Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje

Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal dhe të pazakontë në “Grida Duma Podcast”, ku tregon se humori që e ka bërë një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, në fakt ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.

“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

Aktori dhe moderatori rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira.

“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, tregoi mes humorit aktori./Tch

The post Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje appeared first on iconstyle.al.

Mateo-Luizit: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 ka shkaktuar menjëherë debate dhe tensione mes banorëve.

Gjatë një debati mes Rogerit dhe Mateo, Luizi ndërhyri duke komentuar se kolegu i Mateos nuk ishte ende i zgjuar, gjë që rriti tensionin në ambient.

Situata u bë edhe më e nxehtë kur Mateo iu përgjigj me thumbim Luizit, duke iu referuar rrugëtimit të tij brenda shtëpisë dhe duke përmendur historinë e dashurisë dhe ‘sëmundjen’ që Luizi kishte ndarë më parë me publikun.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Mateo: Më bëhet qejfi që ta ka fut fort Tani dje.

Rogerti: A të pëlqeu? Si ma ka futur?

Mateo: Ti duhet ta kuptosh që servili bën ça i thua ti, po servili nuk ka mend.

Rogerti: E vërtetë, aty jam me ty, të ul kapelen. Ai është ku fryn era, e kam thënë. Dhe e dinë shumë mirë se si ndihem për të, aq.

Mateo: Tani i ka ra flladi andej nga Luizi.

Rogerti: Nuk kam punë me të, edhe badigardi me byrek në dorë te puna, po për momentin është pa punë.

Luizi: Nuk i është çuar kolegu akoma.

Rogerti: Po i vjen, e di kush është?

Mateo: Për histori dashurie në Big Brother kemi Luizin. Po nuk ke histori dashurie këtë vit.

Luizi: Urdhëro?

Mateo:
Nuk ke histori dashurie këtë vit.

Luizi: Kush e tha, ja ku jemi unë e Tani.

Mateo: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër?

Luizi: Po.

Mateo: Na thuaj të vijmë.

Rogerti: Atë që e ke, e ke, të paktën na e thuaj, që të vijmë me të pa me orar, njeri me të rënë kokës e tjetri me të fërkuar, e ke aty. I fërkon këmbët Tani mirë, mi ka fërkuar dhe mua.

 

The post Mateo-Luizit: Po sëmundje do shpikësh ndonjë tjetër? appeared first on iconstyle.al.

Kjo banore ka refuzuar të shkojë në dasmën e Elijonës dhe Klodit!

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, mbrëmja e së dielës pritet të sjellë emocione, debate dhe momente argëtuese, pasi banorët do të përfshihen në ceremoninë tradicionale të dasmës simbolike, një nga ngjarjet më të veçanta që përsëritet çdo sezon të formatit.

Produksioni ka vendosur që këtë vit çifti i përzgjedhur për dasmën të jetë Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj, një zgjedhje që ka ngjallur reagime të ndryshme brenda shtëpisë. Edhe pse ceremonia ka karakter simbolik dhe argëtues, situata duket se ka krijuar tensione, veçanërisht për shkak të pëlqimit që Elijona ka shprehur më herët për Klodianin.

Kjo zgjedhje nuk është pritur mirë nga Benita, e cila së fundmi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të marrë pjesë në dasmë. Gjatë një bisede me Elijonën, ajo u shpreh e prerë në vendimin e saj, duke përmendur gjendjen shëndetësore si arsye për mungesën.

“Moj mos ia prish qejfin vetes”, iu drejtua Elijona Benitës, në përpjekje për ta bindur të jetë pjesë e ceremonisë. Megjithatë, përgjigjja e Benitës ishte e qartë: “Koka po më dhemb, nuk jam për dasmë sot. Nuk mundem, e kam vendosur”.

Refuzimi i saj ka shtuar kuriozitetin tek publiku, i cili tashmë pret të shohë nëse Benita do ta ndryshojë mendjen në momentin e fundit apo do të qëndrojë larg një prej ngjarjeve më të komentuara të mbrëmjes. Dasma simbolike pritet të sjellë jo vetëm humor dhe traditë, por edhe zhvillime të reja në raportet mes banorëve.

The post Kjo banore ka refuzuar të shkojë në dasmën e Elijonës dhe Klodit! appeared first on iconstyle.al.

Meghan Markle rikthen magjinë e Hollivudit klasik në Gala-n Fifteen Percent Pledge 2026

Meghan Markle riktheu shkëlqimin e Hollivudit klasik me paraqitjen e saj të rrallë në tapetin e kuq të Gala-s Bamirëse Fifteen Percent Pledge 2026, e mbajtur të shtunën, më 7 shkurt, në Paramount Studios në Los Anxhelos. Dukesha e Sussex-it, 44 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një fustan të bardhë pa rripa, të realizuar me porosi nga Harbison Studio, që kombinonte elegancën minimaliste me dramën e modës së vjetër të ekranit të madh.

Fustani kishte një dekolte në formë zemre të theksuar me detaje të zeza dhe shoqërohej nga një shall i zi të gjatë, duke i dhënë paraqitjes një prekje teatrale. Meghan e kompletoi look-un me flokë të mbledhur në një chignon elegant, ndërsa aksesorët – vathë me diamant dhe të zi, një unazë me gur të madh të zi dhe taka Stuart Weitzman – shtuan kontrastin dhe sofistikimin.

