Gjërat Tona/ Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke
Drejtësia nuk vihet në provë vetëm nga krimi.
Ajo vihet në provë edhe nga politika, nga presioni, nga frika dhe nga mënyra se si reagojnë institucionet kur preket vetë sistemi.
Nuk po të flasim për një vendim të vetëm gjyqësor. As për një emër të vetëm.
Po flasim për një betejë që zhvillohet në heshtje, mes ligjit dhe pushtetit.
Në qendër të saj është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.
Një figurë që prej vitesh ndodhet në zemër të dosjeve më të ndjeshme të vendit.
Dosje që kanë tronditur politikën, pushtetin dhe interesat e forta.
Por sot, ajo vetë është kthyer në objekt verifikimi. Një formular, një vendim i huaj dhe një proces që ngre pyetje serioze ligjore dhe institucionale.
A kemi të bëjmë me një çështje reale juridike apo me një përpjekje për delegjitimimin e një gjyqtareje që ka prekur emra të mëdhenj?
Ku mbaron e drejta dhe ku nis presioni politik? Po ndjekim faktet, dokumentet, vendimet, por edhe heshtjet.
Sepse në një shtet të së drejtës, drejtësia duhet të jetë e fortë jo vetëm kundër krimit, por edhe kur vetë ajo vihet në shënjestër.
Â
ECURIA E NJĂ VERIFIKIMI
Kohët e fundit, ndoshta jo krejt rastësisht, po ndodh një përplasje që nuk zhvillohet në sallë gjyqi, por në hapësirën mes ligjit dhe politikës. Në qendër është gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, një nga emrat që ka firmosur disa prej vendimeve më të rëndësishme të viteve të fundit.
Akuzat ndaj saj shpĂ«rthejnĂ« publikisht nĂ« momentin kur ajo vendos masĂ« sigurie ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e kthyer menjĂ«herĂ« çështjen nĂ« konflikt frontal. Berisha publikon njĂ« dokument tĂ« prezantuar si vendim i GjykatĂ«s sĂ« JaninĂ«s dhe e pĂ«rdor atĂ« pĂ«r tĂ« delegjitimuar gjyqtaren dhe vendimet e saj. Denoncimi bĂ«het nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« kur ai paraqitet nĂ« SPAK pĂ«r masĂ«n âdetyrim paraqitjeâ, njĂ« pĂ«rkim qĂ« ngre pikĂ«pyetje serioze mbi kohĂ«n dhe motivin. AvokatĂ«t e tij shkojnĂ« mĂ« tej, duke deklaruar publikisht se vendimet e gjyqtares janĂ« ânulâ. NdĂ«rkohĂ«, Prokuroria e PĂ«rgjithshme pranon se verifikimi pĂ«r GjokĂ«n ka nisur qĂ« nĂ« maj 2024, por pĂ«r mĂ« shumĂ« se 20 muaj nuk prodhoi asnjĂ« transparencĂ« publike. Dokumentet nuk publikohen, rezultatet mbahen tĂ« fshehta, ndĂ«rsa debati zhvillohet nĂ« media dhe jo nĂ« institucione. Paralelisht, SPAK regjistron njĂ« procedim penal pa emĂ«r, duke e mbajtur çështjen nĂ« njĂ« zonĂ« gri ligjore.
Kur më në fund rezultatet i dërgohen KLGJ-së në janar 2026, Këshilli vendos të mos hapë procedurë verifikimi të statusit, duke ia kaluar përgjegjësinë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Një pjesë e anëtarëve theksojnë se edhe sipas të dhënave të administruara, nuk ka një vendim të formës së prerë ndaj gjyqtares. Megjithatë, fakti që ekziston një dokument i huaj, i përdorur politikisht, mjafton për ta mbajtur gjyqtaren nën presion të vazhdueshëm. Ky emision nuk shpall fajësi dhe as pafajësi. Ai ndalet te mekanizmi. Sepse kur një gjyqtare vihet nën sulm në kulmin e ushtrimit të funksionit të saj, pyetja nuk është vetëm çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por çfarë po ndodh sot me pavarësinë e drejtësisë. Dhe kur procedurat përdoren si armë politike, rreziku nuk është për një emër, por për vetë sistemin.
Â
AKUZAT PUBLIKE E POLITIKE
Â
Në vitin 2024, emri i gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, hyn zyrtarisht në vëmendjen e Prokurorisë së Përgjithshme. Institucioni i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë dhe përmes saj, autoriteteve përkatëse në Greqi, me një pyetje thelbësore: A ka apo jo procedim penal ndaj saj?
NĂ« njĂ« nga daljet para SPAK-ut, pas paraqitjes nĂ« respektim tĂ« masĂ«s âdetyrim paraqitjeâ, Sali Berisha publikon njĂ« dokument i vjetĂ«r. NjĂ« dokument i vitit 2005, i siguruar pĂ«rmes njĂ« kĂ«rkese individuale tĂ« bĂ«rĂ« nga Fredi Beleri pranĂ« autoriteteve greke dhe i zbardhur nga Ministria greke e DrejtĂ«sisĂ«.
Dokumenti publikohet politikisht nga Sali Berisha dhe kthehet menjëherë në objekt debati publik.
