Normal view

I pandehur për krime tashmë në krye të SHBA-ve! Ja çfarë ndodh me çështjet penale dhe civile të Donald Trump

By: P. Gj.
6 November 2024 at 13:17

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë si një i pandehur për krime dhe që është në pritje të dënimit për fshehje pasurie në Nju Jork dhe ende punon për të shmangur ndjekjen penale në çështje të tjera shtetërore dhe federale.

Është një pozicion jashtëzakonisht unik për të: Asnjëherë më parë një i pandehur për krime nuk është zgjedhur në postin më të lartë të vendit, ashtu si një ish-president nuk ishte akuzuar kurrë penalisht deri vitin e kaluar.

“Është e qartë se u shpagua për të shtyrë në mënyrë agresive për të vonuar këto çështje sa më gjatë që të jetë e mundur,” tha Jessica Levinson, një profesoreshë e së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik Loyola.

Ndërkohë, një gjykatës në Nju Jork do të dënojë ish-presidentin në fund të këtij muaji, pasi ndaloi dhënien e dënimit përpara ditës së zgjedhjeve për të shmangur çdo pamje të ndikimit në rezultatin e garës presidenciale, megjithëse avokatët e Trump pritet të kërkojini gjykatësit të shtyjë dënimin tani që ai është presidenti i zgjedhur.

The post I pandehur për krime tashmë në krye të SHBA-ve! Ja çfarë ndodh me çështjet penale dhe civile të Donald Trump appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“E shtriu në tokë dhe e goditi me thikë!” -Plagosja e gruas në Korçë nga ish-partneri, flet e motra e të dëmtuarës: Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye e filloi ta ngacmonte prap

By: P. Gj.
6 November 2024 at 11:51

Motra e Manderina Çelës, ka folur për mediat lidhur me plagosjen e kësaj të fundit nga ish-partneri Ilia Çami, në Korçë, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “Trekëndëshi”.

Marjana Plaka ka deklaruar se e ka parë drejtpërdrejtë skenën e ngjarjes, duke u shprehur se Çami e shtiu Çelën në tokë dhe e goditi me thikë.

Sipas saj, ish-çifti kanë patur shumë probleme dhe se Çami e përndiqte prej 2 vitesh. Plaka sqaron se e motra e kishte denoncuar më herët në polici dhe u pajis asokohe me urdhër mbrojtjeje, por 41 vjeçari sërish e përndiqte.

Ajo shton më tej se autori ndodhej në Greqi për 4 muaj dhe se kur u kthye ka nisur të përndjekë sërish Manderina Çelën.

Marjana Plaka: E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë  shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe  më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje),  është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post “E shtriu në tokë dhe e goditi me thikë!” -Plagosja e gruas në Korçë nga ish-partneri, flet e motra e të dëmtuarës: Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye e filloi ta ngacmonte prap appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shtypi i ditës/ Lexoni faqen e parë të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”

By: P. Gj.
6 November 2024 at 08:10

Lexoni faqen e parë të gazetës “Panorama”:

gazetaTitujt kryesorë:

Kreditë e buta/ Lehtësohen kushtet, sa para marrin përfituesit

“Po fabrikohet në zyrat e Ballukut”, PD: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimtë

Intervista/ Tritan Shehu: Pse është i pamundur dialogu me mazhorancën

Zgjedhjet për Presidentin e ri, amerikanët vendosin mes Trump e Harris, cilin mbështesin Rama e Berisha

Shtyhet rivlerësimi i pronave për vitin e ardhshëm

“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, përmbledhja poetike e Preç Zogajt

DOSSIER

Dosja e pushkatimit të babait, kërcënimi që Fadil Paçrami i bëri Bilal Xhaferrit më ‘69

OPINION

Siguria publike, vullneti politik dhe xhandarmëria/ NGA EKREM SPAHIU

“Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëz!”/ NGA MIMOZA DAJÇI

Të mos e përçajmë përsëri diasporën…./ NGA TAJAR DOMI

Lexoni faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” :

gazeta1Titujt kryesorë:

Milan galaktik, i 28 jep leksion Realit në “Bernabeu”

Zhegrova bllokon Juventusin, Vlahoviç shmang disfatën me penallti

Liverpuli shkatërron Leverkusenin, Siti turpërohet në Lisbonë

Barça shkon në Serbi, Flik: Duhet b… për të fituar Champions-in

Rui Kosta bën “presion”, Kompani: Bajerni e mposht Benfikën

Vijnë “Topçinjtë”, Interi duhet të rregullojë shënjestrën

Tirana rikthen Maganin, Shkëmbi: U prish pakti!

Presidenti shkarkon trajnerin korçar, sot peqinasi rivishet bardheblu pas 9 vitesh

Tri orët e vendimit dhe prapaskenat, reagon Bledi: Me Halilin ramë dakord të diskutonim të ardhmen në dhjetor, faji jo vetëm i imi

Partizani në alarm dëmtimesh, katër titullarë rrezikojnë derbin

Elbasani “tokë e premtuar”, si Daja ndryshoi Dinamon

Gurishta: Vllaznia është më e fortë me “Brdariç 2”

Besa ndal vrullin e Flamurtarin, sherr tifozësh

Barazım në kryendeshjen e Kategorisë së Parë, vlonjatët rezistuan edhe me 10 lojtarë

Smajlaj kandidon për FSHA-në: Ja programi im për atletikën

The post Shtypi i ditës/ Lexoni faqen e parë të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Kam pasur 3 dashuri të mëdha”- U rikthye në krahët e saj pas shumë ndarjeve, Stine rrëfen dashurinë me bashkëshorten: Më ndiqte nga pas, ndërroja vendet! Si më përplasi makinën

By: P. Gj.
5 November 2024 at 14:11

Këngëtari i njohur Stine ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten, Graciela, lidhje e cila është shoqëruar me ulje dhe ngritje, ku çifti janë ndarë shpeshherë, por sërish kanë gjetur rrugën tek njëri-tjetri.

