Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Mos paragjykoni pa ditur të vërtetën” – familja e Albës thyen heshtjen për lojën e saj në Big Brother

Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram, në një deklaratë të gjatë, lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë si dhe me komentet dhe gjykimet e shumta të publikut.

Në deklaratë theksohet mbështetja e plotë për Albën dhe besimi i palëkundur në forcën, karakterin dhe veprimet e saj, duke nënvizuar se ajo është 100 për qind vetvetja dhe reale në çdo situatë.

Familja shprehet se çdo vendim i Albës do të respektohet dhe mbështetet, pavarësisht mënyrës se si ka rrjedhur loja brenda formatit.

Sipas reagimit, konsiderohet e padrejtë dhe absurde që publiku të gjykojë situata personale që ndodhin brenda një formati që nuk ka karakter edukativ, duke theksuar se ngjarje të tilla ndodhin edhe jashtë tij, në jetën reale.

Familja apelon për empati, duke kujtuar se askush nuk e njeh plotësisht realitetin dhe ndjenjat e atyre që po i përjetojnë situatat nga brenda.

“Çdo familje ka persona që gabojnë dhe bëjnë gjëra që nuk dinë t’i kontrollojnë, por askush nuk ka të drejtë të gjykojë mënyrën se si dikush zgjedh ta jetojë jetën e vet”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Gjithashtu, familja dënon komentet ofenduese, bullizuese dhe denigruese, duke theksuar se ato nuk pasqyrojnë vlerat e një shoqërie të shëndetshme dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët e veta.

The post “Mos paragjykoni pa ditur të vërtetën” – familja e Albës thyen heshtjen për lojën e saj në Big Brother appeared first on Albeu.com.

Manipulimi i votave në Malishevë, ndalohen për 48 orë 15 kryesues

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Komunën e Malishevës, Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë hetimor, lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.

Në një konferencë për media, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka bërë të ditur se pas rinumërimit është lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve konkrete hetimore me qëllim të grumbullimit të provave.

“Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Malishevë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të grumbullimit të provave”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka bërë të ditur se gjatë aksionit të sotëm janë intervistuar gjithsej 58 persona të dyshuar për veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

“Sot kemi realizuar një aksion ku nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë, janë intervistuar 15 kryesues dhe 43 komisionerë. Pesëmbëdhjetë kryesuesit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor Prokuroria do të vendosë për masën e sigurisë”, ka theksuar kryeprokurori Gashi.

Sipas tij, për 43 komisionerët e intervistuar, Prokuroria është ende në fazën e vlerësimit për caktimin e ndonjë mase eventuale.

“Në këtë rast kanë qenë të angazhuar dy prokurorë nga Departamenti për Krime të Rënda”, ka shtuar Gashi, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se në komunën e Malishevës kanë qenë 75 vendvotime dhe nga to 9057 vota janë të shtuara dhe 7996 janë vota të hequra, në total 17 mijë e 53 vota.

Detaje shtesë për aksionin ka dhënë edhe nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Bekim Avdija, i cili ka bërë të ditur se në këtë rast dyshohet për përfshirjen e gjithsej 68 personave.

“Pas grumbullimit të provave që kemi mbledhur, kemi parë se janë të implikuar 68 persona, kryesues dhe komisionerë. Sot janë intervistuar 43 komisionerë dhe 15 kryesues, ndërsa kanë mbetur edhe tre kryesues dhe shtatë komisionerë, të cilët besojmë se së shpejti do të intervistohen”, ka deklaruar Avdija.

Ai ka theksuar se Policia do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë për procedimin e të gjitha shkeljeve.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Prokurorinë, në mënyrë që të procedohen sipas ligjit të gjitha shkeljet deri në elementet e fundit”, ka shtuar Avdija.Ndërkaq, Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, ka deklaruar se veprimet e shpejta të Prokurorisë kanë rezultuar me arrestime të personave që dyshohet se kanë manipuluar vota.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta janë kryer arrestime, duke përfshirë komisionerë që dyshohet se kanë manipuluar vota. Asnjë individ, pavarësisht pozitës apo funksionit, nuk qëndron mbi ligjin dhe integriteti i procesit zgjedhor është i panegociueshëm”, ka deklaruar Pula.

