❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

15:30 Protesta e Ronaldos, Liga arabe i kundërpërgjigjet futbollistit

Vendimi i Kristiano Ronaldos për të mos zbritur në fushë me fanellën e Al Nasr në shenjë proteste kundër fondit të investimeve që menaxhon katër klubet më të mëdha të kampionatit, ka bërë që Liga Arabe e Futbollit të reagojë ashpër kundër portugezit.

Saudi Pro League është rreshtuar përkrah skuadrës së Al Nasr, duke sulmuar Kristianon.

“Cristiano ka qenĂ« plotĂ«sisht i pĂ«rkushtuar ndaj Al Nassr qĂ« nga ardhja e tij dhe ka luajtur njĂ« rol thelbĂ«sor nĂ« rritjen dhe ambiciet e klubit. Si çdo lojtar i nivelit elitar, ai dĂ«shiron tĂ« fitojĂ«. Por asnjĂ« individ, sado i rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« jetĂ«, nuk merr vendime pĂ«rtej klubit tĂ« tij”.

Liga Saudite bën me dije se kampionati është konkurrues dhe kjo dëshmohet nga klasifikimi i ngjeshur mes skuadrave.

“Liga Ă«shtĂ« kompetitive dhe skuadrat kanĂ« pak pikĂ« diferencĂ« me njĂ«ra-tjetrĂ«n. Lufta pĂ«r titullin Ă«shtĂ« e hapur dhe kjo reflekton faktin se sistemi funksionon mĂ« sĂ« miri”.

Rebelimi i Kristiano Ronaldos ka ngritur alarmin në Arabinë Saudite. Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me Al Nasr, nga e cila përfiton 200 milionë euro në vit, por gjithashtu ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh në rast se dëshiron të largohet./kb

15:15 Gjykata e BE-së rivendos imunitetin e Puigdemont dhe ish-eurodeputetëve katalanas

ËshtĂ« njĂ« fitore e vonuar, por me ndikim tĂ« fortĂ« politik dhe institucional, ajo qĂ« arriti dje Carles Puigdemont sĂ« bashku me dy ish-eurodeputetĂ« tĂ« tjerĂ« katalanas. Gjykata e DrejtĂ«sisĂ« e Bashkimit Europian anuloi pĂ«rfundimisht vendimin e Parlamentit Europian pĂ«r heqjen e imunitetit parlamentar tĂ« Puigdemont, Toni ComĂ­n dhe Carla PonsatĂ­.

Sipas gjyqtarëve në Luksemburg, emërimi i raportuesit të ngarkuar me kërkesat për heqjen e imunitetit ishte në kundërshtim me parimin e paanshmërisë.

Rasti ka lidhje të forta me lojërat politike spanjolle brenda Parlamentit Europian. Partia Popullore Europiane, nën presionin e Partido Popular, kishte organizuar emërimin e një eurodeputeti të partisë ekstremiste nacionaliste VOX si raportues, pa hasur rezistencë nga grupi i Socialistëve & Demokratëve, i kryesuar nga socialistja spanjolle Iratxe García Pérez.

Gjykata thekson se, duke qenë se VOX ishte në origjinë të procedimit në Spanjë ndaj Puigdemont dhe të tjerëve për referendumin e vitit 2017 mbi pavarësinë e Katalonjës, raportuesi nga VOX mund të perceptohej si i paanshëm.

Ky vendim përbën një goditje jo vetëm për nacionalizmin spanjoll, por edhe, dhe mbi të gjitha, për përdorimin politik të procedurave të imunitetit në Parlamentin Europian./kb

15:00 Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, ku po ngre akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po rrezikon të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian.

“Sot jam kĂ«tu pĂ«r tĂ« denoncuar kĂ«rcĂ«nimin madhor qĂ« Edi Rama dhe mafia e rrezikshme qĂ« qĂ«ndron prapa tij, nĂ« qeveria, parlament dhe institucione tĂ« tjera, po kĂ«rcĂ«nojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« egĂ«r procesin mĂ« jetik tĂ« shqiptarĂ«ve, procesin e integrimit nĂ« BE.

Lajmet qĂ« vijnĂ« nga kancelaritĂ« europiane, por edhe nga Brukseli, dĂ«shmojnĂ« se Edi Rama Ă«shtĂ« nĂ« rreth tĂ« kuq. Se Edi Rama nĂ« kundĂ«rshtim flagrant me tĂ« gjitha zotimet qĂ« rrjedhin nga procesi i integrimit, po fakton se ai pĂ«r interesa tĂ« pushtetit tĂ« tij, pĂ«r tĂ« mbrojtur veten nga krimet e rĂ«nda qĂ« ka kryer, Ă«shtĂ« i aftĂ« tĂ« marrĂ« çdo vendim pavarĂ«sisht se bllokon plotĂ«sisht procesin e integrimit nĂ« BE.”, tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi se nëpër kancelaritë e vendeve të Europës po diskutohet kjo gjë dhe se nuk përjashtohet opsioni i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit.

Berisha e lidhi këtë me qëndrimet e kreut të qeverisë mbi çështjen e hetimeve ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe mbetjes pezull të votimit për imunitetin e saj në Kuvend. Po ashtu edhe për shkak të çështjes së hetimeve ndaj zyrtarëve të AKSHI-t.

“Burime shumĂ« serioze informojnĂ« se pĂ«r diskutimet e gjera qĂ« po zhvillohen nĂ« kancelaritĂ« europiane dhe nĂ« BE, nĂ« tĂ« cilat nuk pĂ«rjashtohet edhe opsioni i zhbĂ«rjes sĂ« plotĂ« tĂ« procesit tĂ« integrimit nĂ« BE pĂ«r shkak tĂ« kĂ«tyre qĂ«ndrimeve antikushtetuese, antidemokratike, antiligjore qĂ« mban Edi Rama nĂ« rastin e dosjes sĂ« tij, por nĂ« aparencĂ« Ballukut dhe AKSHI-t.

