Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Raporte shqetësuese: Koreja e Veriut ndëshkon të rinjtë për konsum kulturor jugkorean

Koreja e Veriut vijon të ashpërsojë kontrollin mbi qytetarët e saj, veçanërisht mbi të rinjtë, duke vendosur ndëshkime të rënda ndaj atyre që akuzohen se konsumojnë përmbajtje kulturore nga Koreja e Jugut. Sipas raportimeve dhe dëshmive të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, regjimi i Phenianit e konsideron muzikën K-pop, serialet dhe materialet mediatike jugkoreane si një kërcënim ideologjik.

Burime të ndryshme flasin për një sistem ndëshkimesh që përfshin poshtërime publike, punë të detyruar dhe masa të tjera shumë të rënda ndaj të rinjve që kapen duke parë apo dëgjuar materiale të ndaluara. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin se këto masa prekin kryesisht shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, ndërsa familjet më të pasura shpesh gjejnë mënyra për t’i shmangur pasojat.

Sipas analizave të publikuara nga Amnesty International, sistemi i kontrollit kulturor në Korenë e Veriut është forcuar ndjeshëm pas miratimit të një ligji në vitin 2020 që synon ndalimin e asaj që regjimi e quan “kulturë reaksionare”. Ky ligj i jep autoriteteve kompetenca të zgjeruara për të ndëshkuar qytetarët që konsumojnë përmbajtje të huaj, duke e klasifikuar atë si ndikim të dëmshëm ideologjik.

Dëshmitë e personave që kanë arritur të largohen nga vendi përshkruajnë kontrolle të shpeshta dhe të papritura në banesa dhe në rrugë, ku autoritetet verifikojnë telefonat dhe pajisjet elektronike për materiale të ndaluara. Sipas tyre, të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj këtyre kontrolleve, pasi konsiderohen më të prirur të ndikohen nga kultura e huaj.

Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se këto masa krijojnë një klimë frike dhe izolimi kulturor, duke kufizuar rëndë aksesin në informacion dhe lirinë personale. Ato bëjnë thirrje për vëmendje ndërkombëtare dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës së të drejtave të njeriut në vend.

The post Raporte shqetësuese: Koreja e Veriut ndëshkon të rinjtë për konsum kulturor jugkorean appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Georgia: Gjendet i pajetë djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon

Autoritetet në shtetin e Xhorxhias kanë njoftuar se një trup i pajetë, që besohet se i përket djalit të reperit të njohur Lil Jon, është gjetur në një pellg pranë banesës së tij në Milton. Viktima dyshohet të jetë 27-vjeçari Nathan Smith, i cili ishte raportuar i zhdukur disa ditë më parë.

Sipas një deklarate zyrtare të publikuar nga Departamenti i Policisë së Miltonit të premten, më 6 shkurt, Smith ishte parë për herë të fundit të martën, më 3 shkurt, pasi kishte lënë shtëpinë e tij “nën rrethana të pazakonta”. Pas raportimit të zhdukjes, autoritetet nisën menjëherë kërkimet në zonën përreth vendbanimit të tij.

Me kalimin e ditëve dhe mungesën e rezultateve, ekipet e kërkimit zgjeruan operacionin duke përfshirë edhe një pellg në Mayfield Park, i cili ndodhet pranë rezidencës së Smith. Të premten paradite, rreth orës 11:53, zhytës nga Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Cherokee lokalizuan dhe nxorën nga uji një trup.

Policia ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet paraprake, nuk ka shenja që tregojnë për përfshirje të ndonjë akti kriminal. Megjithatë, rasti mbetet nën hetim aktiv deri në përfundimin e ekzaminimeve zyrtare.

Identifikimi përfundimtar i trupit, si dhe shkaku dhe mënyra e vdekjes, do të përcaktohen nga Zyra e Mjekësisë Ligjore e Qarkut Fulton. Autoritetet kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Smith dhe kanë kërkuar nga publiku dhe media të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë.

The post Tragjedi në Georgia: Gjendet i pajetë djali 27-vjeçar i reperit Lil Jon appeared first on iconstyle.al.

Reagimi i Xhenetës ndaj vendimit të Albës: “Feja nuk është content”

Vendimi i Albës për t’u mbuluar vazhdon të shkaktojë reagime të forta edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Së fundmi, ka qenë Xheneta ajo që ka reaguar publikisht, duke shprehur hapur qëndrimin e saj kritik ndaj mënyrës se si ky vendim u trajtua dhe u ekspozua.

