Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Theu rregullat dhe po qëndron vetëm në një dhomë, Rogerti: Më dhemb trupi, do ta mbyll gojën e do rri si në burg



Rogert Sterkaj ka komentuar në dhomë të rrëfimit qëndrimin e tij vetëm në dhomën e reflektimit.

Banori shprehet se do mbyllë gojën dhe do rri si në burg, ndonëse nuk ka zgjidhje tjetër.

Ai shton se nëse mendojnë se kjo e bën të reflektojë, atëherë nuk e kanë njohur fare.

Foto: YouTube

Sipas tij, thotë gjëra që janë tabu dhe që shqiptarët i mbajnë në tru, nuk kanë guxim t'i thonë.

“Më dhemb trupi, po nuk ka problem. Do mbyll gojën dhe do rri si në burg. Hajt me e bërë burgun me 2-3 veta të paktën, por jo vetëm. Vetëm këtu shkallon, luan mendsh. Je me veten o Vëllai i Madh, o Big Brother".

"Je total me veten. Në qoftë se mendoni se kjo dhomë mua më bën të reflektoj, ju atëherë nuk më keni njohur mua në total fare, kaq. Reflektoj për mirë as nuk bëhet llaf, se normale duhet të ndalohesh pak, po në fund të fundit unë them gjëra që janë tabu, që shqiptarët nuk i thonë por vetëm i filtrojnë dhe i mbajnë në tru".

"Unë e di që kam me vdekur pa e kuptuar çka është jeta, në qoftë se ju keni me bërë për ta kuptuar, është arritje e madhe”, u shpreh ndër tjerash ai. /Telegrafi/

Labi: Nuk mendoj që Big Brother më ka shkatërruar jetën jashtë



Labinot Rexha po vazhdon qëndrimin e tij në Big Brother VIP Kosova 4.

Ai po bën gati tre muaj brenda dhe gjatë kësaj kohe ishte shumë e komentuar në këtë format.

Kjo për shkak të veprimeve, lojës që ka zhvilluar e po ashtu shpesh edhe ka marrë kritika.

Foto: Instagram

Në 'Darkën e të Nominuarve' atij iu bë një pyetje nga Ludo Lee, për atë se çfarë mendon jashtë reality shout.

"A mendon se Big-u të ka ndihmuar apo shkatërruar jetën jashtë", ka qenë pyetja.

"Më ka ndihmuar shumë. E falënderoj shumë dhe Big-un", theksoi Labi.

Ludo shton se nuk ia ka bërë pyetjen pasi pa lojën e tij jashtë shtëpisë, meqë ka hyrë në Big Brother më vonë se të tjerët. /Telegrafi/

Pas këngës "Diss", ish-menaxheri hedh akuza të rënda në drejtim të Mozzikut



Kënga e re e Mozzikut "Diss", përveç vetes, ka përfshirë edhe shumë personazhe të tjerë.

Në mesin e tyre edhe ish-menaxherin e tij, Met Elshanin, në kohën kur ishte pjesë e "On Records".

"E ke pasur një menaxher s'po ia di emrin diçka Elshan, t'i merrke 70 për qind e ty t'u doke tamam", thotë në një pjesë të projektit.

- YouTube www.youtube.com

E për këtë mori një reagim në rrjete sociale nga ish-menaxheri, i cili hodhi akuza të mëdha për të.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

"Është sinqerisht qesharake se si disa njerëz mund të jenë kaq mosrespektues dhe prapë të mendojnë se meritojnë ende një vend në jetën time.

Mjaft me broçkulla. Gënjeshtrat e tua të kanë çuar pikërisht aty ku je tani.

Çdo grimcë dhimbjeje mendore dhe fizike që ke pasur – dhe që ende ke – e ke shkaktuar vetë.

Gënjeshtra, tradhti, luajtja e rolit të viktimës.

E vërteta tashmë ka dalë në shesh. Madje e ke pranuar vetë.

T’i vjedhësh kursimet e jetës një gruaje të moshuar dhe pastaj të përpiqesh t’ia hedhësh fajin ish-bashkëshortes?

