❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘QĂ« nĂ« fillim i kemi
’/ Pas deklaratĂ«s sĂ« nĂ«nĂ«s sĂ« BrikenĂ«s, reagon familja e Mateos

Familja e Mateos ka reaguar publikisht pas diskutimeve tĂ« fundit nĂ« “Big Brother”, duke publikuar njĂ« deklaratĂ« ku shpreh qĂ«ndrimin e saj dhe mbĂ«shtetjen pĂ«r banorin, pas deklarates se nenes se Brikenes, e cila tha vetem fjalĂ« tĂ« mira pĂ«r vajzĂ«n e saj dhe pĂ«r banorin.

Në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët theksojnë se që në fillim kanë respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e Mateos, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin kur situata u sqarua plotësisht nga dy palët.

Ata shprehin gjithashtu vlerĂ«sim pĂ«r familjen e BrikenĂ«s, duke theksuar korrektĂ«sinĂ« dhe mirĂ«kuptimin e treguar, ndĂ«rsa pĂ«r vetĂ« BrikenĂ«n pĂ«rdorin fjalĂ« pozitive, duke e cilĂ«suar si njĂ« vajzĂ« tĂ« edukuar, tĂ« ndjeshme dhe me vlera, e cila ka treguar qetĂ«si nĂ« njĂ« situatĂ« jo tĂ« lehtĂ« pĂ«r t’u pĂ«rballuar publikisht. Familja i uron asaj qetĂ«si shpirtĂ«rore dhe suksese nĂ« vazhdim tĂ« rrugĂ«timit nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP Albania 5”.

Në fund të deklaratës, ata shprehen krenarë për Mateon dhe theksojnë se do të vazhdojnë ta mbështesin pa kushte në çdo vendim që ai merr, duke i qëndruar pranë që të ndihet i qetë dhe i plotësuar.

Deklarata e postuar në Instagram nga familjarët e Mateos:

The post ‘QĂ« nĂ« fillim i kemi
’/ Pas deklaratĂ«s sĂ« nĂ«nĂ«s sĂ« BrikenĂ«s, reagon familja e Mateos appeared first on Albeu.com.

“Kush ta ka bĂ«rĂ« traumĂ« jetĂ«n mami apo babi
?”/ Rogerti i drejtohet Malit, banori qĂ«ndron nĂ« heshtje

Vëllai i Madh u ka dhënë një sfidë të pazakontë dhe mjaft të vështirë banorëve të Big Brother VIP Albania 5, duke testuar jo vetëm rezistencën fizike, por edhe atë emocionale. Bëhet fjalë për një provë rezistence, ku banorët duhej të qëndronin brenda një kutie me akull, ndërsa ai që do të arrinte të rezistonte më gjatë shpërblehej me dy muaj euro. Sfida solli tension, lodhje ekstreme dhe përplasje mes disa prej konkurrentëve.

Gjatë kësaj prove, situata doli jashtë kontrollit mes Rogertit dhe Mal Retkocerit, duke kulmuar në një përplasje të ashpër. Rogerti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke prekur çështje personale dhe familjare të Malit, në një moment që u konsiderua i rëndë nga publiku.

“Kush tĂ« ka bĂ«rĂ« traumĂ« jetĂ«n, mami apo babi?”, iu drejtua Rogerti Malit, njĂ« deklaratĂ« qĂ« shkaktoi reagime tĂ« forta si brenda shtĂ«pisĂ«, ashtu edhe jashtĂ« saj, duke marrĂ« parasysh situatĂ«n delikate familjare tĂ« kĂ«ngĂ«tarit.

Nga ana tjetër, Mali zgjodhi të qëndronte i qetë, duke mos reaguar ndaj provokimeve dhe duke u përpjekur vazhdimisht ta injoronte Rogertin, gjë që u vlerësua nga një pjesë e madhe e publikut si një qëndrim i matur.

Pamjet nga sfida u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, ku reagimet nuk munguan. Shumë ndjekës të formatit kërkuan që produksioni të ndërhyjë dhe të marrë masa, duke e cilësuar deklaratën e Rogertit si tejkalim të kufijve dhe shkelje të etikës së lojës.

The post “Kush ta ka bĂ«rĂ« traumĂ« jetĂ«n mami apo babi
?”/ Rogerti i drejtohet Malit, banori qĂ«ndron nĂ« heshtje appeared first on Albeu.com.

Brooklyn Beckham tradhtoi mamanë? Ja çfarë thuhet mbi gjendjen e Victoria-s

Victoria Beckham ndihet e tradhtuar pas rrëfimit më të fundit të Brooklyn Beckham ndaj saj dhe bashkëshortit, David-it.

“Victoria ndihet e tradhtuar, pasi ka bĂ«rĂ« gjithçka mundej qĂ« Brooklyn dhe Nicola tĂ« ndiheshin tĂ« mikpritur, madje duke e dashur Nicola-n si tĂ« ishte vajza e saj,” tha njĂ« burim pĂ«r The Mirror.

Burimi shtoi se ajo ishte përpjekur gjithmonë ta mbronte Brooklyn-in nga publikimi i disa historive të së shkuarës, të cilat mund të dëmtonin imazhin e tij. Por, të njëjtën kujdesje nuk e mori nga djali i saj, i cili nuk kurseu asnjë detaj mbi konfliktet me familjen.

“Ajo po ndien se gjithçka qĂ« bĂ«ri me qĂ«llim tĂ« mirĂ« i Ă«shtĂ« kthyer kundĂ«r. MĂ« parĂ«, do tĂ« bĂ«nte gjithçka pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rçarjet brenda familjes, por tani mendon se tĂ« dy ata po sillen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paarsyeshme.”

Ka kaluar thuajse një javë që nga deklaratat e Brooklyn-it, ku ai bënte një rrëfim të gjatë duke thënë të vërtetën e tij mbi çdo thashethem e konflikt që prej kohësh ishte diskutuar në media për marrëdhënien mes tij dhe Nicola-s me familjen Beckham.

Përpos zërave që qarkullojnë, Victoria dhe David Beckham ende nuk kanë reaguar publikisht mbi deklaratat.

The post Brooklyn Beckham tradhtoi mamanë? Ja çfarë thuhet mbi gjendjen e Victoria-s appeared first on Albeu.com.

