Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua



Marrëdhënia mes dy kunatave në Big Brother, Selin dhe Greta, duket se po tensionohet gjithnjë e më shumë.

Një situatë e ndjeshme e ka çuar raportin e tyre drejt përçarjes, ndërsa tensionet rriten për çdo javë.

Selin dhe Greta herë pas here kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me lojën dhe sjelljen e secilës, duke e bërë atmosferën në shtëpi më të komplikuar.

Selin: “Sot është dita e tretë që Greta me mua ka zero kontakt. As nuk ka ardhur për të më pyetur si je. Nuk çuditem më. Është kontradiktore, sepse gjatë javës më flet, dhe në prime është ndryshe. Luizi e pyeti për lidhjen time të fundit, Greta s’ka qenë prezente. E pyeti a është jashtë e lidhur, pashë një nuancë qeshje nga Greta. Mbase ka dashur të distancohem unë nga loja dhe të bëhet ajo kryefjala. Këto skena të shëmtuara me mua, nuk i shkojnë jo Gretës por as disa të tjerëve. E dyta, ka lënë një koment të shëmtuar te grimi, tha: qerpikët fallso, buzët fallso”.

Greta: “A je në terezi? Nuk e kam thënë kështu për zotin. Nuk ka lidhje, e ktheve situatën tani, më vjen keq. Gimbo pas çdo prime që është i zhgënjyer, vjen duke u ankuar për Selinën. Nuk kam më lojë me ty, mbyllet këtu e gjithçka, mos hajdeni këtu te Greta.”

Luizi: Greta është shumë inteligjente, por duket sikur dikush ia ka futur thonjtë në fyt. Je duke pranuar të jesh në hije, duke marrë titullin kunata e saj. E rrita intensitetin e pyetjeve duke i thënë: a je në dijeni të lidhjes së fundit të Selin, a mendon se ndikon në qëndrimin si luan e shfrytëzon situatat e saj?

Situata mbetet e tensionuar dhe fansat e Big Brother po presin me padurim zhvillimet e ardhshme, duke u pyetur se si do të përfundojë konflikti mes dy kunatave. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Labi i bindur se ai do të jetë njëri nga finalistët: Kemi performuar, kemi publik



Me afrimin e finalës, emocionet tek konkurrentët janë në kulm, ndërsa nominimi për finalistët e parë ka hapur debatet dhe pritshmëritë e fansave.

Njëri nga emrat që po spikat në bisedat e brendshme është Labi, i cili duket i bindur se do të jetë një nga finalistët e këtij edicioni.

Së fundmi, në lavanderi, Labi ka zhvilluar një bisedë me Ludon, ku ka ndarë shqetësimet dhe pritshmëritë e tij për finalen.

BBVK/Instagram

Ai ka pranuar se ndjen një frikë të natyrshme nga ajo që mund të ndodhë, duke reflektuar mbi performancat e bëra gjatë garës.

Labi: Jam duke u frikësuar shumë, ne kemi performuar, kemi publik, ose unë ose ti jemi ne finale.

Përveç emocioneve, Labi ka treguar se ka bërë edhe analiza të situatës, duke vlerësuar strategjinë dhe performancat e tij krahas konkurrentëve të tjerë.

Ky moment tregon se konkurrenca për finalen është bërë më e fortë dhe secili hap ka rëndësi të madhe për të ardhmen e garës.

Me nominimet që po shpallen një nga një, mbetet të shihet nëse bindja e Labit do të konfirmohet dhe ai do të sigurojë vendin e tij në finalen e shumëpritur. /Telegrafi/

“Më shumë shoh Malin me Stenaldon", Luizi analizon çiftet e mundshme në BBVA



Gjatë një bisede të hapur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi ka ndarë vëzhgimet e tij mbi marrëdhëniet mes banorëve dhe çiftet që ai mendon se po krijohen.

Ai foli për mënyrën se si u prit nga disa prej banorëve, si dhe për ndjenjat që ka vërejtur mes tyre.

