Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, dhe ambasadorja në Malin e Zi, Karen Reinke, kanë përfunduar mandatet e tyre, duke lënë pas një trashëgimi të bashkëpunimit të ngushtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve dhe SHBA-ve.
Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski, Ambasadorja Aggeler theksoi rëndësinë e rolit të vendit si një partner i besueshëm në avancimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta.
“Gjatë takimit të saj lamtumirës me Ministrin Timco Mucunski, Ambasadorja Aggeler e falënderoi ministrin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë mandatit të saj. Ajo theksoi rolin e Maqedonisë së Veriut si një partner i besueshëm në avancimin e marrëdhënieve tona ekonomike, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta”, thuhet në postimin e Ambadadës Amerikane në Shkup.
Ndërkohë, ambasadorja Reinke zhvilloi takime lamtumire me udhëheqësit më të lartë të Malit të Zi, duke përfshirë Presidentin Jakov Milatović dhe Zëvendëskryeministrat Ervin Ibrahimović, Filip Ivanović dhe Nik Gjeloshajn. Ajo theksoi partneritetin e ngushtë mes dy vendeve dhe SHBA-së gjatë mandatit të saj.
“Ambasadorja Reinke zhvilloi takime lamtumire me Presidentin Jakov Milatović dhe Zëvendëskryeministrat Ervin Ibrahimović, Filip Ivanović dhe Nik Gjeloshaj, teksa përfundon mandatit e saj në Malin e Zi, duke theksuar partneritetin e forte mes SHBA-ve dhe Malit të Zi”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Podgoricë./kb
Reshjet intensive të shiut, që shoqëruan fillimin e këtij viti të ri, sollën problematika në disa qarqe të vendit, duke sjellë përmbytje të shumë banesave, tokave bujqësore apo vështirësi në qarkullim në disa qarqe të vendit.
Për një pasqyrë më të plotë të bilancit të pasojave, masat e marra gjatë këtyre ditëve të vështira, por edhe mësimet e nxjerra për përmirësimin e përballimit të emergjencave në të ardhmen, gazetarja Oliana Maloku ka zhvilluar një intervistë ekskluzive për Tv Klan me Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.
Haki Çako shpjegon se situata e përmbytjeve është ende e ndjeshme, por momentalisht vendi ndodhet në fazën e menaxhimit. “U bënë thuajse një javë që ka përmbytje, për shkak të reshjeve, duke bërë që të fryhen lumenjtë në vend. Qarqet më problematike janë Shkodra, Lezha dhe Fieri, ku ka ujë në toka bujqësore dhe në oborre të banesave të qytetarëve”, tha Çako për Tv Klan.
Ai theksoi se Durrësi po kalon tashmë në fazën e rehabilitimit, ndërsa për lumin Seman, u shpreh se niveli i lartë i ujit ka shkaktuar çarje të argjinaturës. “Për shkak të mbingarkesës, ka pasur çarje në argjinaturë, ku është ndërhyrë gjatë gjithë natës, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve”, tha Haki Çako.
Çako gjithashtu shtoi se bilanci i plotë i dëmeve do të bëhet në ditët në vijim, pas raportimeve të bashkive. “Do të vlerësohen dëmet nga përmbytjet. Bashkitë do të nxjerrin përfundimet, për bilancin total të përmbytjeve. Bilanci do të dalë pas kalimit të situatës së rëndë të përmbytjeve.”
Ai nënvizoi gjithashtu se Shqipëria është një vend i ekspozuar ndaj përmbytjeve, dhe megjithëse janë bërë investime të rëndësishme për hapjen e kanaleve dhe ndërtimin e hidrovoreve, kjo nuk mjafton për të përballuar intensitetin e reshjeve të ditëve të fundit. “Intensiteti i reshjeve ka kaluar thuajse çdo parashikim, edhe pse kemi punuar në maksimalisht”, tha Çako.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile theksoi se të gjitha institucionet kanë funksionuar mbi bazë të protokolleve të Emergjencave Civile dhe se Agjencia ka qenë në kontakt të vazhdueshëm për të monitoruar situatën dhe parashikimet e motit. “Mekanizmi ynë është në përputhje me atë të Mbrojtjes Civile Europiane”, përfundoi Çako, duke shprehur optimizëm për përmirësimin e motit gjatë 10 ditëve të ardhshme./kb
Pekini ka bërë të ditur se pozicioni i Kinës kundër imponimit të tarifave është i qartë. Sipas zëdhënësit të ambasadës kineze në Uashington, luftërat tregtare nuk nxjerrin fitues.
“Pozicioni i Kinës kundër imponimit të pakufizuar të tarifave është i qëndrueshëm dhe i qartë. Luftërat tarifore dhe luftërat tregtare nuk kanë fitues, dhe shtrëngimi e presioni nuk mund të zgjidhin problemet. Ne kundërshtojmë fort çdo sanksion të paligjshëm unilateral dhe juridiksion me krah të gjatë, dhe do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona legjitime”, shkroi në rrjetin social ‘X’ zëdhënësi i ambasadës kineze në Uashtington.
Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të Donald Trump ditën e hënë ku ai tha se “çdo vend që bën biznes me Republikën Islamike të Iranit do të paguajë tarifë 25% në çdo biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky urdhër është përfundimtar dhe e pakthyeshëm.”
Ai e bëri të ditur në platformën e tij “Truth Social”, duke e bërë efektive menjëherë.
