❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dy aksidente trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar



Gjatë pasdites së sotme në Prishtinë kanë ndodhur dy aksidente trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy persona, njëri këmbësor e tjetri motoçiklist.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.

Rreth orës 17:30, është raportuar një aksident në rrugën Lidhja e Prizrenit, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

Rreth orës 17:00, një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Tirana, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret gjithashtu Trafiku i Kryeqytetit.

Kush do të jetë kryetar i LDK-së, Abdixhiku apo Hoti?



354 anëtarë të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nesër do ta kenë në dorë fatin politik të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. I vetmi që publikisht ka shprehur synimet për ulësen e tij është Avdullah Hoti, i cili gjatë javës së kaluar ka thënë se do të kërkojë besimin për tu bërë kryetar i LDK-së.

Në ditën e fundit të janarit, konkretisht në orën 12, 354 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të takohen për një prej mbledhjeve më të rëndësishme të viteve të fundit për këtë parti.

Ata do tĂ« vendosin nĂ«se do t’a mbajnĂ« edhe mĂ« tej Lumir Abdixhikun nĂ« krye tĂ« partisĂ«, ose nĂ«se do t’ia besojnĂ« dikujt tjetĂ«r drejtimin.

Abdixhiku, pas rezultatit të dobët të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, e ka ofruar dorëheqjen, por jo si akt të kryer.

Në Kuvendin e së shtunës, nga ka kërkuar votëbesim, pra do të vendoset se a e pranojnë dorëheqjen apo jo.

Krahas Abdixhikut i vetmi që publikisht e ka shpallur kandidaturën për kryetar është Avdullah Hoti.

Analisti politik Visar Ymeri, thotĂ« se pĂ«r shkak tĂ« faktit se nuk ka dorĂ«heqje si proces tĂ« pĂ«rfunduar, e cila do t’i hapte rrugĂ« komplet njĂ« procesi dhe njĂ« gare tĂ« sigurt qĂ« nuk kushtĂ«zohet nga votat nĂ« Kuvend, nuk ka pasur edhe shumĂ« brum pĂ«r ta mĂ«suar vizionin e pretendentĂ«ve pĂ«r kryetar.

“Kandidatura e z. Hoti Ă«shtĂ« kandidaturĂ« e cila kĂ«rkon garĂ« nĂ« rast se pranohet largimi ose dorĂ«heqja e Lumir Abdixhikut, unĂ« kĂ«shtu po e kuptoj situatĂ«n nĂ« LDK, pa hyrĂ« nĂ« analizĂ« tĂ« statutit edhe tĂ« drejtĂ«s qĂ« e kanĂ« tĂ« gjithĂ« por nuk mendoj se asnjĂ«ri prej tyre kanĂ« bĂ«rĂ« ndonjĂ« shkelje stature sepse pĂ«r ndryshe kishte me pasĂ« reagim nga partia, tash a do tĂ« ketĂ« kandidat ose interesim tjetĂ«r pĂ«r kandidatura, unĂ« mendoj se kjo varet se a do tĂ« ketĂ« mundĂ«si pĂ«r garĂ« ose jo”, u shpreh Ymeri.

Ymeri thotë se një ndër çështjet që duhet të jetë në fokus të kujtdo që pretendon postin e kryetarit të LDK-së është shpjegimi se cila është platforma ose plani për të korrur rezultat më të mirë sesa ky i fundit, në ballë të së cilit ka qenë Abdixhiku.

“Partia ka nevojĂ« edhe pĂ«r njerĂ«zit qĂ« kanĂ« pĂ«rvojĂ« politike pra kĂ«tĂ« duhet kĂ«ta tĂ« rinjtĂ« me e kuptu qĂ« njerĂ«z qĂ« kanĂ« pĂ«rvojĂ« dhe angazhim afatgjatĂ« nĂ« LDK nuk mundesh mi anashkalu vetĂ«m pse po ke qef, por nĂ« anĂ«n tjetĂ«r edhe ata qĂ« janĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« duhet me kuptu qĂ« partia nuk rritet vetĂ«m duke i mbajte njerĂ«zit qĂ« i ke pasur vazhdimisht, partia politike cilado jo vetĂ«m LDK-ja”, u shpreh Ymeri.

Ymeri mendon se nëse LDK në këtë rast e synon rritjen nuk duhet të jenë konservatore duke pasur për qëllim vetëm ruajtjen e votës tradicionale, por duke tentuar zgjerimin edhe tek kategoritë ku nuk kanë përkrahje dhe mbështetje.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e fundit doli si partia e tretë, me vetëm 13 % të votave, që përkthehen në 15 ulëse në Kuvendin më 120 ulëse./Tv Dukagjini/

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër duke filluar nga ora 10:00, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas KQZ-sĂ«, procesi i rinumĂ«rimit tĂ« 2,557 vendvotimeve, i cili ka nisur mĂ« 13 janar, pritet tĂ« pĂ«rfundojĂ« sonte, mĂ« 30 janar. Aktualisht, kanĂ« mbetur pĂ«r t’u rinumĂ«ruar mĂ« pak se 50 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Telegrafin ka bërë të ditur se pas përmbylljes së rinumërimit dhe verifikimit të të dhënave, Komisioni do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Mbledhja e KQZ-së do të jetë e hapur për publikun dhe mediat.

Ndryshe, që nga mbajtja e zgjedhjeve më 28 dhjetor 2025, autoritetet e zbatimit të ligjit kanë zhvilluar intervista me qindra persona, kanë ndaluar dhjetëra të tjerë dhe kanë vazhduar hetimet nën dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë në disa komuna të vendit.

Si pasojë e këtyre dyshimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërim të plotë të votave për kandidatët në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa votat për subjektet politike nuk u përfshinë në këtë proces dhe mbetën të pandryshuara.

Megjithë parregullsitë dhe vjedhjet e votave brenda partive politike, ndarja e mandateve të deputetëve për subjektet politike ka mbetur e njëjtë, pa ndryshime në përbërjen e përgjithshme të Kuvendit.

Deri më tani, pasojat konkrete nga këto manipulime kanë rezultuar vetëm me largimin nga Kuvendi të deputetit të komunitetit turk, Fikrim Damka, vendi i të cilit është zëvendësuar nga bashkëpartiaku i tij, Ergul Mazrek.