“Unë hyra dhe personi që u tregua gangster me këmishë rozë. Sa hyra, më priti si gangster: ‘Kush je ti, legen?’”, rrëfeu Luizi.

BBVA/YouTube

“I thashë: mos kështu, se ia nxive fytyrën babës. Personi i parë që mu afrua ishte Ina, iu afrova direkt Mirit: ‘Selin çfarë është?’, i thashë”.

Ai komentoi gjithashtu për ndjenjat dhe pëlqimet që ka vërejtur brenda shtëpisë: “Vajza jote, apo pëlqim? As tani nuk e di akoma çfarë e ke. Dashuri shoh mes Malit dhe Stenaldos. Shoh pëlqim vetëm nga Gimbo. Ajo që vura re është që Gimbo e ka vendosur dashurinë para lojës”.

Duke u ndalur te dinamika e Mateo dhe Brikenës, Luizi tha: “Dje kuptova që Mateo e ka më primare lojën sesa Brikenën. Ia thashë dhe do t’ia them, pashë disa momente edhe veten te ai kur zhgënjehesha dhe më erdhi keq. Nuk më kërkoi ndihmë, vuri lojën para Brikenës”.

Ai nuk ngurroi të shprehë urimet e tij për Gimbon: “Gimbos ia uroj me shpirt, ishalla jeni bashkë të dy”.

Ky koment i Luizit ka rikthyer diskutimet dhe spekulimet mbi marrëdhëniet brenda shtëpisë, ndërsa publiku vazhdon të ndjekë me kujdes çdo lëvizje dhe çdo shenjë ndjenjash mes banorëve. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com




Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet live në pishinën e Big Brother



Gjatë prime-t të së martës në Big Brother VIP Albania, banorët u informuan se nga dy grupet Luzit-Artani dhe Brikenës-Miri, të fundit do të shkonin në televotim.

Lajmi krijoi menjëherë tension dhe pritshmëri, pasi banorët filluan të mendonin se kush do të ishte i favorizuar për të shpëtuar dhe kush do të përballej me eliminimin.

Megjithatë, rezultoi se kjo ishte thjesht një lojë për banorët. Ata nuk e dinin se televotimi ishte i rremë dhe se aventura e Luizit për këtë të martë kishte përfunduar.

BBVA/YouTube

Kjo krijoi situata të paparashikueshme, duke ngjallur reagime të ndryshme mes banorëve, të cilët u përfshinë emocionale dhe me humor të përzier.

Si fitues i “bastit”, Artani e mbajti premtimin e tij dhe u hodh live në pishinë, duke shkaktuar habi dhe të qeshura tek banorët e tjerë.

Reagimet nuk munguan; disa banorë u afruan për të vëzhguar nga afër, ndërsa të tjerë shijuan momentin nga larg, duke komentuar me zë të lartë për gjestin e Artanit.

Ky moment i papritur solli një valë argëtimi dhe lehtësimi për të gjithë në shtëpi, duke treguar edhe një herë se lojërat dhe surprizat janë pjesë e pandashme e Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë



Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ka ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit e tij, duke konfirmuar se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Pas vitesh duke ruajtur me shumë kujdes jetën private, ai ka zgjedhur ta bëjë publike këtë moment të rëndësishëm përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në fotografinë e publikuar, Ardiani shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Fjolla Fetinci, ndërsa në sfond shihet ekoja e foshnjës, një detaj që i jep imazhit një ndjesi shumë emocionale.

Adrian Bujupi/Instagram

Në përshkrimin e fotografisë, këngëtari ka shkruar: “Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirë se vjen, engjëlli ynë”, duke përcjellë emocionet dhe lumturinë e çiftit.

Ardiani dhe Fjolla e kurorëzuan lidhjen e tyre në verën e vitit 2023 në Gjermani, në një ceremoni private, larg vëmendjes së medieve.

