Reading view
Trump kërkon traktat të ri bërthamor për të zëvendësuar New START
Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje të enjten për një traktat të ri bërthamor, në vend të zgjatjes së kufizimeve mbi dislokimet e armëve bërthamore me Rusinë. Kjo deklaratë erdhi disa orë pasi skadoi pakti që kishte mbajtur nën kontroll dy arsenalet më të mëdha bërthamore të botës për më shumë se dy dekada. Trump theksoi se traktati New START ishte “negociuar keq” dhe “po shkelet rëndë”.
Dashamir Shehi: Reforma në drejtësi ka dështuar për njerëzit!
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për reformën në drejtësi dhe sulmet e fundit të kryeministrit Rama ndaj gjyqtarëve. Shehi ka thënë se reforma në drejësi ka dështuar për njerëzit, pasi ka shumë problematika me çështjet gjyqësore, numrin e lartë të dosjeve që kanë mbetur pa shqyrtuar, etj. Megjithatë Shehi tha se hallkat e vetme që kanë…
DW: 10 vjet Reformë e paprecedent e drejtësisë shqiptare, nga pastrimi në kolaps total
Shkruar nga Rashela Shehu, korrespondente nga Tirana (DW) Më 2016 Shqipëria nisi një reformë ambicioze për forcimin e sistemit të drejtësisë për ta bërë atë një shtyllë në luftën kundër korrupsionit. Vrasja e një gjyqtari tetorin e kaluar rindezi debatin lidhur me reformën. 10 vjet reformë në drejtësi në Shqipëri – Vrasja e një gjyqtari më 2025 nxjerr në pah një sistem në të cilin drejtësia…
Shqipëri: Ç’rol kanë muxhahedinët në protestat e Iranit?
Çfarë na mëson realisht skandali Epstein?
Lëkundje sizmike të njëpasnjëshme në juglindje të vendit, regjistrohet një tjetër tërmet në qarkun e Korçës, ja sa ishte magnituda
Çarja e argjinaturës së Erzenit përmbyti Durrësin/ Prokuroria zbarkon në bashki
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të policisë, rrëzohet helikopteri që po ndihmonte efektivët në terren, dy të vdekur në SHBA
Pishtari Olimpik përfundon udhëtimin e tij në Duomo të Milanos, sot në mbërmje në “San Siro” për ceremoninë
Amerikanët zbarkojnë në Itali për Olimpiadën, 300 personel sigurie, 14 avionë, udhëhiqen nga zv.presidenti Vance
Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur
Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas me një dyqan ushqimor në Westwood, Los Angeles, të enjten pasdite.
Aksidenti u raportua në orën 12:11 të mesditës në Westwood Boulevard, me orën lokale, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit. Disa prej tyre fillimisht mbetën të bllokuar nën automjet, tha Lyndsey Lantz e departamentit për Eyewitness News.
Lantz fillimisht konfirmoi se të paktën dy viktima vdiqën, dhe zyrtarët e zjarrfikësve më vonë thanë se edhe një viktimë e tretë ndërroi jetë. Disa të tjerë u raportuan në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende, por autoritetet thonë se shoferi ka mbetur në vendngjarje.
Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…
Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar detaje të reja nga dosja Epstein, ku sipas tij, emri kyç i politikës amerikane që ishte i lidhur me Jeffrey, ishte ish-Presidenti Bill Clinton.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se veç Bill Clinton, Epstein kishte lidhje të fuqishme edhe me Presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump dhe Princin Adrreë të Kurorës Britanike.
“Tani Epstein cilësohet nga analistët dhe politikanët e sotëm si një fenomen i ri i legalizuar. Që do të thotë se Epstein nuk është vetëm një individ pedofil, por një strukturë e organizuar kriminale, një oktapod politik ndërkombëtar, për shkak të influencës që i është ndërtuar qëllimisht. Epstein e morën dhe e krijuan atje. Është e vërtetë që pedofik lind, nuk bëhesh. Tani, historia e Epstein është se ai hyri në tregun e biznesit nga themeluesi i Victoria Sicret. Por lidhjet e tij politike të fuqishme janë tre. Është ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, Presidenti Donald Trump dhe Princi Britanik i Kurorës”, tha mes të tjerash Spahiu.
Spahiu shtoi gjithashtu se vetëm gjatë Presidencës së Bill Clinton, Jeffrey Epstein ka hyrë 17 herë në Shtëpinë e Bardhë.