Ti dhe gruaja jote e dini shumë mirë çfarë keni bërë.

E shtytë atë grua të moshuar drejt mendimeve vetëvrasëse dhe ende do të luash rolin e njeriut të mirë". /Telegrafi/

Foto: Instagram

Fero ironizon me Mozzik pas këngës së re "Diss": Paramendo Albin Kurti duke munduar t'i bëj kurthe Mozzikut



Rap-artisti nga Ferizaj, Mozzik, ka sjell më 5 shkurt një 'EP' me gjithsej pesë këngë.

Në njërën prej tyre të titulluar "Diss", i ka bërë një 'diss' vetes, por ka përfshirë edhe emra të tjerë të estradës e po ashtu edhe nga politika.

Në mesin e tyre ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas një rasti që kishte vitin e kaluar.

Foto: Instagram

Ndërkohë që për këtë u bë një reagim edhe nga Feronit Shabani apo siç njihet për publikun Fero.

I njëjti ironizon me të për Kurtin në një postim të shpërndarë në InstaStory.

"Paramendo Albin Kurti duke munduar t'i bëj kurthe Mozzikut", ka shkruar ai.

Fero pak më parë së bashku me S4MM në një këngë të re i bënë 'diss' Mozzikut.

- YouTube www.youtube.com

Ky i fundit duhet theksuar se mori komente të shumta pozitive e përkrahje pas lansimit të këtyre projekteve. /Telegrafi/

Halle Berry zbulon se është fejuar me muzikantin Van Hunt



Edhe pse të gjithë arritën në përfundimin pas intervistës së saj të fundit me "The Cut" se Halle Berry e kishte refuzuar propozimin e partnerit të saj Van Hunt, ajo tani ka zbuluar gjatë një paraqitjeje në "The Tonight Show with Jimmy Fallon" se është fejuar.

Gjatë intervistës, Berry sqaroi se deklaratat e saj të mëparshme ishin keqinterpretuar, duke thënë: "Epo, ka njëfarë konfuzioni në lidhje me atë që ai më propozoi mua dhe unë që thashë jo".

"Jo, nuk është kështu. Unë nuk thashë jo. Thjesht nuk kemi caktuar një datë dasme", tha ajo.

Foto: YouTube

Pas një pauze të shkurtër, Berry konfirmoi: "Sigurisht që thashë se do të martohesha me të! Ai më dha një unazë të vogël".

Berry dhe muzikanti Van Hunt janë në një lidhje që nga viti 2020.

Çifti filloi të komunikonte dhe të zhvillonte një lidhje në fillim të pandemisë dhe Halle e konfirmoi publikisht lidhjen e tyre për herë të parë në shtator 2020 me një postim në Instagram ku mbante veshur një bluzë me emrin e tij sipër.

Ajo ishte martuar tri herë më parë. Ajo u martua për herë të parë me lojtarin e bejsbollit David Justice në vitin 1993 dhe martesa e tyre përfundoi me divorc në vitin 1997.

- YouTube www.youtube.com

Pas kësaj, u martua me muzikantin Eric Benet në vitin 2001, ata u ndanë në vitin 2003 dhe divorci i tyre u finalizua zyrtarisht në vitin 2005.

Martesa e saj e tretë ishte me aktorin francez Olivier Martinez, me të cilin u martua në vitin 2013, dhe ata u divorcuan në vitin 2016. /Telegrafi/

Kushtrimi: Mendoj se do të dalë dhe duhet të dalë Labi nga Big Brother



Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Kushtrim Kelani, në 'Darkën e të Nominuarve' ka treguar se kush do të dalë nesër.

Ai u shpreh se sipas tij, do të dalë dhe duhet të dalë Labinot Rexha - Labi.

“Unë mendoj që do të dalë dhe duhet të dalë Labi”, u shpreh Kushtrimi.

Foto: Instagram

Ndërkaq, Labi dhe Ludo Lee përmendën emrin e Kushtrimit, si konkurrenti më pasiv brenda.

