Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 4



Në spektaklin e së hënës është zbuluar data e finales së Big Brother VIP Kosova 4.

Derisa edhe këtij edicioni po i vjen fundi, u mësua se finalja e madhe do të jetë më 27 shkurt.

Ata e mësuan finalen e këtij edicioni në një mënyrë krejtësisht tjetër, jashtë ambienteve të Big Brother.

Foto: YouTube

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Foto: YouTube

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto ditë për ta, pasi kanë ngelur shumë pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda. /Telegrafi/

Elijona i reagon dajës: E ke lënduar fëmijën e motrës tënde, e ke për qëllim me m’mërzit



Historia e Elijona Binakajt në Big Brother VIP Kosova 4 ka marrë vëmendje të madhe, duke u komentuar edhe jashtë.

Pas historisë, një reagim në lidhje me këtë u bë nga daja i Elijonës, për një version tjetër të ngjarjes.

Ai theksoi se në mes të babait të Elijonës dhe motrës së tij kishte pasur dhunë, edhe pse një gjë e tillë nuk u tha nga banorja.

Foto: YouTube

Elijona i reagoi ashpër duke thënë se po e lëndon vajzën e motrës së tij, ndonëse u përmbajt në të shprehur.

Pas gjithë bujës, daja i Elijonës bëri një postim tjetër, ku tërhiqet nga këto fjalë.

Reagimi i plotë i Elijonës:

“Ndjej shumë keqardhje se nënën e kam pasur shumë të mirë

Nuk e derdhi as edhe një lot, qëllimi i dajës tim është me më mërzit edhe me më bë dëm, jam munduar të mos e zhys askënd në familje edhe del daja im në vëmendje, unë nuk kam faj dhe nuk më takon me fol

Unë në rrëfimin tim flas për përjetimet mia, gjërat që i ka pasur babai dhe nëna ime nuk më takon të flas, nuk është e drejtë e imja.

Nëna ime nuk ringjallet që të flas. Jam një fëmijë që nuk më takon të flas për problemet e nënës dhe babait, unë e ruaj familjen time.

Edhe nëse daja im vendos të flas për media, e ndjen veten me përhap këto gjëra, daja im duhet me mendu dy herë se po flet për motrën e vet dhe fëmijën e motrës vet.

Mua nuk më ka munguar as dashuria e nënës as e babait dhe nuk më takon të flas për problemet e tyre.

Ti e ke lënduar fëmijën e motrës tënde”. /Telegrafi/


Elijona 'shpërthen' në lot pasi pa reagimin e dajës pas rrëfimit të saj



Zarfi i kuq në shtëpinë më të famshme në Kosovë ka qenë për banoren Elijona Binakaj.

Pasi lexoi zarfin e kuq, Elijona ka shpërthyer në lot, duke thënë se si mundet daja të dal të flet për një anëtar të familjes.

“Ndjej keqardhje se nanën e kam pas shumë të mirë, besom”.

Foto: YouTube

“Tu marrë parasyh se mami nuk është edhe gjyshja e gjyshi më kanë vdek. Edhe nuk është që jam shumë e lidht me të”, tha Elijona.

E njëjta u ndje shumë e prekur nga ky rast pasi tha se nuk i takon të flas për problemet që kanë pasur prindërit e saj.

Elijona theksoi se ka qenë e fokusuar vetëm në jetën që ka kaluar dhe nuk u përqendrua te prindërit.

Sidoqoftë, tha se nuk do që ta lëndoj askënd, edhe pse kjo ishte një goditje për të. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Ludo - Elijonës: Me fitu Klodi shkon në Mallorca me të dashurën e tij, jo me ty



Elijona Binakaj i ka reaguar ashpër Ludo Lee, pasi ky i fundit i tha se babai nuk i ka dhënë mesazh për lojë.

“Babi të dua shumë. Veç po du me thanë Ludo që s’u ardh mem dhanë mesazh si lojtare, por si mbështetës i zemrës tem”, tha Elijona.