Â
Sali e Berisha: Ligji i miratuar me 3/5 në vitin 2016, ligji nr.96/2016, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, parashikon në nenin 28, pika d, se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë. Sicc është dënuar Irena e 5 mbiemrave, e cila mbahet nga Altin Troplini, mbahet nga ILD-ja dhe KLGJ-ja, në përdhosje të Kushtetutës, në përdhosje të ligjit të Parlamentit, sepse u duhet për qëllime politike, duke diskretituar në mënyrë përfundimtare reformën e Sorosit të Drejtësisë.
Â
Nga ana tjetër, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në një dalje televizive shprehet se kryedemokrati Sali Berisha nuk ka asnjë lloj problemi personal me gjyqtaren Irena Gjoka. Sipas Alibeajt, fisi i Irena Gjokës, me mbiemër Maneku, e kanë pritur Sali Berishën në Patos, gjatë kohës së lideri i opozitës së asaj kohe nuk hynte dot në jug të vendit, në vitet 1997-1999. Po ashtu Alibeaj shprehet se pas viteve 1997, kur PS kishte kapur sistemin gjyqësor, Irena Gjoka shihej si delja e zezë në Gjykatën e Fierit, pasi sipas tij, ishte e vetmja gjyqtare e djathtë.
Â
Enkelejd Alibeaj: NĂ« 1997, pas 1997, Sali Berisha e kishte shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« depĂ«rtonte nĂ« jug. NĂ« 1999 ka qenĂ« nĂ« VlorĂ«, pas revolucionit komunist tĂ« 1997-Ă«s. A e dini ju kush e ka pritur nĂ« Patos pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe kush kanĂ« qenĂ« flamurtarĂ«t e PD-sĂ« sĂ« Patosit? Fisi Maneku. Dhe Irena, njĂ« nga 7 mbiemrat e ka Maneku. Dhe unĂ« kur kam qenĂ« ministĂ«r i DrejtĂ«sisĂ« kam pasur njĂ« problem me kĂ«tĂ« zonjĂ«. Por ama e vĂ«rteta Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. Nga 1997 dhe mĂ« vonĂ«, nĂ« GjykatĂ«n e Fierit ishte vetĂ«m njĂ« gjyqtare qĂ« quhej e djathtĂ«. Ju e dini se çândodhi pas 1997-Ă«s me Petron. MorĂ«n edhe sistemin e drejtĂ«sisĂ« se kĂ«shtu ndodh gjithmonĂ«. E vetmja qĂ« shihej si dele e zezĂ« ishte Irena Maneku, sepse ishte e djathtĂ«. KĂ«tĂ« e them pĂ«r njĂ« gjĂ« fare tĂ« thjeshtĂ«. Aludimi Ă«shtĂ« se kjo gjyqtare na paska njĂ« problem personal me Sali BerishĂ«n. PĂ«rkundrazi, ajo sâka problem. TĂ« paktĂ«n e shkuara e saj apo e familjes sĂ« saj ka qenĂ« djathtasâ.
Â
ĂfarĂ« pĂ«rmban realisht kjo dosje?
Në vitin 2002, Irena Gjoka, e cila atëherë mbante mbiemrin Maneku, ndalohet gjatë një kontrolli policor në doganën greke. Sipas të dhënave, ajo paraqet një vizë me ndërhyrje, e cila konsiderohet e parregullt. Veprimi i vetëm i autoriteteve greke është moslejimi i kalimit të kufirit. Nuk ka arrest. Nuk ka ndjekje penale. Nuk ka procedim gjyqësor.
Bëhet fjalë për një masë administrative, e parashikuar nga rregullat e zonës Shengen: Refuzim hyrjeje dhe regjistrim në sistem.
Nga ai moment, Irena Gjoka rezulton e ndaluar të hyjë në vendet e Shengenit.
Në vitin 2003, ajo tenton sërish të kalojë kufirin, këtë herë bashkë me bashkëshortin, dhe informohet se ndalimi është ende në fuqi. Më pas, përmes një avokati në Fier, ajo i drejtohet autoritetit kompetent për të kundërshtuar këtë masë. Pas këtij veprimi, dosja zhytet në heshtje institucionale. Deri në vitin 2005.
NĂ« atĂ« vit, autoritetet greke i drejtohen ProkurorisĂ« pĂ«r verifikime. Hetohet kryesisht. Por njĂ« element kyç mungon. Pasaporta, e cila supozohet tĂ« jetĂ« prova materiale, nuk ndodhet as pranĂ« PolicisĂ«, as pranĂ« ProkurorisĂ«. ĂĂ«shtja dĂ«rgohet nĂ« gjyq. Gjykimi zhvillohet nĂ« mungesĂ«. Dhe kĂ«tu lind paradoksi.