Teksa u pyet nga moderatorja se pse projekti i tiji fundit mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.

“E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine.

Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën.

Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Gracilea ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusetë ajo i ka rënë nga mbrapa.

Bënte ndjekjet atë kohë si formula uno, më del një puset para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thash kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. Më fal më tha doja të të ndiqja jo t’i bija makinës,” u shpreh ai.

Stine nuk ka nguruar të shtojë se Graciela ka qenë një vajza shumë xheloze saqë atij shpeshherë i është dashur t’i fshihet.

Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa më është dashur të ndrroja vendin. Mësova një stil. Shkoja tek lokali Rozanës lija makinën time aty dhe merrja tjetër. Shkonte Graciela dhe i merrte të gjithë me radhë, e keni parë gjë Stinen,” tregoi këngëtari ndër të qeshura.

Kujtojmë që këngëtari  dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje.

 Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij.

Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”.

Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua.

Ndërsa Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias ai është përgjigjur:

“Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”.

Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari është shprehur se janë rrugës.

Mos harrojmë dhe marrëdhënien e Gracielës me motrën e Stines e cila nuk ka qenë aspak e mirë.

Disa vite më parë në një intervistë teksa kanë qenë të ftuar vëlla e motër, Alkida Duka është pyëtur se anën e kujt mban Stine kur ndodh një situatë mes saj dhe Gracielës.

Përgjigjen e dha shumë shpejt Alida, duke thënë me siguri: “Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë”.

Kjo shoqërohet nga një pauzë e shkurtër, një “ah, të paska gënjyer!”, me shaka, thënë nga moderatorja. Ky moment i videos është hedhur në “Instastory” nga Grazia, bashkëshortja e Stines, e cila ka treguar se tashmë kunata e saj e ka mbushur kupën, duke i renditur publikisht një sërë akuzash të rasteve kur ajo e ka injoruar publikisht si nusen e vëllait.

Realisht nuk di çfarë të them! I ke gabimet ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur veten tënde,”– shkroi ajo.

Në vazhdim, Grazia ka postuar edhe momente dhe situata nga intervista të mëparshme të Alidës, ku nuk ndihet ndonjë dashamirësi e madhe ndaj saj për “gruan e vëllait”.

Në një intervistë të 2016-ës te “Zonë e Lirë”, me titull “Alida, motra e Stines”, një pjesë e bisedës, postuar përsëri në “Instagram” nga Grazia, vijon kështu: “Po ata dukeshin si të dashur edhe pse janë ndarë. Çudi e madhe”, thotë Arjan Çani referuar kohës kur Roza Lati dhe Stine ishin pjesë e programit “Dance with Me”.

Kësaj, Alida i përgjigjet me “Po normal. Kanë shumë nga njëri-tjetri, kanë qenë 4 vite bashkë.” Arjani vazhdon të pyesë se “me kë është Stine tani” dhe e motra thotë: “Po, është lidhur, ma ka prezantuar”.

Biseda vazhdon: Si të duket? – Mirë. Çka? – Po, dëgjohet me gjysmë zëri. Mirë. Nuk është ajo që do doje ti apo jo? – “No comment”, përgjigjet Alida.

Bashkëngjitur kësaj videoje, Grazia shkruan: “09.09.2016. Unë kam qenë 7 muajshe shtatzënë me Estian. Jetoja me Stinen, vetëm se nuk ishim ligjërisht të martuar dhe ja sa bukur shprehet!” .

Ka akoma: Në një tjetër intervistë të “Zonë e Lirë”, dy vite më vonë, Alida pyetet përsëri për jetën private të Stines. Ajo thotë se ai ka një vajzë dhe nuk jep një përgjigje të saktë për partneren: Thotë se ‘s’janë ndarë’, ‘nuk janë bashkë’ si dhe ‘nuk janë martuar akoma’.

E ndërkohë që Stine sapo ka publikuar një klip të realizuar më herët kësaj deklarate me Grazian, Mevlanin dhe Julin e “Për’puthen”, burime pranë çiftit kanë treguar se ky sherr publik mes kunatave rrezikon edhe këtë herë martesën e Stines, pasi ai nuk di anën e kujt të mbajë.

Kujtojmë që ata arritën të rregullonin marrëdhënien pas ndarjes së bërë publike para tre vitesh. Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela.

Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”.

Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua. Megjithatë, Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias.

“Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”, tha Stine pak kohë më parë gjatë një interviste.

Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari tha se janë rrugës. Vajzë apo djalë? Pak rëndësi ka për këngëtarin.

Por në lidhje me ribashkimin, u tha se ishte pikërisht Alida ajo që i ribashkoi duke qenë se ajo me kunatën kishin qenë dhe shoqe, e shiheshin të tre në koncerte. Le të presim ndonjë deklaratë nga vetë Stine për marrdhënien kontradiktore mes dy kunatave në muzikë, sherr që rrezikon sërish martesën.