Ky veprim synon të rrisë presionin mbi Teheranin në mes të protestave masive kundër regjimit, ku raportohet se qindra demonstrues janë vrarë nga forcave të sigurisë.
Kina është partneri kryesor tregtar i Iranit (sidomos në blerjen e naftës, shpesh përmes ndërmjetësve), duke eksportuar miliarda dollarë mallra drejt Iranit çdo vit./kb
UNESCO ka propozuar një projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, i cili po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga dominimi i shkrimit digjital dhe përdorimi masiv i tastierave dhe ekraneve.
Ekspertët theksojnë se shkrimi tradicional me dorë nuk është vetëm një aftësi e fituar, por një element thelbësor antropologjik në zhvillimin njerëzor. Megjithatë, me përhapjen e teknologjisë, kjo praktikë po zëvendësohet gradualisht nga shkrimi digjital, ndërsa mësimdhënia e bukurshkrimit ka humbur rëndësinë e saj në shumë sisteme arsimore.
Mësuesja e ciklit fillor, Mimoza Xhindi, shprehet se teknologjia ka ndikuar ndjeshëm në rënien e cilësisë së shkrimit te fëmijët.
“Ka humbur sensi i shkrimit të bukur. Dikur bënim diktim çdo ditë nga klasa e parë deri në të pestën. Sot fëmijët po humbasin sensin e formimit të duhur në shkollë. Mësuesit duhet të paktën 10 minuta në ditë t’u kushtojnë bukurshkrimit, sepse shkrimi tregon identitetin dhe kulturën njerëzore”, thotë ajo.
Sipas saj, projekti i UNESCO-s është një hap i domosdoshëm për ruajtjen e shkrimit me dorë, duke theksuar se teknologjia ofron informacion, por nuk e zëvendëson procesin e të menduarit dhe formimit përmes shkrimit tradicional.
Edhe mësuesja tjetër e ciklit fillor, Entela Bicja, nënvizon rëndësinë e shkrimit me dorë në procesin mësimor.
“Kur jap projekte, kërkoj që informacioni të përzgjidhet dhe të shkruhet me dorë. Kjo ndihmon që njohuritë të ruhen më gjatë në kujtesën e fëmijëve dhe zhvillon aftësitë motorike”, shprehet ajo.
Sipas mësuesve, shkrimi me dorë ka edhe një lidhje emocionale më të fortë krahasuar me shkrimin mekanik në tastierë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në formimin intelektual dhe kulturor të fëmijëve/kb
Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Virtuale në Teheran kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë në Iran, duke i nxitur ata të “largohen menjëherë” për shkak të protestave në rritje në të gjithë vendin, dhunës dhe mbylljes së internetit.
Paralajmërimi u lëshua të hënën, ndërsa Irani hyri në javën e tretë të demonstratave antiqeveritare, me qindra të vdekur dhe mijëra arrestime, sipas grupeve të të drejtave të njeriut dhe mediave. Kjo thirrje urgjente për t’u larguar nga Irani nxjerr në pah rreziqet në rritje mes trazirave të vazhdueshme civile në vendin e Lindjes së Mesme, shkruan A2 CNN.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasadë ose konsullatë në Iran.
Ambasada zvicerane në Teheran ofron vetëm shërbime emergjente dhe asistenca e rregullt konsullore nuk është e disponueshme. Shtetasit e ndaluar amerikanë, veçanërisht ata me shtetësi të dyfishtë, rrallë marrin ndihmë nga jashtë.
Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësi të ndryshme diplomatike me Iranin, ndërkohë që po shqyrton edhe një sulm ushtarak për të penguar udhëheqësit iranianë të vrasin më shumë protestues. Pentagoni, raporton Nju Jork Times, po i paraqet Trump një gamë më të gjerë opsionesh sulmi sesa është raportuar më parë, raporton A2 CNN.
Objektivat e mundshëm përfshijnë programin bërthamor të Iranit, me veprime që do të shkonin përtej sulmeve ajrore amerikane që e shënjestruan atë në qershor, dhe vendet e lëshimit të raketave balistike, sipas një zyrtari amerikan.
Megjithatë, opsionet më të mundshme, sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, do të ishin një sulm kibernetik ose një sulm ndaj aparatit të sigurisë së brendshme të Iranit, i cili po përdor forcë vdekjeprurëse kundër protestuesve. Çdo sulm i pritshëm mund të provokojë një hakmarrje të fortë nga Irani. Trump pritet të informohet mbi opsionet e ndryshme sot. /kb
Pas 47 vjetësh në mërgim, djali i Shahut të rrëzuar po bëhet qendra e vëmendjes ndërkombëtare. Kur babai i tij u arratis në mërgim në Egjipt pas revolucionit të vitit 1979 në Iran, Reza Pahlavi u trajnua si pilot luftarak në Teksas.
Tani, politikani i mërguar 65-vjeçar po kërkon një rol të ri dhe po mbështet lëvizjen protestuese në vendlindjen e tij. Ai konsiderohet një nga kundërshtarët më të njohur të Republikës Islamike.
Për sundimtarët në Teheran, ai përfaqëson një provokim, nga frika e një ndryshimi të regjimit të mbështetur nga jashtë, për shembull nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një skenar të tillë, ish-princi i kurorës do të ishte kandidat kryesor për të marrë drejtimin.