Goditen fort, por nuk dorëzohen: Këto janë 3 shenjat më rezistente të horoskopit

Ekzistojnë shenja të horoskopit të njohura për forcë psikike dhe qëndrueshmëri. Këto shenja i frymëzojnë të tjerët me qasjen e tyre ndaj përballjes me sfidat

Disa njerëz duken të pathyeshëm, të aftë të përballojnë edhe goditjet më të rënda të jetës. Astrologjia tregon se disa shenja të Zodiakut kanë një forcë të lindur të brendshme që i ndihmon të përballen me krizat dhe të dalin prej tyre më të fortë se kurrë.

Këto shenja të horoskopit dallohen veçanërisht kur bëhet fjalë për qëndrueshmëri dhe forcë mendore. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre shpesh i frymëzojnë të tjerët të mos dorëzohen, edhe kur përballen me situata që duken të pamundura. Ata nuk kërkojnë zgjidhje të shpejta apo rrugë të lehta, por mbështeten te këmbëngulja dhe forca e brendshme për të kapërcyer çdo sfidë, transmeton Telegrafi.

Akrepi
Akrepat janë mjeshtër të vërtetë në kapërcimin e krizave. Nën ndikimin e Plutonit, kjo shenjë posedon një qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Edhe kur përballen me situata shumë të vështira jetësore, Akrepat arrijnë të ruajnë qetësinë dhe kontrollin, duke vepruar në mënyrë të qëndrueshme dhe të palëkundur. Aftësia e tyre për të fshehur betejat e brendshme i bën veçanërisht mbresëlënës.

Virgjëresha
VirgjĂ«reshat dallohen pĂ«r logjikĂ«n e ftohtĂ« dhe qasjen racionale ndaj problemeve. Ato rrallĂ« bien nĂ« panik dhe gjithmonĂ« kĂ«rkojnĂ« zgjidhjen mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshme. Kur hasin nĂ« pengesa, VirgjĂ«reshat e analizojnĂ« situatĂ«n, bĂ«jnĂ« njĂ« plan dhe veprojnĂ« me mendje tĂ« ftohtĂ«, gjĂ« qĂ« u mundĂ«son t’i kapĂ«rcejnĂ« vĂ«shtirĂ«sitĂ« pa stres tĂ« panevojshĂ«m.

Bricjapi
Bricjapët kombinojnë disiplinën dhe forcën mendore. Kjo shenjë tokësore ruan qetësinë edhe në momentet më kritike dhe rrallë shfaq dobësi. Forca e tyre e brendshme dhe aftësia për ta mbajtur kontrollin në duart e veta u mundëson të përballen me sfidat në mënyrë dinjitoze dhe efektive.

The post Goditen fort, por nuk dorëzohen: Këto janë 3 shenjat më rezistente të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Rrjetet sociale mes orëve të mësimit, CNN: Alarm për përdorimin e telefonit në shkollë

FĂ«mijĂ«t dhe adoleshentĂ«t po kalojnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« ditĂ«s sĂ« shkollĂ« me telefonat e tyre, shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa mendojnĂ« prindĂ«rit. NjĂ« studim i publikuar nga revista “JAMA” tregon se tĂ« rinjtĂ« amerikanĂ« tĂ« moshĂ«s 13–18 vjeç shpenzojnĂ« mesatarisht rreth 70 minuta tĂ« ditĂ«s shkollore nĂ« telefon, kohĂ« qĂ« pĂ«rkon drejtpĂ«rdrejt me orĂ«t e mĂ«simi, sipas CNN.

Sipas autorit kryesor të studimit, Dr. Jason Nagata nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, kjo kohë merret nga momentet kur nxënësit duhet të jenë të përqendruar në klasë. Ai thekson se përdorimi i telefonit gjatë mësimit ndikon negativisht në përqendrim dhe në cilësinë e të nxënit.

Ky studim dallon nga kërkimet e mëparshme sepse nuk u mbështet në vetë-raportimin e adoleshentëve, por në një aplikacion që regjistroi realisht përdorimin e telefonit. Të dhënat treguan se pjesa më e madhe e kohës gjatë shkollës shpenzohej në rrjete sociale si TikTok, Instagram dhe Snapchat, si dhe në aplikacione lojërash dhe video si YouTube.

Edhe pse disa nxënës thonë se telefonat u nevojiten për detyra shkollore, aplikacionet më të përdorura kishin shumë pak lidhje me mësimin. Kjo sugjeron se telefoni po shërben më tepër si burim shpërqendrimi sesa si mjet edukativ gjatë orarit shkollor.

Studiuesit vĂ«rejnĂ« gjithashtu se, pavarĂ«sisht rregullave kufizuese nĂ« shumicĂ«n e shkollave, shumĂ« adoleshentĂ« po gjejnĂ« mĂ«nyra pĂ«r t’i anashkaluar ato. Studimi pĂ«rfshiu vetĂ«m pĂ«rdorues tĂ« Android-it dhe u zhvillua nĂ« periudhĂ«n 2022–2024, çka do tĂ« thotĂ« se nevojiten analiza tĂ« tjera pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar ndikimin e politikave mĂ« tĂ« reja shkollore.

Ekspertët këshillojnë që prindërit të mos i fajësojnë fëmijët, pasi telefonat janë të dizajnuar për të krijuar varësi. Në vend të ndëshkimit, rekomandohet dialogu, përfshirja e fëmijëve në vendosjen e rregullave dhe kufizimi i njoftimeve ose lënia e telefonit në shtëpi gjatë shkollës.

Po aq e rëndësishme është edhe sjellja e vetë prindërve. Studimet tregojnë se mënyra se si prindërit përdorin telefonin ndikon drejtpërdrejt në zakonet digjitale të fëmijëve, duke e bërë shembullin personal një nga mjetet më efektive për të nxitur përdorim më të shëndetshëm të teknologjisë.

The post Rrjetet sociale mes orëve të mësimit, CNN: Alarm për përdorimin e telefonit në shkollë appeared first on Albeu.com.

Trafikuan 2.4 ton lëndë narkotike/ Apeli lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit të PS (EMRAT)

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin kokainë dhe mariuanë në 3 linja, drejt Holandës, Gjermanisë dhe Turqisë.

Mes personave të lënë në burg është edhe djali ish deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi.