UnĂ« kam paralajmĂ«ruar dhe paralajmĂ«roj prapĂ« shqiptarĂ«t se marrja nĂ« dorĂ« e fatit tonĂ« Ă«shtĂ« rruga e vetme pasi Edi Rama, absolutisht nuk do tĂ« pranojĂ« kurrĂ« t’i heqĂ« imunitetin Lubi Balluku, pasi e di se sĂ« bashku me tĂ« nĂ« bankĂ«n e tĂ« akuzuarit Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« ulet edhe ai vetĂ«. Ai e di mirĂ« se jo nĂ« njĂ«, por nĂ« dy pĂ«rfaqĂ«si kryesore tĂ« EuropĂ«s dhe tĂ« botĂ«s, Gerond Meçe ka dhĂ«nĂ« çdo detaj tĂ« implikimit direkt tĂ« Edi RamĂ«s, baxhanakut dhe LindĂ«s nĂ« aferat e AKSHI-t. Edi Rama e di mirĂ« se tashmĂ« gjithçka ka dalĂ« nĂ« dritĂ«n e diellit, se ai nuk Ă«shtĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse njĂ« Ergys Agas.Ndaj dhe pĂ«rpĂ«litet nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«.”, shtoi ai.

Berisha: AKSHI, dosja që ka lënë pa mend kancelaritë europiane

Më tej Berisha foli edhe për çështjen e hetimeve për tenderat e AKSHI-t, duke e konsideruar këtë si dosjen që i ka lënë pa mend kancelaritë e Europës.

“AKSHI Ă«shtĂ« dosja qĂ« ka lĂ«nĂ« pa mend kancelaritĂ« evropiane, por edhe tĂ« vendeve tĂ« tjera tĂ« mĂ«dha. ËshtĂ« dosja qĂ« tejkalon çdo lloj imagjinate. PĂ«r tĂ« mos folur pastaj pĂ«r qindra dhe mijĂ«ra video dhe fotografi nĂ« tĂ« cilat edhe vetĂ« Edi Rama Ă«shtĂ« kokĂ« e kĂ«mbĂ« i damkosur.

Edi Rama po loz me fatet e vendit. Me fatin e çdo shqiptari pĂ«r tĂ« mbrojtur krimet e tij. Ndaj dhe 10 shkurti Ă«shtĂ« dita e çdo qytetari, Ă«shtĂ« dita e dinjitetit, e guximit, e kurajĂ«s, e vendosmĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« fatin nĂ« duar.”, tha Berisha, duke akuzuar mĂ« tej kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, qĂ« nĂ« faqen e Parlamentit censuroi mesazhin qĂ« kishte marrĂ« nĂ« takimin qĂ« kishte nĂ« Departamentin e Shtetit Amerikan, mbi luftĂ«n kundĂ«r organizatave kriminale transnacionale.

“Dhe ai e censuron, duhet tĂ« lexojmĂ« njoftimin e departamentit pĂ«r tĂ« marrĂ« vesh tĂ« vĂ«rtetĂ«n e njoftimeve tĂ« SHBA. KĂ«ta janĂ« bashkĂ«punĂ«torĂ« nĂ« krim. Niko Peleshi qĂ« bĂ«n kĂ«tĂ« censurĂ« Ă«shtĂ« bashkĂ«punĂ«tor nĂ« krimet e Edi RamĂ«s.”, shtoi.

Mes të tjerash, në komunikimin e tij me gazetarët, kreu i opozitës tha se kishte një mesazh për familjet që përmbyten. Duke iu referuar parashikimeve të metereologëve për një mot të keq në vazhdim, Berisha paralajmëroi qytetarët që të marrin masa vetë, pasi nga ana e qeverisë nuk është bërë asnjë përgatitje./kb

14:45 447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ai thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj. Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë.

“NĂ« mbledhjen e sotme tĂ« QeverisĂ« miratuam AmnistinĂ« Penale, nismĂ«n qĂ« prezantuam rreth njĂ« muaj mĂ« parĂ« dhe nga sot ky vendim depozitohet nĂ« Kuvend. Nga tĂ« dhĂ«nat mĂ« tĂ« fundit tĂ« rakorduara me DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve, ShĂ«rbimin e ProvĂ«s si dhe ProkurorinĂ« e PĂ«rgjithshme, rezulton se plot 447 persona pĂ«rfitojnĂ« lirim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe 853 tĂ« tjerĂ« ulje dĂ«nimi, ndĂ«rkohĂ« nga ShĂ«rbimi i ProvĂ«s amnistohen 5077 tĂ« dĂ«nuar me masa alternative. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale pĂ«r plot 14 mijĂ« procedime pĂ«r vepra tĂ« lehta. PĂ«rveçse njĂ« akt i qartĂ« human dhe njĂ« mundĂ«si e dytĂ« pĂ«r rehabilitim dhe ri-integrim, ky Ă«shtĂ« njĂ« hap konkret qĂ« ul presionin e popullimit tĂ« burgjeve dhe pĂ«r tĂ« fokusuar drejtĂ«sinĂ« aty ku rreziku shoqĂ«ror Ă«shtĂ« real. Nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tolerancĂ« ndaj krimit, por pĂ«r njĂ« qasje tĂ« matur qĂ« synon riintegimin dhe pĂ«rdorimin mĂ« efikas tĂ« drejtĂ«sisĂ« penale teksa ne po punojmĂ« pĂ«r tĂ« ulur pĂ«rdorimin e panevojshĂ«m tĂ« paraburgimit, nĂ« pĂ«rputhje me shqetĂ«simet e drejta tĂ« ngritura nga KĂ«shilli i EvropĂ«s si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari./kb

14:30 Shtrëngata dhe erëra të forta, përmbyten rrugët e Durrësit

Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë krijuar situatë problematike në disa rrugë të qytetit të Durrësit.

Situata mĂ« e rĂ«nduar Ă«shtĂ« shfaqur kĂ«tĂ« tĂ« premte, nĂ« rrugĂ«t pranĂ« Stadiumit “Niko Dovana”, si dhe nĂ« disa segmente tĂ« tjera, pĂ«rfshirĂ« shĂ«titoren “Taulantia”.

