Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Main stream

Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij Nicola Peltz u shfaqën të buzëqeshur në paraqitjen e tyre të parë që nga drama familjare

23 January 2026 at 10:57


Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, u shfaqën të buzëqeshur në paraqitjen e tyre të parë publike nga drama me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.

Pavarësisht vëmendjes së madhe ndërkombëtare ndaj çiftit kontrovers mes zhvillimeve familjare, të enjten ata shijuan një shëtitje të qetë në Malibu me qenin e tyre, duke ecur të përqafuar.

Kjo paraqitje shënon daljen e parë publike për kuzhinierin 26 vjeç, dhe aktoren, 31 vjeçe, që nga publikimi i deklaratës ku Brooklyn lëshoi një sërë akuzash ndaj prindërve të tij, që përfshinin bashkëshorten e tij.

Në kontrast të fortë me fjalët e ashpra të deklaratës, Brooklyn dukej i lumtur dhe i relaksuar teksa shëtiste përgjatë plazhit me Nicola-n dhe qenin e tyre të adoptuar, Lamb.

Një pjesë e deklaratës përfshinte gjithashtu një akuzë se Victoria kishte refuzuar të ndihmonte kur Nicola kërkoi mbështetjen e saj për të shpëtuar qentë e zhvendosur gjatë zjarreve në Los Angeles në fillim të këtij viti.

Kjo situatë, sipas burimeve, ishte një goditje e madhe për çiftin, i cili më parë kishte “lënë gjithçka mënjanë” për të mbështetur familjen Beckham në shfaqje mode, festa dhe ngjarje të tjera mediatike.

Yesterday — 22 January 2026Main stream

“E dua mamin tim të bukur, babi im është heroi im absolut”/ Kur Brooklyn Beckham idolizoi publikisht prindërit e tij

By: gaze tare
22 January 2026 at 19:38

Brooklyn Beckham i kishte idolizuar publikisht prindërit e tij disa vite para përçarjes në familjen e tij. 26-vjeçari mund t’i ketë “sulmuar” David dhe Victoria Beckham disa ditë më parë në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram , duke pretenduar se ata po përpiqeshin të shkatërronin marrëdhënien e tij me gruan e tij, Nicola Peltz, por në vitin 2017, në librin që kishte publikuar, ai foli me fjalët më të mira për ta dhe ishte mirënjohës që ishin në jetën e tij.

Brooklyn Beckham publikoi një libër fotografish të titulluar “Çfarë shoh” nëntë vjet më parë, i cili ishte i mbushur me foto të prindërve dhe vëllezërve e motrave të tij, shumë prej të cilave shoqëroheshin me mbishkrime që shprehnin admirimin e tij për ta.

Në një foto ku ai pozoi duke mbajtur syze dielli nga kompania e nënës së tij, ai shkroi: “Jam shumë krenar për mamin tim”, ndërsa në një foto të Victoria Beckham shkroi: “E dua mamin tim. Ajo duket kaq e bukur këtu. Kjo është një foto që i bëra kur ishim bashkë në një udhëtim bamirësie në Kenia”.

Sa i përket babait të tij, Davidit, Brooklyn shkroi për të: “Babai im: heroi im absolut (dhe është gjithashtu shumë fotozhenik). E bëra këtë foto ndërsa isha me pushime në Kaliforni, në një vend të mrekullueshëm për mëngjes. Sigurisht, hëngrëm një mëngjes tradicional anglez.” Pranë një fotoje tjetër me ish-futbollistin, 26-vjeçari shkroi: “Babi është një nga njerëzit e mi të preferuar për të kaluar kohë. Ai gjithmonë më bën të qesh.”

Problemet e Brooklyn Beckham me familjen e tij filluan në vitin 2022 kur ai vendosi të martohej me Nicola Peltz, me thashetheme që fillimisht thoshin se Victoria Beckham do të bënte fustanin e nusërisë së gruas së 26-vjeçarit, gjë që në fund nuk ndodhi dhe e bëri atë të pakënaqur. Nga ana tjetër, raportohet se lindi një problem sepse Nicola nuk donte të vishte fustanin e nusërisë së Victorias dhe zgjodhi Valentino-n, duke shkaktuar pakënaqësinë e Victorias.

Pak më vonë, situata u qetësua midis dy palëve, megjithëse shumë pretenduan se atmosfera ishte ende e tensionuar. Thashethemet për një ndarje u rikthyen në vitin 2025, kur Brooklyn nuk u shfaq për ditëlindjen e babait të tij, ndërsa disa muaj më parë, i riu vendosi të bllokonte të gjithë anëtarët e familjes së tij në rrjetet sociale, duke shkuar deri aty sa të postonte rreth asaj që e çoi në këtë vendim, duke konfirmuar se tani janë larguar.

The post “E dua mamin tim të bukur, babi im është heroi im absolut”/ Kur Brooklyn Beckham idolizoi publikisht prindërit e tij appeared first on iconstyle.al.

Brooklyn Beckham 'godet' me një tjetër veprim prindërit e tij - përmes Instagramit u çon mesazh se tani ai sheh botën vetëm përmes syve të gruas së tij

22 January 2026 at 11:54


Brooklyn Beckham ka ndryshuar së fundmi foton e profilit në Instagram, një veprim që ka shkaktuar shqetësim si brenda familjes së tij, ashtu edhe te fansat. Ky ndryshim vjen pasi ai publikoi një deklaratë të gjatë, ku akuzoi prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, se e kanë kontrolluar dhe kanë ndikuar negativisht në marrëdhënien e tij me bashkëshorten Nicola Peltz.

Pas akuzave publike, Brooklyn përditësoi foton e profilit në Instagram, duke postuar një imazh të realizuar nga mbrapa, ku duken qafa dhe pjesa e pasme e kokës, ndërsa në fokus është tatuazhi i syve të Nicolës.