Sipas hetimeve, manipulimi i votave dyshohet se është kryer në dy forma kryesore: përmes shtimit të votave drejtpërdrejt në sistem nga numëruesit, në rastet kur qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë, si dhe përmes transferimit të votave nga një kandidat tek tjetri brenda së njëjtës parti politike.

Këto parregullsi kanë çuar në nisjen e hetimeve në disa komuna, ku një numër komisionarësh dhe vëzhguesish kanë përfunduar në paraburgim, ndërsa prokuroria ende nuk ka ftuar për intervistim deputetët emrat e të cilëve kanë spikatur me dallime të mëdha votash, megjithëse nuk është përjashtuar mundësia që edhe ata të përfshihen në procedurat hetimore në vijim./Telegrafi/

Kurti: Ka rënie të largimit të mjekëve nga Kosova, më pak pacientë dërgohen jashtë vendit



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se janë ulur largimet e mjekëve jashtë vendit dhe kërkesat për shërim jashtë Kosovës.

“Lajm i mirĂ« nga puna e pĂ«rbashkĂ«t Ă«shtĂ« se ka rĂ«nie tĂ« theksuar tĂ« largimit tĂ« mjekĂ«ve nga vendi dhe tĂ« numrit tĂ« kĂ«rkesave tĂ« pacientĂ«ve pĂ«r shĂ«rim jashtĂ« vendit, çka dĂ«shmon pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« punĂ«s pĂ«r profesionistĂ«t shĂ«ndetĂ«sorĂ« dhe tĂ« shĂ«rbimeve pĂ«r qytetarĂ«t e RepublikĂ«s”, ka shkruar Kurti nĂ« Facebook pĂ«r vizitĂ«n qĂ« bĂ«ri bashkĂ« me ministrin nĂ« detyrĂ« tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Arben Vitia, nĂ« OdĂ«n e MjekĂ«ve.

Kurti ka theksuar se zhvillim tjetër pozitiv është gjithashtu fakti se në gjashtë muajt e fundit Oda e Mjekëve ka licencuar rreth 50 mjekë nga radhët e komunitetit joshumicë serb, që tregon vullnet të mirë dhe gatishmëri për integrim në sistemin e shëndetësisë.

“NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, sfidĂ« mbetet pensionimi i rreth 1600 mjekĂ«ve nĂ« 10 vitet nĂ« vijim, nga afĂ«r 5500 sa janĂ« tĂ« licencuar aktualisht. PĂ«r kĂ«tĂ« na duhet bashkĂ«punim i ngushtĂ« me OdĂ«n dhe planifikim i mirĂ« i MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« pĂ«r zĂ«vendĂ«sim tĂ« duhur me mjekĂ« tĂ« rinj, nĂ« fusha sipas kĂ«rkesave dhe nĂ« komuna qĂ« kanĂ« nevojĂ«â€, ka potencuar Kurti.


Forbes sjell një vështrim nga terreni mbi Dukagjini Resort



Kjo video, e realizuar nga Forbes Real Estate, sjell një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe reflektues nga terreni i Dukagjini Resort, duke e zhvendosur fokusin nga ritmi i shpejtë i tregut të pasurive të paluajtshme te vizioni afatgjatë.

Rrëfimi nis me udhëtimin drejt Shëngjin, ku rruga, peizazhi dhe transformimi i infrastrukturës bëhen pjesë e historisë. Me afrimin drejt bregdetit, ritmi ndryshon: hapësira zgjerohet, horizonti hapet dhe deti shfaqet si elementi qendror i përvojës. Pamjet dhe narracioni e vendosin projektin në kontekstin e zhvillimit të ri që po përjeton Shqipëria.

Videoja ndalet në kantier, aty ku vizioni po shndërrohet në realitet. Makineritë, themelet dhe aktiviteti i përditshëm tregojnë një proces të menduar, të matur dhe të qëllimshëm. Projekti prezantohet jo thjesht si zhvillim ndërtimor, por si një destinacion i konceptuar për të ripërcaktuar këtë segment të bregdetit shqiptar, me arkitekturë që ndjek terrenin dhe dialogon natyrshëm me peizazhin e Adriatikut.

Një pjesë e veçantë i kushtohet përvojës nga pika më e lartë e kodrës, ku pamja përfshin bregdetin, gjelbërimin dhe detin e hapur. Pikërisht aty, sipas rrëfimit, vizioni bëhet i qartë edhe për ata që e shohin projektin për herë të parë: një kombinim i jetesës private, mikpritjes dhe luksit të matur, i ndërtuar mbi lokacion dhe perspektivë.

Videoja përmbyllet buzë detit, në momentin e perëndimit, duke e kthyer projektin nga një kantier në një ide jetese. Një reflektim i qetë mbi të ardhmen, jo vetëm të Dukagjini Resort, por edhe të drejtimit ku po shkon Shqipëria në zhvillimin e saj turistik dhe rezidencial.

- YouTube youtu.be

Nikçi: I dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares në Istog u kap në flagrancë



Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se i dyshuari për dhunimin e 13-vjeçare në Istog është kapur në flagrancë nga Policia falë një telefonate të një qytetari.

Nikçi, nĂ« “FIVE” nĂ« Dukagjin, u shpreh se i dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« vendngjarje dhe, me urdhĂ«r tĂ« prokurorit tĂ« shtetit, Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ«.

Po ashtu, është deponuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“FalĂ« njĂ« telefonate nga njĂ« qytetar, Policia e KosovĂ«s ka reaguar shkĂ«lqyeshĂ«m dhe ka shkuar menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes ku kryesi i kĂ«saj vepre penale Ă«shtĂ« kapur nĂ« flagrancĂ« dhe pĂ«r ta trajtuar me seriozitet nĂ« vendin e ngjarjes ka shkuar edhe prokurorja e shtetit dhe tĂ« gjitha institucionet relevante. Personi i dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« vendin e ngjarjes i cili me urdhĂ«r tĂ« prokurorit tĂ« shtetit Ă«shtĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« – po ashtu Ă«shtĂ« deponuar kĂ«rkesa pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« paraburgimit ndaj tĂ« dyshuarit ndĂ«rkaq viktimĂ«s i janĂ« dhĂ«nĂ« tĂ« gjitha ndihmat e nevojshme”, u shpreh Nikçi.