Imazh i zymtë i epokës së Shahut
“Për shumë iranianë, ai është një figurë shprese, dikush që kujton një epokë të orientuar drejt së ardhmes nën sundimin e babait të tij, e cila përfundoi me revolucionin e vitit 1979,” thotë gazetarja Moloud Hajizadeh në një intervistë për DW. Hajizadeh është arrestuar disa herë për kritikat e saj ndaj shtypjes së lëvizjeve protestuese. Ajo u arratis nga Irani në vitin 2021 dhe tani jeton në Norvegji.
“Unë kam lindur pas revolucionit të vitit 1979 dhe jam rritur në sistemin arsimor të Republikës Islamike,” thotë gazetarja. “Në shkollë, na jepnin një pamje të zymtë të epokës së Shahut, të karakterizuar nga shtypja, korrupsioni dhe diskriminimi. Por pikërisht këto abuzime i përjetojmë çdo ditë në Iran – dhe situata është përkeqësuar edhe më shumë.”
Vetëm një klasë e vogël e privilegjuar përfiton nga burimet e vendit, ndërsa shumica e shoqërisë jeton në varfëri. “Këto burime shpërdorohen në emër të një ideologjie që nuk i ka sjellë asgjë popullit iranian dhe nuk ka ndjekur asnjë strategji zhvillimi,” shton Moloud Hajizadeh.
A do të kthehet monarkia?
Ngjashëm me të mendojnë shumë iranianë që nuk e mbajnë mend periudhën para vitit 1979. Disa madje akuzojnë brezin e mëparshëm, se me revolucionin shkatërroi të ardhmen e tyre.
Bahareh Hedayat, aktiviste e shquar feministe iraniane dhe politologe, tha në mars 2025: “Shumë njerëz duan që të kthehet monarkia. Rruga që ndoqi Shahu ishte e duhura. Dhe brezi aktual po ndjek ëndrrën e tij.”
Në sytë e shumë iranianëve, Shahu konsiderohet një patriot me plane të mëdha. Midis viteve 1969 dhe 1979, Irani përjetoi një bum ekonomik me norma vjetore të rritjes reale midis 8% dhe 11%. Për më tepër, sistemi arsimor dhe infrastruktura u modernizuan, themele që vazhdojnë të karakterizojnë vendin edhe sot e kësaj dite.
“Sigurisht, jo gjithçka ishte e përsosur, dhe shërbimi sekret Savak godiste ashpër opozitën,” thotë Jamshid Assadi, një ekspert ekonomik iranian, i cili, kur qe i ri, luftoi kundër monarkisë si revolucionar i majtë.
Sot ai jeton në mërgim në Francë dhe mbështet Reza Pahlavin. “Por ajo që erdhi më pas ishte edhe më keq. Në vitet e fundit, lëvizjet e protestës janë shtypur brutalisht, kryesisht, sepse u mungonte një udhëheqje e qartë.”
Opozita jashtë vendit mund të mbështeste lëvizjen protestuese. “Besoj se Princi Reza Pahlavi mund të marrë drejtimin,” thotë Jamshid Assadi. Megjithatë, ai nuk mund t’i bashkojë të gjithë pas vetes, dhe grupet politike me qëndrime antiperëndimore dhe antiizraelite nuk do ta mbështesnin. Prandaj, puna brenda opozitës do të jetë po aq e vështirë sa lufta kundër Republikës Islamike.
“Ka ardhur koha për ndryshim të regjimit.”
Më 26 korrik 2025, Pahlavi u takua me më shumë se 500 mërgimtarë, disidentë, aktivistë dhe përfaqësues të grupeve etnike iraniane në Mynih në “Konventën për Bashkëpunim Kombëtar për Shpëtimin e Iranit.” Princi i kurorës mbështet largimin nga politika e jashtme ideologjike e Republikës Islamike, siç është kërcënimi për të shkatërruar Izraelin.
Sipas ekspertit Assadi, shumica e iranianëve e refuzojnë këtë politikë. Thirrja “As Gaza, as Libani, jetët tona për Iranin!” dëgjohet shpesh në lëvizjet protestuese.
Për mbështetësit e tij, Reza Pahlavi mbetet princi i kurorës i Iranit. Megjithatë, tani duket se ai e ka braktisur idenë e rivendosjes së monarkisë. Në disa intervista, Pahlavi ka bërë thirrje që populli iranian të vendosë në një referendum për formën e qeverisjes pas një rrëzimi të mundshëm të regjimit: një republikë me president dhe kryeministër, një republikë parlamentare ose një monarki kushtetuese bazuar në modelin suedez. Edhe figura të tjera të shquara të opozitës e mbështesin këtë ide.
Kundërshtarët e tij e akuzojnë se e njeh pak shoqërinë iraniane pas 47 vjetësh në mërgim. Ai gjithashtu kritikohet për mbështetjen te ndihma e huaj dhe për mosdënimin e sulmeve ushtarake të fundit kundër vendlindjes së tij.
Shirin Ebadi: “Teherani nuk lejon reforma”
Megjithatë, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe e vitit 2003, Shirin Ebadi, e mbështet kërkesën e Pahlavit.
Në një mesazh me video për Konferencën e Sigurisë në Mynih (2025), ajo gjithashtu u shpreh në favor të ndryshimit të regjimit: “Qeveria aktuale dhe kushtetuta nuk lejojnë reforma. Për të arritur një qeveri demokratike dhe laike, nuk ka rrugë tjetër përveç rrëzimit të regjimit dhe mbajtjes së një referendumi nën mbikqyrjen e OKB-së.”