Kjo pasi qëndrimi i tij në shtëpi u shoqërua me pak zhurmë, debate e polemika me të tjerët.

Megjithatë, mbetet për t'u parë se kush do ta lë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ndryshe, kanë ngelur edhe pak ditë deri në përfundim të edicionit të katërt të Big Brother. /Telegrafi/

"Nuk je lojtar ti, frikacak", eskalon debati mes Ludo Lee e Arditit



Një debat me tone të larta ka ndodhur këtë të mërkurë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Arditi dhe Ludo kanë qenë protagonistë të këtij debati, teksa kanë ofenduar edhe njëri-tjetrin me fjalë të rënda.

Pikënisje ishte fjala e këngëtarit, i cili tha se nuk bie në nivelin e Ludos dhe shumë të tjerëve.

“Po çfarë niveli, po kap luj, çfarë lojtari je ti, lojtar frikacak”, u shpreh i mllefosur Ludo.

"Kush je ti, shuj aty. Lojtar nuk je, të respektoj si njeri. Sa për ty duhet me u fik televizori nesër", iu drejtua më tej Ludo.

Ata nuk janë ndalur e kanë vazhduar me ironi e thumba, duke mos u pajtuar në shumë gjëra.

Arditi ka qenë shumë më pasiv dhe i qetë gjatë qëndrimit në Big Brother. /Telegrafi/

Stelina: Keijsi asnjë vlerë për mua, gjithçka u thye



Pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5, Stelina, ka folur për herë të parë për ‘Shqipëria Live’ për eksperiencën në këtë format.

Teksa është pyetur nëse ende ka ndjenja për Keijsin, Stelina është përgjigjur se 'është shumë e trazuar'.

“Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja kam ndjenja, nuk e di jam shumë e trazuar, nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin. Gjithçka u thye, asnjë vlerë për mua", u shpreh ajo.

Foto: YouTube

"Më duket historia e Inës dhe Keijsit përsëritje e historisë sime me Keijsin. Një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua. Keijsi mendon se unë e kam sharë. Keijsi e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është”.

Sa i përket mundësisë për një ribashkim me Kejsin, Stelina u shpreh se pas gjithë këtyre situatave të ndodhura nuk do të ketë një gjë të tillë.

“Patjetër që jo. Unë nuk do ta bëj asnjëherë rolin e të tretës, se kam bërë ndonjëherë dhe s’do e bëj, kështu që patjetër tërhiqem”.

Stelina sqaroi edhe bisedën virale që doli në rrjet, ku shprehej se e kishte parë videon e Keijsit dhe të Inës duke u puthur.

- YouTube www.youtube.com

Ish-konkurrentja mohoi të ketë parë videon, pasi sipas saj, përgjigjen e kanë kthyer menaxherët e Instagramit të saj. /Telegrafi/

Stresi: Po të mos ishte Labi, Big Brother fiket dhe fillon gjumi



Stresi, fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale duke shprehur hapur mbështetjen e tij për banorin aktual të shtëpisë, Labinot Rexhën.

Përmes një postimi, Stresi u ka bërë thirrje ndjekësve që të votojnë për Labin, duke theksuar se prania e tij i jep energji lojës dhe mban gjallë debatin dhe emocionin brenda shtëpisë.

Ai shprehet se pa Labin, Big Brother do të bëhej i mërzitshëm dhe “do ngelnin në gjumë".

Foto: Facebook

Sipas Stresit, Labi sjell atmosferë, emocione, debate të forta, por edhe momente argëtuese, duke qenë një nga figurat kyçe të këtij edicioni.

Në fund, ai shton se po të kishte edhe artikulimin do të përfundonte Big Brotherin.

"Normal që Labin do të shpëtojmë të gjithë bashkë. Paramendoje mos me qenë Labi Big Brother fiket dhe fillon gjumi".

"Të paktën ky jep energji debate, këndim, atmosferë emocione, lot rrëmujë e gjëra argëtuese".