Islam Sefa, Jani Çavo, Aldo Gjini, Marvin Bushati, PĂ«rparim Rraja, Gazmir Rraja, Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj u arrestuan me urdhĂ«r tĂ« SPAK nĂ« dhjetor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot mĂ« datĂ« 24.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 1 akti, datĂ« 19.01.2026 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve I.S, J.Ç, A.Gj., M.B., P.Rr., G.Rr., R.Rr., dhe Z.A.: “Ankim kundĂ«r vendimit nr. 124, datĂ« 09.12.2025, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal “Arresti nĂ« burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale. Ankim kundĂ«r vendimit nr. 126, datĂ« 11.12.2025, tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen nĂ« pyetje dhe verifikimin e kushteve tĂ« zbatimit tĂ« masĂ«s sĂ« sigurimit personal “Arresti nĂ« burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale” nĂ« lĂ«ndĂ« tĂ« masave tĂ« sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e Vendimit nr. 124, datĂ« 09.12.2025 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pĂ«r sa i takon disponimeve kundrejt Z.I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

2. Miratimin e Vendimit nr. 126, datĂ« 11.12.2025 tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme tĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pĂ«r sa i takon disponimeve kundrejt Z.I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..

3. KundĂ«r kĂ«tij vendimi mund tĂ« bĂ«het rekurs nĂ« GjykatĂ«n e LartĂ« brenda 45 ditĂ«ve, duke nisur ky afat nga e nesĂ«rmja e njoftimit tĂ« vendimit tĂ« arsyetuar. U shpall nĂ« TiranĂ«, me datĂ« 24.01.2026.”-thuhet nĂ« njoftim.

Ky hetim i SPAK i nisur qĂ« nĂ« vitin 2024 zbuloi tĂ« implikuar edhe Rexhep RrajĂ«n djalin e ish deputetit tĂ« PS, Rrahman Rraja i cili Ă«shtĂ« nĂ«n gjykim pĂ«r kryerjen e veprave “trafikimi i narkotikĂ«ve” i kryer nĂ« bashkĂ«punim dhe u vu nĂ« pranga.

Nëpërmjet komunikimeve në aplikacionin SKY ECC Prokuroria e Posaçme ka konstatuar tre episode trafiku, ku vlerësohet se financuesi dhe organizatori kryesor i grupit kriminal është Islam Sefa, aktualisht i izoluar në burg për një tjetër vepër penale.

The post Trafikuan 2.4 ton lëndë narkotike/ Apeli lë në burg 8 anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit të PS (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksident nĂ« rrugĂ«n “Egnatia”, tre tĂ« lĂ«nduar

Rreth orĂ«s 13:00, nĂ« rrugĂ«n “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve.

Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident nĂ« rrugĂ«n “Egnatia”, tre tĂ« lĂ«nduar appeared first on Albeu.com.

KUJDES ME GRIPIN/ Simptomat zgjasin disa ditë dhe kërkojnë konsultë

Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe në qëndrat shëndetesore dhe urgjencë

Simptomat shfaqen fillimisht me lodhje të theksuar, dhimbje trupi dhe temperaturë, ndërsa në ditën e tretë apo të katërt kolla bëhet më e fortë dhe shfaqen sekrecione respiratore.

Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të mos e neglizhojnë lodhjen apo këputjen e trupit, pasi situata mund të përkeqësohet dhe të kërkojë trajtim të specializuar.

Grupmoshat më të rrezikuara mbeten të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe pacientët me sëmundje kronike apo imunitet të dobët, për të cilët kujdesi duhet të jetë edhe më i shtuar.

Mjekët këshillojnë gjithashtu respektimin e rregullave bazë të higjienës, ushqyerjen e shëndetshme me perime dhe zarzavate, shmangien e ambienteve të mbyllura dhe ajrosjen e shpeshtë të ambientit, si masa të domosdoshme për parandalimin e gripit

The post KUJDES ME GRIPIN/ Simptomat zgjasin disa ditë dhe kërkojnë konsultë appeared first on Albeu.com.

Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama, do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« vizitĂ« pune nĂ« Jeruzalem, Izrael, mĂ« 25–27 janar, me rastin e pjesĂ«marrjes sĂ« tij nĂ« KonferencĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r LuftĂ«n kundĂ«r Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, Rama do të shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij.

Axhenda e plotë:

DitĂ«n e hĂ«nĂ«, mĂ« 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« takim kokĂ« mĂ« kokĂ« me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do tĂ« pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tĂ« cilit do tĂ« ketĂ« edhe deklaratĂ« pĂ«r shtyp.
Paralelisht, Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

NĂ« orĂ«n 14:00, Kryeministri Rama, i shoqĂ«ruar nga znj. Linda Rama, do tĂ« mbĂ«rrijĂ« nĂ« Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do tĂ« pritet me njĂ« ceremoni tĂ« posaçme shtetĂ«rore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia pĂ«rfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombĂ«tare, si dhe vendosjen e kurorave nĂ« monumentin e ushtarĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« dhe nĂ« monumentin e viktimave tĂ« terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

NĂ« orĂ«n 16:15, do tĂ« nisĂ« seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqĂ«ruar nga hyrja ceremoniale nĂ« sallĂ«. GjatĂ« kĂ«saj seance do tĂ« mbajnĂ« fjalĂ«n Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i OpozitĂ«s, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit tĂ« Izraelit me njĂ« fjalim.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

The post Nga takimi kokë me kokë me Netanyahun te fjalimi në Knesset/ Rama vizitë zyrtare në Izrael, zbardhet axhenda e kryeministrit appeared first on Albeu.com.

Noka: E frikshme, fĂ«mija i arrestuar u lutet policĂ«ve ‘aman ju hĂ«ngsha m*tin, mos mĂ« rrihni’

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore të opozitës.
Noka shkruan se, fëmija u lutet policëve që të mos e rrahin dhe kjo është e frikshme.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Videoja e arrestimit të fëmijës 12-vjeçar, përpos të tjerash, na nxjerr në pah një dukuri të re që vjen nga edukimi i bindjes dhe frikës së brezit të ri, që ushtron shteti në sistemin arsimor. Po të dëgjosh me vëmendje fjalët e vogëlushit, ai thotë në ligjëratë të drejtë këtë fjali: Aman, ju hëngsha m*tin, veç mos më rrihni!

Pra një fëmijë 12 vjeç e ditka qartësisht se policia të rreh, të dhunon dhe që është fuqiplotë. Me pak fjalë ai e di që ata bëjnë gjithçka dhe për të shpëtuar nga të rrahurit, fëmija nuk i referohet ligjit, as të drejtave të fëmijëve dhe as normave të tjera të edukimit dhe komunikimit. Fëmija thjesht u përgjërohet policëve: Aman, ju hëngsha m*tin, mos më rrihni!