Ai vijoi më tej duke thënë se pasi la postin e Presidentit, Bill Clinton ka udhëtuar me avionin ‘Lolita’ të Epstein shumë herë, një avion që sipas Spahiut në qarqet ndërkombëtare përflitej se ishte i mbushur me vajza të reja e të bukura.
“Ajo që dihet botërisht është që Bill Clinton është një nga njerëzit më të akuzuar dhe në çdo vend të planetit nëse do të ishte kjo dosje, ai do të ishte në bankën e të akuzuarve. Ai do të dalë të flasë sërish në Kongresin Amerikan dhe për drejtësinë amerikane. Sepse dihet zyrtarisht dhe publikisht që Epstein ka hyrë dhe ka vizituar Shtëpinë e Bardhë 17 herë vetëm gjatë Presidencës së Bill Clinton. E dyta pasi është çliruar nga posti i Presidentit, Bill Clinton e përdorte avionin e Epstein si një avion të vetin dhe udhëtonin gjithmonë bashkarisht dhe në të gjithë qarqet ndërkombëtare njihej si avioni ‘Lolita’, sepse aty merrnin vajza të reja dhe konsiderohej si një… Unë po them si njihej në mediat ndërkombëtare. Influeca e tij shkon përtej efektit ndërkombëtar dhe duket qartë që kemi të bëjmë me një strukturë të shërbimeve të shumëfishta”, tha mes të tjerash Spahiu.
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi
Zef Mazi është një nga diplomatët më me përvojë dhe më me ndikim të Shqipërisë në dekadat e fundit. Libri i tij “Kosova, lufta e heshtur, diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)” mbështetet pikërisht mbi këtë përvojë të jashtëzakonshme.
Me një karrierë që shtrihet nga misionet diplomatike në Vjenë, Bernë, Londër, Dublin, OKB dhe në organizatat kryesore ndërkombëtare, deri te poste si drejtues i strategjise në IAEA dhe i negociatave të Shqipërisë për integrimin europian, Mazi ka qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në proceset që formësuan fatin e Kosovës në vitet vendimtare të shpërbërjes së Jugosllavisë.
Përmes këtij rrëfimi, Mazi vendos në qendër rolin e Shqipërisë per Kosoven, sfidat e një shteti të vogël në një krizë të madhe, përplasjet mes realpolitikës dhe të drejtës ndërkombëtare, si dhe peshën e vendimeve që shpesh merren pas dyerve të mbyllura.
Ai ofron jo vetëm kujtime reale mbi baze arkivore, por edhe analiza të sakta të mekanizmave të diplomacisë, te veshtiresive dhe të proceseve që çuan drejt pavarësisë së Kosovës.
Ky libër është një testament i qartë i kontributit të tij intelektual dhe diplomatik, si dhe një udhëzues për të kuptuar se si zhvillohet në realitet diplomacia kur përballë është fati i një populli.
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”
Tajvanezët janë në rrezik të madh. Alarmin e ka ngritur Ministri i Mbrojtjes së Tajvanit Wellington Koo i cili ka thënë se taktikat e përditshme ushtarake dhe taktikat e tjera të presionit të Kinës për të lodhur ishullin rrezikon ta mpijnë apo ta lodhin popullin tajvanez përballë fqinjit të tyre.
Kina, e cila e sheh Tajvanin si territorin e vet, dërgon avionë luftarakë dhe anije luftarake në qiellin dhe ujërat përreth ishullit çdo ditë. Ajo mbajti stërvitjet e saj të fundit të luftës pranë Tajvanit në fund të dhjetorit.
Duke folur me gazetarët këtë javë, Koo tha se gjatë vitit të kaluar, Kina ka përdorur presion ushtarak, sulme kibernetike dhe luftë psikologjike kundër Tajvanit përmes veprimeve më “komplekse dhe të sakta”. Numri i avionëve ushtarakë kinezë të zbuluar, duke përfshirë avionë luftarakë dhe dronë, u rrit me 23% në vitin 2025 nga një vit më parë, ndërsa Kina përpiqet të shtyjë përpara narrativën se Ngushtica e Tajvanit është një rrugë ujore “e brendshme” kineze, shtoi ai.
