Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Halimi: Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Nga Eduard Halimi Çështje që mund të mësojmë nga Vendimi 44/2024 i Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e Telefonave dhe pajisjeve elektronike dhe rëndësia e tij! Vendimi 44/2024 i GJK vjen pas vendimit të saj të drejtë lidhur me SkyECC dhe EncroChat një vit më parë, si dhe pas veprimeve të diskutueshme të përgjimit të anëtarëve të kësaj gjykate nga SPAK – çështje që i kam analizuar vetë një…

Source

Groenlanda dhe rasti i tokave shqiptare!

Përplasja e fundit mes vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me Groenlandën nuk është një episod i izoluar diplomatik. Ajo është shprehje e një ndarjeje strategjike gjithnjë e më të thellë mes Evropës dhe SHBA-së së udhëhequr nga Donald Trump, veçanërisht në çështjet e sovranitetit, sigurisë dhe rendit ndërkombëtar. Greenland është pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës dhe…

Source

Ibrahimaj në CEE Forum, në fokus forcimi i dialogut me investitorët ndërkombëtarë

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Forcimi i dialogut me institucionet financiare dhe investitorët ndërkombëtarë, ishte në fokus të punimeve të Forumit të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), organizuar më 13-14 janar 2026 në Vjenë, Austri.

E pranishme në CEE Forum 2026 ishte edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Ajo mori pjesë në panelin ku u diskutua mbi temën: “A është sistemi financiar shqiptar gati për anëtarësimin në Bashkimin Evropian?”.

Ministrja Ibrahimaj në një postim në rrjetet sociale tha se gjatë panelit u trajtuan roli i sektorit financiar në procesin e integrimit evropian, stabiliteti dhe qëndrueshmëria e sistemit financiar shqiptar, integrimi në SEPA, si dhe reformat për digjitalizimin, inovacionin dhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“CEE Forum 2026 shërbeu si një platformë e rëndësishme për forcimin e dialogut me institucionet financiare dhe investitorët ndërkombëtarë, si dhe për promovimin e prioriteteve ekonomike dhe reformuese të Shqipërisë”, tha Ibrahimaj.

Pjesë e panelit ishin edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe drejtoresha ekzekutive e Autoritetit Shqiptar të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali.

Ky forum i përvitshëm mbledh personalitete të spikatura nga akademia, ekonomia dhe sektori financiar i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, për të diskutuar zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare, me fokus të veçantë rajonin lindor dhe juglindor të Evropës.

Temat e diskutuara në forum lidheshin me kthimin te bazat e politikës monetare, normat e interesit dhe stabilitetin e çmimeve, goditjet nga ana e ofertës, financimin e gjelbër dhe rolin e politikës monetare, rreziqet klimatike, mbikëqyrjen bankare, pavarësinë e bankave qendrore, SEPA-në, përfshirjen financiare përmes bankingut digjital, si dhe perspektivat e monedhës digjitale të bankës qendrore.

/k.s/r.e/a.f/

The post Ibrahimaj në CEE Forum, në fokus forcimi i dialogut me investitorët ndërkombëtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, pikë mjalti apo treg i zhvatur?

Nga Përparim Kabo A janë kinezët tregtarë të padiskutueshëm dhe civilizimi më i vjetër që e shohin Shqipërinë si “pikë mjalti” në Europë, ashtu siç u shpreh Kryeministri z. Edi Rama në ndërhyrjen e tij korrigjuese, duke theksuar se Shqipëria nuk është treg i vogël, siç u shpreh edhe një personalitet amerikan? Madje, këtij të fundit iu tha: “Ju do të prodhoni këtu, por tregu juaj do të jetë…

Source

Ylli Manjani: Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor

Nga Ylli Manjani Nuk ka drejtësi cilësore pa hetim cilësor. Policia e korruptuar gjer në fyt i ka kapur nja 600 e kusur kg drogë. Kurse SPAK e BKH, të ndershmit heronj të kalamajve, kanë kapur vetëm llafe dhe asnjë gram drogë. Po asnjë asnjë. Llafe, letra dhe celularë kanë zënë. Asnjë produkt apo mjet krimi… Në vend të kishin magazinat plot me drogë të kapur, siç edhe thonë letrat e çështjeve…

Source

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

-Marrë nga radio “Europa e Lirë”- Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve dhe procedurave gjyqësore që janë përfunduar ose që janë ende në zhvillim. Këto grupe janë identifikuar nga organizata ndërkombëtare, si EUROPOL dhe INTERPOL, si ndër aktorët kryesorë në trafikimin e kokainës nga shtetet e…

Source

Ilir Beqja nga qelia e burgut: Ma jepni dosjen e akuzës ta lexojë!

