Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga IHMK thonë se Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull në vit

22 December 2025 at 12:27


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së IHMK-së bëhet e ditur se kushtet kryesore për formimin e mjegullës janë lagështia relative e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta, lëvizjet e vogla të ajrit.

“Mjegulla është dukuri meteorologjike që formohet mbi sipërfaqen e tokës, në pjesën e poshtme të atmosferës. Kushtet kryesore për formimin e mjegullës janë, lagështia relative e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta, lëvizjet e vogla të ajrit. Klasifikohet si: Mjegull e dendur, Mjegull e mesme, Mjegull e rrallë. Në Kosovë, mesatarisht janë rreth 26 ditë me mjegullë (21 Ferizaj, 23 Pejë, 30 Prishtinë, 29 Prizren). Mjegulla më së shpeshti paraqitet gjatë muajve dhjetor – shkurt (57%)”, thuhet në postim. /Telegrafi/


Mot i ndryshueshëm gjatë javës, nga e mërkura reshje bore

22 December 2025 at 07:15


Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, ku parashihet të ketë vranësira me interval të shkurta diellore.

Nga dita e mërkurë do të ketë riga shiu në viset e ulëta dhe në viset mbi 1600 metra lartësi mbidetare parashihen fjolla bore.

Ndërkaq sipas IHMK sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë. /Telegrafi/

Mot i ftohtë, temperatura nën zero në mëngjes

21 December 2025 at 08:05


Të dielën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin nga -4 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Kushtet atmosferike nuk parashikojnë reshje të konsiderueshme, por moti do të mbetet i ftohtë, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes./Telegrafi/

Java nis me mot të ftohtë dhe mjegull në mëngjes, pasdite intervale me diell

15 December 2025 at 07:11


Kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, veçanërisht në zonat e ulëta dhe pranë sipërfaqeve ujore.

Reshje nuk parashihen, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë, e në disa zona edhe krahnezë. Në viset malore pritet më shumë rrezatim diellor, si pasojë e dukurisë së inverzionit të temperaturës.

"Sa i përket sektorit të bujqësisë, kushtet agrometeorologjike vlerësohen si relativisht të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore. Kjo vlen sidomos për fermerët që, për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajve tetor dhe nëntor, nuk kanë arritur të kryejnë me kohë mbjelljen e grurit", njofton IHMK.

Gjatë mbjelljes së vonshme të grurit, ekspertët rekomandojnë respektimin e disa masave agroteknike, si: rritja e normës së mbjelljes përmes shtimit të sasisë së farës, përdorimi i farës cilësore dhe të certifikuar, si dhe përshtatja e thellësisë së mbjelljes në varësi të kushteve të tokës. Zbatimi i këtyre masave pritet të ndikojë pozitivisht në mbirjen e bimëve dhe në sigurimin e një rendimenti më të qëndrueshëm.

Ndërkaq sot moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga -4 deri në -2°C, kurse ato maksimale nga 5 deri në 8°C

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s. /Telegrafi/

Mëngjesi me mjegull, pasdite vranësira dhe diell

14 December 2025 at 08:05


Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shumë zona parashihet mjegull e radiacionit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

Kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi.

Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal.

Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është e mundur, me kusht që të respektohen disa rekomandime agronomike dhe teknike. /Telegrafi/

Mot i vranët dhe me riga shiu

7 December 2025 at 08:07


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende –vende me riga lokale shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s./Telegrafi/

Ditë me diell dhe vranësira të lehta

1 December 2025 at 07:09


Vendi ynë pritet të përfshihet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm.

Sipas parashikimeve meteorologjike, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ndërsa nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të jenë të ulëta, duke u lëvizur nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 7 deri 20 km/h, duke mos sjellë ndonjë ndryshim të madh në mot. /Telegrafi/

Mot i vranët dhe me temperatura të ulëta

30 November 2025 at 08:08


Të dielën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me kthjellime.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 2 deri në 5 gradë Celsius.

Erërat do të fryjnë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi të lehtë, 1 deri në 4 metra në sekondë.