Shpifja, pse ndryshimet e PS nuk bindin median dhe shoqërinë civile



Mes debateve dhe kundërshtive të opozitës dhe grupeve të interesit, kryesisht organizata në mbrojtje të gazetarëve, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës propozimet e qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal për dekriminalizimin e shpifjes, konkretisht nenin 120.

Me 85 vota pro, asnjë abstemin dhe 10 kundër, u miratuan ndryshimet, ndërkohë si pjesë e këtij drafti u rrëzuan propozimet e deputetes së PD-së Jorida Tabaku.

Mazhoranca vendosi me propozim të saj (të pakonsultuar paraprakisht) që të mbajë në Kodin Penal veprën e shpifjes, por të shtojë një përjashtim nga ky penalizim për gazetarët e regjistruar.

MĂ« konkretisht, nĂ« shtojcĂ«n e nenit 120 parashikohet: “NjĂ« gazetar i punĂ«suar ose i vetĂ«punĂ«suar, i regjistruar dhe i njohur si i tillĂ« nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi, pavarĂ«sisht nga shtetĂ«sia apo vendi ku ushtrohet aktiviteti, nuk mban pĂ«rgjegjĂ«si penale pĂ«r veprĂ«n e shpifjes sipas kĂ«tij neni, pĂ«r pĂ«rhapjen me mirĂ«besim tĂ« tĂ« dhĂ«nave /thĂ«nieve ose çdo informacioni tjetĂ«r, pĂ«rmes shtypit, medias audiovizive, medias elektronike ose platformave tĂ« tjera tĂ« komunikimit publik”.

PĂ«rcaktimi “i regjistruar” dhe “i njohur” ndonĂ«se vijon me togfjalĂ«shin “me legjislacionin nĂ« fuqi” mbetet i pasaktĂ«suar nĂ« legjislacion apo rregullime tĂ« tjera nĂ« sektorin e medias

Shoqëria civile

Me iniciativĂ«n e SCiDEV, nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« shoqĂ«risĂ« civile (22 janar) pĂ«r dekriminalizimin e shpifjes, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera se, “ShqipĂ«ria nuk ka njĂ« sistem ligjor pĂ«r regjistrimin e gazetarĂ«ve dhe nuk duhet tĂ« ketĂ« njĂ« tĂ« tillĂ«, pasi krijimi i njĂ« regjistri do tĂ« binte ndesh me standardet evropiane tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes dhe do tĂ« rrezikonte vendosjen e mekanizmave tĂ« kontrollit ose filtrimit tĂ« ushtrimit tĂ« profesionit”.

Referuar deklaratĂ«s, “ekziston rreziku qĂ« kjo dispozitĂ« tĂ« mos mund tĂ« zbatohet nga gjykatat dhe, njĂ«kohĂ«sisht, t’i hapĂ« rrugĂ« pĂ«rpjekjeve pĂ«r krijimin e njĂ« regjistri formal, me pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r pluralizmin mediatik dhe pavarĂ«sinĂ« e gazetarisĂ«â€Šâ€

“Parakushtet e shumta dhe formulimet e paqarta e bĂ«jnĂ« zbatimin e tij praktikisht tĂ« pamundur, duke sjellĂ« nĂ« praktikĂ« mungesĂ« dekriminalizimi edhe nĂ« formĂ« tĂ« pjesshme”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Edhe Kryetari i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali, thotë për Faktoje se përpos disa përmirësimeve, neni i ndryshuar sjelle edhe absurditete

“Ka gjĂ«ra tĂ« cilat janĂ« thjesht produkte tĂ« mediokritetit dhe injorancĂ«s sĂ« atyre qĂ« e kanĂ« propozuar siç Ă«shtĂ« regjistrimi i gazetarĂ«ve qĂ« janĂ« thjesht absurde, tĂ« paaplikueshme nĂ« kundĂ«rshtim me tĂ« drejtat e njeriut, me legjislacionin europian mes asaj qĂ« pret Europa me vullnetin dhe interesin e komunitetit tĂ« gazetareve”.

“Do rihapet dhe riqepet sĂ«rish (neni) nisur nga mĂ«nyra se si e kanĂ« ndĂ«rtuar”, vĂ«ren ai.

Platforma

Nisma e miratuar vetëm me votat e PS vjen pas një procesi konsultimi public jo të shkurtër (qysh prej janarit të vitit të shkuar) të disa organizatave të shoqërisë civile, organizata të medias, gazetarë, ekspertë nga Kuvendi dhe përfaqësues të qeverisë për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes.

Referuar deklaratĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shoqĂ«risĂ« civile tĂ« mbajtur mĂ« 22 janar, “qasja e re (e PS) devijonte nga objektivi fillestar i procesit konsultativ dhe nuk ishte nĂ« pĂ«rputhje me rekomandimet e kahershme tĂ« shoqĂ«risĂ« civile dhe komunitetit tĂ« gazetarĂ«ve, tĂ« cilat kanĂ« kĂ«rkuar vazhdimisht mbrojtje tĂ« barabartĂ« tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes pĂ«r tĂ« gjithĂ« individĂ«t, tĂ« lidhur me natyrĂ«n e shprehjes dhe interesin publik qĂ« i shĂ«rben, dhe jo me statusin profesional tĂ« folĂ«sit”.

Në fund të gjithë këtij procesi, Koloreto Cukali vëren se në Kuvend u miratua një version, që nuk kishte kaluar në asnjë nga proceset e mëparshme të konsultimit.

Besimi i ndërsjelltë, sipas tij, është i humbur.

“Dhe ky pĂ«r mua Ă«shtĂ« problemi mĂ« shqetĂ«sues”, thotĂ« ai pĂ«r Faktoje.

PS

Por për Partinë Socialiste procesi konkludoi në fund me një nismë në kuadër të detyrave që BE-ja i ka vënë Shqipërisë.

GjatĂ« prezantimit tĂ« projektligjit nĂ« Kuvend, Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari, tha se ndryshimet janĂ« pjesĂ« e procesit tĂ« integrimit europian. “Nga gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmendur kĂ«tu (parlament), u tha se nuk Ă«shtĂ« konsultuar me Komisionin Evropian apo qĂ« KE e ka kundĂ«rshtuar. ËshtĂ« komplet e pavĂ«rtetĂ«. Jo shumĂ« larg nga sot ata janĂ« shprehur pĂ«r sa i pĂ«rket dekriminalizimit tĂ« shpifjes pĂ«r gazetarĂ«t qĂ« inkurajojnĂ« qeverinĂ« shqiptare”, tha ministri Lamallari.