Ebadi beson se bashkimi i forcave të opozitës është vendimtar dhe thekson në një intervistë për DW: “Bashkimi është sekreti i fitores sonë. Sapo të kapërcejmë dallimet tona politike, mund ta rrëzojmë regjimin së bashku.” Pahlavi gjithashtu thekson rëndësinë e një opozite të bashkuar dhe nevojën për të fituar mbështetje jo vetëm nga jashtë, por edhe brenda Iranit dhe nga pjesë të aparatit të pushtetit.
Sipas deklaratave të tyre, më shumë se 50.000 dezertorë të mundshëm kanë kontaktuar lëvizjen e tij përmes platformës së saj online. Mbetet për t’u parë se sa prej tyre janë përfaqësues me rang të lartë, për shembull nga klerikët ose Garda Revolucionare.
Reza Pahlavi gjithashtu thekson se lufta për ndryshim duhet të vijë nga brenda vendit. Në një intervistë për transmetuesin britanik Times Radio më 29 korrik, ai deklaroi: “Roli i iranianëve që jetojnë jashtë vendit është të mbështesin aktivistët vendas në mënyrë që ata të mund të veprojnë në momentin e duhur.” /DW/kb
Sondazhi Zëri i Shqiptarëve në Abc News zbulon se më shumë se 1/3 e shqiptarëve apo rreth 42.7% e tyre po presin krijimin e një partie të re të cilën do e votonin që sot, kurse pjesa tjetër, 57.3% do të votonte për një nga partitë ekzistuese.
Sondazhit iu përgjigjen 1444 banorë të rritur të vendit.
Të dhënat në grafik:
Metodologjia e sondazhit:
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%/kb
Një nga pamjet e shumta virale të përmbytjeve që kanë zgjatur për rreth një javë në vend ishte edhe momenti që tregonte një rrjedhje uji nga tavani në Tunelin e Llogarasë.
Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, eksperti për menaxhimin e burimeve ujore, Arduen Karagjozi, shpjegoi procesin nga pikëpamja gjeologjike, se përse mund të ketë ndodhur kjo gjë.
Biseda në studio:
Blendi Fevziu: Pati ujë në disa segmente të Tunelit të Llogarasë, që m’u duk pak e çuditshme. Karagjozi, çfarë mund të jetë? Aty nuk doli ujë gjatë punimeve për hapjen e tunelit, domethënë ishte i thatë gjithë gjithi. Tani është shkëmb shumë i fortë.
Arduen Karagjozi: Sepse punimet janë bërë përgjithësisht në kohë të thatë dhe nuk ka pasur këtë intensitet reshjesh.
Blendi Fevziu: Është punuar për 3 vjet aty, dimër-verë…
Arduen Karagjozi: Klodi e di më mirë, por nga informacioni që unë di nga gjeologjia, aty formacionet gjeologjike gëlqerore, të cilat filtrojnë ujë nga mali, dhe fakti që në pjesën e poshtme nuk ka fare burime, nënkupton që ato nuk kapin ndonjë shtresë të fisur që të krijojë mbajtje të ujit sipër dhe, normalisht, i gjithë uji, siç bie nga mali, futet nëpër këto hapësira që ka shkëmbi gëlqeror dhe shkon drejt detit. Në këtë rast, tuneli ka depërtuar në këto shtresa dhe, në rastet kur bie shi, kjo kullon ujë sipër./kb
Emisioni “Opinion” këtë të hënë, 12 janar, u ndal pikërisht tek situata e motit të keq që përfshiu Shqipërinë, ku shkaktoi përmbytje të qindra banesave në shumë qarqe të vendit dhe dëme të mëdha në toka bujqësore, bagëti dhe biznese.
Eksperti mjedisor Mihallaq Qirjo paralajmëroi se ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e përmbytjeve, veçanërisht në zonat bregdetare të Adriatikut, si Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Seman.
“Ndryshimet e regjimit të reshjeve, ndryshimet e shkarkimit të lumenjve gjithashtu, sepse shumicën e lumenjve e kemi me diga tani. Nga hartat që Banka Botërore ka në një platformë, ti e shikon me kuriozitet, por edhe me një lloj frike se cilat do të ishin zonat që do të përmbyteshin në skenar nëse temperaturat do të rriteshin me 3, 5 apo 8 gradë. Kemi zona në të gjithë bregdetin Adriatik, sepse atje është problemi më i madh, në Vlorë, Seman, Durrës dhe Lezhë. E gjithë kjo zonë rrezikon nga rritja e nivelit të detit, që mund të jetë 20 centimetra deri në gjysmë metri. Këto janë skenarë të projektimit se çfarë do të ndodhë me nivelin e detit, nëse temperaturat do të rriteshin. Zona e Adriatikut është zona më e rrezikuar, sepse është zona më e ulët, sepse ne kemi shumë nga lagunat tona që kanë një dinamikë të bregdetit shumë të fuqishme”, tha eksperti./kb
Vullkani Kilauea i Hawaiit po tregon aktivitet të shtuar, me lavë që rrjedh nga dy kratere.
Vëzhgimet e së dielës tregojnë burime lave në formë kupole që arrijnë deri në 15 metra, duke ushqyer rrjedhat e lavës brenda kraterit Halema?uma?u.
Episodi aktual shpërthyes filloi më 23 dhjetor 2024.
Studim Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara e ka mbajtur Kilauea në një nivel alarmi vullkani në vëzhgim, duke treguar trazira të shtuara me një shpërthim të mundshëm që mund të paraqesë rreziqe të kufizuara.
Aktiviteti sugjeron që vullkani mund të hyjë në shpërthimin e tij të 40-të në çdo kohë, pas shpërthimeve të mëparshme që nga dhjetori 2024.