The post “Kam pasur 3 dashuri të mëdha”- U rikthye në krahët e saj pas shumë ndarjeve, Stine rrëfen dashurinë me bashkëshorten: Më ndiqte nga pas, ndërroja vendet! Si më përplasi makinën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I burgosur tek “313” me vendim të GJKKO-së, Ilir Meta ankimon masën e sigurisë tek Apeli i Posaçëm

By: P. Gj.
4 November 2024 at 13:25

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes avokatit të tij mbrojtës, Genc Gjokutaj, ka depozituar pranë Apelit të Posaçëm ankimin ndaj masës së sigurisë që i është caktuar nga GJKKO-ja.

Sipas avokatit Gjokutaj, masa e caktuar ndaj Metës nuk është i bazuar në kriter të përgjithshëm apo të veçantë, ashtu sikurse provat i cilësoi si ‘thashetheme’.

“Depozituam ankimin ndaj vendimit që caktoi masën e sigurimit dhe atij që vendosi vazhdimin e masës arrest me burg ndaj Ilir Metës.

Qëndrimi jonë është kundër kërkesës së SPAK dhe gjykatës që caktoi këtë masë. Kjo masë nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të vecantë për tu vendosur. Edhe nga pikëpamja e dyshimit të arsyeshëm që duhet të bazohet në prova, mund ta them që ky është një vendim i tipit thashethem”, tha Gjokutaj.

Seanca gjyqësore e GJKKO-së u mbajt më 23 tetor, e cila pati dhe shtyrje për 4 orë pasi Ilir Meta pati përplasje me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të posaçëm.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut, Meta akuzohet për veprat penale:

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë
“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”

 

The post I burgosur tek “313” me vendim të GJKKO-së, Ilir Meta ankimon masën e sigurisë tek Apeli i Posaçëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

E nisi sulmues dhe përfundoi në mbrojtje, ja sekretet e interistit Palacios

By: P. Gj.
2 November 2024 at 22:50

I lindur në General Piko më 28 prillin e vitit 2003, në provincën La Pampa në rajonin e Argjentinës qendrore, Tiago Tomas Palacios u rrit në aspektin sportiv në Club Atletiko Kosta Brava, skuadër e qytetit të tij të lindjes për të kaluar te Tajeres në vitin 2019.

Me skuadrën nga Kordoba debutoi si profesionist. Pasi luajti afro 8 ndeshje me Tajeres kalon në huazim te Independiente Rivadavia në janarin e vitit 2024. Në skuadrën e qytetit të Mendozës luan 16 ndeshje mes Primera Divison, Kupën e Ligës dhe Kupën e Argjentinës përpara sesa të transferohej tek Interi në verën e vitit 2024.

NOFKA- Është një mbrojtës me fizik të frikshëm. Palacios është i gjatë 196 cm. Në Argjentinë mbrojtësi i lindur në vitin 2003 ishte i njohur si Kulla e Pampeanës, e lidhur prej vendit të tij të origjinës. Interi e prezantoi Tomasin pikërisht me një video të tillë.

PASIONI- Që kur ishte i vogël, Palacios u dashurua me futbollin prej familjes së tij. Topi ishte një pasion i përbashkët që u transmetua nga babai dhe vëllezërit që kishin luajtur më përpara. Tomas i hodhi hapat e parë i mbështetur prej tyre.

MESI- Si çdo argjentinas, Palacios e adhuron Lionel Mesin. Kapiteni i Argjentinës është idhulli i Tomasit kur ka qenë fëmijë. Lojtari 21-vjeçar në fakt e ka nisur aventurën si sulmues dhe si majtosh inspirohej pikërisht prej Leos.

ARGJENTINASI- Tomas Palacios ishte lojtari i 52-të argjentinas që ka luajtur me historinë e Interit, një shtet që ka pasur lidhje speciale me klubin zikaltër. Mes shumë lojtarëve që ka tërhequr vëmendjen e tij është Lautaro Martinez, me të cilin sot ndan dhomat e zhveshjes.

TRI FJALË- Palacios mund të përshkruhet si një mbrojtës që di të menaxhojë topin në fazën ndërtuese, por edhe i vëmendshëm në markim. Me tre fjalë mund të jetë: agresiv, luftëtar dhe ilirik.

BASKETBOLLI – Pavarësisht dashurisë së madhe për futbollin, Palacios ndjek edhe sporte të tjera. Argjentinasi është i apasionuar me basketbollin, tjetër sport shumë i ndjekur në Argjentinë.

PANORAMASPORT.AL

The post E nisi sulmues dhe përfundoi në mbrojtje, ja sekretet e interistit Palacios appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U vetëdorëzua në polici pas disa muajsh në arrati/ Prokurori merr vendimin për Stresin!

By: gsh
1 November 2024 at 15:10

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.
stresi

Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit, Stresi, u vetëdorëzua sot në policinë e Pejës pas disa muajsh në arrati.

Stresi akuzohet nga personazhi i TikTok, Medi Iseni se e nxori në pritë tek Noizy dhe grupi i tij. Lajmi u konfirmua nga blutë e Kosovës që informuan se Stresi u vetëdorëzua ditën e sotme (1 Nëntor) në Stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00.

Reperi u paraqit sot  në stacionin e policisë bashkë me avokatin e tij.

“Rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, u shpreh zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova.

Personazhi i TikTok, Medi Iseni akuzoi reperin Noizy se e dhunoi me doreza hekuri së bashku me 7 shokë të tij në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok reagoi në një postim në InstaStory ku hodhi akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.

Lajmi u konfirmua nga blutë e Kosovës që informuan se Stresi u vetëdorëzua ditën e sotme (1 Nëntor) në Stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00.

Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok reagoi në një postim në InstaStory ku hodhi akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.

