E pabesueshme në Botëror, eleminohen Gjermania dhe Hollanda
Ndodhi ajo që nuk besohej, eliminohen me penallti Gjermania nga Paraguaji dhe Hollanda nga Maroku. E pabesueshme!
Ndodhi ajo që nuk besohej, eliminohen me penallti Gjermania nga Paraguaji dhe Hollanda nga Maroku. E pabesueshme!
Sipas astrologëve, dita shënohet nga hyrja e Jupiterit në Luan, që sjell energji të re, optimizëm dhe dëshirë për të nisur projekte afatgjata. Ndërkohë, Mërkuri retrograd këshillon kujdes në komunikim, dokumente dhe vendime të rëndësishme. ♈ Dashi Një ditë e favorshme për punë dhe iniciativë. Krijimtaria ju ndihmon të dalloheni. Në dashuri, shmangni impulsivitetin dhe dëgjoni më shumë…
“Kupola termike”, e cila ka shkaktuar temperatura rekord në Evropën Perëndimore ditët e fundit, tani po lëviz drejt lindjes, duke sjellë valën e të nxehtit në vendet e Evropës Qendrore, si dhe në pjesë të mëdha të Ballkanit. Beogradi dhe Bukureshti panë temperatura përkatësisht 38 dhe 37 gradë Celsius të hënën. Sllovakia vendosi një rekord të ri temperature, duke arritur 40.5…
Orlando Gill, portieri i Paraguajit, i cili dikur kishte shitur gjithçka për të mbajtur familjen e tij, është shndërruar në heroin e Kupës së Botës, duke eliminuar Gjermaninë nga turneu. Në pasditen e Bostonit, Gill, i cili kishte mbetur vetëm me dorezat e tij, priti penalltitë e Havertz dhe Woltemade, duke e çuar skuadrën e tij në raundin e 1/8-ave. Ky është rezultati më i mirë i “Albirroja”-s që…
Kontrata e Julian Nagelsmann me kombëtaren gjermane shtrihet deri në Kampionatin Evropian 2028, por eliminimi i parakohshëm i Gjermanisë nga Kupa e Botës ka vënë trajnerin 38-vjeçar nën një shqyrtim intensiv. Nagelsmann deklaroi për transmetuesin gjerman ZDF se nuk është dikush që “ikin” nga përgjegjësitë. “Dua të vazhdoj, por në futboll nuk i ke gjithmonë gjërat në dorën tënde,” tha ai.
Në një ndeshje dramatike të Kupës së Botës, Holanda dhe Maroku janë në barazim 1-1 pas pjesës së parë shtesë. Portieri holandez Verbruggen bëri një pritje shpëtimtare ndaj Rahimit, duke mbajtur rezultatin të pandryshëm. Holanda, me ndryshime mbrojtëse në fund të 90 minutave, u detyrua të mbrohej, duke kërkuar kundërsulme. Momenti kyç erdhi kur Rahimi, pasi dribloi një kundërshtar, goditi nga afër…
Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar për herë të parë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Ilir Meta, duke sqaruar arsyet e largimit nga mbrojtja ligjore e ish-presidentit. Në një intervistë për moderatoren Dafina Hysa në Top News, Cakrani tha se marrëdhënia profesionale me Metën përfundoi pas 13 muajsh përfaqësimi, duke theksuar se nuk ka ndodhur "asgjë e jashtëzakonshme". I pyetur nëse largimi lidhej me deklaratën e tij se nuk ekziston një komplot ndaj Metës nga Monika Kryemadhi apo nga Shatku, Cakrani këmbënguli se qëndrimi i tij bazohet vetëm në provat e dosjes. #voxnews #media #news
7335 views
Një person i maskuar, i njohur si “Batman-i i vërtetë i Meksikës”, është bërë viral pasi raportohet se patrullon rrugët gjatë natës në kërkim të hajdutëve të dyshuar. Sipas mediave lokale dhe videove që janë shpërndarë gjerësisht në internet, figura anonime dyshohet se ka kapur persona të dyshuar për vjedhje motoçikletash, i ka lidhur në shtylla pranë sendeve që pretendohet se ishin të vjedhura dhe ka lënë mesazhe paralajmëruese për kriminelët. Mbështetësit thonë se ai u shfaq pasi shumë banorë mendonin se kriminaliteti nuk po luftohej siç duhej nga autoritetet. Nga ana tjetër, kritikët argumentojnë se marrja e ligjit në duart e veta mund të çojë në gabime, abuzime dhe shkelje të të drejtave ligjore. #batman #mexico #voxnews #media #news @voxnews.al
627 views
Protesta e 30-të radhazi para Kryeministrisë mori këtë të hënë edhe një dimension ndërkombëtar, pasi në mbështetje të protestuesve morën pjesë disa eurodeputetë, të cilët shprehën solidaritet me kauzën e qytetarëve shqiptarë dhe premtuan se kërkesat e tyre do të përcillen në institucionet e Bashkimit Evropian. E para që mori fjalën ishte eurodeputetja gjermane Tineke Strik, e cila përgëzoi qytetarët për mobilizimin dhe i inkurajoi të vijojnë protestën në mbrojtje të demokracisë dhe lirive themelore. “Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do të shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci”, deklaroi Strik. Ajo theksoi se protestat tregojnë se qytetarët shqiptarë nuk pranojnë kufizimin e së drejtës së fjalës dhe kërkoi që qeverisja të dëgjojë zërin e qytetarëve. “Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur”, u shpreh eurodeputetja. Mbështetje për protestuesit shprehu edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila e përqendroi fjalën e saj te mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i standardeve evropiane. “Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamingot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do ta përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do të themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje”, deklaroi Paulus. Sipas saj, nëse Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë ligjin dhe të dëgjojë qytetarët. “Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian, atëherë qeveria duhet të ndryshojë ligjin dhe të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe jo për të mirën e shqiptarëve”, tha ajo. Në fund të fjalës së saj, Paulus bëri edhe një deklaratë që tërhoqi vëmendje, duke thënë se kishte marrë një email nga kryeministri Edi Rama për të mos mbështetur një amendament në Parlamentin Evropian. “Tineke e përmendi rezolutën duke kërkuar moratorium. Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament, sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu. Vijoni betejën tuaj, do të bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre”, deklaroi eurodeputetja. Në protestë mori pjesë edhe eurodeputetja greke Vula Tsetsi, e cila tha se protesta 30-ditore ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë. “Sot keni 30 ditë protestë dhe prej jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në BE, por edhe më gjerë. Shqipëria nuk është në shitje. Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj dhe zgjerimin në BE”, u shpreh ajo. Tsetsi deklaroi se procesi i integrimit evropian nuk mund të ecë përpara nëse nuk respektohet zëri i qytetarëve. “Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. Duam që Komisioni Evropian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë”, tha eurodeputetja. Në përfundim të fjalës së saj, ajo u bëri thirrje edhe socialdemokratëve evropianë të reagojnë ndaj zhvillimeve në Shqipëri. “Duhet të bëjmë një apel te miqtë tanë socialdemokratë, sepse Rama është me socialdemokratët. Miqtë tanë atje duhet të zgjohen dhe t’ju mbrojnë. Mos u dorëzoni, çdo ditë është një ditë fitoreje, jo vetëm për demokracinë, por për ju dhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë në BE”, përfundoi Tsetsi. #voxnews #media #news
7646 views