NĂ« vendimin gjyqĂ«sor thuhet se Irena GjokĂ«s i Ă«shtĂ« dĂ«rguar njoftim nĂ« njĂ« adresĂ« nĂ« JaninĂ«. NdĂ«rkohĂ«, po nĂ« tĂ« njĂ«jtin vendim, thuhet se vendbanimi i saj Ă«shtĂ« nĂ« Fier. Por nĂ«se asaj i ishte ndaluar hyrja nĂ« Greqi qĂ« nĂ« vitin 2002, si mund tĂ« ndodhej ajo nĂ« JaninĂ« pĂ«r tâu njoftuar? NjĂ« kontradiktĂ« procedurale qĂ« mbetet pa pĂ«rgjigje. Prokuroria e PĂ«rgjithshme shqiptare e pranon se dokumenti i publikuar mĂ« 5 maj 2025 Ă«shtĂ« autentik. Por njĂ«kohĂ«sisht sqaron se ky dokument nuk rezulton i regjistruar nĂ« regjistrat zyrtarĂ« tĂ« drejtĂ«sisĂ« greke. VetĂ« autoritetet greke, nĂ« pĂ«rgjigjen e tyre zyrtare, konfirmojnĂ« se dokumenti nuk gjendet nĂ« sistemin e tyre. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« dĂ«shminĂ« e penalitetit, tĂ« ardhur po zyrtarisht nga Greqia, thuhet qartĂ«: Irena Gjoka (Shpata, Maneku) nuk Ă«shtĂ« e dĂ«nuar.
Dhe pikërisht këtu, mes dokumenteve që ekzistojnë, atyre që mungojnë dhe atyre që shfaqen në momente politike të ndjeshme, ngrihet pyetja që duhet shqyrtuar. Jo për të gjykuar, por për të kuptuar se si funksionon ose dështon e vërteta institucionale.
Â
PROCESI HETIMOR
Më 20 janar 2026 Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet që ajo ka bërë në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.
Ndonëse nuk ka bërë publik asnjë dokument, mësohet se nga hetimet, Prokuroria e Përgjithshme ka administruar një vendim autentik të autoriteteve greke për dënimin e Irena Gjokës, më 7 qershor 2005 nga Gjykata e Janinës.
Prokuroria e Përgjithshme deklaronte se, këto gjetje i ka përcjellë, në Këshillin e Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve. Por nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi po atë ditë përmes një deklarate duke thënë se nuk kanë njoftim nga Prokuroria.
Â
Deklarata e KLGJ
Lidhur me njoftimin e sotëm të Prokurorisë së Përgjithshme, lidhur me vendimin e miratimit të rezultateve të verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit datë 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bëjmë me dije se, deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026, në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrijë zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatëse ligjore.
Prokuroria tha se sektori i Dekriminalizimit ia ka dërguar zyrtarisht më datë 19 janar 2026 rezultatet e këtij verifikimi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj, i cili duhet të interpretojë rezultatet e gjetjeve.
Verifikimet nga Prokuroria e Përgjithshme u bënë mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 8 maj, 2024. Në të njëjtën kohë, për këtë çështje, SPAK po zhvillon hetime në një procedim penal pa emër.
Me një shkresë që mban datën 8 maj 2005, Prokuroria e Përgjithshme, me anë të një shkresë që mban firmën e Kostaq Belurit, i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Posaçme, që kërkonte vënien në dispozicion të dokumentacionit, kërkesë e regjistruar në Prokurori më 7 maj 2025.
Â
Prokuroria e Përgjithshme
Ju informojmë se, me shkresën e datës 14.01.2025, Ministria e Drejtësisë ka përcjellë në Prokurorinë e Përgjithshme dokumentacionin e marrë nga organet ligjzbatuese greke. Bashkëlidhur kësaj praktike ju dërgojmë:
- Kopje shkrese nga Prokuroria e Shkallës së Parë Athinë, Departamenti i kallëzimeve penale a Ndjekjes Penale, e datës 15.11.2024, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Departamenti i Hetimit të Veçantë, i Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, në gjuhën greke dhe shqip.
- Kopje e Dëshmisë së Penalitetit për Përdorim gjyqësor, lëshuar më datë 08.11.2024 nga Ministria e Drejtësisë Departamenti i Dëshmisë së Penalitetit, në gjuhën greke dhe shqip.
- Gjithashtu ju informojmĂ« se nĂ« pĂ«rgjigjen e ardhur nga autoritetet gjyqĂ«sore tĂ« RepublikĂ«s sĂ« GreqisĂ«, Ă«shtĂ« administruar edhe shkresa âsekretâ e DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« Atiki, e datĂ«s 13.11.2024, drejtuar GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« AthinĂ«, Departamenti i Hetimit tĂ« VeçantĂ« i NdihmĂ«s Juridike NdĂ«rkombĂ«tare, sipas tĂ« cilĂ«s nuk rezulton asnjĂ« e dhĂ«nĂ« pĂ«r personin me tĂ« dhĂ«na: (emri) Irena (mbiemti) Gjoka ose Shpata ose Maneku, e lindur mĂ« 15.02.1970, ShqipĂ«ri. Duke qenĂ« se kjo shkresĂ« Ă«shtĂ« e klasifikuar, kopje tĂ« saj nuk mund tĂ« vĂ«mĂ« nĂ« dispozicion.
Një ndër dokumentet që i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme, është edhe një pjesë e vendimit të dhënë në mungesë për Irena Gjokën, nga Gjykata e Janinës, më 7 qershor 2005.
Në vendim thuhet se, Gjykata, në një mbledhje të fshehtë, në prani të sekretarit, mori vendimin që u shpall nëpërmjet kryetares, në seancë publike.
