime promocionale.

Shell Kosova thekson rëndësinë e sigurisë dhe etikës gjatë pjesëmarrjes. Çdo përmbajtje që shfaq sjellje të rrezikshme, si pirja e duhanit në pikat e karburantit apo veprime të pasigurta, do të përjashtohet menjëherë. Po ashtu, fushata nuk synon në asnjë mënyrë të inkurajojë përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

Kap momentin, posto me #ShellKosova dhe ndoshta iPhone 17 Pro Max mund të jetë i yti.

Shell Kosova përmbyll fushatën e Ramazanit, mbështetje për Jetimat e Ballkanit

By: Shell
30 March 2026 at 14:04


Shell Kosova ka përmbyllur fushatën e saj humanitare të zhvilluar gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa fondet e mbledhura tashmë janë dorëzuar për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Gjatë kësaj periudhe, çdo furnizim me karburant është shndërruar në një kontribut konkret, ku nga çdo litër i shitur është ndarë nga gjysmë cent për bamirësi. Në këtë mënyrë, një veprim i zakonshëm është shndërruar në ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet në nevojë.

Përmes bashkëpunimit me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kjo mbështetje do të përdoret për të mbështetur familjet në nevojë, duke ndihmuar në lehtësimin e sfidave që ato përballin çdo ditë dhe duke ofruar më shumë siguri në jetën e tyre.

Kjo mundësi reflekton një qasje ku veprimet e zakonshme marrin kuptim më të gjerë, duke u kthyer në përkrahje reale për komunitetin.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e themeluar në fund të vitit 2009, fillimisht e ka nisur aktivitetin e saj përmes hapjes së kuzhinave humanitare për shpërndarjen e ushqimit në disa qytete të Kosovës. Me kalimin e kohës, angazhimi i saj është zgjeruar duke përfshirë ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e banesave për familjet në nevojë, ofrimin e bursave për jetimë dhe studentë, si dhe ndërtimin e një shtëpie rezidenciale për të moshuarit.

Për detaje të tjera rreth shoqatës klikoni këtu: Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Për më shumë informacione vizitoni faqet në:

Facebook: Shell Kosova

Instagram: shellkosova

Website: kosovo.shell.com

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

By: Shell
27 March 2026 at 16:36


Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e saj humanitare të zhvilluar gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa fondet e mbledhura tashmë janë dorëzuar për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

Kjo fushatë, përmes së cilës për çdo litër karburanti të shitur është ndarë nga gjysmë cent për bamirësi, ka sjellë një kontribut që lidhet drejtpërdrejt me përkujdesjen dhe sigurinë e fëmijëve. Çdo furnizim është kthyer në një mbështetje konkrete për fëmijët që rriten dhe zhvillohen në SOS Fshatrat, duke krijuar një ndikim që shkon përtej një veprimi të zakonshëm.

Mbështetja e vazhdueshme për këta fëmijë mbetet thelbësore për zhvillimin e tyre dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Përmes kësaj fushate, Shell Kosova synon të afrohet më shumë me komunitetin, duke dëshmuar se edhe veprimet e vogla të përditshme mund të kthehen në përkrahje për ata që kanë më së shumti nevojë.

Një zgjedhje e përditshme për ju - një buzëqeshje për dikë tjetër.

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë është aktiv që nga viti 1999, duke u angazhuar në mbështetjen afatgjatë të fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe familjeve në nevojë. Gjatë kësaj periudhe, organizata ka përfshirë në programet e saj mbi 1000 fëmijë, duke ndërtuar modele të qëndrueshme të kujdesit dhe përfshirjes sociale.

Për më shumë informacione vizitoni faqet në:

Facebook: Shell Kosova

Instagram: shellkosova

Website: kosovo.shell.com

Shell Kosova me aplikacion të ri

By: Shell
12 March 2026 at 13:31


Rrjeti i pikave të karburantit Shell në Kosovë ka prezantuar aplikacionin e tij të ri mobil, një platformë digjitale që u mundëson përdoruesve të menaxhojnë furnizimet me derivate, të ndjekin shpenzimet dhe të përfitojnë nga oferta dhe shpërblime të ndryshme në çdo vizitë në pikat Shell.

Aplikacioni është krijuar për të lidhur përdoruesit me shërbimet e kompanisë në një mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të organizuar.

