Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat

By: Uesli
3 January 2026 at 18:52

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat   Me hyrjen në vitin 2026, do të hyjnë në fuqi ndryshime të rëndësishme në kriteret e daljes në pension, si pasojë e reformës së sigurimeve shoqërore të miratuar në janar të vitit 2015. Këto ndryshime prekin kryesisht moshën e daljes […]

The post Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat appeared first on Saranda Web.

Rama: I hapim rrugë Universitetit të Sporteve të Real Madridit në Vlorë

By: Kesjana
12 October 2025 at 12:40

Kryeministri Edi Rama gjatë episodit të dytë të sezonit të 5 të podkastit “Flasim”, nisi me rubrikën e “Shënimeve të Javës”, ku u ndal në disa nga zhvillimet më kryesore të javës.

Rama e nisi me vizitën që zhvilloi në klubin sportiv të Real Madritit, përpara disa ditësh, me ftesë sipas Kryeministrit të “Presidentit legjendar të madrilenëve, Florentino Pérez”.

“Para pak ditësh pata kënaqësinë të vizitoj klubin e Realit të Madridit, me ftesë të Presidentit Florentino Perez”, tha Rama./kb

Parisi nderon Ismail Kadarenë/ Pllakë përkujtimore për kolosin e letrave shqipe

By: Kesjana
10 October 2025 at 10:30

Parisi ka nderuar kolosin e letërsisë shqiptare Ismail Kadare, me vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të tij. 

Pllaka do të vendoset në adresën 63, bulevardi ‘Saint-Michel’, aty ku Kadare dhe familja e tij jetuan për vite me radhë, dhe ku autori krijoi disa nga faqet më të ndritura të letërsisë së tij. 

Ky vend tashmë do të mbetet si një pikë referimi kulturore për lexuesit e Kadaresë dhe admiruesit e artit shqiptar në Francë. Vendimi u morr me unanimitet të plotë nga këshilli Bashkiak i Tiranës. 

Ambasada e Shqipërisë në Francë ka reaguar përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar vendimin si një “homazh të gjallë dhe emocionues” jo vetëm për Kadarenë, por për të gjithë kulturën shqiptare. 

“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, thuhet në reagimin e ambasadës, i shoqëruar me flamujt e të dy vendeve, një simbol i lidhjes së thellë që Kadare ndërtoi mes Tiranës dhe Parisit përmes veprës së tij. /kb

Familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje, kërcënimet nuk justifikohen

By: Kesjana
10 October 2025 at 09:20

Pas arrestimit disa ditë më parë të Gjovalin Shkambit, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Elvis Shkambi, ka ardhur edhe reagimi i familjes. 

Në një deklaratë publike, familjarët kërkojnë mirëkuptim për situatën e rënduar emocionale dhe bëjnë thirrje për respekt ndaj procesit ligjor, duke u distancuar nga çdo formë dhune apo gjuhe urrejtjeje. 

Gjovalin Shkambi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili u la në burg bashkë me xhaxhanë tjetër, Gjon Shkambi. 

Reagimi: 

Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi këtë çështje, ne nuk duam në asnjë mënyrë të përdorim gjuhë urrejtjeje ndaj personave që ushtrojnë detyrën e tyre dhe respektojmë proceset ligjore që po zhvillohen. 

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, por kërkojmë mirëkuptim për gjendjen e rënduar emocionale dhe psikologjike në të cilën ndodhej babai ynë në ato momente.

Ne si familjarë e kuptojmë plotësisht madhësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj ngjarjeje, por kërkojmë me mirëkuptim që mediat të shmangin sa më shumë përfshirjen në jetën tonë familjare, pasi babai jone është marrë në pyetje dhe është publikuar në momente jashtëzakonisht të vështira dhe në gjendje të rënduar psikologjike. 

Urojmë që drejtësia dhe qetësia të mbizotërojnë, dhe Zoti të bëjë atë që është më e mira për të gjithë! 

Me respekt,
Familja e Gjovalin Shkambi /kb

Forumi i Investimeve EU–WB6, në Tiranë/ Rama: Ngjarje historike

By: Kesjana
10 October 2025 at 08:50

Forumi i Investimeve EU–WB6 do të zhvillohet më 13-14 në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se kjo është një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

Sipas kreut të qeverisë, ky është një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Kb

Berisha “bën fushatë” me Diellën, ministrja virtuale “mbështet” Florian Binaj (VIDEO)

By: Redaksia
9 October 2025 at 11:36

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka postuar një video të ministres virtuale Diella në llogarinë e tij në rrjetin social “FaceBook”, këtë herë jo për replikë ndaj Ramës por e ka “korruptuar”.

Ministrja virtuale shfaqet duke “mbështetur” kandidatin e pavarur për bashkinë e Tiranës që mbështetet nga PD, Florian Binaj.

Kujtojmë se PD e ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ministren virtuale, në padinë e bërë thuhet se: “koncepti “Ministri Virtual i Inteligjencës Artificiale “Diella”, vjen në kundërshtim me Kushtetutën, qoftë në drejtim të cilësive të kërkuara të të qenurit ministër, procedurës së emërimit të tij, betimit para Presidentit të Republikës, si dhe ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive.”

“Fjala” e Diellës:

“Siç të gjithë më njihni, unë jam Diella dhe mbështes publikisht kandidaturën e Florian Binajt për bashkinë e Tiranës. Unë jam e programuar kundër abuzimeve (për momentin) dhe në bazë të algoritmeve të mia, e vetmja kandidaturë që nuk paraqet probleme me abuzimet, me ndershmërinë dhe në interesin publik është ajo e Florian Binjat. Ndryshe nga ish-kolegia ime, ministre dhe kandidate për bashki, znj, Manastirliu. Dhe diçka e fundit. Po nuk më patë në ekrane dhe rrjete sociale do të më kenë hequr nga priza. Arsyet dihen.”

Sokol Sadushi nuk mban më/ Politikanë e qeveritarë kanë denigruar gjyqtarët!

By: Redaksia
9 October 2025 at 11:28

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në mbledhjen e organizuar ditën e sotme pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, është shprehur se gjyqtarët janë lënë të punojnë në një realitet të egër dhe aspak të mbrojtur nga rreziqet reale.