Në reagimin e saj, Xheneta thekson se besimi dhe feja nuk duhet të shndërrohen në mjet për debat televiziv apo për përfitim vëmendjeje. “Feja nuk është content. Besimi nuk është trend. Ndjenja nuk është show”, shprehet ajo, duke vënë theksin tek fakti se ka tema që, sipas saj, duhet të mbeten personale dhe të paprekshme nga spektakli.

Ajo shton se ka gjëra që janë intime, të ndjeshme dhe thellësisht personale, të cilat nuk duhet të përdoren për tallje, moralizim apo famë. Sipas Xhenetës, jo çdo debat është i drejtë dhe jo çdo temë është e përshtatshme për publikun e gjerë, sidomos kur lidhet me bindje shpirtërore.

Në fund të reagimit të saj, ajo shpreh qartë zhgënjimin personal ndaj Albës, duke theksuar se ky vendim ka ndikuar negativisht në perceptimin e saj për banoren. “E për mua personalisht, Alba sot ka humbë shumë, po shumë pikë”, përfundon ajo.

Reagimi i Xhenetës ka nxitur diskutime të reja në rrjete sociale, duke e thelluar edhe më tej debatin rreth kufirit mes jetës personale, besimit dhe formatit televiziv të Big Brother VIP Kosova 4.

The post Reagimi i Xhenetës ndaj vendimit të Albës: “Feja nuk është content” appeared first on iconstyle.al.

Vendimi për t’u mbuluar, Leonora-Albës: Nuk luhet me Zotin!

Vendimi i Albës për t’u mbuluar ka sjellë jo vetëm reagime të shumta nga publiku, por edhe një debat të fortë e të ngarkuar emocionalisht gjatë spektaklit Prime të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4. Rrëfimi i saj, i cili më herët ishte pritur si një moment i sinqertë dhe personal, u shndërrua në qendër të një përplasjeje të drejtpërdrejtë me opinionisten e programit, Leonora Jakupi.

Këngëtarja iu drejtua Albës me një pyetje thelbësore, duke kërkuar sqarim nëse vendimi për t’u mbuluar buron nga zbatimi i plotë i parimeve të fesë islame apo thjesht nga vendosja e shamisë. Leonora theksoi se, sipas saj, këto janë dy koncepte të ndryshme dhe se mbulimi në Islam përfshin më shumë sesa aspektin vizual.

“Me fenë myslimane, kur mbulohesh nënkupton mbulesën e trupit, por edhe faljen e pesë vakteve të namazit”, u shpreh ajo, duke shtuar se këto elemente janë të pandashme.

Situata u tensionua më tej kur Alba pranoi se nuk ka njohuri të mjaftueshme rreth praktikave fetare, deklaratë që nxiti reagimin e fortë të Leonorës. “Alba, nëse ti vë mbulesë dhe nuk di të falësh namaz, këtë po e bën për lojë dhe këtë nuk dua fare ta besoj. Nuk luhet me Zotin dhe fenë islame në këtë formë, sinqerisht dhe jo në këtë pikë të lojës”, deklaroi ajo.

Debati krijoi një atmosferë të rënduar si në studio ashtu edhe në shtëpi, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e edicionit. Vendimi i Albës tashmë ka hapur një diskutim të gjerë mbi besimin, sinqeritetin dhe kufirin mes bindjeve personale dhe lojës televizive, ndërsa mbetet për t’u parë se si kjo përballje do të ndikojë në rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4.

The post Vendimi për t’u mbuluar, Leonora-Albës: Nuk luhet me Zotin! appeared first on iconstyle.al.

Alba Pollozhani vendos të mbulohet brenda shtëpisë së “BBVK”

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të komentuara deri më tani brenda shtëpisë, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe bashkëbanorëve me një vendim të rëndësishëm personal.

Gjatë spektaklit Prime të së premtes, u transmetua një klip ku Alba, përmes bisedave të zhvilluara gjatë javës, ndau një kapitull të ri të jetës së saj. Ajo tregoi se ka vendosur të ndjekë një rrugë të re shpirtërore, duke iu përkushtuar më thellë predikimit të fesë myslimane.

Alba zbuloi se ka marrë vendimin për t’u mbuluar dhe se këtë hap ka zgjedhur ta zbatojë menjëherë, edhe brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo theksoi se bëhet fjalë për një zgjedhje të vetëdijshme, të menduar gjatë dhe të ndjerë thellë, që lidhet drejtpërdrejt me paqen e saj të brendshme dhe bindjet personale.

Rrëfimi i saj u prit me emocione të forta dhe heshtje respekti në shtëpi, duke sjellë një dimension krejtësisht tjetër në dinamikat e lojës dhe në narrativën e këtij edicioni.

