Dëmet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë një lajm periodik. Vendi ynë rregullisht i ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive dhe ato nuk mungojnë të godasin ekonominë me përpikëri, ndonjëherë më shumë dhe ndonjëherë më pak. Me përjashtime të rralla, vera është stinë zjarresh, vjeshta ose dimri stinë përmbytjesh.
Si zonë sizmike, një herë në disa dekada vendi përballet me tërmete që shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Në nëntor 2019, vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të vlerësuara për më shumë se 1 miliard euro.
Nga kjo shumë, tregu i sigurimeve pagoi vetëm rreth 40 milionë euro, pikërisht për shkak të shkallës së ulët të sigurimit. 46 njerëz humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë humbën shtëpitë apo pronat. Duke qenë se tërmeti ishte një ngjarje me ndikim të gjerë në territor dhe në popullsi, mund të mendohej se edhe efekti ndërgjegjësues do të ishte më i madh.
NĂ« fakt, as tĂ«rmeti nuk mjaftoi pĂ«r tâi shkundur shqiptarĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« drejtim. Rreziku i vazhdueshĂ«m, qĂ« mĂ« tepĂ«r materializohet rregullisht dhe bĂ«het shpeshherĂ« i prekshĂ«m, nuk ka ndryshuar shumĂ« nĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simin pĂ«r tĂ« siguruar pronat dhe ekonomitĂ« nga dĂ«met e fatkeqĂ«sive.
Sipas vlerësime të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria ka një shpeshtësi të katastrofave natyrore prej 0.8 në vit, ndërsa kostoja mesatare dhe mediane për secilën ngjarje vlerësohet përkatësisht sa 0.6% dhe 1.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Sigurimi i fatkeqësive, vetëm 10 euro për frymë
Përmbytjet e radhës e kanë gjetur ekonominë shqiptare edhe njëherë me mbulim të papërfillshëm me sigurime nga fatkeqësitë.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin 2024 vlera e primeve të shkruara bruto në sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ishte 2.2 miliardë lekë ose rreth 218 milionë euro. As viti 2025 nuk ka sjellë përmirësime domethënëse. Për 11-mujorin, rritja e primeve të shkruara bruto në këtë klasë sigurimi ishte 4.3%.
Duke projektuar këtë rritje për të gjithë vitin 2025 primet e shkruara bruto do të rezultonin rreth 2.3 miliardë lekë ose rreth 23.5 milionë euro. Kjo përkthehet në prim vjetor sigurimi prej afërsisht 10 eurosh për person. Bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).
Ky është sigurisht një vlerësim indikativ, sepse jo të gjitha primet e sigurimit nga fatkeqësitë u takojnë individëve apo familjeve. Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.
Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare.
Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm. Për vitin 2024, siguruesit paguan rreth 643 milionë lekë ose 6.4 milionë euro dëme nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore. Për vitin 2025, deri në fund të 11 mujorit, dëmet e paguara paraqiten në rënie me gati 30% krahasuar me një vit më parë.
Këto shifra tregojnë qartë se fatura financiare e dëmeve nga forcat natyrore bie në pjesën dërrmuese mbi subjektet e prekura ose mbi taksapaguesit, në rastet kur qeveria merr përsipër dëmshpërblimet.
Avni Ponari, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Sigal Insurance Group thotĂ« se mes shqiptarĂ«ve vazhdon tĂ« mbizotĂ«rojĂ« mentaliteti qĂ« problemet duhet tâia zgjidhĂ« dikush tjetĂ«r, pa marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« tĂ« kujdeset pĂ«r veten.
âSot ne do tĂ« duhej tĂ« ishim duke paguar pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« tĂ« pĂ«rmbytur, pĂ«r ata qĂ« i godet zjarri, pĂ«r ata qĂ« i godet tĂ«rmeti, sepse ky Ă«shtĂ« misioni i sigurimeve. KĂ«tĂ« detyrĂ« e kanĂ« edhe organizmat shtetĂ«rorĂ«: ta bĂ«jnĂ« sa mĂ« efikase, qĂ« njerĂ«zit ta dinĂ«, tĂ« sigurohen dhe autoritetet pĂ«rkatĂ«se tĂ« dalin dhe tâi garantojnĂ« pagesat, sepse ti lidh njĂ« kontratĂ« sigurimi.
ShqiptarĂ«t i kanĂ« sytĂ« nga shteti, nga autoritetet shtetĂ«rore, nga bashkitĂ«; nuk marrin, nuk blejnĂ« sigurime. NjĂ« sigurim apartamenti kushton vetĂ«m 50 euro. NjĂ« sigurim shtĂ«pie nga pĂ«rmbytja kushton 50â100 euro.