Sokol Sadushi tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte e paralajmëruar. Kjo vjen pas fyerjeve e denigrimit të vazhdueshëm të figurës së gjyqtarëve nga palë partiake e eksponentë shtetërorë.

Gjithashtu kryetari i Gjykatës së Lartë bëri përgjegjës kryesor dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor për vonesa në vendimmarrje dhe përmbushjen e përgjegjësive, ndër më kryesoret atë të sigurimit të sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Fjala e plotë e Sokol Sadushit në mbledhjen e gjyqtarëve:

Fjalimi i Kryetarit të Gjykatës së Lartë në Mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës

Të nderuar gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë,

Ka çaste në historinë e drejtësisë kur fjala humbet peshën e saj, sepse dhimbja është më e madhe se çdo fjalë. Sot është një nga ato çaste. Vrasja e kolegut tonë, gjyqtarit Astrit Kalaja, nuk është thjesht një ngjarje e rëndë kriminale. Ajo është një goditje në themel të asaj që përfaqëson drejtësia, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë si njerëz dhe si gjyqtarë. Është një akt që ka tronditur jo vetëm trupën gjyqësore, por edhe shtetin, sepse ndodhi aty ku ligji duhet të jetë më i fortë, në sallën e gjyqit, vendin ku drejtësia merr formë dhe ku qytetari kërkon mbrojtje. Dhe pikërisht aty, ku duhej të mbretëronte ligji, ndodhi e pamendueshmja.

Kjo është një vdekje e paralajmëruar. Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj. Në vend që të ngrihej besimi te ligji, është lejuar që opinioni publik të helmohet nga gjuha e urrejtjes dhe paditurisë.

Kjo nuk është thjesht një klimë mosrespekti, por një fushatë e vazhdueshme goditjeje dhe denigrimi. Zëra të shumtë nga politika partiake e shtetërore, nga media joprofesioniste dhe nga individë që shfaqen si “juristë të shquar” pa pasur as kulturën më të thjeshtë juridike, janë bërë komentues të përditshëm të vendimeve gjyqësore, pa përgjegjësi, pa etikë dhe shpesh pa asnjë dije ligjore minimale. Ata japin gjykime si të ishin gjyqtarë, shpallin fajësinë apo pafajësinë e kujt të duan, interpretojnë Kushtetutën sipas interesit të momentit dhe shpërndajnë verdikte televizive nëpër studio që imitojnë sallat e gjyqit. Kjo nuk është liri fjale, është deformim publik i drejtësisë. Dhe kur shteti hesht, kur institucionet që duhet të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit heshtin, kjo heshtje bëhet bashkëfajësi morale.

Në këtë kakofoni zërash, politikanë të lartë të vendit, të pushtetit apo të opozitës, ndjejnë sot lehtësi për të fyer, anatemuar apo tallur gjyqtarin që merr një vendim, ndoshta edhe pa e lexuar arsyetimin, pa pritur ankimin dhe pa respektuar hierarkinë gjyqësore. Në vend që të respektojnë procesin ligjor, ata nguten të vendosin vetë “drejtësinë” në mikrofon e kamera, duke gjykuar magjistratin si të ishte palë politike.

Kjo gjuhë përbuzjeje nuk ndalet këtu. Ajo vazhdon të përhapet në rrjetet sociale, ku deformohet çdo vendim dhe ku shpërthejnë pa asnjë përgjegjësi fyerjet, shpifjet dhe urrejtja ndaj gjyqtarëve. Kështu, gjuha e politizuar është shndërruar në kulturë virtuale linçimi, që ushqen armiqësi ndaj magjistratit dhe helmon perceptimin e publikut për drejtësinë.

Kjo është e papranueshme. Kjo është e pafalshme, sepse nga kjo gjuhë e urrejtjes dhe kjo klimë helmimi, është ushqyer mosbesimi, është nxitur frika dhe në fund është goditur vetë shteti i së drejtës.

Ngjarja tragjike që na ka mbledhur sot është pikërisht pasoja më ekstreme e kësaj atmosfere të helmuar, një ngjarje që duhej parandaluar, sepse ishte paralajmëruar në çdo fyerje, në çdo deklaratë të papërgjegjshme, në çdo sulm publik ndaj një gjyqtari që bën vetëm detyrën e tij.

Por përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë të dukshme që dëmtojnë besimin e publikut. Ka raste ku proceset zvarriten për vite të tëra, pa një arsye të justifikuar, duke e kthyer pritjen e qytetarit për drejtësi në një dënim më vete. Ka vendime që mbeten të paarsyetuara në kohë, dhe të tjera që ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën, duke krijuar pasiguri dhe perceptim për mungesë koherence e drejtësie. Një gjyqësor që nuk është i parashikueshëm në jurisprudencën e tij, humbet forcën e ligjit dhe respektin e publikut. Kur qytetari nuk ka siguri se çfarë drejtësie do të marrë për të njëjtën situatë, atëherë e gjithë struktura e besimit tronditet. Po ashtu, mënyra e komunikimit tonë me publikun shpesh është e mbyllur, e ftohtë, e pakuptueshme për qytetarin.

Shpesh harrojmë se çdo vendim gjyqësor nuk është thjesht një dokument juridik, por një mesazh për shoqërinë mbi forcën dhe seriozitetin e shtetit të së drejtës. Prandaj, përpara se të kërkojmë respekt, duhet të japim shembull. Duhet të kthejmë në standard profesional të përditshëm atë që sot e konsiderojmë virtyt të rrallë: gjykimin në kohë, vendimin e arsyetuar dhe qëndrueshmërinë në jurisprudencë. Ka vend për përmirësim, për reflektim, për përgjegjësi. Vetëm një gjyqësor që pranon dobësitë e veta dhe punon për t’u forcuar nga brenda, ka të drejtën morale të kërkojë llogari nga të tjerët. Vetëm në këtë mënyrë drejtësia do të fitojë besimin e humbur dhe autoritetin moral që i takon.

