Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, vihen në pranga tre kolumbiane në Tiranë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Network”, duke goditur disa raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga tre shtetase kolumbiane dhe një shtetas spanjoll, ndërsa dy shtetase shqiptare u proceduan penalisht.

Në pranga u arrestuan shtetaset kolumbiane M. L., 21 vjeçe, V. Y., 25 vjeçe dhe L. D., 35 vjeçe, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Ibrahim Rugova”. Po ashtu, u arrestua shtetasi spanjoll J. D., 26 vjeç, i dyshuar për shfrytëzimin e këtyre shtetaseve për qëllime prostitucioni.

Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal ndaj shtetaseve shqiptare V. O., 34 vjeçe dhe S. Sh., 24 vjeçe, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në dy apartamente të marra me qira, respektivisht në rrugët “Hoxha Tahsim” dhe “Myslym Shyri”.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash, të dyshuara si të përfituara nga prostitucioni, si dhe disa aparate celularë, të cilët do t’i shërbejnë hetimit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia vijon punën për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU: Siguria ushqimore, prioritet kombëtar

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, në një takim me ekipin drejtues të institucionit.

Gjatë prezantimit, Ministri Salla vuri theksin te rëndësia e drejtimit dhe menaxhimit efikas të institucionit, si dhe te roli kyç i sigurisë ushqimore në procesin e integrimit europian. “Ndamë me ekipin drejtues rëndësinë e menaxhimit efikas të punës dhe vëmendjen e shtuar ndaj sigurisë ushqimore, e cila mbetet një prioritet kombëtar dhe një shtyllë thelbësore e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Evropian,” u shpreh ministri.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural theksoi se AKU do të vijojë të forcojë rolin e tij institucional në funksion të qytetarëve dhe biznesit. “AKU do të vijojë të forcojë besimin e publikut dhe rolin e tij kyç në garantimin e ushqimit të sigurt dhe cilësor, përmes kontrolleve të bazuara në risk dhe rritjes së profesionalizmit të inspektimeve, në shërbim të konsumatorëve dhe biznesit,” theksoi Salla.

Mbyllet seanca në Kushtetuese/ Pritet vendimi për padinë e kryeministrit

TIRANË- Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të enjte seancën e shqyrtimit të padisë së kryeministrit Rama pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku.

Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar shfuqizimin e saj dhe lënien në detyrë të Ballukut si ministre dhe zv.kryeministre.

Sipas përfaqësuesve të tyre, pushteti gjyqësor nuk mund të ndërhyjë tek ai ekzekutiv, dhe aq më tepër të pezullojë një ministër, që sipas tyre është de fakto një shkarkim, dhe shkarkimi ndodh vetëm me autorizim të Kuvendit.

Ndërsa vetë Gjykata e Posaçme nuk pranoi të përfaqësohet në këtë seancë. Të pranishëm ishin dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji pasi ftoi palët në proces dhe ato të interesuara të paraqesin konkluzionet tyre, njoftoi mbylljen e seancës, ndërsa pritet vendimin mbi padinë e kryeministrit.

“Deklarojmë mbylljen e shqyrtimit gjyqësor.  Trupi gjyqësor tërhiqet për vendim, data dhe ora do t’u komunikohet sipas parashikimeve ligjore” ,tha kryetarja e Gjykatës Kushtetues

Kërkesa e Ramës për pezullimin e Ballukut, Kushtetuesja tërhiqet për vendim. Kryeministria dhe Kuvendi: U shkel Kushtetuta, ministri njësoj i mbrojtur si deputeti. SPAK: Pezullimi masë e përkohshme

Gjykata Kushtetuese zhvilloi këtë të hënë mbi tre orë seancë, për të shqyrtuar një kërkesë të kryeministrit Edi Rama i cili kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Gjykatën e Posaçme, e cila pezulloi në dhjetor zv.kryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur në kuadër të hetimeve për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Tiranës.

Pasi përfaqësuesit e kryeministrit, presidentit dhe SPAK parashtruan argumentet e tyre, Kushtetuesja u tërhoq për vendim. Ndërkohë, GJKKO vendosi të mos merrte pjesë.