Gjatë mbrëmjes, Meghan u shfaq në humor të shkëlqyer, duke biseduar me të ftuarit dhe duke zënë vend në një nga tavolinat e para. Gala-ja kishte si qëllim mbledhjen e fondeve për Fifteen Percent Pledge, një nismë që mbështet bizneset në pronësi të komunitetit afro-amerikan, dhe nderoi Tina Knowles, mike e afërt e Dukeshës.

Në event, Meghan nuk u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Princi Harry, por prania e saj e vetme nuk kaloi pa u vënë re. Me këtë paraqitje, Dukesha e Sussex-it dëshmoi edhe një herë se eleganca dhe ndikimi i saj në botën e modës dhe filantropisë mbeten po aq të forta sa gjithmonë.

The post Meghan Markle rikthen magjinë e Hollivudit klasik në Gala-n Fifteen Percent Pledge 2026 appeared first on iconstyle.al.

Nëna e Inës letër në “Fan Club”: Pas çdo banori qëndron një familje

Nëna e Inës ka dërguar këtë të diel një letër në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja Kiara Tito.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet se nuk ka nevojë të flasë me zë të lartë, pasi “mjafton zemra”.

Në letër, nëna e banores thekson se vajza e saj është pikërisht ashtu siç e ka rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe dobësi.

Në fund të mesazhit, ajo i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes me fjalët dhe gjykimet, duke kujtuar se pas çdo banori që shfaqet në ekran qëndron një familje që ndjen, që pret dhe që lutet.

“Si nënë, sot nuk kam nevojë të flas me zë të lartë. Mjafton zemra. Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi. Jo perfektë, por njerëzore. Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft.

Publikut dua ti them vetëm kaq, pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet. Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë edhe kur sprovohen. Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur, që e mbështet dhe që e kupton se kjo është një lojë por njerëzit brenda saj janë të vërtetë. Ju faleminderit”, shkruhet në letrën e dërguar nga nëna e Inës./TCH

The post Nëna e Inës letër në “Fan Club”: Pas çdo banori qëndron një familje appeared first on iconstyle.al.

Dush në mëngjes apo në mbrëmje? Ja çfarë thonë ekspertët!

Nëse mendoni se zgjedhja e orës për të bërë dush është thjesht çështje preferencash personale, mjekët sugjerojnë të rishikoni këtë mendim. Sipas tyre, dushi i mbrëmjes me ujë të ngrohtë është më i dobishëm për trupin dhe shëndetin.

Ky zakon ndihmon në çlirimin e melatoninës, hormoni që favorizon gjumin e qetë dhe relaksues. Procesi përforcohet edhe nga rikthimi i temperaturës së trupit në nivel normal pas daljes nga dushi dhe tharjes me peshqir, duke sinjalizuar trupin se është koha për të pushuar.

Përveç këtij efekti, dushi i mbrëmjes pastron trupin nga ndotjet dhe papastërtitë që grumbullohen gjatë ditës. Personat me lëkurë të thatë ose të ndjeshme kanë edhe një arsye shtesë për ta bërë këtë rutinë pjesë të natës, pasi lëkura mbetet më e hidratuar dhe më e butë në kontakt me shtratin.

Nga ana tjetër, dushi i mëngjesit ka gjithashtu avantazhe. Ai largon bakteret dhe sekrecionet e natës, duke ofruar një start më higjienik për ditën e re. Megjithatë, ekspertët vënë në dukje se përfitimet e përgjithshme të trupit dhe gjumit janë më të mëdha kur dushi bëhet në mbrëmje.

Pra, për të përmirësuar cilësinë e gjumit, për të pastruar trupin nga ndotjet e ditës dhe për të mbrojtur lëkurën, mjekët sugjerojnë që t’i japim përparësi dushit të mbrëmjes. Një zakon i thjeshtë që mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien.

The post Dush në mëngjes apo në mbrëmje? Ja çfarë thonë ekspertët! appeared first on iconstyle.al.

Droni surprizë për Luizin në “Big Brother VIP” trazon shtëpinë! Çfarë shkruhej në të?

Mesditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP Albania” u përballën me një surprizë të papritur nga ajri, që shkaktoi jo pak trazim në shtëpi. Ndërsa konkurrentët ndodheshin në oborr, Rogerti ishte i pari që vuri re dronin që fluturonte mbi rezidencë dhe njoftoi menjëherë Luizin për atë që po vinte.

Banderola që mbahej nga droni mbante një mesazh të qartë dhe provokues: “Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”, duke rikonfirmuar statusin e Luiz Ejllit në sytë e mbështetësve të tij dhe duke rikthyer vëmendjen te ndikimi që ka brenda shtëpisë.

Sapo e lexoi mesazhin, Luiz nuk nguroi të reagojë me humorin e tij tipik. Ai nuk humbi rastin për të thumbuar banorët dhe u shpreh:

“Ju kam thënë që jeni qiraxhinj këtu”.

Ky moment riktheu energjinë në shtëpi dhe bëri që publiku të flasë për humorin dhe aftësinë e Luizit për të manipuluar situatat në favor të tij. Droni dhe mesazhi që mbante ai u bënë menjëherë temë diskutimi, duke vënë në pah se as surprizat e jashtme nuk e zmbrapsin karizmën e tij.

