Simptomat neurologjike që nuk duhen neglizhuar kurrë!
Sistemi nervor kontrollon pothuajse çdo funksion të trupit dhe, kur diçka nuk shkon, shenjat mund të jenë të ndryshme dhe shpesh të fshehta. Neurologët merren me një gamë të gjerë sëmundjesh, nga goditja në tru dhe epilepsia, te Parkinsoni, Alzheimeri, çrregullimet e gjumit dhe sëmundjet e muskujve. Për këtë arsye, disa simptoma nuk duhet të injorohen, edhe nëse duken të vogla në fillim.
Sipas mjekëve, shikimi i dyfishtë i papritur është një shenjë alarmi serioze, sidomos kur zhduket duke mbyllur njërin sy. Kjo gjendje mund të lidhet me probleme në tru dhe kërkon kontroll urgjent. Po ashtu, dobësia në njërën dorë ose këmbë, vështirësia për të ecur apo për të kapur objekte, mund të sinjalizojë goditje në tru ose sëmundje të tjera neurologjike.
Momente të shkurtra “fikjeje”, kur personi nuk reagon ose nuk mban mend çfarë ka ndodhur, mund të jenë shenjë e krizave epileptike. Probleme me të folurën, si belbëzimi apo vështirësia për të gjetur fjalët, janë gjithashtu simptoma që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
Një dhimbje koke shumë e fortë dhe e papritur, mpirja e gjymtyrëve, ndjesia e shpeshtë e déjà vu-së, dridhjet e vazhdueshme të muskujve apo ndryshimet e papritura në personalitet janë sinjale që nuk duhet të shpërfillen. Ekspertët theksojnë se diagnostikimi i hershëm mund të bëjë diferencën mes trajtimit efektiv dhe pasojave afatgjata.
The post Simptomat neurologjike që nuk duhen neglizhuar kurrë! appeared first on iconstyle.al.
”.