Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

By: El Be
5 February 2026 at 13:58

Këtë të enjte, Papa Leoni XIV priti kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Takimi ndërmjet Papa Leoni XIV dhe Ramës u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan.

Më pas, Rama zhvilloi takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Në bisedimet e përzemërta – thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”.

Ndër temat në qendër të bisedimeve ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

“200 mijë euro për kokën e Sokol Sanxhaktarit”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Nuredin Dumani nuk më tregoi kush ishte investitori

By: El Be
5 February 2026 at 13:53

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Ai ka treguar para trupës gjykuese se ka marrë një ofertë për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, por ka pohuar se nuk ka qenë i interesuar dhe nuk ka marrë pjesë në planifikimin e atentatit.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj tha se Nuredin Dumani i kishte ofruar 200 mijë euro për të ekzekutuar Sanxhaktarin, duke e përshkruar si një “punë tjetër” që nuk u finalizua.

Hoxhaj tha se nuk e di kush ishte i interesuar për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, shkruan Vizion Plus.

Pjesë nga dëshmia: 

Henrik Hoxhaj: Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin.

Prokurori: Kush ishte i interesuar për të goditur Sokol Sanxhaktarin?

Henrik Hoxhaj: Unë kam marrë një ofertë, tha Nuredin Dumani, për Sokol Sanxhaktarin. Më tha se do bënim takim. Jepeshin 200 mijë euro. Më pyeti nëse isha i interesuar. Por mbeti këtu, nuk u bë më shumë muhabet. Nuk më tha kush ishte investitori. Nuk më është përmendur Suel Çela. Më tha se është dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Nuk më tha pse, o prokuror. Nuk mbaj mend të jetë përmendur më.

Prokurori: Një Bledar Muça, a ju ka thënë ndonjë gjë Nuredini?

Henrik Hoxhaj: Jo. Nuk kam qenë i interesuar. Nuk u morëm më me Sokolin, se u morëm me atë çfarë ishim aty. Ditën e arrestimit të Sokolit nuk e di a kam biseduar apo jo, se nuk më ka interesuar.

Prokurori: Në 30 korrik 2020, kur Sokol Sanxhaktari vrau Florian Lamçen, Nuredini të ka shkruar ty: “Na humbën 200 mijë euro.”

Henrik Hoxhaj: Po, se nuk u mbarua puna, pra.

Dosja Epstein/ Starmer: Më vjen keq që e bëra Mandelsonin ambasador, më mashtroi

By: El Be
5 February 2026 at 13:41

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka kërkuar falje këtë të enjte viktimave të Jeffrey Epstein-it për emërimin e Peter Mandelson-it si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me financierin e ndjerë.

Starmer tha se Mandelson e kishte “paraqitur Epstein-in si dikë që mezi e njihte.” Në një fjalim të enjten, ai tha: “Më vjen keq… që besova gënjeshtrat e Mandelson-it dhe e emërova.”

Sjellim ndërmend se Starmer e shkarkoi Mandelson-in nga detyra në muajin shtator pasi u publikuan disa email-e që tregonin se ai kishte ruajtur miqësinë me Epstein-in edhe pas dënimit të financierit në vitin 2008 për krime seksuale ndaj një të mituri. Epstein vdiq duke kryer vetëvrasje në një qeli burgu në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin mbi akuzat federale në SHBA për abuzimin seksual të dhjetëra vajzave.

Starmer nuk e ka takuar kurrë Epstein-in dhe nuk akuzohet për ndonjë shkelje. Por kryeministri është nën presion të madh për këtë emërim pasi dokumente të reja të publikuara zbuluan detaje të reja mbi marrëdhënien e ngushtë të Mandelson-it me Epstein-in.

“U mashtrova,” tha Starmer. “Prej kohësh dihej publikisht që Mandelson e njihte Epstein-in, por askush prej nesh nuk e dinte thellësinë dhe errësirën e asaj marrëdhënieje,” shtoi ai, citon Associated Press.