NjĂ« fĂ«mijĂ« 12-vjeçar duhet tĂ« jetĂ« diku nĂ« klasĂ« tĂ« pestĂ« apo tĂ« gjashtĂ« dhe siç dihet nĂ« kĂ«to klasa merren nocionet e qytetarisĂ«, tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe sidomos tĂ« fĂ«mijĂ«ve. Fjalia ‘aman, ju hĂ«ngsha m*utin mos mĂ« rrihni’ Ă«shtĂ« treguesi mĂ« i qartĂ« se edukimi dhe arsimi Ă«shtĂ« i orientuar ndaj bindjes dhe frikĂ«s. Ky Ă«shtĂ« treguesi mĂ« i qartĂ« se ku po shkon brezi i ri. PrindĂ«rit tĂ« reflektojnĂ« sa nuk Ă«shtĂ« vonĂ«, sepse indiferentizmi i tyre po prodhon fĂ«mijĂ« tĂ« frikur dhe tĂ« bindur ndaj pushtetit.

The post Noka: E frikshme, fĂ«mija i arrestuar u lutet policĂ«ve ‘aman ju hĂ«ngsha m*tin, mos mĂ« rrihni’ appeared first on Albeu.com.

“Jemi nĂ« kilometrin e fundit”, Berisha paralajmĂ«ron vijim tĂ« tubimeve: ProtestĂ« jo pĂ«r njĂ« parti, por pĂ«r ndĂ«rgjegjen qytetare

Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do tĂ« vijojĂ« me protesta, duke e cilĂ«suar situatĂ«n politike si “kilometrin e fundit” dhe duke falĂ«nderuar qytetarĂ«t pĂ«r pjesĂ«marrjen dhe reagimin e tyre.

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se protestat nuk kanë karakter personal apo partiak, por janë, sipas tij, shprehje e ndërgjegjes qytetare. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen, duke argumentuar se fondet e dyshuara si të vjedhura prekin interesat e të gjithëve, veçanërisht të brezave të rinj.

Kreu i PD-së vuri theksin te pjesëmarrja e të rinjve në protestë, duke e cilësuar atë si elementin më domethënës të tubimit. Sipas tij, prania e rinisë ka shkaktuar reagimin e ashpër të kryeministrit, të cilin e akuzoi për gjuhë fyese ndaj të rinjve protestues.

Berisha përfundoi duke deklaruar se opozita do të angazhojë të gjithë potencialin e saj në vijim të protestave, duke i konsideruar ato si mjetin kryesor të reagimit politik dhe qytetar në këtë fazë.

“Padyshim do ketĂ« protesta dhe vetĂ«m protesta. Jemi nĂ« kilometrin e fundit, tĂ« gjithĂ« potencialin tonĂ«, jemi mirĂ«njohĂ«s pafund pĂ«r pĂ«rgjigjen qytetare. NjĂ« thirrje kam pĂ«r çdo qytetar, edhe njĂ« herĂ«, nuk Ă«shtĂ« protestĂ« kjo as pĂ«r njĂ« person apo parti, Ă«shtĂ« protestĂ« e ndĂ«rgjegjes qytetare. Kur themi janĂ« vjedhur qindra miliona euro nuk janĂ« vetĂ«m tĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« atyre opozitarĂ«ve qĂ« protestojnĂ«, por tĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« gjithĂ«ve. Tipari mĂ« kardinal nĂ« atĂ« protestĂ« ishte rinia nĂ« veprim dhe ndaj tmerri i RamĂ«s qĂ« i quajti rrugaçë lagjesh tĂ« rinjtĂ« dinjitozĂ« e guximtarĂ« qĂ« kishin dalĂ« pĂ«r ndĂ«rgjegjen e tyre kundĂ«r tij”, tha Berisha mes tĂ« tjerash.

The post “Jemi nĂ« kilometrin e fundit”, Berisha paralajmĂ«ron vijim tĂ« tubimeve: ProtestĂ« jo pĂ«r njĂ« parti, por pĂ«r ndĂ«rgjegjen qytetare appeared first on Albeu.com.

“PĂ«rdorĂ«n gaz lotsjellĂ«s 3 vite tĂ« skaduar, ishte kthyer nĂ« helm”, Berisha: Proda i krimit pĂ«rdori dhunĂ« tĂ« egĂ«r, 5 banditĂ« tĂ«rhoqĂ«n zvarrĂ« njĂ« 10-vjeçar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke deklaruar në një konferencë për mediat se gjatë tubimit janë ushtruar akte dhune ndaj protestuesve nga ana e Policisë së Shtetit.

Berisha pretendoi se forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës, topa uji dhe shkopinj, duke i cilësuar këto veprime si të pajustifikuara ndaj protestuesve që ai i përshkroi si paqësorë. Sipas tij, gazi i përdorur ishte i skaduar dhe, siç deklaroi ai, përbën rrezik për shëndetin, duke shtuar se përdorimi i tij bie ndesh me konventat ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Berisha përmendi edhe ndalimin e një fëmije 10-vjeçar, duke thënë se ai nuk kishte lidhje me protestën dhe ishte ndaluar ndërsa po largohej nga një xhami. Ai e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe akuzoi autoritetet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Kreu i PD-së deklaroi gjithashtu se disa deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike janë përballur me sjellje agresive nga ana e forcave të rendit, duke përmendur nënkryetarin e PD-së Luçiano Boçi dhe deputetët Zija Ismaili dhe Besart Xhaferri.

