❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

Nuk ka kompensim 480 apo 1000 euro! Do ketĂ« rillogaritje tatimi. Kush del me tepricĂ« kreditore (tatim tĂ« mbipaguar) do t’i kthehet diferenca e lekĂ«ve tĂ« paguar pĂ«r tatim, por nĂ«se bĂ«n kĂ«rkesĂ« nĂ« tatimet rajonale.

Sipas sistemit e-Tax, pas datës 22 janar 2026 nis gjenerimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025, ku për herë të parë do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Afati për plotësimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.

Zbritja prej 48,000 lekësh apo 100,000 lekësh për prindërit e fëmijëve dhe për shpenzimet e arsimimit nuk është kompensim direkt. Kompensimi do të llogaritet si diferencë mes tatimit të ri (pas aplikimit të zbritjeve) dhe tatimit të paguar gjatë vitit 2025.

Ligji “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat” pĂ«rcakton qĂ« vlerat 48 mijĂ« lekĂ« apo 100 mijĂ« lekĂ« (sipas rasteve) do tĂ« ulen nga baza e tatueshme, dhe kompensimi do tĂ« llogaritet si rezultat i diferencĂ«s sĂ« tatimit tĂ« ri (pasi janĂ« bĂ«rĂ« zbritjet e shpenzimeve sipas shkallĂ«s tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« individĂ«ve) dhe tatimit qĂ« Ă«shtĂ« paguar nĂ« 2025.

Pra nĂ«se individi do tĂ« rezultojĂ« me tatim tĂ« mbipaguar, pasi t’i zbriten shpenzimet, shumĂ«n e tepricĂ«s do ta kĂ«rkojĂ« pĂ«r rimbursim nĂ«pĂ«rmjet njĂ« kĂ«rkesĂ« qĂ« do t’i bĂ«jĂ« drejtorive rajonale tĂ« tatimeve.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se është duke u hartuar udhëzimi përkatës me procedurat e për plotësimin e deklaratës, dokumentacioni që nevojitet dhe si do të bëhen kërkesat pranë drejtorive rajonale të tatimeve.

Shembull

Zbritjen e shpenzimesh në vlerën e 48 mijë lekëve apo rreth 480 euro nga totali vjetor i të ardhurave bruto, do ta përfitojnë të gjithë individët pavarësisht nivelit të të ardhurave, nëse kanë fëmijë në ngarkim të moshës deri 18 vjeç. Ndërsa zbritjen e shpenzimeve me vlerë maksimale deri 100 mijë lekë apo rreth 1,000 euro për arsimin e fëmijëve do të përfitohet nëse të ardhurat vjetore bruto të deklaruara janë deri në 1.2 mln lekë.

NjĂ«ri nga çifti i prindĂ«rve qĂ« kanĂ« fĂ«mijĂ« nĂ«n 18-vjeç, pra ai qĂ« ka tĂ« ardhurat mĂ« tĂ« larta, do t’i zbriten 48 mijĂ« lekĂ«, nga tatimi e paguara mbi pagĂ«n gjatĂ« kĂ«tij viti nĂ« momentin kur do tĂ« plotĂ«sojnĂ« DeklaratĂ«n Individuale tĂ« tĂ« Ardhurave Personale.

Nëse të ardhurat bruto vjetore të një individi A janë 150 mijë lekë apo 1,8 mln lekë në vit.

Tatimi i paguar çdo muaj është:

Deri në 30,000 lekë- tatim 0

Pjesa 30,001–130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000 lekĂ«

Pjesa mbi 130,000 → (150,000 − 130,000) × 23% = 20,000 × 23% = 4,600 lekĂ«

Tatimi mujor i paguar është 17,600 lekë. Tatimi vjetor është 211,200 lekë.

Individi ka një fëmijë të moshës 7 vjeç. Pra numri i personave nën 18 vjeç në kujdestarinë e deklaruesit është 1.

Si fillim të ardhurat vjetore të këtij individi janë mbi 1,2 mln lekë. Automatikisht i lind detyrimi për plotësimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave. Me hyrjen në fuqi të zbritjes së shpenzimeve për fëmijët, nga totali i të ardhurave bruto të këtij individi do të zbriten shpenzimet prej 48 mijë lekë.

Duke qenë se të ardhurat e deklaruara janë mbi 1.2 mln lekë nuk do të përfitojë zbritjen e shpenzimeve prej 100 mijë lekë për arsimimin.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve:

Të ardhurat mujore pas zbritjes së shpenzimeve prej 48 mijë lekë do të jenë 146 mijë lekë apo rreth 1,7 mln lekë në vit.

Deri në 30 mijë lekë tatimi është zero

Pjesa 30,001 – 130,000 (130,000 − 30,000) × 13% = 100,000 × 13% = 13,000

Pjesa Mbi 130,000 (146,000 − 130,000) × 23% = 16,000 × 23% = 3,680

Tatimi mujor i rillogaritur = 13,000 + 3,680 = 16,680 lekë apo 200,160 lekw nw vit.

Tatimi i paguar gjatë vitit (pa zbritje) = 211,200 lekë

Gjendja kreditore –  211,200 lekw tatimi i paguar gjatw vitit 2025 -200,160 lekw tatimi i rillogaritur = 11,040 lekĂ«

Kjo është shuma që individi mund ta kërkojë për rimbursim pas plotësimit të DIVA-s.

Kërkesë do të dorëzohet brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA, në drejtoritë rajonale tatimore.

Llogaritja e tatimit pas zbritjes së shpenzimeve rreth 1000 euro për arsimin

Po ashtu nga viti 2026 prindërit me të ardhura vjetore jo më shumë se 1,2 mln lekë në vit, do të përfitojnë edhe zbritje për shpenzimet për arsimimin e fëmijëve deri në vlerën 100 mijë lekë.

Pra nëse merr më pak se 100 mijë lekë (apo rreth 1000 euro) në muaj pagë, përmes faturave të ruajtura për shpenzimet e bëra për arsimimin e fëmijës mund të përfitosh deri në 100 mijë lekë zbritje nga tatimet. Edhe këtë zbritje e merr pasi të plotësosh DIVA-n.

Shembull: Individi X ka të ardhura nga punësimi 70,000 lekë në muaj apo 840,000 lekë në vit.

Tatimi i paguar nĂ« çdo muaj Ă«shtĂ« (70,000 – 30,000)*13% = 5,200 lekĂ« dhe nĂ« vit 62,400 lekĂ«. Individi pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar zbritjet pĂ«r arsimin e fĂ«mijĂ«ve duhet tĂ« plotĂ«sojĂ« dhe dorĂ«zojĂ« deklaratĂ«n e tĂ« arshurave personale deri nĂ« 31 mars 2026.

Shuma maksimale qĂ« zbritet pĂ«r arsim Ă«shtĂ« 100,000 lekĂ« pavarĂ«sisht nga numri i fĂ«mijĂ«ve nĂ« moshĂ« nĂ«n 18 vjecc. (840,000 – 100,000)/12 = 61,667 lekĂ«/muaj. Tatimi 4,117 lekĂ« (vjetor 49,400 lekĂ«).

Individi do të rezultojë në Deklaratën Individuale të të Ardhurave me gjendje kreditore 13,000 lekë (e rrumbullakosur ).

Këtë gjendje kreditore do ta kërkojë brenda një afati 3 muaj nëpërmjet një kërkesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve.

 

 

The post Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA appeared first on Revista Monitor.

Interesi maksimal i lejuar për kreditë e vogla konsumatorë ulet më tej në 54.8%

Norma maksimale e interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore është ulur sërish për gjysmën e parë të vitit 2026.

Sipas normave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë lekë, institucionet financiare nuk mund të aplikojnë normë efektive interesi më të lartë se 54.8%, nga 62.2% që kishte qenë në gjysmën e dytë të vitit 2025 dhe nga 70.9% që kishte qenë një vit më parë.

Norma efektive maksimale e interesit përfshin normën nominale të interesit, komisionet e aplikuara nga huadhënësi dhe të gjitha kostot e kredisë që i transferohen klientit.

