Nexhmije Pagarusha, “Bilbili i Kosovës”, magjia e një zëri që vijon të na magjepsë
Nga Albert Vataj Më 7 shkurt 2020 u shua fizikisht Nexhmije Pagarusha, por zëri i saj nuk u shua kurrë. Ai vazhdon të jetojë si jehonë e shpirtit shqiptar, si një prani e përjetshme që na fton të dëgjojmë veten, historinë dhe ndjenjën tonë kolektive. Këngëtarja me zë të rrallë, e njohur si “Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e Këngës Shqipe”, “Primadona e Melosit Popullor”, “Fyti i Kristaltë”…