Përmes këtij aplikacioni, përdoruesit mund të shohin historikun e furnizimeve, të monitorojnë transaksionet dhe të qëndrojnë të informuar për ofertat dhe promovimet që janë aktive në rrjetin Shell. Platforma përfshin gjithashtu hartën interaktive të të gjitha pikave Shell në Kosovë, duke e bërë më të lehtë gjetjen e pikës më të afërt dhe informimin për shërbimet që ofrohen në secilën prej tyre.

Instalimi i aplikacionit bëhet duke u regjistruar me numrin e telefonit dhe verifikimi bëhet përmes kodit të dërguar, ndërsa më pas përdoruesi mund ta validojë llogarinë në pikat Shell përmes skanimit NFC ose QR, duke e lidhur aplikacionin drejtpërdrejt me furnizimet dhe blerjet që realizohen në stacion.

Çfarë përfitojnë përdoruesit nga aplikacioni Shell?

Zbritje në çdo litër - Aplikacioni lidhet me furnizimin në pikat Shell dhe u mundëson përdoruesve të përfitojnë zbritje gjatë furnizimit me derivate.

Kuleta digjitale për pagesa të shpejta - Aplikacioni përfshin një portofol digjital që mundëson pagesa të sigurta dhe të drejtpërdrejta në stacion, duke e bërë procesin e furnizimit dhe pagesës më të shpejtë.

Vula - Aplikacioni përfshin këtë benefit përmes të cilit përdoruesit mund të përfitojnë produkte falas në Shell Café. Për shembull, pas blerjes së 5 hot dogëve përmes aplikacionit, i 6-ti ofrohet gratis, e njëjta vlen edhe për kafenë ku pas 5 blerjeve përfitoni një kafe falas.

Refero aplikacionin dhe fito përfitime - Përmes programit të referimit, çdo përdorues mund ta ftojë dikë tjetër të instalojë aplikacionin dhe të përfitojë bonuse apo zbritje nga shpenzimet që realizon personi i referuar.

Dhurata dhe shpërblime - Loja "Spin the Wheel" aktivizohet kur shpenzimet për derivate apo produkte në Shell Select arrijnë shumën 100€, ku çdo përdorues fiton një shpërblim. Me rritjen e shpenzimeve deri në 200€ dhe 300€, hapen raunde të tjera me shpërblime më të mëdha.

Shell Harta - Përmes hartës interaktive, përdoruesit mund të gjejnë të gjitha pikat Shell në Kosovë, të shohin distancën nga lokacioni i tyre dhe informacione si orari i punës apo llojet e derivateve të disponueshme.

Ndjekja e shpenzimeve - Aplikacioni ruan historikun e transaksioneve dhe u jep përdoruesve mundësinë të shohin në detaje sa kanë shpenzuar për derivate dhe produkte gjatë muajit apo periudhave të tjera.

Aplikacioni Shell Kosova mund t’a shkarkoni në Google Play dhe App Store.

Për më shumë informacione vizitoni faqet në:

Facebook: Shell Kosova

Instagram: shellkosova

Website: kosovo.shell.com

Energji dhe mbështetje për komunitetin nga Shell Kosova

By: Shell
19 February 2026 at 11:33


Një qëllim i përbashkët përtej udhëtimit.

Muaji i shenjtë i Ramazanit është koha kur reflektimi shndërrohet në dritë për të tjerët. Në Shell Kosova, ne besojmë se çdo kilometër që përshkoni mund të jetë një hap ndihmës. Këtë vit, ju ftojmë që furnizimin tuaj të përditshëm ta ktheni në një akt humanitar.

Si mund të kontribuoni?

Gjatë tërë muajit të Ramazanit, për çdo litër karburant që furnizoheni në pikat Shell, ne dhurojmë gjysmë centi për bamirësi. Ky kontribut mbulohet plotësisht nga Shell Kosova dhe nuk ndikon në çmimin tuaj të furnizimit.

Adresa e mirësisë suaj: Fondet e mbledhura do të shpërndahen përmes dy partnerëve tanë tradicionalë, duke siguruar që ndihma të shkojë në duart e duhura:

SOS Fshatrat e Fëmijëve: Për t’u garantuar fëmijëve pa përkujdesje prindërore një ambient të ngrohtë dhe një të ardhme me mundësi të barabarta.

Shoqata "Jetimat e Ballkanit": Për të mbështetur familjet në vështirësi përmes pakove ushqimore, kujdesit shëndetësor dhe sigurimit të çatisë mbi kokë.