Kjo ngjarje rikonfirmon se Luiz mbetet një nga figurat më të forta të shtëpisë, dhe çdo lëvizje e tij, madje edhe një “thumbim” i vogël, nuk kalon pa u vënë re nga bashkëbanorët dhe publiku.

The post Droni surprizë për Luizin në “Big Brother VIP” trazon shtëpinë! Çfarë shkruhej në të? appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet vendi i dasmës së Klodit dhe Elijonës në BB VIP Kosova 4

Janë zbuluar detaje nga vendi ku do të mbahet dasma e shumëpritur e dy banorëve të “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodit dhe Elijonës. Përgatitjet për këtë ngjarje madhështore janë në zhvillim e sipër, ndërsa ambienti po merr formë me dekorime të kujdesshme që synojnë të krijojnë një atmosferë festive dhe të paharrueshme.

Sipas informacioneve të siguruara, ceremonia do të shoqërohet me surpriza të veçanta, që pritet të sjellin momente të papritura dhe emocione të forta për banorët brenda shtëpisë. Shikuesit mund të presin zhvillime që tashmë janë bërë pjesë e stilit të Big Brother VIP Kosova: momente të ngarkuara me ndjenja, reagime të menjëhershme dhe situata të paparashikueshme.

Një nga pikat më të pritura të dasmës është performanca live e këngëtares Yllka Kuqi, e cila do të këndojë gjatë ceremonisë, duke shtuar energji dhe shkëlqim në ngjarje. Muzika dhe atmosfera festive pritet të bëjnë që ceremonia të jetë jo vetëm një event i veçantë për çiftin, por edhe një eksperiencë të paharrueshme për publikun.

Pritet gjithashtu të shihet nëse të gjithë banorët e shtëpisë do të jenë pjesë e dasmës, si dhe nëse ndonjë situatë konfliktuale ose dramë do të përfshihet në atmosferën festive, duke e bërë ngjarjen edhe më emocionuese dhe të paparashikueshme. Dasma e Klodit dhe Elijonës pritet të jetë një nga momentet më të komentuar të këtij edicioni.

The post Zbulohet vendi i dasmës së Klodit dhe Elijonës në BB VIP Kosova 4 appeared first on iconstyle.al.

Përplasje e ashpër mes Luizit dhe Rogertit: Lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka sjellë menjëherë tensione mes banorëve. Prania e fituesit të edicionit të dytë duket se nuk është pritur mirë nga Rogerti, i cili reagoi menjëherë pas futjes së tij në shtëpi.

Sipas pamjeve të transmetuara, Rogerti nisi debate të drejtpërdrejta me Luizin, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj rikthimit të këngëtarit në format. Përplasjet verbale u zhvilluan që në orët e para, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë dhe duke krijuar një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.

Pra, në darkën pas Prime-t, nisën menjëherë debatet mes dy banorëve.

Pjesë nga debati-

Rogerti: O ti debil, o legen… Mua mos më prek më me dorë. A dëgjon?! Mua më me dorë mos më prek më me dorë se ta tregoj vendin mirë. A më njeh? I ke pas thënë njerëzve dikur: ‘Lëre gangsterin jashtë’. Tani po të them unë lëre gangsterin jashtë. Me mua mos u kap. Si brenda, si jashtë, ta nxjerrë shtyllën kurrizore. Dëgjo bobin këtu. A dëgjon? Jo me mua. O biond, jo me mua. Mos më prek më me dorë. Nuk më provokon dot. Kujdes! Nëse do të luash, luaj si zotëri që je. Mua me dorë mos më prek më.

Luizi: Je duke ia nxirë fytyrën babait kështu.

Rogerti: Babai im është tifozi yt. Mos u merr me atë punë ti.

Luizi: Fisi Sterkaj, kam respekt për ju. Se ku e keni gjetur këtë?! Këta Sterkajt janë të mirë. Janë burra po të them për atë Zot, me ‘RR’.

Rogerti: Mbylle gojën, mos më fol mua për mbiemrin. O zhuls. O lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz. Mbylle gojën. në rregull?

https://youtu.be/7m3iAR-qPJc?si=xkqmtM7j_rfDNrr2

The post Përplasje e ashpër mes Luizit dhe Rogertit: Lojtar legen që ke lënë lekët në bixhoz appeared first on iconstyle.al.

Mos harroni çadrat me vete! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë të ndikojnë vendin edhe gjatë ditës së sotme, e diel 8 shkurt. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit, duke krijuar një situatë tipike dimërore.

Megjithatë, gjatë intervaleve të ndryshme kohore priten edhe kthjellime të herëpashershme, të cilat do të jenë më të dukshme përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu, zona të veçanta të jugut të vendit do të përfitojnë nga hapje të përkohshme të motit, kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Në zonat malore dhe në disa pjesë të brendshme të territorit, vranësirat do të mbeten më të qëndrueshme, duke sjellë ndjesi më të ftohta dhe mot më të rënduar. Temperaturat e ajrit do të regjistrojnë vlera tipike për këtë periudhë të vitit, me minimale të ulëta gjatë orëve të mëngjesit dhe rritje të lehtë në mesditë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore, duke ndikuar kryesisht në zonat bregdetare, ku herë pas here mund të shkaktojë dallgëzim të lehtë në det.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat ku kushtet atmosferike mund të ndryshojnë shpejt. Në përgjithësi, dita e sotme do të dominohet nga mot i paqëndrueshëm, por pa fenomene ekstreme, duke ruajtur një panoramë tipike dimri për këtë periudhë.