Sipas ndryshimeve tĂ« miratuara nĂ« fillim tĂ« vitit 2025 nga Banka e ShqipĂ«risĂ« nĂ« rregulloren “PĂ«r kredinĂ« konsumatore dhe kredinĂ« hipotekare”, norma maksimale e interesit pĂ«r kreditĂ« konsumatore me kĂ«ste deri nĂ« vlerĂ«n e 200 mijĂ« lekĂ«ve do tĂ« jetĂ« sa mesatarja e thjeshtĂ« e normĂ«s efektive tĂ« interesit pĂ«r kredinĂ« e dhĂ«nĂ« nĂ« 6-mujorin paraardhĂ«s, pa u shtuar me njĂ« tĂ« tretĂ«n, siç parashikohej mĂ« parĂ«.

Ndërkohë, për kreditë në vlerë më të lartë se 200 mijë lekë mënyra e llogaritjes do të vazhdojë të jetë e njëjtë, duke i shtuar mesatares së 6-mujorit të kaluar një të tretën, për të përcaktuar vlerën e NEI-t maksimal.

Pjesë e ndryshimeve në rregullore ishte edhe shtimi i detyrimit për kryerjen e pagesës nga ana e konsumatorit të komisioneve të aplikuara nga subjektet në momentin e dhënies së kredisë konsumatore, duke mos lejuar shpërndarjen e këtyre kostove përgjatë jetëgjatësisë së kredisë.

Gjithmonë për shumat deri në 200 mijë lekë, NEI maksimal për overdraftet (paradhëniet) është ulur lehtë në 18.27%, nga 18.3% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe nga 18.54% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë 2025.

NEI maksimal për kreditë nga 200 mijë lekë deri në 600 mijë lekë ka shënuar një rritje të lehtë në 35.43%, nga 35.21% që kishte qenë në gjashtëmujorin e kaluar, por ngelet në nivel më të ulët nga norma prej 36.55% e gjashtëmujorit të parë 2025.

Për overdraftet në intervalin 200-600 mijë lekë, NEI maksimal është rritur në 18.5%, nga 18.41% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2025 dhe në të njëjtin nivel me gjashtëmujorin e parë 2025.

Ndërkohë, për kreditë me vlerë nga 600 001 deri në 2 000 000 lekë NEI maksimal është ulur në 14.71%, nga 14.93% që kishte qenë në gjashtëmujorin e kaluar, por ngelet në nivel lehtësisht më të lartë nga norma 14.67% e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.

Aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore në Shqipëri nisi në fillim të vitit të vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyeja kryesore ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.

Që prej aplikimit për herë të parë, NEI maksimal ka pësuar një rënie të ndjeshme. NEI i parë maksimal për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë, që u vendos në fillim të vitit 2022, ishte në nivelin 171.41%, ndërsa sipas publikimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë ky tregues ka zbritur tashmë në 54.8%./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Interesi maksimal i lejuar për kreditë e vogla konsumatorë ulet më tej në 54.8% appeared first on Revista Monitor.

Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati pĂ«r Pallatin e Kongreseve

Korporata Shqiptare e Investimeve shtyu afatin për aplikimet për projektin e Pallatit të Kongreseve nga data 26 janar në 16 shkurt.

Projekti që bën pjesë në nismën e qeverisë për të zhvilluar me privatin disa prona shtetërore kërkon të tërheqë pranë vetes investitorë që pas paraqitjes së projektit dhe shpalljes fitues të garantojnë edhe financiarisht zhvillimin e tij ndërkohë që shteti të marrë pas pjesën takuese.

Lidhur me pallatin e Kongreseve gara parashikohet tĂ« ketĂ« dy faza ndĂ«rkohĂ« qĂ« kushti i bazĂ« pĂ«r ofertat Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ofrojnĂ« jo mĂ« pak se 45 pĂ«r qind tĂ« sipĂ«rfaqes totale tĂ« zhvillimit tĂ« objektit multifunksional nĂ« pronĂ«n e KorporatĂ«s pranĂ« Pallatit tĂ« Kongreseve, TiranĂ«. Sipas KorporatĂ«s pĂ«r objektin multifunksional nĂ« pronĂ«n e saj pranĂ« Pallatit tĂ« Kongreseve, sipĂ«rfaqja maksimale pĂ«r t’u projektuar dhe zhvilluar Ă«shtĂ« 50,000 metra katrorĂ«.

“Ky konkurrim pĂ«rfshin konkursin e projektimit pĂ«r dy objekte tĂ« ndryshme: Rivitalizimi i Pallatit tĂ« Kongreseve dhe objektin multifunksional (pranĂ« Pallatit tĂ« Kongreseve). SĂ« bashku, kĂ«to dy objekte pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« njĂ« mundĂ«si unike pĂ«r tĂ« krijuar vepra arkitekturore me vlerĂ« tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore dhe rĂ«ndĂ«si urbane, duke pĂ«rforcuar rolin e TiranĂ«s si njĂ« qytet i kujdesit, inovacionit dhe rritjes” thuhet nĂ« dokumentet e procedurĂ«s.

Sipas Korporatës përveç ndërhyrjes tek Pallati i Kongreseve objektivi i dytë i projektimit është ndërtimi i një godine të re me përdorim të përzier, në pronën për sipërmarrje, në kufi me Pallatin e Kongreseve.

“Dy strukturat duhet tĂ« funksionojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur, secila me identitetin dhe qĂ«llimin e vet tĂ« veçantĂ«, por duke ruajtur harmoni si nĂ« aspektin arkitektonik ashtu edhe nĂ« atĂ« funksional. Ky zhvillim i ri duhet tĂ« pasurojĂ« zonĂ«n pĂ«rreth dhe tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« qendĂ«r e re, e gjallĂ«, e shumĂ«llojshme dhe dinamike brenda kryeqytetit tĂ« TiranĂ«s” thuhet nĂ« dokument.

Pse zhvillimi me privatin nuk ka pasur sukses

Deri më tani qeveria ka tentuar disa herë të hyjë në partneritete me privatin për të zhvilluar pronën shtetërore por finalizimi i kontratave ka qenë modës në raport me numrin e procedurave të çelura.

Void Tower qĂ« parashikonte ndĂ«rtimin e njĂ« objekti shumĂ«katĂ«sh nĂ« Bulevardin “Zhan d‘Ark nĂ« kĂ«mbim tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« kompleksit Governativ dĂ«shtoi gjatĂ« negociatave me fituesin e parĂ« dhe kaloi tek kompania e dytĂ«.

Lift Tower një projekt që përfshin një shumëkatësh tek Inxhinieria e Ndërtimit nuk u finalizua asnjëherë me sukses pavarësisht shpalljes disa herë.

Po kështu janë një seri procedurash të tjera që mbeten pezull si stadiumet ne disa qytete apo projekte te veçantë te lidhura me institucione si Biblioteka e re. Nën zë kompanitë që kanë shfaqur interes dhe janë tërhequr në disa prej garave duket se shohin si problem qasjen për sipërfaqen minimale që kërkon Korporata që është mbi 45 për qind ndërkohë që risku i financimit dhe gjithë elementët e tjerë i lihen zhvilluesit. / N.Maho

 

The post Privati nuk i “do” pronat e shtetit, shtyhet afati pĂ«r Pallatin e Kongreseve appeared first on Revista Monitor.

Vrasja e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj brenda burgut tĂ« Koridallos ka marrĂ« vĂ«mendje tĂ« gjerĂ« nga mediat greke. Gazeta greke “Protothema” shkruan se...