“Kur veprime të tilla përsëriten vazhdimisht, ne shqetësohemi se kjo mund ta mpirë lehtësisht publikun,” tha Koo. “Por në fakt, ky lloj kërcënimi armik ekziston urgjentisht dhe realisht.” Qeveria e Tajvanit i hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.
Ndërsa Tajvani as nuk do të përshkallëzojë dhe as nuk do të provokojë, ushtria e saj po forcon gatishmërinë e saj duke kryer ushtrime të orientuara drejt luftimit, duke rritur efektivitetin e forcave të saj rezervë dhe duke rritur blerjet e armëve të reja, shtoi ai.
Ministria po shqyrton gjithashtu se si të përdorë teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale për qëllime ushtarake me ekipin e saj të ri të inovacionit në mbrojtje, tha Koo.
Duke përmendur një problem të vazhdueshëm me vonesat në dorëzimet e armëve amerikane për shkak të problemeve me zinxhirin e furnizimit dhe kapacitetin, Koo tha se prodhimi “është kthyer gradualisht në normalitet”, ndërsa SHBA-të po e bëjnë procesin administrativ për blerjet më të lehtë dhe më të shpejtë.
Por opozita e Tajvanit, e cila ka shumicën në Parlament, ka bllokuar 40 miliardë dollarë të propozuar nga Presidenti Lai Ching-te në shpenzime shtesë për mbrojtjen, dhe në vend të kësaj ka avancuar propozimin e vet i cili është shumë më i vogël dhe nuk financon të gjitha blerjet e armëve të SHBA-së.
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!
Ulsi Manja mbrëmjen e sotme në Top Story i është përgjigjur akuzave nga opozita se mazhoranca ka bllokuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe hapjes së rrugës për arrestimin e saj.
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve tha se nuk kanë bllokuar asnjë hetim, dhe se janë brenda afatit 3 mujor siç e përcakton rregullorja.
Ai tha se i duhet dhënë kohë Këshillit të Mandateve për të kaluar në filtra këtë kërkesë dhe të presin vendimin.
“Nuk do të shprehem për thelbin dhe përmbajtjen e kërkesës. Por për herë të parë dua t’i them nja dy fjalë. Për ne është shumë e rëndësishëm vendimit të Kushtetueses. Përderisa kryeministri i është drejtuar Kushtetueses, është qëndrim politik. Vendimmarrja nuk ka zvarritje. Kemi thënë që presim këtë vendim, por rregullorja e Kuvendit ia ka përcaktuar limitet kohore Kuvendit për t’u shprehur.
Jo më kot ka thënë Kuvendi që do duhet të shprehet brenda 3 muajsh, dhe nëse nuk shprehet për 3 muaj kërkesa thotë rregullorja konsiderohet e rënë, Këshilli i Mandateve do duhet të shprehet deri nga data 16 mars në mos gaboj, pra jemi brenda afateve procedurialisht. S’dua të spekuloj me parashikimet për Këshillin e Mandateve, qëndrimin tim do e jap atje, por ama dua të rri pse janë lënë tre muaj, sepse Këshilli i Mandateve, Kuvendi do duhet të sigurohet në të gjitha rastet për kërkesë për autorizim heqje lirie, do duhet të sigurohet për një sërë elementësh që kanë të bëjnë me kërkesën dhe filtri që bën Kuvendi është i natyrës, ‘kjo kërkesë është strikte proceduriale?’.
Sa i takon heqjes së lirisë që është masë ekstreme, lëreni Kuvendit dhe Këshillin të bëjë detyrën dhe priteni vendimin sepse sot nuk jemi në kushte që të themi që mazhoranca ka bllokuar SPAK. Nuk kemi bllokuar asnjë hetim”, tha ai.
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën
Partia Demokratike ka thirrur një tjetër protestë kombëtare ditën e martë, më 10 shkurt, por mbetet e paqartë nëse do t’i bashkohen asaj të gjitha forcat opozitare.
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, tha se nuk mund t’i bashkohet një proteste të thirrur nga Sali Berisha, të cilin e cilësoi si politikanin më të diskredituar në 35 vite.
Sipas tij, Rama nuk mund të rrëzohet me Berishën përballë, duke shtuar se të dy kërkojnë të bëjnë pazare për të ndryshuar gjëra në interes të tyre.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A do t’i përgjigjeni thirrjes së PD-së për protestën e 10 shkurtit?