Nga Ilir Beqaj Në praktikën penale po haset shpesh që pajisjet digjitale (laptopë, desktopë, smartphone) trajtohen si “sende/prova materiale” në kuptimin klasik, ndërkohë që thelbi i ndërhyrjes nuk është hardëare-i, por të dhënat e ruajtura në to. Në çështjen “Studio Pustina” (vendim i Gjykatës Kushtetuese) del në pah një debat thelbësor: si duhet kuptuar “sistemi kompjuterik” dhe cilat…

Source

Ilir Meta: 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈

Nga Ilir Meta- Intervista e fundit e Z. Arben Ahmetaj, dëshmoi seriozitetin dhe integritetin e tij politik, profesional dhe atdhetar për çmontimin e Organizatës Kriminale që ka marrë peng Shqipërinë. Të gjithë ata që ngrinin dyshime mbi të vërtetat e tij një vit më parë, ka kohë që kanë mbyllur gojën, sepse gjithçka është provuar besnikërisht. Të gjithë ata që vunë në diskutim çmimin 33.600…

Source

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Nga Kreshnik Spahiu Ishte mbrëmje dhjetori e vitit 2000. Në koridoret e godinës së Partisë Demokratike dëgjoheshin brohoritje. Unë me miqtë po pinim çaj në barin “Jurnal”, ku mblidheshin shumë gazetarë. Të habitur pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe një vajzë, gazetare e TV Arbëria, na tha: “Kanë fituar zgjedhjet të djathtët në Bullgari.” Papritmas çaji më ngeli në fyt dhe gati u mbyta.

Source

Të gjitha ndërhyrjet në vite të SHBA në Amerikën Latine

Sulmi ndaj Venezuelës është pjesë e një historie të gjatë ndërhyrjesh ushtarake dhe ndikimi politik nga Shtetet e Bashkuara në Amerikën Latine. Ja pesë shembuj. Sulmi ndaj Venezuelës është pjesë e një historie të gjatë ndërhyrjesh ushtarake dhe ndikimi politik nga Shtetet e Bashkuara në Amerikën Latine. Ja pesë shembuj. Venezuela dhe Maduro Në orët e para të 3 janarit 2026…

Source

Trump, Maduro dhe kostumi “Nike” në mes

Nga Aladin Stafa Viti 2026 nisi me fuqishëm se kurrë. Më 3 janar, në fundjavën e parë dhe që duhet të ishte ndër më të paqtat e vitit, presidenti venezuelian, Nicolas Maduro bashkë me gruan e tij, Cilia Flores u arrestuan me disa akuza nga forcat speciale amerikane, të quajtura ndryshe dhe si Delta. E gjitha e organizuar në një operacion rrufe brenda apartamentit të tyre në pallatin luksoz…

Source

Dje Durrësi, sot Shkodra, nesër kush?

Nga Ilir Demalia Fuqisë së Nënës Natyrë nuk mund t’i ikim. Por tragjedia fillon kur Nëna Natyrë tërbohet nga një furi që ia ka shkaktuar vetë njeriu. Dhe kjo nuk është më metaforë. Është realitet i përditshëm shqiptar. Këtu nuk e kam fjalën për popullin “heroik” të miteve, por për atë realitet brutal që nga viti 1992 e këtej ka ndërtuar në kënetë, mbi hidrovore, në toka bujqësore…

Source

Redi Muçi: Qeveria teknike është bashkëqeverisja e rendit të vjetër

Nga Redi Muçi, deputet i Lëvizja Bashkë “Bota e vjetër po vdes dhe një botë e re përpiqet të lindë: e tashmja është koha e përbindshave.” Shprehja e mendimtarit të së majtës italiane, Antonio Gramsci-t, nga burgu ku e kishte mbyllur regjimi fashist i Musolinit, kapte thelbin e ngjarjeve tragjike të fillimishekullit të shkuar. Momentin kur legjitimiteti i rendit të vjetër zhbëhet…