The post Mos harroni çadrat me vete! Parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on iconstyle.al.

Askush s’e priste: Leonardo DiCaprio i dorëzon çmimin Paul Thomas Andersonit

Regjisori i njohur amerikan Paul Thomas Anderson ka qenë fituesi kryesor i mbrëmjes në ceremoninë e 78-të të Çmimeve të Shoqatës së Regjisorëve të Amerikës, e mbajtur në Los Angeles, ku filmi i tij më i fundit, “One Battle After Another”, u vlerësua me çmimin për Arritje të Jashtëzakonshme Regjisore në Filmin e Metrazhit të Gjatë.

Ngjarja prestigjioze u zhvillua në hotelin Beverly Hilton dhe u prezantua nga aktori dhe komediani Kumail Nanjiani. Në sallë ishin të pranishëm emra të njohur të industrisë së filmit, përfshirë Kate Hudson dhe Kerry Washington, duke i dhënë ceremonisë një atmosferë festive dhe elitare.

Gjatë fjalimit të tij emocional, Anderson foli për pasionin ndaj artit dhe procesit krijues, duke ndarë suksesin me ekipin e tij. Një moment prekës ishte nderimi që ai i bëri ndihmësregjisorit të ndjerë Adam Somner, i cili u nda nga jeta në nëntor 2024 pas një beteje me kancerin e tiroides. Anderson e përshkroi Somnerin si një profesionist të rrallë, që krijonte siguri dhe respekt për çdo anëtar të ekipit.

Ceremonia mori një kthesë surprizë kur në skenë u shfaq Leonardo DiCaprio, i cili i dorëzoi Andersonit Medaljen e Filmit Metrazh të Guild of America. Aktori vlerësoi vizionin, guximin dhe saktësinë e regjisorit, duke theksuar aftësinë e tij për të mbajtur publikun të intriguar.

Pas përfundimit të ceremonisë, Anderson dhe DiCaprio u fotografuan së bashku në prapaskenë, duke krijuar një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.

The post Askush s’e priste: Leonardo DiCaprio i dorëzon çmimin Paul Thomas Andersonit appeared first on iconstyle.al.

“Çika jem!”/ Afërsia me Gimbon, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi…

Raporti mes Selin dhe Gimbos ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe publikut, pasi afërsia e tyre është bërë gjithnjë e më e dukshme gjatë ditëve të fundit. Dinamika mes dyshes ka nxitur diskutime brenda shtëpisë, ndërsa shumë pyesin nëse bëhet fjalë thjesht për miqësi apo për diçka më shumë.

Selin ka ndarë së fundmi një moment personal, duke treguar një ëndërr që sipas saj e ka bërë të reflektojë mbi marrëdhënien mes tyre. Ajo rrëfeu me sinqeritet se kishte parë një skenar simbolik, ku ndodhej në një situatë të pazakontë që përfshinte edhe Gimbos. Rrëfimi i saj u prit me kuriozitet nga banorët, të cilët e interpretuan si një shenjë të lidhjes së fortë që po krijohet mes tyre.

Nga ana tjetër, edhe Gimbo ka folur hapur për mënyrën si ndihet pranë Selin. Ai theksoi se prania e saj i sjell qetësi dhe i largon tensionin, duke shtuar se mes tyre ekziston një mirëkuptim i natyrshëm. Sipas tij, të dy arrijnë të kuptojnë gjendjen emocionale të njëri-tjetrit pa pasur nevojë për shumë fjalë.

Selin, gjithashtu, nënvizoi se qasja e saj ndaj Gimbos është e sinqertë dhe se ndihet mirë në shoqërinë e tij, edhe pse pranoi se ndonjëherë e ka të vështirë të përshkruajë me fjalë emocionet që përjeton.

Afërsia mes tyre vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në shtëpi, ndërsa publiku ndjek me interes zhvillimin e kësaj marrëdhënieje dhe dinamikat që ajo sjell në lojë.

The post “Çika jem!”/ Afërsia me Gimbon, Selin: Isha në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa Gimbo më propozoi… appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë këngëtari i grupit të njohur, ‘3 Doors Down’

Brad Arnold, themeluesi, vokalisti kryesor dhe tekstshkruesi i grupit të njohur rock 3 Doors Down, ka ndërruar jetë më 7 shkurt në moshën 47-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga faqja zyrtare e grupit, duke tronditur fansat në mbarë botën.

Sipas njoftimit, Arnold ishte i rrethuar nga bashkëshortja e tij Jennifer dhe familjarët në momentet e fundit të jetës. Ai u largua në paqe, pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me kancerin.

Gjatë karrierës së tij, Arnold kontribuoi në krijimin e një identiteti të veçantë muzikor për 3 Doors Down, duke kombinuar elementë të post-grunge me tekste emocionale që prekën miliona dëgjues. Muzika e grupit u bë pjesë e pandashme e skenës rock ndërkombëtare në fillim të viteve 2000.

Një nga këngët më ikonike të tyre, “Kryptonite”, u shkrua nga Arnold kur ishte vetëm 15 vjeç. Hiti u kthye në një simbol të një gjenerate dhe mbetet edhe sot një nga këngët më të njohura të rock-ut modern.