Kryetari i komisionit tĂ« Ligjeve, Ulsi Manja, nĂ«nvizoi gjithashtu se, “ shtesat dhe ndryshimet qĂ« paraqesim, nuk janĂ« akt i zakonshĂ«m legjislativ, por hap i domosdoshĂ«m nĂ« procesin e harmonizimit tĂ« legjislacionit shqiptar me BE-nĂ«â€

PD

Ndryshe ishte qĂ«ndrimi i deputetes sĂ« PD-sĂ« Jorida Tabaku. “Kodi Penal do tĂ« pĂ«rdoret si kĂ«rcĂ«nim ndaj gazetarĂ«ve pĂ«r tĂ« seleksionuar ata gazetarĂ« qĂ« do t’i kĂ«rcĂ«nojĂ« me burg e ata tĂ« tjerĂ« tĂ« cilĂ«t do t’i lejojĂ« qĂ« tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« shpifin, tĂ« fyejnĂ«, tĂ« intimidojnĂ«. Kjo nuk Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria europiane. Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« vend normal. E ka Maqedonia, e ka Mali i Zi, e ka Kosova. Komplet tĂ« dekriminalizuar shpifjen. NdĂ«rkohĂ« qĂ« qeveria shqiptare e pĂ«rdor akoma si kĂ«rcĂ«nim”, tha Tabaku.

Ulsi Manja, nĂ« anĂ«n tjetĂ«r, e justifikoi ruajtjen e nenit 120 nĂ« Kodin Penal si njĂ« masĂ« mbrojtĂ«se nga portalet online. “GazetarĂ«t tĂ« merren me lajmin, me tĂ« vĂ«rtetĂ«n, nuk duhet tĂ« shqetĂ«sohen. ProfesionistĂ«t e shpifjes duhet tĂ« shqetĂ«sohen, nuk ka ligj qĂ« e mbron profesionistin qĂ« shpif. 800 portale, shpifĂ«sish profesionistĂ« duhet tĂ« pĂ«rballen me forcĂ«n e ligjit”.

OSBE

Pak orĂ« pas miratimit, prezenca e OSBE-sĂ« nĂ« TiranĂ« vlerĂ«soi ndryshimet nĂ« Kodin Penal qĂ« sipas saj janĂ« hap i parĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt forcimit tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes, por sugjeroi se: “
 vijojmĂ« tĂ« inkurajojmĂ« dekriminalizimin e plotĂ« tĂ« shpifjes dhe pĂ«rdorimin e masave civile proporcionale”

Problemi mbetet

Të dyja pretendimet, si për dekriminalizimin e shpifjes ashtu edhe se janë bërë ndryshimet sipas udhëzimeve nga BE, shihen me skepticizëm nga përfaqësues të medias.

Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, në një qëndrim për Faktoje.al, këtë ndryshim në Kodin Penal e konsideron të paplotë, jo në frymën e rekomandimeve të KE dhe që lë sërish hapësirë për vijimin e padive penale ndaj gazetarëve.

“Ky variant i votuar i ndryshimit tĂ« nenit 120, pĂ«r veprĂ«n e Shpifjes, nuk plotĂ«son kĂ«rkesĂ«n disa vjeçare tĂ« organizatave vendase dhe institucioneve ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r dekriminalizimin e shpifjes”, thotĂ« Tase.

Sipas tij, “autoritetet shqiptare “plotĂ«suan kuadratin” e njĂ« kĂ«rkese ndaj Komisionit Evropian, por nĂ« praktikĂ« do tĂ« vijojmĂ« tĂ« kemi padi penale ndaj gazetarĂ«ve derisa tĂ« pĂ«rcaktohet standarti pĂ«r t’u quajtur i tillĂ«â€.

Precedenti

E parë në këtë frymë, Tase ngre shqetësimin se në vijim edhe rekomandime të tjera që mbërrijnë si kusht për procesin e integrimit të vendit tonë në BE, mund të bëhen pa prekur thelbin.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« shenjĂ« e keqe qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« fiktive mund tĂ« plotĂ«sohen dhe standartet e tjera qĂ« kĂ«rkohen nĂ« procesin e integrimit evropian nĂ« fushĂ«n e mjedisit, sigurisĂ« ushqimore e çdo sektor tjetĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m”, thekson Tase.

Aktivistët dhe qytetarët

Gjithashtu një tjetër shqetësim që ngrihet nga ekspertë të komunikimit është se ky ligj nuk përjashton nga dekriminalizimi aktivistë apo qytetarë që veprojnë në interes publik.

“Jurisprudenca e GjykatĂ«s Evropiane tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut dhe praktika nĂ« Bashkimin Evropian kanĂ« pĂ«rcaktuar nevojĂ«n pĂ«r sigurimin e lirisĂ« sĂ« shprehjes jo vetĂ«m pĂ«r gazetarĂ«t profesionistĂ«, por pĂ«r çdo aktivist apo qytetar qĂ« vepron nĂ« interes tĂ« publikut”, thotĂ« Tase.

Ai sjell në vëmendje se ky nen do të vijojë të jetë një kërcënim penal për çdo aktivist të shoqërisë civile apo qytetar që merr guximin të publikojë me identitetin e tij në një media tradicionale apo edhe në rrjetet sociale një denoncim publik ndaj zyrtarëve të lartë.

“Mbetet ende e paqartĂ« se cilat janĂ« argumentet e ligjvĂ«nĂ«sve pĂ«r tĂ« mos hequr dorĂ« nga mbajtja nĂ« Kodin Penal e kĂ«tij neni, ashtu si dhe nenit tĂ« fyerjes. TĂ« dyja kĂ«to vepra, rekomandohet prej vitesh tĂ« kalohen nĂ« Kodin Civil. Praktikat aktuale garantojnĂ« se mjetet civile janĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« mbrojtur reputacionin e çdo individi, aq mĂ« tepĂ«r tĂ« politikanĂ«ve apo zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ«â€, thekson Tase./Faktoje

Gashi: Kurti do të nis bashkëpunimin me opozitën që nga java e ardhshme



Avokati Tomë Gashi vlerëson se deklarimet e kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se është i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën janë domethënëse.

