Normal view

BQK dhe CBUAE  nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbim ekspertize në fushën financiare

16 June 2026 at 16:46


Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe (CBUAE), Khaled Mohamed Balama, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) që synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e informacionit e ekspertizës në fushat me interes të përbashkët.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe në Abu Dhabi.

Sipas BQK-së, memorandumi parasheh avancimin e koordinimit në fushat mbikëqyrëse dhe rregullative, si dhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e teknologjisë financiare, politikën monetare, masat makroprudenciale dhe stabilitetin financiar.

Dokumenti përfshin gjithashtu bashkëpunimin në mbrojtjen e konsumatorëve financiarë, përfshirjen dhe edukimin financiar, bankimin me parime islame, mbikëqyrjen bankare, sistemet e pagesave, zbatimin e standardeve ndërkombëtare prudenciale, si dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Guvernatori i CBUAE-së, Khaled Mohamed Balama, tha se marrëveshja vjen në një periudhë transformimesh të shpejta në sektorin financiar global dhe synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet bankave qendrore dhe autoriteteve mbikëqyrëse.

“Përmes këtij Memorandumi Mirëkuptimi synojmë të shkëmbejmë njohuri dhe praktika më të mira që rrisin gatishmërinë dhe aftësinë e sektorit financiar për t’u përshtatur me ndryshimet, në mbështetje të interesave të përbashkëta të të dy vendeve”, tha Balama.

Ndërkaq, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për institucionin që drejton dhe për sektorin financiar të Kosovës.

“Ky Memorandum i parë i Mirëkuptimit me Bankën Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe përbën një moment historik për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Ai pasqyron përkushtimin tonë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucione partnere me reputacion të lartë, forcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe mbështetjen e modernizimit të vazhdueshëm të sektorit financiar të Kosovës”, tha Ismaili.

Sipas BQK-së, memorandumi synon të thellojë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy institucioneve dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit financiar në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

“MedTech & Digital Health Kosova 2026”, ekspertët diskutojnë rolin e inteligjencës artificiale në shëndetësi

16 June 2026 at 13:52


U mbajt konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”, një platformë që bashkoi liderë të sektorit shëndetësor, teknologjik dhe institucional për të diskutuar mbi të ardhmen e kujdesit shëndetësor në epokën digjitale.

Konferenca u organizua nga Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) dhe Chester Group, në kuadër të Kosova Health Forum, me synimin për të nxitur dialogun, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave rreth inovacionit, inteligjencës artificiale, transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike në sektorin e shëndetësisë.



Pjesëmarrësit theksuan se transformimi digjital po ndryshon rrënjësisht mënyrën e funksionimit të sistemeve shëndetësore, ndërsa teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale po shërbejnë si mjete mbështetëse për profesionistët shëndetësorë, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit, përmirësimin e proceseve dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët.

Kryetari i Asociacionit të Spitaleve Private të Kosovës, Arton Kubati tha se konferenca fokusohet në implementimin e teknologjive të reja, inteligjencës artificiale dhe sigurisë kibernetike në shëndetësi.

Arton Kubati, kryetari i Asociacionit të Spitaleve Private të KosovësFoto: Ridvan Slivova

“Inteligjenca artificiale tashmë është bërë pjesë e jetës së përditshme dhe po integrohet gjithnjë e më shumë edhe në sektorin e shëndetësisë. Megjithatë, ajo nuk mund ta zëvendësojë mjekun. Qëllimi ynë është që AI të përdoret si një vegël ndihmëse për diagnostikim dhe trajtim më të mirë të pacientëve”, tha Kubati.

Ai shtoi se sistemet e bazuara në inteligjencë artificiale tashmë po ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në procesin e diagnostikimit, duke ua lehtësuar punën dhe duke kontribuar në vendimmarrje më të shpejtë dhe më të saktë.

Ndërkaq, kryesuesi i Departamentit të Inteligjencës Artificiale në kompaninë “91Live”, Leart Ajvazaj e cilësoi inteligjencën artificiale si një nga potencialet më të mëdha për zhvillimin e mjekësisë moderne.