Vrasja e 49-vjeçarit shqiptar Jani Aliaj brenda burgut tĂ« Koridallos ka marrĂ« vĂ«mendje tĂ« gjerĂ« nga mediat greke. Gazeta greke “Protothema” shkruan se autori Ă«shtĂ« njĂ« grek 28-vjeçar, i cili me njĂ« thikĂ« tĂ« improvizuar vrau shqiptarin brenda krahut tĂ« tretĂ« tĂ« burgut mĂ« tĂ« madh tĂ« vendit fqinj. Gjithçka, sipas gazetĂ«s greke tregon se kjo Ă«shtĂ« njĂ« vrasje me pagesĂ«, sipas hetimeve qĂ« po kryhet nga Forcat e SigurisĂ« sĂ« Pireut. Viktima ka njĂ« tĂ« kaluar tĂ« rĂ«ndĂ« kriminale, ashtu si edhe autori. 49-vjeçari Aliaj ka kryer tĂ« paktĂ«n 2 vrasje nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r tĂ« cilat ishin lĂ«shuar urdhĂ«r-arreste ndĂ«rkombĂ«tare. E para ndodhi nĂ« qytetin e tij tĂ« lindjes, nĂ« TepelenĂ«, nĂ« vitin 2005, dhe e dyta u krye nĂ« TiranĂ« nĂ« maj tĂ« vitit 2016 kur ai ekzekutoi Elton Çiçon nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut. Sipas “Protothema” ai ishte anĂ«tar i njĂ« bande tĂ« fortĂ« nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« trafikun e drogĂ«s. Edhe 28-vjeçari grek ka kryer dy vrasje. E para disa muaj mĂ« parĂ« nĂ« Agios Panteleimonas, kur qĂ«lloi me gjakftohtĂ«si nĂ« kokĂ« njĂ« shqiptar, i cili kishte qenĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« policisĂ« pĂ«r grabitje dhe vjedhje me thyerje. E dyta ndodhi kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« me thikĂ« nĂ« burgun Korydallos. “Sipas informacioneve, oficerĂ«t e policisĂ« qĂ« po merren me çështjen besojnĂ« se kjo Ă«shtĂ« njĂ« kontratĂ« vdekjeje kundĂ«r 49-vjeçarit, tĂ« cilĂ«n 28-vjeçari e ka kryer me urdhĂ«r tĂ« njĂ« tjetĂ«r krimineli shqiptar, tĂ« cilin e ka punĂ«suar pĂ«r vrasje. Sipas tĂ« njĂ«jtave burime, trafiku i drogĂ«s nĂ« AthinĂ« Ă«shtĂ« fajtori mĂ« i mundshĂ«m. DomethĂ«nĂ«, kush do tĂ« kontrollojĂ« sheshet e kryeqytetit? Viktima ishte liruar nga burgu disa javĂ« mĂ« parĂ« dhe ishte kthyer. Ndoshta aty qĂ«ndron pĂ«rgjigjja pĂ«r vrasjen”, shkruan “Protothema”. #voxnews #media #lajme #news

12.5K views


đŸ’Ÿ

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili Ă«shtĂ« emĂ«ruar nĂ« organin ekzekutiv tĂ« “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Donald Trump, Ă«shtĂ« distancuar nga kĂ«rkesa e p...

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili Ă«shtĂ« emĂ«ruar nĂ« organin ekzekutiv tĂ« “Bordit tĂ« Paqes” tĂ« Donald Trump, Ă«shtĂ« distancuar nga kĂ«rkesa e presidentit qĂ« vendet tĂ« paguajnĂ« 1 miliard dollarĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim tĂ« pĂ«rhershĂ«m. Blair ka refuzuar tĂ« mbĂ«shtesĂ« kĂ«rkesĂ«n pĂ«r kĂ«to fonde, e cila bazohet nĂ« njĂ« draft-kartĂ« tĂ« organizatĂ«s sĂ« re. Ky qĂ«ndrim shihet si njĂ« tjetĂ«r sinjal se detajet e “Bordit tĂ« Paqes” po shkaktojnĂ« kundĂ«rshti midis aleatĂ«ve dhe partnerĂ«ve tĂ« SHBA-ve ndaj projektit tĂ« Trump. NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Tony Blair deklaroi se ai nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« pĂ«rcaktimin e pĂ«rbĂ«rjes sĂ« bordit, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se nuk do ta mbĂ«shtesĂ« publikisht kĂ«tĂ« propozim. ZĂ«dhĂ«nĂ«si shtoi se çdo pyetje lidhur me tarifĂ«n prej 1 miliard dollarĂ«sh duhet t’i drejtohet administratĂ«s Trump. Bloomberg News shkruan se disa vende mund tĂ« refuzojnĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« bord pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« vendosura nga Trump. Vende tĂ« tjera mund tĂ« pranojnĂ« parimisht t’i bashkohen “Bordit tĂ« Paqes”, por pritet tĂ« refuzojnĂ« pagesĂ«n e tarifĂ«s pĂ«r anĂ«tarĂ«sim tĂ« pĂ«rhershĂ«m. NĂ« kĂ«tĂ« rast, ato ose do tĂ« pĂ«rpiqen ta negociojnĂ« tarifĂ«n ose mund tĂ« tĂ«rhiqen nga bordi nĂ«se Trump insiston mbi kĂ«tĂ« ide. Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se ka pranuar parimisht tĂ« bashkohet me bordin, por nuk ka rĂ«nĂ« dakord pĂ«r pagesĂ«n. “Sa i pĂ«rket detajeve tĂ« Bordit tĂ« Paqes, ende nuk kemi shqyrtuar strukturĂ«n, mĂ«nyrĂ«n e funksionimit, financimin dhe çështje tĂ« tjera. Do tĂ« punojmĂ« pĂ«r kĂ«to gjatĂ« ditĂ«ve nĂ« vijim”, tha ai. NjĂ« zyrtar kanadez theksoi se qeveria nuk do tĂ« paguajĂ« pĂ«r njĂ« vend nĂ« bord, dhe se draft-karta e organizatĂ«s Ă«shtĂ« ende nĂ« diskutim. Sipas tij, pjesĂ«marrja e Carney bĂ«het edhe pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« proces nga brenda. #voxnews #media #lajme

3871 views


đŸ’Ÿ

Fiks Fare denoncoi një nga fenomenet që po shqetëson të rinjtë e sotëm, kërcënimet dhe shantazhimet në rrjete sociale, ku persona të njohur apo panjoh...