Detajet e Kampanjës:

Data: 18 Shkurt - 19 Mars 2026,

Vendi: Në të gjitha pikat e Shell Kosova.

Për më shumë informacione vizitoni faqet në:

Facebook: Shell Kosova

Instagram: shellkosova

Website: shell.com

Shell Kosova zgjeron konceptin e Gjeneratës së 5të edhe me pikën Veternik 4

By: Shell
29 December 2025 at 17:00


Shell Kosova vazhdon zgjerimin e konceptit të Gjeneratës së 5të të pikave Shell në Kosovë, duke shtuar edhe pikën Shell Veternik 4, e vendosur në dalje nga autostrada.

Kjo pikë i bashkohet rrjetit ekzistues të pikave me konceptin më të ri global të Shell, duke ofruar një përvojë të avancuar shërbimi për çdo udhëtar.

Gjenerata e 5të e Shell përfaqëson standardin më të ri të pikave Shell në mbarë botën, me dizajn modern, ambient funksional dhe fokus të plotë në komoditetin e konsumatorit. Me hapjen e pikës Veternik 4, Shell Kosova rrit edhe më tej qasjen dhe lehtësinë për klientët që lëvizin në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Pika e re ofron shërbime të plota për furnizim, Shell Café me koncept të ri vetëshërbimi, produkte të freskëta takeaway, si dhe hapësira të dizajnuara për ndalesa të shpejta dhe të rehatshme. Ky zgjerim synon t’u përgjigjet nevojave të përditshme të shoferëve, duke e kthyer çdo ndalesë në një përvojë më të plotë.

Paralelisht me hapjen e pikës Veternik 4, Shell Kosova njofton se edhe pikat e tjera janë në proces të adaptimit dhe kalimit në konceptin e Gjeneratës së 5të, duke zgjeruar gradualisht këtë standard të ri në të gjithë rrjetin.

Shell Kosova mbetet e përkushtuar të investojë vazhdimisht në rrjetin e saj, duke sjellë inovacion, standarde ndërkombëtare dhe shërbime të avancuara për konsumatorët në të gjithë vendin.

Shell Kosova shpall fituesin e shpërblimit kryesor BMW X3

By: Shell
24 December 2025 at 19:57


Shell Kosova ka përmbyllur me sukses lojën e saj shpërblyese, duke shpallur fituesit e çmimeve finale dhe duke dhuruar shpërblimin kryesor të këtij edicioni, veturën BMW X3.

Në ceremoninë e shpalljes së fituesve, fitues i shpërblimit kryesor BMW X3 u shpall z. Durak Micaj, i cili tashmë është pronari i ri i një prej veturave më të kërkuara të segmentit premium.

Ky moment shënoi kulmin e lojës shpërblyese që gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj ka angazhuar mijëra konsumatorë në pikat Shell në mbarë vendin.

Përveç shpërblimit kryesor, Shell Kosova ka shpërblyer edhe fitues të tjerë me: 3 pako Shell Car Care, dhe 5 voucherë Shell në vlerë prej 50 euro, duke i dhënë mundësi edhe më shumë pjesëmarrësve të përfitojnë nga loja.

Loja shpërblyese e Shell u ndërtua mbi një mekanizëm të thjeshtë dhe të qartë, ku çdo blerje në pikat Shell u shndërrua në një mundësi reale për fitore. Kjo fushatë ishte një formë falënderimi për besnikërinë e konsumatorëve dhe një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të Shell Kosova ndaj klientëve të saj.

Shell Kosova vazhdon të krijojë iniciativa që sjellin vlerë reale për konsumatorët, duke kombinuar produkte cilësore, shërbim të avancuar dhe shpërblime domethënëse.

Loja shpërblyese e Shell po hyn në ditët e fundit, BMW X3 po afrohet

By: Shell
18 December 2025 at 16:51


Loja shpërblyese e Shell Kosova po i afrohet fazës përfundimtare, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pak ditë për të marrë pjesë dhe për të rritur shanset për fitimin e shpërblimit kryesor, veturës BMW X3.