Në një postim tjetër shtoi: “Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.”

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.

“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.

Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.

Lirimi i Noizy-t

noizy1

Kujtojmë se Noizy u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim, pasi e akuzon se bashkë me grupin e tij ka dhunuar personazhin e “TikTok”, Medi Iseni.

Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua më 16 gusht, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.

 Vendimi është marrë nga gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhet të depozitohet brenda një afati 5 (pesë) ditor.

“Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse, duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.”

Pas pothuaj 10 ditësh në paraburgim, Noizy la qelinë pas vendosjes së garancisë pasurore.

Kujtojmë që pas arrestimit të tij në Lezhë, gjykata e la në burg artistin e njohur.Por pas gati 10 ditësh, çështja ka kaluar në Gjykatën e Durrësit, ku edhe Noizy ia ka dalë që të fitojë lirinë.

Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Në një intervistë, Stresi është shprehur se konflikti mes trye ka nisur menjëherë pas performancës së Noizy-t në klubin në fjalë, dhe situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe sipas tij, kanë filluar që të përleshen me njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur mundësi që të komunikojnë.

Stresi ka thënë se bashkë me Noizy-n nuk e kanë prekur asnjërin prej tyre, e as personin e keqtrajtuar, Medi Isenin.

Rrëfimi i Stresit:

“Personi në fjalë, që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.

Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të njeri, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.

Kur kam shkuar në Pejë me performu me Noizy-n, ku ka dalë live dhe ka thënë “do shkon nesër do bëj stila”, një natë më parë kemi dalë edhe bashkë live, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata, kanë qenë 30 veta. Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt që e ka prek, as nuk ka pasur mundësi as me prek.

I kam duart e prera, shenja akoma që kam hyrë me i nda. Kam ngrën gota e prerje në gisht. Unë jam ai që kam thënë  mos, mos. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne më pas kemi ikur drejt Prishtinës. Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, pro në nuk u hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh.

Rrëfimi i Noizy-t

Prej disa ditësh jam bërë pjesë e titujve mediatik si pasojë e një denoncimi të padrejtë kundrejt meje, për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku unë nuk kam gisht fare, zero!

Dua ta nis këtë reagim me një ndjesë të thellë ndaj atyre që janë shqetësuar nga reagimi im. Kjo ka ardhur si pasojë e indinjatës për një kallëzim të rremë e të padrejtë ndaj meje, pasi kurrë nuk jam pëballur me situata të tilla e për pasojë fatkeqësisht nuk kam reaguar në nivelin që do të doja. Edhe njëherë, ndjese.

Mirëkuptoj edhe median që bën punën e saj dhe i kërkoj ndjesë nësë janë keqkuptuar nga reagimi im i nxituar.

Sa më lart dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në Kosovë.

Bashkë më studion e avokatisë të kontraktuar nga unë, do kontribuojmë maksimalisht për të shuar çdo dyshim që rëndon ndaj meje dhe sqaruar këtë ngjarje ku unë jam viktimë e kallëzimit të rremë dhe nuk kam asnjë lidhje.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin e përkrahjen dhe kërkuar ndjesë për këtë situatë të shëmtuar ku më kanë përfshirë.

Ndaj Noizy-t është lëshuar fletëarresti nga autoritetet kosovare, të cilat po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftim.

Çfarë deklaroi më parë Noizy?

Pasi ngjarja bëri bujë, Noizy reagoi lidhur me akuzat ndaj tij ku deklaroi se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizy-t “shumicën nuk i njoh dhe s’ja kam idenë se kush janë”.

“Jam shtang nga kjo gjë sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysëm fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkroi reperi.

Ai shtoi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TikTok.

“Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok”, shkroi reperi.

Deklarata e plotë:

Une nuk preka asnje person ate nate ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyre ne dhomen e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi ne fjale bashke me 3 shoket e tij) është sulmuar nga plot djem qe shumicen nuk i njoh dhe sja kam idene se kush jane.

Jam shtang nga kjo gje se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin te them as nje gjysem fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi me ka shoqeruar jashte discos ne makin dhe kemi ikur, bashk me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe ne video nuk dukem une, sepse une nuk kam qen aty ne ate moment.

Vetem di te them se une isha ne pune kur ai vendosi me ardh mem ra ne qaf sepse i kishte premtuar dikujt nje nate me para ne TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bej pompa”. Dhe, pse ka pas aq shume njerz ne backstage kur ti vendose te hyje aty se di, por di te them se keshtu ndodh ne cdo koncert, hyjn e dalin plot njerz Fansat/Kamarjer/Sigurima/Miq/Koleg etj.

Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok.

The post U vetëdorëzua në polici pas disa muajsh në arrati/ Prokurori merr vendimin për Stresin! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Më keq se janë s’kanë ku shkojnë”- Rama ironizon opozitën: Ranë në gropën që i bënë vetes, nuk ia kemi bërë ne

By: gsh
30 October 2024 at 11:38

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë një takimi me pensionistët në Durrës, ku u shpreh se “më keq se janë s’kanë ku shkojnë”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ranë në gropën që i bënë vetes, nuk ia kemi bërë ne”.

Diskutimi mes tyre:

Qytetari: Pensionet nuk janë si puna e rrogave, që kërkojnë rritje, janë tek kontributi, por e shpjegojnë ndryshe ata që kanë bërë ’97 dhe …

Edi Rama: A të lutem, se është kohë e bukur me diell, ç’na duhen ne ata, lëri tani

Qytetari: Po atyre çfarë u duhet me ne?