E mbledhur në fund të vitit të kaluar, Kushtetuesja vendosi të ngrijë vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila nga ana e saj kishte vendosur pezullimin e Ballukut nga detyra, ndërkohë që në seancën e sotme do të shqyrtojë në themel kërkesën e kryeministrit.

‘Veliaj në burg pa prova’! Rama-PD: SPAK është kthyer në stacionin juaj të fundit të shpresës për pushtet

“SPAK është bërë si sportel. Ka qenë një sportel pas Kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair ekeni çuar në SPAK. Nuk doli gjë. Tani çoni prapë Tony Blari se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin për të cilin janë shkruar tre volume. SPAK është stacioni i fundit i rrugës së fundit të shpresës së tuaj për pushtet.”, theksoi kryeministri Edi Rama.

Balluku/ Presidenca: Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta

Përfaqësuesi i Presidencës, Ilirjan Rusmali, tha se nëse një instrument kontrolli nuk është parashikuar nga Kushtetuta, atëherë ai s’mund të marrë “jetë” nga praktikat juridike si në rastin Balluku.

Ai thekson se kjo normë duhet zgjidhur qartësisht nga Gjykata Kushtetuese.

“Diskutimi që kemi sot është: ka forcën sistemi gjyqësor që të ndikojë në këtë vullnet politik nëpërmjet mekanizmave procedural këtë besoj do ta zgjidhni ju, duke marrë në konsideratë rastin konkret. Debati ka lidhje me këtë: mekanizmat procedural a ushtrohen dot në instrumente kontrolli dhe balance, nëse shndërrohen në të tilla, ato bëhen problematikë.

Sistemi ynë kushtetues i ka hequr ekzekutivit çdo instrument kontrolli mbi gjyqësorin, zero. Në vlerësimin tonë, parashikohen zero instrumente kontrolli nga gjyqësori tek pushtetet e tjera.

Reforma e pushtetit gjyqësor e soli një mekanizëm të vetëqeverisjes gjyqësorit dhe praktikisht pikat e kontaktit midis pushteteve të tjera dhe gjyqësorit u reduktuan në minimum. Në procedurën e emërimit përfshihen edhe Kuvendi dhe presidenti, por vullneti i tyre është minimal. E drejta për të zgjedhur 1 në 3 kandidatë.

Situata e krijuar, ku nuk ka mekanizma kontrolli dhe balance mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, e bën akoma të të ndjeshme këtë situatë faktin që mekanizmat proceduralë penalë të mos përdoren si instrumente, kur e themi këtë, të mos përdoren fare si instrumente.

Një instrument kontrolli që nuk është parashikuar nga Kushtetuta, nuk mund të marrë jetë nga praktika juridike, ky është mendimi ynë nëse biem dakord me parimin e gjësë”, tha ai.

Rama nga Kuvendi: Të hënën do i drejtohem Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, në formatin që iu drejtua Presidenti Trump!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se të hënën e ardhshme do i drejtohet Parlamentit të Izraelit si kryeministër i Shqipërisë, në formatin si iu drejtua Presidenti Donald Trump më herët.

Ky sipas Ramës është një nder i madh për të, pasi është një format shumë i veçantë, që pak liderë botërorë kanë pasur fatin të priten në atë mënyrë në Izrael.

“Çojeni në SPAK se tani që ushtria amerikane e anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK është stacioni i fundit i rrugës tuaj për pushtet. Unë nervoz? Unë kam pasionin e atij që sheh sesi të gjitha kurthet në pyll janë plotë… Por për ato kurthe duhet durim. Prandaj sa më shumë më thoni Ramaduro, unë aq më shumë e dëgjoj Ramaduro se këtë punë ke me këta. Prandaj hiqeni Ramaduro se më shtoni durimin. Mua më ka ardhur radha aq herë sa edhe ata 5 mijë veta që ju vinin, janë bërë tani si lekët e vjetra. Por ju fituat edhe për një arsye tjetër. Ndalët pushtimin e Shqipërisë nga palestinezët.