Ndërkohë, sipas Ludos, nuk është mirë të jepen mesazhe që janë nën ndikim të emocioneve.

Dhe shtoi se nëse Klodi e fiton lojën shkon në Mallorca me të dashurën e tij, jo me Elijonën.

Kjo pasi i ati ka kërkuar të takohet vetëm me Klodin dhe Londrimin, si dy miqtë më të mirë të të bijës.

Përveç se i ka shprehur pëlqim, Elijona që nga fillimi ka qëndruar pranë Klodit dhe Londrimit.

Në debat ishte i përfshirë edhe Labinot Rexha, i cili gjithashtu i hodhi kunja Elijonës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Klodi prish raportet me Benitën - thotë se nuk ka më miqësi me të



U publikua një klip në Prime, ku tregon përplasjet mes Klodian Mihajt dhe Benita Zenës pas dasmës në Big Brother.

Kjo erdhi pasi banorja tha se e sheh Ludo Lee në finale, gjë që nuk përmendi emrin e Klodit.

Këtij të fundit i erdhi inati, ndonëse zgjodhi emrin e Elijonës për në finalen e madhe.

Ata diskutuan në spektakël dhe treguan hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.

Klodi e akuzoi Benitën se po ndikohet nga Ludo Lee dhe se nuk ka pasur pëlqim për të.

I njëjti theksoi se ka pasur një raport të mirë shoqëror, por që tani më nuk janë.

Këngëtarja u akuzua për disa veprime në dasmë, vetëm për të marrë vëmendje. /Telegrafi/

"A je gej", pyetja e Ludo Lee që e bëri Klodin nervoz e të eskalonte



Në Prime u soll edhe një klip, ku Ludo Lee bëri një deklaratë të fortë për Klodian Mihajn.

"A je gej", ka qenë pyetja që e bëri Klodin të agravonte dhe të reagonte në mënyrë të ashpër.

I njëjti në spektakël theksoi se nuk e tha në atë mënyrë, por që ka dyshime.

Foto: Instagram

"Klodi ka mbetur, nuk po del nga treshi-përsheshi. Te klipi kuptohet se ky 20 minuta bën lojë del në Prime, me lojën e çiftit shkon larg. Një mashkull se rrin me femër dhe nuk ka interes, aty unë kam dyshime. Nëse rrin me një femër të bukur si Elijona, kam dyshime. Unë i thashë më fal, a je gej. Unë e di që nuk është", u shpreh ai.

"Klodi po rri me një femër se ka shprehur pëlqim për të. Mashkull-femër nuk ka shoqëri. Nuk ka logjikë", tha në anën tjetër.

Foto: Instagram

Në këtë debat kanë ndërhyrë edhe banorët e tjerë, të cilët i dolën kundër Ludos.

Ai mori kritika të shumta për sjelljen dhe veprimet ndaj Klodianit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Labi e quan të pandershme Elijonën dhe se po hyn në mes të një çifti



Pas dasmës mes Klodianit dhe Elijonës në Big Brother, shpërtheu një debat i madh mes kësaj të fundit dhe Labinot Rexhës.

Këngëtari i hodhi akuza të shumta për lojën në këtë format, duke i thënë se nuk ka lojë, por sillet vetëm historisë së saj dhe raportit me Klodin.

Një debat i madh ndodhi edhe në Prime, ku Labi në një moment e quajti edhe të pandershme.

Foto: Instagram

"Historia jote të ka sjell këtu ku je, ti nuk ke lojë. Ti je ajo femra që e prish një çift", tha ai.

Elijona ia ktheu: "Ti e ke sjell brenda. Kur jam mbrojtur unë, ma sqaro fjalën viktimizim. Edhe më trego kur kam qarë në debate me ty. Nuk e kam përdorur moshën për pro as kundër. Asnjëherë nuk jam viktimizuar".