Në deklaratën zyrtare, grupi thekson se ndikimi i Arnold-it shkonte përtej muzikës. Ai kujtohet si një bashkëshort i përkushtuar dhe një njeri me zemër të madhe, i njohur për mirësinë, humorin dhe përulësinë e tij.

“Muzika e tij krijoi lidhje të forta mes njerëzve dhe momente që do të jetojnë gjatë. Ata që e njohën nga afër do ta kujtojnë jo vetëm për talentin, por për ngrohtësinë dhe dashurinë ndaj familjes dhe miqve,” thuhet në njoftim.

Trashëgimia artistike e Brad Arnold dhe ndikimi i tij në rock-un modern pritet të mbeten të gjalla për vite me radhë.

The post Ndërron jetë këngëtari i grupit të njohur, ‘3 Doors Down’ appeared first on iconstyle.al.

Historia e pabesueshme e futbollistit që nuk e dinte se kishte një tumor në kokë! Ditën e operacionit, ai kishte shkuar në stërvitje

Ish-kapiteni i Leeds United, Dominic Matteo, ka zbuluar se po stërvitej në palestër vetëm disa orë para se t’i nënshtrohej një operacioni urgjent për një tumor në kokë, një përvojë që ai thotë se i ndryshoi jetën.

Duke folur me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, ish-lojtari 51-vjeçar i kombëtares skoceze i bëri homazh ekipit mjekësor që i shpëtoi jetën në Spitalin e Përgjithshëm të Leeds, ku u shtrua në spital në nëntor 2019.

Siç tha ai, ndihej në formë të shkëlqyer fizike dhe nuk mund ta imagjinonte dot se çfarë e priste. “Isha i shokuar. Stërvitem pothuajse çdo ditë, bëj pak ushtrime në palestër për të mbajtur veten. Ndihesha shumë mirë. Atë mëngjes isha stërvitur para se të shkoja në spital”, tha ai.

Mjekët vlerësojnë se Mateo e luajti të gjithë karrierën e tij si futbollist me tumorin “në një gjendje latente”, përpara se të diagnostikohej me ependimomë anaplastike , një formë e rrallë dhe agresive e kancerit të trurit , e cila kërkoi ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale dhe më pas radioterapi, sipas BBC-së .

Pavarësisht shenjave paralajmëruese, siç janë problemet me shikimin, ai nuk e kishte kuptuar seriozitetin e gjendjes së tij. Ai tha se në atë kohë punonte për Sky Sports dhe, gjatë rrugës për në një transmetim në Hull, e përplasi pak makinën – diçka krejtësisht e pazakontë për të. Pak më vonë, kur u shënua një gol, iu desh të pyeste kameramanin se kush kishte shënuar, gjë që e shqetësoi.

Pasoi një kontroll paraprak, gjatë të cilit ai u rrëzua në skanerin MRI. Disa ditë më vonë, ai u dërgua me urgjencë në operacion. Neurokirurgu Ryan Matthew, një konsulent nderi në Leeds Teaching Hospitals NHS Trust, hoqi tumorin përpara se Mateo t’i nënshtrohej radioterapisë për të eliminuar çdo qelizë kancerogjene të mbetur.

“Dominiku erdhi tek ne në një gjendje shumë të keqe. E çuam menjëherë në sallën e operacionit, i hapëm kafkën dhe i hoqëm të gjithë tumorin që mund të shihnim, si me sy të lirë ashtu edhe me anë të rezonancës magnetike. Për fat të mirë, ai pati një rezultat shumë të mirë”, tha kirurgu.

Periudha pas operacionit ishte jashtëzakonisht e vështirë. Matteo qëndroi në spital për katër deri në pesë javë, humbi shikimin në syrin e djathtë dhe, siç thotë ai, humbi plotësisht aftësitë njohëse. “Nuk dija as si t’i laja dhëmbët”, vuri në dukje ai.

Gjatë rehabilitimit të tij, ai u përpoq të mësonte përsëri të lexonte dhe të shkruante, me ndihmën e një mësuesi që ishte tifoz i Leeds. Megjithëse u përpoq për një vit, ai përfundimisht hoqi dorë, pasi procesi e mbushi me ankth. “Ankthi është vrasës’, tha ai.

Sot, ai thotë se i ka pranuar ndryshimet në jetën e tij dhe ndihet më autentik, edhe nëse bën gabime publikisht. Në të njëjtën kohë, ai thekson sa e rëndësishme është që ai të flasë hapur për përvojën e tij.

“Dua të ndaj historinë time. Nëse ndihmon qoftë edhe një person, ia vlen”, theksoi ai.

Matteo ka marrë mbështetje të fortë nga bota e futbollit, madje edhe nga tifozët e ekipeve që tradicionalisht ishin rivalë të Leeds. Ish-shokët e ekipit dhe trajnerët e vizituan në spital , ndërsa sot, siç thotë ai, kur është në Elland Road, shpesh takon njerëz që po luftojnë beteja të ngjashme me të tijat.

The post Historia e pabesueshme e futbollistit që nuk e dinte se kishte një tumor në kokë! Ditën e operacionit, ai kishte shkuar në stërvitje appeared first on iconstyle.al.

Rogerti: Kam vetëm 2 miq dhe 12 armiq, janë xhelozë për lojën time

Rogerti ndodhet në dhomën e reflektimit prej Prime-t te fundit si dhe është në televotim.