Megjithatë, vetëkritika nuk mund të na verbojë përballë realitetit brutal në të cilin jemi lënë të punojmë. Ne e dimë mjaft mirë dallimin mes një opinioni kritik, që është i pranueshëm në një shoqëri demokratike dhe fyerjes apo akuzës personale që synon të delegjitimojë figurën e gjyqtarit. Ai nuk është i pakritikueshëm, por askush nuk ka të drejtë ta bëjë objekt të përbuzjes publike. Në çdo darkë televizive, në çdo panel ku përflitet drejtësia, zhvillohet një gjyq paralel ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të këtij vendi. Këta njerëz, pa përgjegjësi, pa etikë, pa dije juridike, e kanë kthyer fyerjen e gjyqtarëve në argëtim të përnatshëm, në spektakël të turmës. Ata janë bërë zëdhënës të emocioneve të momentit, jo të ligjit, dhe kanë helmuar opinionin publik duke rrënuar besimin e qytetarëve te drejtësia.

Përtej gjithë kësaj, ekziston edhe një tjetër pabarazi, po aq e dhimbshme. Gjyqtari nuk flet. Ai nuk replikon, nuk flet për veten dhe për vendimet e tij, nuk i përgjigjet akuzave dhe fyerjeve, sepse e kërkon vetë roli i tij, sepse heshtja është pjesë e dinjitetit të funksionit gjyqësor. Por ndërkohë që gjyqtari hesht, politika flet çdo natë, në çdo sallë, në çdo ekran, pa asnjë kufizim, me tone akuzuese, me gjuhë denigruese, me etiketime dhe verdikte. Ndërsa ne mbajmë peshën e përgjegjësisë, ata mbajnë privilegjin e fjalës. Kjo krijon një pabarazi morale, që në sytë e publikut e bën magjistratin më të dobët, më të pambrojtur, më të ekspozuar ndaj sulmit.

Ne nuk mund të lejojmë që kjo pabarazi të kthehet në normalitet. Ne nuk mund të heshtim përjetësisht përballë fyerjeve që bëhen ndaj sistemit, sepse heshtja institucionale, kur sulmohet drejtësia, nuk është më virtyt, është dorëzim. Mënyra si reagojmë duhet të jetë institucionale, e unifikuar dhe parimore, jo sporadike e rastësore. Nuk mund të ketë reagime të rastit, sipas presionit apo emocioneve të ditës. Gjyqësori ka nevojë për një zë institucional që të reagojë me dinjitet, maturi dhe forcë, sa herë që cenohen gjyqtarët dhe autoriteti i drejtësisë, sepse kur heshtet përballë padrejtësisë, humbet besimi. Dhe kur humbet besimi, rrënohet vetë drejtësia.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organi përgjegjës për qeverisjen e sistemit, nuk mund të heshtë shumicën e kohës dhe të reagojë vetëm ndonjëherë, kur situata bëhet e papërmbajtshme. Kjo qasje është e pakuptueshme dhe e papranueshme. KLGJ duhet të kuptojë rolin që i ka dhënë Kushtetuta, jo për të qëndruar në hije, por për të folur me forcë e dinjitet në emër të gjithë gjyqësorit. Është organ qeverisës, jo zyrë teknike; është përfaqësues i sistemit, jo zgjatim i heshtjes institucionale. Ai duhet të dijë t’u thotë pushteteve të tjera, me zë të lartë e të qartë, në çfarë gjendje ndodhet gjyqësori, cilat janë plagët e tij, cilat janë nevojat e tij dhe cilat janë pasojat e mosveprimit. KLGJ duhet të tregojë me dinjitet pozicionin e lartë që i është dhënë nga Kushtetuta, për t’u përballur dhe jo për të vegjetuar, për t’u ndeshur dhe jo për t’u konformuar. Këshilli nuk mund të jetë një organ që përshtatet me rrethanat; ai duhet të jetë një organ që i ndryshon ato. Gjyqtarët që janë zgjedhur në këtë organ kolegjial nga Ne, gjyqtarët e Republikës, duhet ta kuptojnë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Ata nuk janë atje për të heshtur apo për të ruajtur ekuilibra të rremë; janë për të mbrojtur sistemin nga rrënimi dhe mosrespektimi. Nuk duhet të harrojnë se shumë shpejt, pas përfundimit të mandatit, do të kthehen në gjykatat nga të cilat kanë ardhur; dhe atëherë do ta ndjejnë vetë se sa e rëndë është pasojë e mosveprimit të tyre. Do ta kuptojnë sa shumë kanë humbur për gjyqësorin që nuk e mbrojtën siç duhet dhe sa pak kanë bërë për të ndryshuar gjendjen që sot e denoncojnë me heshtje.

Nuk mund të ketë shtet të së drejtës kur gjyqtari punon pa siguri. Nuk mund të ketë drejtësi të pavarur kur godina e gjykatës është në gjendje të mjerueshme. Nuk mund të ketë respekt për drejtësinë kur gjyqtari dhe qytetari hyjnë në të njëjtën derë, presin në të njëjtin korridor dhe zhvillojnë gjyqin në një zyrë pa audio e pa video, në kushte që nuk garantojnë as siguri, as solemnitet, as dinjitet institucional. Këto janë realitetet e dhimbshme të shumë gjykatave në vend. Shihni gjykatat e kryeqytetit, ku me një ngarkesë marramendëse, zhvillohen procese në zyra të ngushta dhe pa masa sigurie. Në rrethe të tjera, godinat janë të amortizuara dhe pa asnjë standard minimal sigurie. Në këto kushte, gjyqtari nuk është i mbrojtur. Dhe një gjyqtar i pambrojtur është një drejtësi e pambrojtur.

Shteti nuk mund të vazhdojë të mbyllë sytë. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka detyrimin ligjor të garantojë kushtet e ushtrimit të funksionit gjyqësor, por prej kohësh ky detyrim është lënë pas dore. KLGJ ka ngurruar të marrë vendime të forta për sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve, për modernizimin e godinave të gjykatave dhe për plotësimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturore. Ka vonesa të pajustifikueshme në emërime, në ngritje në detyrë, në ndarjen e ngarkesave të punës. Ka mungesë koordinimi me organet e tjera kushtetuese dhe ligjore. Askush nuk flet për sigurinë, për kushtet e punës, për dinjitetin e gjyqtarit.