Që nga ajo kohë, këngëtari ka preferuar ta mbajë larg syrit publik jetën personale, duke ndarë shumë pak detaje për martesën e tij.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga miq dhe kolegë të tij në industrinë e muzikës

Ky kapitull i ri në jetën e Ardian Bujupit vjen në një moment të suksesshëm të karrierës së tij, ndërsa fansat presin të shohin nëse kjo periudhë e re do të reflektohet edhe në projektet e tij muzikore. /Telegrafi/

Elijona nuk e lë të qetë Klodin, situata përfundon duke u lagur me ujë



Një situatë e pazakontë ka ndodhur mes Elijonës dhe Klodit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pas diskutimeve të tyre të fundit, Elijona vazhdoi t’i qëndronte afër Klodit, duke i shkuar shpesh te shtrati dhe duke insistuar për bisedë.

Klodi, i cili dukej se dëshironte pak qetësi, në një moment vendosi të ndërronte shtratin, në përpjekje për t’u distancuar nga situata.

BBVk/Instagram

Megjithatë, Elijona nuk u tërhoq dhe e ndoqi përsëri, duke iu afruar edhe në shtratin e ri. Në një moment, Klodi mori një shishe me ujë dhe e lagur pak Elijonën, si një reagim spontan ndaj insistimit të saj.

Situata ndërroi kur Elijona, në formë shakaje, mori një shishe të madhe me ujë dhe ia hodhi Klodit, duke e lagur dukshëm.

Teksa Klodi përpiqej të largohej, Elijona e ndoqi nga pas dhe momenti përfundoi me të dy të lagur, duke krijuar një skenë që u interpretua nga publiku si përzierje mes tensionit, humorit dhe afërsisë mes tyre.

Ky episod ka nxitur diskutime të shumta mes ndjekësve të formatit, të cilët po komentojnë dinamikën e marrëdhënies mes Elijonës dhe Klodit, duke e parë si një tjetër moment që tregon kompleksitetin e raporteve mes banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/

"O Klod a të kam burrë?", Elijona i shkon në shtrat banorit, teksa ai rri i shtrirë



Një moment i tensionuar, por edhe i afërt, është shfaqur së fundmi mes Elijonës dhe Klodit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo i ka shkruar Klodit në shtrat, duke i thënë: “O Klod, a të kam burrë, ne duhet të diskutojmë e të stërdiskutojmë”.

Ndërsa Klodi është i shtrirë dhe nuk është i kthyer nga Elijona, ajo vazhdon ta thërresë: “Klodi, o Klodi, a di që gruas nuk i bën t’ia prishësh qejfin”.

Klodi përgjigjet: “Edhe gruaja më e qitë poshtë burrin është gjëja më e keqe. Meqë do të flasësh për burra e për gra, gruaja nuk bën ta ulë kurrë burrin”.

Elijona ia kthen: “Kur të ula”.

Por Klodi shton: “Nuk dua ta diskutoj”.

Elijona thekson: “Kur gruaja është vetëm me burrin, gruaja i thotë gjithçka burrit. Në momentin që del në sy të të tjerëve, gruaja e mbron burrin”.

Klodit i duket se mbrojtja e Elijonës është e ekzagjeruar dhe thotë: “A ti e ke çarë duke më mbrojtur”.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke treguar dinamikën e ndërlikuar mes dy banorëve dhe afërsinë që po zhvillohet mes tyre. /Telegrafi/

Jennifer Lopez ekspozon formën e saj trupore dhe jep mesazh frymëzues: Më mirë se dje



Jennifer Lopez, 56 vjeçe, ka emocionuar ndjekësit e saj me disa postime të reja në Instagram, duke treguar formën e jashtëzakonshme trupore gjatë një seance stërvitjeje.

E veshur me kostum stërvitjeje ngjyrë gështenjë të errët, ajo ngriti bluzën për të zbuluar reçipetat e thella dhe barkun e tonifikuar.