Ajo ka shtuar se Prokuroria e Shtetit do të vazhdojë hetimet deri në zbardhjen e plotë të rasteve.

“Prokuroria e Shtetit do të mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së qytetarëve. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha autoritetet e zbatimit të ligjit dhe nuk do të ndalemi deri në hetimin e fundit”, ka theksuar Pula.

The post Manipulimi i votave në Malishevë, ndalohen për 48 orë 15 kryesues appeared first on Albeu.com.

Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij

Planifikuesi i dasmës së Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz ka folur për përvojën e tij para dasmës së tyre, duke ndërhyrë në grindjen familjare. Preston Bailey, siç quhet ndryshe, shpjegoi se ishte i befasuar pas akuzave të 26-vjeçarit kundër prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham.

Disa ditë më parë, Brooklyn Beckham sulmoi familjen e tij përmes postimeve në llogarinë e tij personale në Instagram, duke theksuar se nuk dëshiron pajtim me ta, duke akuzuar nënën e tij se ka kërcyer në mënyrë të papërshtatshme mbi të gjatë dasmës, ndërsa tha se ai dhe babai i tij përpiqeshin vazhdimisht t’i prishnin marrëdhënien me aktoren.

“Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij, ai nuk është personi që takova”, tha organizatori i dasmës së tij.

Preston Bailey, duke lexuar deklaratat e Brooklyn-it, vuri në dukje se ishte i tronditur, pasi ky nuk është i riu që takoi, i cili kishte një natyrë të qetë dhe të butë. Edhe pse nuk e organizoi dasmën dhe u zëvendësua sepse ishte “i zënë me punë të tjera” dhe “nuk mund të ofronte në nivelin e cilësisë me të cilin ishte mësuar”, rreth kohës që punonte me çiftin, ai i tha Page Six:

“Më habit që ai mban këtë qëndrim ndaj prindërve të tij. Ky nuk është Brooklyni që takova, si personazh ai ishte një person i sjellshëm dhe i qetë… Ai ishte thjesht një djalë i mirë, normal që më përshëndette dhe bënte bisedë. Mund të flas për përvojën time me Brooklyn-in. Gjatë planifikimit, veçanërisht në detajet e dizajnit, ai ishte shumë i përfshirë në mënyrë aktive. Gjithmonë e kam gjetur atë një person të butë dhe dinjitoz. Nuk kishte kurrë tension.”

Dhe pastaj shtoi: “Nuk më kujtohet që Nicola të ketë qenë autoritare. Më kujtohet shumë butësi mes tyre. Çdo plan që bëhej i paraqitej Nicolës, por ishte e rëndësishme që Brooklyn ta miratonte. Ai nuk do të bënte asgjë pa miratimin e tij.”

The post Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij appeared first on Albeu.com.

Doli me zarf të zi nga shtëpia, Keijsi reagon për herë të parë pas largimit nga ‘BBVA’

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas përjashtimit nga gara përmes zarfit të zi, një nga vendimet më të forta të këtij edicioni. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ai ka zgjedhur të flasë hapur për përvojën e tij dhe arsyet që çuan në këtë vendim.

Keijsi ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Shqipëria Live”, ku theksoi se nuk është penduar për veprimet e tij gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga intervista:

A mendon që u nxite?

Jo, nuk jam nxitur, por mënyra se si iu drejtua një mashkull një femre nuk ishte e drejtë, një mashkull nuk mund t’i drejtohet një femre ashtu.

Kur hyri zarfi i zi në shtëpi, e kuptove që është për ty?

E dija

Je penduar?

Jo

A mund të kishe bërë diçka ndryshe?