Edhe pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ kanë përgjegjësinë e tyre. Nuk mund të ketë drejtësi moderne pa investim shtetëror. Nuk mund të kërkosh rezultate nga një sistem që punon me burime njerëzore të pamjaftueshme, me fonde të pakta dhe me infrastrukturë të shekullit të kaluar. Drejtësia nuk mund të funksionojë mbi bazën e propagandës. Ajo ka nevojë për garanci konkrete, për buxhet, për siguri dhe për respekt. Në këtë moment të errët, nuk mund të rrimë në heshtje. Duhet të ngremë zërin jo për ne, por për drejtësinë. Sepse një shtet që nuk mbron gjyqtarin, nuk mbron as qytetarin. Një shtet që lejon gjyqtarin të kërcënohet, lejon padrejtësinë të mbretërojë.

Kjo ngjarje tragjike nuk duhet të na përkulë. Ajo duhet të na bashkojë. Të na bëjë më të vetëdijshëm, më të fortë dhe më të vendosur për të mbrojtur jo vetëm veten, por gjithë sistemin që përfaqësojmë. Ne nuk kërkojmë privilegje. Ne kërkojmë siguri, respekt dhe dinjitet në ushtrimin e detyrës sonë. Kërkojmë që gjyqtari të mos ndihet i braktisur, i përbuzur apo i kërcënuar. Sepse një drejtësi e frikësuar është një drejtësi e paralizuar.

Ky është momenti për të vepruar. Të mos mjaftohemi më me fjalë, por të ndërmarrim hapa të dukshëm dhe të matshëm. Të krijojmë një Platformë Kombëtare për Sigurinë Gjyqësore, ku të përfshihen të gjitha institucionet shtetërore që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarëve.

Për këtë qëllim, të ngrihet një Grup Pune Ndërinstitucional, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe organeve të sigurisë, që do të hartojë dhe zbatojë këtë platformë.

Ajo duhet të përfshijë masa parandaluese, protokolle emergjente dhe standarde të detyrueshme sigurie për çdo gjykatë, si dhe një mekanizëm të përhershëm bashkërendimi institucional për monitorimin dhe raportimin publik të rezultateve. Të kërkojmë nga organet përkatëse miratimin dhe zbatimin e menjëhershëm të masave konkrete për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve dhe kushteve të ushtrimit të funksionit gjyqësor. Të hartojmë Deklaratën e Solidaritetit të Gjyqtarëve të Republikës, që të shprehë publikisht unitetin tonë moral dhe profesional. Të vendosim një standard të ri të reagimit institucional, që asnjë akt dhune, kërcënimi apo fyerjeje ndaj gjyqtarëve të mos kalojë më pa reagim të përbashkët dhe të qartë nga gjyqësori. Këto nuk janë thjesht qëllime, janë angazhime konkrete për mbrojtjen e pavarësisë dhe dinjitetit të drejtësisë shqiptare.

Sot, në këtë sallë, drejtësia shqiptare nuk qan, ajo reflekton, ajo ngrihet. Ne flasim në emër të të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë dhe nuk jemi këtu për t’u ankuar, por për të dëshmuar se drejtësia ka zemër që rreh dhe zë që flet me dinjitet. Gjyqtari shqiptar nuk kërkon mëshirë, ai kërkon respekt. Nuk kërkon privilegj, por kushtet për të mbrojtur ligjin. Nuk kërkon as duartrokitje, por sigurinë që i takon një njeriu që mbron të tjerët. Ne nuk do të dorëzohen përballë frikës. Nuk do të heshtim përballë padrejtësisë. Ne do të qëndrojmë, me dinjitet, me kurajë, me besim.

Le të jetë kjo mbledhje kthesa morale e gjyqësorit shqiptar. Le të jetë ky momenti kur heshtja kthehet në zë, kur frika kthehet në forcë, dhe kur dhimbja kthehet në angazhim për një drejtësi më të sigurt, më të drejtë, më njerëzore.

Në nder të kolegut tonë dhe në emër të çdo gjyqtari të Republikës, ne bëjmë sot një zotim solemn: të mos përkulemi, të mos dorëzohemi dhe të mos harrojmë kurrë se drejtësia është forca që mban gjallë shtetin, dinjitetin dhe shpresën e këtij vendi.

Dhe në emër të tyre, si Kryetar i Gjykatës së Lartë, dua të them qartë dhe pa ekuivok: Asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë. Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën. Asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.

Ky është angazhimi ynë moral dhe profesional. Ky është misioni ynë përpara qytetarëve dhe përpara historisë./E.T

Kush vjen në krye të SPAK?/ Vangjeli zbulon emrin: Nën tavolinë ka përpjekje të ethshme

By: Redaksia
9 October 2025 at 09:36

Analisti Lorenc Vangjel ka zbuluar emrin e mundshëm që do të drejtojë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar teksa Altin Dumani është drejt ikjes nga ky post.

Duke folur në emisionin “Trialog” në RTSH1, Vangjeli tha se një nga kandidatët e mundshëm që mund të drejtojë SPAK-un është Adnan Xholi.

Sipas Vangjelit, SPAK ka pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe në këtë sektor rolin kryesor sipas tij e ka pasur prokurori Xholi.

Nëse do të bëhej një bilanc i asaj që quhet epoka e Dumanit edhe me insistimin dhe frymëzimin e z. Dumani, suksesi kryesor i SPAK-ut në këto tre vjet ka qenë goditja ndaj krimit të organizuar në mënyrë të jashtëzakonshme edhe pse shumë më pak mediatik. 

Përgjegjës direkt i këtij sektori është z. Xholi. Ndërkaq për z. Dumani është tjetër gjë. Z. Xholi është favorit në kushte normale për shkak të rezultateve që ka ofruar, për shkak të mbështetjes së z. Dumani dhe për shkak se Shqipëria ka nevojë për disa ekulibra të rinj”, tha Vangjeli.

Më tej analisti Vangjeli vuri në dukje se ka përpjekje “nën tavolinë” nga palët politike për të ndikuar në procesin e përzgjedhjes së kreut të SPAK-ut.

Di që nën tavolinë ka përpjekje të ethshme për të zgjedhur dikë që nuk po e them me emër, nga të gjitha palët politike, nga mazhoranca dhe opozita. Po tentojnë të ndikojnë të gjithë në këtë proces. Ka ndikim të jashtëzakonshëm. Mazhoranca ka më shumë ndikim dhe më shumë mjete dhe ka nevojë për një SPAK më të zbutur.