Në spektaklin e kësaj të shtune, Rogerti u shpreh se në shtëpi ka vetëm 2 miq, Artanin me Juelën, ndërsa për 12 banorët e tjerë i quajti armiq. Sipas tij, konkurrentët e tjetër ‘janë xhelozë’.

Deklarata e banorit te “BBVA”

“Është e vështirë për të kuptuar dinamikën e shtëpisë. Por i kam marrë vesh copa copa. Këtu kam armiq 12 veta, përveç 2 vetave. Artanin dhe Juelën i kam miq, të tjerët i kam armiq në kuptimin e plotë të fjalës. Ata janë xhelozë në lojën time, sepse kam lëvizur shtëpinë si kurrë më parë. Arsye tjetër është enigma ime: e keqi, i shpifuri dhe i miri. I bëj thirrje lojërave që të kujdesen nga Miri sepse është i vetmi që po i vë në lëvizje, me mua është vetëm Tani dhe Juela. Na ka lidhur vetëm shpirti i bardhë“, u shpreh banori i “BBVA”.

Ndërsa Stenaldo u shpreh:

“Për Rogertin ngelem pa fjalë kur e dëgjoj. Një personazh që do të fitojë BBV, nuk ka limit, nuk mendohet dy herë, ka pikësynim të godasë tjetrin. Rogerti le të vijë dhe me mua do të luftojë këtu çdo sekondë“.-tha Stenaldo.

The post Rogerti: Kam vetëm 2 miq dhe 12 armiq, janë xhelozë për lojën time appeared first on iconstyle.al.

Pse u largua nga shtëpia e “BBVK”? Alba flet për herë të parë

Një zhvillim i papritur ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, pasi Alba u largua mbrëmjen e kaluar në mënyrë të menjëhershme, pa paralajmërim dhe pa pasur mundësinë të përshëndetej me banorët e tjerë. Largimi i saj shkaktoi habi dhe reagime të shumta brenda shtëpisë, ndërsa publiku mbeti në pritje të një shpjegimi.

Sipas raportimeve, vendimi i saj ishte i papritur edhe për produksionin dhe banorët, të cilët u përballën me mungesën e menjëhershme të një prej figurave më të komentuara të këtij edicioni. Dinamikat e lojës ndryshuan menjëherë pas daljes së saj, duke lënë hapësirë për spekulime dhe diskutime mes konkurrentëve.

Pas largimit, Alba reagoi për herë të parë, duke sqaruar arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi. Ajo u shpreh se nuk dëshironte që të tjerët të përfitonin nga situata e saj apo që rrugëtimi i saj në shtëpi të ndikonte në mënyrë të padrejtë tek loja dhe finalja.

Nuk doja që të tjerët të përfitonin në kurrizin tim dhe mundësinë që të shkonin në finale dhe të fitonin të gjithë Big Brotherin në kurrizin tim”, u shpreh ajo.

Megjithatë, kur u pyet për 24 orët e para pas daljes nga shtëpia, Alba zgjodhi të mos japë detaje, duke theksuar se preferon ta mbajë këtë pjesë private. Ky qëndrim ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut, i cili vijon të komentojë gjerësisht largimin e saj në rrjete sociale.

Ndërkohë, produksioni nuk ka dhënë ende një deklaratë të detajuar lidhur me situatën, por pritet që zhvillimet e ardhshme të hedhin më shumë dritë mbi këtë largim që ka trazuar rrjedhën e spektaklit.

The post Pse u largua nga shtëpia e “BBVK”? Alba flet për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Gazetarja Jonida Shehu rrëfen me lotësh humbjen e prindërve: E gjeja veten duke i shkruar mamit mesazhe pas vdekjes

Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve.

“Isha 23 vjeç kur humba babanë, sapo kisha përfunduar studimet dhe kisha nisur punën. Babi ishte i diagnostikuar me kancer megjithatë ne nuk e kishim menduar që do ikte. Mendonim se çdo gjë do kthehej në normalitet. Të gjitha gjërat u kthyen përmbys dhe kundër nga ç’kisha imagjinuar unë. U deshën shumë vite që gjërat të shkonin në vendin e tyre. Më pas motra jetonte në Prishtinë, vëllai në SHBA, dhe unë mbeta vetëm me mamin”, tregon ajo për humbjen e të atit.

Por pak vite më pas ajo do të humbiste edhe nënën, një dhimbje e madhe për gazetaren.

“Nuk e kam përtypur vdekjen e tim ati… vdekja e nënës më bëri të relaksohesha nga pesha e vdekjes dhe të kisha një kuptim tjetër për vdekjen, sepse kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën e vdekjes. Me frikën që ‘po kur të ndodhë që ime më të mos jetë?’. Kur kam humbur mamin gjëja që kam vuajtur më shumë është kur mbyllja punën, sepse ishte personi i parë që merrja në telefon. Ka pasur disa momente që ngaqë më mungonte shumë prania e saj, i kam rënë telefonit të saj dhe i shkruaja. I shkruaja që më ka marrë malli, që jam mirë…”, rrëfen ajo mes lotësh.

The post Gazetarja Jonida Shehu rrëfen me lotësh humbjen e prindërve: E gjeja veten duke i shkruar mamit mesazhe pas vdekjes appeared first on iconstyle.al.