Policia britanike po heton Mandelson-in për sjellje të mundshme të pahijshme në detyrë publike. Ai nuk akuzohet për krime seksuale.

Dokumentet e publikuara javën e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve përmbajnë zbulime të reja, përfshirë materiale që sugjerojnë se Mandelson ndau informacione të ndjeshme qeveritare me Epstein-in pas krizës globale financiare të vitit 2008. Ka gjithashtu dhjetëra mesazhe shoqërore e plot humor që tregojnë për një marrëdhënie shumë më të afërt sesa kishte deklaruar më parë Mandelson.

Dosjet e reja sugjerojnë gjithashtu se në vitet 2003-2004, Epstein dërgoi tre pagesa me vlerë totale 75 mijë dollarë në llogari të lidhura me Mandelson-in ose partnerin e tij Reinaldo Avila da Silva, tashmë bashkëshorti i tij.

Mandelson, 72 vjeç, ka qenë një figurë e madhe dhe shpesh e kontestuar në Partinë Laburiste që nga vitet 1990. Ai është detyruar të japë dorëheqjen dy herë nga poste të larta në administratat e mëparshme për shkak të skandaleve mbi para ose etikë.

Ai u zgjodh ambasador për shkak të ekspertizës së tij në tregti, rrjetit të kontakteve dhe zotërimit të “arteve të errëta” politike, të cilat konsideroheshin si përparësi në marrëdhëniet me administratën e presidentit Donald Trump.

Kritikët thonë se lidhjet e Mandelson-it me Epstein e bënin emërimin e tij tepër të rrezikshëm dhe se Starmer ishte, në rastin më të mirë, naiv.

“Mendoj se kryeministri ka treguar se gjykimi i tij është i diskutueshëm,” tha deputetja laburiste Paula Barker. “Mendoj se ai ka pyetje për të cilat duhet të japë përgjigje. Mendoj se ka një rrugë shumë të gjatë për të rindërtuar besimin dhe sigurinë me publikun, si dhe besimin dhe sigurinë brenda partisë sonë.”

Balluku takon fermerët në Fier: Këtë vit, buxheti më i madh për sektorin e bujqësisë

By: El Be
5 February 2026 at 13:35

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me fermerët e Fierit, ku shprehet se 5.2 miliardë lekë do të vendosen në dispozicion të skemës kombëtare të bujqësisë.

Krahas videos së takimit me fermerët, Balluku shkruan se duhen respektuar ata që prodhojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë e Shqipërisë.

“Këtë vit qeveria shqiptare ka dizenjuar buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë për bujqësinë, blektorinë dhe peshkimin. Flitet për 16.3 miliardë lekë, nga të cilat 5.2 miliardë do të vendosen për në dispozicion të skemës kombëtare në bujqsi. Për shkak të një zone që është hambari i Shqipërisë, qarku i Fierit, kam arritur të kuptoj që skemat duhet të jenë më efikase më të goditura”-shprehet Balluku në takim.

“Lidhja me fermerët e qarkut Fier është më shumë se bashkëpunim, është respekt, besim dhe përgjegjësi ndaj atyre që prodhojnë dhe mbajnë gjallë ekonominë tonë“-shkruan ministrja krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Belinda Balluku (@belindaballuku)

 

Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

By: El Be
5 February 2026 at 13:24

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar në një dalje për mediat strategjinë e opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Ai deklaroi se opozita do të vijojë betejën e saj dhe protestat kombëtare deri në rikthimin e dinjitetit të qytetarëve dhe shpëtimin e vendit.

“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

By: El Be
5 February 2026 at 13:21

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut socialist në institucionin e drejtësisë.

Priten detaje në vijim për arsyet e paraqitjes së tij.

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

By: El Be
5 February 2026 at 13:17

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestrimin e dokumenteve që lidhen me projektin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

Vendimi është marrë më 4 shkurt 2026 me kërkesë të prokurore Suela Beluli, në kuadër të hetimeve pas përmbytjeve në fillim të janarit të këtij viti.