Â
Vendimi i Gjykatës
Gjykon nĂ« mungesĂ« tĂ« pandehurĂ«n, e shpall fajtore se: MĂ« 24 dhjetor 2002, nĂ« orĂ«n 15:30, nĂ« KakavijĂ«, Qarku JaninĂ«, gjatĂ« njĂ« kontrolli pasaportash, iu gjetĂ«n nĂ« posedim dokumente udhĂ«timi tĂ« falsifikuara dhe konkretisht nĂ« vendin dhe kohĂ«n e mĂ«sipĂ«rme kishte nĂ« posedim pasaportĂ«n shqiptare me numĂ«r 1068376/98, e cila ishte e falsifikuar si mĂ« poshtĂ«: Falsifikim i vizĂ«s nĂ« faqen 17 tĂ« pasaportĂ«s nĂ« lidhje me periudhĂ«n e vlefshmĂ«risĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye pasaporta e mĂ«sipĂ«rme provohet tĂ« jetĂ« e falsifikuar. Pas shpalljes sĂ« vendimit tĂ« mĂ«sipĂ«rm dĂ«gjoi prokurorin, i cili propozoi qĂ«: TĂ« pandehurĂ«s sĂ« shpallur fajtore, tâi jepet dĂ«nimi me 3 muaj burgim, dĂ«nim me gjobĂ« prej 1500 eurosh, si dhe tâi ngarkohen shpenzimet e gjykimit. Pastaj Gjykata, nĂ« mbledhjen e fshehtĂ« nĂ« prani tĂ« sekretarit, vendosi dhe shpalli menjĂ«herĂ« nĂ«pĂ«rmjet kryetarit vendimin e mĂ«poshtĂ«m: MeqenĂ«se Gjykata, e cila merr parasysh rĂ«ndĂ«sinĂ« e krimit tĂ« kryer nga e pandehura dhe personalitetin e saj dhe ka synuar tĂ« vlerĂ«sojĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e krimit; dĂ«min e shkaktuar dhe rrezikun e shkaktuar prej tij; natyrĂ«n, llojin dhe objektin e krimit, si dhe tĂ« gjitha rrethanat e kohĂ«s; vendit, mjeteve dhe mĂ«nyrĂ«s qĂ« shoqĂ«rojnĂ« pĂ«rgatitjen dhe kryerjen e tij, si dhe shkallĂ«n e dashjes sĂ« tĂ« pandehurĂ«s pĂ«r vlerĂ«simin e personalitetit tĂ« tĂ« pandehurĂ«s nĂ« shkallĂ«n e disponimit tĂ« manifestuar nĂ« veprimet e saj dhe nĂ« diagnostikimin e tij; nĂ« arsyet qĂ« e çuan nĂ« kryerjen e krimit nĂ« rastin qĂ« i ishte dhĂ«nĂ«; nĂ« qĂ«llimin qĂ« ajo synonte; karakterin e saj dhe shkallĂ«n e zhvillimit tĂ« saj; rrethanat individuale dhe shoqĂ«rore dhe jetĂ«n e saj tĂ« mĂ«parshme dhe sjelljen e saj gjatĂ« kryerjes sĂ« veprĂ«s, çmon se duhet tâi vendoset dĂ«nimi i referuar nĂ« dispozitiv. Gjithashtu duhet tâi ngarkohen personit tĂ« dĂ«nuar shpenzimet gjyqĂ«sore nĂ« shumĂ«n 73 euro.
Â
Pas shpalljes së këtij vendimi, kryetarja i dha fjalën prokurorit për të propozuar konvertimin ose jo të dënimit të mësipërm të kufizimit të lirisë që iu dha të pandehurës. Prokurori pasi mori fjalën, propozoi që dënimi i mësipërm i dhënë të pandehurës të konvertohej në gjobë prej 4.40 euro dita. Pas kësaj, Gjykata, pasi u mblodh në mënyrë të fshehtë vendosi si më poshtë:
Â
Vendimi i Gjykatës
Sipas dispozitës të nenit 82, paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimi me kufizim të lirisë, që nuk tejkalon një vit, konvertohet në gjobë ose në dënim monetar, nëqoftëse nuk përmbushen kushtet për zbatimin e dsipozitës së nenit 99 paragrafi 1 të Kodit Penal. Në rastin konkret, dënimi me kufizim të lirisë që iu dha të pandehurës nuk tejkalon një vit, prandaj duhet të konvertohet në gjobë, duke pasur parasysh se nga karakteristikat specifike të veprës dhe fakti që e pandehura është shtetase e huaj, Gjykata vlerëson se ekzekutimi i dënimit është i nevojshëm për ta parandaluar atë të kryejë vepra të reja penale dhe kështu nuk mund të urdhërohet pezullimi i dënimit të dhënë ndaj saj. Shuma e konvertimit duhet të përcaktohet, duke marrë parasysh gjendjen financiare të të pandehurës, në shumën 4.40 euro dita.