Edi Rama: Lërë

Qytetari: Nga kjo përfitojnë ata zoti Kryeministër se jemi të butë

Edi Rama: Shiko të lutem se kemi ardhur për pensionet, butësia dhe durimi janë virtyt. Do të flasim për pensionet? Lëri ata të ‘;97 Më keq se janë s’kanë ku shkojnë.

Qytetari: Më zi se janë

Edi Rama: Pse ua.. lëri tani, janë në gropën që i kanë bërë vetes, nuk ia kemi bërë ne. Lëri tani, kohë e bukur

The post “Më keq se janë s’kanë ku shkojnë”- Rama ironizon opozitën: Ranë në gropën që i bënë vetes, nuk ia kemi bërë ne appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U mor i pandehur nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’, reagon kryebashkiaku i PS: Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji

By: gsh
29 October 2024 at 11:36

Kryebashkiaku i PS, Eduard Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Ai është shprehu se ka firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.

Mësohet se Duro akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje.

The post U mor i pandehur nga SPAK për ‘shpërdorim detyre’, reagon kryebashkiaku i PS: Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Elisa Spiropali viziton Vatikanin! Pritet nga Papa Françesku: I shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim për kontributin e paçmuar për Shqipërinë

By: gsh
28 October 2024 at 13:25

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Spiropali thotë se i shprehu Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit

elisa 23

“Sot pata nderin e rrallë dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme të pritem në audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, i shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”, shkruan Spiropali në Facebook.

The post Elisa Spiropali viziton Vatikanin! Pritet nga Papa Françesku: I shpreha Shenjtërisë së Tij falënderim për kontributin e paçmuar për Shqipërinë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Erion Veliaj bën ndryshime në drejtoritë kryesore, zbulohen emrat e rinj në krye të Bashkisë së Tiranës! Nga Policia Bashkiake tek UKT

By: P. Gj.
25 October 2024 at 12:41

Janë zbuluar emrat e rinj që zëvendësuan në poste 12 drejtorët e drejtorive kryesore të Bashkisë Tiranë që u shkarkuan nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë do të drejtohet nga Elda Muçi, ndërsa Policia Bashkiake nga Toni Beni.

Në krye të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Ndriçimit është emëruar Piro Sinjari, kurse drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit e ka marrë Blerta Dardha.

Tirana Parking do të drejtohet nga Flavio Barçi, ndërsa Kopshti Zoologjik nga Ervis Rrahmani.

Gjithashtu, janë ndryshuar edhe drejtorët e dy qendrave sociale, që nga sot drejtohen nga Aldo Aga dhe Gentjana Lasku.

Në drejtimin e Shtëpisë Studio “Kadare-Agolli” është emëruar Anisa Ymeri, kurse drejtor i Rezidencës Studentore në Qytetin Studenti do të jetë Renato Pashollari.

Emrat:

UKT – Elda Muçi

Policia Bashkiake – Toni Beni

DPN2 – Piro Sinjari

Tirana Parking – Flavio Barçi

Kopshti Zoologjik – Ervis Rrahmani

Shtëpia Studio “Kadare-Agolli” – Anisa Ymeri

RSU1 “Qyteti Studenti” – Renato Pashollari

AMK – Blerta Dardha

Qendra Komunitare Shkozë – Aldo Aga

Qendra Sociale “Strehëza” – Gentjana Lasku

 

LEXONI EDHE:

Erion Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës! Ndryshime në UKT dhe Policinë Bashkiake

The post Erion Veliaj bën ndryshime në drejtoritë kryesore, zbulohen emrat e rinj në krye të Bashkisë së Tiranës! Nga Policia Bashkiake tek UKT appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U thirr një ditë më parë nga SPAK për t’u njohur me akuzat, deputeti i PS, Plarent Ndreca, merret i pandehur

By: P. Gj.
25 October 2024 at 12:34

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është marrë nga Prokuroria e Posaçme si i pandehur.

Ndreca akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

Vetëm një ditë më parë, SPAK i bëri thirrje Ndrecës për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme dhe të njihet me akuzën që rëndon ndaj tij. Raportohet se është paraqitur avokati i socialistit, Ermal Yzeiraj, të cilit  SPAK i ka komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”.

Ndreca akuzohet për abuzim me një tender për rikonstruksionin e 4 komisariateve gjatë kohës që mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

 

The post U thirr një ditë më parë nga SPAK për t’u njohur me akuzat, deputeti i PS, Plarent Ndreca, merret i pandehur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Anëtarja e GjK partnere e Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares nga çështja e tij: Është në konflikt interesi

By: P. Gj.
24 October 2024 at 15:04

Në kohën kur gjykata kushtetuese ka njoftuar 19 nëntorin si datën e shqyrtimit të çështjes së Sali Berishës, ish-kryeministri ka bërë lëvizjen e radhës duke paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari.

Në dokumentin e dorëzuar nga ish-kryeministri tashmë i pandehur për korrupsion, thuhet se Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit, është është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe voto pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti argumentojnë avokatët ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

Në përgjigje të interesimit të News 24, Kushtetuesja konfirmoi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Xhaferllari nuk është marrë ende në shqyrtim nga trupa gjyqësore.

Ish-kryeministri kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjykatës lidhur me masën e parë të sigurisë atë të detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit, të cilën refuzoi ta zbatonte. Vendimet sipas tij janë marrë në shkelje të Kushtetues, pasi iu kufizua liria në një kohë që SPAK duhet të kishte marrë autorizim në Kuvend, për sa kohë ai është deputet.