Sipas prokurorisë, është kërkuar administrimi i dokumentacionit pranë Bashkisë Durrës, i cili ka shërbyer për realizimin e punimeve në këtë zonë.

Konkretisht, është urdhëruar sekuestrimi i dokumentacionit të procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të objektit “Rehabilitimi i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen”, si dhe i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor të lejes së ndërtimit për këtë projekt.

Sipas vendimit, sekuestrimi i dokumenteve do të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore, ndërsa një kopje e vendimit i është vënë në dispozicion Bashkisë Durrës.

Personat ose subjektet e interesuara kanë të drejtë të ankimojnë këtë vendim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ky veprim procedural vjen në kuadër të hetimeve për të verifikuar ligjshmërinë e procedurave dhe përgjegjësitë e mundshme në lidhje me ndërhyrjet në argjinaturën e lumit Erzen dhe pasojat e përmbytjeve në zonë.

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

By: El Be
5 February 2026 at 13:15

Depozitat e shqiptarëve e mbyllën vitin 2025 në një nivel rekord kursimesh, duke arritur në 1.48 trilionë lekë.

Muaji dhjetor u mbyll me një rritje prej 2.1% krahasuar me nëntorin.

Forcimi i vazhdueshëm i lekut ka bërë që qytetarët shqiptarë të ndihen më të sigurt për të kursyer në monedhën vendase, duke çuar depozitat në lekë në rreth 710 miliardë lekë.

Sa i përket depozitave në valutë, pavarësisht zhvlerësimit të tyre ndaj lekut gjatë vitit të kaluar, ato kanë vijuar të rriten, duke arritur në rreth 773 miliardë lekë.

Kjo rritje lidhet kryesisht me të ardhurat që shumë qytetarë marrin në monedha të huaja, kryesisht nga paga apo remitancat.

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik Shqipëri – SHBA

By: El Be
5 February 2026 at 13:11

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka vijuar takimet me zyrtarë të lartë amerikanë.

Këtë të enjte, Spiropali ka zhvilluar disa takime në Senatin Amerikan, me fokus bashkëpunimin dhe koordinimin për çështje me interes të përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Në takimin me senatoren Elissa Slotkin, u trajtua koordinimi strategjik për çështjet e sigurisë, bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.

Spiropali theksoi në një mesazh në rrjetet sociale se “si përfaqësuese e Michiganit, Senatorja Slotkin vlerëson rolin aktiv të komunitetit të madh shqiptar në zonën e saj”.

Slotkin mbështet gjithashtu kontributin e diasporës shqiptare në fuqizimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Ministrja u takua edhe me Senatorin Gary Peters themelues dhe bashkëkryetar i “Albanian Issues Caucus”, që ruan një vëmendje të posaçme për interesat e komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Shqipëria e konsideron gjithashtu këtë grup miqësie, një partner të besueshëm dhe konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, shkroi Spiropali.

Ministrja e Jashtme u prit gjithashtu nga Senatori Steve Daines, Kryetar i Nënkomisionit për Europën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, mbështetës i Shqipërisë si dhe një njohës shumë i mirë i çështjeve të sigurisë rajonale.

Në takim, Spiropali theksoi se “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë transatlantike, përfshirë mbështetjen dhe angazhimin për objektivin e 5% të shpenzimeve për mbrojtjen në kuadër të NATO-s.”

Mbajtja e Samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, do të jetë një moment domethënës për forcimin e unitetit dhe kohezionit të Aleancës sonë”, nënvizoi Ministrja.

Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

By: El Be
5 February 2026 at 13:03

Detaje të reja dalin në dritë nga tragjedia që tronditi Italinë, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën pasi dyshohet se u helmuan nga monoksidi i karbonit.