Mekanizmi i lojës është i thjeshtë: me çdo mbushje apo blerje në vlerë prej 30 euro në pikat Shell, konsumatorët fitojnë 1 kupon për lojën shpërblyese, të cilin mund ta plotësojnë dhe ta hedhin në kutitë përkatëse.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së fushatës, interesimi i konsumatorëve ka qenë i madh, me mijëra pjesëmarrës që kanë realizuar blerje në pikat Shell dhe kanë plotësuar kuponët për lojën shpërblyese. Çdo blerje është shndërruar në një mundësi reale për të qenë pronari i ardhshëm i BMW X3, një nga shpërblimet më ekskluzive të kësaj fushate.

Shell Kosova fton të gjithë konsumatorët që këto ditë të fundit të shfrytëzojnë çdo ndalesë në pikat e saj për të marrë pjesë në lojë dhe për të rritur shanset e tyre për fitore. Sa më shumë kuponë, aq më afër shpërblimit kryesor.

Me përfundimin e lojës, emocionet po rriten dhe pritja për momentin final po bëhet gjithnjë e më e madhe. Shell vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj konsumatorëve, duke i shpërblyer ata për besnikërinë dhe duke e kthyer çdo ndalesë në një përvojë që sjell vlerë.

Ditët e fundit janë vendimtare.

BMW X3 po pret pronarin e ri, ndërsa loja shpërblyese e Shell po hyn në momentet e saj më emocionuese.

Shell Kosova me konceptin i ri që nis nga pika e Veternikut, ju ftojmë të ndaloni dhe të shijoni përvojën e re

By: Shell
27 November 2025 at 09:47


Shell Kosova vazhdon të sjellë risi dhe inovacion si në karburante produkte shtesë për vetura dhe pajisje automobilistike ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve të avancuara për klientëtpërmes Shell Café marketeve dhe produkteve të freskëta.

Gjenerata e pestë e Shell-it koncepti më i ri global i pikave të Shell në mbarë botën tani vjen edhe në Kosovë me dizajn modern përvojë të avancuar shërbimi dhe komoditet të plotë për çdo klient.

Shell sjell standarde të reja edhe në gastronomi duke ribranduar mënyrën e shërbimit me ushqim përmes Shell Café dhe konceptit të ri të vetëshërbimit. Tani klientët mund të shijojnë një gamë edhe më të gjerë të produkteve të freskëta dhe cilësore si:

- Shell Café immunity shots,

- Daily fresh juices,

- Sallata të përgatitura me kujdes,

- Sanduiça të freskët takeaway,

- Kafen me aromë të pasur Shell Café dhe zgjedhje të mëdha të pijeve të ngrohta.

Këto risi e bëjnë ndalesën në Shell shumë më të plotë se kurrë më parë duke u kujdesur që çdo klient të gjejë ushqim të freskët energji dhe komoditet në çdo moment.

Shell siguron që çdo ndalesë të jetë përmbushëse duke plotësuar të gjitha nevojat e mundshme për furnizim ushqim dhe relaks.

Me këto synime të qarta Shell Kosova prezanton konceptin e ri të pikave duke filluar me pikën në Veternik në hyrje të autostradës.

Shell mbetet i përkushtuar që të jetë gjithmonë pranë jush gjithmonë i pari në plotësimin e nevojave të çdo qytetari.

Shell shpall fituesit e dytë - gara për BMW X3 dhe Aprilia RS125 vazhdon

By: Shell
18 September 2025 at 11:16


Shell ka vazhduar me përzgjedhjen e fituesve të dytë të lojës shpërblyese, duke dhuruar voucher-a prej 50 € si dhe një udhëtim romantik për dy persona në Romë. Këto shpërblime janë pjesë e një fushate që do të zgjasë deri më 22 dhjetor 2025 dhe që premton surpriza edhe më të mëdha në vazhdim.

Pesë klientë fatlumë kanë fituar nga një voucher prej 50 € për derivate: Driton Hyseni, Samir Dermaku, Atlandita Gjini, Hajdin Zeneli, Besir Gashi, ndërsa Granit Sadiku ka fituar pushimin për dy persona në Romë.

Këto janë vetëm disa nga shpërblimet që Shell ka ndarë deri më tani me klientët e saj, ndërsa surprizat e mëdha po afrohen dita-ditës. Sa herë furnizoheni, aq më afër jeni për t’u bërë fituesi i radhës në këtë lojë spektakolare.

Shumë shpërblime të tjera dhe dy super çmime të mëdha – BMW X3 dhe APRILIA RS125 – po presin fatlumët e radhës.