Gashi, i ftuar nĂ« “FIVE” nĂ« Dukagjin, u shpreh se sipas tij Kurti do tĂ« nisĂ« bashkĂ«punimin me partitĂ« opozitare qĂ« nga java e ardhshme.

“Deklarimet e Kurtit janĂ« publike qĂ« do tĂ« bashkĂ«punojĂ« me opozitĂ«n qĂ« nga java e ardhshme – nĂ« fillim tĂ« shkurtit dhe qĂ« data e fundit pĂ«r zgjedhjen apo rizgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani Ă«shtĂ« data 5 mars”.

Gashi, mes tjerash, u shpreh se beson se në të njëjtën ditë do të konstituohet Kuvendi dhe do të zgjidhet edhe Qeveria e re.

“Kjo i bie qĂ« datat po afrohen dhe Kurti Ă«shtĂ« shprehur i hapur pĂ«r bashkĂ«punim me opozitĂ«n pasi qĂ«llimi Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« mos ketĂ« bllokadĂ« e ngĂ«rçe politike sikur nga shkurti i vitit deri mĂ« 28 dhjetor dhe tĂ« qĂ« tĂ« formohet parlamenti dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n ditĂ« besoj qĂ« do tĂ« formohet edhe qeveria “Kurti 3”, u shpreh Gashi.

- YouTube youtu.be

Dy kompani, një dron dhe shumë dyshime



Pretendimet e dy kompanive nga Gjilani - “Future Minds Academy” dhe “Miga Skyshield” - se droni kamikaz “Skifteri K1” Ă«shtĂ« prodhim i tyre, u shoqĂ«ruan me reagime dhe dyshime nĂ« opinionin publik.

ÇfarĂ« ndodhi?

Dyshimet u ngritĂ«n pasi nĂ« fillim tĂ« muajit janar, drejtuesit e kĂ«tyre kompanive postuan nĂ« rrjete sociale njĂ« video, qĂ«, sipas tyre, paraqiste “momentin e testimit tĂ« kĂ«tij droni ushtarak, duke goditur njĂ« objekt tĂ« caktuar nĂ« territorin e njĂ« shteti tjetĂ«r”.

Ministria e Mbrojtjes e KosovĂ«s u tha atĂ«kohĂ« mediave nĂ« PrishtinĂ« se “nuk ka informata pĂ«r prodhimin, lejen dhe procesin e testimit tĂ« dronit”.

Pak ditë më vonë, të njëjtat media raportuan se videoja ishte e një kompanie kineze dhe se një pjesë e saj ishte e gjeneruar me inteligjencë artificiale (IA).

Lokacionin ku dy kompanitë pretendojnë se prodhojnë dronë ushtarakë dhe civilë, e vizitoi në nëntor të vitit të kaluar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti u tha gazetarĂ«ve mĂ« 30 janar se nuk mund t’i dijĂ« tĂ« gjitha hollĂ«sitĂ« e kompanive qĂ« i viziton dhe shtoi se Ă«shtĂ« “i hapur t’i dĂ«gjojĂ« kritikat kur diçka nuk Ă«shtĂ« ashtu siç i Ă«shtĂ« prezantuar”.

Dyshimet se droni “Skifteri K1” ishte mashtrim, i mohoi drejtuesi i “Future Minds Academy”, i cili nĂ« postimin e tij nĂ« Facebook i quajti “propagandĂ« mediatike”.

Drejtuesi i kompanisĂ« tjetĂ«r “Miga Skyshield”, qĂ« thotĂ« se u angazhua nĂ« prodhimin e dronĂ«ve, Muahmet Ajrullahu, nuk pranoi tĂ« komentojĂ« pĂ«r dyshimet e ngritura nĂ« media dhe nga politikanĂ«, kur u kontaktua nga REL-i.

ÇfarĂ« thanĂ« partitĂ« politike?

Partia Demokratike e Kosovës kërkoi hetim institucional për këtë rast.

Besa Kabashi-Ramaj, kandidate për deputete e kësaj partie, që në legjislaturën e kaluar ishte në opozitë, tha se kryeministri në detyrë, Kurti, mashtroi publikisht, duke promovuar diçka të rreme, që, sipas saj, përbën problem për sigurinë.

Kryetari i AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, tha se “skandali me foto e video tĂ« Kurtit me dronin imagjinar, Ă«shtĂ« veç njĂ«ri prej qindra rasteve tĂ« shpĂ«rfaqjes sĂ« fytyrĂ«s sĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« kĂ«tij pushteti”.

Radio Evropa e Lirë kërkoi sqarim për situatën nga Ministria e Mbrojtjes dhe përgjigje nga Prokuroria nëse ky rast përbën vepër penale apo nëse është e angazhuar në hetime, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Në Kodin Penal të Kosovës, neni 323, mashtrimi përcaktohet si vepër penale.

Sipas këtij neni, kushdo që paraqet në formë të rreme faktet, i fsheh ato apo mashtron, me qëllim që të përfitojë para ose të shkaktojë dëm material te tjetri, ose e bën dikë të kryejë ose jo një veprim, duke i shkarkuar humbje a fitim të paligjshëm, mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga 3 muaj deri në 5 vjet.

Megjithatë, ky nen nuk parasheh në mënyrë specifike mashtrimin publik në rastet kur ai nuk shoqërohet me përfitim financiar apo me dëm material.

Kush janë kompanitë?

Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), të dyja këto kompani që pretendojnë se u angazhuan në prodhim të dronëve, janë regjistruar në vitin 2025.

“Future Minds Academy” figuron me dy punĂ«torĂ« dhe me kapital prej njĂ« mijĂ« eurosh, ndĂ«rsa nĂ« pĂ«rshkrimin e veprimtarisĂ« ka tĂ« deklaruara aktivitete arsimore.

Kompania “Miga Skyshield” nĂ« ARBK figuron me njĂ« punĂ«tor dhe me kapital prej 750 mijĂ« eurosh, ndĂ«rsa veprimtaria e saj Ă«shtĂ« e pĂ«rshkruar si prodhim i makinerisĂ« luftarake pĂ«r ushtrinĂ«.

Çka thotĂ« ligji?

