Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që po udhëtonte drejt Gjermanisë pas pushimeve të fundvitit, u përfshi në një aksident të rëndë. Aksidenti ndodhi në zonën Waldshut-Tiengen, pranë kufirit gjermano-zviceran, një segment rrugor i njohur për qarkullim të dendur dhe kushte të vështira gjatë dimrit. […]

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,“Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve“. Sipas aktakuzës, të pandehurit persona fizikë: N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., dhe të pandehurit persona juridikë: “A&F […]

Ambasada e SHBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke përkujtuar bashkëpunimet e zhvilluara gjatë vitit 2025 mes dy vendeve. Lindsay Jagla nga ambasada tha se gjatë vitit ata panë bashkëpunim dhe përkushtim për një të ardhme më të begatë. “Në mbarë vendin pamë bashkëpunim, përkushtim dhe dëshirë […]

Osmani uron Krishtlindjen: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të natës së Krishtlindjes që u mbajt në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri. Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të […]

Hamza nga ICK: Qeveria ime do të mbështesë fuqishëm ekonominë digjitale dhe inovatorët



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Innovation Centre Kosovo (ICK), duke theksuar rolin kyç që teknologjia dhe inovacioni po luajnë në ndërtimin e ekonomisë së re të vendit.

Gjatë vizitës, Hamza u njoh nga afër me punën e vajzave dhe djemve të sektorit të teknologjisë, të cilët po zhvillojnë zgjidhje inovative në fusha si Inteligjenca Artificiale, siguria kibernetike dhe printimi 3D.

Ai bëri të ditur se edhe vetë fushata e tij zgjedhore po përdor teknologji të avancuara, si dëshmi konkrete e orientimit drejt së ardhmes.

“Një pjesë e fushatës sime është duke u gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për inovacionin dhe të ardhmen”, theksoi Hamza.

Kandidati për Kryeministër nënvizoi se mbështetja për sektorin e dijes dhe inovacionit do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.

“Si kryeministër, do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët tanë”, u shpreh Hamza.

Sipas tij, investimi në teknologji, inovacion dhe të rinjtë kreativë është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar për Kosovën.


Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një operacion i gjerë kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit. Ky operacion, i realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe institucione të tjera relevante, ka çuar në arrestimin e disa […]

Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshime se u përkasin viktimave të luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njoftoi se për dy ditë me radhë ka kryer gërmime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, ku janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës. Sipas njoftimit, dje në lokacionin që njihet nga banorët lokalë si Përzhina dhe që gjendet afër varrezave të […]

Presidentja e Kosovës, Osmani: Vlerësojmë rolin e Trump në mbështetjen e paqes në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në mbështetjen e paqes në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë në Evropë. Në një intervistë për Bloomberg të mërkurën, Osmani theksoi se prania e trupave amerikane në Kosovë përbën “pengesën dhe parandalimin më të madh ndaj çdo përshkallëzimi të situatës […]

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik në Vatikan. Ajo, përmes një videomesazhi, tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit. E para e vendit shpreson që të merret vendimi […]

Pasion për filmat? Bëhu pjesë e ekipit ekskluziv të Cineplexx



I dashuron filmat?

Nuk mund të ndalosh së shkuari në kinema, të ndash çdo detaj… dhe herë pas here edhe pak “spoiler” Cineplexx është vendi për ty!

Nëse i ki mbi 1,000 ndjekës në Instagram, të pëlqen të bësh foto për feed dhe story, dhe i di para nesh se cilët filma po vijnë në kinema – atëherë të duam në ekipin tonë!

Na dërgo një mesazh në Instagram dhe… BËHU PJESË E Ekipit CINEPLEXX!

Detajet i diskutojmë në DM, por një gjë është e sigurt:

  • Bileta IMAX dhe VIP
  • Kokoshka dhe ushqime gjatë premierave
  • Qasje ekskluzive në premiere dhe evente speciale

Na kontakto në Instagram.

Dhjetori fillon i çmendur në Cineplexx: Horror premierë dhe Super Saver



Dhjetori është muaji i nostalgjisë dhe emocioneve, por Cineplexx e nis me një përzierje të frikës, argëtimit dhe ofertave!

Nga sot, në Cineplexx Prishtinë dhe Prizen nis shfaqja e Five Nights at Freddy’s! Për premierën, ju presim me pizza slices nga Sach Pizza! Dhe mbajeni mend këtë datë: 7 dhjetor. Super Saver vjen me një super surprizë… këtë herë mund ta përjetoni edhe formatin IMAX për vetëm 2,50 €!

Horror Night – “Five Nights at Freddy’s 2” (4 Dhjetor)

Sot më 4 dhjetor, nga ora 20:00, Cineplexx organizon Horror Night me premierën e filmit “Five Nights at Freddy’s 2”. Atmosfera e frikshme shoqërohet me slices pizza nga @sachpizza.

Rreth filmit:

Ka kaluar një vit nga makthi i mbinatyrshëm në Picerinë e Freddy Fazbear. Historitë se çfarë ndodhi aty janë kthyer në një legjendë lokale, duke frymëzuar Fazfestin e parë tëqytetit. Ish roja i objekteve Majku (Josh Hutcherson) dhe oficerja e policisë Vanesa Elizabeth Lail) e kanë mbajtur sekret të vërtetën nga motra 11 vjeçe e Majkut, (Piper Rubio), në lidhje me fatin e miqve të saj animatronikë. Por kur Ebi del për t’u rilidhur me Fredin, Bonin, Çikën dhe Foksin, kjo gjë do të vërë në lëvizje një varg të tmerrshëm ngjarjesh, duke treguar sekretet e errëta për origjinën e vërtetë të Fredit, dhe duke sjellë një tmerr të harruar që kishte dekada që fshihej.