Pas ndërprerjes së reshjeve, uji është tërhequr gradualisht, por sipas autoriteteve, reshjet me intensitet të parashikuar në orët në vijim mund të krijojnë sërish problematika të ngjashme, duke i kërkuar qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Më herët mëngjesin e sotëm, Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar se qytetarët mund të përballen me kushte të këqija moti, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« ShĂ«rbimit Meteorologjik Ushtarak, ditĂ«n e premte qyteti i DurrĂ«sit pritet tĂ« pĂ«rballet me reshje tĂ« dendura shiu, shtrĂ«ngata dhe erĂ«ra tĂ« forta.

Duke qenĂ« se kĂ«to kushte atmosferike mund tĂ« sjellin problematika tĂ« ndryshme, u bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme, tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal gjatĂ« qarkullimit me automjete dhe tĂ« marrin masa pĂ«r sigurimin e objekteve nĂ« hapĂ«sira tĂ« jashtme.”, thuhej nĂ« njoftimin e BashkisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, e cila gjithashtu bĂ«ri me dije se ndodhet nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«.

Strukturat e ndĂ«rmarrjeve, emergjencave dhe policisĂ« bashkiake thuhet se janĂ« nĂ« terren dhe tĂ« angazhuara maksimalisht pĂ«r t’iu ardhur nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve dhe familjeve tĂ« tyre nĂ« çdo situatĂ« problematike tĂ« mundshme./kb

14:15 Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Ulsi Manja ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet rishikuar.

Në një intervistë me Grida Dumën, ai nisi të fliste për pagat e gjyqtarëve.

“ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«het me dosjet e prapambetura? Ka ardhur momenti tĂ« hapet ky diskutim. Po shfaqen simptomat e njĂ« apatie nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ«; nĂ« KLGJ dhe KLP ka mungesĂ« transparence nĂ« vendimmarrje dhe ata e konsiderojnĂ« kĂ«tĂ« si diçka qĂ« ndodh brenda shtĂ«pisĂ« sĂ« tyre,” tha kryetari i Komisionit tĂ« Ligjeve, sipas tĂ« cilit “ka ardhur koha pĂ«r diskutimin e temĂ«s: a e kanĂ« shqiptarĂ«t kĂ«tĂ« drejtĂ«si cilĂ«sore qĂ« iu premtua nĂ« 2016? U referohem gjykatave tĂ« largohen nga roli i noterit dhe tĂ« ngrihen nĂ« lartĂ«sinĂ« qĂ« u ngarkon Kushtetuta. PĂ«r gjyqtarĂ«t ekziston vetĂ«m prova,” tha ai, duke i paralajmĂ«ruar magjistratĂ«r prerĂ« nga studio e TCH:
“VĂ«reni gishtin mendjes, se do tĂ« ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« sistem.”/kb

14:00 “Partizani”, Malltezi: GjetĂ«m mbi 35 falsifikime, prokurorĂ«t dhe Irena Gjoka kishin komunikime

DhĂ«ndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, JamarbĂ«r Malltezi, ka dalĂ« nĂ« njĂ« komunikatĂ« pĂ«r mediat kĂ«tĂ« tĂ« premte, ku po flet lidhur me çështjen e dosjes “Partizani” kundĂ«r tij dhe pĂ«r gjyqtaren Irena Gjoka.

“Ne sot do ju paraqesim vetĂ«m pesĂ« shkelje qĂ« tregojnĂ« falsifikime nga ana e prokurorisĂ« dhe e gjykatĂ«ses Irena Gjoka dhe me radhĂ«, pĂ«r t’ju treguar pse prokurorĂ«t kanĂ« frikĂ« qĂ« kjo çështje tĂ« ketĂ« kamera nĂ« sallĂ«.

Gjithashtu kĂ«tu ne do tĂ« tregojmĂ« vetĂ«m pesĂ«, por ka mbi 30-35 falsifikime nga ana e prokurorĂ«ve politikĂ«.”, tha MalltĂ«zi.

Gjatë konferencës për mediat, Malltezi lexoi disa mesazhe që sipas tij vërtetonin se kishte patur një komunikim mes prokurorëve dhe gjyqtares Irena Gjoka, para marrjes së vendimeve.

“Dy komunikime me prokuroreve dhe gjyqtaarĂ«ve, e para pĂ«r urdhrin e prokurorit Arben Kraja pĂ«r PolicinĂ«.

Keni tĂ« nĂ«nvizuar kĂ«tu, nĂ« datĂ«n 20.10.2023 Arben Kraja dhe Mehmet Rrumbullaku kanĂ« komunikuar, tĂ« nesĂ«rmen Irena Gjoka do nxirrte vendimin siç ia kishte kĂ«rkuar prokuroria.”, deklaroi Malltezi.

Ai shtoi se për tri ditë, gjyqtarja Irena Gjoka, ka nxjerrë vendimin sic e kishte kërkuar prokuroria./kb

13:45 “ZmadhojnĂ« organin gjenital pĂ«r tĂ« fituar nĂ« OlimpiadĂ«â€, akuza e pazakontĂ« pĂ«r skiatorĂ«t olimpikĂ«, nisin hetimet

Bota e sportit elitar është mësuar me sakrifica ekstreme, sidomos kur bëhet fjalë për medalje olimpike. Por një akuzë e fundit ka kaluar çdo kufi të imagjinatës. Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka nisur hetimet për një praktikë të pazakontë, sipas së cilës disa sportistë të ski-jumping dyshohet se kanë injektuar acid hialuronik në organin gjenital për të fituar avantazh aerodinamik.

Skandali u raportua fillimisht nga gazeta gjermane Bild dhe ka shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv ndërkombëtar.

Acidi hialuronik përdoret zakonisht në mjekësinë estetike si filler për rritjen e vëllimit të indeve, përfshirë edhe procedurat për zmadhimin e perimetrit të penisit. Sipas ekspertëve të urologjisë, injektimi i tij do ta bënte organin më të madh në perimetër, por efekti është i përkohshëm dhe kërkon përsëritje çdo 6 deri në 12 muaj.