Kushtet meteorologjike pritet të mbeten të qëndrueshme përgjatë ditës. /Telegrafi/

Mot i ftohtë dhe me reshje, në viset e larta pritet borë

29 November 2025 at 08:15


Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të përziera me borë, në viset e larta reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperendimi e lehte deri mesatare./Telegrafi/

Nga e enjtja reshje bore dhe rënie e temperaturave

26 November 2025 at 08:32


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e mërkura do të karakterizohet nga ndikimi i fushave të presionit në rënie, të cilat do të favorizojnë zhvillimin e vranësirave të dendura në gjithë vendin. Parashihet mot kryesisht i vranët, me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.

IHMK bën të ditur se temperaturat pritet të jenë të qëndrueshme, me minimale nga -1°C deri në 7°C dhe maksimale që do të arrijnë deri në 11°C, duke shënuar vlerat më të larta termike të javës.

"Të mërkurën priten vlerat më të larta termike të javës, ndërsa ditët pasuese do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, tipike dimërore", thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se nga e enjtja deri të shtunën, parashihet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila do të stabilizojë një regjim termik dukshëm më të ulët dhe do të gjenerojë kushte për mot të vranët dhe me reshje.

"Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore", vijon njoftimi.

Si rrjedhojë, edhe në disa zona të ultësirave priten intervale të shkurtëra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së së enjtes dhe të premtes, varësisht intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës. /Telegrafi/

Mot i ndryshueshëm këtë javë, reshje dhe intervale dielli

24 November 2025 at 07:10


Kjo javë pritet të sjellë mot të ndryshueshëm në Kosovë, me periudha të shkurtra dielli, vranësira dhe reshje shiu në disa zona.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, dita e hënë do të karakterizohet nga moti i vranët me intervale me diell.

Temperaturat minimale: 0–3°C kurse maksimalet do të jenë 5–9°C. Era do të fryejë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s

Meteorologët paralajmërojnë se qytetarët duhet të jenë të përgatitur për ndryshime të shpejta të motit gjatë javës, duke marrë parasysh alternimin e diellit, vranësirave dhe reshjeve të mundshme.

IHMK lëshon alarm të verdhë, rritet rreziku i vërshimeve në Kosovë

22 November 2025 at 14:58


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim me nivel të verdhë për reshje të dendura dhe rrezik potencial të vërshimeve në disa rajone të vendit.

Në njoftim thuhet se, situata pritet të përkeqësohet nga mbrëmja e së shtunës, transmeton Telegrafi.

"Duke pasur parasysh, situatën e përgjithshme të pa qëndrueshme hidrometeorologjike gjatë këtyre ditëve, e cila përfshin reshje, duke shkaktuar edhe vërshime në disa zona të vendit. Aktualisht lumenjtë në tërë vendin kanë pësuar rënie, por reshjet e shiut të cilat parashikohen të bien gjatë orëve në vijim, sidomos në pjesën lindore (Pellgu e Moravës së Binçës), do të ndikojnë që të rriten përsëri prurjet e ujit nga pjesët e larta malore dhe rrjedhimisht edhe Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime", thuhet në njoftim.

Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore, (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit).)

Tutje, thuhet se moti është potencialisht i rrezikshëm

"Fenomenet e motit që janë parashikuar nuk janë të pazakonta, por kini kujdes nëse keni ndërmend të praktikoni aktivitete të ekspozuara ndaj rreziqeve meteorologjike. Qëndroni të informuar rreth kushteve të pritshme meteorologjike dhe mos merrni përsipër rreziqe të shmangshme", theksohet tutje./Telegrafi/

Mot i vranët dhe me shi sot në Kosovë

22 November 2025 at 07:57


Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjikë të Kosovës, temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare. /Telegrafi/

E hëna me mot të vranët dhe intervale me diell

17 November 2025 at 07:07


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e hënë, duke bërë të ditur se vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, por me periudha të shkurtra me diell.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 1–4°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë 14–17°C.

Po ashtu, instituti njofton se era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi të lehtë prej 1–4 m/s.

IHMK bën të ditur se kushte të tilla atmosferike janë tipike për periudhën aktuale të vitit. /Telegrafi/

E diela me mot të ngrohtë, temperaturat deri në 17 gradë Celsius

16 November 2025 at 08:07


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Kushtet agrometeorologjike për këtë vikend do të jenë të favorshme për zhvillimin e punëve në terren, veçanërisht për kryerjen e mbjelljeve vjeshtore. Parashikimet sinoptike tregojnë se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, çka krijon një dritare optimale për punimet bujqësore.

