Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI), duke shënuar një rënie për një pikë krahasuar me vitin paraprak.
Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri pozita më poshtë se më 2024.
Sipas TI, vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik nga zero (që do të thotë se një vend është jashtëzakonisht i korruptuar) deri në 100 (një vend i pastër nga korrupsioni), ndërkaq renditja e një shteti në indeks tregon pozicionin e tij relativ krahasuar me vendet e tjera.
osova përfshihet në këtë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që nga viti 2012. Që atëherë, vlerësimin më të keq vendi e kishte pasur më 2013, 2014 dhe 2015, kur për tri vjet rresht ishte vlerësuar me 33 pikë.
Për vitin 2025, nga vendet e rajonit, Mali i Zi është vlerësuar më së miri me 46 pikë (njësoj si herën e kaluar), Maqedonia e Veriut me 40 (njësoj si herën e kaluar), Shqipëria me 39 (ka shënuar përkeqësim nga 42 pikë sa kishte në indeksin e kaluar), Bosnje e Hercegovina me 34 (ka shënuar rënie, pasi herën e kaluar kishte 33 pikë) dhe Serbia me 33 (ka shënuar rënie pasi herën e kaluar kishte 35 pikë).
Në pjesën për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, organizata tha se indeksi tregon se institucionet e dobëta dhe ngecjet në demokraci po e nxisin korrupsionin dhe po ngushtojnë hapësirën për shoqërinë civile.
Përqendrimi i pushtetit, ndikimi në gjyqësor dhe presioni ndaj shoqërisë civile po nxisin kthim prapa të demokracisë dhe po dobësojnë mekanizmat e kontrollit duke reduktuar mbikëqyrjen publike, tha organizata.
âNĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, mungesa e transparencĂ«s nĂ« vendimmarrje pĂ«r projekte tĂ« mĂ«dha investuese Ă«shtĂ« njĂ« dobĂ«si e zakonshmeâ, u tha nĂ« raport.
âPezullimi i rregullave pĂ«r transparencĂ« dhe kompetencat diskrecionale po i ekspozojnĂ« fondet publike ndaj rrezikut tĂ« korrupsionit dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« po e dĂ«mtojnĂ« besimin e publikutâ, u shtua nĂ« pjesĂ«n pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor.
Raporti përmend Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë sa i përket çështjeve mjedisore.
TI tha se mungesa e procedurave konkurruese ka çuar nĂ« âshfrytĂ«zim tĂ« pakontrolluar tĂ« burimeve natyrore nĂ« Bosnjeâ dhe ka çuar nĂ« ârrezik pĂ«r degradim mjedisor nĂ« rastin e ishullit tĂ« Sazanit nĂ« ShqipĂ«riâ, si dhe âi ka mundĂ«suar QeverisĂ« sĂ« SerbisĂ« tĂ« nĂ«nshkruajĂ« njĂ« marrĂ«veshje sekrete me njĂ« investitor tĂ« huaj dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme tĂ« anulojĂ« mbrojtjen e njĂ« monumenti kulturor pĂ«r ta zĂ«vendĂ«suar atĂ« me njĂ« hotel luksozâ.
Sa i përket Sazanit, Shqipëria në fund të vitit 2024 i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë të dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort turistik në ishullin e Sazanit në afërsi të Vlorës.
Statusi i investitorit strategjik, kompanisë së Kushnerit i është dhënë për periudhën 10-vjeçare.
Planet e tij për investim në Shqipëri ishin përballur me kundërshtime në këtë shtet, sidomos nga ambientalistët që kishin thënë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare, sidomos për zonën e Zvërnecit.
Ndërkaq, sa i përket heqjes së mbrojtjes së monumentit kulturor në Serbi, që përmend TI-ja, bëhet fjalë për ish-ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, ku Kushner kishte planifikuar të ndërtonte një hotel.
Por, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, u raportua se Kushner është tërhequr nga ky investim.
TI tha po ashtu se nĂ« disa vende tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor, pĂ«rgjigja e dobĂ«t e gjyqĂ«sorit vlerĂ«sohet si njĂ« nga pengesat kryesore pĂ«r luftĂ«n e suksesshme kundĂ«r korrupsionit, âteksa gjyqtarĂ«t dhe prokurorĂ«t po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« objekt i sulmeve nga qeveritĂ«â.
NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, organizata pĂ«rmend SerbinĂ« ku thuhet se pas hetimeve pĂ«r abuzime tĂ« dyshuara nga anĂ«tarĂ« tĂ« QeverisĂ«, Prokuroria pĂ«r Krim tĂ« Organizuar nĂ« Serbi âpo pĂ«rballet me presion nĂ« rritje, pĂ«rfshirĂ« fushata denigruese tĂ« udhĂ«hequra nga Qeveria, pengimin e bashkĂ«punimit me policinĂ« dhe ndryshime ligjore qĂ« dobĂ«sojnĂ« aftĂ«sinĂ« e saj pĂ«r tĂ« hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit tĂ« lartĂ«â.
Duke folur pĂ«r SerbinĂ«, organizata tha se ky shtet bĂ«n pjesĂ« nĂ« mesin e vendeve qĂ« janĂ« vlerĂ«suar dobĂ«t nĂ« indeks dhe ku mĂ« 2025 ka pasur rritje tĂ« protestave nga gjenerata e re, pasi tĂ« rinjtĂ« nĂ« kĂ«to shtete, âprotestuan pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar llogaridhĂ«nie nga qeveritĂ« e tyreâ.
Në vitin e kaluar, Serbia u përball me protesta të mëdha, përmes së cilave qytetarët kërkuan përgjegjësi për vdekjen e disa personave nga rrëzimi i një strehe betoni në një stacion hekurudhor dhe më pas kërkesat e tyre u zgjeruan, duke kërkuar zgjedhje të reja.
NdĂ«rkaq, nĂ« rastin e BosnjĂ«s, Transparency International tha se ndikimi politik mbi emĂ«rimet nĂ« sistemin gjyqĂ«sor âĂ«shtĂ« aq thellĂ«sisht i rrĂ«njosur, saqĂ« pĂ«rpjekje tĂ« shumta pĂ«r ta rregulluar atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive kanĂ« dĂ«shtuar, pavarĂ«sisht faktit se kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« pengesĂ« serioze pĂ«r integrimin e vendit nĂ« Bashkimin Evropianâ.
Në raportin e publikuar, TI tha se mesatarja globale e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit ka pësuar rënie në më shumë se një dekadë, në vetëm 42 nga 100.
âShumica dĂ«rmuese e shteteve kanĂ« dĂ«shtuar qĂ« ta mbajnĂ« nĂ«n kontroll korrupsionin: 122 nga 182 shtetet janĂ« vlerĂ«suar me nĂ«n 50 pikĂ« nĂ« indeksâ, tha Transparecy International.
Po ashtu, numri i shteteve që vlerësuar me mbi 80 pikë ka rënë nga 12 sa ishin një dekadë më parë në vetëm pesë këtë vit.
âNĂ« veçanti, njĂ« trend shqetĂ«sues i pĂ«rkeqĂ«simit i korrupsionit nĂ« demokraci â nga Shtetet e Bashkuara (64), Kanadaja (75) dhe Zelanda e Re (81), e deri nĂ« disa pjesĂ« tĂ« EvropĂ«s, sikurse MbretĂ«ria e Bashkuar (70), Franca (66) dhe Suedia (80)â, u tha nga kjo organizatĂ« ndĂ«rkombĂ«tare.
Sipas indeksit të këtij viti, në krye të tij është Danimarka, Finlanda dhe Singapori, sikurse ishin edhe vitin e kaluar. Ndërkaq në fund të listës, të renditura më së keqi janë Venezuela, Somalia dhe Sudani.
Transparency International thotë se të dhënat që përdoren për përpilimin e indeksit mbulojnë këto forma të korrupsionit në sektorin publik: ryshfeti, keqpërdorimi i fondeve publike, përdorimi i funksioneve publike nga zyrtarët për përfitime personale pa u përballur me pasoja, aftësia e qeverive për të frenuar korrupsionin në sektorin publik, burokracia e tepruar që mund të rrisë mundësitë për korrupsion në sektorin publik, emërimet politike në shërbimin civile, ligje që u mundësojnë zyrtarëve publikë të mos e deklarojnë pasurinë apo konfliktet e mundshme të interesit, mbrojtja ligjore për personat që raportojnë rastet e ryshfetit dhe korrupsionit, kapja e shtetit dhe qasja në informacione mbi çështje publike dhe aktivitete të Qeverisë.
Ndërkaq, ky indeks nuk mbulon perceptimin e qytetarëve për korrupsionin apo përvojën e tyre me këtë dukuri, mashtrimet me tatime, rrjedhjet e paligjshme të financimeve, personat që mund të ndihmojnë në kryerjen e veprave korruptive, pastrimin e parave, korrupsionin në sektorin privat dhe ekonomitë dhe tregjet joformale./REL/kb
Â
Â