“Dje narkopolicia e RamĂ«s e komanduar nga Proda I krimit pĂ«rdori dhunĂ« tĂ« egĂ«r ndaj protestuesve. Goditi me tĂ« gjitha mjetet, pĂ«rdori gaz lotsjellĂ«s tĂ« skaduar, i cili nĂ« konventa ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«rbĂ«n helm luftarak dhe nuk mund tĂ« pĂ«rdoret ndaj protestave. Gazi ishte i skaduar prej 3 vitesh dhe ai pas skadimit njihet se transformohet nĂ« helme qĂ« japin dĂ«mtime tĂ« rĂ«nda tĂ« sistemeve. Por mund tĂ« shkaktojĂ« edhe humbjen e pamjeve. U pĂ«rdorĂ«n topa tĂ« ujit dhe mjete tĂ« tjera, u goditĂ«n me shkopinj protestues paqĂ«sorĂ« dhe u ndaluan brutalisht nĂ« akte qĂ« lartĂ«sohen nĂ« krime kundĂ«r njerĂ«zimit, u ndal njĂ« fĂ«mijĂ« 10 vjec teksa dilte nga xhamia. Romeo nuk kishte asnjĂ« lidhje me protestĂ«n. Ai kishte ardhur me detyra tĂ« ngarkuara nga familjarĂ«t e tij, e morĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« turpshme dhe kriminale. Do t’u shtojnĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« lutjet e tij ndaj atyre 5 banditĂ«ve qĂ« tĂ«rhiqnin zvarrĂ« njĂ« 10 vjecar. ShkelĂ«n konventat ndĂ«rkombĂ«tare, fytyra e vĂ«rtetĂ« e Edi RamĂ«s, i cili edhe kur tĂ« jetĂ« puna pĂ«r karrigen e tij nuk ndalet as me krime ndaj fĂ«mijĂ«ve. U sollĂ«n egĂ«rsisht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padenjĂ« ndaj deputetĂ«ve, agresuan disa prej tyre. Luciano Bocin, nĂ«nkryetarin e partisĂ«, Zija Ismailin, deputetin e Beratit, Besart Xhaferrin, agresuan si tĂ« droguar. Akte kĂ«to vetĂ«m tĂ« njerĂ«zve nĂ« panik tĂ« tmerrshĂ«m, njerĂ«zve pa shpresĂ« dhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« mbuluar krimet e RamĂ«s dhe Lubi Ballukut me tĂ« tjerĂ«â€, tha Berisha.

The post “PĂ«rdorĂ«n gaz lotsjellĂ«s 3 vite tĂ« skaduar, ishte kthyer nĂ« helm”, Berisha: Proda i krimit pĂ«rdori dhunĂ« tĂ« egĂ«r, 5 banditĂ« tĂ«rhoqĂ«n zvarrĂ« njĂ« 10-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Dj.Gimbo zbulon këshillën që ia ka dhënë Gjesti para hyrjes në BBVA

Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së Big Brother VIP Albania iu bashkua një tjetër personazh: Dj.Gimbo (Gëzim Blakaj).

Ai hyn në një moment kritik të lojës, ku banorët kanë krijuar raportet dhe dinamikat e tyre tashmë.

Mirëpo si mik dhe Dj i Gjestit, Gimbo zbuloi edhe këshillën e tij para hyrjes në Big Brother VIP Albania.

“ÇfarĂ« kĂ«shille tĂ« ka dhĂ«nĂ« Gjesti?” e pyeti Ledioni, ndĂ«rsa Gimbo tha: “Shko dhe fito!”

The post Dj.Gimbo zbulon këshillën që ia ka dhënë Gjesti para hyrjes në BBVA appeared first on Albeu.com.

‘Courrier des Balkans’ intervistĂ« me BerishĂ«n/ Kreu i PD: KĂ«rkojmĂ« dorĂ«heqjen e RamĂ«s dhe Ballukut, qeveria teknike tĂ« organizojĂ« zgjedhje tĂ« lira dhe mos tĂ« prekĂ« gjyqĂ«sorin

Në Shqipëri, Partia Demokratike po bën thirrje për një rikthim në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut dhe formimin e një qeverie teknokratike. Por a ka opozita, e përjashtuar nga pushteti që nga viti 2013, një strategji?

Intervistë me Sali Berishën nga Jean-Arnault Dérens.

I lindur në vitin 1944 në Tropojë, themelues dhe kryetar i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha ishte President i Republikës së Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997 dhe Kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai u vu në arrest shtëpiak më 30 dhjetor 2023, për akuza për korrupsion, një masë e hequr nga gjykatat më 28 nëntor 2024.

Le Courrier des Balkans (CdB): Partia Demokratike po bĂ«n thirrje pĂ«r njĂ« tubim. ÇfarĂ« prisni prej saj? Cila Ă«shtĂ« strategjia juaj?

Sali Berisha: Zgjedhjet nuk mund ta largojnë një regjim diktatorial, sepse i shndërrojnë në farsë; ajo që nevojitet është presioni nga rruga. Në një autokraci zgjedhore si ajo që po përjeton Shqipëria, pluralizmi është vetëm një fasadë. Por në realitet, regjimi ka një kontroll të tillë mbi median dhe të gjithë shoqërinë saqë e bën të pamundur çdo ndryshim. Paratë e drogës dhe pastrimi i parave i sigurojnë regjimit burime të mëdha për të blerë njerëz, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Shqipëria është bërë një narko-shtet, megjithatë ajo mbetet e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Demonstratat paqësore dhe protestat popullore janë pra të vetmet mjete të mbetura për ne për të mobilizuar qytetarët dhe për të tërhequr vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare. Ne kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe formimin e një qeverie teknokratike të ngarkuar me organizimin e zgjedhjeve vërtet të lira dhe sigurimin që ajo të mos ndërhyjë në punën e gjyqësorit.

CdB: Por si mund ta bëjmë të mundur një alternativë?

Sali Berisha: Edi Rama e ka marrĂ« peng vendin. NĂ« dhjetĂ« vjet, 1.1 milion shqiptarĂ« kanĂ« emigruar nĂ« vendet anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian, pa llogaritur tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« larguar pĂ«r nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« botĂ«s. NĂ« total, 45% e popullsisĂ« sonĂ« vlerĂ«sohet tĂ« ketĂ« emigruar. TĂ« rinjtĂ« nuk shohin se si tĂ« ndĂ«rtojnĂ« njĂ« tĂ« ardhme nĂ« ShqipĂ«ri, por Edi Rama vazhdon tĂ« shfrytĂ«zojĂ« tĂ« vetmin argument qĂ« i ka mbetur: gjeopolitikĂ«n, duke i pĂ«rafruar politikat e tij me ato tĂ« Bashkimit Evropian dhe Shteteve tĂ« Bashkuara. Askush nuk mashtrohet, por Bashkimi Evropian duhet tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« paraqesĂ« njĂ« narrativĂ« pozitive, njĂ« histori suksesi
 ÇfarĂ« rruge tjetĂ«r na ka mbetur? Lufta e armatosur, lufta guerile? Ne gjithmonĂ« e kemi refuzuar kĂ«tĂ«, sepse jemi njĂ« forcĂ« demokratike. NjĂ« lĂ«vizje proteste demokratike, paqĂ«sore dhe e vazhdueshme mund tĂ« ketĂ« sukses.

Edi Rama dhe skandali Mogherini

CdB: Rrjeta e drejtësisë duket se po i afrohet Edi Ramës.