Leart Ajvazaj, kryesues i Departamentit të Inteligjencës Artificiale në kompaninë “91Live”Foto: Ridvan Slivova

“Përmes inteligjencës artificiale mund të bëjmë hapa të mëdhenj drejt arritjes së standardeve që vendet më të zhvilluara të botës tashmë po i aplikojnë. Algoritmet dhe sistemet e avancuara mundësojnë që kujdesi ndaj pacientëve të jetë më efikas, ndërsa specialistët të kursejnë kohë në proceset diagnostikuese dhe trajtuese”, tha Vazaj.

Sipas tij, përdorimi i inteligjencës artificiale krijon mundësi për një sistem shëndetësor më cilësor dhe më të barabartë për të gjithë pacientët. /Telegrafi/

Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”Foto: Ridvan Slivova

Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”Foto: Ridvan Slivova

Konferenca “MedTech & Digital Health Kosova 2026”F


Global Engineer Girls Kosova iu bashkua takimit të Stambollit 2026

13 May 2026 at 15:54


Global Engineer Girls (GEG), nisma ndërkombëtare me ndikim social e udhëhequr nga Limak për të çuar përpara pjesëmarrjen e grave në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), mblodhi së bashku studentë të inxhinierisë nga tetë vende gjatë takimit të GEG për vitin 2026 në Stamboll.

Programi u krijua nga Limak Holding si vajzat inxhiniere të Turqisë në vitin 2015, dhe më vonë u riemërua si Global Engineer Girls për t’u zgjeruar ndërkombëtarisht. Limak Holding është një grup kryesor biznesi ndërkombëtar dhe koncesionar i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ngjarja shënoi edicionin e tetë të takimit vjetor dhe pasqyroi transformimin e nismës nga një program kombëtar në Turqi në një lëvizje globale nën markën Global Engineer Girls.

Gjatë vitit të kaluar, GEG zgjeroi rrjetin e saj ndërkombëtar duke mirëpritur pjesëmarrës nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Bregu i Fildishtë dhe Mozambiku, krahas pranisë së saj ekzistuese në Turqi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Arabinë Saudite.

Global Engineer Girls Kosova mori pjesë me krenari në takimin e GEG në Stamboll, ku inxhinieret e ardhshme nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Arabia Saudite, Spanja, Bregu i Fildishtë, Mozambiku dhe Mbretëria e Bashkuar u mblodhën në një atmosferë të fuqishme motërzimi, bashkëpunimi dhe lidershipi.

Në këtë aktivitet, të organizuar nga Ebru Özdemir, Kryetare e Fondacionit Limak dhe Limak Holding, mori pjesë Mahinur Özdemir Göktaş, Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë, së bashku me udhëheqës, mentorë dhe profesionistë nga industri të ndryshme anembanë botës.

Organizimi, që mirëpriti afërsisht 320 studentë nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, u zhvillua në Limak Eurasia Luxury Hotel në Stamboll. Gjatë gjithë eventit, sesionet me 22 liderë të shquar trajtuan tema duke përfshirë lidershipin, inovacionin, teknologjinë, zhvillimin e karrierës dhe fuqizimin e grave në inxhinieri. Përveç studentëve, takimi priti më shumë se 500 pjesëmarrës, duke përfshirë ish-studentë, mentorë, trajnerë dhe palë të interesuara të projektit.