Kilauea është ndër vullkanet më aktive në botë. Autoritetet vazhdojnë ta monitorojnë nga afër vullkanin dhe u këshillojnë vizitorëve dhe banorëve të shmangin zonat e kufizuara përreth majës./Kb
Parti Demokratike ankimoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
PD pretendon se zgjedhja e Endrit Shabanit është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit.
Ajo kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit./kb
Malajzia dhe Indonezia kanë ndaluar përdorimin e mjetit të inteligjencës artificiale Grok, i lidhur me rrjetin social X të Elon Musk, për shkak se është përdorur për të krijuar imazhe të rreme me përmbajtje seksuale, duke përdorur fytyra dhe foto të personave realë, pa lejen e tyre.
Autoritetet e të dy vendeve thanë se Grok është keqpërdorur për të ndryshuar foto të grave, duke i paraqitur ato në veshje provokuese ose situata të turpshme. Sipas tyre, ekziston edhe rreziku serioz që ky mjet të përdoret për përmbajtje të ndaluara që mund të përfshijnë fëmijë, gjë që përbën shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor dhe sigurisë në internet.
Malajzia dhe Indonezia janë vendet e para në botë që marrin një masë të tillë. Autoriteti Malajzian i Komunikimit dhe Mediave njoftoi se kishte paralajmëruar më herët rrjetin X për keqpërdorim të përsëritur të këtij mjeti, por përgjigjja e marrë nuk ishte e mjaftueshme. Sipas tyre, platforma nuk mori masa konkrete për të parandaluar rrezikun.
Si pasojë, autoritetet vendosën që Grok të mbetet i ndaluar derisa të vendosen masa të forta mbrojtëse për përdoruesit. Qytetarët u nxitën gjithashtu të raportojnë çdo përmbajtje të dëmshme që hasin në internet. Në Indonezi, ministrja e Komunikimit dhe Çështjeve Digjitale, Meutya Hafid, deklaroi se përdorimi i Grok për krijimin e imazheve seksuale pa pëlqim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe e sigurisë publike. Ajo bëri të ditur se autoritetet kanë kërkuar sqarime zyrtare nga kompania që administron rrjetin X.
Indonezia ka ndërmarrë edhe më parë masa të forta kundër përmbajtjeve pornografike në internet, duke ndaluar platforma të njohura të këtij lloji. Disa përdorues indonezianë kanë treguar se janë ndjerë të fyer dhe të turpëruar pasi kanë gjetur foto të tyre të ndryshuara pa leje në rrjet. Një prej tyre, Kirana Ayuningtyas, tha se pavarësisht përpjekjeve për të raportuar rastin dhe për të mbrojtur privatësinë e saj, imazhet vazhduan të qarkullojnë.
Ndërkohë, edhe vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, po shqyrtojnë masa ndaj Grok dhe rrjetit X për mosrespektim të rregullave të sigurisë në internet. Kryeministri britanik e ka dënuar ashpër këtë praktikë, duke e quajtur të turpshme dhe të papranueshme. Elon Musk ka reaguar më herët duke thënë se kritikat ndaj platformës së tij janë përpjekje për censurë, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për ndalimin në Malajzi dhe Indonezi./kb
Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme për Dosjen “Partizani”, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar.
Gjithashtu ai ka thënë se kryeministri Rama është dëshmitar kyç sepse ndryshoi destinacionin e pronës. Më tej ka kërkuar që të merret si provë edhe DVD e fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste.
Në këtë seancë mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë argumentet e saj kundër pretendimeve të prokurorisë.
Mbrojta e Berishës është e bazuar në 3 shtylla kryesore. Së pari, mbrojtja thotë se SPAK është në tejkalim kompetencash, SPAK nuk mund te vlerësoj bazen ligjore, VKM apo politikat qe ndjek një qeveri. “Këtë e bën vetëm Gjykata Kushtetuese.”, ka thënë mbrojtja/kb
E çfarëmundtëbëjëtjetërmëmirënjëkryetarbashkie, njëministër apo kryeministernërastetëtillafatkeqësishnatyrore? E çfarëmundtëbëntetjetërnjëminister ngaopozita, nërastetëtilla, veçseduhejtëjesh non-stop nëkryetëdetyrës ?Sepseberishët, kanë10 ditë, qëdalin, dhe me inatin e opozitaristit, dalindhejapin “leksionembizhdukjen e pasojavengapërmbytja, mbidëmshpërblimet”, apo dhe se si “duhettësillet me banorët, deputeti, kryetaribashkisë apo ministridhekryeministri”. Kujtojkëtu se, nëShkodërdheLezhë, ka akomafamiljeqënukkanëmarrëedhesot e kësajditedëmshpërblimet e përmbytjeveqyshngaviti 2010, 2011 dhe 2012. Atëhere, ç’nadilnidhejepni “leksione” boshenë media. Kush ngaopozita u gjendpranëbanorëvetëpërmbyturnëDurrës, Lushnje, Lezhë, Shkoder, apo dhenëJug ?Askush. AsnjëdeputetiPartisëDemokratike, nuk