Ndërkohë këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme seanca e parë paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, nuk u zhvillua pasi u konstatuan problematike me njoftimet e të pandehurve. Seanca e radhës u shty për në datë 29 nëntor. Sali Berisha akuzohet për korrupsion në bashkëpunim me dhëndrin Jamarbër Malltezi lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Të pandehur janë edhe biznesmenët Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi dhe juristja Andia Pustina.

The post Anëtarja e GjK partnere e Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares nga çështja e tij: Është në konflikt interesi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ilir Meta dhe shëndeti i tij pas arrestit, Tedi Blushi: Është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore! Në rast se i ndodh gjë papritur, përgjegjësia do jetë e…

By: P. Gj.
24 October 2024 at 14:50

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, në një konferencë për media, ka treguar se si është gjendja shëndetësore ish-Presidentit, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli tek burgu 313-ta pasi GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” ndaj tij.

Blushi u shpreh se Meta ndodhet në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

Sipas tij, nëse kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndodh gjë e papritur, Blushi shprehet se “përgjegjësia do të jetë personale e Ramës.”

Tedi Blushi: Është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, më i fortë dhe më të freskët se kurrë. Në gjendje të shkëlqyer, në rast se Metës i ndodh diçka e papritur përgjegjësia do të jetë personale e Ramës.

Ilir Meta ka mbështetjen e të gjithë Partisë, të gjithë strukturave.

Kështu që mos lexoni këta debilat lart e poshtë. Mbështetja e Metës është e plotë, jemi në kontakt çdo çast me të. S’duhet ketë asnjë shqetësim për gjendjen e tij shëndetësor, zero. Do përballemi dhëmb për dhëmb e çdo çmim me këtë regjim.

The post Ilir Meta dhe shëndeti i tij pas arrestit, Tedi Blushi: Është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore! Në rast se i ndodh gjë papritur, përgjegjësia do jetë e… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

BIRN: Zgjidhet me kontestime kryetari i ri i KLGJ

By: P. Gj.
22 October 2024 at 19:42

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi të martën përmes një procesi të kontestuar Ilir Rusin si kryetarin e ri në vend të Naureda Llagamit, ndërsa në pozicionin e zv.kryetarit u zgjodh anëtarja Yllka Rupa.

Kundërshtimi erdhi që në fillim të seancës nga anëtarja më e re e Këshillit, Violanda Theodhori, e cila deklaroi se ishte njoftuar vetëm të hënën për zgjedhjen e kryetarit të ri përmes një shkrese të panënshkruar dhe të dërguar me email. Sipas Theodhorit, duhen të paktën shtatë ditë nga momenti i hapjes së thirrjes, që kandidatët të paraqesin interesin e tyre.

Theodhori theksoi se këto rrethana e vendosin në pamundësi objektive për të kandiduar. Sipas saj, situata e krijuar është jo vetëm e paligjshme, por dhe i vendos kandidatët në kushte të pabarabarta. Ajo kërkoi që për shqyrtimin e pikës së dytë të rendit të ditës të caktohej një datë tjetër, ose të hiqej nga rendi i ditës.

Zëvendëskryetari Ilir Rusi ndërhyri duke nënvizuar se ishin duke vepruar sipas ligjit dhe se mbledhja prandaj ishte cilësuar si jo e zakonshme. Ai kërkoi vijimin e shqyrtimit të pikës së parë, ku u miratua deklarimi i mbarimit të mandatit të ish-kryetares Naureda Llagami.

Procedura e ndjekur u kontestua dhe nga anëtari tjetër jomagjistrat, Bledar Bajri. Ai tha se anëtarja më e re sapo kishte ardhur dhe nuk i është dhënë mundësia për të kandiduar. Bajri theksoi se e mbështet Theodhorin që të mund t’i jepet mundësia asaj dhe secilit për të shprehur interesin, nëse e vlerëson.

Bajri ngriti pikëpyetje mbi procedurën që po ndiqej. Ai e pyeti Rusin, se në rast të shprehjes së interesit për kryetar, a do të duhej të dorëhiqej si zëvendëskryetar dhe ta drejtonte mbledhjen anëtari më i vjetër, me qëllim që të mos kishte kontradikta në procesin e përzgjedhjes.

Rusi u shpreh se kjo nuk është mbledhja e parë e Këshillit dhe se e ka ai tagrin ta drejtojë si zëvendëskryetar, në mungesë të kryetares. Por, Bajri këmbënguli duke nënvizuar se mendonte se Rusi duhej të hiqte dorë, me qëllim që kandidimi të kryhej në mënyrë të barabartë.

Kërkesa e Theodhorit për shtyrje dhe Bajrit për dhënie kohe të martën, u rrëzua nga shumica e anëtarëve të KLGJ.

Në vijim, paraqitën interes për pozicionin e kryetarit, zëvendëskryetari Ilir Rusi që po drejtonte mbledhjen dhe anëtari Bledar Bajri. Dy kandidatët, pa paraqitur ndonjë platformë lidhur me vizionin dhe mënyrën për drejtimin e këshillit, u votuan nga gjithë anëtarët e këshillit.

Ilir Rusi mori 10 vota pro, ndërsa Bajri votoi veten.

Pasi u zgjodh si kryetar, Rusi tha se pozicioni i zëvendëskryetarit mbetet i lirë. Në vijim anëtari Klodian Kurushi propozoi që të shtohet në rend dite edhe zgjedhja e zëvendëskryetarit. Nga tre anëtarët që paraqitën interes për këtë pozicion, Violanda Theodhori, Albenc Tabaku dhe Yllka Rupa, u zgjodh kjo e fundit si zëvendëskryetare. Edhe tre kandidatët për zëvendëskryetar nuk paraqitën ndonjë platformë para Këshillit.