Â
E megjithëse një vendim i tillë, që për Prokurorinë e Përgjithshme është autentik, shumë të tjerë e shohin me dyshim. Ashtu si avokati Edmond Petraj, i cili madje shkon edhe më tej, duke thënë se gjithçka është një lojë e shërbimeve sekrete greke. Avokati nga ana tjetër thekson edhe faktin e asgjësimit të provave, pra pasaportës dhe vizës për të cilat Gjykata e Janinës ka vendosur se janë të falsifikuara. Kjo sipas Petrajt është një tjetër vendim i dyshimte, pasi në këto kushte nuk mund të provohet e kundërta, për aq kohë sa ato janë asgjësuar. Edhe në vendimin e gjykatës greke shpjegohet ky moment.
Â
Vendimi i Gjykatës
Pas shpalljes së këtij vendimi, kryetarja i dha fjalën prokurorit për të bërë propozimin në lidhje me fatin e sendeve të sekuestruara. Prokurori propozoi të ratifikohej sekuestrimi i pasaportës i bërë me raportin e sekuestrimit të datës 10 shkurt 2004 të oficerëve hetues. Pas kësaj Gjykata u mblodh në mënyrë të fshehtë dhe kryetari shpalli menjëherë në seancë publike vendimin e Gjykatës. Në zbatim të nenit 373 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin përfundimtar të Gjykatës, urdhërohet konfiskimi i sendeve që duhet të konfiskohen. Për më tepër, sipas dispozitave, objektet që janë prodhuar nga një vepër e rëndë ose e lehtë penale e kryer me dashje, si dhe çmimi i tyre dhe ato të fituara nga to, si dhe objektet që janë përdorur ose kanë qenë të destinuara për kryerjen e një vepre të tillë, nëse i përkasin autorit ose njërit prej pjesëmarrësve, mund të konfiskohen. Në çdo rast konfiskimi, Gjykata vendos nëse sendet që janë konfiskuar duhet të asgjësohen. Në rastin konkret, në raportin e sekuestrimit të datës 10 shkurt 2004 të oficerëve hetues, u sekuestruar pasaporta e falsifikuar shqiptare e gjetur në posedim të të pandehurës, e cila duhet të konfiskohet dhe asgjësohet. Urdhërohet konfiskimi dhe asgjësimi i sendeve që referohen në këtë raport.
Â
Avokati Edmond Petraj deklaron se çështja e Irenës Gjoka është politike dhe jo juridike, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim i formës së prerë nga gjykata greke. Pretendimet e avokatit, në një farë forme shpjegohen edhe nga një tjetër shkresë që është administruar nga Prokuroria e Përgjithshme, siç është akti i prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë. Në këtë shkresë shpjegohet se vendimi i dhënë në mungesë për Irena Manekun (Gjokën), është urdhëruar mosekzekutimi i vendimit.
Â
Akti i Prokurorit
Pasi mori parasysh dispozitat e nenit 32, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit 3345/05, sipas të cilave, dënimet e dhëna me vendime të shpallura deri në botimin e këtij ligji, me kohëzgjatje deri në gjashtë muaj, me kusht që ato të mos jenë bërë të pakthyeshme dhe të mos jenë vuajtur domosdoshmërisht deri në botimin e këtij ligji, parashkruhen dhe nuk ekzekutohen me kusht, që personi i dënuar brenda 18 muajve nga botimi i këtij ligji të mos kryejë një vepër të re penale të kryer me dashje, për të cilën ai do të dënohet në mënyrë të pakthyeshme në çdo kohë, me një dënim me heqje lirie mbi 6 muaj. Në rast të një dënimi të ri, personi i dënuar do të vuajë në mënyrë kumulative pas vuajtjes së dënimit të ri edhe dënimin e pavuajtur dhe nuk llogaritet në afatin e parashkrimit të dënimit të pavuajtur, sipas dispozitave të përgjithshme, periudha e ndërmjetme nga publikimi i këtij ligji deri në dënimin për veprën e re. Për këto arsye: Urdhërojmë mosekzekutimin e vendimit me numër 1447/05, i Gjykatës së Shkallës së Parë me tre anëtarë Janinë, me të cilin është dënuar Irena Maneku, lindur në Fier Shqipëri. E vendosim vendimin e mësipërm në arkivë.
Â
Ky vendim është marrë për dijeni të Policisë së Janinës, Sekretarisë së Dëshmive të Penalitetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Sekretarisë së likuidimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, më 13 qershor 2025.
Në një tjetër dokument që i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme, konkretisht raportin procesverbaleve dhe vendimin, shpjegohet edhe mekanizmi i përdorur nga Gjykata e Janinës për të vënë në dijeni Irena Gjokën. Por në kushtet e mosgjetjes, vendimi marrë nga treshja e gjyqtarëve, në prezencë të zv.prokurorit të Shkallës së Parë, për shkak të mungesës së prokurorit dhe të sekretarit, është dhënë në mungesë.