"Me pas edhe artikulimin ish kry Big Brother javën e dytë që ka hyrë", tha ndër tjerash Stresi. /Telegrafi/

Jonah Hill befason me transformimin për filmin e ri “Outcome”



Aktori i njohur amerikan, Jonah Hill, ka surprizuar publikun me pamjen e tij krejtësisht të re gjatë xhirimeve të filmit të ri “Outcome”.

Hill shfaqet me kokë të rruar plotësisht, mjekër të thinjur dhe një trup të hollë, duke u bërë pothuajse i papërshkueshëm për fansat që e njihnin nga rolet e tij të mëparshme në “Superbad” dhe “Wolf of Wall Street”.

Filmi “Outcome”, një komedi që Hill jo vetëm e ka shkruar dhe realizuar, por edhe luan krahas Keanu Reeves, rrëfen historinë e një ikone hollivudiane që përballet me një video kërcënuese dhe përpiqet të shpëtojë karrierën e tij, duke u përballur me demonët e vet.

Keanu Reeves

Projekti trajton metaforikisht obsesionin e shoqërisë moderne ndaj rrjeteve sociale dhe rëndësinë e opinionit të të tjerëve.

Ky transformim dramatik vjen ndërsa Hill po përgatitet edhe për një tjetër projekt filmik këtë vit, komedinë “Cut Off”, ku do të luajë krahas Kristen Wiig.

Keanu dhe Jonah Hill

Transformimi i Jonah ka shkaktuar habi dhe diskutime të shumta në media dhe rrjetet sociale, duke treguar fuqinë e tij si aktor dhe gatishmërinë për të sfiduar vetveten përmes roleve të ndryshme, duke i dhënë çdo projekti një dimension të ri dhe të papritur për audiencën.

Premiera e këtij filmi do të jetë në prill të vitit 2026. /Telegrafi/

"Kam dashur të të shkruaj", Brikena e prerë për raportin me Mateon: Nuk do ta ktheja



Marrëdhënia mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit po vazhdon të jetë e komentuar në Big Brother VIP Albania 5.

Kjo për shkak të njohjes së mëparshme, takimit e që u tha se ka pasur edhe më shumë.

Derisa modelja e ka mohuar vazhdimisht, banori vazhdon me surpriza e me kërkesa për t'u njohur edhe më shumë bashkë.

Foto: Instagram

Tani në një bisedë të bërë së fundmi i tha se ka dashur t'i shkruaj, e madje që nuk e kishte imagjinuar që do e shihte si Miss.

Foto: Instagram

Pjesë nga biseda mes tyre:

Mateo: A e di që kam dashur të të shkruaj një herë, vetëm të të them urime.

Brikena: Mirë që s'më ke shkruar nuk do t'a kisha kthyer.

Mateo: E kam menduar, por që do të shihja në Miss, nuk më ka marrë mendja.

Brikena: Pse jo.

Mateo: S'është që e ke shprehur ndonjëherë që e ke pasur qejf.

Brikena: Ka ardhur papritmas. /Telegrafi/

Jimmy Kimmel tallet me filmin e Melanias: Nëse nominohet për Oscar, unë do ta drejtoj ceremoninë e ndarjes së çmimeve



Prezantuesi i njohur amerikan, Jimmy Kimmel, ka bërë shaka në lidhje me dokumentarin e ri për Melania Trump, duke deklaruar se do të rikthehet të drejtojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar vetëm nëse filmi nominohet për çmimin prestigjioz.

Kjo deklaratë u bë gjatë emisionit të tij, ku ai komentoi suksesin e filmit që gjatë javës së parë të shfaqjes fitoi 7 milionë dollarë, pavarësisht vlerësimeve të ulëta nga kritikët (6 për qind në Rotten Tomatoes), ndërsa publiku e vlerësoi gati maksimalisht (99 për qind).

Kimmel e ironizoi gjithashtu mbështetjen e filmit nga ish-sekretarja e shtypit të Trump, Kayleigh McEnany, e cila e konsideroi si kandidatë për Oscar.