Se denoncuat një komplot në kurriz të shqiptarëve, se bashkë me 1 miliardë që do merrja unë nga taksat për të shkuar atje, se ju kujtoni se Amerika blihet siç doni ta blini ju me ato milionat tuaja që u’a japin patriotët. Sepse janë disa patriotë atje që shesin hamburger dhe ju japin juve para që të shpëlani atë që nuk shpëlahet. Ju duhet ta çoni në SPAK projektin e kampusit të Universitetit të Durrësit. Një kokë e madhe nga ana juaj tha se po bëhet kampusi i universitetit të Durrësit për të sjellë palestinezët. Luli iku, por 7×7 mbeti. Matematika edhe kur bëni llogari të eksportit ajo është. Tani çojini SPAK dhe kërkojuni urgjent ata që paguat në Amerikë. Ore ai Latif magjistari ku është? I thoni që të gjitha këto denoncimet t’ja çojë atij kongresmenit t’i lexojë atje.

Ai kongresmeni dhe Kongresi Amerikan kanë po aq lidhje sa kishin amendamentet e Nard Ndokës me projektligjet e PS. Për parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non grata dhe ajo është e zënë me meritë. Juve do ju dali fjala që non grata do hiqet në mars 2025. Vallahi ai që e ka marrë atë kuotë është i paarritshëm në të gjitha poshtërsitë, ligësitë që i ka bërë popullit shqiptar dhe thikat pas shpine që u ka ngulur të gjitha aleancave ndërkombëtare. Të hënën e ardhshme do i drejtohem Parlamentit të izraelit si kryeministër i Shqipërisë, por pa lejen e këtyre kuptohet, në të njëjtin format që iu rezervua para disa kohësh Presidentit të SHBA-së”, tha mes të tjerash Rama.

Paralajmëruat popullin që SHBA do më bënte gjyqin’, Rama-opozitës: Do votoni që unë të përfaqësoj Shqipërinë në Bordin e Paqes

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë aludimet e opozitës, për krisje të marrëdhënieve mes SHBA dhe qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama u shpreh se me votat edhe të opozitës, ai do përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën.

“Është vëret po të ardhur keq, po të mendosh se sot në fakt, ju kishit mundësi të deklaronit fitoren tuaj më domethënëse. Ju fituat sepse për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte mua gjyqin, e ëndërruar prej jush, për t’u kthyer ju në ato karrige, ku nuk do të ktheheni kurrë, po nuk dolët nga poshtë karriget, ku qëndrojnë hije rënda, të ndënjurat e stërgjyshit tuaj. Ju fituat sepse e paralajmëruat popullin që mua do më thërrisnin në Amerikë në datën 20 janar, për t’u parqitur në prokurorinë federale. Madje ju e vulosët fitoren, kur festuat kërrimit me forcë të Madorus nga shtëpia e tij në Karakas, dhe ju thatë shqiptarëve se ajo ishte provë gjenerale e ushtrisë amerikane, për rrëmbimin e Ramaduros. Mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar një xhuljetë të vetme. Unë nuk tallem kurrë me fitoret tuaja. Ju sot do votoni të vërtetën të madhe, që unë nuk do të detyroj që ushtria amerikane t’i bashkohet protestës tuaj nga tarraca e Kryeministrisë, se do dorëzohem vetë, në duart e autoriteteve ligjzbatuese amerikane, që do vijnë në aeroport në Uashington, të më marrin me eskortë, për t’u ulur si anëtar të Bordit të Paqes. Ju prisni të fitonit me helikopter të ushtrisë amerikane, dhe nuk prisnit që të dorëzohesha vetë. Në fillim thatë nuk ka ftesë. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka e gjithë bota. U ngatërruat pak, nuk e keni idenë si strukturohen grupet ndërkombëtare. Rëndësi që do ngrini kartonin, me votën tuaj do miratoni Bordin e Paqes dhe unë do jem përfaqësues në Shtëpinë e Bardhë.”, theksoi ai.

Rama: Shqipëria, zëdhënës dhe punëtor i paqes në këtë rajon të trazuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në seancën plenare të Kuvendit, ku po shqyrtohet miratimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, se Kuvendi po mblidhet për të ratifikuar një akt vullneti të mirë në shërbim të paqes.

