Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rinumërimi: Qindra vota dallim te disa kandidatë të PDK-së e VV-së në Malishevë

‘Hajni’ masive të votave po del se ka pasur edhe në Malishevë. Më shumë te kandidatët e PDK-së, e më pak te disa të VV-së.

Në PDK, Gazmend Maliqajt i kanë dalur deri më tash 878 vota më pak.

Adnan Thaqit 689 vota më pak, Fetah Paçarizit 609 vota më pak dhe Hajdar Beqës 238 vota më pak.

Kurse në VV, Valon Hotit i kanë dalur 278 vota më pak, dhe Gani Krasniqit 270 vota më pak.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi: Qindra vota dallim te disa kandidatë të PDK-së e VV-së në Malishevë appeared first on Sinjali.

Prokuroria del me detaje: Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë në Merdare, arrestohen tre persona të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të suksesshëm kundër trafikimit të narkotikëve, duke konfiskuar mbi 76 kilogramë substancë të dyshuar narkotike dhe arrestuar tre persona të dyshuar.

Operacioni i koduar “Bregdeti”, pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka rezultuar me ndalimin e një kamioni me targa vendore më 21 janar 2026 rreth orës 23:00, afër pikëkalimit kufitar në Merdare. Gjatë kontrollit të kamionit që drejtohej nga i dyshuari H.S., janë gjetur 68 paketime me marihuanë, me peshë të përgjithshme 76 kilogramë e 800 gramë.

Me urdhër të gjykatës, është kryer edhe kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, ku janë sekuestruar një armë zjarri me pesë fishekë, dy vetura, një kamion, një telefon celular dhe 2,950 euro para të gatshme.

Në vazhdim të operacionit, më 22 janar 2026, Policia ka bastisur edhe dy lokacione të tjera në fshatin Godishnjak të Podujevës, shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë. Gjatë kontrolleve janë gjetur katër paketime me marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë, dy vetura, dy telefona celularë, materiale për paketimin e narkotikëve, si dhe një armë gazi e modelit “Sig Sauer”.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria del me detaje: Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë në Merdare, arrestohen tre persona të dyshuar appeared first on Sinjali.

SHBA dhuron skaner për Doganën e Kosovës, do të vendoset në pikën kufitare në Merdare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.

Ky mjet do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe verifikimin e kamionëve, mauneve dhe veturave që mund të jenë të dyshuara për kontrabandë ose veprimtari të tjera të kundërligjshme.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Vendosja e skanerit pritet të përshpejtojë procedurat doganore dhe të përmirësojë sigurinë në pikat kufitare të Kosovës, duke rritur kapacitetet për kontrollin e mallrave dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA dhuron skaner për Doganën e Kosovës, do të vendoset në pikën kufitare në Merdare appeared first on Sinjali.

Policia e Kosovës dhe KFOR forcojnë gatishmërinë operacionale përmes ushtrimit “Incident Command Walkthrough”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me ushtarë nga Batalioni Manovrues i Komandës Rajonale–Lindje të misionit të udhëhequr nga KFOR/NATO, ka realizuar një ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi dhe avancimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe forcimi i metodave të koordinuara të reagimit. Ky aktivitet synon të sigurojë një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe një përgjigje të shpejtë e efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.

Angazhime të tilla të përbashkëta dëshmojnë profesionalizmin, koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të përmbushjes së misionit të përbashkët për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës vlerëson lart angazhimin dhe mbështetjen e të gjithë partnerëve të saj, të cilët kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme në avancimin profesional dhe operacional të Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Kosovës dhe KFOR forcojnë gatishmërinë operacionale përmes ushtrimit “Incident Command Walkthrough” appeared first on Sinjali.

Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Davos të Zvicrës.

Sipas BBC, Zelensky do të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në orën 14:30 sipas orës lokale (13:30 GMT).

Ndryshe, Trump sugjeroi se zgjidhja e çështjes së Ukrainës do të vijë ‘së shpejti’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump dhe Zelensky fillojnë takimin në Davos appeared first on Sinjali.