Foto: Instagram

Artisti shqiptar e akuzoi se po ndërhyn në lidhjen e Klodit që ka jashtë me të dashurën nga Italia.

Kjo përplasje kaloi në ofendime të mëdha dhe nuk arriti në një përfundim. /Telegrafi/


Elijona ka një kërkesë për produksionin pas dasmës me Klodin



Në spektaklin e të hënës banorët kanë ndarë emocionet e tyre për dasmën e Big Brother VIP Kosova, ku u martuan për lojë Klodi dhe Elijona.

Ata janë pyetur për ceremoninë dhe se si janë ndjerë në ato momente, ndonëse edhe u realizua në një ambient tjetër.

Klodiani nga ana tjetër u shpreh se nuk i ka rënë akoma pishman dhe se po e shijon muajin e mjaltit.

Foto: YouTube

"Si kam rënë akoma pishman", tha ai.

Elijona në anën tjetër pati një kërkesë në lidhje me dasmën, edhe pse me shaka.

"Jam duke u ndjerë shumë mirë, faleminderit publikut që na kanë zgjedhur. Dasma ka qenë shumë e mirë. A bën një CD t'i shikojmë kur të dalim me mysafirë", tha ajo.

Pas dasmës pati debate të shumta ndërmjet banorëve për lojën e tyre brenda. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Lauren Sanchez mund të vendos për aktorin e ri të James Bond



Pas blerjes së studios së filmit MGM nga kompania Amazon e Jeff Bezos, që është pronare e serisë së filmave “James Bond”, ka nisur spekulimi për ndikimin e gruas së tij, Lauren Sanchez, në zgjedhjen e aktorit të ri që do të luajë James Bond.

Sipas gazetarit britanik Rob Shuter, Sanchez do të ketë një rol kyç në zgjedhjen e aktorit.

Ajo thuhet se ka refuzuar Jacob Elordien, duke argumentuar se ai sjell shumë emocione dhe preferon një aktor që është “elegant e karizmatik".

Lauren Sanchez

Megjithatë, disa burime për Daily Mail thonë se Lauren Sanchez nuk po zgjedh aktorin e ardhshëm të Bondit.

Ndërkohë, Irish Star raporton se aktori Callum Turner është kandidati i favorizuar dhe i prirur të marrë rolin.


Pritet që xhirimet e filmit të ri të fillojnë këtë vit, ndërsa premiera është planifikuar për vitin 2027.

Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të Bondit në mbarë botën, duke ngjallur pritshmëri të madhe për të parë se cili aktor do t’i japë jetë legjendës së famshme në ekranin e madh. /Telegrafi/

Luizi flet për tragjedinë në familjen e Gjestit, tregon bisedën që shkëmbeu me babanë e tij



Luiz Ejlli ka hyrë për pak ditë në shtëpi, por tashmë ka realizuar biseda të ndryshme me banorët.

Në një bisedë me Gimbon, DJ e Gjestit, ai ka kujtuar ditën kur shkoi në varrim te vëllai i Gjestit.

I njëjti thekson se ka ngelur i habitur me babanë e Gjestit, forcën që kishte në ato momente.

Foto: TikTok

"Atë e njoh si emër, nuk jemi takuar kurrë. Atëherë më tha prit këtu se po e thërras të atin, shkoi e mori të atin dhe më tha prit këtu. I kam thënë edhe aty, kam kujtuar se jam i fortë po unë sot e pashë çka do të thotë me qenë burrë i fortë, se me qenë në vend tënd e me të mbajt këmbët, ti qofsh", u shpreh ai.

Tutje theksoi: "Unë e di i thash sa e ke dashur, por nuk e di sa je duke vuajtur sepse unë kam fëmijë vet. Dhe të arrij burri të më thotë si është Luna duke e pasur atë, është diçka e rëndë. Nuk ia uroj askujt, më ka ardhur jo keq por. Kur ndodhi thashë ah këto portalet, pse shpifin".