Sipas raportimeve të The Sun, anëtarët e familjes Beckham e kanë interpretuar këtë veprim si një mesazh simbolik, që nënkupton se Brooklyn tashmë “e sheh botën nga perspektiva e Nicolës”. Megjithatë, tatuazhi nuk përfshin vetëm sytë e saj.

Foto: Brooklynpeltzbeckham/Instagram

Poshtë tyre është tatuar edhe një letër që Nicola i kishte shkruar Brooklyn-it para martesës, ku thuhet: “Dashuria ime e përjetshme. Lexoje këtë sa herë që ndihesh i mbingarkuar. Dua ta dish sa shumë je i dashur. Ke zemrën më të mirë që kam njohur ndonjëherë dhe shpresoj të mos vijë kurrë dita pa dashurinë tënde. Mendoj se je i jashtëzakonshëm. Thjesht dije se gjithçka mund ta kalojmë bashkë, nëse merr frymë ngadalë dhe beson. Të dua pafund. Gjithmonë e jotja, bashkëshortja jote e ardhshme”.

Foto: Brooklynpeltzbeckham/Instagram

Një mik i Brooklyn-it ka deklaruar për mediat se ky veprim është “i tepruar dhe pothuajse alarmues”, duke shtuar: “Të shfaqësh në këtë mënyrë përkushtimin ndaj një marrëdhënieje ngre pikëpyetje. Pse ndjen nevojën ta bëjë këtë publikisht?”

Tensionet u shtuan edhe më shumë pasi vëllai i tij, Cruz Beckham, pëlqeu një video të nënës së tyre, Victoria Beckham, duke kërcyer me këngën e saj “I’m Not Such An Innocent Girl”. Përshkrimi i videos bënte shaka me të ashtuquajturin “vallëzim kontrovers” në dasmë. Edhe pse pëlqimi u hoq më vonë, shumë e panë këtë si një veprim që vetëm sa “hodhi benzinë në zjarr”.

Kujtojmë se Beckham, 26 vjeç, në deklaratën e tij publikoi një sërë akuzash ndaj prindërve, duke u ndalur veçanërisht te dita e dasmës. Ai shkroi se gjatë vallëzimit të parë, nëna e tij kishte kërcyer me të në një mënyrë që e përjetoi si të papërshtatshme, përpara të ftuarve, duke shtuar se “kurrë në jetën e tij nuk ishte ndjerë më i turpëruar dhe i poshtëruar”.

Prej kohësh kishte dyshime se marrëdhëniet brenda familjes nuk ishin të mira, pasi Brooklyn dhe Nicola Peltz mungonin në postimet e pjesës tjetër të familjes në rrjetet sociale. Videoja e vallëzimit të përfolur nuk është publikuar kurrë, pasi të ftuarve në dasmë u ishte kërkuar të dorëzonin telefonat. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Ish-e dashura i del në mbrojtje Brooklyn: Victoria nuk më pëlqente

21 January 2026 at 15:23


Ndërsa deklarata e fortë e Brooklyn Beckham për raportet e tensionuara me familjen e tij vazhdon të shkaktojë reagime të shumta, një nga ish-të dashurat e tij më të njohura, këngëtarja Tallia Storm, ka dalë hapur në mbështetje, duke u shprehur për Mirror se ajo është pa asnjë dyshim “Me Brooklyn”.

Duke kujtuar lidhjen e tyre në adoleshencë, rreth vitit 2014, Tallia e përshkruan Brooklynn si “dashurinë e saj të parë”.

Ajo tregon se të dy ishin vetëm 16 vjeç dhe se ishte vajza e parë që u pa publikisht në krah të tij.

Foto: Instagram

Në atë periudhë, Tallia po performonte në një koncert në Hanover Square në Londër dhe Brooklyn ishte i ftuar të merrte pjesë.

Por ajo që ndodhi më pas e la të tronditur.

“Victoria dërgoi një ekip sigurie gjatë ditës për të kontrolluar ambientin”, tregon Tallia.

“Mendova se ishte pak e tepruar, por në rregull. Kur erdhi mbrëmja, Brooklyn hyri me motrën time ndërsa unë po bëja provat e zërit, dhe kur u larguam jashtë kishte rreth 20 paparacë".

David dhe Victoria

Ajo shton se ishte hera e parë që përballej me një situatë të tillë.

“U frikësova shumë. Nuk doja që Brooklyn të mendonte se unë i kisha thirrur paparacët".

Në një rast tjetër, Tallia thotë se ishte planifikuar të merrte pjesë me Brooklynn në 'Global Gift Gala', një event i organizuar nga aktorja Eva Longoria, mike e afërt e Victorias. Por planet ndryshuan në momentin e fundit.

“Isha tashmë brenda sallës kur Brooklyn më shkroi dhe më tha: ‘Mami nuk më lejon të vij, më vjen keq’. Dhe kaq. Është e qartë se Victoria nuk më pëlqente", shprehet ajo.

Tallia thekson se sa herë e ka takuar Brooklynn ndër vite, ai ka qenë gjithmonë i thjeshtë dhe i sjellshëm, por e cilëson gjithë situatën si një “stuhi krejtësisht të panevojshme”.

Brooklyn dhe Nicola

Sipas saj, kjo përvojë ka ndikuar negativisht edhe në imazhin e saj publik.

“Më kanë parë gjithmonë sikur kërkoja famë. Është një rrjetë e ndërlikuar nga e cila nuk dua të jem pjesë".

Ajo shton se nuk ka përfituar kurrë financiarisht nga lidhja e saj me Brooklynn dhe beson se, me kalimin e kohës, e vërteta gjithmonë del në pah.

“Isha ende në shkollë kur u njohëm. Nuk ishim asgjë më shumë se dy fëmijë me një simpati reciproke”, thotë ajo.

“Jam 100 për qind me Brooklyn. Çfarë ka kaluar ai në atë që unë e quaj ‘rrjeta Beckham’ është shumë për këdo. Ka ardhur momenti të thotë ‘mjaft’ dhe të marrë kontrollin e jetës së tij".