Në këtë kontekst, rekomandohet fuqimisht që fermerët të intensifikojnë aktivitetet e mbjelljeve gjatë këtyre dy ditëve, pasi struktura aktuale e tokës dhe lagështia e moderuar janë mjaft të përshtatshme për sigurimin e mbirjes uniforme.

Megjithatë, duke marrë parasysh se nga java e ardhshme sinjalizohen përsëri reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, të cilat mund të ndikojnë negativisht në qasjen në parcela dhe të vështirësojnë procesin e mbjelljes, është e këshillueshme që këto aktivitete të mos shtyhen.

"Kryerja e punimeve brenda kësaj periudhe të favorshme do të kontribuojë në garantimin e afateve optimale të mbjelljes dhe performancë më të mirë të kulturave vjeshtore gjatë ciklit vegjetativ”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Reshje shiu, mjegull dhe temperatura të ulëta gjatë kësaj jave

10 November 2025 at 07:14


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike dhe temperatura më të ulëta, tipike për stinën e vjeshtës.

Sipas parashikimeve, të hënën dhe të martën pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa në disa zona reshjet mund të jenë më të theksuara.

Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe në shumë zona të ultësirave parashihet paraqitje e mjegullës gjatë orëve të hershme të ditës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.

Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme.

Për ditën e hënë, parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 8°C ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 10 deri në 13°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s. /Telegrafi/

Temperaturat sot deri në 19 gradë Celsius

31 October 2025 at 06:56


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në njoftim thuhet se temperaturat minimale do të sillen rreth 2–5°C. Kurse, maksimalet: 16–19°C.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./Telegrafi/

Java e fundit e tetorit nis me vranësira e reshje, në fundjavë mot më i ngrohtë

27 October 2025 at 07:12


Java pritet të nisë me mot kryesisht të vranët, ndërsa në disa zona të vendit veçanërisht ditën e hënë, do të ketë riga lokale shiu.

Megjithatë, duke filluar nga e marta parashikohet një stabilizim gradual i kushteve atmosferike, shoqëruar me rritje të ndjeshme të temperaturave ditore, sidomos në orët e mesditës.

Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat minimale në mëngjeset e para të javës do të jenë disi të ulëta, por drejt fundjavës pritet një rritje termike e temperaturave maksimale të cilat do të afrohen me vlerat mesatare të muajit tetor.

Këto ndryshime do të kenë efekt pozitiv në sektorin bujqësor.

Reshjet e fundit, të cilat kanë ndihmuar në ngopjen e tokës me lagështi, do të kontribuojnë në rimbushjen e rezervave ujore në shtresat e sipërme të tokës - një faktor kyç për zhvillimin e fidanëve të mbjelljeve të vjeshtës dhe përgatitjet e tokës për mbjelljet e pranverës së hershme.

Pas reshjeve, rritja e temperaturave dhe rrezatimi diellor do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e proceseve fiziologjike të bimëve, përfshirë forcimin e sistemit rrënjor dhe akumulimin e lëndëve ushqyese.

Në përgjithësi, kushtet agrometeorologjike do të jenë të përshtatshme për aktivitetet bujqësore, si punimet e tokës, krasitjet, plehërimet bazë dhe kontrollet fitosanitare.

Kombinimi i lagështisë së tokës me temperaturat e buta do të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e gjendjes së mirë të kulturave dhe rigjenerimin e kullotave natyrore.

Ndërkaq sot moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 5–8°C kurse maksimalja do të shkoj 10–13°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, duke sjellë ndjesinë e freskët në zonat veriore dhe kodrinore. /Telegrafi/

E diele me shi dhe vranësira në të gjithë vendin

26 October 2025 at 08:05


Të dielën, vendi pritet të ndikohet nga masa ajrore të lagështa, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në të lartë.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 7°C dhe 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë vlera prej 11°C deri në 14°C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, me shpejtësi që pritet të variojë nga 1 deri në 9 metra në sekondë, duke krijuar ndjesinë e një dite tipike vjeshte me lagështi të lartë dhe temperatura të buta.

Meteorologët këshillojnë qytetarët të kenë kujdes gjatë orëve me reshje më intensive, sidomos në zonat urbane ku mund të ketë grumbullim uji. /Telegrafi/

Moti në Kosovë, temperaturat deri në 14 gradë Celsius

25 October 2025 at 07:49


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 11°C deri në 14°C. /Telegrafi/

❌
❌