- YouTube www.youtube.com

Ai kujtoi edhe momentet e mëparshme kur ka drejtuar ceremoninë e Oscarit dhe tensionet me Donald, përfshirë një mesazh ofendues të Trump gjatë transmetimit të vitit 2024.

Tani, Kimmel sugjeron se mund të rikthehet në Oscar në vitin 2027, nëse filmi i Melanias nominohet, duke bërë shaka edhe për çmimet e FIFA-s dhe vendimin e saj për t’i dhënë Trump një “Çmim për Paqe”, duke e lidhur me humorin dhe ironinë e situatës.

Në fund, shprehja e tij e qartë dhe ironike tregon se Kimmel vazhdon të përdorë komedinë për të komentuar ngjarjet aktuale dhe figurat publike, duke krijuar situata virale që kapin vëmendjen e publikut.

Edhe pse deklarata e tij është kryesisht për shaka, ajo rikthen në vëmendje tensionet e vazhdueshme mes Kimmel dhe familjes Trump si dhe ndikimin që figura publike e Melanias ka në kulturën popullore dhe median amerikane. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Fyerjet ndaj Ludo Lee në Big Brother, familja paralajmëron padi



Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, është përballur me fyerje dhe kërcënime nga disa banorë të shtëpisë, situatë që ka sjellë reagim nga familja dhe menaxhmenti i tij.

Ata kanë dalë me një qëndrim zyrtar për të sqaruar situatën dhe për të mbrojtur reputacionin e artistit.

Në komunikatën e tyre bëhet e ditur se këto veprime merren shumë seriozisht dhe aktualisht po shqyrtohen hapa ligjorë ndaj personave përgjegjës.

Foto: Instagram

Menaxhmenti është gjithashtu në kontakt me produksionin e Big Brother për të sqaruar çdo paqartësi dhe për të siguruar informacion të saktë mbi situatën.

Postimi i plotë nga Instagrami i Ludo Lee:

Njoftim i rëndësishëm për të gjithëSi familje dhe menaxhment i Ludo Lee, dëshirojmë të marrim qëndrim lidhur me kërcënimet dhe fyerjet ndaj Ludo Lee.

Këto veprime i marrim shumë seriozisht dhe aktualisht po shqyrtojmë hapa ligjorë ndaj personave përkatës.

Njëkohësisht, jemi në komunikim me produksionin për të sqaruar disa paqartësi.

Do t'ju mbajmë të informuar.

Faleminderit për mbështetjen tuaj.

Me respekt, menaxhmenti i Ludo Lee". /Telegrafi/

Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Brother nëse vendos publiku



Rogert Sterkaj u fut gjatë spektakklit të së martës për disa orë në dhomën e reflektimit.

Në momentin që Ledioni u lidh me të për t’i komunikuar masën, atë e kishte zënë gjumi.

Me ‘pak’ vështirësi është zgjuar dhe është njohur me masën pas sjelljes së tij në shtëpi.

Foto: Instagram

Për të është hapur një televotim dhe publiku do të zgjedhë nëse do ta rikthejë apo jo në shtëpi.

"Do jetë publiku që vendos nëse meriton të kthehesh në shtëpi apo jo në një televotim që ka vetëm emrin tënd me pyetjen 'A dëshironi që Rogerti të kthehet në shtëpi apo jo", thuhet në njoftim.

I njëjti ka pak ditë që është futur brenda, por ka trazuar ujërat e shtëpisë së famshme.

Rogerti në shumë raste ka eskaluar, sikurse në mënyrën e të shprehurit e ofendimet që ka bërë karshi banorëve. /Telegrafi/

"Ata hanë njerëz" - dosja Epstein rikthen në vëmendje videon virale të modeles meksikane



Gabriela Rico Jimenez, një modele meksikane, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas publikimit të një serie të re dokumentesh nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së mbi çështjen e Jeffrey Epstein.

Dokumentet e reja përmbajnë informacione që lidhen me jetën private dhe festat e elitës globale, përfshirë një event të mbajtur në një jaht, ku sipas disa akuzave bëheshin veprime të tmerrshme, përfshirë konsumimin e mbetjeve njerëzore.

