“Çdo të mërkurë”- Elton Tozaj paralajmëron investigime tronditëse pas sulmit ndaj banesës së tij
Gazetari Elton Tozaj ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale pas një paralajmërimi të fortë për publikimin e një serie investigimesh që pritet të “trondisin opinionin publik”.
Në një postim të fundit, Tozaj njoftoi se çdo të mërkurë do të publikojë fakte, foto dhe video që dokumentojnë lidhjet e mundshme mes botës së showbizit, mafies dhe krimit të organizuar.
![]()
Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi banesa e gazetarit u bë objekt i një sulmi të rëndë: persona ende të paidentifikuar lyen ambientet e tij me benzinë, një akt kërcënues që tronditi opinionin publik. Megjithatë, duket se kërcënimi nuk ka ndalur Tozajn, i cili ka zgjedhur t’i përgjigjet presionit duke paralajmëruar materialet e tij me sloganin “Së shpejti!”.
Po ashtu, rikujtojmë se një muaj më parë, gazetari i njohur u dhunua brutalisht nga persona të cilët i shkaktuan plagë të rënda në fytyrë, sulm prej të cilit rrezikonte dhe humbje të shikimit.
Megjithatë, sipas postimeve të tij, materialet do të hedhin dritë mbi anën e errët të disa personazheve publikë dhe lidhjet e tyre të mundshme me struktura kriminale. Publiku dhe mediat presin me padurim publikimin e këtyre fakteve.
Autoritetet kanë konfirmuar se ngjarja e sulmit ndaj shtëpisë së Tozajt mbetet nën hetim, ndërkohë që gazetarët paralajmërojnë për rreziqet që lidhen me investigime të tilla. Për momentin, mbetet të shihet se çfarë do të zbulojë Tozaj dhe si do të reagojë opinioni publik ndaj materialeve që premton të publikojë.
The post “Çdo të mërkurë”- Elton Tozaj paralajmëron investigime tronditëse pas sulmit ndaj banesës së tij appeared first on iconstyle.al.
”.