Sa i përket bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, Tallia shprehet se, edhe pse nuk e njeh personalisht, beson se është shpirti binjak i Brooklynn dhe se ata janë një çift i përkryer. /Telegrafi/

A mund ta shkatërrojë Brooklyn markën familjare?

By: gaze tare
21 January 2026 at 11:09

Brooklyn Peltz Beckham, djali i madh i Sir David dhe Victoria Beckham, ka bërë deklarata tronditëse publike duke akuzuar prindërit e tij se kanë vënë gjithmonë “Markën Beckham” mbi familjen, ndërsa ndërtonin imazhin e tyre global dhe perandorinë e biznesit. Pretendimet e tij rrezikojnë të dëmtojnë jo vetëm reputacionin publik të çiftit, por edhe marrëdhëniet e tyre private familjare.

Në dokumentarin e tij në Netflix të vitit 2023, David Beckham shprehej se ai dhe Victoria ishin përpjekur t’u jepnin fëmijëve një “edukim sa më normal të mundshëm”, pavarësisht famës së tyre. “Por është e vështirë kur ke një baba që ishte kapiten i Anglisë dhe një nënë që ishte Posh Spice”, thoshte ai, duke shtuar se ishte shumë krenar për fëmijët e tij dhe mënyrën se si kishin përballuar presionin e famës.

Sot, në retrospektivë, ky moment shihet nga shumëkush më tepër si një paralajmërim sesa si një histori suksesi familjar.

Dokumentari për Davidin dhe seria pasuese për Victorian u prodhuan nga vetë kompania e familjes Beckham, duke i dhënë atyre kontroll të plotë mbi narrativën e publikut. Kjo strategji ka qenë thelbësore për ruajtjen e imazhit të tyre dhe ndërtimin e një perandorie që vlerësohet rreth 500 milionë paund.

Victoria Beckham ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si stiliste mode, ndërsa David ka zgjeruar interesat e tij të biznesit nga veshmbathjet deri te suplementet shëndetësore. Marka e tyre arriti një kulm simbolik kur David u shpall kalorës nga Mbreti vitin e kaluar.

“Ata janë familja mbretërore jo-mbretërore e kulturës së të famshmëve,” thotë gazetarja e argëtimit Caroline Frost, duke theksuar se publiku ka qenë i investuar në markën Beckham për më shumë se dy dekada.

Megjithatë, pas muajsh thashethemesh për një përçarje familjare, Brooklyn, 26 vjeç, publikoi një postim të fortë në rrjetet sociale ku pretendonte se familja e tij “vlerëson promovimin publik dhe mbështetjen mbi gjithçka tjetër”.

“Marka Beckham vjen e para,” shkroi ai. “Dashuria familjare matet nga sa poston në rrjetet sociale ose sa shpejt lë gjithçka për të pozuar për një foto, edhe nëse kjo bie ndesh me detyrimet tona profesionale.”

Ai shtoi se gjatë gjithë jetës së tij, prindërit kishin kontrolluar narrativën mediatike rreth familjes, duke e përshkruar jetën e tyre si një realitet të ndërtuar për publikun.

David dhe Victoria Beckham nuk kanë reaguar drejtpërdrejt ndaj akuzave të Brooklyn-it. Sipas ekspertes së PR-it të krizave për të famshmit, Lauren Beeching, marka Beckham mbetet jashtëzakonisht e fortë. “Emri Beckham nuk është më thjesht një mbiemër, por një arkitekturë e fuqishme komerciale,” thotë ajo.

Megjithatë, Beeching thekson se përçarja me djalin e tyre më të madh do të jetë e dhimbshme si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional, pasi bie ndesh me imazhin e unitetit familjar që Beckham-ët kanë kultivuar ndër vite.

Opinioni publik mbetet i ndarë. Disa e shohin Brooklyn-in si një fëmijë të llastuar që ka përfituar nga mbiemri i famshëm, ndërsa të tjerë besojnë se ai ka qenë viktimë e një jete të ndërtuar për markën familjare.

Sot, Brooklyn po përpiqet të ndërtojë identitetin e tij, me një libër fotografik dhe një linjë salcash pikante, ndërsa është martuar me Nicola Peltz, vajzën e miliarderit amerikan Nelson Peltz. Megjithatë, mbiemri Beckham vazhdon të jetë një barrë po aq sa edhe një avantazh.

“Është sfida më e madhe që kanë përballuar ndonjëherë,” përfundon Frost. “Ata do të vazhdojnë përpara, janë Beckham-ët. Por kjo, pa dyshim, është një goditje e fortë për markën dhe për familjen.”

The post A mund ta shkatërrojë Brooklyn markën familjare? appeared first on iconstyle.al.

Veprimi i Victoria Beckham që thuhet se 'i prishi dasmën' Brooklyn dhe Nicole

21 January 2026 at 08:10


Tensionet brenda familjes Beckham vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e mediave.

Sipas burimeve pranë familjes, Victoria Beckham dyshohet se ka shkaktuar një situatë të sikletshme dhe emocionale për nusen e djalit të saj, aktoren Nicola Peltz, gjatë dasmës së saj me Brooklyn Beckham.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në momentin kur këngëtari Marc Anthony u ngjit në skenë për të prezantuar vallëzimin e parë të çiftit, një moment i planifikuar paraprakisht si një çast intim dhe romantik për nusen dhe dhëndrin.

Foto: EPA-EFE

Por atmosfera ndryshoi papritur kur Marc Anthony ftoi Brooklynn të kërcejë me “gruan më të bukur në sallë”, duke thirrur në skenë Victorian.

Ajo iu afrua djalit të saj, e përqafoi dhe u shfaq shumë e afërt me të, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Burimi pohon se ky veprim ia zbehu Nicolas momentin e saj më të rëndësishëm të mbrëmjes.