Jo, e kam bërë çdo gjë me koshiencë. Kam bërë si e kam ndjerë që nga dita e parë deri në fund.

E shijove?

Shumë, jashtë mase shumë, një mundësi që të vjen një herë në jetë. Je në izolim, por jo tamam në izolim.

A u mërzite që dole me zarf të zi?

Që dola po, jo me zarf të zi.

The post Doli me zarf të zi nga shtëpia, Keijsi reagon për herë të parë pas largimit nga ‘BBVA’ appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fatahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan pamjet nga spitali

Xheneta Fatahu është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në hundë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit një moment nga pas operacionit.

Në “story”-n e publikuar, Xheneta shfaqet e
Shtrire në shtratin e spitalit, me fashë në hundë, menjëherë pas ndërhyrjes. Pranë saj shihen edhe dy persona shumë të afërt, Adri dhe Iliriana, të cilët i qëndrojnë pranë dhe i ofrojnë mbështetje gjatë rikuperimit. Prania e tyre ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke treguar se ajo nuk është vetëm në këtë proces.

The post Xheneta Fatahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan pamjet nga spitali appeared first on Albeu.com.

Limi – Albës: Po nuk fitove do kesh probleme

Mëngjesin e ditës së sotme (e mërkurë), Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, kanë diskutuar rreth lojës në shtëpinë më të famshme në vend.

Alba theksoi se nuk është shumë e fokusuar në lojë, teksa Limi e paralajmëroi për diçka.

“Po nuk fitove, do të kesh probleme. A po jo”, tha ai.

“Mos më bëj kështu tani. E di që nuk varet nga unë ajo pjesë”, iu drejtua banorja.

“Normalisht shumë gjëra”, tha tutje Limi.

“Edhe ti e di se sa e vështirë është për figurat që janë shumë të njohura ose që kanë eksperiencë në reality shou”, iu përgjigj në vazhdim Alba.

Ata duket se i dhanë një shans njëri-tjetrit, por që po vazhdojnë të kenë ulje e ngritje në raport.

The post Limi – Albës: Po nuk fitove do kesh probleme appeared first on Albeu.com.

Duke qarë, Ina qëndron e vetme pas përjashtimit nga gara të Keijsit

Dy zarfa të zinj u futën të martën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Njëri prej tyre ishte për Rogertin, kurse tjetri për Keijsin gjë që rezultoi me përjashtim të tij.

Kjo pasi ka thyer rregullat thuajse që nga hyrja në këtë format, ku shpesh ka eskaluar me fjalor.

E pas kësaj, ajo që u mërzit më së shumti ishte Ina Aderi, me të cilën krijoi një histori dashurie.

Pas spektaklit dhe pas përjashtimit të Keijsit, e njëjta u pa duke qarë me të madhe në dhomën e gjumit.

Duket se nuk e pranoi largimin e të dashurit, meqë me të ka qëndruar tërë kohën.

E përfshirë në këtë histori dashurie ka qenë edhe Stelina, e cila në fund hoqi dorë nga banori tashmë i përjashtuar.

The post Duke qarë, Ina qëndron e vetme pas përjashtimit nga gara të Keijsit appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja të skandalit seksual që tronditi Malin e Zi – publikohen mesazhet në WhatsApp

Një skandal seksual ka tronditur skenën politike në Malin e Zi, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto me përmbajtje intime, të cilat pretendohet se përfshijnë dy ish-zyrtarë të lartë shtetërorë – Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetit, dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin, duke shkaktuar debate të gjera publike dhe reagime politike, shkruajnë mediat.

Tashmë janë publikuar edhe mesazhet mes dyshes së përfolur të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp.

Pajkoviq ka bërë kallëzime penale për shpërndarje të paautorizuar të përmbajtjes intime, ndërsa ka publikuar edhe pjesë të bisedave dhe audiopërgjime, sipas saj, ku Vukshiq i kishte bërë kërcënime për ekspozimin e materialit.