Sali Berisha: Po, rasti Balluku është thelbësor, sepse Belinda Balluku ka zbatuar vetëm urdhrat e Edi Ramës që kur u bë shefe e stafit të tij në Bashkinë e Tiranës në fillim të viteve 2000. Ajo nuk ka marrë kurrë ndonjë iniciativë të sajën. Nëse humbet imunitetin, Edi Rama do të ekspozohet drejtpërdrejt.

CdB: A mund ta ndryshojë kjo perceptimin ndërkombëtar për Shqipërinë?

Sali Berisha: Ka tashmĂ« shenja qĂ« tregojnĂ« nĂ« atĂ« drejtim. Raporti evropian mbi zgjedhjet e fundit parlamentare Ă«shtĂ« dĂ«nues, edhe pse kĂ«to kritika u injoruan qĂ«llimisht nga Komisioni Evropian. Po shohim gjithashtu njĂ« ndryshim nĂ« Departamentin e Shtetit tĂ« SHBA-sĂ«, i cili ka pĂ«rsĂ«ritur nevojĂ«n pĂ«r zgjedhje tĂ« lira. Partia Popullore Evropiane (PPE) po bĂ«n gjithashtu thirrje pĂ«r mĂ« shumĂ« transparencĂ«, por toleranca qĂ« gĂ«zon Edi Rama mbetet e madhe. Shikoni skandalin e korrupsionit qĂ« rrethon Federica Mogherini dhe Kolegjin Evropian nĂ« Bruges! Po flasim pĂ«r tre milionĂ« euro tĂ« pĂ«rvetĂ«suara, por kĂ«tu nĂ« TiranĂ«, janĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r para qĂ« janĂ« pĂ«rvetĂ«suar nga znj. Mogherini dhe miku i saj Rama – po flasim pĂ«r 20 milionĂ« euro – por askush nuk po heton! I bĂ«j thirrje OLAF-it qĂ« mĂ« nĂ« fund tĂ« vijĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

CdB: Edi Rama e pranoi me padurim ftesĂ«n e Donald Trump pĂ«r t’u bashkuar me “KĂ«shillin e Paqes” tĂ« tij. Cili Ă«shtĂ« vlerĂ«simi juaj pĂ«r kĂ«tĂ« zhvillim?

Sali Berisha: Ky Ă«shtĂ« rezultat i pĂ«rpjekjeve lobuese tĂ« Edi RamĂ«s. Ai Ă«shtĂ« gati tĂ« shfrytĂ«zojĂ« çdo mundĂ«si pĂ«r t’u paraqitur si njĂ« partner i respektuar i Shteteve tĂ« Bashkuara. NĂ« thelb, ky projekt kĂ«rkon tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« OKB-nĂ«, por Edi Rama mbetet krejtĂ«sisht cinik nĂ« marrĂ«dhĂ«niet e tij ndĂ«rkombĂ«tare. GjashtĂ« vjet mĂ« parĂ«, ai e quante publikisht Emmanuel Macronin “idiot”, pĂ«rpara se tĂ« merrej vesh me tĂ« dhe ta pĂ«rshkruante si “mikun e tij mĂ« tĂ« mirĂ«â€.

CdB: Bashkimi Evropian është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Si mund ta kuptojmë vetëkënaqësinë e tij?

Sali Berisha: Durrësi është bërë një port i lirë për trafikantët e drogës, veçanërisht për kartelin Troplini, i cili ka marrë kontrollin dhe është i lidhur me kartelin meksikan Sinaloa. Këto marrëdhënie janë të dokumentuara; xhandarmëria franceze, në veçanti, ishte në gjendje të përgjonte shkëmbimet në shërbimin e mesazheve të koduara Sky ECC. Zyra e prokurorit italian të antimafias është gjithashtu shumë e informuar, por Edi Rama gjithmonë ka ditur si ta blejë bashkëpunimin e Romës. Kështu i ofroi Giorgia Melonit qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër.

Nuk i takon Tiranës dhe Beogradit të vendosin për fatin e Kosovës.

CdB: Cila është marrëdhënia juaj me Albin Kurtin?

Sali Berisha: Kam respektin mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r tĂ«, dhe Kosova ndoshta Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« vendi mĂ« demokratik nĂ« rajonin tonĂ«, por nuk e kam takuar kurrĂ« Albin Kurtin qĂ« kur ai u bĂ« KryeministĂ«r. Kosova Ă«shtĂ« njĂ« vend i pavarur dhe Ă«shtĂ« rregulli im tĂ« mos ndĂ«rhyj kurrĂ« nĂ« punĂ«t e saj. E vetmja herĂ« qĂ« e theva kĂ«tĂ« rregull ishte duke kundĂ«rshtuar shkĂ«mbimin e propozuar tĂ« territoreve. Ky projekt u negociua midis Edi RamĂ«s dhe Aleksandar Vuçiçit, pa marrĂ« parasysh dĂ«shirat e vetĂ« kosovarĂ«ve. Hashim Thaçi u detyrua ta pranonte. NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« ide e vjetĂ«r qĂ« daton qĂ« nga koha e Millosheviqit, dhe ishte duke u diskutuar qĂ« nĂ« vitet 1992-1993
 VetĂ«m nĂ« fillim tĂ« viteve 2000, fola me Vuk Drashkoviçin, i cili atĂ«herĂ« ishte MinistĂ«r i PunĂ«ve tĂ« Jashtme i SerbisĂ«, nĂ« margjinat e njĂ« Samiti Evropian nĂ« Selanik. Ai mĂ« tha se mund ta zgjidhnim çështjen e KosovĂ«s “brenda pesĂ« minutash” duke arritur njĂ« marrĂ«veshje midis nesh, por kjo nuk ndodhi kurrĂ«! Nuk i takon TiranĂ«s dhe Beogradit tĂ« vendosin pĂ«r fatin e KosovĂ«s. ShqipĂ«ria duhet ta trajtojĂ« KosovĂ«n si mik, fqinj dhe vend tĂ« pavarur. MegjithatĂ«, kur vizitova KosovĂ«n si KryeministĂ«r, gjithmonĂ« e kam nxitur KosovĂ«n tĂ« integrojĂ« mĂ« mirĂ« komunitetin serb, pasi kjo Ă«shtĂ« çelĂ«si i tĂ« ardhmes sĂ« saj. U takova me serbĂ« nga FushĂ« Kosova dhe madje bĂ«ra donacione pĂ«r Manastirin e GraçanicĂ«s
/courrierdesbalkans.fr/

The post ‘Courrier des Balkans’ intervistĂ« me BerishĂ«n/ Kreu i PD: KĂ«rkojmĂ« dorĂ«heqjen e RamĂ«s dhe Ballukut, qeveria teknike tĂ« organizojĂ« zgjedhje tĂ« lira dhe mos tĂ« prekĂ« gjyqĂ«sorin appeared first on Albeu.com.