Ç’lidhje ka kjo me ski-jumping? Para fillimit tĂ« sezonit, sportistĂ«t maten me skaner 3D pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar pĂ«rmasat e kostumit tĂ« tyre, i cili Ă«shtĂ« rreptĂ«sisht i rregulluar nga Federata NdĂ«rkombĂ«tare. Çdo centimetĂ«r shtesĂ« nĂ« trupin e matur mund tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« kostum pak mĂ« tĂ« madh, me sipĂ«rfaqe mĂ« tĂ« gjerĂ«, qĂ« krijon mĂ« shumĂ« ngritje nĂ« ajĂ«r dhe mund tĂ« sjellĂ« disa metra shtesĂ« nĂ« fluturim. Sipas specialistĂ«ve tĂ« biomekanikĂ«s sportive, edhe njĂ« rritje e vogĂ«l e sipĂ«rfaqes sĂ« kostumit mund tĂ« ndikojĂ« ndjeshĂ«m nĂ« performancĂ«.

Megjithatë, rreziqet shëndetësore janë serioze. Mjekët paralajmërojnë se injektimi i acidit hialuronik në penis mund të shkaktojë dhimbje, deformime, infeksione, probleme dhe mosfunksionim seksual. Në raste të rralla, infeksioni mund të përhapet dhe të çojë në nekrozë të indeve, madje edhe në humbjen e organit./kb

13:30 Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, njëkohësisht anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, deklaroi se procesi i ri i reformës do të udhëhiqet nga të njëjtat parime themelore që orientuan edhe reformën e vitit 2015, por të përshtatura me realitetet e reja demografike, ekonomike dhe sociale të vendit.

E ftuar nĂ« emisionin “MirĂ«mĂ«ngjes ShqipĂ«ri”, Kuko theksoi se reforma synon tĂ« rikalibrojĂ« jetĂ«n nĂ« territor dhe mĂ«nyrĂ«n se si ofrohen shĂ«rbimet pĂ«r qytetarĂ«t.

“Parimet qĂ« do udhĂ«heqin deputetĂ«t e Kuvendit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« reformĂ«n do jenĂ« parimet qĂ« kanĂ« udhĂ«hequr dhe reformĂ«n e parĂ«. Reforma qĂ« rikalibron jetĂ«n nĂ« territor.

Kur flasim pĂ«r ribĂ«rjen e bashkive, riorganizimin e jetĂ«s nĂ« terrirtor, duhet tĂ« marrim parasysh demografinĂ«. Ne kemi pasur ndryshime shumĂ« tĂ« mĂ«dha demografike brenda kĂ«tij 10-vjeccari nga reforma e kaluar nĂ« kĂ«tĂ« tĂ« tanishme”, u shpreh ajo.

Sipas Kukos, qëllimi i reformës nuk është krijimi i pabarazive mes territoreve, por garantimi i një standardi të njëjtë shërbimi për të gjithë qytetarët.

“Realitetin ekonomik tĂ« disa bashkive, disa bashki kanĂ« marrĂ« njĂ« profil mĂ« tĂ« veçantĂ« kur vjen puna te turizmi apo si gjeneron tĂ« ardhura, dhe tĂ« kohezionit. Ne nuk duam tĂ« kemi njĂ« ShqipĂ«ri me 2 shpejtĂ«si, por njĂ« ShqipĂ«ri ku qytetari merr shĂ«rbimin njĂ«soj nĂ« secilĂ«n bashki”, tha deputetja.

Duke iu referuar reformës territoriale të vitit 2015, Kuko sqaroi se ajo nuk ka dështuar, por ishte e menduar që në fillim si një reformë që do të rishikohej pas një periudhe 10-vjeçare.

“Nuk ka diçka qĂ« nuk ka shkuar nĂ« vetvete. Reforma e kaluar ishte njĂ« pĂ«rgjigje ndaj njĂ« territori tĂ« super fragmentarizuar. Ishte e vendosur qĂ« kur u bĂ« reforma e kaluar, qĂ« do tĂ« rishikohej pas njĂ« 10-vjecari.

Reforma e kaluar solli 370 e kusur njësi administrative në 61. U bë një ribashkim i territorit.

Kritika mund tĂ« jetĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shtuar numri i bashkive dhe Ă«shtĂ« e kotĂ« argumenti se burimet njerĂ«zore janĂ« shtuar a pakĂ«suar. ShumĂ« funksione qĂ« i kanĂ« takuar qeverisjes qendrore, kaluan nĂ« qeverisjen vendore duke pasur funksione tĂ« deleguara, gjendja civile, arsimi parashkollor, etj,. Ishte njĂ« reformĂ« e domosdoshme pĂ«r kohĂ«n e cila funksionoi deri diku mirĂ« sepse e shikojmĂ« tani qĂ« bashkitĂ« u bĂ«nĂ« realitete ekonomike dhe shĂ«rbimi ndaj qytetarĂ«ve u pĂ«rmirĂ«sua”, theksoi Kuko.

Sipas saj, kritikat që lidhen me rritjen e numrit të punonjësve në bashki nuk qëndrojnë, pasi shumë funksione të qeverisjes qendrore iu deleguan pushtetit vendor.

“Gjendja civile, arsimi parashkollor dhe funksione tĂ« tjera kaluan te qeverisja vendore. BashkitĂ« u kthyen nĂ« realitete ekonomike dhe shĂ«rbimi ndaj qytetarĂ«ve u pĂ«rmirĂ«sua”, u shpreh Kuko.

Megjithatë, ajo pranoi se kishte hapësira për përmirësim, veçanërisht në menaxhimin e financave vendore, mbledhjen e taksave dhe organizimin e disa bashkive të vogla.

Deputetja e PS theksoi se lëvizjet demografike dhe sezonaliteti, sidomos në zonat turistike, e bëjnë të domosdoshëm riorganizimin territorial.

“Sot jemi nĂ« njĂ« fazĂ« tjetĂ«r, jemi nĂ« njĂ« fazĂ« ku lĂ«vizjet demografike sjellin nevojĂ«n pĂ«r riorganizimin e territorit. Bashki tĂ« vogla, si Himara me dhjetĂ«ra mijĂ« banorĂ« gjatĂ« vitit, nĂ« sezonin turistik bĂ«het bashki kolosale. A s’duhet tĂ« planifikojmĂ« tĂ« mos kemi kĂ«to planifikimet sezonale? Kjo reformĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r kohĂ«n.