Me flokët e lirshëm dhe grim të lehtë, Lopez ndau mesazhin e saj motivues për ndjekësit: “Qëllimi është i thjeshtë. Më mirë se dje. Çdo ditë", shkruan DailyMail.

Kjo shfaqet pak pas lajmit se ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, dhe ajo e kanë hequr nga shitja shtëpinë e tyre luksoze në Beverly Hills, me vlerë 68 milionë dollarë (afërsisht 63 milionë euro).

Lopez tashmë ka blerë një pronë të re në Hidden Hills, ndërsa vazhdon të jetojë përkohësisht në rezidencën e vjetër gjatë rinovimeve.

Përveç përditësimeve në Instagram, Jennifer reflektoi mbi dashurinë dhe marrëdhëniet në shfaqjen e saj “Up All Night” në Las Vegas, ku interpretoi hitin e saj të vitit 1999, “If You Had My Love”.

Ajo u shpreh se tani këndon me pushtet dhe vetëbesim, duke theksuar: “Nëse do të doje të kishe dashurinë time, do të duhej ta meritoje atë. Do të duhej të më trajtoje mirë, të më respektoje dhe të më pranoje për gjithçka që jam”. /Telegrafi/

Transmetimet e Bad Bunny në Spotify rriten 470% në SHBA pas performancës në Super Bowl



Pas performancës historike në pushimin e Super Bowl 2026, Bad Bunny përjetoi një rritje të jashtëzakonshme të transmetimeve në Spotify.

Në SHBA, këngët e tij u dëgjuan 470% më shumë, ndërsa globalisht u regjistrua një rritje prej 210%.

Që nga e hëna, Bad Bunny zuri gjashtë vendet e para në listën e këngëve më të dëgjuara ditore në SHBA të Spotify, shkruan Rolling Stone.

Rritja e shikueshmërisë vjen pas një performance elektrizuese që përfshinte hite të njohura dhe referenca të kulturës latine, si dhe paraqitjet e Ricky Martin dhe Lady Gaga. Martin gjithashtu përjetoi një rritje prej 145% në transmetime në SHBA.

Krahasimisht, reperi Kendrick Lamar kishte përjetuar një rritje 175% të transmetimeve pas performancës së tij në Super Bowl vitin e kaluar, me hitin e tij “Not Like Us” që u rrit 430%.

Këngët më të njohura të Bad Bunny, si “Yo Perreo Sola” (2020) dhe “El Apagón” (2022), panë rritje të jashtëzakonshme, respektivisht 2,170% dhe 1,320%.

Edhe këngë të tjera si “CAFé CON RON” dhe “LO QUE LE PASÓ A HAWAii” u transmetuan më shumë, ndërsa kjo e fundit u performua nga Martin në një moment të veçantë. Përveç rritjes së transmetimeve, “DtMF” u rikthye në Billboard Hot 100 në vendin e 10-të.

Muajin e kaluar, këngët e Bad Bunny u transmetuan më shumë se 1.3 miliardë herë globalisht, duke u përgatitur për performancat në Grammy dhe Super Bowl.

Para ndeshjes, këngët më të dëgjuara ishin nga albumi më i fundit i tij, Debí Tirar Más Fotos, duke përfshirë “DtMF”, “BAILE INoLIVIDABLE”, “NUEVAYoL” dhe “EoO”, ndërsa hiti i njohur “Tití Me Preguntó” nga Un Verano Sin Ti mbeti ndër më të dëgjuarat. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Krejt rrena, të ka qitë daja keq”, Labi eskalon ndaj Elijonës



Debati mes Elijonës dhe Labit ka eskaluar pas përdorimit të një teme shumë personale nga ana e Labit, duke e tensionuar situatën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Gjithçka nisi pasi gjatë spektaklit, Elijonës iu kumtua se daja i saj kishte reaguar jashtë, duke thënë se ajo nuk e kishte rrëfyer historinë e vërtetë brenda shtëpisë dhe se babai i saj kishte qenë shkaktari i divorcit.