Edhe pse nuk e njihte atë personalisht, artisti shkodran tregon se ishte shumë e rëndë.

Vëllai i Gjestit ndërroi jetë nga një aksident me motoçikletë në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë” - pritet mobilizimi më i madh qytetar në Kosovë



Këngëtarë dhe artistë të njohur nga Kosova kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve të Kosovës që po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor në Hagë.

Përmes video-adresimeve dhe mesazheve publike, Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik, Gold AG, Visar Peja, Majkaveli, Mar1n, DJ Dagz, Bllekibllek, Alban Sejdiu, Taulant Bajraliu, Edi Kastrati, Gresa Behluli, Veli Sahiti, si dhe trupa të shumta artistësh nga qytete të ndryshme të Kosovës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen këtij marshimi, duke theksuar rëndësinë e unitetit, drejtësisë dhe respektimit të vlerave të luftës çlirimtare.

Mbështetja e artistëve i jep marshit një dimension të gjerë shoqëror dhe kulturor, duke reflektuar ndjeshmërinë e opinionit publik.

Marshi, i organizuar nga platforma Liria ka Emër me 17 shkurt, pritet të shndërrohet në mobilizimin më të madh qytetar të mbajtur ndonjëherë në Kosovë, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha komunat, diaspora, familje të dëshmorëve, të rinj, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkohë, mbështetjes për marshin “Drejtësi, jo politikë” po i bashkohen edhe kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike.

Zarf i kuq për Elijona Binakajn në Big Brother VIP



Një zarf i kuq është futur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Siç thuhet zarfi është për Elijona Binakajn dhe duket se ka të bëj me një informacion nga jashtë.

Kjo pasi pas rrëfimit për jetën pati një reagim nga daja e saj, duke dhënë një version tjetër të ngjarjes.

Foto: Instagram

Është aluduar se mund të jetë daja i saj, ndonëse mbetet për t'u parë gjatë spektaklit.

Banorët brenda nuk janë në dijeni se për kë është dhe kanë filluar menjëherë me aludime.

Pritet të shihet edhe reagimi i Elijonës dhe se çfarë do të thotë në lidhje me ngjarjen.

Sonte po ashtu do të zbulohet edhe finalja e edicionit të katërt të Big Brother. /Telegrafi/

Luizi përlotet kur dëgjon këngën e Shpat Kasapit në Big Brother



Luiz Ejlli është futur të shtunën në Big Brother VIP Albania 5 për të qëndruar vetëm pak ditë në këtë edicion.

Kjo si një konkurrent i vetëm me Artan Kolën, ndonëse banorët nuk janë në dijeni akoma.

Në ditën e sotme (e hënë) ata kanë për të kënduar së bashku, karaoke, nga një zarf që iu erdhi në shtëpi.

Foto: Instagram

Derisa u lëshua kënga e Shpat Kasapit "Kush të ndau prej meje", Luizi u pa i përlotur.

Duket se artisti u bë nostalgjik pasi i njëjti ka ndërruar jetë në fund të nëntorit.

Foto: Instagram

Shpati vdiq si pasojë e një sulmi në zemër, derisa ndodhej në Itali me familjen.

Ai ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë e komuniteti artistik. /Telegrafi/

Klodi: Veç pse dy femra kanë shprehur pëlqim për mua, unë s’e kam tradhtuar të dashurën



Konkurrenti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova 4, Klodian Mihaj, ka folur për të dashurën e tij që e ka jashtë.

Ai tha se të dashurën e ka aktore, dhe ia kupton situatën në të cilën ndodhet për shkak të bujës që u bë nga dasma.

“Veç pse dy femra kanë shpreh pëlqim për mua, unë s’e kam tradhtuar të dashurën time”, u shpreh ai.

Foto: YouTube

"A di ndonjë gjë për të dashurën time, sido që të jetë edhe me u prek e kupton. Unë nuk i kam shpreh, e kupton situatën në të cilën jam", tutje shtoi.