Skandali që po trondit Malin e Zi – pamje me përmbajtje eksplicite, përfshihen ish-këshilltari i presidentit dhe sekretarja shtetërore

Nga ana tjetër, Vukshiq mohon përfshirjen e tij dhe pretendon se videoja është shpërndarë pa dijeninë e tij.

Ai gjithashtu ka bërë kallëzim penal kundër Pajkoviqit për tentativë shantazhi.

Skandali ka nxitur një debat të gjerë për mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë ligjore për shpërndarjen e përmbajtjes intime.

Sipas ligjit malazez, shpërndarja e paautorizuar e materialeve intime mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

The post Detaje të reja të skandalit seksual që tronditi Malin e Zi – publikohen mesazhet në WhatsApp appeared first on Albeu.com.

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora Jakupi ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për të atin, në ditën e tij të lindjes. Këngëtarja e njohur dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova” publikoi në rrjetet sociale një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet pranë portretit të babait të saj, duke sjellë një moment të mbushur me emocion dhe mall.

Në mbishkrimin që shoqëron imazhin, Leonora shpreh dhimbjen për mungesën e përqafimit atëror dhe dashurinë e pakufishme që vazhdon ta lidhë me të.
“Sot as fjalët nuk kanë kuptim sa një përqafim i munguar! Gëzuar ditëlindjen, Bab engjulli im”, shkruan ajo, duke prekur zemrat e ndjekësve.

Artistja nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e fortë shpirtërore me të atin dhe boshllëkun që la largimi i tij. Qazim Jakupi, babai i Leonorës, ra dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë jetën për lirinë e vendit.

Sakrifica e tij mbetet një plagë e hapur, por njëkohësisht edhe një burim krenarie për familjen Jakupi. Përmes kujtimeve dhe dedikimeve të tilla, Leonora vazhdon ta mbajë gjallë figurën e të atit, duke e shndërruar dhimbjen personale në një mesazh respekti dhe nderimi për të gjithë ata që ranë për atdheun.

The post Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë appeared first on Albeu.com.

“Maniak që sheh çdo femër”/ Ina përballet me deklaratën e saj, çfarë tha Stenaldo?

Një prej debateve te Prime-it te sotem ishte dhe ai mes Inës dhe Stenaldos, me këtë të fundit që u akuzua nga banorja si maniak që sheh çdo femër që vjen në shtëpi.

Debati ne Prime:

Stenaldo: Turp t’i vijë Keijsit, Inës dhe këtij tjetrit (Rogertin) që do dalë avash-avash.

Ina: Çdo gjë është shkak-pasojë. Stenaldo gjithë kohës më është drejtuar me fjalë të ulëta. ‘E dimë çfarë përfaqëson ti’. Të prekësh një femër në moral, nuk të bën më shumë burrë. Gjithçka ka nisur aty jashtë. Ti ishe lënduar nga këmbët dhe Keijsi të tha: ‘Stenaldo, a të duhet ndihmë’ dhe ti gjithë neveri i the: ‘Nuk më duhet ndihma jote’. Gjithë kohës më je drejtuar mua dhe Keijsit me një gjuhë urryese, a thua se ke një mllef. Keijsi i tha që harrove Juelën dhe re në dashuri me Baby G, edhe unë i thashë je maniak femrash.

Stenaldo: Nëse Kristi do të kishte qenë shkak i daljes së Keijsit me zarf të zi, atëherë do të kisha qenë dhe unë. Është e rëndë të dëgjosh që unë jam një maniak vajzash.

Ina: Ashtu siç është e rëndë të më thuash mua një femër të pamoralshme.

Stenaldo: Ina, ti ke ardhur me një puthje këtu. Është e vërteta jote. Të të vijë zor për njeriun që përfaqëson.

Baby G: Stenaldo është një djalë me shumë kulturë, respekt dhe logjik. Maniak? Në asnjë mënyrë.

The post “Maniak që sheh çdo femër”/ Ina përballet me deklaratën e saj, çfarë tha Stenaldo? appeared first on Albeu.com.