Sipas Ligjit për Armë, prodhimi i armëve në Kosovë lejohet vetëm me leje të posaçme shtetërore.

Neni 26 përcakton se vetëm personat juridikë mund të prodhojnë armë, pjesë armësh dhe municion të kategorisë A, dhe vetëm pas pajisjes me licencë dhe pëlqim nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ligji obligon kompanitĂ« tĂ« pĂ«rmbushin kushte tĂ« rrepta teknike dhe tĂ« sigurisĂ«, si dhe t’i njoftojnĂ« institucionet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r fillimin e prodhimit.

Kapacitetet e Kosovës

Vitin e kaluar, Kosova bleu mijëra dronë Skydagger dhe Bayraktar nga Turqia.

Autoritetet e paraqitën këtë blerje si hap drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, ndërsa NATO-ja paralajmëroi se çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me misionin e saj në Kosovë, KFOR.

Po atë vit, Kosova pranoi edhe një flotë dronësh të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se blerjet e armatimit realizohen kryesisht nga vendet aleate të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Turqinë dhe SHBA-në.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë, ka shënuar rritje të vazhdueshme - nga 153 milionë euro më 2024 në 207.8 milionë euro më 2025.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar se fabrika e parë e municioneve në Kosovë do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, ndërsa prodhimi i parë pritet të nisë në fund të vitit 2026./Radio Evropa e Lirë/

Fitore Pacolli intervistohet në lidhje me grantet në Ministrinë e Bujqësisë



Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar në cilësinë e të pandehurës deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndarjen e granteve në Ministrinë e Bujqësisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, e cila bëri të ditur se intervistimi i Pacollit është zhvilluar të enjten.

Pacolli, në periudhën përkatëse, ka ushtruar funksionin e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Prokuroria Speciale ka intervistuar në cilësinë e të pandehurit edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Intervistimet kanë të bëjnë me grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë gjatë kohës kur Peci ishte në krye të këtij dikasteri si ministër./Telegrafi

Kurti e diplomati austriak flasin për zhvillimet politike në vend



Zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë proceset e formimit të qeverisë së re kanë qenë pjesë e diskutimit në takimin që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pasur me diplomatin austriak në Kosovë, Georg Schnetzer.

“GjatĂ« kĂ«tij takimi, ambasadori Schnetzer e uroi kryeministrin Kurti pĂ«r fitore bindĂ«se nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e rezultateve tĂ« procesit demokratik”, thuhet nĂ« njoftimin qeveritar.

Tutje, bëhet e ditur se kreu në detyrë i ekzekutivit ia ka bërë të qarta ambasadorit austriak synimet për anëtarësim e Kosovës në NATO e BE.

“Kryeministri theksoi planet pĂ«r investimet infrastrukturore nĂ« mandatin e ri, synimin e palĂ«kundur tĂ« QeverisĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« NATO dhe integrimin nĂ« Bashkimin Evropian dhe angazhimin e vazhdueshĂ«m pĂ«r paqe dhe siguri”, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur nĂ« njoftimin pĂ«rcejllĂ« mediave Zyra e KryeministrisĂ«.

PĂ«rparim Rama mbĂ«shtet Marshin “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€ qĂ« mbahet mĂ« 17 shkurt



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka pritur nĂ« takim pĂ«rfaqĂ«suesit e platformĂ«s “Liria ka EmĂ«r”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, tĂ« cilĂ«ve u ka shprehur mbĂ«shtetje pĂ«r organizimin e Marshit “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€, qĂ« do tĂ« mbahet mĂ« 17 shkurt nĂ« PrishtinĂ«, nĂ« mbrojtje tĂ« vlerave tĂ« luftĂ«s çlirimtare.

Gjatë takimit, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin Rama për aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për këtë marsh.

PĂ«rfaqĂ«suesja e platformĂ«s “Liria ka EmĂ«r”, Eliza Hoxha, ka vlerĂ«suar lart mbĂ«shtetjen institucionale qĂ« po merr marshi nĂ«pĂ«r KosovĂ«, duke theksuar se ajo dĂ«shmon karakterin qytetar tĂ« kĂ«saj nisme.

“MbĂ«shtetja nga kryeqyteti Ă«shtĂ« dĂ«shmi se kjo kauzĂ« i pĂ«rket ndĂ«rgjegjes qytetare. Marshi ‘DrejtĂ«si, jo politikë’ Ă«shtĂ« njĂ« thirrje paqĂ«sore pĂ«r drejtĂ«si tĂ« paanshme dhe pĂ«r respektimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s sonĂ« historike”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërkaq, përfaqësuesi tjetër i platformës, Ismail Tasholli, ka theksuar rëndësinë e mobilizimit gjithëpërfshirës qytetar.

“Ky marsh nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«, por kundĂ«r politizimit tĂ« saj. MĂ« 17 shkurt marshojmĂ« si qytetarĂ«, pĂ«r dinjitetin e luftĂ«s çlirimtare dhe pĂ«r drejtĂ«si jo selektive”, ka thĂ«nĂ« Tasholli.

Kryetari i PrishtinĂ«s, PĂ«rparim Rama, ka deklaruar se lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s ishte njĂ« luftĂ« e drejtĂ«, e lindur nga populli, duke u bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« marsh.

“U bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« PrishtinĂ«s qĂ« t’i bashkohen masivisht Marshit pĂ«r drejtĂ«si, nĂ« shenjĂ« solidarizimi me çlirimtarĂ«t qĂ« po mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« HagĂ«â€, ka theksuar Rama.

Platforma “Liria ka EmĂ«r” ka njoftuar se do tĂ« vazhdojĂ« takimet dhe aktivitetet nĂ« tĂ« gjitha komunat e KosovĂ«s, me synim njĂ« mobilizim sa mĂ« tĂ« gjerĂ« qytetar pĂ«r Marshin e 17 shkurtit nĂ« PrishtinĂ«, nĂ«n moton “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€.

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit



Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave të dyshuar.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, katër (4) të pandehur, në cilësinë e komisionerëve, dyshohen për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, ndërsa një (1) i pandehur, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Prizren, dyshohet për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës, nga ora 14:00 deri në ora 16:00, janë mbajtur dhe përfunduar tre (3) seanca dëgjimore, ndërsa seanca e katërt pritet të mbahet në orët në vijim.