E prekur emocionalisht, ajo u largua nga salla në lot, ndërsa familja Beckham vazhdoi festën, në kontrast me familjen e saj, e cila mbeti e rezervuar.

Miqtë e Nicolas u përpoqën ta bindnin të rikthehej në ceremoni, por ajo u kthye vetëm më vonë, me shenja të dukshme trishtimi dhe mbeti e mërzitur gjatë gjithë mbrëmjes.

Deri më tani, Victoria dhe David Beckham nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve. /Telegrafi/

Brooklyn Beckham pretendon se prindërit e tij David dhe Victoria u përpoqën ta korruptonin që të ‘nënshkruante të drejtat’ mbi emrin e tij

21 January 2026 at 07:20


Brooklyn Beckham pretendon se para dasmës së tij me Nicola Peltz Beckham, prindërit e tij u përpoqën ta korruptonin që të “nënshkruante të drejtat” mbi emrin e tij.

Duke thyer heshtjen lidhur me largimin e tij nga prindërit David dhe Victoria Beckham në një seri postimesh shpërthyese në Instagram më 19 janar, djali më i madh i familjes Beckham, 26 vjeç, pretendoi se prindërit e tij ishin munduar ta korruptonin para martesës së tij në 2022.

Në një nga postimet, Brooklyn shkroi: “Javë përpara ditës sonë të madhe, prindërit e mi më shtynin vazhdimisht dhe u përpoqën të më jepnin ryshfet për të nënshkruar të drejtat mbi emrin tim, gjë që do të kishte ndikuar tek unë, gruaja ime dhe fëmijët tanë të ardhshëm”.

“Ata ishin të vendosur që unë ta nënshkruaja para datës së dasmës, sepse atëherë do të fillonin kushtet e marrëveshjes,” shkroi ai. “Refuzimi im ndikoi tek pagesa e tyre, dhe që atëherë nuk më kanë trajtuar më njësoj.”

Brooklyn ngriti pretendimet për ryshfet menjëherë pas deklaratës së tij se prindërit e tij “po përpiqen pafundësisht të shkatërrojnë” marrëdhënien e tij me gruan Nicola, 31 vjeç, “që para dasmës sime, dhe kjo nuk ka ndaluar”.

Situata u përkeqësua gjatë vetë dasmës, ku Brooklyn pretendoi se nëna e tij, Victoria, 51 vjeç, “e rrëmbeu” vallëzimin e tij romantik të parë me Nicola dhe “vallëzoi në mënyrë shumë të papërshtatshme” përpara 500 mysafirëve të dasmës.

Ai gjithashtu pretendoi se nëna e tij “anuloi qepjen” e fustanit të gruas së tij.

(Të dy pretendimet vijnë pas deklaratave të burimeve për PEOPLE, të cilat thanë se grindja e familjes me çiftin filloi nga fustani i dasmës së Nicola-s dhe përshkruan situatën e pretenduar të vallëzimit së parë, vitin e kaluar.)

Edhe pse është 'në luftë' me familjen, Brooklyn Beckham dëshiron të pajtohet me motrën e tij

20 January 2026 at 14:02


Brooklyn Beckham po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me motrën e tij 14-vjeçare Harper Beckham, pavarësisht se është 'grindur' me pjesën tjetër të familjes së tij.

Qëndrimi i tij ndaj motrës më të vogël është i ndryshëm nga qëndrimi që ka ndaj prindërve të tij, Victoria dhe David Beckham dhe ai dëshiron ta mbrojë atë nga grindjet familjare, sipas një burimi.

Ai vazhdoi duke thënë se situata bëhet më e vështirë nga fakti që ajo jeton me ta dhe se Brooklyn Beckham dëshiron të jetë në marrëdhënie të mira me të gjithë në familje përveç prindërve të tij.

Foto: EPA-EFE

"Kjo është arsyeja pse ai ende flet me gjyshërit e tij dhe e ka bërë këtë që nga fillimi i gjithë kësaj", shtoi burimi për Daily Mail.

Brooklyn shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale dje pasi akuzoi Victorian dhe Davidin se ia kishin sabotuar martesën me Nicola Peltz.

Pretendon se sjellja e tyre ua prishi dasmën.

Ndër të tjera, tha se Victoria kërceu në mënyrë të papërshtatshme për të dhe kështu prishi momentin e veçantë që ai duhej të kishte me gruan e tij. /Telegrafi/

Brooklyn Beckham thotë se nuk do të pajtohet me prindërit e tij: Kam qenë i kontrolluar për pjesën më të madhe të jetës sime

19 January 2026 at 22:21


Konflikti i familjes Beckham ka dalë përfundimisht nga korniza e thashethemeve tabloide dhe është shndërruar në një skandal të hapur që po trondit Hollywood-in.

Brooklyn Beckham ka reaguar publikisht përmes një deklarate të gjatë në Instagram, ku akuzon prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, se kanë tentuar prej vitesh të “kontrollojnë narrativën” e jetës së tij dhe se janë përpjekur “në mënyrë të vazhdueshme të shkatërrojnë” martesën e tij me Nicola Peltz.

Brooklyn, i cili është i distancuar nga familja prej rreth tre vitesh, shpjegon se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë për të ruajtur privatësinë, por sipas tij, kjo heshtje është shfrytëzuar kundër tij.

Foto: Instagram

“Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çdo përpjekje që këto çështje të mbeten private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar t’i drejtohen mediave, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër veçse të flas vetë dhe të tregoj të vërtetën për disa nga gënjeshtrat që janë publikuar".

Ai thekson qartë se nuk kërkon pajtim me familjen dhe se kjo deklaratë është një akt vetëmbrojtjeje.

Foto: Instagram

“Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk jam duke u kontrolluar nga askush. Për herë të parë në jetën time po qëndroj për veten time".