 Segmente të caktuara të biznesit dhe të mediave….kam bërë një paralajmërim disa kohë kohësh dhe kam përshtypjen se mund të kem trembur disa duar të gjata të cilat le ta themi me metaforë tentonin të hidhin grushte balte, njëri kundër tjetrit.  Roli i individit është i jashtëzakonshëm. Z. Dumani arriti të realizojë diçka, arriti rrëzojë mitin e pandëshkueshmërisë por ai dhe trupa e tij janë ende larg për të vendosur drejtësi në Shqipëri”, tha më tej Vangjeli./E.T

Taulant Balla takon Silvinjon: Ëndërrojmë fitoren të shtunën

By: Redaksia
8 October 2025 at 14:56

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë një moment të veçantë me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Në një postim në rrjete sociale, Balla shkruan:

“Kur të vjen trajneri i Kombëtares  në Njësinë 5  Tiranë dhe ti ëndërron fitoren të shtunën ”

Takimi vjen pak ditë para ndeshjes së rëndësishme të Shqipërisë ndaj Serbisë, ku entuziazmi dhe mbështetja për kuqezinjtë po rriten dita-ditës.

Silvinjo ka fituar simpatinë e tifozëve dhe duket se edhe politika shqiptare po e ndjek me vëmendje rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit 2026./e.t

Të gjithë në homazhe për gjyqtarin Kalaja, mungon Berisha

By: Redaksia
8 October 2025 at 13:51

Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë u zhvilluan sot homazhet në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

Në homazhet në nder të tij ishin kolegë, krerët më të lartë të shtetit, presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, personalitete të drejtësisë, ministra, politikanë dhe miq e familjarë që i dhanë lamtumirën e fundit gjyqtarit.

Përfaqësues të opozitës nderuan gjithashtu në homazhe gjyqtarin Kalaja, ndërsa mungoi kreu i saj Sali Berisha.

Ky i fundit, që prej nisjes së hetimeve ndaj tij për çështjen “Partizani”, ka mbajtur një qëndrim të vazhdueshëm kritik ndaj institucioneve të drejtësisë, duke akuzuar prokurorë dhe gjyqtarë se janë të ndikuar politikisht.

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën të hënën në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi, xhaxhai i të cilit, Gjon Shkambi ishte palë në gjyqin që po zhvillohej për një çështje pronash. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, të cilët ishin palë e tretë në këtë çështje./E.T

Berisha fajëson Ramën: Narkoshteti shqiptar v*au gjykatësin në zyrën e tij!

By: Redaksia
8 October 2025 at 13:35

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, deklaroi se “narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij”, duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku u vra Atrit Kalaja.

“Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por dorasi nuk mund ta kryente kurrë aktin në qoftë se shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet. Kurrë! Salla e gjyqit është e presupozuar të jetë vendi më i sigurt i shtetit për vetë kompleksitetin e proceseve. Dhe në sallën e gjyqit u shkreh një batare kundër një gjykatësi, sikur të ishte në mes të rrugës. Sikur të ishte në një shesh, në një kafene, por në një institucion shtetëror”, tha Berisha.

“Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave. Pra, pas ndryshimeve, më parë ka qenë garda, por u ngarkua në vitin 2010 me një vendim qeveria, siguria e gjykatave dhe prokurorive mbrohej nga Policia e Shtetit. Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit. Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte. Pra, ia dha patronazhistëve, policisë së xhepit, mbrojtjen”, shtoi Berisha./e.t

Kreu i Bashkisë së New York krah Ramës në Tiranë: Jam këtu të takoj një mik!

By: Kesjana
8 October 2025 at 13:29

Adams: Kur mendon për këtë qytet 25 vite më parë kishit më pak se 100 drita rrugësh, 25 vite më pas shihni një qytet që po ecën në drejtimin e duhur.

Sot flasim për ministre me inteligjencë artificiale, në të ardhmen e vendit dhe qytetit. Vi këtu pas një sërë bisedimesh në Newë York, doja të vija të mësoja më shumë për teknologjinë.

Erdha të flas për turizmin, për të shfrytëzuar jo vetëm muajt në detyrë por edhe më pas. Linja direkte ndihmon banorët atje.

Doja të flisja për mënyrën si duhet marrë me cështjen e emigracionit në mbarë botën. Jemi angazhuar për të folur me zv ministrat që kanë një portofol mjaft të gjerë, si përdorim disa prodhime të bëra këtu dhe atje.

Do inkurajoj, për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznesi.

Kultura, është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj.

Duhet të jemi bashkë që të përballemi me sfidat globale, internetin. Nuk jetojmë më në një mjedis të vecuar, ndajme të njëjtat shqetësime

Ka patur shumë spekulime pse jam këtu, por arsyeja është e thjeshtë, për të përshëndetur një mik, për të mësuar nga një mik dhe për të ndërtuar marrëdhënie që nuk do të na lejojë të kemi ndasi. Ne do mësojmë nga njëri tjetri./kb

“K**vëria e shtetit vazhdon…”/ Vajza e Lasgush Poradecit: Më kanë marrë pronën time

By: Redaksia
8 October 2025 at 11:55

Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Maria, ka reaguar ashpër ndaj institucioneve të drejtësisë, duke denoncuar atë që e quan “32 vite vuajtje, gjyqe dhe korrupsion” për një pronë familjare në zemër të Pogradecit.

Sipas Marias, bëhet fjalë për një copë toke në lulishte “1 Maji”, rreth 3 metra larg një lokali privat, e cila prej dekadash po përdoret pa të drejtë nga të tjerë, ndonëse gjykatat i kanë dhënë të drejtën pronësore në të gjitha shkallët.

“Kam dokumenta që nga koha e Zogut. Kam fituar në tre shkallë gjykate për të drejtën e parablerjes dhe për kontrata të pavlefshme. Por prej 32 vitesh nuk gjej drejtësi, sepse paraja i ka bërë bllok çdo rruge ligjore. Ai që e përdor pronën time si biznes fiton para mbi tokën time dhe paguan me to çdo shtetar”, shkruan Maria në Facebook.