Nuk po themi qĂ« kemi dĂ«shtuar me reformĂ«n e kaluar, mund tĂ« ishin bĂ«rĂ« disa gjĂ«ra shumĂ« mĂ« mirĂ«, si kur vjen puna me financat vendore, pĂ«r mbledhjen e taksave vendore, apo pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si u orhganizuan disa bashki tĂ« vogla, por tashmĂ« jemi nĂ« njĂ« moment tjetĂ«r ku bashkitĂ« s’do duhet tĂ« jenĂ« thjesht entitete administrative burokratike por dhĂ«nĂ«se shĂ«rbimi pĂ«r qytetarĂ«t”, tha ajo.

Sa i përket projektit fillestar të reformës, Kuko bëri të ditur se ende nuk ka një draft konkret, pasi procesi do të bazohet në konsultime të gjera.

“Projektin fillestar nuk mund ta them. PĂ«r fat tĂ« mirĂ« ne do kemi dhe kolegĂ«t e opozitĂ«s nĂ« tavolinĂ«, Ă«shtĂ« mirĂ« kur kemi rrahje mendimesh. Shoqata qĂ« ka mbuluar bashkitĂ« e djathta ka pasur njĂ« oponencĂ«s tĂ« shĂ«ndetshme kur vjen puna pĂ«r pjesĂ«n e reformĂ«s, por kjo do kĂ«rkojĂ« njĂ« konsultim.

S’mund tĂ« dalim me planin fillestar pa analizuar realitetin apo ta bĂ«jmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« statike mbi letĂ«r. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse do kemi takime nĂ« territor, do shohim si jepen shĂ«rbimet, do takohemi me aktorĂ« e faktorĂ«â€, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se do të ketë takime në terren, konsultime me pushtetin vendor, aktorët lokalë dhe qytetarët, për të vlerësuar realisht cilësinë e shërbimeve.

“NĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, bashkitĂ« nuk duhet tĂ« jenĂ« thjesht entitete administrative burokratike, por dhĂ«nĂ«s realĂ« shĂ«rbimi pĂ«r qytetarĂ«t”, shtoi Kuko, duke kujtuar se reforma e kaluar solli edhe konceptin e “one stop shop”, ku shĂ«rbimet merren nĂ« njĂ« sportel tĂ« vetĂ«m.

Duke shpjeguar konkretisht efektet e reformës, Kuko u shpreh se ajo do të sjellë një rikalibrim të shërbimeve publike, në funksion të nevojave reale të qytetarëve.

Sipas saj, reforma do të shoqërohet edhe me një rikonceptim të këshillave të qarqeve, duke iu afruar modelit të rajoneve funksionale.

“NĂ«se njĂ« shĂ«rbim i caktuar Ă«shtĂ« i vendosur nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« territorit qĂ« nuk i pĂ«rgjigjet mĂ« realitetit demografik apo ekonomik, do tĂ« rishikohet mĂ«nyra se si ai shkon te qytetari. Do tĂ« kemi njĂ« rikonceptim tĂ« kĂ«shillave tĂ« qarqeve dhe do t’i afrohemi konceptit tĂ« rajoneve, ku zhvillimi i territorit bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme dhe tĂ« koordinuar”, u shpreh Kuko./kb

13:15 A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

Presidentja e Komisionit Evropian nuk ka marrë ende një vendim mbi zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Mercosur.

Ursula von der Leyen është në parim pro, por është ende duke vlerësuar rreziqet e kësaj vendimi. Tema duhej të diskutohej dje në Paris me Emmanuel Macron, si dhe në samitin informal të krerëve të shteteve dhe qeverive javën e ardhshme.

Von der Leyen dëshiron të dijë cilët liderë e konsiderojnë zbatimin e përkohshëm të marrëveshjes Mercosur si një çështje ekzistenciale në planin e politikës së brendshme. Do të konsultohen liderët e Francës, Polonisë, Irlandës dhe Austrisë.

Në llogaritjen e rrezikut, von der Leyen duhet të marrë parasysh edhe Parlamentin Evropian, i cili, nëse do të rrëzonte ratifikimin, do ta dështonte përfundimisht marrëveshjen me Mercosur.

Megjithë presionet e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, për zbatimin e përkohshëm, von der Leyen ka ende pak kohë për të përfunduar vlerësimet e saj.

Kërkohet një ratifikim nga një prej katër vendeve të Amerikës së Jugut (Brazili, Argjentina, Paraguaji dhe Uruguaji). Paraguaji pritet të jetë i pari pas disa muajsh./kb

13:00 “Vajza tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« TiranĂ«â€, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit pĂ«r lidhjet e tij me Epstein

Autoritetet në Norvegji po hetojnë ish-kryeministrin Thorbjorn Jagland nën dyshimet për korrupsion pas zbulimeve të lidhjeve të tij me abuzuesin e ndjerë seksual Jeffrey Epstein.

Hetimi vjen pasi dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara javën e kaluar zbuluan vite komunikimesh midis Jagland dhe Epstein, duke përfshirë email-e që sugjeronin se ai qëndronte në shtëpinë e abuzuesit.

Okokrim, njĂ«sia policore e NorvegjisĂ« e dedikuar pĂ«r luftimin e krimit tĂ« jakave tĂ« bardha, tha tĂ« enjten se kishte pĂ«rcaktuar se kishte “baza tĂ« arsyeshme” pĂ«r tĂ« hetuar Jaglandin pĂ«r korrupsion madhor.

Agjencia tha se i kishte kërkuar gjithashtu Ministrisë së Punëve të Jashtme të revokonte imunitetin e dhënë Jaglandit, i cili shërbeu gjithashtu si kreu i Komitetit të Nobelit dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, si ish-kreu i një organizate ndërkombëtare.

Hetimet do të fokusohen në faktin nëse Jagland ka marrë dhurata, udhëtime falas, apo favore të tjera nga Epstein.

KujtojmĂ« qĂ« njĂ« email tĂ« Jagland mĂ« 25 maj tĂ« 2012-Ă«s, ai i drejtohet Epsteinit me fjalĂ«t: “Kam qenĂ« nĂ« TiranĂ«. Vajza tĂ« jashtĂ«zakonshme”./kb

12:45 Dashnor Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Vendimi për emërimin e tij u mor sot gjatë mbledhjes së qeverisë.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Emërimi i tij vjen në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturat e qeverisë./kb

12:30 Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u ftua si folëse kryesore në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Johns Hopkins, ku bashkë me ekspertin e njohur Edward Joseph, profesorë, studentë dhe shqiptarë që jetojnë në SHBA, analizuan rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe rolin e ri të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Spiropali u ndal te shndërrimi i Shqipërisë nga vendi më i izoluar i Europës, në vendin kandidat që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian përmes rezultateve, implementimit të një sërë reformash strukturore.