Labi e shfrytëzoi këtë situatë të ndjeshme për ta provokuar Elijonën dhe për ta futur në debat.

BBVK/YouTube

Elijona u shpreh: “Ja, më ka dashur mua familja ime, ja kush”.
Ndërsa Labi iu kundërpërgjigj: “Me ditë ti çka po del jashtë për ty. Krejt rrena të kanë dalë”.

E irrituar, Elijona reagoi ashpër: “Boll më, se ty s’të takon të flasësh për familjen time. Ti i ke përdorur këto tema këtu brenda, ti je ardhë dhe më ke prekur në familje, boll më, se ty s’të takon. Nuk e di ti qysh jam rritur unë”.

Labi vazhdoi me tone ironike: “Viktimizohu, viktimizohu”.
Ndërsa Elijona ia ktheu: “O viktimë e jotja, kurrë jo”.

Përplasja mes tyre ka ngjallur reagime të shumta te publiku. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Rita Ora tregon trupin e tonifikuar, teksa shfaqet në plazh në Sydney me Taika Waititi



Rita Ora ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në plazhin e Sydney-t, ku u shfaq krah bashkëshortit Taika Waititi.

Këngëtarja 35-vjeçare tregoi linjat e saj trupore me një bikini dhe pantallona të shkurtra të verdha, duke kombinuar pamjen me syze elegante dhe një peshqir mbi supe.

Regjisori 50-vjeçar e shoqëronte me një stil të relaksuar veror, teksa çifti shijonte kohën në bregdet, shkruan DailyMail.

Paraqitja e tyre vjen pas mbërritjes së Ritës në Australi, ku pritet të marrë pjesë në eventin Vogue Forces of Fashion në Sydney dhe të performojë në Grand Prix të Formula 1 në Melbourne.

Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën e saj familjare, duke treguar se roli si njerkë për dy vajzat e Taikës ka qenë një përvojë e papritur, por domethënëse.

Ajo ka theksuar se miqësia e fortë mes tyre është baza e martesës, e cila u zyrtarizua në një ceremoni sekrete në vitin 2022. /Telegrafi/

“Kam tentuar t’i jap fund jetës” – rrëfimi i Luizit gjatë bisedës me Stenaldon



Një bisedë e ndjerë mes Luiz Ejllit dhe Stenaldos ka sjellë në pah rrëfime personale dhe emocionale, ku këngëtari ka folur hapur për periudha të vështira të jetës së tij dhe mendimet e errëta që ka përjetuar në të kaluarën.

“38 vjeç u bëra baba. Unë kam qenë 37 vjeç kur i kisha humbur të gjitha shpresat. Mendoja se nuk do të kem kurrë familje, nuk do të jem kurrë një shembull, ose një shembull i denjë, idhull i fëmijës tim. Kam jetuar vetëm dhe vetmia është gjëja më e tmerrshme në botë”, tha ai.

BBVK/Instagram

Më tutje shtoi: “Por ka diçka, kur mësohesh, je komplet në atë paqen tënde. Në vetmi ti kalon gjithçka, kalon depresion, kalon stres. Kam tentuar të bëj edhe budallallëqe, një budallallëk shumë të rëndë që ishte edhe t’i jap fund jetës, dhe është e rëndë. Por çka ndodh? E kalove këtë fazë, kalon te faza që bëhesh shumë i akullt”.

Stenaldo tha se e ka përjetuar një ndjesi të tillë dhe se sot ndihet në mënyrë të ngjashme.

Luizi vazhdoi: “Thua, kur nuk ia ndien kësaj bote për mua, pse duhet mua të ma ndiejë për këtë botë?”

Ky rrëfim i hapur i Luizit ka prekur publikun, duke nxjerrë në pah anën e tij më personale dhe sfidat që ka kaluar përpara se të ndërtonte familjen dhe jetën që ka sot. /Telegrafi/

Dolce kritikon ashpër Elijonën: Je shumë e fshehtë dhe dinake



Një debat ndodhi mes dy banoreve të Big Brother VIP Kosova, Dolces dhe Elijonës, duke sjellë akuza të forta dhe replika të drejtpërdrejta mes tyre.