E pyetur nga BIRN lidhur me këtë rrethanë, koordinatorja për të drejtën e informimit, Blerta Ngucaj tha se ligji dhe rregullorja e këshillit, nuk parashikojnë që për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit, të paraqiten prej tyre platforma. Ajo shtoi se kjo praktikë është mbajtur.

Kryetari i ri i KLGJ-së, Ilir Rusi u zgjodh anëtar në mars të vitit 2022 nga radhët e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, me një mandat pesë vjeçar. Atëherë ai mori dhe funksionin e zëvendëskryetarit që e mbajti deri të martën.

Zëvendëskryetarja Yllka Rupa është zgjedhur si anëtare e KLGJ po ashtu nga radhët e pedagogëve, më datë 2 shkurt 2022.

The post BIRN: Zgjidhet me kontestime kryetari i ri i KLGJ appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

E akuzuar për aferën e inceneratorëve, Etleva Kondi kërkon ndyshimin e masës së sigurisë! GJKKO merr vendimin

By: gsh
22 October 2024 at 14:24

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Etleva Kondit, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e inceneratorëve dhe që akuzohet për “Shpërdorim detyre”, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj saj.

Kondi kërkonte zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova.

“U vendos rrëzimi i kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvëndësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova”, thuhet në njoftim.

Vendimi është marrë trupi gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Ajo akuzohet për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesja Etleva Kondi me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 228 e vijues, 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 593, datë 22.10.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkueses Etleva Kondi, me nr. 593 regj., datë 21.10.2024, me objekt zëvëndësimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, si një kërkesë e pabazuar në ligj dhe prova.

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 22.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post E akuzuar për aferën e inceneratorëve, Etleva Kondi kërkon ndyshimin e masës së sigurisë! GJKKO merr vendimin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U akuzua për fshehje pasurie, GJKKO pushon çështjen për ish-magjistratin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza

By: gsh
22 October 2024 at 14:10

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka pushuar me kërkesë të SPAK çështjen ndaj ish-magjistratit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i akuzuar për fshehje pasurie.

“Pushimin e çështjes penale që i përket proçedimit penal me Nr.137/4 të vitit 2021, të rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Problemet për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza nisën gjatë vetingut të kryer ndaj tij, ku në përfundim të hetimit administrativ, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë; kishte fshehur dhurata nga palët që kishte gjykuar; kishte kryer deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit; si dhe kishte kontakte të papërshtatshme.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në KPK më 10 korrik 2018, përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit bëri të ditur se ishte zbuluar një dënim me 40 ditë burg për vjedhje në Itali në vitin 1999, të cilën Thanza nuk e kishte pasqyruar në vetëdeklarim. Vendimi i shkarkimit të Thanzës u gjet i drejtë dhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Paralelisht me procesin e vetingut, Thanza iu nënshtrua edhe një procesi penal për mosplotësimin e saktë të formularit të dekriminalizimin dhe u dënua me 9 muaj burg në maj të vitit 2019, që u konvertua në 18 muaj shërbim prove. Në vitin 2021, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata respektive vendosi sekuestrimin e banesës dhe të një garazhi të Thanzës.

 

NJOFTIM I GJKKO

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 30.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal me nr. 137/4, të vitit 2021, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal”.
  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, bazuar në nenet 328 e vijues të K.Pr.Penale dhe nenin 257/a të K.Penal, me vendimin Nr. 117, datë 22.10.2024, vendosi:
  1. Pranimin e kërkesës.
  1. Pushimin e çështjes penale që i përket proçedimit penal me Nr.137/4 të vitit 2021, të rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
  1. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
  1. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga i pandehuri në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 22.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post U akuzua për fshehje pasurie, GJKKO pushon çështjen për ish-magjistratin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U arrestua me urdhër të SPAK, Jurgis Çyrbja mbërrin në Gjykatë! Ish-deputeti pritet të njihet me masën e sigurisë

By: gsh
22 October 2024 at 08:35

Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Jurgis Çyrbja u arrestua të dielën (20 tetor) në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017.

Sipas SPAK, ai akuzohet për tre vepra penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Mësohet se ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masen e sigurimit “arrest në burg”.

Ish-deputeti i PS, u vu në pranga pak ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur nga SPAK. Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, Jurgis Çyrbja ka deklaruar se ky vendim nuk erdhi nga shqetësime të natyrës ligjore, por sepse kishte nevojë të kujdeset për shëndetin.

The post U arrestua me urdhër të SPAK, Jurgis Çyrbja mbërrin në Gjykatë! Ish-deputeti pritet të njihet me masën e sigurisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“U shkel detyrimi ligjor për ruajtjen e sekretit hetimor” -SPAK doli me njoftim zyrtar, Kryemadhi: Dosja me 167 faqe, nuk provohet të kem depozituar në mbështetje të aludimeve

By: P. Gj.
21 October 2024 at 20:44

Monika Kryemadhi ka reaguar sërish lidhur me aksionin e sotëm të urdhëruar nga GJKKO-ja, por këtë herë për njoftimin zyrtar nga SPAK-u, ku komunikohen 6 rastet e korrupsionit të kryera prej saj dhe kreut të PL-së, Ilir Meta, i cili u vendos nën pranga.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi u shpreh se është kryer shkelje e detyrimit ligjor për ruajtjen e sekretit hetimor.

“Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor.