NjĂ« sigurim biznesi kushton 50â100 euro. KĂ«to janĂ« produkte qĂ« duhen konsumuar, qĂ« duhen marrĂ« nga klienti, por a Ă«shtĂ« populli shqiptar i interesuar tâi bĂ«jĂ«? Jo,â thotĂ« z. Ponari.
Disa nuk sigurohen, disa nuk mund të sigurohen
Niveli i ulĂ«t i sigurimit nĂ« ShqipĂ«ri, megjithatĂ«, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m dhe ekskluzivisht njĂ« problem i mungesĂ«s sĂ« vullnetit dhe ndĂ«rgjegjĂ«simit pĂ«r tâu siguruar.
Në disa raste, mungesa e një menaxhimi të përshtatshëm të rrezikut apo mosgarantimi i mbajtjes së përgjegjësive ligjore i bën prona të veçanta të pasigurueshme, për shkak të nivelit të lartë të rrezikut.
Drejtuesit e kompanive shprehen se ka raste kur sigurimi nuk është i mundur ose ofrohet vetëm me kushte shumë të kufizuara për shkak të nivelit të lartë të riskut.
âKĂ«to raste lidhen kryesisht me ndĂ«rtime nĂ« zona te caktuara tĂ« ekspozuara ndaj pĂ«rmbytjeve, pranĂ« shtretĂ«rve tĂ« lumenjve, nĂ« zona tĂ« ulĂ«ta gjeografike ose nĂ« prona pa dokumentacion tĂ« rregullt ligjor.
Po ashtu, objekte bujqĂ«sore dhe industriale pa masa mbrojtĂ«se ose pa infrastrukturĂ« parandaluese pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« risk qĂ« shpesh nuk mund tĂ« mbulohet nga tregu i sigurimeve ose mbulohet vetĂ«m me prime shumĂ« tĂ« larta,â shprehet Venera Xhillari, zĂ«vendĂ«sdrejtore e pĂ«rgjithshme e kompanisĂ« sĂ« sigurimeve âAtlantikâ.
Ajo thekson se këto janë raste ku mungesa e planifikimit urban dhe e kontrollit institucional reflektohet drejtpërdrejt në pamundësinë për sigurim.
Klaidi Ăitozi, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i Sigma Vienna Insurance Group, thotĂ« se sigurimi nuk mund tĂ« funksionojĂ« i shkĂ«putur nga infrastruktura dhe politikat publike. Sipas tij, shoqĂ«ria duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s dhe masave parandaluese.
âMenaxhimi i riskut nga fatkeqĂ«sitĂ« natyrore kĂ«rkon njĂ« qasje tĂ« integruar dhe tĂ« mirĂ«strukturuar, ku sigurimet pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« shtyllĂ« kyçe, por jo tĂ« vetmen.
Përveç investimeve në infrastrukturë parandaluese, planifikimit urban afatgjatë, hartave të riskut dhe forcimit të standardeve të ndërtimit, një element thelbësor është edhe vendosja e sigurimit të detyrueshëm nga rreziqet bazë, si tërmeti dhe përmbytja.
Roli i shtetit është vendimtar në krijimin e një kornize institucionale që ul ekspozimin ndaj këtyre rreziqeve dhe i bën ato të menaxhueshme si për qytetarët, ashtu edhe për tregun e sigurimeve.
NjĂ« skemĂ« e tillĂ« do tĂ« kontribuonte nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« aftĂ« pĂ«r pĂ«rballimin e goditjeve, ku barra financiare e fatkeqĂ«sive natyrore nuk rĂ«ndon nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale mbi buxhetin e shtetit apo individĂ«t, por shpĂ«rndahet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« balancuar dhe tĂ« parashikueshme nĂ« nivel kombĂ«tar,â thotĂ« z.Ăitozi.
Ligji për sigurimin e detyrueshëm, qeveria nuk po i zgjidh ende dilemat
Pas tĂ«rmetit tĂ« vitit 2019, qeveria shqiptare vendosi tâi kthehet idesĂ« pĂ«r tĂ« ngritur njĂ« skemĂ« tĂ« detyrueshme sigurimi nga fatkeqĂ«sitĂ«, por me objekt vetĂ«m sigurimin e tĂ«rmeteve. NjĂ« variant i parĂ« i projektligjit u hodh pĂ«r konsultim nĂ« vitin 2023, por nuk u propozua mĂ« tej pĂ«r miratim nĂ« Kuvend.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, qeveria shqiptare e riktheu për konsultim, pas dy vitesh, projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet. Varianti i ri i projektligjit nuk solli ndryshime të mëdha në thelbin e konceptimit të skemës së sigurimit nga tërmetet krahasuar me variantin fillestar të vitit 2023.
Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).
Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.
Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat. Për shtresat nevojë, primi i sigurimit do të financohet nga buxheti i shtetit.
Ashtu si në variantin fillestar, projektligji i ri përcakton se subjektet të cilat nuk zbatojnë detyrimin për të lidhur kontratë sigurimi nga tërmetet, nuk marrin shërbime kadastrale, nuk marrin shërbime nga e-Albania dhe as nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Ndër ndryshimet e pakta krahasuar me variantin fillestar të projektligjit është ndryshimi i përcaktimeve lidhur me afatin maksimal për dëmshpërblimin, që në variantin fillestar parashikohej të ishte 9 muaj.
Në projektligjin e ri, rregullat, afatet, kriteret dhe procedurat për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga ngjarjet e tërmeteve përcaktohen me udhëzim ministrit të Financave. Megjithatë, në projektligj përcaktohet se dëmshpërblimi në varësi të shkallës së dëmtimit dhe masës së dëmshpërblimit, paguhet brenda tre muajve, duke filluar nga momenti i plotësimit të plotë të dokumentacionit përkatës.
Një risi e projektligjit të ri është edhe saktësimi i rregullave të dëmshpërblimit në rastin kur një person është i siguruar si me një kontratë të detyrueshme ashtu edhe nëpërmjet një kontrate sigurimi vullnetare.
Në një rast të tillë, pagesa e dëmshpërblimit do të bëhet sipas kushteve të sigurimit të detyrueshëm. Për shumën e siguruar që tejkalon vlerën e kontratës së sigurimit të detyrueshëm, pagesa do të bëhet sipas kontratës së sigurimit vullnetar.
Një ndryshim tjetër në projektligj është heqja e parashikimit për mundësinë e menaxhimit të fondit nga një operator ndërkombëtar. Në projektligjin e mëparshëm, përcaktohej që Fondi për Tërmetet mund të delegonte menaxhimin dhe administrimin operacional pranë një Operatori Teknik Ndërkombëtar. Në versionin e ri të projektligjit, ky përcaktim është hequr.
Ndërkohë që në projektligjin e mëparshëm përcaktohej se menaxhimi i rrjetit të shitjeve do të bëhej nga një agjent i vetëm, i zgjedhur me vendim të Këshillit të Ministrave, në variantin e ri parashikohet mundësia që agjentët e shitjeve të jenë më shumë se një. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë përcakton agjentin ose agjentët për menaxhimin e shitjeve, komisionet përkatëse dhe kushtet e bashkëpunimit me ta.
Projektligji i ri gjithashtu rishikon dispozitat qĂ« parashikonin mbikĂ«qyrjen e Fondit pĂ«r TĂ«rmetet nga Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare. NĂ« variantin e ri, pĂ«rcaktimet pĂ«r mbikĂ«qyrjen e AMF-janĂ« mĂ« tĂ« kufizuara, por nga ana tjetĂ«r e bĂ«jnĂ« mĂ« evazive dhe mĂ« pak tĂ« qartĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar se nĂ« çâmasĂ« dhe me çfarĂ« instrumentesh AMF do ta mbikĂ«qyrĂ« kĂ«tĂ« fond.
Projektligji i ri përcakton se AMF, në bazë të këtij ligji dhe përsa është e nevojshme në zbatim të legjislacionit për sigurimin dhe risigurimin në Republikën e Shqipërisë, mbikëqyr Fondin për Tërmetet, në drejtim të unifikimit të rregulloreve dhe standardizimit të akteve rregullatore gjatë veprimtarisë së tij me këtë ligj dhe ligjet e fushës, të transparencës ndaj publikut, të zbatueshmërisë së termave dhe kushteve të kontratave që lidhen me të siguruarit, si dhe të monitorimit të zbatueshmërisë së politikave të investimeve, kur konstaton se nuk janë në përputhje me aktet rregullatore të vendosura apo kur rrezikojnë pozicionin financiar të shoqërisë. Gjithashtu, AMF mund të nxjerrë rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë së Fondit për Tërmetet./Monotor.al
The post Fatkeqësi pa sigurim/ Shqipëria përballet me kriza natyrore, por vetëm 5% e banesave janë të mbuluara appeared first on Albeu.com.