Ky debat u shkaktua pasi u organizua një dasmë në Big Brother, ku u martua Klodi me Elijonën.

E në anën tjetër, Benita gjithashtu ka shprehur pëlqim për të, duke ia konfirmuar ndjenjat.

Mbetet për t'u parë se si do të jetë raporti i Klodit jashtë shtëpisë së famshme dhe nëse e dashura po e pret akoma. /Telegrafi/

Ermal Mamaqi: Humori im lindi nga dhimbja në familje, bëja humor për të qetësuar gjakrat



Ermal Mamaqi ka ndarë një rrëfim personal në “Grida Duma Podcast”, ku tregon se humori që e ka bërë një nga figurat më të dashur për publikun shqiptar, ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.

“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

Aktori dhe moderatori i njohur rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira.

Foto: YouTube

“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, tregoi mes tjerash.

Mamaqi ka folur edhe për marrëdhënien me fëmijët e tij, si baba i një djali dhe një vajze.

I njëjti zbuloi shumë gjëra si nga karriera profesionale ashtu edhe nga ajo personale. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kate Middleton dhe Princi William shprehin mbështetje për viktimat e Epstein



Kate Middleton dhe Princi William kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për viktimat e Jeffrey Epstein, duke reaguar për herë të parë ndaj zbulimeve të fundit që dolën në dritë pas publikimit të një sërë dokumentesh të reja.

Çifti mbretëror tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga informacionet tronditëse që vazhdojnë të dalin në publik.

“Mund të konfirmoj se Princi dhe Princesha janë thellësisht të shqetësuar nga këto zbulime. Në këtë moment, mendimet dhe mbështetja e tyre janë me viktimat”, deklaroi zëdhënësi i Pallatit Kensington.

Foto: Reuters

Kjo shënon herën e parë që William dhe Kate flasin hapur për skandalin që ka përfshirë edhe xhaxhanë e Princit William, Andrew Mountbatten-Windsor, i cili është përballur me hetime dhe akuza për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Heshtja e mëparshme e familjes mbretërore kishte ngjallur kritika të shumta, ndaj ky reagim po shihet si një hap i rëndësishëm.

Ndërkohë, në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, Princi Edward u bë anëtari i parë i familjes mbretërore që foli publikisht për zhvillimet e fundit që lidhen me Epstein, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe transparencë.

Burime pranë Pallatit Kensington bëjnë të ditur se Princi dhe Princesha e Uellsit po e ndjekin situatën me vëmendje të madhe dhe se qëndrimi i tyre reflekton angazhimin e vazhdueshëm për drejtësi dhe mbështetje ndaj viktimave. /Telegrafi/

Foto: Netflix

Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big Brother



Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është rikthyer në shtëpinë e famshme.

Ai u bë një konkurrent i vetëm me Artan Kolën, por për vetëm pak ditë, ndonëse banorët e tjerë nuk janë në dijeni.

I njëjti krijoi një atmosferë krejtësisht tjetër me batutat e situatat që zhvilloi këto ditë.

Foto: TikTok

Megjithatë, për kaq pak kohë atij i erdhi një dron, duke i treguar se nuk ka një të dytë si ai.

"Mirëmëngjes i zoti i shtëpisë", thuhej në dronin për Luizin.

Foto: TikTok

Krahas kësaj, artisti shkodran i ka dhënë këshilla banorëve e gjithashtu i ka ngacmuar në disa gjëra.

Sido që të jetë, hyrja e tij rrëmbeu vëmendje të madhe dhe një nostalgji për kohën kur ishte brenda. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Gjithmonë kemi qenë familje", Kim Kardashian flet për raportin me Kanye West



Kim Kardashian ka folur hapur për marrëdhënien e saj aktuale me ish-bashkëshortin Kanye West, duke theksuar se pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre, ata do të jenë gjithmonë 'familje' për hir të katër fëmijëve të tyre.