Fiks Fare denoncoi njĂ« nga fenomenet qĂ« po shqetĂ«son tĂ« rinjtĂ« e sotĂ«m, kĂ«rcĂ«nimet dhe shantazhimet nĂ« rrjete sociale, ku persona tĂ« njohur apo panjohur hapin profile me emra dhe fotografi tĂ« personave tĂ« tjerĂ«, duke iu bashkĂ«ngjitur tĂ« dhĂ«na diskriminuese, madje edhe numra telefoni. NĂ« redaksinĂ« e emisionit investigativ u ankua njĂ« 22 vjeçare nga Fieri, tĂ« cilĂ«s i kanĂ« hapur profile false nĂ« Instagram dhe TikTok. VajzĂ«s sĂ« re i kanĂ« publikuar fotot personale dhe numrin e telefonit, madje i denigrojnĂ« edhe figurĂ«n, pasi e akuzojnĂ« se punon si prostitutĂ«. “Mua mĂ« kanĂ« hedhur nĂ« ‘TikTok’ dhe shkruajnĂ« se unĂ« dal me lekĂ«. Mua mĂ« kanĂ« hedhur fotot dhe çmimet. Detaj tjetĂ«r Ă«shtĂ« se mĂ« kanĂ« shkruar nĂ« Instagram. KanĂ« vendosur numrin tim tĂ« telefonit. MĂ« pas mĂ« kanĂ« shkruar lloj-lloj numrash, je pĂ«r takim”, thotĂ« e reja. Sipas saj, kĂ«to profile janĂ« hedhur ditĂ«t e fundit, madje ajo ka bĂ«rĂ« denoncim nĂ« PolicinĂ« e TiranĂ«s. “MĂ« thanĂ« do tĂ« presĂ«sh 1 javĂ«. MĂ« morĂ«n intervistĂ«. UnĂ« u thashĂ« se dyshoja te 3 goca qĂ« mĂ« kanĂ« hedhur. I ka hedhur njĂ« B.Sulaj dhe njĂ« Silvana. KĂ«tĂ« bionden, SilvanĂ«n, e njoh nga koha kur kam punuar te njĂ« lokal. Vinte si kliente. Dyshoj se ndoshta e kanĂ« bĂ«rĂ« se mund tĂ« kem lekĂ«, t’ia marrim, t’ia vjedhim. Dyshoj qĂ« edhe mos mĂ« marrin lekĂ«t”, thotĂ« ajo. MĂ« tej shkruan se ka kontaktuar nĂ« Instagram me njĂ« nga kĂ«to gocat. “Ato kanĂ« hedhur edhe njĂ« kushĂ«rirĂ«n time. ÇupĂ«n e dajĂ«s, ajo Ă«shtĂ« nĂ« Angli Ă«shtĂ« e martuar. KĂ«to e kanĂ« bĂ«rĂ« se duan tĂ« mĂ« marrin lekĂ« me zor. MĂ« kanĂ« kĂ«rkuar 1 milionĂ« lekĂ«. NĂ« mesazhe s’ma kanĂ« shkruar dhe e dyshoj kur vinte ajo goca qĂ« pinte kafe te lokali”, vijon qytetarja. Ajo ka kontaktuar me disa nga kĂ«to personazhe nĂ« TikTok, ku duket njĂ« gjuhĂ« rruge, pasi e kĂ«rcĂ«nojnĂ« se do tĂ« djegim, do tĂ« vrasim, do tĂ« fusim nĂ« dhe’. 22-vjeçarja u kĂ«rkon qĂ« tĂ« fshijnĂ« postimet nĂ« TikTok, por merr mbrapsht kĂ«rcĂ«nime dhe sharje tĂ« rĂ«nda. NĂ« njĂ« bisedĂ«, njĂ« nga vajzat me tĂ« cilat kontakton e pranon se e ka hapur ajo kĂ«tĂ« faqe. “MĂ« ka sharĂ« dhe mĂ« ka kĂ«rcĂ«nuar, do tĂ« vras, do tĂ« marr policinĂ«. Donte t’mĂ« fuste brenda. Gjoja sikur unĂ« i kisha hedhur unĂ« njĂ« foto nĂ« Tik Tok. UnĂ« kĂ«tĂ« denoncim e kam bĂ«rĂ« nĂ« PolicinĂ« e TiranĂ«s. UnĂ« kĂ«rkoj qĂ« tĂ« mbyllet dhe mos tĂ« bĂ«het mĂ«. CĂ«nohem unĂ«, familja ime, dajot qĂ« kam. MĂ« thonĂ« dil pĂ«rjashta. UnĂ« me aq mundĂ«si sa kam, punoj, mbledh ndonjĂ« lekĂ«. Paguaj qiranĂ« dhe u jap ndonjĂ« lekĂ«. Familjen e kam nĂ« njĂ« fshat tĂ« Fierit” shton mĂ« tej vajza. Aktualisht, e reja punon nĂ« njĂ« lokal nĂ« zonĂ«n e Freskut nĂ« TiranĂ« si kameriere. “Deri nĂ« momentin qĂ« tĂ« mbledhim lekĂ«t t’ia çoj familjes. Mamin e kam me astmĂ«â€, shton ajo, ndĂ«rkohĂ« tregon edhe njĂ« detaj nga ato qĂ« e kĂ«rcĂ«nojnĂ« dhe shantazhojnĂ«: UnĂ« dyshoj se ata punojnĂ« nĂ« zonĂ«n e DurrĂ«sit, nĂ« afĂ«rsi tĂ« UrĂ«s sĂ« Dajlanit. PunojnĂ« me lekĂ«, janĂ« prostituta. KĂ«to i kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« gjitha Pas kĂ«saj ankese, Fiks Fare kontaktoi me Sektorin e Hetimeve tĂ« Krimeve Kibernetike nĂ« DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« sĂ« TiranĂ«s. Shefi i kĂ«tij sektori, Osman Fuçia, tha se ka dijeni pĂ«r kĂ«tĂ« problematikĂ«, madje i ka marrĂ« kallĂ«zimin 22-vjeçares. “Kemi dijeni, i kam marrĂ« kallĂ«zim dhe shtesĂ« kallĂ«zimi. Materialet i kam referuar nĂ« ProkurorinĂ« e TiranĂ«s. Kam kontaktuar edhe me DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit, ku specialistĂ«t duhet t’i kenĂ« kĂ«rkuar Tik Tok-ut mbylljen e faqes. Ne vetĂ«m i referojmĂ«. Duhet tĂ« ketĂ« pasur ngarkesĂ«â€, thotĂ« Fuçia. Duket se, rrjetet sociale janĂ« bĂ«rĂ« makth pĂ«r qindra qytetarĂ« apo edhe pĂ«r institucionet ligjzbatuese. JanĂ« hapur dhjetĂ«ra dosje penale, madje ka pasur raste qĂ« individĂ« tĂ« veçantĂ« janĂ« dhunuar dhe plagosur edhe gjatĂ« lidhjeve direkte. NdĂ«rkohĂ« qĂ« ka pasur mijĂ«ra dosje tĂ« tjera, pĂ«r gjobĂ«vĂ«nie, shantazh apo kĂ«rcĂ«nime. #voxnews #media #lajme #news

20.6K views


đŸ’Ÿ

Disa zona tĂ« TiranĂ«s janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike pasditen e kĂ«saj tĂ« hĂ«ne. VoxNews mĂ«son se zonat e prekura janĂ« lagjja “Ali D...

Disa zona tĂ« TiranĂ«s janĂ« pĂ«rballur me ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike pasditen e kĂ«saj tĂ« hĂ«ne. VoxNews mĂ«son se zonat e prekura janĂ« lagjja “Ali Demi”, “Brryli”, “Paazari i Ri”, “Fresku”. Ende nuk ka njoftim nga OSHEE pse Ă«shtĂ« shkĂ«putur energjia elektrike, ndĂ«rsa dhjetĂ«ra familje gjenden nĂ« tĂ« ftohtĂ«. NdĂ«rsa deputeti demokrat Eno Bozdo i ka bĂ«rĂ« thirrje OSHEE tĂ« riparojĂ« difektin sa mĂ« shpejt. “Prej 45 minutash, thuajse gjysma e TiranĂ«s Ă«shtĂ« pa drita. NĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« ftohta, energjia e sigurtĂ« dhe ngrohja e banesave Ă«shtĂ« primare, dhe jo fjalimet pĂ«r reformĂ«n e (pa)suksesshme nĂ« sektorin e energjisĂ«! I bĂ«j thirrje OSHEE tĂ« riparojĂ« difektin sa mĂ« parĂ«. QytetarĂ«t duan shĂ«rbim sepse e paguajnĂ« energjinĂ« shumĂ« shtrenjtĂ«, ndĂ«r mĂ« tĂ« shtrenjtat nĂ« EvropĂ«, edhe kur nuk e kanĂ«!”, shkruan Bozdo nĂ« rrjetet sociale. #voxnews #media #lajme #news

4247 views


đŸ’Ÿ

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi të komentonte këtë të hënë kur u pyet nëse do të përdorte forcën për të marrë Groenlandën. Në një intervis...

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi tĂ« komentonte kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« kur u pyet nĂ«se do tĂ« pĂ«rdorte forcĂ«n pĂ«r tĂ« marrĂ« GroenlandĂ«n. NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« shkurtĂ«r telefonike pĂ«r NBC News, ai u pĂ«rgjigj shkurt: “Pa koment.” Trump gjithashtu u shpreh i bindur 100 pĂ«r qind pĂ«r tĂ« vijuar me planet e tij pĂ«r tĂ« goditur vendet europiane me tarifa nĂ«se nuk e merr GroenlandĂ«n. Presidenti amerikan pĂ«rsĂ«riti zhgĂ«njimin me NorvegjinĂ« pĂ«r Çmimin Nobel tĂ« Paqes. “Norvegjia e kontrollon plotĂ«sisht, pavarĂ«sisht se çfarĂ« thonĂ«. Atyre u pĂ«lqen tĂ« thonĂ« se nuk kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me tĂ«, por kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me gjithçka”, tha ai. ZhgĂ«njim shprehu gjithashtu ndaj liderĂ«ve europianĂ« qĂ« po fokusohen te Groenlanda, duke thĂ«nĂ«: “Europa duhet tĂ« fokusohet te lufta me RusinĂ« dhe UkrainĂ«n, sepse, sinqerisht, e shihni çfarĂ« u ka sjellĂ« atyre. Kjo Ă«shtĂ« ajo ku Europa duhet tĂ« fokusohet, jo te Groenlanda”. #voxnews #media #donaldtrump

1491 views


đŸ’Ÿ

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur në kohë rekord apelit për të ndihmë të familjes së modeles dhe influenceres së njohur Dajana Kalo. Shqiptarët ka...