Qori: Ka disa opozita në Shqipëri. Do ta shohim në datën 10 se kush do t’i bashkohet. Atëherë do të jap gjykimin tim përfundimtar. Le të themi dy të vërteta: ne kemi qeverinë më të korruptuar të 35 viteve të fundit, që vjedh në të gjitha mënyrat e mundshme, shpronëson qytetarët nga pronat e tyre private, merr toka në bregdet, mal dhe fushë për oligarkët. Po kombinon vjedhjen me shitjen e interesave të Shqipërisë, siç është rasti i Sazanit. Por kjo është vetëm gjysma e së vërtetës, sepse gjysma tjetër është se kryetari i partisë më të madhe të opozitës është personi më i diskredituar.
Borakaj: Është Berisha arsyeja kryesore?
Qori: Po, Berisha i pari dhe është edhe Ilir Meta. Ata dalin dhe thonë “Free Ilir Meta” dhe duan Ramën në burg. Ne kemi kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe na kanë dhënë aq sa na kanë dhënë. Qytetarët në Rrjoll protestojnë sepse u kanë marrë pronën. Deputeti Muçi ka shkuar në protestë, ndërkohë Berisha nuk ka thënë gjysmë fjale.
Muçollari: Mos vallë e takoi deputetin Kliti Hoti aty në protestë?
Qori: Nuk kam parë ndonjë figurë të rëndësishme të PD-së. Kjo është një çështje aq e rëndësishme sa kemi qenë aty unë dhe deputeti Muçi. Ne jemi për rrëzimin e qeverisë përmes presionit popullor, por kërkesa jonë është zgjedhje të parakohshme, sa më parë.
Borakaj: Pa qeveri, apo qeveri teknike?
Qori: Kur them sa më parë, e kam fjalën për rreth 45 ditë, mundësisht. Kërkesa për qeveri teknike është bashkëqeverisje për një vit.
Borakaj: Jo bashkëqeverisje, por teknike?
Qori: Po kush do ta votojë qeverinë? T’i imponosh Ramës dorëheqjen është ta hedhësh “KO”, që do të thotë se kur ai ngrihet në këmbë, ti t’i japësh goditjen e dytë. Këta thonë jo, t’i japim kohë. Ata duan bashkëqeverisje, sepse Rama dhe Berisha duan të rregullojnë disa gjëra.
Borakaj: Nuk jeni ju pro ndryshimit të sistemit zgjedhor?
Qori: Sistemi zgjedhor mund të përmirësohet, por po ra në duart e ujqërve, këtu bëhet edhe më keq.
“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, është shprehur se ka dyshime të forta se Jeffrey Epstein ka ardhur dy herë në Shqipëri, njëherë në vitin 2009 dhe njëherë në vitin 2018.
Komentet Prençi i bëri në emisionin ‘Frontline’ nga Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se Epstein dhe politikanë të tjerë që kishin rënë në ‘kthetrat‘ e tij, e pëlqenin Ballkanin për vajzat e bukura dhe për bregdetin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë.
Prençi shtoi gjithashtu se pas Epstein qëndronin shërbimet sekrete, që ishin të interesuara për të implikuar zyrtarë të lartë nga e gjithë bota në afera korruptive e seksuale.
Ai e cilësoi Epstein një figurë jo vetëm të kompromentuar, por edhe kriminel, pasi sipas Prençit, ai ka arritur deri në atë pikë sa të abuzonte edhe me fëmijë.
“Epstein nuk ka qenë vetëm. Pas tij fshiheshin shërbime sekrete, që kanë qenë të interesuar për të implikuar zyrtarë të lartë, qoftë të SHBA-ve, por edhe të shteteve të tjera thuajse në të gjithë globin. Vdekja e tij është misterioze dhe është dyshuar se nuk ka qenë vetë-vrasje, por vrasje. Normalisht kështu përfundojnë të tillë njerëz, sepse aventurat që ndërmarrin, jo vetëm që janë të investuara, por janë edhe me rrisk shumë të lartë. Fakti që në kthetrat e Epstein kanë përfunduar Presidentë, Princa, ministra, deputetë, zyrtarë të lartë të BE-së, etj, por edhe mënyra e sjelljes së tij nuk është e pangjashme me shumë histori të tjera më të hershme në botë. Sepse njihen njerëz të tillë që përdoren nga shërbimet sekrete.