Me GEG, po i tejkalojmë kufijtë dhe barrierat kulturore

Duke theksuar rëndësinë e mundësive të barabarta në inxhinieri, Ebru Özdemir deklaroi:

“Në botën e sotme, nuk po flasim më vetëm për ‘kodim’ ose ‘llogaritje’. Po flasim për inteligjencën artificiale, automatizimin dhe qëndrueshmërinë. Nëse doni të zgjidhni problemet më komplekse të inxhinierisë në botë, është e pamundur të lulëzoni në konkurrencën globale duke lënë pas gjysmën e talenteve tuaja. Të dhënat globale vërtetojnë se ekipet e inxhinierisë me diversitet gjinor kanë 25% më shumë gjasa të tejkalojnë performancën, megjithatë gratë ende përbëjnë vetëm 28% të të diplomuarve në mbarë botën. Ne jemi këtu për të ndryshuar këto shifra. Ju jeni ato që do të siguroheni që algoritmet e së ardhmes të jenë të drejta. Të shohësh ish-studentet tona këtu sot, gratë që dikur qëndronin aty ku jeni ju dhe tani po lulëzojnë në jetën e tyre profesionale është shembulli më konkret i ‘efektit GEG’. Tani jeni pjesë e motërzimit Global Engineer Girls prej 2,000 anëtarësh. Sa herë që keni nevojë për një partner biznesi, një mentor ose guximin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet, kujtoni këtë ditë dhe energjinë në këtë sallë.”

Për studentet e Global Engineer Girls Kosova, takimi përfaqësonte më shumë sesa një ngjarje ndërkombëtare. Ishte një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit global, lidershipit të grave, shkëmbimit ndërkulturor dhe vizionit të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse në inxhinieri dhe teknologji.

Rreth vajzave inxhiniere globale (GEG)

Global Engineer Girls (GEG) është një program me ndikim social që filloi në vitin 2015 si “Vajzat Inxhiniere të Turqisë” dhe u riformësua si një nismë ndërkombëtare në vitin 2022. Themeluar nën udhëheqjen e Ebru Özdemir, Kryetare e grupit të kompanive Limak, GEG synon të jetë një burim frymëzimi për kandidatet femra për inxhinieri. Duke operuar në Turqi, Mbretërinë e Bashkuar, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Arabinë Saudite, Spanjë, Bregun e Fildishtë dhe Mozambik, programi mbështet mundësitë e barabarta duke u ofruar grave të reja arsimim, mentorim dhe mundësi karriere në fushat STEM. Duke bashkëpunuar me mbi 80 universitete dhe gati 40 departamente inxhinierie, GEG synon të rrisë lideret e ardhshme femra në fusha të tilla si Inxhinieria Mekanike, Inxhinieria dhe Menaxhimi Industrial, Ndërtimtaria, Shkenca dhe Inxhinieria Kompjuterike, dhe Inxhinieria Elektrike dhe Teknologjia e Informacionit. Programi mbështetet gjithashtu nga aktivitete vullnetare për të siguruar fuqizimin e grave në inxhinieri dhe transformim shoqëror. GEG punon për të ndërtuar një të ardhme më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë duke frymëzuar kandidatet femra për inxhinieri në nivel global. Për më shumë informacion: https://www.globalengineergirls.com

Epokë e re për sportin në Kosovë: Decathlon zyrtarizon ardhjen në vend

22 January 2026 at 18:02


Decathlon, lider global në artikuj sportivë dhe rekreacion, ka zyrtarizuar sot ardhjen e tij për herë të parë në Kosovë, përmes një konference për media të mbajtur në Prishtinë. Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për sportin, komunitetin dhe sektorin e retail-it në vend, duke sjellë një standard të ri të përvojës së konsumatorit dhe një qasje moderne ndaj aktivitetit fizik.

Me prezencë në mbi 80 vende të botës dhe me miliona klientë në nivel global, Decathlon konsiderohet një nga markat më me ndikim në industrinë sportive ndërkombëtare. Hyrja e tij në Kosovë e vendos vendin tonë në hartën globale të këtij brendi prestigjioz dhe përfaqëson një tregues të qartë të besimit ndërkombëtar në potencialin ekonomik dhe zhvillimor të Kosovës.

Dyqani i parë Decathlon në Kosovë pritet të hapet në pranverën e vitit 2026, në ambientet e Prishtina Mall, duke sjellë konceptin më të ri global të brendit. Hapësira e re do të reflektojë të njëjtën cilësi, inovacion dhe standarde që karakterizojnë operimin e Decathlon në tregjet më të zhvilluara të Evropës dhe botës.