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur në kohë rekord apelit për të ndihmë të familjes së modeles dhe influenceres së njohur Dajana Kalo. Shqiptarët kanë mundur të mbledhin në kohë rekord 200.000 euro që i duhen familjes, për operacionin dhe rikuperimin e modeles. 25-vjeçarja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet në QSUT prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar. Motra shkruan se Dajana ka pësuar hemorragjia në tru është shkaktuar nga Malformacioni Arteriovenoz (AVM), një gjendje serioze dhe kërcënuese për jetën, ku enët e gjakut në tru janë të formuara në mënyrë jonormale dhe mund të çahen pa paralajmërim. Me mijëra shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Dajanën, pas apelit të motrës Bora dhe shumë personazheve të njohur të ekranit. Ndihmat kanë qenë të shumta dhe në pak orë janë mbledhur më shumë se 200.000 euro. #voxnews #media #news

15.3K views


đŸ’Ÿ

Aktiviteti rreth centralit bërthamor Kashiwazaki-Kariwa ka arritur kulmin: punëtorët heqin dheun për të zgjeruar gjerësinë e një rruge kryesore, ndërs...

Aktiviteti rreth centralit bĂ«rthamor Kashiwazaki-Kariwa ka arritur kulmin: punĂ«torĂ«t heqin dheun pĂ«r tĂ« zgjeruar gjerĂ«sinĂ« e njĂ« rruge kryesore, ndĂ«rsa kamionĂ«t mbĂ«rrijnĂ« nĂ« hyrjen e tij tĂ« ruajtur rreptĂ«sisht. NjĂ« gardh i gjatĂ« Ă«shtĂ« i mbuluar me tela me gjemba, dhe nĂ« njĂ« vendpushim, njĂ« makinĂ« patrulle policie monitoron vizitorĂ«t e plazhit, njĂ« nga vendet e pakta me pamje tĂ« qartĂ« tĂ« reaktorĂ«ve, tĂ« kornizuar nga mali i mbuluar me borĂ«, Yoneyama. Kur tĂ« shtatĂ« reaktorĂ«t e tij janĂ« nĂ« funksion, Kashiwazaki-Kariwa prodhon 8.2 gigavat energji elektrike, mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« furnizuar miliona familje. Duke zĂ«nĂ« 4.2 km katrorĂ« tokĂ« nĂ« prefekturĂ«n Niigata, nĂ« bregun e Detit tĂ« JaponisĂ«, ai Ă«shtĂ« centrali mĂ« i madh bĂ«rthamor nĂ« botĂ«. QĂ« nga viti 2012, megjithatĂ«, centrali nuk ka prodhuar asnjĂ« vat energji, pasi u mbyll, sĂ« bashku me dhjetĂ«ra reaktorĂ« tĂ« tjerĂ«, pas shkrirjes sĂ« trefishtĂ« nĂ« mars tĂ« vitit 2011 nĂ« Fukushima Daiichi, aksidenti mĂ« i rĂ«ndĂ« bĂ«rthamor nĂ« botĂ« qĂ« prej Çernobilit. I vendosur rreth 220 km nĂ« veriperĂ«ndim tĂ« Tokios, Kashiwazaki-Kariwa menaxhohet nga Tokyo Electric Power (Tepco), e njĂ«jta kompani qĂ« administronte centralin e FukushimĂ«s kur njĂ« cunami i fuqishĂ«m shkatĂ«rroi mbrojtjet e tij, duke shkaktuar ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« qĂ« çoi nĂ« shkrirjen e tre reaktorĂ«ve dhe detyroi evakuimin e 160 mijĂ« njerĂ«zve. Pak javĂ« para 15-vjetorit tĂ« aksidentit dhe cunamit qĂ« vrau rreth 20 mijĂ« njerĂ«z pĂ«rgjatĂ« bregut verilindor tĂ« JaponisĂ«, Tepco pritet tĂ« sfidojĂ« opinionin publik lokal dhe tĂ« rifillojĂ« njĂ«rin nga shtatĂ« reaktorĂ«t e Kashiwazaki-Kariwa. TĂ« hĂ«nĂ«n, Tepco tha se do tĂ« shtynte rifillimin, fillimisht tĂ« planifikuar pĂ«r ditĂ«n pasuese, pasi njĂ« alarm dĂ«shtoi gjatĂ« njĂ« testi tĂ« pajisjeve fundjavĂ«n e kaluar, sipas transmetuesit publik NHK. Reaktori pritet tĂ« rikthehet nĂ« punĂ« nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, shtoi NHK. Rifillimi i reaktorit nr. 6, i cili mund tĂ« rrisĂ« furnizimin me energji elektrike nĂ« zonĂ«n e Tokios me rreth 2%, do tĂ« jetĂ« njĂ« pikĂ« kthese nĂ« rikthimin e ngadaltĂ« tĂ« JaponisĂ« drejt energjisĂ« bĂ«rthamore, njĂ« strategji qĂ« qeveria thotĂ« se do ta ndihmojĂ« vendin tĂ« arrijĂ« objektivat e emetimeve dhe tĂ« forcojĂ« sigurinĂ« energjetike. Por pĂ«r shumĂ« nga 420 mijĂ« banorĂ«t qĂ« jetojnĂ« brenda njĂ« rrezeje prej 30 km nga Kashiwazaki-Kariwa, tĂ« cilĂ«t do tĂ« duhej tĂ« evakuoheshin nĂ« rast tĂ« njĂ« incidenti si Fukushima, rikthimi i kompanisĂ« Tepco nĂ« prodhimin bĂ«rthamor Ă«shtĂ« i mbushur me rreziqe. Mes tyre Ă«shtĂ« edhe Ryusuke Yoshida, shtĂ«pia e tĂ« cilit ndodhet mĂ« pak se 2.5 km nga centrali, nĂ« fshatin e qetĂ« Kariwa. I pyetur se çfarĂ« e shqetĂ«son mĂ« shumĂ« pĂ«r rifillimin, 76-vjeçari ka njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« thjeshtĂ«: “Gjithçka,” thotĂ« ai, ndĂ«rsa dallgĂ«t pĂ«rplasen nĂ« breg, me reaktorĂ«t qĂ« ngrihen nĂ« sfond. “Planet e evakuimit janĂ« qartĂ«sisht joefektive,” shton Yoshida, njĂ« prodhues qeramike dhe anĂ«tar i njĂ« shoqate banorĂ«sh pranĂ« centralit. #voxnews #media #news #japan

2033 views


đŸ’Ÿ

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në foltoren e radhës pas Kryeministrisë tha se Kuvendi është mbushur me të korruptuar. Ai u shpreh se n...

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në foltoren e radhës pas Kryeministrisë tha se Kuvendi është mbushur me të korruptuar. Ai u shpreh se në 24 janar do të mbahet protesta më e fuqishme që ka njohur Tirana. Berisha theksoi se Shqipëria nuk do të ketë drejtësi, pa pasur kryengritje paqësore. Partia Demokratike ka paralajmëruar se në 24 janar do të mbajë një protestë fuqishme përpara Kryeministrisë, ku do të denoncojë sipas saj, korrupsionin e qeverisë. #voxnews #media #saliberisha #edirama

1976 views


đŸ’Ÿ

Valentino Garavani, stilisti i njohur italian i cili ka veshur yje e figura mbretërore, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Romë, në moshën 93-vjeça...