Kim dhe Kanye u divorcuan pas shtatë vitesh martesë, një periudhë e shoqëruar me polemika të shumta nga ana e Kanyes, përfshirë deklarata antisemitike dhe sjellje kontroverse.

Kohët e fundit, ai ka kërkuar falje publike për veprimet e tij.

Kim dhe Kanye

Kim, ndërkohë, ka vazhduar jetën e saj personale dhe profesionale, duke u përfolur së fundmi për një lidhje me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Megjithatë, ajo ka treguar se bashkë-prindërimi me Kanyen është përmirësuar ndjeshëm.

Gjatë një udhëtimi në Aspen, Kim postoi një video në TikTok ku shfaqej me çizme nga marka Yeezy e Kanyes, duke e vlerësuar publikisht dizajnin.

Në një intervistë për Complex, ajo tha se mbështetja e saj për Kanye vjen nga dëshira për të ruajtur paqen dhe dashurinë në familje.

Ajo theksoi se komunikimi mes tyre është i domosdoshëm për të marrë vendime të mira për fëmijët: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Kim pranoi se ndonjëherë duhet të jetë mbrojtëse, por gjithmonë përpiqet të vendosë interesin e fëmijëve mbi konfliktet personale.

Sipas mediave, Kim dhe Kanye kanë lënë pas tensionet gjatë Krishtlindjeve, duke treguar një afrimitet dhe bashkëpunim më të mirë si prindër. /Telegrafi/

“Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur” - nëna dërgon një letër për Ina Aderin



Nëna e Ina Aderit ka dërguar një letër në emisionin “Fan Club”, e cila u lexua nga moderatorja Kiara Tito.

Në mesazhin e saj, ajo shprehet se nuk ka nevojë të flasë me zë të lartë, pasi 'mjafton zemra'.

Në letër, nëna e banores thekson se vajza e saj është pikërisht ashtu siç e ka rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë e dobësi.

Foto: YouTube

Në fund të mesazhit, i bën thirrje publikut që të tregojë kujdes me fjalët dhe gjykimet, duke kujtuar se pas çdo banori që shfaqet në ekran qëndron një familje që i shikon të gjitha.

Letra e plotë:

“Si nënë, sot nuk kam nevojë të flas me zë të lartë.

Mjafton zemra. Vajza ime është aty brenda siç e kam rritur, e vërtetë, me gabime, me ndjenja, me forcë dhe me dobësi.

Jo perfektë, por njerëzore.

Dhe për mua kjo ka qenë gjithmonë mjaft.

Publikut dua ti them vetëm kaq, pas çdo banori ka një familje që ndjen, pret dhe lutet.

Pas vajzës sime jam unë, një nënë që mëson se mirësia, durimi dhe karakteri nuk humbasin kurrë edhe kur sprovohen.

Faleminderit kujtdo që e sheh me zemër të hapur, që e mbështet dhe që e kupton se kjo është një lojë por njerëzit brenda saj janë të vërtetë.

Ju faleminderit”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"I pengon fakti që nuk është në vëmendje" - plasin debatet në dasmën e Klodit dhe Elijonës



Benita Zena ka shpërthyer në lot në dasmën e Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt.

Në një moment ajo i dha edhe çelësin e dashurisë Klodit, për t'ia bërë me dije se ka ndjenja.

Kjo situatë nuk kaloi pa reagime e situata nga banorët e tjerë të pranishëm në dasmë.

Një reagim të fuqishëm e bëri edhe nusja, e cila i tha se po e bën pasi nuk është në qendër.

"Po i pengon fakti që nuk është në qendër të vëmendjes", u shpreh Elijona.

Edhe nga të tjerët mori kritika, duke i dhënë komente për lojën që ka zhvilluar deri më tani.

"Për qendër të vëmendjes nuk kam nevojë, nuk nxjer lot false unë", iu drejtua Benita. /Telegrafi/

❌