Shkëlqen Distria Krasniqi, medalje e artë në Grand Slam të Parisit

Arritje ne Xhudo nga sportistja me origjine shqiptare!

Distria Krasniqi vazhdon të gdhendë fort emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në sportin e Xhudos. Xhudistja shqiptare fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg duke mundur në finale spanjollen Ariane Toron me Krasniqin që e mposhti kundërshtaren e saj në më pak se 10 sekonda me Ippon.

Distria Krasniqi e nisi rrugëtimin e saj me duelin e raundit të dytë, pasi të parin e kaloi pa dyluftim për shkak të pozicionit të saj në klasifikimin e përgjithshëm. Në raundin e dytë Krasniqi u përball me francezen Alicia Marques, dyluftim të cilin e dominoi nga fillimi deri në fund për ta fituar dhe kaluar në çerekfinale.

Në këtë fazë, Krasniqi dueloi me brazilianen Larissa Pimenta, ndaj të cilës e pati shumë të të vështirë. Gjithsesi xhudistja dardane arriti të fitojë pikë në kohën shtesë duke kaluar në gjysmëfinale ku u ndesh me një tjetër franceze, Amandine Buchard, duke e kaluar edhe atë për të arritur në finalen për medaljen e artë ku si kundërshtare pati Ariane Toro Soler duke marrë edhe triumfin final dhe duke iu gëzuar edhe medaljes së saj të nëntë në Grand Slam të Parisit.

The post Shkëlqen Distria Krasniqi, medalje e artë në Grand Slam të Parisit appeared first on iconstyle.al.

Britania në mes të skandalit Mandelson: Policia bastis shtëpitë e ish-ministrit, i cili i kaloi informacione të ndjeshme Epsteinit

Zbulimi i komunikimeve sekrete elektronike mes Peter Mandelson dhe financierit amerikan Jeffrey Epstein, gjatë kohës kur Mandelson mbante poste të larta qeveritare, ka shkaktuar një tronditje të fortë politike dhe institucionale në Mbretërinë e Bashkuar. Çështja ka marrë përmasa të rënda, me ish-kryeministrin Gordon Brown që flet hapur për “krim financiar” dhe “tradhti ndaj vendit”.

Reagimet e forta erdhën një ditë pasi Policia Metropolitane e Londrës konfirmoi se kishte përfunduar kontrollet në dy prona të lidhura me Lord Mandelson, në kuadër të një hetimi për sjellje të keqe në detyrën publike dhe dyshime për tregti të brendshme. Hetimi u hap javën e kaluar, pas akuzave se Mandelson i kishte kaluar Epstein-it informacione të ndjeshme qeveritare dhe financiare.

Dorëheqje dhe tronditje në Partinë Laburiste

Pas publikimit të dokumenteve dhe email-eve, Peter Mandelson dha dorëheqjen si nga Partia Laburiste ashtu edhe nga Dhoma e Lordëve. Rreth një muaj më parë, ai kishte shprehur keqardhje për marrëdhënien e tij me Epsteinin, duke kërkuar falje “pa kushte grave dhe vajzave që kanë vuajtur”, por zbulimet e reja kanë thelluar krizën politike dhe kanë vënë në vështirësi qeverinë e kryeministrit Keir Starmer.

Kontroversia është bërë edhe më e mprehtë për faktin se Starmer e emëroi Mandelson ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në SHBA në vitin 2024, pavarësisht lidhjeve të njohura të tij me Epsteinin. Mediat britanike raportojnë se kryeministri po përballet me presion të madh, përfshirë edhe nga deputetë të Partisë Laburiste, të cilët kanë ngritur publikisht edhe çështjen e dorëheqjes së Starmer.

Akuzat për rrjedhje informacioni të klasifikuar

Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Mandelson, në cilësinë e sekretarit të biznesit në qeverinë Brown, i ka dhënë Epsteinit informacione në vitin 2008 lidhur me planet e Thesarit britanik për vendosjen e një takse të njëhershme mbi bonuset e bankierëve.

Edhe më shqetësuese janë dyshimet se Mandelson mund t’i ketë kaluar Epsteinit informacione të klasifikuara që mund të kishin ndikuar drejtpërdrejt në tregjet financiare, në kulmin e krizës globale të vitit 2008. Këto veprime po hetohen aktualisht si pjesë e një hetimi penal.

Gordon Brown: “Një tradhti ndaj Britanisë”

Ish-kryeministri Gordon Brown reagoi ashpër, duke deklaruar se veprimet e Mandelson përbëjnë një “krim financiar” dhe një “tradhti ndaj gjithçkaje që përfaqëson Britania”. Në një intervistë për BBC Radio 4, Brown u shpreh se ndihej “i tronditur, i zemëruar dhe i tradhtuar” nga zbulimi i komunikimeve.

“Ky ishte informacion financiar i klasifikuar. Ai e vuri Britaninë dhe monedhën në rrezik. Pasojat në tregje mund të kishin qenë shkatërrimtare”, deklaroi Brown.

Megjithatë, ai refuzoi të fajësonte drejtpërdrejt kryeministrin Starmer për emërimin e Mandelson, duke thënë se të dy ishin “të mashtruar dhe të tradhtuar” prej tij. Brown mori përgjegjësi personale për rikthimin e Mandelson në qeveri në vitin 2008, duke theksuar se në atë kohë nuk kishte asnjë informacion për lidhjet e tij me Epsteinin.