Konfiskimi i narkotikëve në Podujevë, Policia e quan “aksion të suksesshëm” – nuk tregon më shumë për rastin

Tre persona janë arrestuar sot në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të narkotikëve, ndërsa Policia e Kosovës dyshohet se ka konfiskuar rreth 80 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se arrestimi është bërë pas një operacioni të koordinuar policor, i cili ka ardhur si rezultat i hetimeve disa-javore.

Të dyshuarit, janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Policia e Kosovës, pa dhënë shumë detaje për aksionin.

“Ju konfirmoj se një aksion i suksesshëm është realizuar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë dhe për detaje se shpejti do te njoftoheni nga kompetentet me komunikate për media”, tha Daut Hoxha, zëdhënësi i policisë së Kosovës për Gazetën Sinjali.

https://sinjali.com/arrestohen-tre-persona-ne-podujeve-konfiskohen-90-kg-marihuane

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfiskimi i narkotikëve në Podujevë, Policia e quan “aksion të suksesshëm” – nuk tregon më shumë për rastin appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se vrau nënën në Dragash, urdhërohet edhe ekzaminimi psikiatrik

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar një muaj paraburgim 30 vjeçarit Ferzidin Boza, i cili dyshohet se e ka vrarë nënën e tij, dje në Restelicë të Dragashit.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se  është kryer vepra, brenda ambientit familjar, dhe duke marrë parasysh vendosmërinë e  të pandehurit për të kryer veprën, me anë të ushtrimit të dhunës dhe ngufatjes ndaj  anëtarit të familjes, andaj në këtë fazë caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje në njoftim thuhet se ndja tij do të urdhërohet edhe ekzaminim psikiatrik.

“Gjithashtu duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurit, i dënuar më herët për vepra të ngjashme ku palë e dëmtuar ka qenë pikërisht viktima  T.B., si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës penale, ndaj të pandehurit do të urdhërohet ekzaminimi psikiatrik, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktim I paraburgimit është i domosdoshëm për të siguruar prezencën e tij në procedurën hetimore e cila është në fazën fillestare”.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore. Gjithashtu Gjyqtarja e procedurës paraprake, me datë 22.01.2026, ka lëshuar URDHËR, për QKUK-në, Institutin e forenzikës psikiatrike të kryejë ekzaminim psikiatrik, në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur, por jo më gjatë se afati prej dy (2) javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës. Dhe pas kryerjes së ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, ti dorëzohet Prokurorinë Themelore Prizren, dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se vrau nënën në Dragash, urdhërohet edhe ekzaminimi psikiatrik appeared first on Sinjali.

Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Rama për nënshkrimin në Bordin e Paqes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka autorizuar sot Kryeministrin Edi Rama për të nënshkruar marrëveshjen e aderimit të Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, një iniciativë ndërkombëtare për promovimin e stabilitetit dhe paqes në zonat e konfliktit.

Bordi ndërkombëtar synon të promovojë stabilitetin, rivendosjen e qeverisjes së ligjshme dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në territore të prekura nga konflikti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Rama për nënshkrimin në Bordin e Paqes appeared first on Sinjali.

SHBA zbulon “Master Planin” për Gazën, publikohen hartat, dhëndri i Trump: Janë gjëra të realizueshme

Dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner, i cili ishte kyç në ndërmjetësimin e planit të paqes për Gazën, ka folur për planin në Gaza, në Davos.

Ai ka zbuluar një “Master Plan” për të ardhmen e Gazës, ndërsa shfaqet harta e mëposhtme.

“Njerëzit na pyesin cili është plani ynë B”, thotë Kushner.

“Ne nuk kemi një plan B, kemi një plan. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje. Të gjithë jemi të përkushtuar për ta bërë atë marrëveshje të funksionojë, raportoSky News.

