Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hygerta eskalon ndaj Londrimit: Po të bëj edhe unë si gay…

Një debat i ashpër mes Hygertës dhe Londrimit mjaftoi këtë Prime për të ndezur një diskutim. Hygerta u dëgjua teksa shprehet: “Po bëjë edhe unë si gay…”, një fjali që ka shkaktuar reagime të forta dhe ka hapur diskutime mbi mënyrën e komunikimit dhe përdorimin e termave sensitivë në publik. Deklarata erdhi në mes të një tensioni të shtuar mes saj dhe Londrimit, ku palët shkëmbyen akuza dhe ironi.

Source

Spahiu: Bllokimi i vizave amerikane do të aplikohet edhe në Europë

Vendimin e Amerikës për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar si antishqiptar dhe pa precedent në historinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Spahiu tha se emigrantët kontribuojnë dhe përfitojnë nga asistenca sociale në çdo shtet ku jetojnë, ashtu sikurse janë përfitues edhe qytetarët vendas të atij shteti.

Source

Hitaj për Bordin e Paqes: Edhe po të ishte PD në pushtet, do merrnim ftesë nga Trump

”Ftesa e Amerikës për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës nuk lidhet me emra apo parti politike, por me shtetin shqiptar”, kështu tha gazetari Arbër Hitaj, sipas të cilit, edhe nëse Partia Demokratike do të ishte në qeveri, Shqipëria do ta merrte të njëjtën ftesë. ”Nuk e shikoj vetëm për qeverinë. Shikoj një gjë të gjerë për qeverisjen e Shqipërisë që po të ishin demokratët…

Source

Prishet miqësia mes Londrimit, Klodit e Elijonës: Koha të luajmë secili për vete

Klodi, Elijona dhe Londrimi nuk e kanë më raportin si dikur. Duket se është prishur miqësia mes tyre dhe se në këtë pikë të lojës duan të ndahen nga njëri-tjetri. Klodi ka qenë i pari që është distancuar nga Londrimi dhe Elijona, kjo edhe për shkak të raporteve e keqkuptimeve me këtë të fundit. Elijona nga ana tjetër theksoi se ka qenë ajo që ka dashur të distancohet vet nga Klodi.

Source

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji

Një defekt në linjë e OST 110 kv ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë. Deri më tani janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Eefekti është i OST e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera!

Source

“Rama po kër*ënon opozitën”, Arben Malaj: Po krijon mite për të larguar vëmendjen nga përmbytjet

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj komentoi ftesën e Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, duke theksuar se kjo nuk është një nismë personale, por një ftesë shtetërore për mbi 100 vende. Për të Rama po përpiqet të krijojë mite për të larguar vëmendjen nga problemet reale brenda vendit, si përmbytjet, apo zvarritja e reformave.

Source

Trajneri i Partizanit pas ndeshjes: Fitore e merituar

Tekniku i Partizanit, Oltijon Kërnaja komentoi fitoren 2-1 ndaj Teutës. Aktivizimi i Skukës? Ndoshta duhet të ishin pak më shpejt, por duke parë se duhet të bënim presing larg, me Tomën dhe Kontreras, kishim zgjedhur një mënyrë tjetër. Në momentin e duhur, u zgjidh si duhet. Ne e kishim menduar të zbrisnim Ismailin, të bënim katërshe, të linim Koten të lirë mes linjave. Duke ditur se Teuta 4-4…

Source

Balla ironizon protestën e tkurrur të Berishës: Këta janë njëlloj sa në sallë edhe në shesh!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Foltoren e PD para Kryeministrisë, duke publikuar foto nga protesta e mbështetësve të Sali Berisha brenda dhe jashtë Kuvendit. Pamjet krahasimore të shpërndara nga Balla tregojnë një pjesëmarrje të kufizuar në protestë, si në kaosin e krijuar brenda Kuvendit, ashtu edhe në sheshin përpara kryeministrisë.