Policia Metropolitane konfirmoi se kontrollet në pronat në Londër dhe Wiltshire kanë përfunduar pa arrestime, duke theksuar se bëhet fjalë për një hetim kompleks që kërkon analizë të thelluar të provave dhe dokumenteve.

Ndërkohë, zbulime të reja nga të ashtuquajturat “dosjet Epstein” sugjerojnë edhe marrëveshje financiare të dyshimta, si dhe oferta të Mandelson për të siguruar prona luksoze për Epsteinin. Hetimet pritet të zgjasin, ndërsa skandali vazhdon të tronditë skenën politike britanike.

The post Britania në mes të skandalit Mandelson: Policia bastis shtëpitë e ish-ministrit, i cili i kaloi informacione të ndjeshme Epsteinit appeared first on iconstyle.al.

Dashuri apo status? E vërteta pas hipergamisë moderne

Nga historia e Carrie Bradshaw dhe Mr. Big, deri te pothuajse të gjitha dramat e Real Housewives, martesa për interes ka qenë gjithmonë një temë e pranishme në letërsi dhe televizion. Edhe seriale të suksesshme si Bridgerton e rikthejnë këtë koncept në qendër të vëmendjes, duke treguar familje që përpiqen të ngjiten në hierarkinë shoqërore përmes lidhjeve martesore me njerëz me status më të lartë.

Ky fenomen njihet me termin “hipergami”, një koncept që, sipas ekspertëve, është po aq i vjetër sa vetë shoqëria njerëzore. Trajnerja e takimeve dhe prezantuesja e podkastit Dates & Mates, Damona Hoffman, shpjegon se ideja e martesës për dashuri është relativisht moderne.

“Martesa tradicionalisht bëhej për të siguruar stabilitet financiar dhe mbijetesë për familjen e gruas”, shprehet ajo, duke theksuar se për shekuj me radhë, dashuria nuk ishte kriteri kryesor.

Çfarë është hipergamia?

Sipas Alysha Jeney, trajnere e certifikuar për martesën dhe familjen, hipergamia përkufizohet si zgjedhja për t’u martuar ose për të krijuar lidhje romantike me dikë që perceptohet si më i suksesshëm, më i fuqishëm ose më i sigurt financiarisht.

“Kjo zgjedhje shpesh lidhet me dëshirën për siguri ekonomike, përmirësim të statusit shoqëror apo rritje të vetëvlerësimit dhe identitetit personal”, shpjegon Jeney.

Edhe pse termi është bërë më popullor vitet e fundit, praktika ekziston prej mijëra vitesh. Punonjësja sociale klinike Shamyra Howard thekson se hipergamia mund të gjurmohet që në sistemin e kastave hindu, duke e bërë atë të paktën 3 mijë vjeçare.

“Në thelb, është një model partneriteti i ndërtuar në një shoqëri patriarkale, kur gratë nuk kishin arsim, të drejtë pune apo pavarësi financiare dhe vareshin nga partneri për të mbijetuar”, shprehet ajo.

Pse vazhdon edhe sot?

Edhe pse sot shumica e njerëzve deklarojnë se martohen për dashuri, martesat për interes apo avancim shoqëror vazhdojnë të ekzistojnë. Në disa vende, si India, Kina, Irani apo Indonezia, martesat me mblesëri janë ende të pranishme, edhe pse në disa raste formalisht të ndaluara.

Megjithatë, hipergamia nuk kufizohet vetëm në vende me vështirësi ekonomike. Një sondazh i fundit në SHBA tregoi se mbi 39% e të rinjve besojnë se është e rëndësishme që partneri të paguajë gjithçka në takimin e parë. Po ashtu, shumica e të anketuarve e konsiderojnë tërheqëse vetëbesimin, suksesin personal dhe gjendjen e mirë financiare.

Sipas studimit të porositur nga faqja luksoze e takimeve Seeking.com dhe realizuar nga Talker Research, 31% e amerikanëve pranojnë se suksesi financiar ndikon drejtpërdrejt në atraktivitetin e një personi, ndërsa 39% besojnë se një partner me status më të lartë mund të kontribuojë në rritjen e tyre personale.

Sa i shëndetshëm është ky model marrëdhënieje?

Ekspertët paralajmërojnë se marrëdhëniet e ndërtuara vetëm mbi përfitime financiare apo shoqërore mund të jenë problematike. Sipas tyre, hipergamia mund të krijojë dinamika të pabarabarta pushteti, mungesë intimiteti dhe keqkuptime të thella.

“Kjo lloj marrëdhënieje mund të çojë në manipulim, kontroll dhe shpërndarje të pabarabartë të përgjegjësive”, thotë Jeney, duke shtuar se personi me status më të ulët shpesh ndjen mungesë fuqie në raport.

Nga ana tjetër, Howard vëren se hipogamia – kur një partner e mban tjetrin në pozicion inferior – praktikohet më shpesh nga burrat për të ruajtur kontrollin në marrëdhënie.

Ekspertët bien dakord se, pavarësisht motivit fillestar, çdo marrëdhënie ka nevojë për komunikim të hapur, kufij të qartë dhe pritshmëri të ndërsjella, në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të shëndetshme dhe të barabartë.

The post Dashuri apo status? E vërteta pas hipergamisë moderne appeared first on iconstyle.al.

❌