“Ishin 10 vitet më të mira të jetës sime !”-Ylli i Hollywood-it flet për terheqjen nga aktrimi: Isha e lirë për të qenë nënë dhe bashkëshorte
Aktorja e njohur amerikane, Cameron Diaz, e cila hoqi dorë nga aktrimi një dekadë më parë, ka pohuar se vitet e fundit kanë qenë “10 vitet më të mira të jetës së saj”.
Në një emision Cameron Diaz foli rreth shkëputjes nga aktrimi për rreth një dekadë.
Cameron Diaz tashmë 52 vjeçe, hoqi dorë nga aktrimi në vitin 2014. Ajo tha se tërheqja e saj pas një dekade nga aktrimi ishte zgjedhja më e mirë që kishte bërë.
Kjo për arsye se asaj i ka pëlqyer të jetë “e lirë” dhe të jetë një nënë dhe bashkëshorte larg vëmendjes së medias.
“O Zot, më pëlqeu. Ishin 10 vitet më të mira të jetës sime ! Isha e lirë për të qenë nënë, grua dhe për të jetuar jetën privatësisht” – u shpreh ajo.
Aktorja 52 vjeçare ka luajtur në filmin “Back In Action” në bashkëpunim me aktorin Jamie Foxx.
Ajo luajti rolin e “Miss Hannigan” në xhirimin e Annie në 2014. Ylli i Hollywood-it, debutoi në aktrim me komedinë hit të vitit 1994, The Mask.
Ajo tha se pas daljes në pension refuzoi për vite me radhë kërkesa të shumta dhe oferta aktrimi që i vinin, por ajo tha se nuk donte ta refuzonte rolin me aktorin e njohur Foxx.
“Nëse do të largohem nga familja ime për 10 orë në ditë – dua ta bëj me… njeriun më të talentuar në aktrim,” tha ajo për aktorin Jamie Foxx.
Ajo gjithashtu ka luajtur komedi me aktorët Keanu Reeves dhe Jonah Hill.
The post “Ishin 10 vitet më të mira të jetës sime !”-Ylli i Hollywood-it flet për terheqjen nga aktrimi: Isha e lirë për të qenë nënë dhe bashkëshorte appeared first on Gazeta Shqiptare Online.