“NĂ« vetĂ«m 13 muaj, hapĂ«m tĂ« gjithĂ« grupkapitujt e negociatave. Ky Ă«shtĂ« rezultati i reformave tĂ« vĂ«shtira dhe fokusit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m politik. Por tani fillon puna mĂ« e vĂ«shtirĂ«. Po punojmĂ« intensivisht dhe pĂ«rmes njĂ« agjende objektivash pĂ«r tĂ« mbyllur grupkapitujt deri nĂ« vitin 2027 dhe pĂ«r tĂ« siguruar anĂ«tarĂ«simin deri nĂ« vitin 2030. Pra bĂ«het fjalĂ« pĂ«r progres tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« disa fusha si sundimi i ligjit, lufta kundĂ«r krimit dhe korrupsionit, fuqizimi i institucioneve demokratike, etj. KĂ«tu Ă«shtĂ« gjithashtu vendi ku mbĂ«shtetja e SHBA-sĂ« ka qenĂ« jetike gjatĂ« viteve: nĂ« forcimin e reformĂ«s sonĂ« nĂ« drejtĂ«si dhe transparencĂ«s. Reforma nĂ« drejtĂ«si, nĂ« veçanti, Ă«shtĂ« reforma mĂ« e thellĂ« dhe mĂ« transformuese nĂ« ShqipĂ«rinĂ« moderne”, tha Spiropali.

Ankorimi i Shqipërisë drejt vlerave perëndimore, sipas Ministres së Jashtme, nuk është për një zgjedhje rastësore dhe as e përkohshme, por strategjike.

“ËshtĂ« e rrĂ«njosur nĂ« identitet dhe nĂ« realitetet e forta tĂ« sigurisĂ«. Administratat ndryshojnĂ«, politikat evoluojnĂ«, por busulla strategjike e ShqipĂ«risĂ« nuk mund dhe nuk do tĂ« largohet nga bashkĂ«sia euroatlantike”, tha Spiropali.

Spiropali iu bashkua gjithashtu Samitit “Western Balkans Forward”, organizuar nga KĂ«shilli i Atlantikut. Aty Spiropali foli pĂ«r “Imperativin gjeopolitik tĂ« zgjerimit tĂ« BE drejt Ballkanit PerĂ«ndimor”.

Ministrja theksoi se “procesi i zgjerimit tĂ« BE-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« instrument gjeostrategjik qĂ« BE-ja duhet ta pĂ«rdorĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjitha vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor, si proces qĂ« garanton nĂ« thelb sigurinĂ« europiane”.

“Ballkani PerĂ«ndimor nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« zonĂ« pas-konflikti, por njĂ« vijĂ« e parĂ« e sigurisĂ« dhe e konkurrencĂ«s evropiane. PaqĂ«ndrueshmĂ«ria rajonale, ndikimi rus dhe presionet hibride e bĂ«jnĂ« zgjerimin mĂ« urgjent. Kjo e bĂ«n zgjerimin jo vetĂ«m njĂ« proces transformues pĂ«r vendet tona, por edhe njĂ« instrument pĂ«r njĂ« EvropĂ« mĂ« tĂ« sigurt, mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme dhe mĂ« tĂ« begatĂ«. TĂ« gjitha vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor duhet tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« procesin e zgjerimit, sepse njĂ« rajon i integruar nĂ« BE Ă«shtĂ« padyshim mĂ« i sigurt, me mĂ« shumĂ« bashkĂ«punim rajonal dhe mĂ« i begatĂ« nĂ« fund. Zgjerimi duhet tĂ« trajtohet absolutisht si instrument sigurie dhe jo si mekanizĂ«m burokratik shpĂ«rblimi“, tha Spiropali.

Ministrja nënvijëzoi se përveçse një proces i bazuar në meritë, zgjerimi është një proces i lidhur me kohën dhe se çdo zvarritje, përbën rrezik sigurie. Edhe për Shtetet e Bashkuara, sipas saj, zgjerimi është një interes strategjik.

“Ky ka qenĂ« gjithmonĂ« qĂ«ndrimi ynĂ«. Pra po, njĂ« proces i bazuar nĂ« meritĂ«, dhe ne besojmĂ« plotĂ«sisht nĂ« kĂ«tĂ«, sepse duhet tĂ« jetĂ« njĂ« proces i besueshĂ«m, por edhe transformues pĂ«r vendet tona, pĂ«r shtetin tonĂ« dhe shoqĂ«ritĂ« tona  i bazuar nĂ« meritĂ«, por edhe i lidhur me kohĂ«n. Çdo zvarritje, sipas nesh, pĂ«rbĂ«n rrezik sigurie. GjithmonĂ« ka qenĂ« kĂ«shtu, por veçanĂ«risht tani Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe mĂ« e dukshme. Vonesa krijon vakuum strategjik. E kemi diskutuar mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« dhe nuk dua tĂ« pĂ«rsĂ«ris, por vakuumi tĂ«rheq aktorĂ« dhe ndikime dashakeqe, dhe kjo duhet shmangur me çdo kusht. Pyetja nuk Ă«shtĂ« mĂ« nĂ«se zgjerimi duhet tĂ« ecĂ« me kujdes, por nĂ«se vonesat janĂ« shndĂ«rruar tashmĂ« nĂ« rrezik sigurie”, tha Spiropali./kb

12:15 Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

Monika Kryemadhi deklaroi nĂ« emisionin “Breaking” me Fiori DardhĂ«n, nĂ« Top News se i vjen keq qĂ« Partia e LirisĂ« po shkon drejt shuarjes, duke theksuar se kjo situatĂ« Ă«shtĂ« pasojĂ« e njĂ« procesi tĂ« qĂ«llimshĂ«m kriminalizimi tĂ« forcĂ«s politike qĂ« ajo ka ndĂ«rtuar prej vitesh.