u gjendpranëatyrefatzinjve, qëkujtojnë se “përbytjen e solli Edi Rama”. Jo, përmbytja e ka gjenezën e sajqyshnga 1992, kurSali Berisha dhakushtrimin “zbrisningafshatrat, malet, fushat, e pyjet, dhendertonikutëdoni”. Para se tëbëni “opozitëinatçore”, bëninjëpendesë e autokritikëtëfortë para durrsakëve, shkodraneve, lezhjanëve, lushnjareve, fierakeve, vlonjateve, korçareve, etj, sepse e morëtpushtetinnë 22 Mars 1992 me shumicën e votavetëtyre, dheqeverisënnëmënyrënmëkriminaletëmundshme. Dhengriheni sot, dhenajepnimënd,dhemësoni Edi Ramën, “sitëmarrë masa përtëmospërmbyturqytetaretdhesitidëmshpërblejëata”. Ju që sot medemekjeni “opozita” e këtijvendi, jeniautorët e vërtetëtëkësajkatastrofe, tëpërmbytjeve e fatkeqësiveqëpërjetojnëshqiptaretduke nisurngapërmbytjet, apo dheproblemete tjerasociale. Kur ikungapushteti PD-ja, qoftënë 1997 apo dhe 2013, la pas njëqeveritëshkateruar, mbytur me borxhe, la pas një vend tëmbushur me borxhenëKESH, ujin e pijshëm, la pas njëShqiperitëmbushurme 300 mijëndertimepaleje, tëndertuarambishinatreni, kanalekulluese, kolektorë, e gjithandej. Dhedilnisot dhekërkoningashqiptarëttë “ngrihennëprotestakunderqeverisjes Rama”. Ju siopozitë, jenishkaktarëte pare tëkësaj situate, jenijuataqëkultivuattekshqiptaretantiligjin, që u thatëatyre “mospaguanidritat, ujin, taksat, tatimet”, dhe e zhytëtvenditnëkrizësociale. Ndajnukjubesojnëmëshqiptarët, ndajnukvijnëmë pas jush, ndajnukjuvotojnëmë, ndajnukjudëgjojnëmë, sepsejanëzgjuar, dhe e dinëtëvërtetën. Ju imashtruat me firmatpiramidale, juizhvatëtkursimet e tyrepërmespiramidave, juizhytëtatanëbaltra e lluca, jushuatshpresën e tyre, kurse sot iftoniatatjubesojnë ? Andre Ferchoti, politologuifamshëmitalian ka thënë “kushmban, dhebënpolitikë me inat, ështëidestinuartëmosvijëkurrënëpushtet”. Ashtupo ngjetedhe me ju, o opozitaristëtëpërjetshëm. Politikaështëfinesë, është talent, ështëpasion, ështënerv, ështështysë e lindurdrejtbashkëpunimit, jo përçarjesdheakteveinatçore./kb
Analisti i Atlantic Council dhe ish-zyrtari i inteligjencës ushtarake izraelite shpjegon pse regjimi iranian duket i stabilizuar, pse nuk ka të ngjarë të rrëzohet si Siria dhe çfarë mund të ndryshojë situatën, duke përfshirë një rol të mundshëm të Shteteve të Bashkuara.
Pyetje dhe përgjigje
Pyetje: A është regjimi iranian në fundin e vet?
Përgjigje: Do bëja dy parathënie. Së pari, është shumë e vështirë të dihet çfarë po ndodh realisht në Iran, edhe para bllokimit të internetit. Së dyti, rëniet e regjimeve janë të vështira për t’u parashikuar. Megjithatë, për sa kohë diktatura ruan kohezionin, pa ndarje apo çarje në udhëheqje, dhe për aq kohë sa protestuesit nuk kanë një udhëheqës të qartë, mund të mbijetojë regjimi edhe nga këto protesta.
Pyetje: Si mund të shkojë përpara situata?
Përgjigje: Regjimi nuk mund t’i plotësojë kërkesat ekonomike të popullsisë, por është mjaft stabël për momentin. Irani nuk është si Siria. Për të ndodhur një ndryshim i vërtetë, duhet të shohim diçka dramatike, ose një çarje të brendshme, ose një përfshirje të vërtetë të SHBA-ve. Pa këtë, ayatollahët do të gjejnë një mënyrë për të kapërcyer protestat, edhe nëse është sfida më e madhe që nga viti 1979.
Pyetje: Nga buron ky stabilitet?
Përgjigje: Së pari, nga Gardistët e Revolucionit (IRGC), që janë shumë të fuqishëm, rreth 300–500 mijë veta, kompetentë. Pastaj, rreth 13 milionë iranianë (më pak se 20% e popullsisë) mbështesin regjimin. Dhe jo të gjithë opozitarët janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka, disa duan ndryshim, por kanë frikë nga boshllëku dhe pasojat.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse protestat vazhdojnë?
Përgjigje: Nëse protestuesit qëndrojnë dhe rritin prezencën në rrugë duke krijuar çarje në teokraci, mund të shohim një ndryshim në drejtim nga ayatollahët. Por kjo nuk do të thotë menjëherë fundi i regjimit.
Pyetje: Çfarë ndryshimi i madh i brendshëm mund të ndodhë?
Përgjigje: IRGC mund të marrë pushtetin dhe të largojë presidentin Masoud Pezeshkian. Në një skenar ekstrem, mund të hiqet Khamenei dhe të vendoset një udhëheqës i ri suprem. Ose mund të ndodhë një kthesë e jashtme politike, ku Irani të negociojë seriozisht me SHBA-të.
Pyetje: A janë këto protesta të ngjashme me ato që rrëzuan shahun në 1979?
Përgjigje: Shahu u largua pas një viti protestash. Unë mendoj se Khamenei nuk do të ikë si Bashar al-Assad në Siri. Ai e sheh veten jo vetëm si mbrojtës të Iranit, por më shumë se kaq.