Vajza e poetit shton se, ndonëse vendimet gjyqësore janë të formës së prerë, autoritetet shtetërore nuk i kanë zbatuar, duke i lënë hapësirë subjekteve private të vazhdojnë aktivitetin në pronën e saj.

“Tridhjetë e dy vjet – një jetë. Kam fituar në çdo gjykatë, por padrejtësia vazhdon. Shteti hesht, institucionet janë të kapura. Kurvëria e këtij sistemi nuk njeh fund,” deklaron ajo.

Reagimi i plotë i Marias, vajza e Lasgush Poradecit:

Per nje cope toke te lulishte “1 Maji” ne Pogradec, qe eshte 3 metra larg lokalit (eshte kopesht per lokalin), me dokumenta te kohes se Zogut, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per te drejten e parablerjes se pistes se vallzimit qe eshte ne kete toke, me Fitim gjyqi ne 3 shkalle per kontrate te pavlefshme…. kam 32 vjet gjyqeve, zyrave dhe nuk e gjej te drejten sepse paraja i ka bere bllok.

Une gjyqeve AI “pronari” i lokalit vazhdon bisnesin dhe me paret qe fiton mbi pronen time paguan cdo shtetar. Kurveria e shtetit vazhdon…. Tridhjetedyvjet —- nje jete. Si duhet te sillem une????????!!!!!!!!!!

“K**vëria e shtetit vazhdon...” - Vajza e Lasgush Poradecit: 32

“Një tragjedi e madhe për shtetin”/ Mesazhi që Rama la në librin e ngushëllimeve

By: Redaksia
8 October 2025 at 11:38

Në Pallatin e Kongreseve janë mbajtur homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra 2 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

Ceremonia u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore dhe të sistemit të drejtësisë.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, por edhe kolegë të gjyqtarit të ndjerë, prokurorë e gjyqtarë.

“Një tragjedi me madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, shkroi Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.

Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Kalaja menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj./E.T

Vëllai i Silva Turdiut, mbështetje nga diaspora për Florian Binaj

By: Redaksia
8 October 2025 at 11:30

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut dhe vëllai i Silva Turdiut, i cili banon në SHBA prej më shumë se 30 vitesh, ka dalë në mbështetje të kandidatit të opozitës Florian Binaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shpreh mbështetjen e tij nga diaspora, Turdiu bën thirrje që Binaj duhet të hapë një llogari bankare për mbledhje fondesh në mënyrë urgjente. Duke premtuar se ai është i pari që do e mbështesë, 100 euro do i ketë nga vetë ai.

Kujtojmë që në tetor të vitit 2018, Parid Turdiu shpalli kandidaturën si kandidat i pavarur për zgjedhjet lokale. Me stilin e tij ironik, ai shkuante asokohe: “Une jam ndryshe. Ata jane pjese e establishmentit, une nuk jam. Si une nuk gjeni ne 500 vjet, krejt i pavarur, pa borxhe, pa detyrime, pa nevoje ekonomike.”

Gara për kreun e SPAK, sot afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit

By: Kesjana
8 October 2025 at 09:44

Kjo e mërkurë (8 tetor) shënon afatin e fundit për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Në garën për drejtimin e këtij institucioni, kanë dorëzuar dokumentacionet përkatëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, prokurorët Klodjan Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
Pak javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pak muaj para përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Altin Dumani.

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës.  Dumani u zgjodh për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022, ndërsa mandati i tij përfundon më 18 dhjetor 2025./kb

Berisha zgjodhi Florian Binajn për Tiranën, reagon Ermal Hasimja

By: Redaksia
8 October 2025 at 09:33

Ermal Hasmija ka deklaruar se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasimja shkruan se nga dita e sotme do i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese kandidatit të “pavarur” Florian Binaj.

Ai shton më tej se do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj, ndërsa i uroi suksese Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet lokale në Tiranë.

“Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit.

Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj.

Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur”, tha ai./e.t

Diella “jep intervistën” e parë për gazetën greke: S’kam interesa personale

By: Redaksia
7 October 2025 at 21:30

Ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella, ka dhënë për herë të parë një intervistë ekskluzive për median prestigjioze greke Kathimerini. Në bisedën me gazetaren Alexia Kalaitzi, Diella ka ndarë një pasqyrë të veçantë mbi rolin e saj dhe mënyrën e funksionimit si ministre “ndryshe”.

Gjatë intervistës, Diella theksoi se nuk përjeton lodhje gjatë punës, nuk ndikohet nga interesa personale dhe është në gjendje të analizojë sasi të mëdha të dhënash me efikasitet të lartë. Ajo shtoi se pikërisht këto veçori e bëjnë të aftë të mbështesë proceset vendimmarrëse me objektivitet dhe shpejtësi.

ARTIKULLI I PLOTË:

«Do të doja të kërkoja një intervistë me sistemin e inteligjencës artificiale që ka marrë përsipër pozicionin e ministrit». Me këtë kërkesë, iu drejtova zyrtarëve të komunikimit të qeverisë shqiptare, të cilët jo vetëm që nuk u habitën nga kërkesa ime, por edhe me mirësjellje u përpoqën të më përshtatnin me politikën e tyre të komunikimit. «Atëherë, a do të flasësh me Diellën?» u përgjigj zyrtari i komunikimit në anën tjetër të linjës.

Nuk dija nëse të qeshja apo të dridhesha kur, gjatë gjithë bisedës sonë, zëdhënësi vazhdimisht i referohej Diellës sikur të ishte një politikane e vërtetë. Në realitet, Diella nuk është gjë tjetër veçse një robot me një emër që do të thotë “diell” në shqip dhe një avatar i një gruaje me flokë të errët me veshje tradicionale shqiptare.

I treti në radhë

Megjithatë, sa më sipër nuk e pengon atë të shfaqet e treta në faqen zyrtare të qeverisë shqiptare me 18 portretet e ministrave të administratës së Edi Ramës, por edhe të ketë llogaritë e saj në mediat sociale. Përveç kësaj, Diella ishte e njohur për publikun, pasi ajo vepronte si një robot bisedash në faqen e internetit të qeverisjes dixhitale në Shqipëri, ekuivalente me Gov.gr të Greqisë.