Dyqani do të ofrojë një gamë shumë të gjerë pajisjesh dhe artikujsh sportive që mbulojnë mbi 70 disiplina sportive, produkte me çmime të përballueshme dhe cilësi të garantuar, si dhe nivele të larta të inovacionit dhe teknologjisë. Përvoja e klientit do të plotësohet edhe me zgjidhje digjitale dhe platformë të avancuar online, duke e bërë blerjen më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qasshme.

Në thelb të filozofisë së Decathlon qëndron përkushtimi për ta bërë sportin të qasshëm për të gjithë, duke promovuar një kulturë gjithëpërfshirëse të aktivitetit fizik – pavarësisht moshës, nivelit apo buxhetit. Me ardhjen e këtij brendi në Kosovë, sporti bëhet më i afërt me familjet, të rinjtë dhe komunitetet në mbarë vendin, duke nxitur një stil jetese më aktiv dhe më të shëndetshëm.

Përtej ofertës së gjerë të produkteve, prania e Decathlon do të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në ekonominë lokale, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit profesional dhe organizimit të aktiviteteve që promovojnë kulturën sportive dhe angazhimin komunitar. Decathlon njihet në çdo treg për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin, shkollat, klubet dhe organizatat sportive.

Hapja e Decathlon në Kosovë realizohet në partneritet me Aztech Group, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe operimin e brendit në vend.

Me këtë hap, Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të një prej markave më të besuara në botë, duke hapur një kapitull të ri për sportin, komunitetin dhe tregtinë moderne në vend.

DOKU.TECH prezanton programin ekskluziv që sjell në Tech Park me 23 dhe 24 tetor

21 October 2025 at 16:33


Festivali më i madh i teknologjisë në vend, DOKU.TECH, rikthehet këtë vit më 23 dhe 24 tetor në Tech Park Prishtina, si pjesë e nismës kombëtare October Tech Kosovo, nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Organizuar nga The Foundation House (ish-IPKO Foundation), DOKU.TECH sjell në një vend folës ndërkombëtarë, përvoja frymëzuese, ekspozita inovative dhe aktivitete ndërvepruese që lidhin komunitetin e teknologjisë, të rinjtë, profesionistët dhe sipërmarrësit e ardhshëm.

Programi i këtij viti përfshin një kombinim të pasur të fjalimeve frymëzuese (keynotes), paneleve tematike, DIY Fair-it, si dhe aktiviteteve për zhvillimin e ideve dhe bashkëpunimit. DOKU.TECH 2025 do të hapet me një ceremoni që thekson rolin e Kosovës si një qendër rajonale e inovacionit dhe digjitalizimit, me mbështetjen e institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ndër folësit kryesorë për këtë vit janë Edi Demaj, bashkëthemelues i KODE Labs; Chris Petrillo nga Wikimedia Foundation; Hanan Elmasu nga Green Screen Coalition.

Pjesë e veçantë e festivalit do të jetë DIY Fair, ku studentë, startup-e dhe organizata do të prezantojnë projekte kreative në fushën e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, zhvillimittë aplikacioneve dhe robotikës.

Ne agjendë do të ketë edhe panele diskutimi, mundësi rrjetëzimi, e punëtori të ndryshme të cilat aftësojnë të rinjtë kosovarë në fushën e teknologjisë duke eksploruar implikimet e inteligjencës artificiale.

Gjatë 12 viteve të fundit, DOKU.TECH ka arritur suksese të mëdha, nga pritja e folësve dhesipërmarrësve të njohur deri te eksplorimi dhe sfidimi i implikimeve sociale të teknologjisë inovative dhe lidhja e Kosovës me kufijtë e inovacionit teknologjik ndërkombëtar. Duke bërë këtë, DOKU.TECH ka luajtur një rol jetik në formësimin e së ardhmes së industrisë sëteknologjisë së Kosovës.