Bora Zemani flet për herë të parë për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien

Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së fundmi premton një rrëfim pa doreza.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Bora ka prekur temën delikate të faljes në çift, duke iu referuar në mënyrë të tërthortë por të qartë ribashkimit me Donald Veshajn.

NĂ« videon promovuese, Grida Duma e pyet hapur: “NĂ« çfarĂ« niveli fal ti?”. PĂ«rgjigja e BorĂ«s tregon pjekuri dhe njĂ« analizĂ« tĂ« situatĂ«s qĂ« kaloi.

“Natyrisht nuk fal me naivitet, nuk fal se po gĂ«njehem. Fal me koshience tĂ« plotĂ«, e di ku Ă«shtĂ« gabuar, por unĂ« do e fal, do e tejkaloj kĂ«tĂ« gjĂ«nĂ«,” dĂ«gjohet tĂ« thotĂ« ajo.

Më tej, Bora sqaron se falja nuk do të thotë shkelje e parimeve të saj, por një përpjekje për të mos hedhur poshtë gjithçka pa luftuar.

“Nuk e bĂ«j duke zgjeruar kufijtĂ«, jo, kufijtĂ« ngelen tĂ« njĂ«jtat
 NĂ«se ka mundĂ«si tĂ« shkatĂ«rrohet njĂ« marrĂ«dhĂ«nie dhe tĂ« prishet, a kishte ndonjĂ« mundĂ«si pĂ«r t’u shpĂ«tuar kjo marrĂ«dhĂ«nie?”

Sakaq ishte e pashmangshme që kjo deklaratë të lidhej me historinë e bujshme të dashurisë mes saj dhe Donald Veshajt.

KujtojmĂ« se gjatĂ« pjesĂ«marrjes nĂ« “Big Brother VIP 1”, Donaldi nisi njĂ« romancĂ« brenda shtĂ«pisĂ« me kĂ«ngĂ«taren Beatrix Ramosaj, duke krijuar njĂ« nga trekĂ«ndĂ«shat mĂ« tĂ« komentuar nĂ« historinĂ« e televizionit shqiptar.

Ajo romancë përfundoi menjëherë pas daljes së Donaldit nga formati.

Aktori kĂ«rkoi rikthimin me BorĂ«n, njĂ« proces qĂ« kĂ«rkoi kohĂ« dhe, siç e pranon vetĂ« Bora, njĂ« “falje me vetĂ«dije tĂ« plotĂ«â€ pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar atĂ« qĂ« kishin ndĂ«rtuar ndĂ«r vite.

The post Bora Zemani flet për herë të parë për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien appeared first on Albeu.com.

15 vjet pa drejtësi/ Rama për 21 Janarin: SPAK të zgjohet dhe të bëjë punën e vet

Në përvjetorin e 15-të të krimit shtetëror të 21 janarit, kryeministri Rama tha se mbetet një përvjetor i trishtë dhe një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e katër protestuesve të vrarë, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e shtetit shqiptar.

Duke folur për këtë ngjarje, Rama theksoi se krimi i 21 Janarit i përket atyre krimeve shtetërore për të cilat drejtësia mund të vonojë, por nuk harron, pasi koha nuk i fshin dot nga kujtesa dhe nga tryezat e njerëzve të drejtësisë.

“21 janari ishte pĂ«rvjetori i trishtĂ« pas vrasjes sĂ« 4 protestuesve dhe pĂ«rsĂ«ri erdhi me hijen pĂ«rqeshĂ«se tĂ« padrejtĂ«sisĂ«. Mbetet njĂ« plagĂ« e hapur jo vetĂ«m pĂ«r familjarĂ«t, por edhe pĂ«r moralin e drejtĂ«sisĂ« dhe themelet e shtetit shqiptar.

Ne pĂ«rsĂ«ri u mblodhĂ«m dhe e bĂ«mĂ« ritin e nderimit tĂ« 4 dĂ«shmorĂ«ve nĂ« prani tĂ« familjarĂ«ve, tĂ« cilĂ«t presin drejtĂ«si. 21 janari Ă«shtĂ« nĂ« llojin e atyre krimeve shtetĂ«rore pĂ«r tĂ« cilat drejtĂ«sia vonon, por nuk harron. Koha nuk i zhben dot nga kujtesa dhe nga tryeza e njerĂ«zve tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Shpresoj qĂ« SPAK-u, qĂ« prej 6 vitesh ka marrĂ« jetĂ« dhe gĂ«zon mbĂ«shtetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s inkurajimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« drejtĂ«sinĂ« nĂ« binarĂ«, tĂ« zgjohet dhe tĂ« bĂ«jĂ« punĂ«n e vet.”

The post 15 vjet pa drejtësi/ Rama për 21 Janarin: SPAK të zgjohet dhe të bëjë punën e vet appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një lokal në Durrës, dyshohet se flaka nisi nga një shkëndijë elektrike

Një zjarr përfshiu në orët e vona të natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës.

Lokali nuk ishte në funksion dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje, shuan flakët, duke parandaluar përhapjen e zjarrit.

Paraprakisht, sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, në lokalin që prej kohësh ishte i mbyllur. Ajo i dha flakën materialeve brenda, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

The post Zjarr në një lokal në Durrës, dyshohet se flaka nisi nga një shkëndijë elektrike appeared first on Albeu.com.

ShqipĂ«ria anĂ«tare nĂ« Bordin e Paqes / Rama: U miratua me njĂ« ‘PO’ tĂ« fortĂ« edhe nga kritikĂ«t

Kryeministri Edi Rama tha nĂ« podcastin “Flasim” se ftesa pĂ«r pĂ«rfshirjen e ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bordin e Paqes u mirĂ«prit, u pranua dhe u ratifikua pĂ«rmes njĂ« projektmarrĂ«veshjeje dhe projektligji, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve pĂ«r ta shoqĂ«ruar procesin me zhurmĂ«.

Sipas RamĂ«s, vendimi u miratua me njĂ« “po” tĂ« fortĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe votat e atyre qĂ« kanĂ« qenĂ« kritikĂ«, duke theksuar se ShqipĂ«ria, ka paqen si busullĂ«n e vetĂ«.