Valentino Garavani, stilisti i njohur italian i cili ka veshur yje e figura mbretĂ«rore, ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij nĂ« RomĂ«, nĂ« moshĂ«n 93-vjeçare. Lajmi Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga profili i tij zyrtar nĂ« Instagram. “Themeluesi ynĂ«, Valentino Garavani, Ă«shtĂ« ndarĂ« sot nga jeta nĂ« rezidencĂ«n e tij nĂ« RomĂ«, i rrethuar nga njerĂ«zit e dashur”, teksa jepen detaje pĂ«r pĂ«rgjimin, i cili do tĂ« mbahet nĂ« datat 21-22 janar. “Funerali do tĂ« mbahet tĂ« premten, mĂ« 23 janar nĂ« bazilikĂ«n Santa Maria degli Angeli e dei Martiri nĂ« Piazza della Repubblica.” Vdes nĂ« moshĂ«n 93-vjeçare Valentino Garavani, kush ishte Marka e tij, e themeluar nĂ« vitin 1960 u bĂ« e njohur nga e kuqja e fortĂ« dhe detajet si fjongot, frudat, dantellĂ«n dhe qĂ«ndisjet. Valentino Ă«shtĂ« njĂ« prej arkitektĂ«ve mĂ« tĂ« spikatur tĂ« stilit tĂ« shek. XX. Valentino ka qenĂ« njĂ« prej stilistĂ«ve mĂ« tĂ« preferuar nga yje si Jennifer Aniston, Gwyneth Paltrow, Nicole Kidman dhe Anne Hathaway. “E di çfarĂ« duan gratĂ«â€, shprehej ai nĂ« dokumentarin e tij “Valentino: The Last Emperor”: “Ato duan tĂ« jenĂ« tĂ« bukura.” Valentino doli nĂ« pension nĂ« vitin 2007. NĂ« vitin 2008, ai prezantoi koleksionin e tij tĂ« fundit tĂ« modĂ«s sĂ« lartĂ« nĂ« MusĂ©e Rodin nĂ« Paris. Valentino Ă«shtĂ« nderuar me titullin KalorĂ«s i Legjionit tĂ« Nderit nga presidenti francez Jacques Chirac nĂ« korrik tĂ« vitit 2006. Dy vjet mĂ« vonĂ«, ai u vlerĂ«sua me Medaljen e Qytetit tĂ« Parisit. NĂ« vitin 2011, ai mori çmimin e KĂ«shillit tĂ« Couture pĂ«r Artin e ModĂ«s nga Muzeu i Institutit tĂ« TeknologjisĂ« sĂ« ModĂ«s nĂ« New York, si edhe çmimin Golden Plate tĂ« AkademisĂ« Amerikane tĂ« Arritjeve nĂ« vitin 2017. #voxnews #media #news

1510 views


đŸ’Ÿ

Pse Trump zgjodhi Shqipërinë? Artan Hoxha: Jemi shtet me harmoni fetare

Bordi i Paqes i Trump, ku ShqipĂ«ria ka marrĂ« ftesĂ«n si vend anĂ«tar, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga temat ‘e nxehta’ nĂ« politikĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« pĂ«rpiqet tĂ« zbĂ«rthejĂ« lĂ«vizjen e presidentit. NĂ«n lupĂ«n e analistit Artan Hoxha, Ă«shtĂ« njĂ« lĂ«vizje pĂ«r efikasitet dhe jo globalitet. Sipas analizĂ«s sĂ« tij nĂ« emisionin “Opinion” nĂ« Tv Klan, qĂ«llimi i Trump Ă«shtĂ« njĂ« organizatĂ« qĂ« vepron shpejt, pa procedura tĂ« zgjatura.

Artan Hoxha: Nga të dhënat e këtyre tri ditëve, unë konkludoj në këtë gjë që qëllimi i presidentit Trump është efikasiteti, jo globaliteti i organizatës.

Blendi Fevziu: Ç’do tĂ« thotĂ« efikasiteti?

Artan Hoxha: Ai do të ndërtojë një organizatë që merr vendime shpejt dhe i zbaton ato me efektivitet. Ky është qëllimi i tij parësor.

Përzgjedhja e shteteve është një tjetër nga pikat që ka tërhequr vëmendje. Në rastin e Shqipërisë, Hoxha rendit disa faktorë që e favorizojnë në marrjen e kësaj ftese. Nga ana tjetër, Trump ka luajtur disa karta për numrin e vendeve që i duhen në këtë bord dhe afatin e 22 janarit për të kthyer përgjigje.

Artan Hoxha: Nuk ka ftuar gjithĂ« shtetet e botĂ«s, ka bĂ«rĂ« njĂ« shortlist. 60, 70, 50 nuk janĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e OKB-sĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ«, gjysma e tyre. JanĂ« hequr njĂ« mori shtetesh anĂ«tare tĂ« OKB-sĂ« qĂ« s’do t’i bĂ«nin kujt punĂ« nĂ« çështjen e konfliktit tĂ« GazĂ«s. E dyta, vendet qĂ« kanĂ« marrĂ« ftesĂ«n ka pasur njĂ« mendim, njĂ« arsye pse e kanĂ« marrĂ«. Ne mund tĂ« analizojmĂ« ShqipĂ«rinĂ«, pse e ka marrĂ« ShqipĂ«ria ftesĂ«n mes 60-70 vendeve?

Blendi Fevziu: Pse, sipas teje?

Artan Hoxha: Vend multifetar, me shumicĂ« myslimane, me harmoni, qĂ« shkojmĂ« shumĂ« mirĂ« me PalestinĂ«n, qĂ« shkojmĂ« shumĂ« mirĂ« me Izraelin, qĂ« kemi njĂ« histori tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« çifutĂ«ve, pĂ«rveç atyre qĂ« jemi nĂ« NATO etj. Ka shumĂ« vende nĂ« NATO, por kaq multifetarĂ« e me harmoni fetare si ShqipĂ«ria. Jo vetĂ«m qĂ« nuk janĂ« gjithĂ« shtetet e botĂ«s, por statuti thotĂ« kjo organizatĂ« mund tĂ« formohet edhe me tre shtete anĂ«tare. Pra u ka thĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ«ve atyre qĂ« u ka çuar letrĂ«n, hajdeni, erdhĂ«t, s’erdhĂ«t mua tre mĂ« duhen pĂ«r ta formuar. Ky Ă«shtĂ« faktor nxitĂ«s qĂ« tĂ« vijnĂ« mĂ« tepĂ«r se tre. E treta, afati. Ai thotĂ« nuk do ju pres ju pĂ«r njĂ« organizatĂ« efektive, tĂ« shpejtĂ«, tĂ« zhdĂ«rvjellĂ«t qĂ« tĂ« nderni lĂ«veret dhe tĂ« miratoni nĂ« procedura tĂ« stĂ«rzgjatura dhe ta çoni pas njĂ« viti firmosjen. Kush e ndan mendjen shpejt e shpejt, vjen mĂ« datĂ« 22 nĂ« Davos dhe firmos.

NjĂ« tjetĂ«r nga lĂ«vizjet e Trump Ă«shtĂ« ruajtja e ekuilibrit me disa shtete, duke e dĂ«rguar ftesĂ«n pa qĂ«llimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« mbrapsht njĂ« “po”, thotĂ« Hoxha.

Artan Hoxha: Disa shtete nĂ« listĂ«n e atyre qĂ« kanĂ« marrĂ« ftesĂ«n janĂ« edhe pĂ«r kortezi duke e paragjykuar qĂ« s’ka pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« po. Ka thĂ«nĂ« unĂ« ftesĂ«n ta çova, mundĂ«sinĂ« ta dhashĂ«, ti nuk erdhe, unĂ« eci pĂ«rpara.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Bordi i Paqes dhe si do tĂ« funksionojĂ«?

Krijimi i Bordit të Paqes për të administruar Gazën është një nga çështjet kryesore që po diskutohet në politikën ndërkombëtare.

Ndërkohë Presidenti i SHBA, Donald Trump, u ka dërguar ftesë shteteve që do të marrin pjesë në këtë strukturë ndërkombëtare, përfshirë edhe Shqipërinë.

Por çfarë parashikon konkretisht Bordi i Paqes dhe si do të funksionojë? Më poshtë do të lexoni Kartën e Brodit të Paqes, e cila sqaron deri në detaje se çfarë është kjo strukturë dhe cili do të jetë roli i saj në politikën ndërkombëtare.