Source

SHBA-ja kritikohet ashpër nga miq dhe armiq për kapjen e Maduros

Kapja e liderit të Venezuelës, Nicolás Maduro, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngjallur kritika të ashpra si nga miqtë, ashtu edhe nga armiqtë e Uashingtonit, gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shumë shtete anëtare ranë dakord me SHBA-në se Maduro kishte qenë një udhëheqës i paligjshëm dhe represiv, por njëkohësisht dënuan veprimin ushtarak amerikan…

Source

Televizioni britanik, BBC: Cilat vende mund të jenë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po e formëson mandatin e tij të dytë me ambiciet e politikës së jashtme, duke ndjekur kërcënimet kundër Venezuelës me kapjen e presidentit të saj dhe bashkëshortes nga kompleksi i tyre i fortifikuar në Karakas. Duke përshkruar operacionin, Trump risjell Doktrinën Monroe të vitit 1823 për supremacinë e SHBA-së në hemisferën perëndimore, duke e riemërtuar atë…

Source

Një drejtësi e vrarë nga heshtja e pushtetit, rasti i prokurorit Xhevat Hana

Nga Kujtim VANI Më 5 janar 2012, drejtësia shqiptare nuk humbi thjesht një prokuror. Ajo humbi një nga zërat më të guximshëm që guxoi të sfidonte krimin, korrupsionin dhe vetë pushtetin politik. Prokurori Xhevat Hana u nda nga jeta pas një sëmundjeje të ashtuquajtur “të pashpjeguar”, një formulim që edhe sot, më shumë se një dekadë më pas, tingëllon si një alibi zyrtare për të mbuluar një të…

Source

Kush është Cilia Flores, zonja e parë e Venezuelës e kapur nga SHBA-ja?

Kur forcat amerikane kryen një bastisje natën në kryeqytetin venezuelian Karakas, ato nuk tërhoqën vetëm Presidentin Nicolás Maduro nga kompleksi i tij dhe e vendosën në një anije për në Nju Jork – ato morën edhe gruan e tij. Kjo është premisa hipotetike me të cilën nis artikulli për të prezantuar figurën e Cilia Flores, e cila prej kohësh është parë si një figurë e fuqishme…

Source

Zbulohet plani sekret amerikan për kapjen e Presidentit venezuelian. U dhanë 50 milionë dollarë për informacione!

Për muaj të tërë, spiunët amerikanë kishin monitoruar çdo lëvizje të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Një ekip i vogël, që përfshinte edhe një burim brenda qeverisë venezueliane, kishte vëzhguar se ku flinte 63-vjeçari, çfarë hante, çfarë vishte dhe madje, sipas zyrtarëve të lartë ushtarakë, survejoheshin edhe “kafshët e tij shtëpiake”. Më pas, në fillim të dhjetorit…

Source

Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?

Nga Kreshnik Spahiu Ndryshimi mes Venezuelës dhe Shqipërisë është i qartë: • Kryetarja e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, çmimin Nobel për Paqen e ndau me presidentin Trump dhe konsiderohet një nga njerëzit më të besuar të SHBA. • Kryetari i opozitës në Shqipëri është Non Grata nga SHBA dhe kërkon t’i heqë çmimin e paqes Altin Dumanit, i dekoruar nga SHBA. •

Source

Fëmijët shqiptarë, si po rriten me algoritmin? Ndikimi “TikTok” si “mësuesi i parë” për miliona të rinj

Një brez i tërë po rritet jo me libra, lodra apo programe televizive, por me algoritme. Gen Alpha, fëmijët që sot janë nën 13 vjeç, po mësojnë botën përmes TikTok-ut, YouTube-it dhe Inteligjencës Artificiale, në një mjedis ku “feed”-i vendos çfarë shohin, çfarë konsumojnë dhe shpesh, si mendojnë. Si po formësohet “ekonomia e vëmendjes”… Në shtëpitë shqiptare, ekranet janë bërë shoqëruesit e…

Source

❌