Pyetje: A ka nevojë lëvizja për Trump që të ketë më shumë shanse?
Përgjigje: Duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë SHBA-të mund dhe duan të bëjnë. Ashtu si në Venezuelë, presidenti amerikan shpesh ka punuar me regjimin në vend të opozitës. Për këtë, nuk mendoj se SHBA-të po investojnë realisht te Reza Pahlavi. Trump dëshiron të jetë ndryshe nga Obama dhe Biden.
Pyetje: A është Pahlavi një hipotezë realiste?
Përgjigje: Mendoj se shumica e iranianëve nuk duan sërish një Pahlavi. Ai po përfiton nga mungesa e udhëheqjes në opozitë, por aftësia e tij për të ndikuar është e kufizuar. Izraeli po përpiqet ta mbështesë, por duket një kauzë e humbur.
Pyetje: Çfarë zhvillimesh priten?
Përgjigje: Nëse do të kishte një intervenim të SHBA-ve, Irani mund të bëhet një problem rajonal dhe madje ndërkombëtar. /Corriere della Sera/kb
Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se i ka braktisur, vijon të këmbëngulë se nuk është e vërtetë. Në një intervistë nëna rrëfen kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballet.
Rrëfimi i plotë i nënës së 3 fëmijëve
Është thënë që i kam braktisur 3 fëmijët. Shkollës i është dërguar raporti, ku fëmijët janë të deklaruar që janë të sëmurë dhe janë në kurim. Nuk i kam lënë vetëm fëmijët. Nëse do i lija vetëm. Gjatë ditë si kam lënë vetëm, sepse jam e detyruar të punoj për fëmijët. Ia kam thënë edhe policisë, shtëpia ime ka pasur disa rroba në krevat, por është futur një dorë tjetër për të hedhur poshtë. Nëse do jetonin në ato gjendje, fëmijët s’do ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët kanë kryer ekzaminime dhe janë në gjendje shumë të mirë. Që prej përmbytjes jemi pa ujë, kam prova dhe fakte të tjera dhe do hedhim poshtë pretendimin e gjyshes. Nëse s’do isha e zonja t’i mbaja, s’do i mbaja këtu e prej 5 vitesh që s’jam më me bashkëshortin. Fëmijët e mi nuk janë rritur me urrejtje për babanë e gjyshen. Kur ka ardhur gjyshja, fëmijët e mi kanë hapur derën.
Kur vinte në Shqipëri, më thoshte dua të takoj fëmijët. Dje s’më ka lajmëruar, s’më ka thënë që është kthyer dhe do të takojë fëmijët. Pse dje s’më ka marrë në telefon si çdo herë.
Fëmijët janë shumë mirë, janë bërë mjekimet. Dyshohet se zgjebe, ishte infeksion lëkure. Kanë marrë një raport 2 javor dhe kaq. Infeksioni më thanë që është marrë në shkollë, por është gjë që kalon.
Ne kemi shumë kohë që jemi diovorcuar, që kur kam qenë shtatzënë me vajzën. Deri sot që vajza ime është 5 vjeç. Ja kam sakrifikuar dhe ja kam dalë. Fëmijët i kam shumë mirë, si fizike dhe psikologjike. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti im ka qenë në burg, gjyshja mund të sillte ndonjë çokollatë. Tani që ka dalë nga burgu, nis 18 mijë lekë. Çfarë mund të bëj me 18 mijë lek.
Në gusht kam shkuar në Itali, kemi rënë dakord të bënim dokumentet, që ti merrnin fëmijët. Unë me një shtëpi me ata nuk mund të jetoja. Kemi pasi konflikte, jam kthyer në Shqipëri, kam dashur te ik në Itali, s’më kanë lejuar ngaqë ka hedh pretendime se kam braktisur fëmijët. Nuk ika dot se shteti shqiptar më tha ke kaluar 3 mujorshin në Itali dhe duhet të qëndrosh 3 muaj me patjetër në Shqipëri.
Kam punuar me një turn dhe 2 turne. Gjatë ditës kanë ndenjur vetëm, se kam qenë e detyruar. Skam pasur ndihmë sociale. 300 mijë lekë qiraja. Unë kam 400 mijë lekë rrogë. Kam shkuar i kam çuar në shkollë, i ka marrë djali i madh, ose unë shkëputem nga puna i çoja në shtëpi. Shkëputesha, ju çoja ushqim dhe çdo gjë.
Kam, kërkuar ndihëm sociale, më kanë parë që kam tv, lavatrice, më thanë që ke kushte më të mira se unë. Çfarë ndihme sociale kërkon.
Unë do luftoj, kujdestarinë nuk ma heqin dot. Me pas mundësinë familje ime s’më lejonte kurrë të punoja dy turne. Familja ime jeton jashtë. /kb
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, deklaroi se BE-ja është gati të kërkojë sanksione të reja ndaj Iranit, një qëndrim që vjen pas qindra jetëve të humbura që nga fillimi i protestave gati dy javë më parë.
“Jam e përgatitur të propozoj sanksione shtesë në përgjigje të shtypjes brutale të protestuesve nga regjimi”,-tha Kallas për të përditshmen gjermane “Welt”.
Kallas shtoi se këto sanksione do të plotësonin gamën e gjerë të sanksioneve që janë tashmë në fuqi kundër Iranit.