Në deklaratën e tij, Brooklyn e përshkruan marrëdhënien me prindërit dhe vëllezërit si të rreme dhe të ndërtuar mbi fasada publike. Sipas tij, lidhjet familjare janë mbajtur gjallë vetëm përmes “postimeve të sforcuara në rrjetet sociale” dhe daljeve formale në evente familjare.

Foto: Instagram

Ai i akuzon prindërit se kanë shpërndarë “gënjeshtra të panumërta” në media për jetën e tij personale dhe për gruan e tij.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës i kushtohet marrëdhënies me Nicola Peltz, për të cilën Brooklyn thotë se prindërit e tij kanë bërë gjithçka për ta penguar.

I njëjti pretendon se nëna e tij, Victoria Beckham, e anuloi në momentin e fundit realizimin e fustanit të nusërisë së Nicolas dhe madje u përpoq ta bindte atë të nënshkruante dorëheqjen nga të drejtat mbi emrin e tij përpara se të martohej.

Foto: Instagram

Brooklyn ndalet edhe te një moment shumë i ndjeshëm nga dita e dasmës, duke treguar se si nëna e tij ia prishi vallëzimin e parë me bashkëshorten.

“Marc Anthony më thirri në skenë, ku sipas programit duhej të ishte vallëzimi im romantik me gruan time, por në vend të saj, nëna ime po më priste aty. Ajo kërceu në mënyrë shumë të papërshtatshme me mua, përpara të gjithëve. Nuk jam ndjerë kurrë më i parehatshëm dhe më i poshtëruar në gjithë jetën time".

Foto: Instagram

Në fund të deklaratës, Brooklyn kundërshton narrativën e përhapur se Nicola Peltz e kontrollon jetën e tij, duke e quajtur këtë pretendim “krejtësisht të rremë".

“E vërteta është e kundërta. Janë prindërit e mi ata që janë përpjekur të më manipulojnë".

Ai e mbyll mesazhin me një deklaratë të qartë për mënyrën se si dëshiron të jetojë.

“Unë dhe gruaja ime nuk duam një jetë të formësuar nga imazhi, shtypi apo manipulimi. Gjithçka që duam është paqe, privatësi dhe lumturi për ne dhe familjen tonë të ardhshme".

Foto: Instagram

Deklarata e Brooklyn ka shkaktuar reagime të forta në media dhe publik, duke vënë në pikëpyetje imazhin e familjes Beckham, e cila për vite me radhë është perceptuar si një nga familjet më të unifikuara dhe më të mbrojtura në botën e famës. /Telegrafi/

Nicola Peltz hoqi të gjitha fotot e familjes Beckham nga rrjetet sociale

11 January 2026 at 23:22


Gruaja e Brooklyn Beckham, Nicola Peltz, ka hequr të gjitha fotot e familjes Beckham nga profili i saj në Instagram.

Konkretisht, Nicola hoqi kartolinën e ditëlindjes që i dërgoi Victorias në vitin 2024, dhe pas kësaj fshiu edhe postimet e tjera.

Kjo procedurë u ndoq gjatë konfliktit familjar midis David dhe Victoria Beckham dhe djalit të tyre.

Brookyln më parë këmbënguli që ata të komunikojnë ekskluzivisht përmes avokatëve.

Një burim pranë çiftit i tha People se David dhe Victoria Beckham i kanë kërkuar vazhdimisht Brooklyn dhe Nicole të takohen dhe të flasin.

Gjithashtu, që nga dhjetori i vitit të kaluar, Brooklyn, Nicola, David dhe Victoria nuk e kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram.

Për më tepër, në natën e Vitit të Ri, David Beckham postoi një vështrim prapa në momentet e tij të preferuara nga viti 2025 që nuk përfshinin Brooklyn.

Megjithatë, David më vonë ndau foto me djalin e tij të madh në InstaStory. /Telegrafi/

Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve

9 January 2026 at 15:38


Brooklyn Beckham thuhet se nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.

Derisa përplasjet brenda familjes vazhdojnë, Daily Mail raportoi të enjten se shefi i kuzhinës 26-vjeçar dhe prindërit e tij kanë shkëmbyer letra verën e kaluar, por vetëm përmes ekipeve të tyre ligjore.

Sipas raportimeve, Brooklyn ka kërkuar që prindërit e tij të mos e kontaktojnë drejtpërdrejt dhe të mos bëjnë deklarata publike për të në rrjetet sociale, duke insistuar që çdo komunikim të bëhet vetëm përmes avokatëve të tij.

Foto: Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz / Instagram

Ai thuhet se e ka bërë këtë kërkesë pasi u ndje i fyer nga disa raportime rreth bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, në të cilat sugjerohej se ai po “kontrollohej” prej saj dhe se ishte një “peng”.

“Davidit iu tha të komunikonte me ta përmes [firmës ligjore] Schillings”, i tha një burim medias. “Kjo ishte e vetmja mënyrë që ata të komunikonin”.

Muajin e kaluar, djali 20-vjeçar i David dhe Victoria Beckham, Cruz, pretendoi se Brooklyn i kishte bllokuar si atë ashtu edhe prindërit e tij në Instagram, duke hedhur poshtë raportimet se ishin David, 50 vjeç, dhe Victoria, 51 vjeçe, ata që e kishin bllokuar Brooklyn-in.

Brooklyn Beckham thuhet se flet me prindërit vetëm përmes avokatëve

By: gaze tare
9 January 2026 at 16:18

Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, thuhet se ka vendosur të ndërpresë çdo kontakt të drejtpërdrejtë me prindërit e tij, mes përplasjesh të vazhdueshme brenda familjes së njohur.

Sipas një raportimi të Daily Mail, shefi i kuzhinës 26-vjeçar dhe prindërit e tij kanë komunikuar për herë të fundit gjatë verës së kaluar, por vetëm përmes ekipeve të tyre ligjore. Burime pranë situatës kanë bërë të ditur se Brooklyn ka kërkuar shprehimisht që David dhe Victoria Beckham të mos e kontaktojnë drejtpërdrejt dhe të mos bëjnë deklarata publike për të në rrjetet sociale, duke insistuar që çdo komunikim të zhvillohet vetëm përmes avokatëve të tij.