KARTA E BORDIT TË PAQES

PARATHËNIE

Duke shpallur se paqja e qĂ«ndrueshme kĂ«rkon gjykim pragmatik, zgjidhje tĂ« bazuara nĂ« arsyen e shĂ«ndoshĂ« dhe guxim pĂ«r t’u larguar nga qasje dhe institucione qĂ« shumĂ« herĂ« kanĂ« dĂ«shtuar

Duke pranuar se paqja afatgjatë merr rrënjë kur njerëzit fuqizohen për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi të ardhmen e tyre

Duke pohuar se vetëm partneriteti i qëndrueshëm dhe i orientuar drejt rezultateve, i mbështetur në barrë dhe angazhime të përbashkëta, mund të sigurojë paqe në vende ku ajo për një kohë të gjatë ka qenë e paarritshme

Duke shprehur keqardhje qĂ« shumĂ« qasje tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« paqes krijojnĂ« varĂ«si tĂ« pĂ«rhershme dhe institucionalizojnĂ« krizĂ«n nĂ« vend se t’i udhĂ«heqin shoqĂ«ritĂ« pĂ«rtej saj

Duke theksuar nevojën për një trup ndërkombëtar më fleksibël dhe më efektiv për ndërtimin e paqes

Dhe duke vendosur të mblidhet një koalicion shtetesh vullnetare të përkushtuara ndaj bashkëpunimit praktik dhe veprimit efektiv

Të udhëhequra nga gjykimi dhe duke nderuar drejtësinë, Palët miratojnë me këtë Kartë Kartën e Bordit të Paqes.

âž»

KAPITULLI I — QËLLIMET DHE FUNKSIONET

Neni 1: Misioni

Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rikthejë qeverisjen e besueshme dhe ligjore dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zona të prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sipas miratimit të dhënë në përputhje me këtë Kartë, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira që mund të zbatohen nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.

âž»

KAPITULLI II — ANËTARËSIMI

Neni 2.1: Shtetet Anëtare

AnĂ«tarĂ«simi nĂ« Bordin e Paqes kufizohet vetĂ«m pĂ«r shtetet e ftuara pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nga Kryetari dhe fillon me njoftimin se shteti ka dhĂ«nĂ« pĂ«lqimin pĂ«r t’u detyruar nga kjo KartĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me Kapitullin XI.

Neni 2.2: Përgjegjësitë e Shteteve Anëtare

(a) Çdo Shtet AnĂ«tar pĂ«rfaqĂ«sohet nĂ« Bordin e Paqes nga Kreu i Shtetit ose i QeverisĂ«.

(b) Çdo Shtet AnĂ«tar do tĂ« mbĂ«shtesĂ« dhe ndihmojĂ« operacionet e Bordit tĂ« Paqes nĂ« pĂ«rputhje me autoritetet e veta ligjore tĂ« brendshme. AsgjĂ« nĂ« kĂ«tĂ« KartĂ« nuk interpretohet si dhĂ«nie e juridiksionit Bordit tĂ« Paqes brenda territorit tĂ« Shteteve AnĂ«tare, apo si detyrim pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« njĂ« mision tĂ« caktuar ndĂ«rtimi tĂ« paqes pa pĂ«lqimin e tyre.

(c) Çdo Shtet AnĂ«tar shĂ«rben njĂ« mandat jo mĂ« tĂ« gjatĂ« se tre vjet nga hyrja nĂ« fuqi e kĂ«saj Karte, subjekt rinovimi nga Kryetari. Ky kufizim trevjeçar nuk zbatohet pĂ«r Shtetet AnĂ«tare qĂ« kontribuojnĂ« mĂ« shumĂ« se 1.000.000.000 dollarĂ« amerikanĂ« nĂ« fonde monetare pĂ«r Bordin e Paqes brenda vitit tĂ« parĂ« nga hyrja nĂ« fuqi e KartĂ«s.

Neni 2.3: Përfundimi i Anëtarësimit

Anëtarësimi përfundon në njërën nga rastet e mëposhtme, cilado që ndodh më herët

(i) përfundimi i mandatit trevjeçar, subjekt Nenit 2.2(c) dhe rinovimit nga Kryetari

(ii) tërheqja, në përputhje me Nenin 2.4

(iii) vendim për largim nga Kryetari, subjekt vetoje nga një shumicë prej dy të tretash e Shteteve Anëtare

(iv) shpërbërja e Bordit të Paqes në përputhje me Kapitullin X

Një Shtet Anëtar, anëtarësimi i të cilit përfundon, pushon gjithashtu së qeni Palë e kësaj Karte, por mund të ftohet sërish për anëtarësim në përputhje me Nenin 2.1.

Neni 2.4: Tërheqja

Çdo Shtet AnĂ«tar mund tĂ« tĂ«rhiqet nga Bordi i Paqes me efekt tĂ« menjĂ«hershĂ«m duke i paraqitur Kryetarit njĂ« njoftim me shkrim.

âž»

KAPITULLI III — QEVERISJA

Neni 3.1: Bordi i Paqes

(a) Bordi i Paqes përbëhet nga Shtetet Anëtare.

(b) Bordi i Paqes voton për të gjitha propozimet në axhendën e tij, përfshirë buxhetet vjetore, krijimin e entiteteve vartëse, emërimin e drejtuesve të lartë ekzekutivë dhe vendimet kryesore politike, përfshirë miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe nisjen e nismave të reja të ndërtimit të paqes.

(c) Bordi i Paqes mblidhet për seanca me votim të paktën një herë në vit dhe në kohë e vende të tjera sipas përcaktimit të Kryetarit. Axhenda caktohet nga Bordi Ekzekutiv, pas njoftimit dhe konsultimit me Shtetet Anëtare dhe miratohet nga Kryetari.

(d) Çdo Shtet AnĂ«tar ka njĂ« votĂ«.

(e) Vendimet merren me shumicën e Shteteve Anëtare të pranishme dhe votuese, subjekt miratimi nga Kryetari, i cili mund të ushtrojë votën e tij si Kryetar në rast barazie.

(f) Bordi i Paqes mban gjithashtu mbledhje të rregullta jo-votuese me Bordin Ekzekutiv, të paktën çdo tre muaj.

(g) Shtetet Anëtare mund të përfaqësohen nga një zyrtar i lartë alternativ, me miratimin e Kryetarit.

(h) Kryetari mund të ftojë organizata rajonale të integrimit ekonomik për të marrë pjesë në punimet e Bordit të Paqes sipas kushteve që ai përcakton.

Neni 3.2: Kryetari

(a) Donald J. Trump shërben si Kryetari inaugurues i Bordit të Paqes dhe njëkohësisht si përfaqësues inaugurues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(b) Kryetari ka autoritet ekskluziv për të krijuar, ndryshuar ose shpërbërë entitete vartëse sipas nevojës për përmbushjen e misionit të Bordit të Paqes.

Neni 3.3: Pasardhësia dhe Zëvendësimi

Kryetari përcakton në çdo kohë një pasardhës për funksionin e Kryetarit. Zëvendësimi ndodh vetëm pas dorëheqjes vullnetare ose paaftësisë, të konstatuar me votë unanime të Bordit Ekzekutiv.

Neni 3.4: Nënkomitetet

Kryetari mund të krijojë nënkomitete sipas nevojës dhe përcakton mandatin, strukturën dhe rregullat e qeverisjes së tyre.

âž»

KAPITULLI IV — BORDI EKZEKUTIV

Neni 4.1: Përbërja dhe Përfaqësimi

(a) Bordi Ekzekutiv përzgjidhet nga Kryetari dhe përbëhet nga personalitete me reputacion global.

(b) Anëtarët e Bordit Ekzekutiv shërbejnë mandate dyvjeçare, të rinovueshme dhe subjekt largimi nga Kryetari.

(c) Bordi Ekzekutiv drejtohet nga një Drejtor Ekzekutiv i Përgjithshëm, i emëruar nga Kryetari dhe i konfirmuar me shumicë votash nga Bordi Ekzekutiv.

(d) Drejtori Ekzekutiv mbledh Bordin Ekzekutiv çdo dy javë gjatë tre muajve të parë dhe më pas çdo muaj.