Gjykata ka bërë të ditur se, brenda afateve ligjore, do të përpilojë vendimet lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren dhe se mediat do të njoftohen me kohë për vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake./Telegrafi/

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës



Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje (RC-E) e KFOR, po vazhdojnë patrullimet e rregullta në disa komuna në veriun e Kosovës, në kuadër të zonës së tyre të përgjegjësisë.

Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situacionale dhe kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm në rajon, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të saj, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes.

Në ushtrimin e detyrave të saj, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në përputhje me rolin e tij si reagues i sigurisë./Telegrafi/


Thaçi dhuron veturĂ«n zyrtare pĂ«r OVL UÇK-nĂ« e Obiliqit



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Obiliqit, Halil Thaçi, ka dhuruar veturĂ«n e tij zyrtare si donacion pĂ«r OrganizatĂ«n e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (OVL e UÇK-sĂ«), pĂ«r nder tĂ« 17 Shkurtit, DitĂ«s sĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Vendimi për dhurimin e veturës është miratuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit me 19 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas një dekade, Shqipëria bën reformë në tekste shkollore



Viti i ardhshëm shkollor do të sjellë ndryshime thelbësore në çantat e nxënësve të arsimit parauniversitar. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot nisjen e një procesi masiv për përditësimin e 140 teksteve shkollore, një lëvizje që, sipas saj, vjen si domosdoshmëri pas një dekade nga reforma e fundit kurrikulare.

Gjatë një takimi pune me stafin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Kumbaro bëri të ditur se ekspertët po punojnë me ritme të larta për të garantuar që materialet e reja të jenë gati në shtator.

Ndryshimet kryesore

Nga 140 tekstet që po i nënshtrohen rishikimit, një peshë të konsiderueshme zënë gjuhët e huaja, me 44 tituj. Megjithatë, risia më e madhe qëndron te lëndët formuese të identitetit dhe qytetarisë.

Sipas Ministres, do tĂ« ketĂ« tekste krejtĂ«sisht tĂ« reja pĂ«r lĂ«ndĂ«t “Gjuha Shqipe” dhe “Qytetaria”. KĂ«to ndryshime do tĂ« prekin fillimisht klasat qĂ« shĂ«nojnĂ« fillimin e cikleve shkollore: klasĂ«n e parĂ« (fillore), tĂ« gjashtĂ« (e mesme e ulĂ«t) dhe tĂ« dhjetĂ« (gjimnaz).

“Sivjet, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ne do tĂ« bĂ«jmĂ« lĂ«ndĂ« tĂ« reja, siç Ă«shtĂ« Edukimi Qytetar pĂ«r klasĂ«n e parĂ«, tĂ« gjashtĂ« dhe tĂ« dhjetĂ«,” theksoi Kumbaro, duke shtuar se puna pĂ«r kĂ«to tekste po bĂ«het nga ekspertĂ«t mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« kurrikulave nĂ« vend.

Fokus te Teknologjia dhe 10-vjeçari

PĂ«rveç lĂ«ndĂ«ve sociale, Ministria e Arsimit ka vendosur theksin te digjitalizimi. Kumbaro konfirmoi se do tĂ« ketĂ« pĂ«rditĂ«sim rrĂ«njĂ«sor nĂ« lĂ«ndĂ«t e TeknologjisĂ« sĂ« Informacionit (TIK), duke filluar qĂ« nga klasa e parĂ« e fillores e deri nĂ« maturĂ«, pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur zhvillimeve teknologjike tĂ« kohĂ«s.

Ministrja argumentoi se ky proces ishte i pashmangshëm.

“Pas njĂ« periudhe 10-vjeçare, ka ardhur koha pĂ«r tĂ« pĂ«rditĂ«suar kurrikulat e reja nĂ« arsimin parauniversitar,” tha ajo.

Duke vlerĂ«suar punĂ«n e ASCAP, Kumbaro u shpreh se ky institucion ka “nĂ« dorĂ« dhe nĂ« zemĂ«r cilĂ«sinĂ« e shkollĂ«s”, pasi puna e tyre ndikon drejtpĂ«rdrejt te formimi jo vetĂ«m i fĂ«mijĂ«ve, por edhe i mĂ«suesve.

Procesi i rishikimit pritet të përmbyllet para fillimit të vitit të ri shkollor, ndërsa ekspertët po punojnë për të siguruar që përmbajtja e re të jetë në përputhje me standardet bashkëkohore të mësimdhënies./RTSH

ASHAK digjitalizon 8.5 milionë dokumente



Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka arritur në 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara, duke shënuar një progres të rëndësishëm në ruajtjen dhe qasjen në trashëgiminë arkivore të vendit.

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) ka njoftuar për një arritje të rëndësishme në procesin e digjitalizimit të dokumenteve arkivore. Sipas njoftimit, 8.5 milion skanime konsiderohet një arritje e madhe për kujtesën e Kosovës.

ASHAK bën të ditur se brenda dy viteve të fundit është bërë një hap i madh përpara në këtë proces.

“Brenda dy viteve tĂ« fundit kemi arritur tĂ« digjitalizojmĂ« 7 milion skanime, duke e çuar nĂ« 8.5 milion volumin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« dokumenteve digjitale nĂ« AgjencinĂ« ShtetĂ«rore tĂ« Arkivave tĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« postim.

Sipas agjencisë, ky progres është rezultat i përkushtimit profesional, planifikimit të qëndrueshëm dhe angazhimit të përditshëm të stafit. Në njoftim thuhet se ky angazhim po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e qasjes në dokumente arkivore.

Agjencia vlerĂ«son se procesi i digjitalizimit ka rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r tĂ« ardhmen. “Digjitalizimi i arkivave mbetet njĂ« investim afatgjatĂ« nĂ« trashĂ«giminĂ« historike dhe institucionale tĂ« KosovĂ«s, si dhe njĂ« shtyllĂ« kyçe e modernizimit institucional”, pĂ«rfundon njoftimi.