Normalisht neve na intereson fenomeni i Epstein në Shqipëri dhe për këtë duhet zyrtarisht të prononcohet shteti shqiptar, pasi ka dyshime që Epstein ka qenë 2 herë në Shqipëri. Flitet për vitin 2009-2010 dhe në vitin 2018. Këtë mund ta konfirmojë sistemi TIMS i hyrje daljeve në Shqipëri. Mënyra sesi ai dhe politikanë të tjerë të Europës kanë folur për Shqipërinë, për vajzat shqiptare, për qytetin e Kotorrit dhe për ish-Presidentin e Malit të Zi, tregon që ai dhe disa politikanë që i kishte futur në kthetra lakmonin pjesën ballkanike për 2 arsye, e para se kishte femra shumë të bukura dhe e dyta për një zonë të paprekur që ishte bregdeti shqiptar dhe ai i Malit të Zi, konkretisht qyteti i Kotorrit.
Pastaj atje ekziston një rast i një vajze nga Elbasani që ka aplikuar për punë dhe…. Epstein ishte një figurë shumë e kompromentuar, i ndikuar edhe nga shërbimet sekrete. Një figurë jo vetëm kompromentuese, por edhe kriminale. Ka shkelur shumë rrugë që nuk duhet t’i shkelte dhe ka abuzuar edhe me fëmijë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi miliona faqe dokumenta nga Dosja e Epstein, ku dolën në pah emra të shumtë të politikën dhe biznesit, të cilët ishin të përfshirë deri diku në aferat e tij.
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje historike këtë të enjte për të rivendosur dialogun ushtarak të nivelit të lartë, për herë të parë pas më shumë se katër vitesh ndërprerjeje.
Ky zhvillim, i cili shihet si një shenjë e qartë e ngrohjes së marrëdhënieve pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u arrit gjatë bisedimeve intensive në Abu Dhabi. Qëllimi kryesor i këtij kanali komunikimi është shmangia e përplasjeve aksidentale mes dy superfuqive dhe mbajtja e kontaktit ndërsa punohet për një paqe të qëndrueshme.
Komunikimi ishte ndërprerë që në fund të vitit 2021, para pushtimit të plotë të Ukrainës. Gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandant i forcave të SHBA-së dhe NATO-s në Evropë, ishte i pranishëm në Emiratet e Bashkuara Arabe për të finalizuar marrëveshjen.
Luiz Ejlli do të futet të shtunën në Big Brother VIP Albania 5?

Këngëtari Luiz Ejlli, fituesi absolut dhe një nga figurat më ikonike të historisë së Big Brother VIP, ka nxitur reagime të shumta pas një konference për media të mbajtur të martën në Prishtinë, ku deklaratat e tij lanë hapësirë për dyshime dhe pritshmëri të mëdha për atë që pritet të ndodhë së shpejti.
Gjatë paraqitjes së tij, Luizi u shpreh me rezerva se në një të ardhme shumë të afërt mund të ketë të reja lidhur me angazhimin e tij në formate reality, duke mos i mohuar thashethemet që kanë qarkulluar prej ditësh për një përfshirje të mundshme në “Ferma VIP”. Megjithatë, pas kësaj deklarate diplomatike fshihet një tjetër e vërtetë ekskluzive.
Sipas burimeve të sigurta pranë produksionit, të konfirmuara nga Prive By Liberta Spahiu, Luizi pritet të rikthehet këtë të shtunë në shtëpinë e Big Brother VIP me një mision special. Madje, bëhet e ditur se qëndrimi i tij nuk do të jetë thjesht një vizitë e shkurtër, por do të zgjasë disa ditë, duke pritur që prania e tij të trazojë ndjeshëm dinamikat brenda shtëpisë dhe të mbajë të gozhduar audiencën jashtë.
- YouTube youtu.be
Rifutja strategjike e Luizit vjen në një moment domethënës, pasi më 12 shkurt ai ka edhe premierën e madhe të filmit “Loja e fundit”, ku luan përkrah partneres së tij, Kiarës. Kjo lëvizje shihet si një kombinim i fuqishëm mes nostalgjisë së publikut dhe interesit aktual mediatik rreth figurës së tij.
Mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë rikthimi i Luiz Ejllit në rrjedhën e lojës, por një gjë është e sigurt: emocionet dhe nostalgjia e fansave që e ndoqën drejt fitores në sezonin e dytë do të rikthehen më të forta se kurrë më parë. /Telegrafi/