“Ka një plan master. Do ta zbatojmë me faza në Lindjen e Mesme. Ata ndërtojnë qytete si këto, e dini, për dy apo tre milionë njerëz. I ndërtojnë këto brenda tre vitesh. Pra, gjëra të tilla janë plotësisht të realizueshme nëse e bëjmë të ndodhë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA zbulon “Master Planin” për Gazën, publikohen hartat, dhëndri i Trump: Janë gjëra të realizueshme appeared first on Sinjali.

Themelohet Bordi i Paqes, Trumpi zotohet të punojë bashkë me OKB-në

Është themeluar të enjten në Davos të Zvicrës Bordi i Paqes i formuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. 

Bordi është nënshkruar nga dhjetëra shtete, teksa kanë munguar aleatët kryesorë perëndimor të SHBA-së. 

Trumpi ka thënë pas nënshkrimit se dëshiron që “Bordi i Paqes” i tij të punojë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, edhe pse kritikoi OKB-në për dështimin në përmbushjen e potencialit të saj.

“Sapo ky bord të formohet plotësisht, ne mund të bëjmë pothuajse çfarë të duam të bëjmë, dhe do ta bëjmë në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara”, ka thënë ai në Davos. 

“Gjithmonë kam thënë se Kombet e Bashkuara kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë përdorur, por kanë një potencial të jashtëzakonshëm”, ka shtuar ai.

Trumpi kishte sugjeruar më parë se “Bordi i Paqes”, të cilin ai e ka formuar  kryesisht për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës, “mund” përfundimisht të zëvendësojë OKB-në. Por të enjten ai tha se donte që të dyja të punonin në kombinim, duke pretenduar se kjo mund të rezultonte në “diçka shumë, shumë unike për botën”.

Megjithatë, ai foli ashpër për performancën aktuale të OKB-së, duke pretenduar se ajo kishte luajtur pak rol në ndërmjetësimin e konflikteve që Trumpi i numëron midis të ashtuquajturave luftëra që ai beson se i ka përfunduar.

“Për tetë luftërat që i kam përfunduar, nuk kam folur kurrë me Kombet e Bashkuara, asnjërën prej tyre”, tha Trump. “Ata u përpoqën, mendoj, dhe disa prej tyre, por nuk u përpoqën mjaftueshëm”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Themelohet Bordi i Paqes, Trumpi zotohet të punojë bashkë me OKB-në appeared first on Sinjali.

Presidentja Osmani një nga nënshkrueset e Bordit të Paqes me Presidentin Donald Trump

Përmes një fjalimi dhe mbledhje me disa prej anëtarëve themelues, presidenti amerikan Donald Trump ka themeluar Bordin e Paqes.

Ceremonia e themelimit është nënshkruar nga përfaqësuesit e shteteve veç e veç, mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ja lista e vendeve që kanë pranuar ftesën për t’u bashkuar me Bordin.

Në këtë listë përfshihen: Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahreini, Bjellorusia, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Maroku, Pakistani, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.

Ndërkohë, këto janë vendet që nuk do t’i bashkohen, të paktën për momentin: Franca, Norvegjia, Sllovenia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Vende të tjera janë ftuar gjithashtu, por ende nuk janë zotuar nëse do të marrin pjesë apo jo: Kamboxhia, Kina, Kroacia, Gjermania, India, Italia, krahu ekzekutiv i BE-së, Paraguai, Rusia, Singapori, Tailanda dhe Ukraina.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidentja Osmani një nga nënshkrueset e Bordit të Paqes me Presidentin Donald Trump appeared first on Sinjali.

Asnjë aleat nga Evropa Perëndimore në ceremoninë e Bordit të Paqes të Trumpit

Ceremonia e nënshkrimit të “Bordit të Paqes” nga presidenti Donald Trump ka paraqitur përfaqësues nga më pak se 20 vende, dhe asnjë nga aleatët tradicionalë të Evropës Perëndimore të SHBA-së.

Kombet e përfaqësuara në skenë në Davos anojnë shumë nga Lindja e Mesme dhe Amerika e Jugut, me udhëheqës nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina dhe Paraguai midis atyre që morën pjesë.