Ky moment shënon gjithashtu një precedent në historinë e formatit, pasi për herë të parë Big Brother VIP Kosova ka një banore me mbulesë, duke hapur diskutime më të gjera mbi besimin, identitetin dhe lirinë e zgjedhjes personale në hapësira publike.

The post Alba Pollozhani vendos të mbulohet brenda shtëpisë së “BBVK” appeared first on iconstyle.al.

Aktori Timothy Busfield përballet me katër akuza për kontakt seksual me një fëmijë

Një juri e madhe në shtetin e New Mexico-s ka ngritur padi ndaj aktorit dhe regjisorit amerikan Timothy Busfield, duke e akuzuar për katër raste të kontaktit seksual me një fëmijë, njoftuan autoritetet lokale.

Lajmi u bë publik të premten nga Prokurori i Qarkut Bernalillo, Sam Bregman, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku konfirmoi se aktakuza lidhet me ngjarje të dyshuara që kanë ndodhur gjatë kohës kur Busfield po punonte si regjisor në sheshxhirimin e serialit televiziv “The Cleaning Lady”.

Autoritetet kishin lëshuar më herët një urdhër arresti ndaj Busfield, i cili përballej fillimisht me akuza për sjellje të pahijshme. Aktori i ka mohuar kategorikisht akuzat, është dorëzuar vetë te autoritetet dhe më pas është liruar nga paraburgimi, pasi një gjykatës vendosi se ai nuk përbënte rrezik të menjëhershëm.

Busfield është i njohur gjerësisht për rolet e tij në serialin e suksesshëm “The West Wing”, si edhe në filmat “Field of Dreams” dhe “Thirtysomething”, duke pasur një karrierë të gjatë në televizion dhe kinematografi.

Avokati i tij, Larry Stein, refuzoi të komentojë drejtpërdrejt mbi akuzat për kontakt seksual, por theksoi se juria e madhe nuk i ka pranuar akuzat për ngacmim seksual të kërkuara nga prokurorët. Në një deklaratë, Stein tha se seanca për masën e paraburgimit kishte zbuluar “dobësi fatale në provat e shtetit”, duke shtuar se këto boshllëqe nuk mund të mbulohen nga një aktakuzë.

The post Aktori Timothy Busfield përballet me katër akuza për kontakt seksual me një fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Benita për Klodin: E dua edhe s’më beson askush

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Benita, ka rikthyer vëmendjen mbi ndjenjat e saj për Klodin, duke shprehur hapur emocionet gjatë një bisede me banorët e tjerë. Gjithçka nisi kur Ludo vuri në dukje se Elijona nuk ka asnjë pikë pëlqimi për Klodin, një koment që duket se ndezi reagime të forta tek Benita.

“Kjo më dhemb, sepse unë me të vërtetë e dua, edhe askush nuk më beson,” u shpreh konkurrentja, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e saj për Klodin janë të sinqerta dhe të forta. Ky moment risolli në vëmendje emocionet e Benitës brenda shtëpisë dhe ngjalli kureshtje tek publiku për mënyrën se si do të zhvillohet më tej kjo lidhje e mundshme.

Reagimi i Benitës vjen pas disa javësh ku dinamika mes banorëve ka qenë intensive, ndërsa debatet dhe përplasjet e ndjenjave romantike kanë mbajtur të angazhuar audiencën. Pavarësisht se disa konkurrentë kanë mbajtur qëndrime më të rezervuara ndaj Klodit, Benita nuk nguron të tregojë se emocionet e saj janë reale dhe të thella.

Rikujtojmë që pak javë më parë, Benita pati një surprizë nga ish-partneri i saj Endri, me të cilin ra dakort që do të takon dhe flasin pasi ajo të dalë nga programi, por pak ditë më vonë ajo mohoi çdo ndjenjë që kishte ndaj tij!

The post Benita për Klodin: E dua edhe s’më beson askush appeared first on iconstyle.al.

Tifozët e futbollit mund të jenë më të prirur për të lënduar partnerët e tyre!

Një sondazh i ri ka nxjerrë në pah një lidhje interesante mes hobive personale dhe sjelljes në marrëdhëniet romantike. Sipas të dhënave të publikuara nga platforma e biletave të futbollit LiveFootballTickets, personat që deklarojnë se shikimi i futbollit është hobi i tyre i preferuar rezultojnë më të prirur për të lënduar partnerët emocionalisht.