Një nga dokumentet përmend edhe ish-presidentin George Bush në lidhje me këto akuza.

@unbiasednews54 🚨 The model from Mexico who in 2009, fled from one of Epstein's parties, screaming "They were eating people!" No longer seems so crazy. But no one has seen 21-year-old Gabriella Rico Jiménez since then.
♬ original sound - unbiasednews

Jimenez, e cila në vitin 2009 ishte 21 vjeçare, kishte publikuar një video dramatike nga Monterrey, Meksikë, ku denonconte se pjesëmarrësit e një feste private po konsumonin fëmijë.

Sipas mediave, ajo ishte arrestuar pas këtij incidenti dhe më pas ishte zhdukur pa gjurmë.

Videoja e saj ishte përhapur gjerësisht dhe kishte shkaktuar tmerr dhe debat të madh, duke bërë që emri i saj të lidhej me akuza të jashtëzakonshme ndaj elitës globale.

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale dhe media kanë rikthyer diskutimin mbi këtë rast, duke pyetur: “Kush e zhduku Gabriela Rico Jimenez?” dhe duke theksuar se disa nga akuzat e saj duket se marrin mbështetje nga informacioni i publikuar së fundmi nga dokumentet e Epstein.

Një koment i njohur në internet shkruante: “Çfarë Gabriela Rico Jimenez pretendoi atëherë tani duket se gjen mbështetje në dokumentet e Epstein.

Jeffrey Epstein

Ajo u zhduk përgjithmonë atë natë. Kush e zhduku?”.

Megjithatë, ekspertët dhe mediat paralajmërojnë se dokumentet e reja nuk vërtetojnë të gjitha pretendimet më ekstreme të Jimenez, por tregojnë se disa elemente të saj ishin të njohura për hetuesit më parë.

Sidoqoftë, rihapja e kësaj çështjeje ka ndezur diskutime të reja rreth zhdukjes së vajzës dhe pretendimeve të saj dramatike, duke i rikthyer atij rasti një interes të madh publik dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/

Alba i hedh miell në fytyrë Labit teksa është në gjumë



Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një plan kundrejt Labinot Rexhës.

Konkurrentja tha se Labi po pretendon se po bën sehire dhe pikërisht këtë e pati në plan.

Me pak miell në duar, ajo e zgjoi nga gjumi Labin dhe ia hodhi në fytyrë, duke e thënë edhe një fjalë që përdoret nga magjistarë.

Foto: Instagram

Për këngëtarin kjo ishte tërësisht e papritur dhe ngeli vetëm duke e shikuar në fytyrë.

"A është normal kjo", tha në një moment.

Foto: Instagram

Veprimet e tilla janë parë edhe në edicionet e kaluara të Big Brother, gjë për të cilat kanë marrë kritika.

Sidoqoftë, këtij Big Brother-i po i vjen fundi pasi edhe pak javë bëhen 100 ditë nga nisja. /Telegrafi/

Nëna iu diagnostikua me kancer, Beatrix Ramosaj: Po të mbaj me gjithë zemrën time



Nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor.

Artistja e ka ndarë këtë moment të ndjeshëm me ndjekësit përmes një postimi prekës në InstaStory, ku ka shprehur forcën, dashurinë dhe mirënjohjen e saj.

“Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën tani, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami. Çdo frymëmarrje, çdo minutë", shkruan Beatrix.

Foto: Instagram

Ajo bën të ditur se një tjetër hap i rëndësishëm i trajtimit është përfunduar me sukses, duke shprehur krenarinë për forcën e së ëmës.

“Një tjetër hap i madh u përfundua sot. Jam kaq krenare për forcën tënde, mama. Çdo ditë një hap më afër".

Këngëtarja falënderon gjithashtu të gjithë ata që po i qëndrojnë pranë familjes në këtë periudhë të vështirë:“Mirënjohëse për çdo mesazh, çdo lutje, çdo fjalë të mirë. Faleminderit që na rrethoni me kaq shumë dritë".