“Po e përdor për lojë, jo për ndjenja”/ Brikena flet hapur për raportin me Mateon

Raporti mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banori, prej kohësh është shprehur se ka një pëlqim për Brikenën, por kjo e fundit është shprehur se ai po e përdor këtë gjë për lojë.

Bisedat gjate Prime-it:

Mateo: Situata është shumë e komplikuar dhe Brikena është vajzë e komplikuar. Siç ka ardhur loja, komunikimi ynë ka qenë në tension. Kjo është arsyeja pse kam dashur të qëndroja larg, sepse doja t’ia fitoja besimin pak nga pak.

Brikena: Besimi fitohet duke qëndruar unë në një cep e ti në një cep?

Mateo: Jo, unë kam ardhur të afrohem dhe ti largohesh.

Brikena: Për sa kohë mami im të ka dhënë dorën, atë çështje e kam mbyllur. Por që Mateo del e thotë unë kam pëlqim, kur tërë ditën nuk e shohim njëri-tjetrin në sy, ai nuk është pëlqim. Unë normal qëndroj larg, se kam dyshimet e mia. Një mashkull që ka një pëlqim sillet ndryshe. Unë s’po them të më bezdisë, por një mirëmëngjesi. Ky më flet vetëm kur dalin situata në Prime. Unë mendoj se Mateo po e shfrytëzon këtë gjë sepse nuk ka pëlqim për mua

Brikena: Ky del gjithmonë i prekur, se ka një pëlqim, ky si mashkull duhet të vijë vetë dhe të më thotë mua një mirëmëngjesi. Unë nuk kam shprehur pëlqim dhe jam shumë koherente me atë që kam thënë.

Mateo: Në momentin kur i afrohem Brikenës, ajo largohet. Mua më duket sikur e vë në siklet. Në shtëpi më kanë thënë që e përndjek. Mua më duket sikur e bezdis.

Brikena: Ta kam thënë, nuk kam pëlqim me ty. Nëse do të krijosh një raport miqësor me mua, duhet ta marrësh ti hapin e parë. Për mua je si gjithë banorët e tjerë. Mos thuaj që s’ke pëlqim kur gjithë ditën nuk hedh një shikim.

The post “Po e përdor për lojë, jo për ndjenja”/ Brikena flet hapur për raportin me Mateon appeared first on Albeu.com.

BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë fondeve

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i përket Kosovës, ajo ende nuk ka përmbushur kushtet ligjore për të pranuar pagesa, pasi që ende nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Prandaj, Kosova nuk mund të përfitojë nga fondet e këtij instrumenti. Ne shpresojmë se kjo çështje të zgjidhet shpejt”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor është thelbësor për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. Më shumë se dy vjet pas miratimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kemi punuar – përfshirë edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor – për t’i shndërruar zotimet në veprime konkrete. Nga përmirësimi i infrastrukturës deri te forcimi i zhvillimit të biznesit, këto investime krijojnë mundësi reale për qytetarët dhe e bëjnë BE-në një realitet të prekshëm në mbarë rajonin”, tha përmes një deklarate komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, njofton rel.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit përfshin projekte investimi dhe projekte të asistencës teknike që u miratuan sot, duke forcuar më shumë përkushtimin e BE-së ndaj rritjes së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha KE-ja.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku.

The post BE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë fondeve appeared first on Albeu.com.

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

Banori me i ri i shtepise se “Big Brother VIP Albania”, DJ Gimbo ka shprehur hapur simpatinë e tij për Selinin, duke e vlerësuar atë si një nga banoret më pozitive të “Big Brother VIP Albania”. Në një deklaratë në dhomën e rrëfimit, ai u shpreh se Selini i transmeton energji shumë të mirë dhe se prania e saj në shtëpi ndihet nga të gjithë banoret e shtepise.