Regjistrohu TANI dhe bëhu pjesë e DOKU.TECH!

Zbritjet e jashtëzakonshme të Black Friday janë në Galeria Shopping Mall

22 November 2024 at 20:50

Black Friday po vjen në GALERIA Shopping Mall më i fuqishëm se kurrë këtë vit! Kjo është mundësia juaj e artë për të përfituar nga super zbritjet në një gamë të gjerë produktesh, nga teknologjia dhe moda, deri te produktet për shtëpinë dhe aksesorët.

Këtë vit, brendet më të njohura janë bashkuar për t’ju sjellë ofertat më të mira:

Aztech – Pajisje elektronike dhe teknologji me zbritje deri në 60%! Nga televizorët e fundit deri tek pajisjet smart, gjeni gjithçka që ju nevojitet për një shtëpi moderne.

Zeta Shoes – Zgjidhni këpucët tuaja të preferuara me deri në 50% zbritje për stil dhe rehati në çdo hap.

Finera Home – Dekore për shtëpinë tuaj, tani me zbritje deri në 70%! Përmirësoni hapësirën tuaj me stil dhe kualitet.

Rita Silver – Bizhuteri të mrekullueshme me zbritje deri në 50% – eleganca nuk ka qenë kurrë më e përballueshme.

Gerbera Prizren – Dekoroni hapësirën tuaj me lulet më të freskëta me deri në 70% zbritje!

Lifestyle Tekstil – Moda e përditshme me kualiteti cilësor, tani me deri në 50% zbritje.

AM Clothes – Veshje për çdo stil dhe shije, tani me 50% zbritje! Rini të kombinuar me klas dhe cilësi.

Dormeo – Pajisje për gjumë cilësor dhe komoditet shtëpiak me zbritje deri në 70%! Dyshekë, jastëkë, batanije dhe aksesorë të tjerë për një jetë më të rehatshme.

Pse duhet të blini këtë Black Friday?

Super oferta për produkte cilësore nga brendet tuaja të preferuara.

Shërbim profesional, shpejtësi në transport dhe opsione fleksibël pagese.

Dyqanet tuaja të preferuara në GALERIA janë gati t’ju mirëpresim.

Mos humbisni kohë!
Zbritjet nisin tani dhe zgjasin vetëm për një kohë të limituar! Sigurohuni që të kapni produktet që keni pritur gjatë gjithë vitit.

BLACK FRIDAY 2024 – Bëni zgjedhjet më të mira, kurseni dhe shijoni blerjet më të mëdha të vitit!

The post Zbritjet e jashtëzakonshme të Black Friday janë në Galeria Shopping Mall appeared first on Telegrafi.

Këtë vit, marka Renault zbuloi verzionin e ri të modelit ikonik Renault 4

16 October 2024 at 12:54

Renault 4 mbetet një nga makinat më ikonike në historinë e automobilave, një simbol i lirisë, shkathtësisë dhe një përgjigje ndaj ndryshimeve radikale shoqërore të viteve 1960.

Ishte një makinë që me të vërtetë pushtoi frymën e kohës së saj – një përzierje e thjeshtësisë rurale, prakticitetit urban dhe një ndjesie pavarësie në zhvillim, veçanërisht për gratë dhe klasën e mesme në rritje. Sot, e njëjta frymë po ringjallet dhe transformohet në Renault 4 E-Tech elektrike, një automjet që përqafon ADN-në e paraardhësit të tij ndërsa plotëson kërkesat e një epoke të re elektrike.

May be an image of car and text

Kur u lançua Renault 4 origjinal, ishte një ide revolucionare. Kjo makinë e vogël praktike është projektuar për të gjithë dhe për çdo qëllim—një automjet familjar, një makinë shërbimi dhe një shoqërues i besuar si për mjediset rurale ashtu edhe për ato urbane. Ishte e thjeshtë por e gjithanshme, duke mishëruar idenë se liria mund të ishte e aksesueshme për të gjithë, pavarësisht se ku jetonit apo çfarë bënit.