Sondazhi, i cili është realizuar me pjesëmarrjen e një numri të madh të rriturish aktivë në takime romantike, sugjeron se tifozët më të apasionuar të sportit, veçanërisht të futbollit, kanë më shumë gjasa të mashtrojnë partnerin, të zhduken papritur nga një lidhje (ghosting) ose të ndërpresin kontaktin pa shpjegime. Studiuesit theksojnë se përkushtimi ekstrem ndaj ekipeve sportive shpesh reflektohet edhe në mënyrën se si këta individë i trajtojnë marrëdhëniet personale.

Një tjetër gjetje interesante e sondazhit është fakti se disa prej këtyre personave pranojnë se gjykojnë potencialisht partnerët romantikë edhe mbi bazën e ekipit që ata mbështesin. Për ta, përkatësia sportive nuk është thjesht argëtim, por një pjesë e rëndësishme e identitetit personal, që ndikon drejtpërdrejt në vendimet emocionale.

Megjithatë, ekspertët e marrëdhënieve theksojnë se këto rezultate nuk duhet të merren si rregull absolut. Jo çdo person që ndjek futbollin është i destinuar të dështojë në një lidhje. Sondazhi tregon thjesht një prirje statistikore dhe jo një të vërtetë universale.

The post Tifozët e futbollit mund të jenë më të prirur për të lënduar partnerët e tyre! appeared first on iconstyle.al.

Valdrin Sahiti sonte opinionist në Big Brother VIP Kosova! Në vendin e kujt do të jetë?

E premtja mbrëma në “Big Brother VIP Kosova” sjell sërish zhvillime të rëndësishme në rrjedhën e lojës, ndërsa sonte pritet një spektakël me disa momente kyçe që ndikojnë drejtpërdrejt në dinamikat e shtëpisë.

Është konfirmuar zyrtarisht se karrigia e opinionistit do të ketë sonte Valdrin Sahitin. Dizajneri i njohur rikthehet në studio pas dy paraqitjeve të mëparshme gjatë këtij sezoni, ku komentet e tij kanë ngjallur diskutime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Konfirmimi ka ardhur nga vetë Sahiti përmes një postimi në rrjete sociale, ku ai ka njoftuar ndjekësit se është nisur drejt studios së “Big Brother VIP Kosova”.

Rikthimi i tij vjen në një fazë të ndjeshme të lojës, ku marrëdhëniet mes banorëve janë të tensionuara dhe çdo analizë apo koment nga studio mund të ketë ndikim në perceptimin e publikut dhe në zhvillimet e mëtejshme.

Përveç pranisë së opinionistit, spektakli i sonte pritet të përqendrohet edhe në disa ngjarje të paralajmëruara më herët. Elijona do të prezantojë linjën e saj të jetës, një moment që zakonisht shoqërohet me rrëfime personale dhe reagime emocionale nga banorët dhe publiku. Ndërkohë, Alba pritet t’i drejtohet produksionit me një kërkesë të pazakontë, e cila mund të sjellë diskutime të reja brenda shtëpisë.

E gjithë kjo zhvillohet paralelisht me një televotim aktiv mes Ludos, Labit dhe Kushtrim Kelanit, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë. Mbrëmja e sotme pritet të jetë vendimtare për vijimin e lojës dhe balancat mes banorëve.

The post Valdrin Sahiti sonte opinionist në Big Brother VIP Kosova! Në vendin e kujt do të jetë? appeared first on iconstyle.al.

Rikthimi i Luizit në “BBVA”, reagojnë Ledioni dhe Sara!

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” është tashmë zyrtare dhe e pakthyeshme. Konfirmimi final ka ardhur nga dy figurat kryesore të formatit, moderatori Ledion Liço dhe producentja Sara Hoxha, duke i dhënë fund çdo aludimi dhe pritjeje nga publiku.

Gjithçka nisi me publikimin e një videoje ku Luizi shfaqej në dhomën e rrëfimit, një moment që mjaftoi për të ndezur rrjetin. Ledion Liço e shpërndau menjëherë këtë video në profilin e tij zyrtar në Instagram, në formë bashkëpunimi me Top Channel. Postimi u shfaq direkt në “feed”-in e moderatorit, duke vulosur zyrtarisht rikthimin e fituesit të “BBV2” në shtëpinë më të famshme në vend.

Ndërkohë, producentja Sara Hoxha ishte ajo që zbuloi edhe detajin më të rëndësishëm: kohën. Përmes një Instastory, ajo rishpërndau videon virale të Luizit, duke e shoqëruar me diçiturën në anglisht: “Someone’s back tomorrow” (Dikush rikthehet nesër). Ky mesazh i shkurtër, por domethënës, mjaftoi për të konfirmuar se rikthimi do të ndodhë shumë shpejt.