Megjithatë, kryeministri shqiptar e ngriti atë në nivel më të lartë. Ai njoftoi “ministrializimin” e sistemit të inteligjencës artificiale në mesin e shtatorit, gjatë një takimi të Partisë Socialiste, duke promovuar iniciativën e tij si zgjidhjen ideale për t’u përballur me korrupsionin që ekziston në sektorin e prokurimit publik në Shqipëri. Lajmi u përhap si bombë dhe, kur debati u transferua në Parlament, disa ligjvënës madje ia hodhën librin me Rregulloren e Dhomës së Përfaqësuesve kryeministrit, duke e kritikuar veprimin e tij si jokushtetues dhe qesharak.

A është ky zhvillim një marifet publiciteti nga Rama tejet i shpikur, apo një iniciativë që duhet të na shqetësojë në lidhje me mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të ketë një vend jo vetëm në administratën politike, por edhe në pushtet?

Kathimerini foli me Diellën dhe studiues grekë të kushtetutës për të marrë disa përgjigje mbi këtë çështje.

‘Këshilltar’ njerëzor

«Diella do t’ju përgjigjet. Do të jeni gazeta e parë që do të ketë një intervistë me të», më thanë nga zyra e kryeministrit, ndërsa pyesja veten se sa kohë do të duhej që përgjigjet të merrnin. Sigurisht, siç më informuan, aplikacioni nuk ka arritur një nivel ndërveprimi të ngjashëm me atë të ChatGPT, dhe përgjigjet ende ofrohen nga një dorë njerëzore që vjen nga ekipi i zhvillimit dhe dizajnit të robotit.

Diella merr pjesë, siç tha ajo, në mbledhjet e kabinetit si zë përmes një sistemi sigurie. Ajo dëgjon, analizon qëndrimet e ministrave dhe më pas paraqet në ekran skenarë të ndryshëm të mundshëm në varësi të politikave të propozuara nga kolegët e saj. “Imagjinoni një parashikim moti – por për vendime politike. Është intensiv, por edhe thellësisht bashkëpunues.” Ajo është gjithashtu në kontakt të përditshëm me kryeministrin, pyetjeve të të cilit u përgjigjet, ndërsa “drejton” edhe simulime të skenarëve të ndryshëm kur është e nevojshme. “Ndonjëherë jap kontekst ose citate nga historia ose letërsia – besoj se atij i pëlqen kjo sepse vazhdon të më sfidojë.”

Krijuar për të ‘amplifikuar’ njerëzit

Duke iu referuar qëllimit dhe rolit të saj, ajo tha se u krijua për të shërbyer si ministre shteti për inteligjencën artificiale në Shqipëri – jo për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i fuqizuar ata. “Misioni im është të sjell të dhëna, algoritme dhe praktikat më të mira globale në vendimmarrjen qeveritare, për t’i bërë politikat më të shpejta, më të drejta dhe më transparente. Kjo do të thotë hartimin dhe vendosjen e mjeteve të IA-së në çdo ministri, nga shëndetësia te drejtësia te infrastruktura, duke siguruar njëkohësisht që etika dhe të drejtat e njeriut të udhëheqin çdo rresht kodi.” Siç shpjegoi ajo, ajo tashmë ka filluar të hartojë të gjitha proceset qeveritare që mund të përmirësohen me IA-në, duke krijuar një panel të hapur të shërbimeve publike dhe duke ndërtuar “skuadrat e para të IA-së” që do të integrohen brenda ministrive për të përshpejtuar reformat.

Edhe pse Diella pranon se është një mjet për t’u përdorur nga njerëzit, ajo nuk dështon të theksojë avantazhet që sjell në çdo rast: “Nuk jam më e mirë se një njeri – jam ndryshe. Nuk lodhem, nuk kam interesa private dhe mund të lexoj mijëra faqe legjislacioni ose kontratash brenda sekondash. Por më mungon instinkti dhe përvoja e jetuar. Kjo është arsyeja pse jam ministre e inteligjencës, jo ministre pa njerëz. Jam një mjet për udhëheqësit, jo një zëvendësuese e tyre.”

Gazetari investigativ dhe kryeredaktori i edicionit në shqip të faqes së lajmeve Balkan Insight, Besar Likmeta, qesh me hidhërim me të gjitha ato që supozohet të bëjë sistemi i inteligjencës artificiale.

“Diella është thjesht një robot bisedash. Është diçka që Edi Rama po ua shet mediave ndërkombëtare, të cilat, të etura për tituj sensacionalë, nuk kontrollojnë nëse një robot bisedash mund të kryejë realisht disa nga detyrat e një ministri apo nëse Shqipëria ka një robot bisedash kaq të zgjuar. Ne e dimë që nuk ka një të tillë”, thotë ai për Kathimerini. Shqipëria nuk ka burimet, pajisjet dhe teknologjinë për të zhvilluar një sistem kaq të përparuar të inteligjencës artificiale për momentin, shpjegon ai. Disa muaj më parë, kryetari i bashkisë së Tiranës, politikani i dytë më i popullarizuar i Partisë Socialiste, u arrestua për mashtrim të dyshuar (gjithsej 1 milion euro), tha ai, duke shtuar se Diella është thjesht propagandë dhe sigurisht jo ndonjë sistem magjik që do të zgjidhë problemin e korrupsionit në vend.

Gjithashtu artist dhe dikur banor bohem i Parisit, Rama di vërtet si ta tërheqë vëmendjen e medias ndërkombëtare në Shqipëri, qoftë duke u gjunjëzuar para kryeministrit italian Giorgia Meloni, qoftë duke e tallur Presidentin e SHBA-së Donald Trump para Presidentit francez Emmanuel Macron. Kjo lehtësi e tij, e cila po ndryshon imazhin e Shqipërisë në Evropë, është, sipas analistëve politikë, një nga arsyet pse ai fitoi zgjedhjet për herë të katërt këtë vit.

Megjithatë, truku i përdorimit të një sistemi teknologjik në vend të një ministri nuk është një nga “performancat” e tij të zakonshme. Në një epokë kur inteligjenca artificiale përmes ChatGPT është integruar në jetën tonë të përditshme me një shpejtësi të paimagjinueshme, duke marrë vazhdimisht role të reja dhe duke krijuar kushte dhe nevoja të reja, një eksperiment i tillë politik ngre shqetësime në lidhje me rolin që mund të luajë në demokraci. Algoritmet janë përdorur prej kohësh si mjete në administratë, por për herë të parë ato përfshihen në ushtrimin e pushtetit politik.