“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë, të cilin Shqipërisë, në radhë të parë kësaj shumice qeverisëse në emër të këtij vendi dhe sigurisht krejt Kuvendit, kur dhe nëse është e mundur, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes, çdo mundësi për të kontribuuar për paqen”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se shumica qeverisëse ka qenë për tre mandate radhazi një promotore e paqes në rajon, edhe në raste kur kjo qasje është keqkuptuar apo etiketuar negativisht.

“Ne, shumica kuvendore e Shqipërisë, për tre mandate të plota me radhë, e kemi bërë vendin zëdhënës dhe punëtor të paqes në këtë rajon të trazuar, edhe kur kjo është dukur apo është komentuar deri edhe si tradhti. Një etiketë që, në fakt, ka qenë një provë vendimtare e paqedashjes për shumëkënd që ka punuar për paqen në historinë e kësaj bote”, tha kryeministri.

Rama nënvizoi se Shqipëria ka përfaqësuar angazhimin për paqen edhe në nivele të larta ndërkombëtare.

“Ne e kemi çuar Shqipërinë e përkushtuar ndaj paqes deri në krye të OSBE-së dhe në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kemi nderuar flamurin dhe kombin shqiptar”, deklaroi ai.

Duke bërë një krahasim me të kaluarën, Rama tha se një dekadë më parë Shqipëria perceptohej ndërkombëtarisht kryesisht për lajme negative.

“Një dekadë më parë, ky vend ishte një ishull që dilte në radarët e botës vetëm për lajme të këqija dhe shqiptarët në botë shiheshin si përfaqësues të atij ishulli, të veshur me të zeza nga mediat ndërkombëtare, një pjesë të vërteta dhe një pjesë të pavërteta”, u shpreh Rama.

Sipas tij, sot Shqipëria është një realitet krejt tjetër.

“Sot, ai ishull ku numëroheshin si turistë edhe deputetët e Kuvendit apo vetë kryeministri sa herë kthehej nga jashtë shtetit, është një Shqipëri tjetër: një destinacion me 12 milionë turistë, me aeroportin me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë dhe, për të disatin vit radhazi, i pari në rajon, duke lënë në vend të dytë Beogradin, aeroportin historik të Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

Bordi i Paqes votohet në Kuvend/ Rama: Ratifikojmë marrëveshjen e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend foli për marrëveshjen për Bordin e Paqes. Rama theksoi se sot Kuvendi është mbledhur për të ratifikuar një çështje të rëndësishme.

“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë, të cilin Shqipërisë në radhë të parë, kësaj shumice qeverisëse, në emër të këtij vendi dhe krejt Kuvendit i takon ta bëjë sa herë është e mundur kur vjen fjala për Paqen. Në e kemi bërë edhe kur është etiketuar si tradhti. Ne e kemi çuar Shqipërinë deri në krye të OSBE apo në tryezën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara. Një dekadë më parë ky vend dilte në vendin e parë në botë vetëm për lajme të këqija. Sot ai ishull ku numëroheshin si turistë edhe deputetët e Kuvendit dhe vetë kryeministri kur ktheheshin nga një udhëtim është një nivel tjetër. Kjo Shqipëri tjetër u ka hequr shqiptarëve sekelldinë e emrit që sot e shqiptojnë me kokën lart. Dhe kur bota është trazuar keq, Shqipëria e çmuar ftohet nga personalisht presidenti i SHBA për t’u bërë anëtar themelues me emrin kuptimplotë të Bordit të Paqes”, tha ai.