Me këtë konfirmim të dyfishtë, pritja merr fund. Luizi do të jetë nesër mbrëma sërish pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, i gatshëm për të trazuar ujërat dhe për të ndryshuar dinamikat e lojës. Deklarata e tij provokuese se “tani luftohet vetëm për vendin e dytë” ka rritur edhe më shumë kuriozitetin dhe tensionin.

Rikthimi i Luiz Ejllit pritet të sjellë emocione të forta, reagime të shumta dhe, mbi të gjitha, spektakël.

The post Rikthimi i Luizit në “BBVA”, reagojnë Ledioni dhe Sara! appeared first on iconstyle.al.

A do të hyjë Luizi në Big? Flet Kiara Tito

Ditët e fundit, rrjetet sociale janë mbushur me spekulime se fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, mund të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Ky lajm ka ngritur kuriozitet të madh tek fansat, të cilët mezi presin të dinë nëse artisti do të rikthehet për të rikrijuar dinamika të reja brenda programit. Ndërsa mediat kanë raportuar për mundësinë e rikthimit, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni ose nga vetë Luiz Ejlli.

Temën e diskutuan gjatë emisionit “Shqipëria Live” moderatorja Kiara Tito dhe Sidorela Gjoni, ku u shpreh qartë se situata mbetet e paparashikueshme.

 

Pjesë nga biseda:

Siodrela Gjoni: Po më masakrohet telefoni me mesazhe. A do të hyjë Luizi në Big Brother?

Kiara Tito: Big Brother është i paparashikueshëm. Luizi është akoma më i paparashikueshëm. As nuk përjashtohet dhe as nuk konfirmohet. Është diçka që…

Sidorela Gjoni: Luani dhe pak me titullin e filmit, “Loja e Fundit”, megjithë se, e fundit për Luizin nuk do të thoja asnjëherë.

Kiara Tito: Menduam se ishte e fundit, por…

Teksa lajmi u përhap kudo, fansat kanë shprehur entuziazmin dhe kuriozitetin e tyre në rrjetet sociale. Rikthimi i mundshëm i Luizit ka nxitur debate dhe spekulime për dinamikat që mund të krijohen brenda shtëpisë, duke marrë parasysh karakterin e tij të paparashikueshëm. Për momentin, çdo gjë mbetet në pritje, dhe tifozët e Big Brother VIP 5 do të duhet të presin për konfirmimin zyrtar.

The post A do të hyjë Luizi në Big? Flet Kiara Tito appeared first on iconstyle.al.

Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?

Studimet e fundit tregojnë një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si gratë i afrohen lidhjeve romantike. Sipas të dhënave të platformave të takimeve si Bumble dhe TikTok, shumë gra mbi të 40-tat janë të hapura ndaj lidhjeve me partnerë më të rinj, dhe një pjesë e madhe nuk e konsideron moshën një faktor vendimtar kur zgjedhin partnerin. Një sondazh i AARP tregoi se një e treta e grave mbi 40-tat kanë qenë në lidhje me meshkuj më të rinj.

Ekspertët theksojnë se këto marrëdhënie shpesh rezultojnë në kënaqësi më të lartë dhe një kimikë fizike të fortë midis partnerëve. Përveç tërheqjes fizike, gratë përfitojnë nga siguria emocionale dhe përvoja që sjell mosha e tyre, ndërsa partnerët më të rinj vlerësojnë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe pjekurinë emocionale të grave. Liria financiare e grave u mundëson të zgjedhin partnerë bazuar te lidhja emocionale dhe tërheqja personale, pa u ndikuar nga nevoja materiale.

Kultura e filmit dhe shembujt e famshëm po ndihmojnë gjithashtu në normalizimin e këtyre lidhjeve. Filmat e vitit 2024 si Babygirl dhe The Idea of You, si dhe çiftet e famshme si Nicole Kidman dhe Harris Dickinson ose Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, tregojnë se gratë nuk janë më të kufizuara nga stereotipat e moshës.

Psikologët nënvizojnë se kombinimi i pjekurisë, komunikimit të hapur dhe përputhjes emocionale i bën këto marrëdhënie më të qëndrueshme dhe më të kënaqshme, duke sfiduar perceptimet tradicionale mbi moshën dhe dashurinë.

The post Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja? appeared first on iconstyle.al.

Grabitet banesa e opinionistes “BBV”!

Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese, pasi banesa e saj u plaçkit nga hajdutët. Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme për këngëtaren.