Këtë detyrim iu a imponon neni 279 i Kodit të Procedurës Penale. Këtë nen ka përdorur SPAK-u edhe për t’i mbyllur gojën gazetarëve kur kanë pasur material për të folur mbi korrupsionin apo krimet e qeverisë së Edi Ramës.”, tha ajo

Nga ana tjetër, ajo zbulon se dosja është 167 faqe. Sipas Kryemadhit, në këto faqe “nuk pasqyrohet në asnjë rresht, asnjë e dhënë lidhur me provat që unë kam depozituar në mbështetje të pretendimeve të mia, të cilat rrëzojnë aludimet e SPAK.”

 

Reagim i Kryemadhit:

Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor.

Këtë detyrim iu a imponon neni 279 i Kodit të Procedurës Penale. Këtë nen ka përdorur SPAK-u edhe për t’i mbyllur gojën gazetarëve kur kanë pasur material për të folur mbi korrupsionin apo krimet e qeverisë së Edi Ramës.

Në këtë deklaratë, ndër të tjera bëhet me dije nga prokuroria e posaçme se kjo çështje është ende nën hetim, ndërkohë që prokuroria vetë ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time, për të cilat, unë gjatë hetimit kam arritur të vërtetoj të kundërtën nëpërmjet provave shkresore dhe aktit të ekspertimit kontabël të certifikuar, që kam depozituar pranë SPAK prej kohësh.

Çuditërisht, në 167 faqe vendim, me të cilin është disponuar caktimi i masës së sigurimit personal, nuk pasqyrohet në asnjë rresht, asnjë e dhënë lidhur me provat që unë kam depozituar në mbështetje të pretendimeve të mia, të cilat rrëzojnë aludimet e SPAK.

Ju sot ligjërisht më keni komunikuar faktin se ndaj meje në cilësinë e personit nën hetim të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale është caktuar një masë sigure, ndërkohë që edhe pse kam ende cilësinë e personit nën hetim, ju, xhelatët e bindur të Edi Ramës politikisht shpreheni se unë dhe familja ime akuzohemi, ndërkohë që këtë gjë në fazë të hetimit, nuk mund ta bëni as ligjërisht, as publikisht.

Deklarata e sotme e SPAK duket e shkruar në zyrën e Propagandës të Edi Ramës.

Pasi, për familjen time SPAK shkel çdo të drejtë të njeriut të mbrojtur nga Konventat Europiane dhe Kushtetuta, për një proces të rregullt ligjor, kurse për mafiozët në karriget e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tyre përulen dhe nuk shohin krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve.

Intimidimi i SPAK në bashkëpunim me Edi Ramën, ndaj gjyqësorit shqiptar, duke manipuluar opinionin publik përmes nxjerrjes së sekretit hetimor dhe duke paraqitur si fakte disa akuza të rreme dhe të pabaza, do të marrë përgjigjen e merituar në çdo shkallë të gjyqësorit brenda dhe jashtë vendit.

SPAK mund të bëjë akuzën, por kurrësesi gjyqin! Kjo i takon vetëm gjykatës dhe përballja e gënjeshtrave me motivacion politik, me të vërtetat do të jetë kudo dhe ndaj kujtdo, me të njejtën monedhë.

The post “U shkel detyrimi ligjor për ruajtjen e sekretit hetimor” -SPAK doli me njoftim zyrtar, Kryemadhi: Dosja me 167 faqe, nuk provohet të kem depozituar në mbështetje të aludimeve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Nga janari-shtator kishim 4.5 mln vizitorë!” -Kumbaro në parkun Drilon-Tushemisht: Interesi i turistëve në zonat e mbrojtura është në rritje

By: P. Gj.
19 October 2024 at 14:46

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka qenë e pranishme në Parkun Natyror Drilon-Tushemisht ditën e sotme, së bashku me fondacionin Shqiptaro-Amerikan, nga ku foli për menaxhimin e zonave të mbrojtura në vendin tonë.

Kumbaro u shpreh se nga janari i këtij viti, e deri në fund të shtatorit zonat e mbrojtura janë vizituar nga 4.5 milionë turistë.

Sipas ministres, interesi për vizitën e zonave të mbrojtura është në rritje.

Mirela Kumbaro: Zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë bashkëjetuar dhe janë të tilla falë njerëzve që jetojnë dhe punojnë në këto zona. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur hapësira gjigante krejt të egërta pa ndërhyrje nga njerëzit. Njerëzit përmes traditës, zakoneve dhe artizanatit bujqësor apo urban kanë bërë që të kemi zona të tilla të mbrojtura siç është Tushemishti, Driloni. Një falënderim shumë të sinqertë për Fondacionin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim. Nga janari deri në fund të shtatorit kemi pasur 4.5 mln vizitorë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Është shifër e barabartë me totalin e vizitorëve në vitin e kaluar në këto zona që do të thotë interesi për vizitorët për zonat e mbrojtura është në rritje.

Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë pamje nga vizita e Mirela Kumbaros, e cila përveçse Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, ka qenë gjithashtu e shoqëruar dhe nga Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Niko Peleshi.

Rama shkruan se ndërhyrja në Parkun Natyror Drilon-Tushemisht ka sjellë një ‘tjetër hov’ turizmit të natyrës.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Parku Natyror Drilon-Tushemisht tërësisht i rilindur, ku bashkë me Qendrën e re të Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec
Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komunitetit ️

The post “Nga janari-shtator kishim 4.5 mln vizitorë!” -Kumbaro në parkun Drilon-Tushemisht: Interesi i turistëve në zonat e mbrojtura është në rritje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