I shpallur në panairin e makinave në Paris 2022, Renault e riprezantoi këtë automjet ikonë në botë, këtë herë si vetura e shfaqjes 4EVER Trophy. Renault 4 E-Tech elektrike është më shumë se një version modern i klasikut – është një riimagjinim për të ardhmen. Duke marrë frymëzim nga forma e tij origjinale, ajo i ofron gjeneratës së re një makinë jo vetëm praktike, por edhe elektrike, e lidhur dhe e gatshme për çdo aventurë.

Apeli i E-Tech shkon përtej thjesht estetikës. Është i mbushur me veçori të krijuara për ta bërë drejtimin më të sigurt, më të zgjuar dhe më të këndshëm. Nga Sistemet e Avancuara të Ndihmës së Shoferit (ADAS) për siguri të shtuar te OpenR Link dhe Reno, makina integrohet pa probleme në ekosistemin dixhital të jetës moderne. Këto risi sigurojnë që Renault 4 E-Tech të jetë jo vetëm një ndër markat me stil për të kaluarën, por edhe një fener për të ardhmen e lëvizshmërisë elektrike.

Mbështetur nga e njëjta platformë e vogël AmpR si R5, crossover-i i ri me shije retro ofrohet me dy fuqi dalëse: 121 hp (90 kW) dhe 166 lb-ft (225 Nm) së bashku me një motor më të fuqishëm me 148 hp (110 kW). ) dhe 181 lb-ft (245 Nm). 

Motori më i fuqishëm dhe Renault 4 E-Tech i ri do t’ju marrë më pak se tetë sekonda e gjysmë për të arritur shpejtësinë 100 km/h nga 0. Ndërsa do të nevojiten më pak se shtatë sekonda për të ecur nga 50 në 75 mph (80 në 120 km/h).

May be an image of speaker

Në zemër të Renault 4 origjinal dhe modelit të ri E-Tech është një filozofi e përbashkët: shkathtësia. Renault 4 E-Tech elektrike, me kapacitetin e tij të gjerë të ngarkesës prej 420 litrash,  sediljet e pasme dhe të pasagjerëve që palohen, është i përsosur për kërkesat e përditshme të jetës në qytet, ndërsa është gjithashtu i adaptueshëm për arratisjet në fundjavë ose udhëtime familjare rrugore.

Pavarësisht nëse jeni duke u bërë gati për një aventurë kampingu ose thjesht duke kryer punë nëpër qytet, Renault E-Tech është krijuar për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja.

May be an image of car and text

Por shkathtësia nuk ka të bëjë vetëm me hapësirën. Renault 4 E-Tech gjithashtu përmban një sistem të avancuar të kontrollit të tërheqjes Extended Grip, i cili u mundëson drejtuesve të menaxhojnë me lehtësi një sërë terrenesh, qoftë duke udhëtuar në autostrada, duke lundruar në rrugët e qytetit ose duke trajtuar shtigje më të vështira.

Renault 4 E-Tech electric

Auto Mita, është distributor zyrtar i Renault, andaj së shpejti, këtë model mund ta shihni edhe në Kosovë, kështu që qëndroni të kyqur me postimet e Auto Mita që të mësoni më shumë për këto makina fantastike.

Renault 4 E-Tech electric

Renault 4 mbahet mend si një makinë me shumë qëllime, funksionale dhe e thjeshtë për t’u drejtuar. Përveçse është zgjedhja e preferuar për njerëzit e zakonshëm, banorët e qytetit dhe fermerët, posta dhe xhandarmëria, ajo bëri emër edhe në sportet motorike dhe gara.

Renault 4 E-Tech elektrike është gjithashtu makina kompakte që ju nevojitet për të qëndruar të qetë në bllokime trafiku dhe në udhëtime të gjata.

The post Këtë vit, marka Renault zbuloi verzionin e ri të modelit ikonik Renault 4 appeared first on Telegrafi.

❌