Â
Vendimi i Gjykatës
Në seancën e sotme gjyqësore, e cila u zhvillua publike në sallë, kryetarja thirri emrin e të pandehurës, e cila nuk u paraqit, megjithëse ishte thirrur sipas ligjit. Siç rezulton nga dëshmia e dorëzimit, datë 9 shkurt 2005, vendbanim i panjohur, e policit të Rajonit të Policisë Kakavijë, Janinë, Dimitrios Liapatas, fletëthirrja me numër 408/2004, e lëshuar nga prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, me atë në të së cilës u thirr e pandehura të paraqitet në këtë Gjykatë, gjatë seancës së sotme, i është dorëzuar sipas ligjit dhe brenda afatit nga kryetari i Bashkisë Delvinaki, Janinë, sepse vendbanimi i të pandehurës është i panjohur. Kjo fletëthirrje është shpallur (ngjitur në mur) nga nëpunësi i Bashkisë së mësipërme, Kostas Toni, në vendin më publik të selisë së Bashkisë.
Â
Më 23 janar 2026, gjyqtarja e Gjykatës së Posacme, Irena Gjoka, i ka nisur Këshillit të Lartë Gjyqësor dëshminë e saj në formë shkresore, duke deklaruar se nuk pasur kurrë dijeni lidhur me procesin gjyqësor dhe dënimin që është dhënë ndaj saj në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janin në vitin 2005. Nëpërmjet kësaj shkrese drejtuar KLGJ-së, Irena Gjoka, ka shpjeguar edhe arsyen se pse ka shënuar që nuk është e dënuar në formularin e dekriminalizmit që ka plotësuar në vitin 2016.
Â
Irena Gjoka: Fakti i hetimit dhe gjykimit nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë nuk është shënuar nga ana ime në formularin e dekriminalizimit, për shkak se tej çdo dyshimi të arsyeshëm provohet se nuk kam pasur dijeni në tërësi për procesin penal (hetim dhe gjykim) të zhvilluar ndaj meje. Personalisht nuk jam njoftuar, as zyrtarisht dhe as faktikisht për procesin gjyqësor administrativ apo ndonjë proces tjetër të zhvilluar ndaj meje, në gjykatat greke. As nga përmbajtja e vendimit të Gjykatës së Janinës të datës 07.06.2005, nuk rezulton të jetë mbajtur ndonjë procesverbal sekuestrimi në datën 24.12.2002 dhe as të jetë kryer ndonjë veprim tjetër me karakter hetimor. Në vendim përshkruhet se pasaporta është sekuestruar më datë 10.02.2004, por unë nuk kam qenë në shtetin grek në vitin 2004. Dënimi nuk u regjistrua kurrë në regjistrin penal, dhe për rrjedhojë, dënimi konsiderohet juridikisht sikur të mos ketë ekzistuar kurrë. Në rastin konkret vendimi i dënimit nuk është i formës së prerë dhe si rrjedhojë ai nuk ka asnjë vlerë juridike në Territorin e Republikës së Shqipërisë. Si konkluzion, vendimi i dënimit jo i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit tim si gjyqtare, sepse ky vendim nuk cenon kushtet e zgjedhshmërisë. Në kushtet e analizuara më sipër, ky vendim konsiderohet si i paqenë. Nga analiza e sipërcituar, rezulton qartë se ILD nuk mund të fillojë procedim disiplinor ndaj meje, në funksionin e gjyqtares, sepse nuk provohet se kam kryer një vepër penale, vendimi i dënimit nuk sjell asnjë pasojë juridike. Përtej diskutimit të sipërcituar, ILD-se nuk i lejohet të fillojë një procedim disiplinor pas 5 vjetëve nga koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar.
Â
MĂ« 30 janar 2026, KĂ«shilli i LartĂ« GjyqĂ«sor, me shumicĂ« votash nuk pranoi nisjen e procedurave pĂ«r verifikimin e gjyqtares, Irena Gjoka. Shumica e anĂ«tarĂ«ve thanĂ« se çështja duhet tâi kalojĂ« Inspektorit tĂ« LartĂ« tĂ« DrejtĂ«sisĂ«. Me 6 vota kundĂ«r dhe 4 pro, KĂ«shilli i LartĂ« GjyqĂ«sor nuk pranoi ta merrte nĂ« shqyrtim çështjen me argumentin se dosja duhet tâi kalojĂ« Inspektoratit tĂ« LartĂ« tĂ« DrejtĂ«sisĂ«. KĂ«shilli i LartĂ« GjyqĂ«sor do tĂ« duhet tĂ« mblidhet sĂ«rish pĂ«r tĂ« miratuar njĂ« tjetĂ«r vendim, nĂ«se do tâia kalojĂ« apo jo Inspektorit tĂ« LartĂ« tĂ« DrejtĂ«sisĂ« fatin e gjyqtares Irena Gjoka.
Â
KARRIERA, DOSJET DHE INCIDENTET
Â
Irena Gjoka, aktualisht gjyqtare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka një karrierë 32-vjeçare në sistemin gjyqësor. Karrierë që e ka nisur në vitin 1993 pasi u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës. Fillimisht u emërua në Gjykatën e Fierit, ku ka ushtruar detyrën e saj deri në korrik të vitit 2014. Në këtë kohë u emërua gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në Tiranë. Nga dhjetori i vitit 2019, që prej themelimit, ajo është emëruar si gjyqtare në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për tre vite, nga marsi i vitit 2021 deri në mars 2024 ajo ka qenë edhe zv.kryetare e kësaj gjykate.