Incidenti ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa tashmë organet e rendit po hetojnë intensivisht për të gjetur autorët. Ky rast e vendos Leonorën në një listë të opinionistëve dhe personazheve publikë që janë bërë “pre e hajdutëve” gjatë periudhës së pjesëmarrjes së tyre në program, pas një ngjarjeje të ngjashme që kishte përjetuar Afërdita Paqarada në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Burime pranë Leonorës bëjnë të ditur se këngëtarja është thellësisht e tronditur nga kjo situatë, megjithëse fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi gjatë plaçkitjes. Hajdutët kanë marrë disa sende me vlerë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Për arsye hetimore, detajet e sakta mbi objektet e vjedhura nuk janë bërë publike.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku, duke nxitur reagime solidariteti ndaj Leonorës dhe shqetësim për sigurinë e banesave të personazheve publikë. Leonora ka zgjedhur të mos reagojë publikisht, duke i lënë hetimet në dorë autoriteteve, por burimet bëjnë me dije se ajo po bashkëpunon plotësisht me policinë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa pritet që autoritetet të dalin së shpejti me detaje të reja mbi ngjarjen dhe motivet e sulmit.

The post Grabitet banesa e opinionistes “BBV”! appeared first on iconstyle.al.

Universi ka një surprizë sot: Këto shenja do të marrin lajme të papritura

Dita e sotme sjell surpriza për disa shenja të horoskopit. Lajme të papritura, mesazhe që ndryshojnë plane dhe zhvillime të shpejta pritet të ndikojnë në humorin dhe vendimet e tyre. Astrologët paralajmërojnë se energjitë e sotme favorizojnë komunikimin, ndryshimet e menjëhershme dhe kthesat e papritura.

Binjakët janë në krye të listës. Një telefonatë ose mesazh mund të sjellë një lajm që lidhet me punën, një udhëtim apo një takim të rëndësishëm. Gjithçka do të ndodhë shpejt, ndaj duhet të jenë gati për vendime spontane.

Gaforrja mund të marrë lajme që lidhen me familjen ose një person të afërt. Edhe pse fillimisht mund të shkaktojnë emocione të forta, këto informacione do të ndihmojnë në sqarimin e një situate që ka qenë pezull prej kohësh.

Luani do të surprizohet nga një zhvillim profesional. Një ofertë, vlerësim ose ndryshim në vendin e punës mund të vijë pa paralajmërim, duke hapur një kapitull të ri për këtë shenjë ambicioze.

Akrepi pritet të marrë lajme financiare të papritura. Mund të bëhet fjalë për një pagesë, fitim ose zgjidhje të një çështjeje ekonomike që e ka shqetësuar kohët e fundit.

Ujori do të përballet me një lajm që lidhet me miqësinë ose rrjetin social. Një ftesë, bashkëpunim ose takim i papritur mund të ndryshojë rrjedhën e ditës.

Për shenjat e tjera, dita do të jetë më e qetë, por këshillohet të qëndrojnë të hapura ndaj ndryshimeve. Sot, universi flet papritur, mjafton të jeni gati ta dëgjoni.

The post Universi ka një surprizë sot: Këto shenja do të marrin lajme të papritura appeared first on iconstyle.al.

U nxorën të gjalla nga flakët, por nuk mbijetuan: Dy motra humbin jetën pas zjarrit tragjik

Një ngjarje tragjike ka tronditur Queensland-in, Australi, ku dy motra të mitura kanë humbur jetën pas një zjarri të rëndë që përfshiu banesën e familjes së tyre në qytetin Townsville.

Policia e Queensland-it konfirmoi të premten, më 6 shkurt, se vajzat ndërruan jetë të enjten, disa ditë pas zjarrit që shpërtheu në shtëpinë e tyre të dielën, më 1 shkurt. Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 5:30 të mëngjesit për një banesë në rrugën Gum Court, e cila ishte përfshirë plotësisht nga flakët.

Nga zjarri arritën të shpëtonin dy djem adoleshentë, të cilët pësuan dëmtime nga tymi. Ndërkohë, ekipet e emergjencës nxorën nga banesa një vajzë dyvjeçare dhe një vajzë 13-vjeçare, të cilat u transportuan me urgjencë në Spitalin Universitar të Townsville-it në gjendje kritike, për shkak të vështirësive serioze në frymëmarrje.

Vajzat u identifikuan si motrat Hallie, 2 vjeçe, dhe Evie, 13 vjeçe. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, të dyja ndërruan jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por ngjarja nuk po trajtohet si e dyshimtë apo kriminale.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shërbimi Shëndetësor dhe Spitalor i Townsville-it në emër të familjes, thuhet se dhimbja e prindërve, Karah dhe Zac, është e papërshkrueshme. Mesazhi i tyre thekson trishtimin e thellë dhe solidaritetin e komunitetit në këtë moment të vështirë për familjen e goditur nga tragjedia.