Lidhur me tragjedinë ka folur për mediat Ernest Çela, fqinji shqiptar i familjes, i cili ishte ndër personat e parë që hyri në banesë së bashku me karabinierët.

Në dëshminë e tij, ai rrëfen momentet dramatike të ndërhyrjes, kur rreth orës 21:30 u përball me katër trupat e shtrirë pa ndjenja në katin e dytë të shtëpisë, duke theksuar se në ato çaste viktimat kishin ende puls.

“Mbrëmjen rreth orës 21:30 erdhi patrulla e karabinierëve bashkë me xhaxhain e djalit që ka ndërruar jetë. Menjëherë hymë në banesë dhe u ngjitëm në katin e dytë, ku pashë katër trupat të shtrirë pa ndjenja në tokë. Në atë moment shkova menjëherë të kontrolloja nëse kishin akoma puls dhe deri në atë moment kishin ende rrahje zemre. Pastaj, në një moment, xhaxhai i djalit – ai që tani është i shtruar në spitalin e Cisanellos në gjendje të rëndë – humbi ndjenjat. Më pas edhe mua  filluan të më merreshin mendtë. Më pas bashkë me babanë tim dhe dy karabinierët kuptuam se në ajër kishte diçka, një gaz ose diçka e ngjashme. Kështu që dolëm të gjithë menjëherë jashtë nga banesa. Pasi dolëm, e kuptuam që në ambient kishte monoksid karboni. Zjarrfikësit erdhën pas pak kohe, nuk di të them nëse pati vonesë apo jo. Në vendngjarje ishte edhe një ambulancë. Pasi dolëm jashtë, na dhanë ndihmën e parë”, thotë i riu.

Teksa u pyet se përse ndihma e shpejtë nuk u ngjit në banesë i riu tha se, nuk iu lejua të hynin.

“Kur hapën dritaren, doli edhe një tym i bardhë. Por deri në momentin që unë isha lart, ata kishin puls”, përfundon ai

Dhjetëra skiatorë u shpëtuan në veri të shtetit të Nju-Jorkut, pasi një teleferik pati defekt. Ngjarja ndodhi në një resort të njohur skish në Malet A...

By: @a2_cnn
5 February 2026 at 14:00

Dhjetëra skiatorë u shpëtuan në veri të shtetit të Nju-Jorkut, pasi një teleferik pati defekt. Ngjarja ndodhi në një resort të njohur skish në Malet Adirondack, të mërkurën në mëngjes. Autoriteti Rajonal i Zhvillimit Olimpik njoftoi se pati një problem mekanik. Zyrtarët thanë se rreth 67 persona, në afërsisht 20 kabina, ndodheshin në gondolë në momentin e defektit. Rojet e parkut evakuuan të gjithë dhe i zbritën në mënyrë të sigurt poshtë. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

306 views


💾

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë një top zjarri pranë stacionit hekurudhor Kochetovka-2 në rajonin Tambov, pasi disa vagonë cisternë me ...

By: @a2_cnn
5 February 2026 at 14:00

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë një top zjarri pranë stacionit hekurudhor Kochetovka-2 në rajonin Tambov, pasi disa vagonë cisternë me karburant dolën nga shinat dhe u përfshinë nga flakët. Autoritetet ruse dërguan trena zjarrfikës, ndërsa incidenti shkaktoi vonesa në qarkullimin e trenave dhe është hapur hetim për zbulimin e shkaqeve. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #rusi #shperthim

380 views


💾

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë pas here edhe me erë, duke kri...