“Jemi vërtet të nderuar nga prania juaj sot”, ka thënë Trumpi, duke iu referuar atyre si “në shumicën e rasteve udhëheqës shumë të popullarizuar, në disa raste jo aq të popullarizuar”.

Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve është më pak se afërsisht 35 që një zyrtar i lartë i administratës parashikoi për gazetarët në fillim të kësaj jave. 

Dhe nuk përfshinte asnjë komb të Evropës Perëndimore, disa prej të cilëve kanë ngritur shqetësime mbi idenë e një bordi të dedikuar për paqen që mund të përfshijë kundërshtarë si Rusia aktualisht në luftë me një nga aleatët e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Asnjë aleat nga Evropa Perëndimore në ceremoninë e Bordit të Paqes të Trumpit appeared first on Sinjali.

“I kam dhënë fund 8 luftërave”, Trump në Davos: Një vit më parë bota po digjej, kemi bërë më mirë se çdokush tjetër

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur në ditën e dytë në Davos në Forumin e Ekonomisë.

Ai u shpreh se si president i SHBA-së, i ka dhënë fund 8 luftërave në botë dhe se po bën më mirë, se çdokush para tij.

“Si President i kam dhënë fund 8 luftërave. Një vit më parë, bota ishte në flakë. Në Nigeri të krishterët po vriteshin. Një nga sukseset më të mëdha është që kemi rindërtuar ushtrinë. Vendi ynë s’ka bërë ndonjëherë më mirë. Në punën tonë, çdo gjë është më mirë se kurrë më parë. Po shohim numra që s’i kemi parë kurrë më parë. Kam ndaluar pushtimet dhe kartelet e drogës.

Kemi padyshim ushtrinë më të fuqishme në botë. Kemi kapur diktatorin Nicolas Maduro dhe njerëzit në Venezuelë janë shumë të lumtur. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me lideren e re të Venezuelës. Po shkon çdo gjë shumë mirë”, tha ndër të tjera Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “I kam dhënë fund 8 luftërave”, Trump në Davos: Një vit më parë bota po digjej, kemi bërë më mirë se çdokush tjetër appeared first on Sinjali.

Fillon takimi i Bordit të Paqes, pjesëmarrëse edhe Osmani

Në Davos ka nisur takimi mes të ftuarve nga presidenti Donald Trump, për të qenë pjesë e nisjes së iniciativës së tij “Bordi i Paqes”.

Në mesin e liderëve nga shumë vende të botës, është edhe presidentja Vjosa Osmani.

Trump aktualisht është duke e mbajtur fjalimin e tij hapës të takimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fillon takimi i Bordit të Paqes, pjesëmarrëse edhe Osmani appeared first on Sinjali.

Gucati beson se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Kryetari i OVL-UÇK’së, Hysni Gucati beson që ish-krerët e UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm, duke theksuar se beson që drejtësia nuk do të jetë selektive e politike.

“Unë besoj më 16-17 do të jemi në Hagë, do t’i dëgjojmë katër bashkëluftëtar tanë. Besojmë që do të jemi atje, nëse na lejohet, i kemi bërë kërkesa para dy dite, besoj që do të na lejohet të marrim pjesë. Unë besoj dhe dua të besoj fuqishëm ata do të dalin të pafajshëm. Se besoj që drejtësia do të jetë drejtësi politike apo selektive, do të jetë një drejtësi e mirëfilltë evropiane”, tha Gucati, pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Gucati ka bërë të ditur edhe se do të marrin pjesë në protestën e 17 shkurtit që është thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, e ku do të bëhet thirrje për drejtësi ndaj çlirimtarëve.

“Mua më vjen keq kjo pyetje që ma bërët, është me spec. Qysh nuk marr pjesë bre unë dhe gjithë shokët. Ne marrim pjesë në protesta. Ne nuk jemi këshill organizativ, kemi thënë me kohë, arsyet dihen pak a shumë, a në protestë do të marrim pjesë. Unë vetë kam vuajtur burgun edhe i kemi shokët, i kemi njerëzit që kanë luftuar”, tregoi Gucati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gucati beson se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm appeared first on Sinjali.