I dënuar me 10 vite burg për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, lihet në fuqi vendimi për Robert Myftarin

Lihet në fuqi vendimi për shtetasin Robert Myftari, për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin e R.M. për trafik narkotikësh dhe grup kriminal

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari kryesues Dhimitër Lara dhe anëtaret Daniela Shirka dhe Tereza Merkaj, shpalli sot, më 22 janar 2026, vendimin mbi çështjen penale nr. 13/78, akti i datës 24.12.2025, lidhur me ankimin e të pandehurit R.M. ndaj vendimit nr. 64 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, datë 17.10.2025. Gjykata vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, sipas nenit 183/a1 dhe neneve 22, 23, 27, 28/4 të Kodit Penal, dhe për këtë e dënoi me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, sipas nenit 333/a/2 të Kodit Penal, dhe për këtë e dënoi me 2 (dy) vjet burgim.
  3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimi i tij për të gjitha veprat penale do të jetë një i vetëm, në masën 10 (dhjetë) vjet burgim.
  4. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e arrestimit të të pandehurit për këtë procedim.
  5. Sipas Ligjit nr. 81/2020, për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, R.M. do të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.
  6. Gjykata urdhëroi konfiskimin e mjetit lundrues (gomone) me emrin “” dhe regjistrin “”, në pronësi të R.M., i sekuestruar në nëntor 2015, pasi ishte përdorur për transportimin e rreth 800 kg lëndë narkotike. Mjeti do të kalojë në favor të shtetit.
  7. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit R.M.
  8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr. 64, datë 17.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Bordi i Paqes/ Ministrja Spiropali prezanton marrëveshjen: Historike! Partneritet me SHBA dhe anëtarësim në BE

Ministrja Elisa Spiropali në seancën në Kuvend ka prezantuar marrëveshjen për Bordin e Paqes, duke theksuar se Bordi i Paqes është një mekanizëm për ndërtimin  e paqes për një botë që ndryshon shumë shpejt.

Gjithashtu Spiropali tha se Shqipëria tregon se është gati për vendimmarrje dhe se partneriteti me SHBA është i rëndësishëm.

“Sot po ju ftoj të votoni për seriozitetin e Shqipërisë si aleate; që po, nën drejtimin e Edi Ramës është ngritur në lartësinë e paimagjinueshme si asnjëherë më parë”, tha ajo.

Më tej Spiropali sqaroi se përfshirja e Shqipërisë në Bordin e Paqes nuk sjell angazhime të fshehta dhe se është një përgjegjësi.

“Për vite me radhë në këtë sallë është thënë se Shqipëria nuk pyetet se Shqipëria nuk dëgjohet. Por ftesa që kemi sot përpara tregon krejt të kundërtën. Është ndërtuar një besim me punë e ndershmëri. Sot Shqipëria ka marrëdhënie të besueshme jo vetëm me partnerët tanë në Europë e SHBA, por edhe në Lindjen e Mesme, ne Izrael e Botën Arabe. Sot Shqipëria ftohet si anëtare themeluese dhe çfarë mund të bëjë më shumë një kryeministër për vendin e tij se sa të bëjë Shqipërinë të shihet e dëgjohet aty ku dikur nuk ekzistonte. Kryeministri i Shqipërisë e ka pasur Kosovën gjithmonë me vete”, tha ajo.

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama u përgjigjet deputetëve: Zgjodha të prisja vajzën me lejen e Trump

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në seancën plenare, iu përgjigj deputetëve demokratë se përse nuk mori pjesë në forumin e Ekonomisë në Davos.

“Jeni shqetësuar që nuk mora pjesë në Davos. Mes ftesës së babait dhe vajzës, zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se z. Mediu lidh Amerikën me rrugën e shpresës të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante amanetin e Amerikës, por s’ka asnjë problem. Rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që i kanë ftuar” – tha Rama.

Mbretëria e Bashkuar refuzon ‘Bordin e Paqes’, sekretarja britanike: Na është komunikuar se do të marrë pjesë edhe Putini

Mbretëria e Bashkuar nuk do të nënshkruajë traktatin e quajtur “Bordi i Paqes” të Presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Rusisë, deklaroi sekretarja britanike e Jashtme, Yvette Cooper.

Duke folur për BBC nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Cooper tha se Britania mbështet planin 20-pikësh të Trump për Gazën dhe se vendi i saj dëshiron të luajë një rol në fazën e dytë të procesit të paqes për rajonin.

