“DORËZO VILËN!”/ Rrjeti i kthehet Billie Eilish pas komentit: “Askush nuk është i paligjshëm në tokë të vjedhur”
Komentet politike të Billie Eilish gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur një debat të ashpër rreth qëndrimeve të saj ndaj emigracionit dhe pronësisë së tokës në Shtetet e Bashkuara.
Këngëtarja, e njohur për kritikat e saj të vazhdueshme ndaj Agjencisë amerikane për Zbatimin e Ligjit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) gjatë përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm, ngjiti skenën e Grammy për të bërë thirrje publike për protesta dhe angazhim qytetar.
“Sa mirënjohëse që ndihem, sinqerisht nuk besoj se ka nevojë të them asgjë, përveç se askush nuk është i paligjshëm në tokë të vjedhur”, tha Eilish teksa mori çmimin Grammy për Këngën e Vitit për “Wildflower”.
“Thjesht është shumë e vështirë të dish çfarë të thuash dhe çfarë të bësh tani”, shtoi këngëtarja 24 vjeçare të dielën, më 1 shkurt. “Besoj dhe mendoj se thjesht duhet të vazhdojmë të luftojmë, të flasim dhe të protestojmë. Zërat tanë kanë rëndësi, njerëzit kanë rëndësi”, u shpreh ajo më tej. Eilish shtoi edhe shprehjen “F*ck ICE!”, e cila nuk u transmetua nga mediat.
Reagimet e saj ndaj ICE nuk janë të reja. Pas vdekjes së Renee Good, e cila u qëllua për vdekje muajin e kaluar nga një oficer i ICE në Minneapolis, Eilish shkroi në rrjetet sociale se ICE është një “grup terrorist i financuar dhe mbështetur nga shteti”.
Ajo u bëri thirrje edhe figurave të tjera publike që të reagojnë pas vrasjes së Alex Pretti t, rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër.
“Hey, kolegë të famshëm, do të flisni apo jo?”, shkruante këngëtarja në Insta Story.
Pas deklaratave të saj në Grammy, moderatori i ceremonisë, Trevor Noah, ironizoi situatën politike. “Ky është Grammy që çdo artist dëshiron”, tha ai nga skena.
Komentet e Eilish kanë nxitur edhe kritika të forta në rrjetet sociale. Nisur nga deklarata e saj për “tokën e vjedhur”, disa komentues kërkojnë që këngëtarja të dorëzojë shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles tek një fis i amerikanëve vendas ose tek një emigrant i paligjshëm.
![]()
“Po nëse të gjithë shkonim në vilën e saj dhe thonim se do të jetonim aty tani? Është tokë e vjedhur, apo jo? Ajo nuk e zotëron”, shkruhej në një postim në platformën X.
Një reagim tjetër erdhi nga YouTuber i Brandon Tatum, i cili shkroi:
“Ajo po relaksohet në kështjellën e saj në Hollywood Hills me roje të armatosur dhe një sërë privilegjesh. Nëse toka është kaq e vjedhur, motër, dorëzo çelësat tek fisi më i afërt ose tek një familje emigrantësh”.
The post “DORËZO VILËN!”/ Rrjeti i kthehet Billie Eilish pas komentit: “Askush nuk është i paligjshëm në tokë të vjedhur” appeared first on iconstyle.al.
30 janari sjell një energji më reflektuese dhe selektive. Sot nuk fitohet me zhurmë, por me zgjedhje të sakta. Është ditë për të dalluar çfarë vlen dhe çfarë jo.
Dashi
Motivim: Fiton ai që di të presë momentin e duhur.
Demi
Motivim: Qetësia është forca më e nënvlerësuar.
Binjakët
Motivim: Fjalët e sakta sjellin qartësi.
Gaforrja
Luani
Motivim: Vetëbesimi nuk lëkundet nga opinionet e të tjerëve.
Virgjëresha
Motivim: Rregulli sjell lehtësi mendore.
Peshorja
Motivim: Zemra dhe mendja bashkë marrin vendime më të mira.
Akrepi
Motivim: E vërteta sjell qetësi, edhe kur dhemb.
Shigjetari
Motivim: Frymëzimi bëhet realitet kur vepron.
Bricjapi
Motivim: Qëndrueshmëria krijon autoritet.
Ujori
Motivim: Autenticiteti është forca jote më e madhe.
Peshqit
Motivim: Shërimi fillon me pranimin.
Energjia e sotme është më dinamike dhe konkrete. 29 janari sjell lëvizje, vendime të vogla por të rëndësishme, dhe sinjale që kërkojnë vëmendje. Është ditë për të lexuar shenjat, jo për t’i injoruar.
Motivim: Stabiliteti ndërtohet me zgjedhje të mençura, jo të shpejta.
Motivim: Perfeksioni arrihet duke u kujdesur për të voglat.
28 janari sjell një energji më të qetë, reflektuese dhe të fokusuar te stabiliteti emocional, marrëdhëniet dhe vendimet e menduara. Ja çfarë rezervojnë yjet për secilën shenjë.
Motivim: Guximi i vërtetë është të veprosh pa humbur qetësinë.