Si gjyqtare e GJKKO, disa prej dosjeve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« viteve tĂ« fundit, mbajnĂ« firmĂ«n e saj. Ku mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja Ă«shtĂ« dosja âPartizaniâ, pĂ«r tĂ« cilĂ«n Gjoka ka qenĂ« gjyqtare e hetimit paraprak. Masat e sigurisĂ« pĂ«r ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhĂ«ndrin e tij, JamarbĂ«r Malltezi, janĂ« caktuar pikĂ«risht nga Irena Gjoka.
Një nga dosjet, për të cilat Irena Gjoka u sulmua edhe nga mediat greke, ishte ajo e Fredi Belerit. Më 5 mars të vitit 2024, 10 muaj pas arrestimit, Gjykata e Posaçme e ka dënuar Fredi Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme. Seanca u ndoq nga përfaqësues të ambasadës greke, por dhe medias së shtetit fqinj apo mbështetës të tij nga Himara.
Dënimi i Belerit, u pasqyruar gjerësisht nga mediat greke, që risollën në skenë dënimin që kishte marrë në Greqi vite më parë, gjyqtarja që dënoi Belerin.
Â
Mediat greke
Dridhje tĂ« reja nĂ« skenĂ«n politike tĂ« ShqipĂ«risĂ« po shkaktohen nga zbulimi se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila dĂ«noi kryetarin e zgjedhur tĂ« bashkisĂ« sĂ« HimarĂ«s, Fredi Beleris (aktualisht eurodeputet i DemokracisĂ« sĂ« Re), Ă«shtĂ« dĂ«nuar vetĂ« nĂ« Greqi pĂ«r falsifikim. Siç raportohet nga faqja e internetit himara.gr, dĂ«nimi i GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« JaninĂ«s pĂ«r gjyqtaren u bĂ« publik nga kryetari i PartisĂ« Demokratike tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«nim qĂ« vetĂ« Irena Gjoka e kishte fshehur, edhe pse kishte shĂ«rbyer pĂ«r njĂ« kohĂ« si drejtuese e pĂ«rkohshme e GjykatĂ«s sĂ« Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (GJKKO), ndĂ«rsa kishte nĂ«nshkruar kĂ«rkesĂ«n e SPAK pĂ«r çështjen âPartizaniâ. MegjithatĂ«, e njĂ«jta gjyqtare u mor edhe me rastin e profilit tĂ« lartĂ« tĂ« Belerit dhe me rastin e zbulimeve tĂ« reja, eurodeputeti po bĂ«n thirrje pĂ«r njĂ« rishikim tĂ« vendimeve qĂ« çuan nĂ« burgosjen e tij pĂ«r 16 muaj dhe e privuan nga posti i Kryetarit tĂ« BashkisĂ« sĂ« HimarĂ«s. Siç e deklaroi ai nĂ« mĂ«nyrĂ« karakteristike nĂ« deklaratĂ«n e tij: âNĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ndrequr padrejtĂ«sinĂ« qĂ« pĂ«sova, duke u burgosur pĂ«r 16 muaj dhe duke mĂ« hequr mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« detyrĂ«n e Kryetarit tĂ« BashkisĂ« sĂ« HimarĂ«s, i paraqita GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« prova tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« lidhje me gjyqin tim tĂ« paligjshĂ«mâ.
Nga ana tjetĂ«r edhe ndaj ish-ministrit Fatmir Mediut pĂ«r çështjen âGĂ«rdeciâ, Irena Gjoka ka qenĂ« gjyqtare e seancĂ«s paraprake, po ashtu edhe pĂ«r seancĂ«n paraprake nĂ« ngarkim tĂ« Ilir MetĂ«s.
Irena Gjoka është konfirmuar në detyrë në të dy shkallët në procesin e vetingut. Nga KPK në shkurt të vitit 2020 dhe në KPA në qershor të vitit 2022, ku pavarësisht dyshimeve të komisionerit publik për deklarimin e pasurisë, Kolegji arriti në përfundimin se gjyqtarja ka arritur në nivel të besueshëm të pasurisë, në nivel të besueshëm kontrollit të figurës dhe profesionalizmit.
NĂ« formularin e vetĂ«deklarimit nĂ« vitin 2016, nĂ« kuadĂ«r tĂ« ligjit tĂ« dekriminalizimit, gjyqtarja e posaçme Irena Gjoka ka mohuar tĂ« ketĂ« qenĂ« e dĂ«nuar ndonjĂ«herĂ«. Pyetjes nĂ«se ka qenĂ« ndonjĂ«herĂ« e dĂ«nuar me vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«, Irena Gjoka i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur âjoâ dhe tĂ« njĂ«jtĂ«n pĂ«rgjigje i ka dhĂ«nĂ« edhe pyetjes nĂ«se ndaj saj Ă«shtĂ« marrĂ« ndonjĂ«herĂ« ndonjĂ« dĂ«nim gjykate, jo i formĂ«s sĂ« prerĂ«. Po me âJoâ i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur edhe pyetjes nĂ«se ndaj saj ka pasur ndonjĂ«herĂ« hetim apo gjykim nga njĂ« autoritet shqiptar apo i huaj, nĂ«se ka qenĂ« ndonjĂ«herĂ« e ndaluar apo arrestuar pĂ«r ndonjĂ« vepĂ«r penale, apo i Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« ndonjĂ«herĂ« masa e dĂ«bimit nga njĂ« shtet i huaj.