“Është shumë e mirë, ka energjinë e mirë. Unë dal hapur në Prime dhe them: Selini është më e mira në shtëpi”, u shpreh DJ Gimbo, duke mos e fshehur aspak pëlqimin e tij për banoren. Deklarata e tij u publikua ne rrjetin social Instagram te faqes zyrtare te “Big Brother VIP Albania”.

Fjalët e tij kanë ngjallur reagime të shumta mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kureshtjen nëse kjo simpati do të shndërrohet në diçka më shumë apo do të mbetet thjesht një vlerësim për karakterin dhe pozitivitetin e Selinit brenda lojës.

Kjo deklarate ende nuk eshte dhene per banoret e tjere e ende nuk dihet sesi do jete reagimi i Selin. Kujtojme se Dj Gimbo eshte shok i ngushte me fituesin e edicionit te kaluar te Big Brother VIP Albania, Gjestin

The post DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë appeared first on Albeu.com.

Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin dhe çfarë pasojash do të sjellin. Deri tani, Vëllai i Madh ka marrë një vendim të rëndësishëm duke anuluar televotimin për banorët që ishin në nominim, duke bere qe te krijohen tensione mes tyre.

Sapo banorët i vunë re zarfet e zinj, nisën menjëherë diskutimet dhe hamendësimet. Brikena u shpreh se e kishte parashikuar që në mëngjes dhe, sipas saj, njëri zarf mund të jetë për Rogertin, ndërsa tjetri për Kejsin.

Ndërkohë, zarfet pritet të hapen gjatë Prime-t të sotëm, ku si banorët ashtu edhe publiku do të mësojnë se për kë janë dhe çfarë masash janë marrë e per ke banor.

Pjesë nga biseda e bere nga banoret:

Mateo: O zarf i zi, sterrë i zi eshte ai zarf
Artani: Kemi dy zarfe të zinj
Mateo: O dy?
Artani: Po, dy për Zotin
Brikena: Siç e parashikova në mëngjes.
Mateo: Dy zarfe të zinj

Brikena: Dhe askush nuk reagon. Përshëndetje miq të dashur, sot kemi parashikuar dy zarfe të zinj, dhe siç e parashikova unë sot në mëngjes, një për Rogertin dhe një për Keijsin janë këtu.

The post Brikena ‘parashikon’ zarfet e zinj: Njëri për Rogertin, tjetri për Kejsin’ appeared first on Albeu.com.

Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, familja e Rogertit thyen heshtjen

Familja e Rogertit ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dy zarfa të zinj, si pasojë e situatës së rëndë të krijuar mes tij dhe Malit si dhe situatave të tjera që shtëpi, qe do ti mësojmë mbrëmjen e sotme.

Në deklaratën e publikuar, familjarët pranojnë se debati mes Rogertit dhe Malit ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, duke u shoqëruar me ofendime nga të dyja palët. Ata theksojnë se tensioni i krijuar është rezultat i presionit dhe stresit të lojës, e cila shpesh i çon banorët në reagime ekstreme.

Kujtojmë se Rogerti ka bullizuar rëndë Malin, duke përmendur edhe familjen e tij, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të produksionit dhe ndërhyrjen disiplinore përmes dy zarfave të zinj dhe pezullimit të përkohshëm të televotimit.

Familja e Rogertit shprehet se, ndonëse respekton vendimet e Vëllait të Madh dhe rregullat e formatit, kërkon që situata të vlerësohet në mënyrë objektive, pa ndikim emocional dhe duke u parë nga të gjitha këndvështrimet. Ata theksojnë se Rogerti, ashtu si çdo banor tjetër, ka hyrë në lojë duke vënë në rrezik imazhin dhe jetën personale përballë publikut, në një format ku presioni psikologjik është i jashtëzakonshëm.

“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim”, përfundon reagimi i familjes, duke i qëndruar pranë Rogertit në këtë moment të vështirë brenda shtëpisë së BBVIP.

The post Pas anulimit të televotimit dhe dy zarfeve të zinj, familja e Rogertit thyen heshtjen appeared first on Albeu.com.

Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern” në Shtetet e Bashkuara është rritur në 34, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se situata mbetet tepër e rrezikshme për shkak të temperaturave ekstreme që pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.

Stuhia ka përfshirë një territor të gjerë të vendit, nga Teksasi deri në Massachusetts, duke sjellë reshje të dendura bore, erëra të forta dhe të ftohtë ekstrem. Viktima janë raportuar në disa shtete, ndërsa shkaqet e vdekjeve lidhen kryesisht me hipoterminë, aksidentet rrugore, rrëzimin e pemëve, përdorimin e pasigurt të gjeneratorëve dhe incidente ajrore.

Një nga rastet më tronditëse është shënuar në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i pajetë jashtë shtëpisë së tij, me lopatën e borës në dorë. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë pastrimit të borës, si pasojë e kushteve ekstreme të motit.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e ndjera për shkak të erërave të ftohta kanë zbritur deri në -50 gradë Fahrenheit, duke e bërë qëndrimin jashtë jashtëzakonisht të rrezikshëm edhe për disa minuta. Paralajmërimet për ngrirje dhe hipotermi janë në fuqi për miliona qytetarë.

Situata është përkeqësuar edhe nga ndërprerjet masive të energjisë elektrike. Mbi 525 mijë familje kanë mbetur pa drita, kryesisht në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana. Në disa zona është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa transporti ajror është paralizuar me mijëra fluturime të anuluara ose të vonuara.

Meteorologët paralajmërojnë se një tjetër stuhi dimërore pritet të godasë bregun lindor gjatë fundjavës, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

The post Rritet bilanci i viktimave, 34 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse “Fern” në SHBA appeared first on Albeu.com.

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar informacionin, Misajllovski theksoi se bëhet fjalë për një ndryshim teknik.

Ai thekson se 17 automjete janë tashmë në portin e Greqisë dhe nevojitet një marrëveshje teknike që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë.

“Është një marrëveshje teknike, domethënë, ky është një amendament teknik sepse e dini që është nënshkruar një marrëveshje për 42 automjete luftarake të tipit “Stryker” me Shtetet e Bashkuara. Këtë vit të gjitha po mbërrijnë. Tashmë janë 17 në portin e Greqisë dhe nevojitet një amendament teknik që të miratohet me kërkesë të Shteteve të Bashkuara si një amendament për instalimin e të gjitha pajisjeve që mbërrijnë, etj. Përdoruesi përfundimtar është Ministria e Mbrojtjes dhe duhet të bëhet trajnimi i plotë.

Ky është një (amendament) teknik, siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara, për të bërë një marrëveshje që të gjithë ata t’i marrin më pas dhe të mbeten plotësisht me Ushtrinë. Nuk ka asgjë shtesë, Marrëveshja është në rregull. Këtë vit të gjitha do të mbërrijnë”, tha Misajllovski.

The post Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të appeared first on Albeu.com.

Nicole Kidman dhe Dua Lipa tërheqin vëmendjen në sfilatën Chanel në Paris

Nicole Kidman dhe Dua Lipa ishin ndër yjet kryesorë që spikaten në sfilatën pranverë/verë 2026 të Chanel Haute Couture gjatë Javës së Modës në Paris të martën.

Nicole, 58 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një fustan midi të zi me pupla dhe syze të errëta, ndërsa kombinoi pamjen me këpucë klasike bardh e zi dhe u ul pranë Anna Wintour në FROW. Ajo dukej e mrekullueshme dhe e sigurt ndërsa pozonte për kamerat.

Dua Lipa, 30 vjeç, i solli ngjyra dhe energji Parisit me një kombinim fundesh dhe xhaketash të verdha dhe të kuqe shumëngjyrëshe, ndërsa u përshëndet miqësisht me fansat jashtë ndërtesës, shkruan DailyMail.


Ajo ishte e shoqëruar nga i fejuari i saj, Callum Turner, me të cilin konfirmoi fejesën në qershor 2025.