“MĂ« vjen keq qĂ« Partia e LirisĂ« Ă«shtĂ« drejt shuarjes. Kam investuar gjithçka nĂ« kĂ«tĂ« parti, i gjithĂ« rrethi im, nĂ«na ime, bashkĂ«shorti im janĂ« sot nĂ« duart e gjykatĂ«s, sepse duan tĂ« kriminalizojnĂ« njĂ« parti politike qĂ« ishte risi nĂ« politikĂ«n shqiptare, njĂ« parti qĂ« kĂ«rkonte aleanca”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, problemet që po përjeton sot politika shqiptare nuk ekzistonin më parë, ndërsa theksoi se një pjesë e madhe e të burgosurve ndodhen në paraburgim.

“Sot kemi 80% tĂ« tĂ« burgosurve nĂ« paraburgim. Sot jemi Republika e SPAK-ut”, deklaroi ajo.

E pyetur nëse opozita mund të kthehet në një alternativë qeverisëse, Kryemadhi tha se problemi kryesor qëndron te metodologjia dhe mungesa e konsistencës.

Kryemadhi hodhi akuza të forta edhe për arrestimin e Ilir Metës, duke e cilësuar si rezultat të një marrëveshjeje mes dy partive të mëdha.

“Burgosja e MetĂ«s Ă«shtĂ« marrĂ«veshje e dy partive tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« vazhduar aferat”, deklaroi ajo.

Ajo pranoi se si ajo ashtu edhe Ilir Meta kanë bërë gabime, por theksoi se këto gabime lidhen me tejkalimin e kufijve në ndihmë të njerëzve.

“Meta dhe unĂ« kemi gabimet tona. Kemi bĂ«rĂ« mĂ« shumĂ« sesa duhet pĂ«r njerĂ«zit. NĂ«se merr njĂ« doktor urgjence dhe i thua ‘kam filanin’, sot SPAK ta quan shpĂ«rdorim detyre. Ky ka qenĂ« gabimi ynĂ«â€, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi kritikoi ashpër mediat dhe politikën për heshtjen ndaj mënyrës së burgosjes së Ilir Metës, duke theksuar se për tetë muaj ai është lënë në harresë.

“AsnjĂ« emision, asnjĂ« gazetar, asnjĂ« deputet i PL-sĂ« nuk foli pĂ«r shkeljet e rregullave tĂ« burgosjes sĂ« MetĂ«s. U harrua nĂ« burg pĂ«r tetĂ« muaj, nuk shkoi askush ta takonte”, tha ajo./kb

12:00 Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët mëngjesin e kësaj të premteje se gjatë ditës së sotme mund të përballen me kushte të këqija moti, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« ShĂ«rbimit Meteorologjik Ushtarak, ditĂ«n e premte qyteti i DurrĂ«sit pritet tĂ« pĂ«rballet me reshje tĂ« dendura shiu, shtrĂ«ngata dhe erĂ«ra tĂ« forta.

Duke qenĂ« se kĂ«to kushte atmosferike mund tĂ« sjellin problematika tĂ« ndryshme, u bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme, tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal gjatĂ« qarkullimit me automjete dhe tĂ« marrin masa pĂ«r sigurimin e objekteve nĂ« hapĂ«sira tĂ« jashtme.”, thuhet nĂ« njoftimin e BashkisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, e cila gjithashtu bĂ«n me dije se ndodhet nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«.

Strukturat e ndĂ«rmarrjeve, emergjencave dhe policisĂ« bashkiake thuhet se janĂ« nĂ« terren dhe tĂ« angazhuara maksimalisht pĂ«r t’iu ardhur nĂ« ndihmĂ« qytetarĂ«ve dhe familjeve tĂ« tyre nĂ« çdo situatĂ« problematike tĂ« mundshme./kb

11:47 Kenya ndalon “buqetat me para” pĂ«r ShĂ«n Valentinin – paralajmĂ«rohet edhe gjobĂ« e deri nĂ« 7 vjet burg

Last Updated on 06/02/2026 by Kesjana

Me afrimin e 14 shkurtit, ditĂ«n e ShĂ«n Valentinit, autoritetet nĂ« Kenya kanĂ« nxitur njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« fortĂ« ndaj trendit tĂ« ri tĂ« dhurimit — buqetat e luleve tĂ« bĂ«ra me para tĂ« gatshme (cash bouquets). Banka Qendrore e Kenias (Central Bank of Kenya – CBK) tha se kjo praktikĂ« Ă«shtĂ« e paligjshme, sepse dĂ«mton monedhĂ«n dhe shkel ligjin penal tĂ« vendit. 

💾 ÇfarĂ« Ă«shtĂ« “buqeta me para”?

Trend i pĂ«rhapur kryesisht nĂ« rrjetet sociale ku llogaritet se njerĂ«zit palosin, ngjisin ose kapin me kĂ«pucĂ« banknota pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« si dhuratĂ«, zakonisht pĂ«r ShĂ«n Valentinin, ditĂ«lindje ose evente tĂ« tjera festive. KĂ«to buqeta janĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« tĂ« kĂ«rkuara vitet e fundit dhe shpesh shoqĂ«rohen me lule tĂ« vĂ«rteta ose dekorime tĂ« tjera. 

đŸ‘źâ€â™‚ïžÂ 

Përse paralajmëron CBK?

Banka Qendrore shpjegon se:

  • Palosja, ngjitja, kapja apo shpuarja e banknoteve dĂ«mton integritetin e monedhĂ«s.
  • KĂ«to veprime i bĂ«jnĂ« banknotat tĂ« paafta pĂ«r tu pĂ«rdorur nĂ« ATM-a, makinat e numĂ«rimit tĂ« parasĂ« dhe pajisje tĂ« tjera bankare.
  • Kushton miliona shilinka zĂ«vendĂ«simi i parave qĂ« dĂ«mtohen para kohe.  

📜 

Ligji penal dhe sanksionet

Sipas Kodi Penal të Kenias (neni që ndalon dëmtimin e monedhës), këto praktika konsiderohen shkelje penale. Ata që do të kapen duke bërë apo promovuar këto buqeta mund të përballen me **gjoba të rënda dhe deri në 7 vjet burg në rast të dënimit nga gjykatat. 