Gjatë bisedës, Dolce e ka kritikuar hapur Elijonën, duke e akuzuar se nuk është e sinqertë dhe se po luan një lojë të fshehtë brenda shtëpisë.

Ajo nuk hezitoi ta quajë edhe “dinake”, duke thënë se nuk i beson sjelljes së saj.

BBVK/Instagram

“Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake”, u shpreh Dolce, duke theksuar se sipas saj, Elijona mezi pret momentin për ta sulmuar dhe për të krijuar konflikte.

Dolce shtoi se ajo vetë nuk e konsideron veten dinake, por sipas saj, Elijona e fsheh lojën e saj pas buzëqeshjes dhe sjelljes së qetë, duke lënë të kuptohet se kjo është vetëm një strategji për të manipuluar situatat në shtëpi.

Debati mes dy vajzave ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale me komente dhe opinione të ndryshme, duke u rreshtuar në anë të ndryshme të konfliktit dhe duke pritur zhvillimet e radhës mes tyre. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfaqen së bashku për herë të parë në Super Bowl



Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton janë parë publikisht së bashku për herë të parë gjatë Super Bowl, duke ndezur edhe më shumë thashethemet për një lidhje mes tyre.

Dyshja u kap nga kamerat e NBC teksa ndiqnin ndeshjen mes Seattle Seahawks dhe New England Patriots në stadiumin Levi’s, ku kishin një suitë private.

Sipas burimeve për The US Sun, prania e tyre u bë temë kryesore bisede mes mysafirëve VIP, ndërsa stafi dhe të pranishmit përpiqeshin t’i shihnin nga afër.

Dëshmitarët thanë se Hamilton dhe Kardashian lëviznin së bashku në korridore dhe shfaqeshin të afërt e të relaksuar mes miqve.

Raportohet gjithashtu se Hamilton i ka thënë Kim se do ta prezantojë me nënën e tij në të ardhmen, ndërsa ajo e ka pranuar me një buzëqeshje.

Kjo paraqitje publike vjen vetëm pak kohë pasi u përhapën lajmet se dyshja po dilte në heshtje. /Telegrafi/

U shfaq në fotografi me Taynën, Dafina Zeqiri heq Presidenten Osmani nga lista e ndjekësve



Rrjetet sociale janë rikthyer në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Fansat kanë vënë re se ajo ka hequr Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga lista e personave që ndjek në Instagram.

Ky veprim vjen pak kohë pas një fotografie të publikuar nga reperja Tayna, ku ajo shfaqej pranë Presidentes Osmani, me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.

Tayna/Instagram

Postimi mori mijëra pëlqime dhe komentet ishin të shumta.

Fakti që Dafina nuk e ndjek më Presidenten ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke e cilësuar si një veprim të papritur dhe të pazakontë.

Marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Taynës ka qenë më herët e ngushtë, me bashkëpunime muzikore dhe mbështetje reciproke në publik.

Megjithatë, në vitet e fundit, fansat kanë vënë re një distancim gradual mes dy artisteve, ndërsa mungesa e ndërveprimeve dhe “unfollow”-t e ndërsjella kanë ushqyer spekulimet për një prishje të mundshme të miqësisë.

Çdo veprim i papritur i këtyre artisteve duket se rikthen gjithmonë interesin e medieve dhe publikut, duke ndezur debatin në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri/Instagram

Luizi vazhdon ritualin e tij të mëngjesit me vajzën e tij edhe brenda shtëpisë, i këndon këngën nga ekrani



Që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli nuk ka sjellë vetëm humor, por edhe një moment të veçantë personal që ka prekur publikun.

Ai ka zbuluar një ritual që duket se e bën çdo mëngjes me vajzën e tij, Lunën.