Ky vendim thuhet se erdhi pasi Brooklyn u ndje i fyer nga disa raportime mediatike që lidhnin marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz. Në këto shkrime sugjerohej se ai ishte “nën kontrollin” e saj dhe se sillej si një “peng”, pretendime që burime pranë çiftit i kanë konsideruar të padrejta dhe fyese.

“Davidit iu kërkua të komunikonte vetëm përmes firmës ligjore Schillings. Kjo ishte e vetmja mënyrë e lejuar për kontakt”, ka thënë një burim për median britanike.

Ndërkohë, tensionet duket se janë shtrirë edhe mes vëllezërve. Muajin e kaluar, Cruz Beckham, djali 20-vjeçar i David dhe Victoria, pretendoi publikisht se Brooklyn i kishte bllokuar si prindërit ashtu edhe atë në Instagram. Ai hodhi poshtë zërat se ishin David dhe Victoria ata që kishin ndërmarrë këtë veprim.

Familja Beckham, e njohur për imazhin e saj të bashkuar ndër vite, duket se po kalon një nga periudhat më të vështira në marrëdhëniet e saj personale.

The post Brooklyn Beckham thuhet se flet me prindërit vetëm përmes avokatëve appeared first on iconstyle.al.

Dramë në familjen Beckham - Brooklyn Beckham bllokon Davidin dhe Victorian në Instagram

21 December 2025 at 15:10


Familja Beckham po kalon një periudhë të tensionuar, pasi Brooklyn Beckham thuhet se i ka bllokuar në Instagram prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham si dhe vëllanë Cruz.

Sipas raportimeve, kjo nuk ishte iniciativë e prindërve, të cilët nuk do të hiqnin kurrë Brooklyn nga lista e ndjekësve.

Burime pranë familjes thonë se Brooklyn e bëri këtë për të treguar se marrëdhënia ishte përfundimtare, pasi ai nuk donte të fliste më me prindërit.

Grindja familjare ka sjellë pasoja edhe për Krishtlindjet, të cilat Brooklyn do t’i kalojë me gruan e tij, Nicola Peltz, dhe familjen e saj në Miami, duke u larguar nga David, Victoria dhe vëllezërit e tij Romeo, Cruz dhe motra Harper.

Ky vendim ka qenë një goditje e madhe për prindërit dhe gjyshërit, të cilët janë thellësisht të trishtuar.

Raportohet se konflikti u përshkallëzua pas disa mosmarrëveshjeve në vitin e kaluar, përfshirë ato gjatë festimeve të 50-vjetorit të Davidit.

Përpjekjet e Davidit për pajtim, përmes postimeve në Instagram dhe mesazheve miqësore, nuk kanë dhënë efekt, ndërsa gjyshërit e familjes janë të shqetësuar dhe të trishtuar për këtë situatë.

Foto: EPA

Në përgjithësi, marrëdhënia mes Brooklynit dhe prindërve të tij është e ngrirë, ndërsa Krishtlindjet e këtij viti do të jenë larg njëri-tjetrit, duke shfaqur një nga momentet më të vështira të familjes Beckham në publik. /Telegrafi/

Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen

By: gaze tare
21 December 2025 at 11:38

Brooklyn Beckham thuhet se ka bllokuar të gjithë familjen e tij në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe motrën e mitur, Harper, mes një përçarjeje gjithnjë e më të thellë me prindërit e tij, Sir David dhe Victoria Beckham.

Sipas raportimeve të medias britanike, pretendimi është bërë publik nga vëllai i tij, Cruz Beckham, i cili ka deklaruar se Brooklyn i ka bllokuar të gjithë papritur në Instagram.

“U zgjuam dhe pamë qe ishim të bllokuar në Instagram. Edhe unë po ashtu,” është shprehur ai.

Burime pranë familjes thonë se marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara prej muajsh. Brooklyn mungoi si në 50-vjetorin e babait të tij, ashtu edhe në ceremoninë kur David Beckham u nderua me titullin Sir.

Përçarja, sipas burimeve, ka nisur kur David dhe Victoria zbuluan se nuk ishin ftuar në ceremoninë e rinovimit të betimeve martesore të Brooklyn me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Brooklyn, 26 vjeç, nuk është fotografuar me familjen e tij që prej Krishtlindjeve të fundit. Ndërkohë, tensionet mes tij dhe Cruz thuhet se janë bërë aq serioze, sa ky i fundit kontrollonte paraprakisht nëse Brooklyn ndodhej në vende publike për ta shmangur.

Megjithatë, një burim i afërt me familjen Beckham i ka quajtur raportimet për një “luftë familjare” të ekzagjeruara, duke theksuar se:

“David dhe Victoria do ta mbështesin gjithmonë Brooklyn-in, kurdoherë që ai të ketë nevojë.”

Nga ana e tij, Brooklyn ka shprehur publikisht besnikërinë ndaj bashkëshortes, vajzës së miliarderit amerikan Nelson Peltz, duke shkruar në një video në Instagram

“Ti je e gjithë bota ime. Do të të zgjedh gjithmonë.”

Një burim për median The Sun ka komentuar se kjo situatë është “shumë e dhimbshme për David dhe Victoria”, duke shtuar se pavarësisht gjithçkaje, ata do të jenë gjithmonë pranë djalit të tyre.

The post Brooklyn Beckham bllokon të gjithë familjen në rrjete sociale, tensionet me David Beckham dhe Victoria Beckham përshkallëzohen appeared first on iconstyle.al.

Victoria Beckham në mes të një sherri me nusen: Duhet të jesh një budallaqe e vërtetë për të mos qenë e sjellshme me mua

29 October 2025 at 16:31


Stilistja e modës dhe ish-ylli i muzikës pop, Victoria Beckham, tha së fundmi se një grua duhet të jetë një 'budallaqe e vërtetë' nëse nuk është në marrëdhënie të mira me të.