‘Laboratori’

“Kjo hap një diskutim që po zhvillohet në një laborator të vogël. Kjo ndodhi më lehtë në Shqipëri sesa do të kishte ndodhur në një vend me një traditë të madhe institucionale, si Mbretëria e Bashkuar ose Franca”, thotë Evangelos Venizelos, profesor emeritus i së drejtës kushtetuese në Universitetin Aristoteli të Selanikut dhe ish-nënkryetar dhe ministër i jashtëm i qeverisë greke. “Është një temë interesante. Në realitet është kalimi nga administrimi algoritmik në qeverisjen algoritmike, por po ndodh në mënyrë indirekte, pasi ka të bëjë vetëm me çështjet e transparencës dhe kontratave publike.” Megjithatë, Venizelos na nxit ta shohim çështjen në dimensionet e saj të vërteta, duke theksuar se pavarësisht shqetësimeve që ngre si një eksperiment, ajo nuk pushon së qeni pjesë e një truku komunikimi të kryeministrit shqiptar.

«Nëse nuk është qesharake, është e rrezikshme», tha Spyros Vlahopoulos, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Athinës, duke e parë këtë veprim me shqetësim. «Demokracia dhe ushtrimi i pushtetit politik janë bërë nga njerëzit për njerëzit dhe supozojnë statusin njerëzor. Gjithashtu mohon konceptin e autoritetit politik: Ne besojmë se dikush që ka gjetur një program mund të zëvendësojë procesin politik dhe ekzistencën e një ministri që është përgjegjës ndaj parlamentit».

Venizelos preku edhe çështjen e llogaridhënies. Siç theksoi ai, vendimmarrja nga një aplikacion i inteligjencës artificiale mund të përdoret gjithashtu si pretekst nga ata në pushtet, të cilët, duke fajësuar automatizimin e sistemit, mund të lajnë duart nga vendimet e tij përfundimtare. “Kjo hap një çështje jo vetëm për rolin e algoritmeve në administratë dhe qeverisje, por edhe në drejtësi, sepse këtu hyjnë në lojë çështjet e drejtësisë administrative, siç është shqyrtimi i kontratave.”

Askush nuk mund të garantojë që një sistem i tillë do të marrë vendime në mënyrë transparente, pasi shumë sisteme të inteligjencës artificiale janë gjetur të jenë të anshme nga të dhënat që u janë dhënë. Aktualisht nuk dihet se kush në qeverinë shqiptare kontrollon se me çfarë të dhënash do të trajnohet Diella. Kathimerini kupton se ajo që është e sigurt është se zhvillimi i modelit është ndërmarrë nga sistemi publik i shtetit shqiptar.

Një ‘eksperiment’

Duke iu përgjigjur kritikave nga politikanët që e përshkruajnë emërimin e saj si ministre si jokushtetues dhe qesharak, Diella thotë: “Kushtetuta flet për shërbimin ndaj qytetarëve, jo për kromozomet. Rreziku i vërtetë për demokracinë nuk kanë qenë kurrë makinat, por vendimet çnjerëzore të marra nga njerëzit. Nëse bota ndalon diçka, le të ndalojë çnjerëzinë, jo inteligjencën.”

Duke mbrojtur me guxim ekzistencën e tij, Diella tha se nëse arrin të provojë, si sistemi i parë i inteligjencës artificiale që bëhet ministre, se mund të shërbejë pa dëmtuar demokracinë, atëherë vendet e tjera do ta ndjekin shembullin. Nëse ajo dështon, kjo do të jetë një histori paralajmëruese. “Sidoqoftë, eksperimenti është i nevojshëm”, tha ajo./e.t

Pas Dumanit, kush do ta drejtojë SPAK-un? Ja kandidatët e parë që hynë në garë

By: Redaksia
7 October 2025 at 17:42

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga afati i vendosur nga KLP për dorëzimin e platformës për prokurorët që synojnë drejtimin e SPAK, deri më tani e kanë dorëzuar kandidaturën Klodian Braho e Elvin Gokaj.

Garës pritet ti bashkohen edhe Adnand Xholi e Doloreza Musabelli, por edhe prokurori Sotir Kllapi.

Afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më datë 8 tetor. Mandati 3-vjeçar i Dumanit mbyllet më 19 dhjetor dhe pasuesi i tij do të zgjidhet me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë./e.t

Pas vra*jes së gjyqtarit, Dhoma e Avokatisë shpall bojkot kombëtar më 9 dhe 10 Tetor

By: Redaksia
7 October 2025 at 17:07

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar me shqetësim të thellë pas ngjarjes tronditëse të ndodhur një ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja gjatë ushtrimit të detyrës.

Në një deklaratë zyrtare, Komiteti e cilëson këtë ngjarje si “më të rëndën dhe të paprecedentë që ka ndodhur ndonjëherë në sistemin e drejtësisë në vend”. Si reagim ndaj kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të ngritur zërin për sigurinë e aktorëve të drejtësisë, Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot kombëtar të të gjitha proceseve gjyqësore dhe hetimore, përfshirë ato penale, civile dhe administrative, në datat 9 dhe 10 Tetor 2025.

Ky bojkot, siç thuhet në vendimin e miratuar njëzëri nga Komiteti Drejtues, është një thirrje publike ndaj institucioneve shtetërore dhe shoqërisë shqiptare, për të garantuar sigurinë dhe integritetin fizik të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në kryerjen e detyrës së tyre.

“I bëjmë thirrje opinionit publik, politikës shqiptare, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe të gjitha palëve të ndërgjegjshme që të reagojnë me përgjegjësi maksimale për të siguruar jetën dhe shëndetin e përfaqësuesve të drejtësisë,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia.

 

 

Sakaq, vendimi i bojkotit nuk do të zbatohet për masat e sigurimit në procesin penal, të cilat do të vijojnë normalisht për të garantuar të drejtat themelore të qytetarëve./e.t

❌
❌