Megjithatë, kur u pyet nëse Britania do të bëhej pjesë e “Board of Peace”, Cooper tha:

“Ka shumë punë për t’u bërë. Ne nuk do të jemi nënshkrues sot, sepse bëhet fjalë për një traktat ligjor që ngre çështje më të gjera, dhe gjithashtu kemi shqetësime për përfshirjen e Putinit, që flet për paqe, ndërkohë që nuk kemi parë ende ndonjë shenjë se ai është i përkushtuar ndaj paqes në Ukrainë”.

Miratohet projektligji për Bordin e Paqes në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë, si u ndanë votat mes deputetëve

Është miratuar me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.

Burime bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë votë abstenim gjatë votimit të këtij projektligji.

Po ashtu mësohet se miratimi i këtij projektligji u bë sipas variantit të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Bordi i Paqes/Presidenti Begaj i jep autorizim Ramës për nënshkrimin e marrëveshjes

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka autorizuar kryeministrin e vendit Edi Ramën për nënshkrimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes, një iniciativë kjo e ndërmarrë nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Në autorizimin e Kreut të Shtetit thuhet se këto kompetenca nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik.

“Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet për lëshimin e plotfuqisë, si dhe të përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoritetet e përcaktuara në këtë autorizim është i detyrueshëm sipas ligjit”, thuhet mes rreshtash.

AUTORIZIM PËR LËSHIMIN E PLOTFUQISË PËR NËNSHKRIM MARRËVESHJEJE: 

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “ë” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5, pika 2, si dhe nenit 6, pika 1 dhe 3, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, autorizoj SH.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për nënshkrimin e “Marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri z. Edi Rama, në Kartën e Bordit të Pages”, miratuar në parim me vendimin nr. 45, datë 21.1.2026 të Këshillit të Ministrave.

Kompetencat, të drejtat dhe detyrimet për lëshimin e plotfuqisë, si dhe të përfaqësimit të Republikës së Shqipërisë, sipas këtij autorizimi, nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i tyre nga autoritetet e përcaktuara në këtë autorizim është i detyrueshëm sipas ligjit.

Ceremonia për nënshkrimin e Bordit të Paqes/ Trump firmos me përfaqësuesit e 19 vendeve, e pranishme dhe Vjosa Osmani

Ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes”, iniciativë e re e presidentit amerikan Donald Trump, u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga më pak se 20 vende dhe pa praninë e asnjë aleati tradicional të Europës Perëndimore.

Ngjarja, e mbajtur në Davos, u dominua nga vende të Lindjes së Mesme dhe Amerikës së Jugut. Në mesin e liderëve të pranishëm ishin përfaqësues nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina dhe Paraguai.

Gjatë fjalës së tij, Trump falënderoi të ftuarit, duke i cilësuar si “liderë shumë popullorë, në shumicën e rasteve, dhe në disa raste jo aq popullorë”.

Vendet pjesëmarrëse ishin: Bahrein, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Pakistani, Paraguai, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani, Mongolia.

Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani, e cila hodhi firmën e saj krah Presidentit Trump.

Trump u përgjigjet kritikëve për Bordin e Paqes: Një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë

Trump iu është përgjigjur kritikëve të Bordit të Paqes, teksa tha se ai ka potencialin të jetë “një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë”, duke shtuar se është i nderuar që është kryetar.

Po ecën shumë mirë… pothuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e saj“, thotë ai.

Trump thotë se sapo të formohet Bordi i Paqes, “ne mund të bëjmë pothuajse çfarë të duam”, po duke bashkëpunuar me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Pavarësisht kritikave të tij të përsëritura ndaj organit ndërkombëtar, ai thotë se OKB ka “potencial të jashtëzakonshëm”.

Trump tha se kombinimi i përpjekjeve të Bordit të Paqes dhe OKB-së është “diçka shumë unike për botën” dhe “hapi i parë drejt një dite më të ndritshme për Lindjen e Mesme”.

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, paraqitet në SPAK Jonaid Myzyri

Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera si kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike.

Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.

Ky tender është zhvilluar sipas SPAK në 2020 dhe siç dyshohet Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë ankesat.

Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme në kundërshtim me ligjin, deklaron SPAK, është favorizuar bashkimi i operatorëve që nga hetimet del se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

❌