Edhe pse është larg nga Luna, Luiz tregon se nuk dëshiron që ajo të humbasë këtë moment të përditshëm.

BBVA/Instagram

Para kamerave, ai këndon këngën që duket se ia këndon çdo mëngjes.

"A je gati? A është Luna te televizori? I japim 10 sekonda të vijë te televizori, duhet t’ia këndojmë këngën baba”, thotë Luizi.

Më pas fillon kënga e tij e ëmbël: "E ka baba një Lunuk”.

Ky moment i thjeshtë, por emocional, ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka treguar një tjetër anë të Luizit, atë të babait të dashur dhe të kujdesshëm. /Telegrafi/

Donald Trump kritikon ashpër performancën e Bad Bunny: Askush nuk kupton asnjë fjalë çfarë po thotë ky djalë, dhe kërcimi është i neveritshëm



Presidenti amerikan, Donald J. Trump, ka shpërthyer me kritika ndaj shfaqjes së pushimit të Super Bowl 2026, duke e quajtur atë absolutisht të tmerrshme dhe një nga më të këqijat që ka pasur ndonjëherë.

Postimi i tij në rrjete sociale shpreh një reagim të fortë ndaj performancës së yllit portorikan Bad Bunny.

Trump shkruan se shfaqja “nuk ka kuptim”, paraqet një “fyerje ndaj Madhështisë së Amerikës” dhe nuk përfaqëson standardet e suksesit, kreativitetit apo ekselencës amerikane.

Foto: Screenshot/BBC

Ai kritikoi gjithashtu kërcimet e artistit, duke i quajtur “të neveritshme, sidomos për fëmijët që po e shohin nga e gjithë Amerika dhe bota”.

Reagimi i plotë i Trump:

Shfaqja e pushimit të Super Bowl është absolutisht e tmerrshme, një nga më të këqijat, NDONJËHERË! Nuk ka kuptim, është një fyerje ndaj Madhështisë së Amerikës dhe nuk përfaqëson standardet tona të Suksesit, Kreativitetit apo Ekselencës. Askush nuk kupton asnjë fjalë nga çfarë po thotë ky djalë, dhe kërcimi është i neveritshëm, sidomos për fëmijët e vegjël që po e ndjekin nga e gjithë SHBA-ja dhe e gjithë Bota.

Kjo “Shfaqje” është thjesht një “shpullë në fytyrë” për vendin tonë, i cili po vendos standarde dhe rekorde të reja çdo ditë përfshirë tregun më të mirë të aksioneve dhe 401(k)-të në histori! Nuk ka asgjë frymëzuese në këtë rrëmujë të pushimit të Super Bowl, dhe shikoni, ajo do të marrë vlerësime të mëdha nga mediet e Fake News, sepse nuk kanë asnjë ide se çfarë po ndodh në BOTËN E VËRTETË Dhe, për rast, NFL duhet menjëherë të ndryshojë rregullin e saj qesharak të Kickoff-it. BËJENI AMERIKËN TË MADHE PËRSËRI! Presidenti DONALD J. TRUMP


Reagimi i presidentit Trump ndaj shfaqjes së pushimit të Super Bowl ka ngjallur debate të gjera në media dhe rrjetet sociale, duke reflektuar ndasitë mes tifozëve të muzikës dhe kritikëve të tij.

Ndërsa disa e shohin performancën si një festë të kulturës latine dhe kreativitetit, Trump e konsideron atë një shfaqje që nuk përfaqëson standardet e Amerikës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dasma gjatë shfaqjes së Bad Bunny në Super Bowl ishte e vërtetë



Dasma gjatë pushimit të Super Bowl 2026 ishte reale, jo vetëm një skenë spektakli.

Rohan Nadkarni i NBC News konfirmoi se çifti kishte ftuar Bad Bunny në ceremoninë e tyre, dhe ai i nderoi duke i përfshirë gjatë performancës në stadiumin Levi’s në Santa Clara, Kaliforni.

