Paqja dhe fshirja e detyrimeve krijon konfuzion te bizneset, tatimet vijojnë mbledhjen e detyrimeve
Faza tranzitore, ku ligjet e reja për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana u miratuan nga Kuvendi, por ende nuk janë në fuqi zyrtarisht, pasi nuk janë dekretuar dhe botuar në Fletoren Zyrtare, me sa duket po shfrytëzohet nga administrata tatimore për të vijuar mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara para 2024-s.
Por kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe shqetësim tek bizneset që kanë detyrime të papaguara para vitit 2024, por ndërkohë po presin faljen e tyre, sipas afateve të miratuara në ligj.
Sipas bizneseve, Administrata Tatimore vijon të marrë masa për mbledhjen e detyrimeve të papaguara, teksa ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana janë ende në pritje të hyrjes në fuqi.
Konkretisht disa prej tyre pohojnĂ« se gjatĂ« muajit dhjetor 2025 dhe janar 2026 kanĂ« marrĂ« njoftime zyrtare pĂ«r masa konfiskimi edhe pĂ«r detyrimet e papaguara para vitit 2024, ndonĂ«se ligji  âPĂ«r fshirjen e detyrimeve nĂ« tatime dhe dogana pĂ«rcakton fshirjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve tĂ« papaguara deri nĂ« 31 dhjetor 2014.
Ligji parashikon edhe faljen e pjesshme të detyrimeve të papaguara për periudhën nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, me kushtin nëse paguhet 50 deri 75% e principalit. Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.
NjĂ« nga bizneset pohon se kishte gjobĂ« tatimore (jo detyrim principal) pĂ«r tatim fitimi dhe TVSH tĂ« papaguar qĂ« nga viti 2022. MĂ« datĂ« 24 dhjetor 2025, subjekti ka marrĂ« me postĂ« njĂ« njoftim zyrtar me lĂ«ndĂ«: âNjoftim pĂ«r Konfiskim tĂ« Qarkullimit Ditorâ. MĂ« parĂ« ndaj kĂ«tij biznesi administrata tatimore ka zbatuar edhe masĂ«n ligjore pĂ«r bllokim tĂ« llogarive.
Sakaq sipas njoftimit zyrtar tĂ« AdministratĂ«s Tatimore dĂ«rguar mĂ« 24 dhjetor 2025, biznesi Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« pĂ«rballĂ« masĂ«s sĂ« konfiskimit tĂ« qarkullimit ditor, ku parashikohet sekuestrimi i jo mĂ« pak se 50% tĂ« xhiros sĂ« pĂ«rditshme, deri nĂ« shlyerjen e plotĂ« tĂ« detyrimit. Dokumenti citon nenin 89 tĂ« ligjit âPĂ«r procedurat tatimoreâ dhe parashikon vijimin e llogaritjes sĂ« interesave deri nĂ« shlyerjen e borxhit, pavarĂ«sisht se Kuvendi ka miratuar ligjin e paqes fiskale, i cili ndodhet ende nĂ« pritje tĂ« hyrjes nĂ« fuqi.
âNĂ«se nuk keni paguar vlerĂ«n e plotĂ« tĂ« detyrimit tatimor, edhe pasi ne kemi filluar mbledhjen me forcĂ« tĂ« tij, nĂ« pĂ«rputhje me nenin 89 tĂ« ligjit nr. 9920, âPĂ«r Procedurat Tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â (i ndryshuar), ndaj jush do tĂ« zbatohet procedura e konfiskimit. NĂ« fund tĂ« çdo dite do tĂ« konfiskohet njĂ« shumĂ« prej sĂ« paku 50% tĂ« qarkullimit ditor tĂ« realizuar. Interesi i borxhit do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« llogaritet dhe grumbullohet deri nĂ« shlyerjen e plotĂ« tĂ« tij. Interesi pĂ«rfundimtar do tĂ« pasqyrohet nĂ« urdhrin e pagesĂ«sâ, thuhet nĂ« njoftimin dĂ«rguar nga administrate tatimore.
Â
Tatimet: Po mbledhim detyrimet e papaguara të vitit 2025
Administrata Tatimore sqaroi pĂ«r âMonitorâ se aktualisht Ă«shtĂ« duke zbatuar mbledhjen me forcĂ« tĂ« detyrimeve, dhe po zbaton masat tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« ligjin pĂ«r procedurat tatimore vetĂ«m pĂ«r detyrimet e papaguara tĂ« vitit 2025, qĂ« nuk pĂ«rfshihen nĂ« ligjet e miratuara pĂ«r paqen fiskale dhe fshirjen e detyrimeve.
Për ekspertët fiskalë, kjo fazë konsiderohet tranzitore, pasi ligjet janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por zbatimi i tyre do të nisë vetëm pas dekretimit dhe botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe pas miratimit të udhëzimeve përkatëse nga Ministria e Financave. Për rrjedhojë, procesi i mbledhjes me forcë të detyrimeve nga tatimet është ligjërisht korrekt.
Megjithatë, për një zbatim të drejtë dhe të qëndrueshëm, këto ligje duhet të interpretohen edhe në frymën e qëllimit të tyre. Në të kundërt, krijohet pasiguri te tatimpaguesit që duan të lidhin marrëveshjen e paqes fiskale me administratën tatimore apo që kërkojnë të kryejnë pagesa të pjesshme për faljen e pjesës së mbetur të detyrimeve.