(e) Vendimet e Bordit Ekzekutiv merren me shumicë të anëtarëve të pranishëm dhe hyjnë menjëherë në fuqi, subjekt vetoje nga Kryetari.

(f) Bordi Ekzekutiv miraton rregulloren e vet të procedurës.

Neni 4.2: Mandati

Bordi Ekzekutiv

(a) ushtron kompetencat e nevojshme për zbatimin e misionit

(b) raporton çdo tre muaj para Bordit të Paqes.

âž»

KAPITULLI V — DISPOZITA FINANCIARE

Neni 5.1: Shpenzimet

Financimi i Bordit të Paqes sigurohet përmes kontributeve vullnetare nga Shtetet Anëtare, shtete të tjera, organizata ose burime të tjera.

Neni 5.2: Llogaritë

 

Bordi i Paqes mund të hapë llogari financiare dhe të vendosë mekanizma kontrolli dhe mbikëqyrjeje për buxhetet dhe disbursimet.

âž»

KAPITULLI VI — STATUSI JURIDIK

Neni 6

(a) Bordi i Paqes dhe entitetet e tij kanë personalitet juridik ndërkombëtar.

(b) Bordi siguron privilegje dhe imunitete të nevojshme për ushtrimin e funksioneve të tij.

âž»

KAPITULLI VII — INTERPRETIMI DHE ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

Neni 7

Mosmarrëveshjet zgjidhen përmes bashkëpunimit miqësor. Kryetari është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kartës.

âž»

KAPITULLI VIII — NDRYSHIMET E KARTËS

Neni 8

Ndryshimet miratohen me dy të tretat e Bordit dhe konfirmim nga Kryetari. Disa kapituj kërkojnë miratim unanim.

âž»

KAPITULLI IX — REZOLUTA DHE URDHËRESA

Neni 9

Kryetari është i autorizuar të nxjerrë rezoluta për zbatimin e misionit.

âž»

KAPITULLI X — KOHËZGJATJA DHE SHPËRBËRJA

Neni 10

Bordi shpërbëhet sipas vlerësimit të Kryetarit ose në fund të çdo viti tek, nëse nuk rinovohet.

âž»

KAPITULLI XI — HYRJA NË FUQI

Neni 11

Karta hyn në fuqi pas pëlqimit të tre shteteve.

âž»

KAPITULLI XII — REZERVAT

Neni 12

Nuk lejohen rezerva ndaj Kartës.

âž»

KAPITULLI XIII — DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 13

Gjuha zyrtare është anglishtja. Selia dhe vula miratohen nga Kryetari.

Ndërprerja e energjisë elektrike, QSUT: Nuk u rrezikua jeta e pacientëve

Qendra Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” ka reaguar pas ndĂ«rprerjes sĂ« energjisĂ« elektrike nĂ« UrgjencĂ«, duke lĂ«nĂ« jashtĂ« funksionit pajisjet mjekĂ«sore qĂ« pĂ«rdore pĂ«r pacientĂ«t.

Lidhur me kĂ«tĂ« ngjarje, ka reaguar zyrtarisht vet spitali. NĂ« kĂ«tĂ« reagim Qendra Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” thotĂ« se pavarĂ«sisht kĂ«saj situate, jeta e pacientĂ«ve nuk u rrezikua.

Reagimi:

Qendra Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza” informon se sot nĂ« mbrĂ«mje, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« linjĂ«n e furnizimit me energji elektrike tĂ« tensionit tĂ« lartĂ« qĂ« furnizon GodinĂ«n A2 tĂ« QSUT, ka pasur njĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« energjisĂ« elektrike.

Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme.

QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.
QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

Fitore e madhe e VllaznisĂ« ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

✇27.al
By: 27

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, nĂ« “Air Albania”. Pjesa e parĂ« u vendos nga njĂ« gol i Balajt. NĂ« pjesĂ«n e dytĂ«, Kallaku vendosi njĂ« herĂ« e mirĂ« fatet e kĂ«tij takimi.

Shkodranët janë në vendin e dytë me 36 pikë të grumbulluara deri tani. Dinamo është në vendin e katërt.

Superiorja luajti sot edhe Vora-Tirana 1-1 dhe Partizani-Teuta 2–1.

gijotina.com/

Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën

NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën për sigurinë e Arktikut, thotë sekretari i përgjithshëm i saj Mark Rutte në një postim në rrjetet sociale, ka raportuar BBC.

NĂ« postimin, i cili vjen pas takimit tĂ« tij me ministrin danez tĂ« mbrojtjes dhe ministrin e jashtĂ«m tĂ« GroenlandĂ«s, Rutte thotĂ« se ata diskutuan se sa “i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« Arktiku – pĂ«rfshirĂ« GroenlandĂ«n – pĂ«r sigurinĂ« tonĂ« kolektive”.

Rutte shton se Danimarka po rrit gjithashtu investimet nĂ« “aftĂ«si kyçe” dhe thotĂ« se ata do tĂ« “vazhdojnĂ« tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku si aleatĂ« pĂ«r kĂ«to çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën appeared first on Sinjali.

BE-ja paralajmĂ«ron Trumpin se ‘Evropa ka mjete pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e saj’

Shefja e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« Bashkimit Evropian ka paralajmĂ«ruar se blloku do tĂ« “mbajĂ« qĂ«ndrimin” ndaj kĂ«rcĂ«nimeve tarifore tĂ« Donald Trump, dhe se ka njĂ« “grup mjetesh” pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e tij.

Kaja Kallas u takua sot në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes të Danimarkës dhe ministrin e Jashtëm të Grenlandës, transmeton Telegrafi.

“Siguria e Arktikut Ă«shtĂ« njĂ« interes i pĂ«rbashkĂ«t transatlantik dhe njĂ« qĂ« mund ta diskutojmĂ« me aleatĂ«t tanĂ« amerikanĂ«â€, thotĂ« ajo nĂ« X pas takimit.

“Por kĂ«rcĂ«nimet tarifore nuk janĂ« mĂ«nyra pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«. Sovraniteti nuk Ă«shtĂ« pĂ«r tregti. Ne nuk kemi interes tĂ« fillojmĂ« njĂ« luftĂ«, por do tĂ« mbajmĂ« qĂ«ndrimin tonĂ«. Evropa ka njĂ« gamĂ« mjetesh pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e saj”, shtoi ajo.

Kallas ka tĂ« ngjarĂ« t’i referohet instrumentit anti-shtrĂ«ngim tĂ« BE-sĂ«, i cili do t’i lejonte bllokut tĂ« vendoste tarifa hakmarrĂ«se ndaj SHBA-sĂ«, tĂ« kufizonte investimet dhe tregtinĂ« amerikane me EvropĂ«n dhe tĂ« kufizonte qasje nĂ« tregun e vetĂ«m.

ËshtĂ« arma mĂ« e fuqishme tregtare e bllokut dhe nuk Ă«shtĂ« pĂ«rdorur kurrĂ« mĂ« parĂ«.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE-ja paralajmĂ«ron Trumpin se ‘Evropa ka mjete pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e saj’ appeared first on Sinjali.

Aksident masiv në Michigan: Mbi 100 automjete të përfshira nga bora intensive

Më shumë se 100 automjete, përfshirë disa kamionë të mëdhenj, u përfshinë në një aksident zinxhir në autostradën Interstate 196 në perëndim të Michiganit, si pasojë e kushteve ekstreme të motit dhe shikueshmërisë pothuajse zero.

Sipas autoriteteve lokale, autostrada u mbyll në të dy drejtimet për disa milje dhe pastrimi i rrugës pritet të zgjasë me orë të tëra.

Ekipet e emergjencës dhe shërbimet rrugore ndodhen në terren për të ndihmuar të përfshirët dhe për të rikthyer qarkullimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Zona po goditet nga stuhi të forta bore, të cilat kanë krijuar kushte shumë të rrezikshme për udhëtim.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të ndjekin paralajmërimet e motit deri në përmirësimin e kushteve.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident masiv në Michigan: Mbi 100 automjete të përfshira nga bora intensive appeared first on Sinjali.

❌