Cilat janë pasojat e vendimit të Kushtetueses për nënkryetarin e Kuvendit sipas juristëve



Organizatat e shoqërisë civile të cilat e monitorojnë punën e Kuvendit dhe ato me ekspertizë juridike, vlerësojnë se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, rreth zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, është i qartë, i bazuar në Kushtetutë dhe duhet të zbatohet pa asnjë dilemë.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i cili ishte kryetar Kuvendit kur Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb, e ka kundërshtuar kategorikisht aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vlerësuar se e gjithë procedura është bërë duke e shkelur Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Përpos procedurave, Basha e ka vënë në pikëpyetje edhe kompetencën e Kushtetueses që të bëj interpretim të rregullores së Kuvendit.

Me komplet konstatimin e Bashës nuk pajtohen nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Hulumtuesi Gëzim Shala thotë se përmbajtja fillestare e aktgjykimit nuk është befasi, sepse konstaton se shumica nuk mund të vendosë se me cilin emër dëshiron të përfaqësohet pakica, në këtë rast komuniteti serb.

“ËshtĂ« kryetari i Kuvendit ai qĂ« e interpreton rregulloren e Kuvendit brenda seancĂ«s plenare mirĂ«po jo jashtĂ« saj nuk do tĂ« kishte fare kuptim qĂ« mĂ« pastaj çdo vendim qĂ« del nga Kuvendit i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« ishte i pa-atakueshsĂ«m. Kushtetuta, institucioni qĂ« bĂ«n interpretimin pĂ«rfundimtarĂ« tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« rastin konkret Ă«shtĂ« Gjykata Kushtetuese dhe qĂ« nromalisht i interpreton edhe aktet tĂ« cilat e implementojnĂ« njĂ« nen tĂ« caktuar”, ka thĂ«nĂ« Shala.

Mendim të ngjashëm me të ndajnë edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Aktgjykimi unĂ« besoj qĂ« ka rikonfirmuar edhe njĂ« herĂ« çështjen e propozuesit tĂ« nĂ«nkryetarit tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e komunitetit serb, por pa i shfuqizuar mekanizmat e deblokimit qĂ« ishin pĂ«rcaktuar paraprakisht. Andaj unĂ« konsideroj qĂ« ky vendim Ă«shtĂ« hapi i fundit drejt qartĂ«simit tĂ« plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha çështjeve qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me konstituimin e Kuvendit, duke hequr vlerĂ«soj çdo dilemĂ« sa i pĂ«rket rrugĂ«s qĂ« duhet ndjekur pĂ«r funksionalizimin e institucioneve
”, ka thĂ«nĂ« Eugen Cakolli.

Ish-shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se edhe pas aktgjykimit mendon se në grupin e tyre nuk ka deputet që kanë votë për deputet të Listës Serbe, ndërkaq thirret në një aktgjykim tjetër të Kushtetueses i cili sipas saj thotë se në situata të jashtëzakonshme kur nuk zgjidhet nënkryetari, nuk mund të bllokohet puna e Kryesisë së Kuvendit./Tv Dukagjini/

- YouTube youtu.be

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti



Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

Nga këto vota të prekura, afërsisht 40 mijë u takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike, rreth 15 mijë Vetëvendosjes, rreth 11 mijë Lidhjes Demokratike dhe rreth 4 mijë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, me gjithë vjedhjet brenda partiake, mandatet e deputetëve brenda partive, janë të njëjta. Dallaveret që dolën në pah përmes vjedhjes së votave të kandidatëve brenda partive, deri tash nxorën nga parlamenti i Kosovës vetëm deputetin turk, Fikrim Damkën, vendin e të cilit e ka zënë bashkëpartiaku i tij, Ergul Mazrek.

Manipulimi me vota ka ndodhur në dy forma, përmes shtimit të votave drejtpërsëdrejti në sistem nga numëruesit në rastet kur qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë dhe në marrjen e votave nga një kandidat e duke ia numëruar tjetrit, brenda partisë. E gjithë kjo bëri të nisin hetimet në disa komuna, ku shumë komisionarë e vëzhgues përfunduan edhe në paraburgim, ndërkohë që në gjithë këtë zhurmë asnjë nga deputetët, emrat e të cilëve kanë spikatur me dallime të mëdha në vota, ende nuk janë ftuar nga prokuroria, ndonëse nuk është përjashtuar mundësia për që edhe ata të jenë pjesë e intervistimeve.

GjatĂ« rinumĂ«rimit sĂ« fundmi tĂ« votave tĂ« PodujevĂ«s, Ă«shtĂ« identifikuar njĂ« numĂ«r i madh i votave qĂ« s’pĂ«rputhen me rezultatin e numĂ«rimit nĂ« fillim.

Kandidatit të Vetëvendosjes, Ejup Maqedoncit i janë hequr -404 vota. Nga e njëjta parti, vota u hoqën edhe deputetëve, Vendenis Lahut -378 vota, Adelina Stubllës -226 vota, e Albin Kurtit -96 vota.

Në radhët e Partisë Demokratike, kandidates Ditjona Statovci, i janë hequr 187 vota. Situatë e ngjashme me kandidatët e VV-së është edhe në Obiliq. Aty Gazmend Krasniqit i janë hequr -362 vota, Adelina Graincës -295 vota, e Enver Dugollit -106 vota.

Rinumërimi shënon sot ditën e 17-të, ndërsa nesër pritet të përmbyllet i tërë procesi i rinumërimit, megjithatë nuk dihet ende se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t'i shpallë rezultatet përfundimtare.

Pas përfundimit të rinumërimit do të fillojnë afatet për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe në Gjykatën Supreme. Afate për ankesa do të ketë edhe pas përfundimit të këtyre procedurave dhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare./RTK

Gripi arrin pikun në Shqipëri, mbi 18 mijë të infektuar



Mbi 18 mijë persona janë paraqitur gjatë një jave në dyert e mjekëve të familjes dhe urgjencave spitalore në të gjithë vendin, si pasojë e gripit dhe virozave stinore.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) konfirmojnë se gripi ka arritur tashmë pikun e tij.

Shumica e pacientëve po trajtohen në banesë, ndërsa një pjesë kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Laboratori i Virologjisë në ISHP ka identifikuar deri më tani disa viruse gripale qarkulluese.

Sipas parashikimeve, kurba e infektimeve me grip pritet të vijojë në rritje edhe në javët në vijim.

Ekspertët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

Ata rekomandojnë vaksinimin si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar format e rënda të gripit dhe rastet fatale./Euronews Albania

- YouTube youtu.be

❌