Mos e humbni mundësinë – kulmi i emocioneve ende nuk ka ardhur.

Loja shpërblyese e Shell vazhdon deri më 22 dhjetor 2025 dhe çdo ditë është një shans i ri për të hyrë në garë për çmimet e mëdha.

Shell sot në qendër të Prishtinës te “Newborn”: Surpriza, argëtim dhe shpërblime për të gjithë!

By: Shell
6 August 2025 at 12:42

Kryeqyteti është gati për energji, argëtim dhe atmosferë unike, sepse Shell po vjen me një super organizim te Newborn! 

Me datë 6 gusht 2025, duke filluar nga ora 18:30, qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi të bëhen pjesë e një eventi të veçantë që bashkon shpërblimet, lojërat dhe eksperiencën Shell në një ambient festiv.

Ky aktivitet është pjesë e karvanit veror “Ku ka shesh, ka Shell”, i cili po viziton 7 qytetet më të mëdha të Kosovës. Pas sukseseve të mëdha në qytetet si Gjilan, Pejë dhe Gjakovë, rradha i ka ardhur Prishtinës për të përjetuar nga afër emocionin që sjell Shell në zemër të qytetit.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të provojnë fatin e tyre në “Rrotën Shpërblyese”, të fitojnë dhurata instant, të shijojnë muzikë, atmosferë verore dhe të eksplorojnë ofertat dhe produktet që Shell sjell për klientët e saj çdo ditë.

Përveç argëtimit, në këtë event do të jenë të ekspozuara edhe dy nga shpërblimet kryesore të lojës shpërblyese të verës: BMW X3 dhe motori Aprilia RS 125, që kanë ngjallur interes të jashtëzakonshëm tek qytetarët anë e mbanë Kosovës.

 

Shell ju fton që të bëheni pjesë e këtij momenti të veçantë!

Një ndalesë e vetme mund të jetë një përjetim. Me Shell, çdo blerje ka vlerë, çdo ndalesë është eksperiencë.

 

Loja shpërblyese ka filluar me 5 qershor 2025 dhe mbaron me 22 Dhejtor 2025

The post Shell sot në qendër të Prishtinës te “Newborn”: Surpriza, argëtim dhe shpërblime për të gjithë! appeared first on Telegrafi.

Shell Kosova shpërblen konsumatorët besnikë, BMW X3, Motoçikleta Aprilia RS125 e shumë e shumë shpërblime të tjera

By: Shell
30 July 2025 at 15:44

Shell Kosova fton qytetaret t’i bashkohen fushatës më të madhe shpërblyese në vend, “Në Shell, çdo blerje ka vlerë!”, duke i dhënë mundësi të artë të gjithë konsumatorëve të hyjnë në garë për të fituar BMW X3, Motoçikleta Aprilia RS125 deri te udhëtime, pako dhuratash dhe voucher për karburant.

Në Shell, çdo blerje ka vlerë!” është kampanja më e madhe në vend e organizuar këtë vit, që ka për qëllim t’i shpërblejë konsumatorët besnikë të Shell.

Kjo kampanjë ka filluar me datën 5 qershor, e do të zgjasë deri me datën 22 dhjetor.

Për t’u bërë pjesë e lojës për të fituar çmimet e lartpërmendura është fare e thjeshtë.

Çdo blerje prej 30€, qoftë karburant, produkte në market apo në restorant, sjell një kupon të vlefshëm për lojën. Pasi të plotësohet, kuponi hidhet në kutinë e lojës, duke e bërë secilin pjesëmarrës një hap më afër super shpërblimit BMW X3.

Sa më shumë kuponë, aq më afër mundësisë për njërin nga çmimet; numri i kuponëve për person është pa limit.

Fushata do të përcillet përmes një serie postimesh mujore në rrjetet sociale dhe mediave online, duke informuar publikun për fituesit dhe shpërblimet e ardhshme.

Ndërsa çmimet kryesore do të ndahen në transmetim direkt në Klan Kosova, me datën 26 dhjetor.

A ka dhuratë më të mirë për fundvit se sa një BMW X3?

Sa më shumë blerje, aq më shumë mundësi për të fituar.

Shell – Mbaje motorin të ndihet si i ri.

 

The post Shell Kosova shpërblen konsumatorët besnikë, BMW X3, Motoçikleta Aprilia RS125 e shumë e shumë shpërblime të tjera appeared first on Telegrafi.

❌