“Realisht qĂ« ishte njĂ« ftesĂ« e mirĂ«seardhur, edhe pse nuk e dyshoja qĂ« do tĂ« kishte zhurmĂ« dhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« tollovi, nuk e mendoja qĂ« fantazitĂ« dhe ligĂ«sia do tĂ« bashkoheshin pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« jetĂ« disa teorive dhe pĂ«rrallave qĂ« duhet tĂ« jenĂ« vĂ«rtet tĂ« rĂ«nda, qĂ« tĂ« arrihet deri nĂ« pikat ku u arrit.

Ftesa u mirĂ«prit, u pranua dhe u ratifikua nĂ« njĂ« formĂ« projektmarrĂ«veshjeje dhe projektligji. ShqipĂ«ria, si njĂ« shtet qĂ« ka gjetur paqen si busullĂ«n e vet dhe qĂ« ka ditur tĂ« kontribuojĂ« nĂ« tryeza tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ndĂ«rkombĂ«tare, e aprovoi me njĂ« “po” tĂ« fortĂ«, edhe me votat e atyre qĂ« nuk lanĂ« gjĂ« pa thĂ«nĂ«, pĂ«rkatĂ«sinĂ« nĂ« kĂ«tĂ« bord.”

The post ShqipĂ«ria anĂ«tare nĂ« Bordin e Paqes / Rama: U miratua me njĂ« ‘PO’ tĂ« fortĂ« edhe nga kritikĂ«t appeared first on Albeu.com.

Demonstrata e opozitës, Deutsche Welle: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut dhe qeverinë teknike

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01) nga opozita shqiptare. Protestuesit hodhën bomba molotovë drejt Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit 11 efektivë u lënduan. Rreth 20 protestues u shoqëruan.

Për rreth tri orë, opozita përsëriti kërkesat e saj politike: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Berisha: “Stina e rezistencĂ«s do tĂ« vijojĂ«

“Opozita ka arritur nĂ« kilometrin e fundit, para triumfit tĂ« saj” – u shpreh kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, pĂ«rpara protestuesve qĂ« ishin vendosur nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, pĂ«rballĂ« godinĂ«s qeveritare. Ai pĂ«rsĂ«riti akuzat ndaj qeverisĂ«, duke thĂ«nĂ« se “sot shumica e shqiptarĂ«ve e ka tĂ« qartĂ« se Edi Ramakryeson organizatĂ«n kriminale mĂ« tĂ« rrezikshme nĂ« EuropĂ«â€. Fundi i fjalimit tĂ« tij, duke mbajtur nĂ« dorĂ« njĂ« flamur kombĂ«tar, shĂ«noi edhe nisjen e hedhjes sĂ« molotovĂ«ve dhe fishekzjarreve nĂ« drejtim te KryeministrisĂ«. Forcat e policisĂ« u kundĂ«rpĂ«rgjigjĂ«n me gaz lotsjellĂ«s dhe ujĂ«. MĂ« pas protesta u zhvendos drejt godinĂ«s sĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ku pati pĂ«rplasje tĂ« tjera mes protestuesve dhe forcave tĂ« rendit.
Pas pĂ«rfundimit tĂ« protestĂ«s, Berisha deklaroi se aksioni opozitar nuk do tĂ« ndalet me kĂ«tĂ« tubim, pasi sipas tij “stina e rezistencĂ«s do tĂ« vijojĂ«â€.

Reagime për protestën

“AsgjĂ« e re nga fronti i sĂ« keqes dhe keqbĂ«rĂ«si Sali Berisha” – u shpreh kreu i Grupit Parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla, menjĂ«herĂ« pas protestĂ«s kombĂ«tare tĂ« PartisĂ« Demokratike, nĂ« njĂ« status nĂ« rrjetet sociale. “Shpresoj qĂ« punonjĂ«sit e policisĂ« tĂ« lĂ«nduar nga molotovĂ«t dhe mjetet apo lĂ«ndĂ«t e tjera tĂ« paligjshme tĂ« mos kenĂ« dĂ«mtime serioze” – shkruan mĂ« tej Balla.

Protesta e së shtunës u zhvillua në një moment të tensionuar politik, disa ditë pas një përplasjeje institucionale mes qeverisë dhe drejtësisë. Në qendër të debatit është vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një vendim që kryeministri Edi Rama e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit ende nuk ka marrë një vendim./ DW

The post Demonstrata e opozitës, Deutsche Welle: Për tri orë u përsëritën kërkesat për dorëheqjen e Ramës e Ballukut dhe qeverinë teknike appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës, policia reagim zyrtar: 18 persona të arrestuar, 17 të proceduar! Mes tyre 3 deputetët e PD

Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht masat e ndërmarra pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike.

Sipas autoriteteve janë arrestuar 18 persona, proceduar penalisht 17 të tjerë, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.

Mes personave të proceduar janë edhe 4 zyrtarë të PD, 3 prej tyre deputetë.

Sipas njoftimit tĂ« policisĂ«, u referuan materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasin Ervin Minarolli me detyrĂ« sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, pĂ«r veprĂ«n penale “Organizimi dhe pjesĂ«marrja nĂ« grumbullime e manifestime tĂ« paligjshme” si dhe shtetasit Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi, pĂ«r veprĂ«n penale “KundĂ«rshtimi i punonjĂ«sit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Rendit Publik”.

Tiranë

Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 37 shtetas.

Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 17 dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë tubimit u dëmtuan 11 punonjës policie.

MĂ« datĂ« 24.01.2026, rreth orĂ«s 17:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi njĂ« tubim nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, pĂ«rpara KryeministrisĂ« dhe Parlamentit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).

Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 37 shtetas qĂ« kanĂ« kryer veprime tĂ« kundĂ«rligjshme gjatĂ« tubimit. NĂ« vijim:‹-u arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç;‹-nisi procedimi penal pĂ«r shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 tĂ« mitur;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. D dhe E. Ll.

Gjithashtu, u referuan materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasin E. M., me detyrĂ« sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, pĂ«r veprĂ«n penale “Organizimi dhe pjesĂ«marrja nĂ« grumbullime e manifestime tĂ« paligjshme” si dhe shtetasit L. B, K. B dhe G. B, pĂ«r veprĂ«n penale “KundĂ«rshtimi i punonjĂ«sit tĂ« PolicisĂ« sĂ« Rendit Publik”.

11 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Protesta e opozitës, policia reagim zyrtar: 18 persona të arrestuar, 17 të proceduar! Mes tyre 3 deputetët e PD appeared first on Albeu.com.

❌