âNĂ« administrimin modern fiskal, zbatimi i ligjit nuk reduktohet nĂ« lexim strikt literal tĂ« normĂ«s, por duhet tĂ« niset nga fryma e qĂ«llimi i ligjit, proporcionaliteti dhe parimi i besimit tĂ« ligjshĂ«m. Veprime qĂ« bien nĂ« kundĂ«rshtim me frymĂ«n e njĂ« reforme tashmĂ« tĂ« miratuar rrezikojnĂ« tĂ« krijojnĂ« pasiguri, tĂ« dĂ«mtojnĂ« klimĂ«n e pajtueshmĂ«risĂ« dhe, nĂ« praktikĂ«, tĂ« minojnĂ« efektivitetin e vetĂ« reformĂ«sâ, pohon eksperti fiskal Julian Saraçi.
Â
ĂfarĂ« parashikojnĂ« ligjet e MarrĂ«veshjes sĂ« Paqes Fiskale dhe fshirjes sĂ« detyrimeve
Ligji âPĂ«r fshirjen, shuarjen dhe pagesĂ«n e detyrimeve tatimore ndaj administratĂ«s tatimore qendrore dhe detyrimeve tĂ« pagueshme nĂ« doganĂ«â pĂ«rcakton fshirjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve e papaguara nĂ« Tatime dhe Dogana deri mĂ« 31 dhjetor 2014.
Në falje nuk do të përfshihen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për kontributet ligji përcakton vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Kategori përfituese do të jenë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi.
Përveç fshirjes së plotë të detyrimeve mbi 10 vite të papaguara, ligji parashikon edhe falje të detyrimeve më të reja, por me kushtin të paguhet një pjesë e detyrimit.
Për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme me kushtin nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet. Nëse do të paguajnë 75% të detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.
Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.
Ligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.
Nga bizneset nĂ« tatime dhe dogana deri nĂ« vitin 2014 rezultojnĂ« se janĂ« 100 mln lekĂ« apo rreth 1 mld euro detyrime tĂ« papaguara. Shifra me detyrimin e papaguar nga bizneset deri nĂ« 2014 qĂ« parashikohet tĂ« fshihet plotĂ«sisht u bĂ« publike nga ministri i Financave Petrit Malaj nĂ« mbledhjen e mĂ«parshme tĂ« Komisionit Parlamentar pĂ«r ĂĂ«shtjet Ligjore.
Ligji âPĂ«r marrĂ«veshjen e paqes Fiskaleâ, mundĂ«son nĂ«nshkrimin e njĂ« marrĂ«veshje mes biznesit tĂ« madh me tĂ« ardhura bruto mbi 14 mln lekĂ« nĂ« vit dhe administratĂ«s tatimore pĂ«r parapagimin e tatimfitimit.
Vullnetarisht në këtë marrëveshje me administratën tatimore, mund të hyjë çdo biznes i rregullt qoftë persona fizik apo entitet. Të përjashtuar nga e drejta për të hyrë në marrëveshje me administratën tatimore janë bizneset që ndaj tyre është hapur çështje penale për mashtrim apo evazion fiskal.
GjatĂ« kĂ«saj marrĂ«veshje me afat 1 vjeçar (me tĂ« drejta rinovimi deri 2 herĂ«), biznesit me tĂ« ardhura bruto mbi 14 mln lekĂ« nĂ« vit, do tâi llogaritet parapagimi i tatimit mbi njĂ« bazĂ« tĂ« tatueshme tĂ« rritur. Pra biznesi nuk do tĂ« parapaguajĂ« njĂ« tatim tĂ« çfarĂ«doshĂ«m, por qĂ« do tĂ« llogaritet mbi bazĂ«n e tatueshme e pĂ«rbĂ«rĂ« nga fitimi i tatueshĂ«m i vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus 18% rritje. NĂ«se fitimi i vĂ«rtetĂ« nĂ« fund tĂ« vitit tejkalon kufirin (duke llogaritur fitimin e vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m plus njĂ« marzh shtesĂ« prej 18%), mbi kĂ«tĂ« shtesĂ« do tĂ« paguhet 5%.
Pra në thelb marrëveshja nuk e ndryshon normën e tatim fitimit që është 23% për bizneset me të ardhura neto mbi 14 mln lekë , por rrit bazën e tatueshme, pasi tatimi do të llogaritet mbi fitimin e vitit të kaluar plus një marzhi shtesë prej 18% . Vetëm për fitimin që tejkalon këtë nivel të vlerësuar, paguhet një tatim shtesë 5%.
Në këmbim, bizneset do të përfitojnë moskryerje të kontrolleve tatimore për periudhën e zbatimit të marrëveshjes.
Por bizneset që do të kërkojnë të hyjnë vullnetarisht në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimit dhe korrigjimin e pasqyrave financiare fillimisht do të duhet të dorëzojnë kërkesë online përmes platformës e-Filing.
Ministri i Financave Petrit Malaj mĂ« herĂ«t nĂ« takimin me sipĂ«rmarrjen pĂ«r paketĂ«n fiskale 2026 tha se kĂ«rkesa e biznesit pĂ«r marrĂ«veshjen e paqes fiskale me administratĂ«n tatimore pasi tĂ« shqyrtohet nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Tatimeve (DPT), do tâi delegohet drejtorive rajonale tatimore. Procedura nis nĂ« muajin janar, ndĂ«rsa pritet qĂ« Ministria e Financave tĂ« miratojĂ« udhĂ«zimet pĂ«rkatĂ«se pĂ«r zbatimin e procedurave.
Përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të kenë mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.
Tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë.
Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja.
Përjashtim për hyrjen në marrëveshje me tatimet, në këmbim të moskryerjes së kontrollit, do të bëjnë bizneset ndaj të cilëve janë hapur çështje penale për mashtrim apo evazion./ D.Azo
Â
The post Paqja dhe fshirja e detyrimeve krijon konfuzion te bizneset, tatimet vijojnë mbledhjen e detyrimeve appeared first on Revista Monitor.