The post U nxorën të gjalla nga flakët, por nuk mbijetuan: Dy motra humbin jetën pas zjarrit tragjik appeared first on iconstyle.al.

Humbje e papritur në botën e modës: Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare modelja e njohur

Modelja ndërkombëtare e pasarelave, Cristina Pérez Galcenco, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare, sipas raportimeve të mediave lokale spanjolle. Lajmi është konfirmuar nga disa media prestigjioze, përfshirë El País, El Mundo dhe ABC.

Pérez Galcenco, vajza e ish-futbollistit profesionist spanjoll Nacho Pérez dhe Tatiana Galcenco, u gjet e pajetë në banesën e saj në provincën e Málagës, të martën më 3 shkurt. Sipas raportimeve, ajo ishte zhvendosur së fundmi në Caleta de Vélez për të ndjekur një kurs profesional.

Burime pranë familjes kanë bërë të ditur se vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrore dhe se në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune.

Gjatë viteve të fundit, Cristina kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në botën e modës, duke ecur në pasarelat më të njohura në Madrid, Milano, Paris, Londër dhe Kinë. Ajo e nisi karrierën e saj shumë herët, vetëm 14 vjeçe, gjatë “Campoamor Fashion Show”, i cili organizohet çdo vit në teatrin Campoamor në qytetin e Oviedos.

Modelja ka marrë pjesë gjithashtu në evente të rëndësishme si Mercedes-Benz Fashion Week Madrid, si dhe në Javët e Modës në Paris dhe Milano. Organizatorët e Campoamor Fashion Show i kanë bërë një homazh prekës në rrjetet sociale, duke publikuar një foto dhe video të saj, të shoqëruara me simbolin e pëllumbit të bardhë.

Trupi i pajetë i Cristinës do të vendoset për homazhe më 6 shkurt në shtëpinë mortore Puente Nora në Lugones, Asturias, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet të shtunën, më 7 shkurt. Figura të njohura të modës, përfshirë parukierin e njohur Manuel Mon, kanë shprehur dhimbjen dhe respektin e tyre për humbjen e saj.

The post Humbje e papritur në botën e modës: Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare modelja e njohur appeared first on iconstyle.al.

Kim Kardashian flet për marrëdhënien me Kanye West pas divorcit

Kim Kardashian ka ndarë së fundmi detaje mbi marrëdhënien e saj aktuale me ish-bashkëshortin Kanye West, duke theksuar se pavarësisht divorcit, ata do të mbeten gjithmonë familje për hir të fëmijëve të tyre.

Në një intervistë për Complex, të enjten më 5 shkurt, Kardashian tha se marrëdhënia mes saj dhe West ka evoluar me kalimin e kohës që nga divorci i tyre, i finalizuar në vitin 2022. Çifti u njoh në vitin 2012, u martua në 2014 dhe kanë katër fëmijë: North (12), Saint (10), Chicago (8) dhe Psalm (6).

“Ne do të jemi gjithmonë familje,” u shpreh ajo. “Të dy e dimë këtë. Do të jemi mirë dhe ka shumë dashuri për familjen tonë. Ne duam më të mirën për fëmijët tanë.”

Komentet e saj erdhën pasi ajo promovoi çizmet Yeezy të West në një video në TikTok gjatë një udhëtimi në Aspen. Kardashian shpjegoi se nuk mundi t’i rezistonte dizajnit të këpucëve. “Nuk mund ta mohoja thembrën Yeezy, ndaj duhej ta përmendja,” tha ajo, duke shtuar se i pëlqen kur këpucët përputhen në ton me veshjen.

Deklaratat e fundit vijnë pas komenteve të saj më të sinqerta për vështirësitë që ka përjetuar për shkak të sjelljes së reperit. Në një episod të tetorit 2025 të reality show-t The Kardashians, Kardashian tregoi se stresi kishte ndikuar edhe në shëndetin e saj.

“U testova shumë,” tha ajo. “U ndjeva më e stresuar sepse duhej të mbroja fort atë që ishte më e rëndësishme, fëmijët e mi.”

Ajo theksoi se prioriteti i saj si nënë është t’i mbrojë fëmijët nga çdo situatë e vështirë, duke qenë e vetëdijshme se ata do të rriten dhe do të kuptojnë gjithçka me kalimin e kohës.

The post Kim Kardashian flet për marrëdhënien me Kanye West pas divorcit appeared first on iconstyle.al.