Një burim i Daily Mail pohoi se çifti “ishte martuar ligjërisht gjatë pushimit të shfaqjes”.

Momenti u bë hit në rrjete sociale, ku fansat ndanë habinë dhe emocionet e tyre. Shumë komentues u bënë pjesë e magjisë së dasmës, duke vlerësuar sinqeritetin dhe lumturinë e çiftit.

Një përdorues shkroi: “Mendova se ishin aktorë, por kur pashë sa e lumtur ishte nusja, thashë me vete, ‘oh… ndoshta kjo ISHTE e vërtetë!’”

Bad Bunny, i lindur Benito Antonio Martínez Ocasio, solli kulturën portorikane në skenën më të madhe sportive, duke performuar hitet e tij “Tití Me Preguntó” dhe “Yo Perreo Sola”.

Segmenti përfshinte edhe elemente ikonike të muzikës latine, si një moment kushtuar Daddy Yankee me këngën “Gasolina”, dhe prezencën e yjeve të tjerë si Cardi B.

Momenti historik u konsiderua një përzierje unike midis muzikës, kulturës dhe një ceremonie reale dasme, duke bërë pushimin e Super Bowl një eksperiencë të paharrueshme për fansat. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Pas situatave me Elijonën, Ludo pyet Klodin ‘A je gay?’, ky i fundit shpjegohet se e do si shoqe



Një pyetje e Ludos ndaj Klodit ka nxitur debat të ashpër në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Klodi i përgjigjet duke theksuar: "A e kam puthur dikë, a kam fjetur me dikë, kam raporte shoqërore. Nëse gruaja jote nuk të lejon të kesh shoqëri në jetë, a është problem yt?"

Ludo kthehet me një pyetje: "A ka mashkull me femër shoqëri?"

BBVK/Instagram

Klodi përgjigjet qartë: "Po, ka”.

Por, Ludo insiston: "A je ti gay? S’je. Ku ke pa mashkull me femër shoqëri?"

Pyetja e Ludos e acaron Klodin, i cili nuk mund të besojë që Ludo po e pyet me të vërtetë këtë gjë.

Ludo pretendon se nëse një vajzë qëndron me një mashkull që i pëlqen dhe nuk merr përgjigje, situata është e ngjashme me atë të Klodit.

Klodi i thotë në fund se mund të kesh një vajzë si shoqe: "Si ti që ke ndenjur me Beniten dhe me Albën, o budalla”.

Debati ka ndezur reagime të forta brenda shtëpisë, duke reflektuar tensionet dhe marrëdhëniet komplekse mes banorëve. /Telegrafi/

Ricky Martin habit shikuesit e Super Bowl, duket më i ri se Bad Bunny



Ricky Martin tërhoqi vëmendjen gjatë pushimit të pjesës së parë të Super Bowl LX, kur performoi në setin e Bad Bunny në stadiumin Levi's në Santa Clara.

Këngëtari 54-vjeçar këndoi pjesërisht ulur pranë një peme bananeje në interpretimin e këngës “Lo Que Le Pasó a Hawaii”, duke bërë homazh kopertinës së albumit “Debí Tirar Más Fotos” të Bad Bunny.

Pamja rinore e Martinit u komentua gjerësisht në internet, ku shumë përdorues thanë se dukej më i ri edhe se Bad Bunny, 31 vjeç, shkruan DailyMail.

Shumë fansa e lavdëruan kujdesin që tregon për veten dhe energjinë e tij në skenë, duke e krahasuar madje me të rinj të famshëm si Drake apo Travis Kelce.

Një komentues shkroi: “Gjëja më fyese për mua është se Ricky Martin duket kaq mirë në moshën 54-vjeçare. SI?!?”

Ndërsa një tjetër shtoi: “Tridhjetë vjet më vonë, Ricky dukej më i ri”.

Performanca e tij u prit me entuziazëm, duke treguar se artisti nga San Juan mbetet një ikonë e energjisë dhe karizmës në skenën botërore. /Telegrafi/

❌