Konkretisht, në një intervistë të re për një emision radiofonik 'Sirius XM', Victoria pranoi se i duhet shumë për të mos dashuruar një grua tjetër, sepse dëshiron t’i “fuqizojë gratë”.

"Unë jam një grua vetëm për vajza. Dua të them, duhet të jesh një budallaqe e plotë për të mos rënë dakord me ty nëse je grua. Sepse i dua gratë dhe kjo është pjesërisht arsyeja pse bëj atë që bëj me modën dhe bukurinë. Dua t'i fuqizoj gratë dhe dua të ndaj këshillat dhe truket e mia me gratë", tha Victoria.

Victoria Beckham

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur po shkruhet më shumë rreth grindjes së supozuar midis saj dhe djalit të saj Brooklyn dhe nuses Nicole Peltz.

Besohet se Brooklyn u largua nga familja e famshme për shkak të tensionit midis Victorias dhe Nicole.

Grindja e familjes Beckham ka vazhduar për katër vjet, përpara se Brooklyn (26 vjeç) dhe Nicola (30 vjeçe) të martoheshin në vitin 2022 sepse nusja refuzoi të vishte një fustan nusërie të dizenjuar nga Victoria.

Ai nuk u shfaq në asnjë nga festat e ditëlindjes së Davidit pas kësaj.

Çifti i ri nuk u shfaq në eventet e modës së Victorias, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes ndiqnin rregullisht shfaqjet. /Telegrafi/

Nicole, Victoria dhe Brooklyn

Victoria Beckham flet për marrëdhënien e vështirë me djalin Brooklyn

By: Elva
29 September 2025 at 09:26

Victoria Beckham ka vendosur të thyejë heshtjen për përplasjen me djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham, pas muajsh tensionesh familjare. Sipas The Mirror, stilistja e njohur ka reflektuar gjatë xhirimeve të dokumentarit të saj të ri për Netflix dhe ka vendosur të mos luftojë më për një marrëdhënie që aktualisht duket e pamundur për […]

The post Victoria Beckham flet për marrëdhënien e vështirë me djalin Brooklyn appeared first on BoldNews.al.

Victoria Beckham vendos distancë me Brooklyn - çfarë e shtyu drejt këtij vendimi

28 September 2025 at 23:55


Victoria Beckham thuhet se ka “vendosur vijën” në mes të një debati disamujor me djalin e saj Brooklyn dhe largimin e tij nga e gjithë familja, dhe gjithçka u vendos nga xhirimet e serialit të saj të ri për Netflix.

Stilistja e modës dhe bashkëshorti i saj, David, kanë qenë në mosmarrëveshje me djalin e tyre të madh dhe gruan e tij, Nicola Peltz, për muaj të tërë, mes pretendimeve se ai po largohet gjithnjë e më shumë nga familja pasi nuk mori pjesë në festën e 50-vjetorit të babait të tij në maj.

Ndërsa përgatitet të publikojë dokumentarin e saj në Netflix, thuhet se Victoria ka vendosur vijën dhe nuk mund të "vazhdojë të luftojë më të njëjtën betejë".

Foto: Getty Images

“Ishte një rrëmujë e vërtetë emocionale për shkak të një gjëje të madhe që ende e prek, marrëdhënies së saj të prishur me Brooklyn. Por gjithashtu e bëri të kuptonte se nuk mund të vazhdonte të mendonte për dhimbjen e kësaj situate me të, mjaft ishte mjaft”, tha burimi.

Ata i thanë The Mirror: “Ajo e di që ai do të kthehet një ditë, por thjesht nuk është koha e duhur, kështu e sheh ajo tani, ky projekt e ka ndihmuar të kuptojë sa e bekuar është që ka një familje përreth saj dhe që e mbështet”.

Ajo mbetet shpresëplotë se ajo dhe Brooklyn mund t’i gjejnë gjërat në një mendje, por burimi pohon se ajo nuk mund ta vazhdojë të njëjtën betejë në të njëjtën kohë.

Kjo vjen pasi Brooklyn e mbrojti përsëri "gruan e tij", Nicola, mes debatit të tij me prindërit e tij.

- YouTube www.youtube.com

Duke folur për Daily Mail ndërsa merrte pjesë në ndeshjen "All-Star të Ryder Cup", Brooklyn tha: "Gjithmonë do të ketë njerëz që do të thonë gjëra negative, por unë kam një grua shumë mbështetëse. Unë dhe ajo, ne thjesht bëjmë gjënë tonë, thjesht i mbajmë kokat ulur dhe punojmë. Dhe jemi të lumtur”.

Ai tha gjithashtu se nuk shqetësohet kurrë për atë që thonë ose shkruajnë njerëzit për jetën e tij private. /Telegrafi/

“Unë kam një grua shumë…”/ Brooklyn Beckham flet për krizën që po kalon me prindërit e tij

By: gaze tare
24 September 2025 at 23:43

Brooklyn Beckham këmbëngul se nuk shqetësohet nga fjalët që njerëzit flasin për largimin e tij nga familja, ndërsa zbuloi se nuk do të marre pjese ne ndeshjen e Inter Miami-t në New York.

26-vjeçari, djali më i madh i David dhe Victoria Beckham, ishte ndër të famshmit që morën pjesë në ndeshjen All-Star të Ryder Cup midis lojtarëve të Listës A nga Evropa dhe SHBA-ja në Bethpage Black.

Të mërkurën në mbrëmje, Inter Miami – skuadra në bashkëpronësi të babait të tij – do të përballet me New York City FC rreth një orë në perëndim të Bethpage Black. Nuk është e qartë nëse David do të jetë në ndeshje.