Ambasadori gjerman shkon në veri, i takon kryetarët e rinj

Ambasada gjermane në Kosovë ka thënë se janë të gatshëm që të shqyrtojnë me të gjitha komunat në Kosovë ide për nxitjen e rritjes ekonomike dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe,

Ambasadori Rainer Rudolph dhe zv/ambasadori Christian Bottcher kanë vizituar katër komunat veriore- Leposaviqin, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Mitrovicën e Veriut.

“Një shkëmbim i frytshëm me kryetarët e sapozgjedhur të komunave dhe ekipet e tyre mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e ardhshme.”

Po ashtu, ata kanë vizituar Manastirin e Vodës Hyjnore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori gjerman shkon në veri, i takon kryetarët e rinj appeared first on Sinjali.

Me ftesë të Trumpit, Osmani arrin në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur në Davos të Zvicrës ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Ajo tha se atje shkoi me ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes ku Kosova u ftua të bëhet anëtare themeluese e këtij bordi.

“Mirëmëngjesi nga Davos, ku jemi me ftesë të Presidentit Trump, në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes”, shkroi Osmani krahas një videoje të saj duke arritur në forum.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Me ftesë të Trumpit, Osmani arrin në Davos për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes appeared first on Sinjali.

Britania bojkoton ceremoninë e Bordit të Paqes, shkak përfshirja e Putinit

Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Bordit të Paqes për Gazën sot për shkak të “shqetësimeve se presidenti rus Vladimir Putin është pjesë e diçkaje që flet për paqen”, ka njoftuar Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar dhjetëra udhëheqës botërorë që t’i bashkohen iniciativës së tij “Bordi i Paqes”.

Ndërsa bordi fillimisht u krijua për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, tani ai është shndërruar në diçka shumë më ambicioze, shkruan skynews.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Britania bojkoton ceremoninë e Bordit të Paqes, shkak përfshirja e Putinit appeared first on Sinjali.

Pas Venezuelës, SHBA tani sytë kah Kuba – Trump kërkon rrëzimin e regjimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, synon të largojë udhëheqjen e Kubës dhe po kërkon në mënyrë aktive njerëz të brendshëm të qeverisë në Havana, të cilët janë të gatshëm të bëjnë një marrëveshje me Uashingtonin për të “rrëzuar regjimin komunist”, sipas një raporti në The Wall Street Journal.

Gazeta amerikane, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, raportoi se administrata Trump nuk ka një “plan konkret” për Kubën, por se arrestimi i presidentit venezuelan Nicolas Maduro nga ushtria amerikane “u la pas si një plan dhe një paralajmërim për Kubën”.

Një zyrtar amerikan i tha gazetës se janë mbajtur takime me të mërguarit kubanë dhe grupet civile në Miami dhe Washington, në një përpjekje për të identifikuar një zyrtar qeveritar në Kubë i cili mund të “dëshirojë të arrijë një marrëveshje”.

Trump gjithashtu e ka kërcënuar drejtpërdrejt Kubën, duke shkruar në platformën e tij Truth Social në fillim të këtij muaji: “Unë sugjeroj fuqimisht që ata të bëjnë një marrëveshje, PARA SE TË JETË SHUMË VONË.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas Venezuelës, SHBA tani sytë kah Kuba – Trump kërkon rrëzimin e regjimit appeared first on Sinjali.

Vendos gjykata, 1 muaj paraburgim ndaj Arianit Sllamnikut

Gjykata Themelore e Gjilanit ia ka caktuar një muaj paraburgim Arianit Sllamnikut.

Lajmin e ka konfirmuar Sabit Shkodra, zëdhënësi i Themelores në Gjilan.

Sllamniku dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Vendos gjykata, 1 muaj paraburgim ndaj Arianit Sllamnikut appeared first on Sinjali.

❌