đŸŒș Reagimet e publikut dhe bizneset

Vendimi i CBK ka shkaktuar reagime të ndryshme:

  • Disa qytetarĂ« dhe tĂ« dashuruar e kanĂ« pritur me lehtĂ«sim si njĂ« justifikim pĂ«r tĂ« krijuar dhurata mĂ« tĂ« thjeshta dhe mĂ« tĂ« sigurta.
  • TĂ« tjerĂ« janĂ« zhgĂ«njyer, sepse buqetat me para janĂ« bĂ«rĂ« mjaft popullore dhe simbolikisht tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« mjedisin lokal.  

💡 Zgjidhje dhe alternativa

Floristët dhe shitësit e dhuratave tashmë po kërkojnë mënyra të reja dhe ligjore për të dhuruar para pa prekur banknotat:

  • ParatĂ« vendosen nĂ« qese transparente ose letĂ«r dekorative pa u dĂ«mtuar.
  • Dhurata me kartĂ« bankare, ku shuma e parave tregohet nĂ« kartĂ«, por monedha mbetet e paprekur.
  • TransfertĂ« digjitale (p.sh. M-Pesa) dhe dhurata tĂ« tjera romantike si lule tĂ« vĂ«rteta, çokollata apo bizhuteri.  /kb

11:45 SHBA-të kërkojnë vullnetarë për të ruajtur mbeturinat bërthamore
 përgjithmonë

Plani i administratës Trump për të shpërndarë një valë reaktorësh të vegjël bërthamorë futuristikë për të furnizuar epokën e inteligjencës artificiale po kthehet te një strategji e lashtë për të hequr qafe mbeturinat shumë toksike: varrosja në fund të një grope shumë të thellë.

Por ka një problem. Nuk ka asnjë gropë shumë të thellë, dhe stoku prej rreth 100 mijë ton mbeturinash radioaktive që ruhen përkohësisht në termocentrale dhe vende të tjera në Shtetet e Bashkuara po rritet gjithnjë e më shumë.

PĂ«r tĂ« zgjidhur kĂ«tĂ« problem, Reuters shkruan se administrata amerikane tani po ofron njĂ« “karotĂ« radioaktive”.

Shtetet po kërkohen të vullnetarizohen për të pritur një depo gjeologjike të përhershme për karburantin e përdorur, si pjesë e një kampusi objektesh që përfshijnë reaktorë të rinj bërthamorë, përpunimin e mbeturinave, pasurimin e uraniumit dhe qendrat e të dhënave, sipas një propozimi të publikuar nga Departamenti i Energjisë (DOE) javën e kaluar.

Kërkesa e tij për informacion (RFI) shënon një ndryshim të madh në politikë. Plani për të zgjeruar energjinë bërthamore tani kombinohet me një kërkesë për të gjetur një vend të përhershëm për mbeturinat dhe vendos vendimet në duart e komuniteteve lokale, vendime që vlejnë dhjetëra miliarda dollarë investime dhe mijëra vende pune, sipas një zëdhënësi të Zyrës së Energjisë Bërthamore të DOE.

“Duke i kombinuar tĂ« gjitha nĂ« njĂ« paketĂ«, Ă«shtĂ« çështje e vendosjes sĂ« karotave tĂ« mĂ«dha pranĂ« njĂ« objekti mbetjesh qĂ« Ă«shtĂ« mĂ« pak i dĂ«shirueshĂ«m,” tha Lake Barrett, ish-zyrtar nĂ« Komisionin Rregullator BĂ«rthamor tĂ« SHBA (NRC) dhe DOE. Ai shtoi se shtete si Utah dhe Tennessee tashmĂ« kanĂ« shprehur interes pĂ«r investime nĂ« energjinĂ« bĂ«rthamore.

Zyra bërthamore tha se kërkesa kishte nxitur interes, por nuk komentoi mbi shtete individuale, të cilat kanë 60 ditë kohë për të përgjigjur.

Presidenti Donald Trump dëshiron të katërfishojë kapacitetin e energjisë bërthamore të SHBA-ve, duke e çuar atë në 400 gigavat deri në vitin 2050, ndërsa kërkesa për energji elektrike rritet për herë të parë në dekada falë bumit të qendrave të të dhënave që nxisin inteligjencën artificiale dhe elektrifikimin e transportit.

Në vitin 2025, DOE zgjodhi 11 dizajne të reaktorëve të avancuar bërthamorë për licencim të shpejtë dhe synon të ndërtojë tre pilotë deri më 4 korrik të këtij viti.

Megjithatë, pranimi publik i energjisë bërthamore varet pjesërisht nga premtimi për të varrosur mbeturinat bërthamore thellë nën tokë, sipas studimeve të qeverive të SHBA-ve dhe Britanisë, si dhe Komisionit Evropian.

“NjĂ« strategji e plotĂ« bĂ«rthamore duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« rrugĂ« tĂ« sigurta dhe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r disponim tĂ« fundit, dhe kjo mbetet njĂ« element i kĂ«rkuar i RFI-sĂ«,” tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i ZyrĂ«s sĂ« EnergjisĂ« BĂ«rthamore.

Përpjekjet e mëparshme për të gjetur një zgjidhje kanë hasur në kundërshtim të fortë lokal./kb

11:30 Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Qeveria shqiptare ka për qëllim që të rrisë pagat për ushtarakët në mesataren e NATO-s deri në vitin 2029. Kështu shprehet ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale.

Sipas tij, pagat do të vijojnë trajektoren e rritjes në këtë mënyrë: 60-70% për nivelet bazë dhe 30-40% për nivelet e larta të komandimit.
“Forcimi i kapaciteteve njerĂ«zore nuk vjen vetĂ«m pĂ«rmes trajnimeve, por edhe pĂ«rmes pagave qĂ« reflektojnĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, profesionalizmin dhe sakrificĂ«n”, shkruan Vengu./kb

11:15 Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot në mbrëmje Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt.

Nga ana sportive, Shqipëria përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 4 skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë është pretendente për të fituar medalje olimpike. Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të siguruar një medalje për Shqipërinë.
Për çeljen e siparit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni, një në San Siro Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno./kb

❌