Iniciativa e Kallas vjen ndërsa numri i të vdekurve në Iran vazhdon të rritet pas demonstratave që shpërthyen më 28 dhjetor për shkak të rënies së monedhës vendase rial.
Sipas një raporti nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, më shumë se 10,600 persona janë ndaluar gjatë dy javëve të protestave ndërsa nga viktimat e raportuara, 48 ishin personel sigurie dhe 496 ishin demonstrues./Kb
Mjeku Shkëlqim Balili ndau me programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan një mori këshillash për ushqimin. Ai tha se sot, një pjesë e madhe e sëmundjeve shkaktohen nga kequshqyerja dhe konsumimi i sheqernave të tepërta, yndyrnave të shtuara apo ushqimeve të shpejta që nuk plotësojnë nevojat e organizmit.
Por, mjeku ‘përmbysi’ edhe ato që dimë për disa nga frutat apo produktet më të konsumuara dhe që shpesh mendohen si më të shëndetshmet.
Shkëlqim Balili:Banania është një ëmbëlsirë, një frut i ëmbël që nuk duhet të përdoret shumë sepse ka fruktozë dhe fruktoza është toksike.
Aldo:Fruktozë kanë të gjitha frutat.
Shkëlqim Balili:Më të ëmblat. Banania quhet edhe “pilula e gjumit” dhe asnjëherë nuk duhet ngrënë paradite, vetëm pasdite. Banania, rrushi, fiku dhe hurmat kanë shumë fruktozë dhe fruktoza është një nga elementët toksikë që grumbullon në mëlçi glukozën dhe e kthen në dhjamë. E keqja është kjo: ne duhet të japim nocionin që piramida duhet të ekzistojë në bazën e vet te proteinat, yndyrnat dhe sa më pak sheqerna, kjo është ideja.
Sipas Balilit, brumërat duhen eliminuar, kurse qumështi “po shkatërron botën.” Ai rekomandoi vezën si ushqimin më esencial.
Shkëlqim Balili:As byrek s’duhet ngrënë, as makarona s’duhen ngrënë. Qumështi po shkatërron botën!
Aldo:Pse?
Shkëlqim Balili:Nuk ka mundësi të hash qumësht! Qumështi është i ndotur nga 10 antibiotikë dhe 10 hormone!
Aldo:Ky që marrim ne?
Shkëlqim Balili:Po. Ushqimi më i mirë në mëngjes do të ishte frutat e pyllit, vezët, peshku…
Aldo:Po edhe vezën në supermarket e marrim.
Shkëlqim Balili:Veza është ushqimi më esencial. Të gjithë njerëzit që kanë dy këmbë dhe ecin në Tokë, duhet të hanë dy vezë patjetër! Veza ka 8 gramë proteinë, është universale.
Mes produkteve të tjera që duhet të përfshijmë në dietë, Balili theksoi peshkun, vetëm dy lloje të tij.
Shkëlqim Balili:Të futet në dietë dhe sot, nga gjithë peshqit në botë vetëm sardelja e salmoni i egër kanë më pak mërkur.
Aldo:Sardelja të bën dëm për acidin urik.
Shkëlqim Balili:Vetëm sardelja është më pak me acid urik dhe më pak me zhivë. Mëlçia e zezë është burim i vitaminës B12.
Aldo:Kujdes, sardelja jo konservë?
Shkëlqim Balili:Konservë patjetër. Mund të merrni sardele konservë me vaj ulliri dhe mund të përdorni tri në javë sepse sardelja ka vitaminën D, E dhe Omega 3./kb
Kryeministri Edi Rama në parkun eolik të Tropojës. Parku me kapacitet të pritshëm prej 600 MW, që po zhvillohet nga kompania amerikane CWP është dëshmi se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë dhe të qëndrueshme.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se tashmë Shqipëria do të jetë një vend sovran në prodhimin e energjisë.
“Më vjen shumë mirë që ne sot finalizojmë një përpjekje 2-vjeçare. Një përpjekje e përbashkët me kompaninë e mirënjohur për gjithë procesin përgatitor. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë, të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë.
Duke pasur parasysh eksperiencën dhe rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë, unë kam shumë besim që jo vetëm do të përfitojmë një burim të ri të energjisë së rinovueshme, por do të përfitojmë dije të reja, dhe një kulturë të shtuar të punës dhe të veprimit në një sektor kaq strategjik. Edhe ky investim shkon në atë drejtim strategjik dhe në rrugën e përmbushjes së atij investimi strategjik, duke e bërë Shqipërinë si një vend sovran në prodhimin e energjisë.
Kur na ka munguar shiu, na është dashur që të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blemë sasi të mëdha dhe me çmime të kripura, kurse kur sasia e shiut është prezentë, nuk kemi pasur mundësinë që ta kthejmë në energji elektrike”, tha kryeministri Rama./kb
Aksi rrugor Herebel – Peshkopi i ndërtuar vitin e kaluar si pjesë e lotit të tretë të rrugës së Arbrit, rrezikon të bllokohet.
Një masiv i madh dheu i është drejtuar rrugës, duke ngushtuar hapësirën kaluese të automjeteve.
Aksi në fjalë është pjesë e rrugës së Arbrit dhe i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 10 milion euro. Projekti është financuar nga ARRSH dhe zbatuar nga “Gjoka konstruksion” me nënkontraktor “Selami” sh.p.k.
Ky segment rrugor ka përfunduar në zgjedhje të vitit të kaluar, ndërsa shpesh ka shfaqur problematika të ndryshme për banorët që jetojnë përgjatë tij./kb