Por Brooklyn i tha Daily Mail se do të kthehet në Los Angeles pasi të përfundojë raundin e tij. Kjo vjen mes thashethemeve të vazhdueshme për një grindje me prindërit e tij. Thuhet se familja Beckham nuk ka më marrëdhënie të mira me Brooklyn dhe gruan e tij, aktoren amerikane Nicola Peltz.

Brooklyn dhe familja e tij u fotografuan për herë të fundit së bashku Ditën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar. Duket se ai nuk ka kaluar kohë me ta që atëherë. 26-vjeçari vazhdoi të injoronte momentet kryesore familjare javën e kaluar, duke mos u bashkuar per ditelindjen e vëllait te tij Romeo, i cili po festonte ditëlindjen e 23-të.

Në një intervistë me Daily Mail, Brooklyn u pyet se si i përballon të gjitha këto biseda rreth familjes dhe jetës së tij private.

“Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë gjëra negative, por unë kam një grua shumë mbështetëse”, tha ai. “Unë dhe ajo, thjesht bëjmë punën tonë, thjesht mbajmë kokën ulur dhe punojmë. Dhe jemi të lumtur.”

26-vjeçari tha se ‘kurrë’ nuk shqetësohet për atë që njerëzit thonë ose shkruajnë për jetën e tij personale.

“Të gjithë do të thonë gjithmonë budallallëqe. Unë thjesht përpiqem ta bëj këtë, të luaj golf me disa miq. Është shumë argëtuese”, tha ai.

The post “Unë kam një grua shumë…”/ Brooklyn Beckham flet për krizën që po kalon me prindërit e tij appeared first on iconstyle.al.

Nicola Peltz pozon nudo për një fushatë mode, ndërsa grindjet familjare me klanin Beckham thellohen

19 September 2025 at 19:45


Nicola Peltz Beckham ka pozuar nudo për fushatën e re të markës italiane Genny, duke tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj provokues.

Trashëgimtarja 30-vjeçare shfaqet vetëm me një palë syze të mëdha, ndërsa në imazhe të tjera vesh xhaketa dhe pantallona saten ngjyrë shampanje, si dhe një bluzë të zezë pa mëngë, duke përzier sensualitetin me elegancën.

Fotosesioni i saj i guximshëm vjen në të njëjtën javë kur vjehrra e saj, Victoria Beckham, publikoi pamje po aq provokuese për revistën ELLE, ku foli edhe për jetën personale përpara publikimit të dokumentarit të saj në Netflix, shkruan DailyMail.


Projekti i ri, i titulluar thjesht Victoria Beckham, do t’u japë fansave një vështrim ekskluziv në jetën e saj dhe të familjes.

Por, ndërsa të dyja gratë e famshme dominojnë kopertinat, tensionet brenda familjes Beckham vazhdojnë.

Brooklyn Beckham dhe Nicola raportohet se kanë humbur lidhjet me pjesën tjetër të familjes, duke mos marrë pjesë në pushimet e fundit familjare në Itali dhe duke mos qenë të pranishëm në ditëlindjen e Romeos.

Brooklyn madje nuk e uroi publikisht të vëllanë e tij, duke thelluar akoma më shumë përçarjen.

Ndërkohë, Victoria dhe David Beckham shfaqën dashurinë e tyre për Romeon në rrjete sociale, me urime të ndjera dhe fotografi të veçanta, duke lënë të kuptohet për ndarjen emocionale që vazhdon mes djalit të madh dhe pjesës tjetër të familjes.

Nicola dhe Brooklyn, nga ana e tyre, duken të fokusuar në jetën e tyre të re në Los Angeles, larg dramës familjare që duket se po bëhet gjithnjë e më publike. /Telegrafi/


Ish e dashura e Brooklyn Beckham flet për herë të parë: Lidhja jonë zgjati më shumë se u mendua

By: gaze tare
12 September 2025 at 11:02

Modelja kanadeze Lexi Wood, e njohur për paraqitjen e saj në reality show Summer House, ka treguar detaje të reja mbi romancën e saj me Brooklyn Beckham. Në një intervistë për Daily Mail, 27-vjeçarja tha se lidhja e tyre ishte më serioze dhe më e gjatë nga sa u perceptua publikisht.

Lexi dhe Brooklyn nisën të shiheshin bashkë në vitin 2018, menjëherë pas ndarjes së tij nga aktorja Chloë Grace Moretz. Çifti u fotografua duke u puthur në një studio tatuazhesh në Los Anxhelos, por sipas modeles, marrëdhënia kishte nisur më herët dhe zgjati për më shumë se një vit. “Ne ishim shumë të rinj dhe donim privatësi. Mendoj se zgjati më gjatë nga sa mendonin njerëzit,” tha Lexi.

Duke folur për ish-partnerin, ajo nuk i kurseu fjalët e mira: “Brooklyn është një person i mrekullueshëm. Jam e lumtur që ka gjetur dashurinë e tij me Nicolan. I uroj të dyve vetëm më të mirat.” Lexi shtoi se ka njohur edhe pjesë të familjes Peltz dhe i përshkroi si njerëz të jashtëzakonshëm.

Brooklyn, tani 26 vjeç, u martua me aktoren Nicola Peltz në prill 2022, në një ceremoni madhështore në Palm Beach. Megjithatë, raportimet për tensione mes çiftit dhe familjes Beckham kanë bërë bujë së fundmi, pasi prindërit dhe vëllezërit e tij munguan në dasmën e dytë të çiftit muajin e kaluar.

“Unë mund të flas vetëm nga përvoja ime, dhe ajo ishte e mrekullueshme. Romeo dhe Cruz janë ndër njerëzit më të mirë që kam takuar,” tha Lexi, duke lënë të kuptohet se kujtimet e saj me familjen Beckham mbeten pozitive.

The post Ish e dashura e Brooklyn Beckham flet për herë të parë: Lidhja jonë zgjati më shumë se u mendua appeared first on iconstyle.al.

❌
❌