Karriera e Irena Gjokes si gjyqtare, përveç dosjeve te rëndësishme qe ka gjykuar, te cilat e kane vene ne shënjestër te vazhdueshme publike dhe politike, është shoqëruar edhe me incidente të renda, që ndonjëherë edhe i kane rrezikuar jetën.
Ngjarja tragjike e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka rikthyer frikën dhe kujtesën e dhimbshme të sulmeve me armë në sallat e gjykatave shqiptare, si rasti i plagosjes në Fier, të gjyqtares Irena Gjoka, që në atë kohë mbante mbiemrin Maneku. Gjyqtare, e cila vitet e fundit ka qenë në shënjestër të familjes Berisha dhe Meta, pasi shorti e përcaktoi për të shqyrtuar çështjen në ngarkim tyre në Gjykatën e Posaçme, ku ajo ushtron funksionin aktualisht.
Emri i gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes si një prej figurave më të përfolura dhe më të sulmuara nga politika. E përballur me një valë sulmesh publike, Irena Gjoka është kthyer sot në simbol të drejtësisë që nuk tërhiqet përballë presioneve politike.
Por ngjarja e rëndë në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në mënyrë tragjike, ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe ka hapur sërish debatin për mungesën e sigurisë në institucionet gjyqësore. Në Fier, kjo tragjedi ka rikthyer kujtimet e dhimbshme të vitit 2007, kur më 18 janar të atij viti gjyqtarja Irena Gjoka u qëllua me armë brenda ambienteve të gjykatës. Sulmi i asaj kohe u bë shkak që për herë të parë në Shqipëri, në një gjykatë të vendoseshin roje sigurie dhe detektorë metalesh në hyrje. Por, sipas shumë juristëve, këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme për të garantuar mbrojtjen e magjistratëve.
Më 23 nëntor 2023, gjyqtares Irena Gjoka i shtohen truprojat nga Garda e Republikës, pasi është parë e arsyeshme për shkak të sulmeve verbale që janë bërë kundër saj, edhe në rrjetet sociale, komente fyese dhe gjuhë urrejtje. Më parë ka pasur katër truproja nga Garda për shkak të detyrë, ndërsa në vitin 2023 i janë shtuar edhe 2 të tjerë. Garda do të jetë e pranishme edhe pranë banesës së saj.
Ndërkohë, mbrëmjen e 22 dhjetorit 2023, eskorta e gardës shoqëruese së gjyqtares së posaçme Irena Gjoka u përfshi në një aksident. Një punonjës police teksa udhëtonte me automjetin e tij ka goditur automjetin e punonjësve të gardës. Aksidenti u dyshua se kishte ndodhur si pasojë e lagështirës dhe shiut. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por pas momentit të aksidentit ka pasur dhe një debat mes punonjësit të policisë dhe punonjësve të gardës. Ka nisur dhe një hetim për të sqaruar këtë ngjarje. Sipas burimeve, ka qenë një efektiv i Rrugores nga Elbasani, që lëvizte me makinë me targa zvicerane. Hetuesit kanë kërkuar kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur shkaktari i aksidentit, pasi njëri nga gardistët e Republikës ka thënë se ai kishte udhëtuar pas tyre nga Rinasi deri në Selitë, vend ku ndodhi aksidenti. Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh ishte nën ruajtje me masa shtesë. Fillimisht Policia Rrugore e Tiranës raportoi se nuk kishte anëtarë të familjes së gjyqtares në makinën që po eskortohej nga Garda e Republikës. Por kjo zgjati vetëm 30 minuta, pasi Garda ka treguar itinerarin dhe kë po eskortonte. Megjithëse mekanizmi ishte i dukshëm që bëhej fjalë për aksident automobilistik, në hetim u angazhua edhe SHISH për informacione më të thelluara. Garda e Republikës i ka kërkuar tri herë personit të aksidentit që të distancohej dhe të mos hynte më eskortim, por shtetasi me detyrë polic rrugor nuk është bindur.
Â
ĂĂ«shtja e Irena GjokĂ«s nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« histori personale. Ajo Ă«shtĂ« njĂ« pasqyrĂ« e qartĂ« e tensionit mes drejtĂ«sisĂ« dhe politikĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri.
Nga njëra anë, institucionet që verifikojnë, hetojnë dhe interpretojnë ligjin. Nga ana tjetër, një klimë presioni, dyshimi dhe polarizimi ekstrem.
Sot, ende nuk ka një vendim përfundimtar. Ka vetëm procedura. Ka vetëm interpretime ligjore. Dhe ka shumë zëra që flasin më fort se dokumentet.
Nëse ligji është shkelur, përgjegjësia duhet të vendoset. Por nëse ligji po përdoret si mjet presioni, atëherë rreziku është shumë më i madh. Sepse një drejtësi që frikësohet, nuk është më drejtësi.
Dhe një gjyqtar që gjykohet politikisht, nuk është më i pavarur. Historia na ka mësuar se goditja e drejtësisë nuk nis gjithmonë me dhunë.
Shpesh nis me dyshime.