Source

Rama publikon pamjet nga transformimi i Arkivit të Filmit: Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi rrënjësor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), institucionit që ruan trashëgiminë vizuale dhe historike të Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka evidentuar rëndësinë e modernizimit të kësaj strukture, jo vetëm si investim infrastrukturor, por si një detyrim ndaj kujtesës kombëtare. “Një arkivë që ndriçon është një komb që kujton”…

Source

Mark Rutte: NATO vijon bashkëpunimin me Danimarkën dhe Groenlandën në fushën e sigurisë

”NATO do të vazhdojë bashkëpunimin me Danimarkën dhe Groenlandën për çështjet e sigurisë në rajonin e Arktikut”,-tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte. Ai është takuar me Ministrin danez të Mbrojtjes Threls Lund Poulsen dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Groenlandës Vivian Motzfeld, për të cilën tha se diskutuan për Groenlandën dhe sigurinë. “Diskutuam se sa i rëndësishëm është…

Source

Radev jep dorëheqjen si President i Bullgarisë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, njoftoi të hënën se do të japë dorëheqje, duke i nxitur thashethemet se ai do ta themelojë partinë e vet politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Radev i cili kishte mandat në këtë post kryesisht ceremonial deri në janar të vitit 2027 – tha se të martën do ta dorëzojë dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Nëse i pranohet…

Source

Ministri Salla nis nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët: Buxhet prej 5.2 miliardë lekësh

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla nisi nga Librazhdi turin e dëgjesave me fermerët në kuadër të hartimit të Skemës Kombëtare 2026, me synim ndërtimin e një skeme mbështetëse të bazuar në nevojat reale të terrenit dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla theksoi se hartimi i Skemës Kombëtare 2026 po bëhet…

Source

Partizani rikthehet te fitorja

Partizani vendosi t’i japë fund serisë së tre humbjeve radhazi në kampionat, duke triumfuar 2-1 ndaj Teutës në javën e 20-të të Kategorisë Superiore, në stadiumin “Arena e Demave”. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të, me golin e shënuar nga Rrok Toma, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi. Në pjesën e dytë, Teuta reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 80-të me golin e…

Source

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Sheshet dhe rrugët e Tiranës do të shndërrohen në tmerrin e regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Foltorja para Kryeministrisë deklaroi se kjo javë është përcaktuese për 24 Janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë. Gjatë fjalës Berisha deklaroi edhe se në Kongresin e SHBA-së këtë javë është miratuar dokumenti që nxin Ramën. Sipas tij, ky dokument frymëzohet nga guximi i protestuesve shqiptarë për të mbrojtur të vërtetat e…

Source

Foltorja para Kryeministrisë, Balliu: Ramën do ta rrëzojmë nga pushteti

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu nga Foltorja para Kryeministris, thotë se qëllimi i shqiptarëve është një dhe i vetëm, rrëzimi i Ramës nga pushteti dhe krijimi i qeverisë teknike. Balliu e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si të lidhur me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, teksa shtoi se opozita nuk lejohet të flasë dhe denoncojë në Parlament. “Se është shi, se është vapë…

Source

Bënë kaos 30 minuta në Kuvend, PD rikthehet tek Foltorja para Kryeministrisë

Seanca plenare në Kuvend këtë të hënë, u shoqërua me tensione dhe kaos për rreth 30 minuta, pasi deputetët e Partisë Demokratike ndërhynë duke bllokuar punimet parlamentare. Pas ndërprerjes së punimeve, deputetët e PD-së u larguan nga salla e Kuvendit dhe u drejtuan drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku iu bashkuan protestës së thirrur në kuadër të “Foltores” para Kryeministrisë.

Source

Jani Aliaj u vra në burgun grek, autori ka vrarë një tjetër shqiptar në gusht

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt në burgun Koridhalos në Greqi. Vrasja dyshohet të jetë porositur jashtë burgut. Autori i vrasjes së 49-vjeçarit Jani Aliaj rezulton të jetë një 28-vjeçar grek, vrasës me pagesë. Po 28-vjeçari në 18 gusht 2025 ekzekutoi 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi. Ky i fundit është vëllai i Marsel Bashimit, i përfshirë në ngjarje të rënda në Greqi…

Source

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Taulant Balla thirrje opozitës: Doni të bëjmë reformën, ejani në Komision

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha fjalën e tij në seancën e parë për 2026, tha se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj, pavarësisht veprimeve të opozitës. Po ashtu i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë për reformat ose në të kundërt mazhoranca do të vijojë punën. ”Sa i përket objektivave, dëgjojeni! Kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën, ejani!

Source

Shehaj: Socialistët janë të lumtur për letrën e Trump, por e njëjta i ka shkruar edhe diktatorit të Bjellorusisë

Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, e quajti turp ardhjen e zv.kryeministres Belinda Balluku në sallën e Parlamentit. Shehaj komentoi gjithashtu dhe letrën e presidentit Amerikan, Trump dërguar Shqipërisë për të qenë pjesë anëtare e Bordit të Paqes për Gazën, duke thënë se e njëjta i ka shkuar dhe diktatorit të Bjellorusisë. ”Vazhdon turpi në parlament. Sot ishte ulur zv…

Source

❌