By: @a2_cnn
5 February 2026 at 14:00

I gjithë qarku i Kukësit është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje shiu me intensitet mesatar, të shoqëruara herë pas here edhe me erë, duke krijuar vështirësi në disa segmente rrugore. Reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, kur janë ndërprerë gradualisht.Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, në disa akse rrugore të qarkut janë shënuar rënie gurësh dhe inertesh nga shpatet malore, veçanërisht në zonat me terren të thyer, raporton A2CNN. Menjëherë pas sinjalizimeve, subjektet kontraktore të mirëmbajtjes rrugore kanë qenë në terren duke punuar pa për pastrimin e rrugëve dhe garantimin e qarkullimit të mjeteve. Problematika më e theksuar është evidentuar në segmentin rrugor Kukës-Bushtricë, ku në orët e para të ditës së sotme janë regjistruar rënie gurësh dhe masash dherash, duke vështirësuar përkohësisht lëvizjen e automjeteve. Nga kompania mirëmbajtëse është ndërhyrë menjëherë me mjete dhe forca pune, duke bërë pastrimin e rrugës. Aktualisht, ky aks kombëtar që lidh Kukësin me Peshkopinë është i qarkullueshëm normalisht, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë orëve në vijim. Sipas raportimeve nga strukturat vendore, në bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk janë konstatuar dëme në banesa apo infrastrukturë tjetër publike dhe nuk ka pasur situata emergjente që të kërkojnë ndërhyrje shtesë. Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në të gjithë territorin e qarkut, pa ndërprerje. Autoritetet vendore dhe shërbimet emergjente mbeten në gatishmëri për të monitoruar situatën, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të ndjekin informacionet zyrtare dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, sidomos në akset malore. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share

500 views


💾

Një aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes, raporton A2 CNN. Ngjarja ndodhu rreth orës 9:00, ku ka përplasja ...

By: @a2_cnn
5 February 2026 at 14:00

Një aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë ka ndodhur mëngjesin e të enjtes, raporton A2 CNN. Ngjarja ndodhu rreth orës 9:00, ku ka përplasja e dy mjeteve, një BMW dhe një Renault, mbetën të plagosur 3 persona. Shoferi i mjetit Renault Clio, Klevant Vasi, kishte mbetur i bllokuar brenda në makinë dhe grupi i shërbimit zjarrfikës ndërhyri për ta nxjerrë. Ai u transportua me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas informacionit të marrë, personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

330 views


💾

Deti i trazuar dhe era e fortë me drejtim nga jugu kanë shaktuar probleme të shumta në shëtitoren "Taulantia" në Durrës gjatë natës. Siç shihet edhe n...

By: @a2_cnn
5 February 2026 at 14:00

Deti i trazuar dhe era e fortë me drejtim nga jugu kanë shaktuar probleme të shumta në shëtitoren "Taulantia" në Durrës gjatë natës. Siç shihet edhe në imazhet, zhavorri që ndodhej në kantierin e pjesës fundore të shëtitores që po rehabilitohet ka mbuluar të gjithë hapësirën publike ku kalimtarët e shfrytëzojnë për të shëtitur, raporton A2CNN. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share

1235 views


💾

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karb...

By: @a2_cnn
5 February 2026 at 14:00

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër anëtarë të së njëjtës familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës. Sipas mediave italiane, viktimat janë një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre, përkatësisht 48, 43, 22 dhe 15 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare. Dyshohet se shkaku i ngjarjes ka qenë një defekt në kaldajën e shtëpisë, që ka çliruar gazin vdekjeprurës brenda banesës. Një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, ka shkuar në banesë pasi nuk merrte përgjigje në telefon. Ai ka njoftuar autoritetet, të cilat pasi kanë hyrë në shtëpi kanë gjetur katër trupat pa jetë. Personi i pestë është shpëtuar, por ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi edhe ai u intoksikua nga monoksidi i karbonit. Gjatë ndërhyrjes janë helmuar lehtë edhe dy efektivë të policisë që hynë në banesë për të dhënë ndihmën e parë, por ata janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orët e darkës, pasi në banesë u gjet tavolina e shtruar, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkakun e tragjedisë. Në vendngjarje mbërriti edhe kryetari i bashkisë së zonës, i cili shprehu tronditjen për humbjen e katër jetëve, duke e cilësuar ngjarjen si një dramë për gjithë komunitetin.

3138 views


💾

❌
❌