Në event ishin të pranishme edhe aktore si Penelope Cruz, Claire Foy dhe Tilda Swinton. Penelope, 51 vjeçe, spikati me një xhaketë klasike Chanel dhe fund të përputhshëm në nuanca të errëta.

Nicole ishte në Paris pak ditë pasi finalizoi divorcin e saj nga Keith Urban, pas 19 vitesh martesë.

Dokumentet gjyqësore zbulojnë se Kidman dhe Urban kanë rënë dakord të heqin dorë nga çdo mbështetje financiare për fëmijët dhe bashkëshortët dhe janë prindër të vajzave Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 14 vjeç.

Sipas planit të prindërimit, Nicole do të kalojë 306 ditë me fëmijët në vit, ndërsa Urban 59 ditët e mbetura.

Në Instagram, këngëtarja ndau një përmbledhje të vitit 2025, duke kujtuar momentet e saj më të bukura, përfshirë dhe unazën e fejesës prej 25,000 paundësh (afërsisht 29,000 euro).

Ajo deklaroi se jeta “vazhdon të përmirësohet” ndërsa pozonte me Callum, duke treguar dashurinë dhe lumturinë e saj të vazhdueshme.

The post Nicole Kidman dhe Dua Lipa tërheqin vëmendjen në sfilatën Chanel në Paris appeared first on Albeu.com.

Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i Madh merr masa

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është anuluar televotimi i së martës.

E në nominim kanë qenë gjithsej 10 banorë: Angelo, Artan, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mali, Miri dhe Mateo.

Duket se ‘Vëllai i Madh’ ka marrë masa për ndonjë nga banorët që ka thyer rregullat.
“Televotimi aktual anulohet. Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen mbrëmjen e sotme”, thuhet në njoftim.

E shumë kanë aluduar në Rogertin dhe Keijsin pasi kanë qenë dy që kanë përdorur fjalor të papërshtatshëm.

Rogerti gjithashtu ka pasur një situatë me Mal Retkocerin, gjë që ka bërë të ketë reagim edhe nga familja e këtij të fundit.

Familja kërkoi që Rogerti të përjashtohet nga programi për shkak të gjuhës fyese e bullizimit ndaj Malit.

The post Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i Madh merr masa appeared first on Albeu.com.

SHBA ME TARIFA TË REJA / Trump rrit presionin tregtar ndaj Koresë së Jugut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për importet nga Koreja e Jugut në 25 për qind, duke akuzuar Seulin se nuk po i përmbahet një marrëveshjeje tregtare të arritur vitin e kaluar.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se tarifat do të rriten nga 15% në 25% për një gamë të gjerë produktesh, përfshirë automobila, lëndë druri, produkte farmaceutike dhe mallra të tjera.

Sipas tij, parlamenti i Koresë së Jugut ka vonuar miratimin e marrëveshjes, ndërsa SHBA-të, siç u shpreh ai, kanë vepruar shpejt për të respektuar angazhimet e tyre.
Nga ana tjetër, autoritetet në Seul thanë se nuk kanë marrë njoftim zyrtar për vendimin dhe kërkojnë bisedime urgjente me Uashingtonin. Ministri i Industrisë i Koresë së Jugut pritet të udhëtojë drejt SHBA-së për takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Ndërkohë, tregjet financiare reaguan menjëherë. Indeksi kryesor i aksioneve në Korenë e Jugut, Kospi, ra në orët e para të tregtimit, përpara se të rimëkëmbej pjesërisht më vonë gjatë ditës.

Koreja e Jugut është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara dhe eksportet e saj, veçanërisht automjetet dhe pajisjet elektronike, rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm.

Presidenti donald Trump ka përdorur shpesh tarifat si mjet presioni politik dhe diplomatik, duke hapur një tjetër kapitull tensionesh në marrëdhëniet tregtare globale.

The post SHBA ME TARIFA TË REJA / Trump rrit presionin tregtar ndaj Koresë së Jugut appeared first on Albeu.com.

❌