Në fund, kërkon mirëkuptim për mungesën e përgjigjeve personale, duke theksuar se mbështetja e publikut është shumë e rëndësishme për të.

“Më falni nëse nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve tani, por mbështetjen tuaj e mbaj me vete", tha mes të tjerash. /Telegrafi/

Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5



Pas një televotimi të hapur gjatë spektaklit, publiku ka votuar për personazhin që e do jashtë shtëpisë së famshme të Big Brother.

Stelina është votuar më pak në këtë nominim duke u eliminuar tërësisht nga gara.

Ajo kishte edhe një biletë fati, por nuk ishte në anën e saj, pasi ishte vetëm vajtje.

Foto: YouTube

E njëjta ka humbur mundësinë për çmimin e madh, i cili është prej 100 mijë eurosh.

Konkurrentja, që u bë e njohur nga programi i dashurisë "Përputhen", solli historinë edhe në këtë format me Keijsin.

Megjithatë, ky i fundit mbylli raportin me të dhe nisi një romancë me Ina Aderin.

Sidoqoftë, në shtëpinë e famshme po ndërrojnë dinamikat e situatat veçse po bëhen më të forta. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Gjuha e trupit zbulon prapaskenat e momentit të sikletshëm mes Trevor Noah dhe Justin Bieber



Një eksperte e gjuhës së trupit ka analizuar një moment të sikletshëm mes Justin Bieber dhe prezantuesit Trevor Noah gjatë ceremonisë së Grammy Awards, i cili u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Gjatë mbrëmjes, Noah iu afrua Justin dhe Hailey Bieber për një bisedë të shkurtër me publikun, por shprehja serioze e Justin-it krijoi përshtypjen e një tensioni të mundshëm.

Sipas analistes Judi James, nuk kishte shenja të një konflikti real mes tyre.

Foto: YouTube

Ajo shpjegoi se gjuha e trupit e Bieber-it tregonte një qëndrim të kujdesshëm, duke qenë i hapur për humor, por me kufij të qartë ndaj talljeve.

Shprehja e fytyrës, vetullat e ngritura dhe buzët e shtrënguara tregonin se ai nuk dëshironte të nxiste shakatë.

James vuri re se, ndërsa Noah vazhdonte me komplimente dhe një shaka për Apple, Bieber u bë më serioz dhe në një moment kryqëzoi krahët, një shenjë mbrojtëse që sugjeron se kishte filluar të ndihej i parehatshëm, edhe pse situata nuk përfshinte asnjë fyerje të drejtpërdrejtë.

Në përfundim, ekspertja theksoi se momenti nuk duhet parë si një përplasje apo armiqësi mes dy figurave publike, por më tepër si një situatë tipike e transmetimeve live, ku jo çdo shaka pritet njësoj nga të gjithë.

- YouTube www.youtube.com

Reagimi i Bieber-it, sipas saj, pasqyronte thjesht nevojën për të ruajtur kufijtë personalë, ndërsa ndërhyrja e Trevor Noah-it mbeti brenda kornizës së humorit të lehtë dhe respektues. /Telegrafi/

Juela në përplasje të fortë me Baby G: Unë do të shkatërroj karrierën ty



Juela Nikollaj është përfshirë në një debat të ashpër me këngëtaren Baby G.

Duket se vajzat nuk e kanë qejf njëra-tjetrën dhe po vazhdojnë të kenë përplasje për çështje të ndryshme.

Juela në një moment i tha se ka për t'ia shkatërruar karrierën, një deklaratë kjo e fortë për të.

Foto: Instagram

"Ti ke ardhur këtu që të shkatërrosh karrierën, por do të të shkatërroj unë ty. Ha ato që je mësuar ti", vazhdoi mes tjerash.

Baby G ndërkaq u mundua që ta injoronte ndërkohë që ishte në kuzhinë.

Foto: Instagram

Në Big Brother të Shqipërisë situatat po tensionohen ndërmjet banorëve, e madje po marrin kahje tjetër.

Një zarf i zi ka mbërritur së fundmi në Big Brother, duke anuluar televotimin aktual. /Telegrafi/

❌