Fero s’hesht: Thumbime dhe ironi ndaj Mozzik pas projektit të ri

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka rikthyer vëmendjen e publikut më 5 shkurt me publikimin e një EP-je të re, e cila përmban gjithsej pesë këngë. Projekti i fundit ka ngjallur reagime të shumta në skenën muzikore, veçanërisht për shkak të përmbajtjes provokuese dhe mesazheve direkte që përfshihen në disa prej këngëve.

Njëra nga këngët më të komentuara mban titullin “Diss”, ku Mozzik ka zgjedhur një qasje jo të zakonshme, duke ironizuar fillimisht vetveten, por pa kursyer as emra të njohur të estradës shqiptare. Përveç figurave të artit, reperi ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar një situate të ndodhur gjatë vitit të kaluar, e cila në atë kohë kishte marrë vëmendje të gjerë publike.

Këto vargje nuk kaluan pa reagime. Ish-reperi Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, ku me tone ironike ka komentuar përmendjen e kryeministrit. “Paramendo Albin Kurti duke u munduar t’i bëjë kurthe Mozzikut”, ka shkruar ai, duke nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Duhet theksuar se Fero, së fundmi, në bashkëpunim me reperin S4MM, ka publikuar një këngë të re ku i drejtohen Mozzikut me vargje kritike, duke vazhduar kështu përplasjet verbale mes tyre në muzikë.

Megjithatë, pavarësisht polemikave dhe “diss”-eve, Mozzik ka marrë një valë të madhe komentesh pozitive dhe përkrahjeje nga fansat, të cilët kanë vlerësuar EP-në si një projekt të guximshëm dhe autentik në skenën e hip-hopit shqiptar.

The post Fero s’hesht: Thumbime dhe ironi ndaj Mozzik pas projektit të ri appeared first on iconstyle.al.

E trishtë! Ndahet nga jeta babai i këngëtares së njohur!

Një lajm i trishtë ka prekur së fundmi botën e artit dhe publikun shqiptar. Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka humbur babain e saj, Pandeli Stefa, duke sjellë dhimbje të madhe për familjen dhe të afërmit e saj.

Lajmin e hidhur, artistja e ka bërë të ditur përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të prindit të saj. Në fjalët e saj prekëse, Rovena shprehet se humbja e babait është një plagë që do ta shoqërojë përgjithmonë, ndërsa e kujton atë si një njeri të përkushtuar, sakrifikues dhe me një dashuri të pamasë për fëmijët e tij.

Ajo ka theksuar gjithashtu lidhjen e veçantë që i ati kishte me Kosovën, vend ku edhe mbylli sytë për herë të fundit, duke e konsideruar këtë fakt si një simbol të dashurisë dhe shpirtit të tij atdhetar. “Të dua shumë shumë shumë, sa dashuria nuk njeh kufij”, ka shkruar këngëtarja, duke prekur zemrat e shumë ndjekësve.

Familja Stefa ka njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 14:00, pranë varrezave të qytetit të Fierit, ku miq, të afërm dhe dashamirës do t’i japin lamtumirën e fundit Pandeli Stefës.

Pas publikimit të lajmit, figura të njohura të artit, kolegë dhe ndjekës të shumtë kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi, duke i shprehur Rovena Stefës mbështetje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë.

The post E trishtë! Ndahet nga jeta babai i këngëtares së njohur! appeared first on iconstyle.al.

Nga nesër mot i paqëndrueshëm, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ngre alarmin

Nga dita e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike në vend. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se për periudhën 6–10 shkurt 2026 parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë, veçanërisht në territorin e Qarkut Durrës, çka mund të sjellë vështirësi dhe problematika në disa zona.

Sipas parashikimeve, reshjet e dendura mund të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke krijuar rrezik për përmbytje lokale, vështirësi në qarkullim dhe ndikim në infrastrukturë. Situata kërkon vëmendje të shtuar, duke marrë në konsideratë edhe rastet e mëparshme kur reshjet intensive kanë shkaktuar dëme në banesa, biznese dhe hapësira publike.

Autoritetet theksojnë se është e domosdoshme që strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale dhe përgjegjësi institucionale, në mënyrë që të minimizohen pasojat e mundshme. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe reagimi i shpejtë konsiderohen kyç për përballimin e çdo situate emergjente që mund të krijohet.

Në këtë kuadër kërkohet marrja e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren si dhe raportimi i menjëhershëm i çdo problematike. Institucionet përkatëse pritet të qëndrojnë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të shërbimeve.

Reshjet e shiut vijojne prej javesh ne vendin tone, duke shkaktuar permbytje ne disa qytete te vendit, kryesisht ne Durres.

The post Nga nesër mot i paqëndrueshëm, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ngre alarmin appeared first on iconstyle.al.

❌