Super Saver – 7 Dhjetor

Çdo të dielë të parë të muajit Cineplexx sjell ofertën super saver, por këtë herë më ndryshe. Çmimi i biletës: vetëm 2.50 € ,dhe ajo që e bën edhe më tërheqëse: oferta vlen edhe për IMAX.

Kjo është dita e përkryer për të shijuar filmat më të rinj me një çmim jashtëzakonisht të volitshëm.

Filmët e muajit:

Predator: Badlands (IMAX),

Black Phone,

2 Chainsaw Man (IMAX),

ADN,

Filma për fëmijë:

The Bad Guys 2,

Gabby’s Dollhouse: The Movie,

Lilo & Stitch.

Cineplexx ju mirëpret për një dhjetor të mbushur me filma, oferta dhe atmosferë të vërtetë festive.

Innovation Centre Kosovo shpërblehet në Paris me çmimin ndërkombëtar “Rising Star”



Innovation Centre Kosovo (ICK) është nderuar me çmimin “Rising Star” në ceremoninë prestigjioze të Startup Ecosystem Stars (SES) Awards 2025, të mbajtur në selinë e International Chamber of Commerce (ICC) në Paris.

Ky vlerësim, i ndarë nga ICC dhe Mind the Bridge në bashkëpunim me OECD, Komisionin Europian dhe me mbështetje të Microsoft, e rendit ICK-në në mesin e 54 organizatave më me ndikim global në fushën e inovacionit dhe mbështetjes për startup-e.

Kategoria “Rising Star” nderon institucionet që po tregojnë rritje të shpejtë dhe potencial të lartë drejt pozicionimit si ndërtuese të ekosistemeve të avancuara të inovacionit.

Organizatorët vlerësuan se fituesit e kësaj kategorie janë organizata që po krijojnë ndikim të dukshëm në zhvillimin e sipërmarrjes dhe talenteve, duke kontribuar në ekonominë konkurruese dhe mbështetjes së komuniteteve dhe bizneseve.

Me këtë çmim, ICK forcon pozicionin e tij si një prej aktorëve kyç në inovacion në rajon, duke e vendosur Kosovën në hartën globale të organizatave që po formësojnë të ardhmen e sipërmarrjes dhe teknologjisë.

“Kazerma” vjen në Prishtinë - filmi që po thyen rekorde edhe në Cineplexx



Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tiranë, ku thyeu çdo rekord shikueshmërie,fenomeni kinematografik KAZERMA më në fund zbarkon në Kosovë!

Nga sot, 27 Nëntor, filmi do të shfaqet ekskluzivisht në Cineplexx Prishtinë (Albi Mall) dhe Prizren, duke sjellë me vete intensitetin, emocionet dhe dramën që kanë pushtuar publikun shqiptar.

“KAZERMA” nuk është thjesht një film - është një përvojë. Me elemente trilleri psikologjik, dramë njerëzore dhe tension brutal mes konkurrentëve, filmi paraqet realitetin e errët të një reality show ushtarak, ku argëtimi dhe shfrytëzimi takohen në kufij të rrezikshëm.

Rreth filmit

Historia zhvillohet brenda një baze ushtarake të kthyer në skenë reality show-i. Konkurrentët, secili me historinë dhe plagët e veta, futen në një botë të mbyllur, të ndjekur nga kamerat e një prodhimi të ftohtë e llogaritës.

Në qendër është Fredi, një ish-kampion realiteti i rrëzuar nga problemet personale dheborxhet. Ai kthehet në garë me shpresën për të rimarrë kontrollin e jetës dhe për të rikthyer familjen e tij.

Por, sfidat bëhen gjithnjë e më të ashpra. Aleancat thyhen, tensionet shpërthejnë dhe realiteti i errët i famës nis të dalë në pah.

Ndërsa loja intensifikohet, kufijtë midis spektaklit dhe shfrytëzimit zhduken krejtësisht,duke çuar në një epilog tronditës dhe të paharrueshëm , një finale ku emocionet, dëshpërimi dhe çmimi i famës marrin formën e tyre më ekstreme.

Takimi me aktorët - Sot në Cineplexx Prishtina!

Për të gjithë fansat dhe adhuruesit e filmit, më 27 nëntor 2025, në ora 19:30, Cineplexx Prishtina organizon një mbrëmje speciale, ku do të mund të takoni kastin e filmit “KAZERMA” nga afër!

Bëni foto, merrni autografe dhe njihuni personalisht me aktorët që po e bëjnë këtë film një fenomen ballkanik.

Mos e humb këtë përvojë të jashtëzakonshme! Biletat mund të sigurohen përmes:

- Aplikacionit CineplexxKS,

- Fizikisht në kinema,

- Online në web.

Creative Hub fuqizon transformimin e karrierës me zbritje masive në trajnimet e teknologjisë dhe AI



Creative Hub, një institucion udhëheqës në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të karrierës, njoftoi sot një promovim të paparë për Black Week, krijuar për të ulur në mënyrë drastike barrierat për profesionistët që kërkojnë të transformojnë karrierat në fushat më të kërkuara të Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale (AI).

Menjëherë në fuqi dhe duke zgjatur deri më 30 nëntor, Creative Hub po ofron një zbritje prej 500 EURO në të gjitha programet dhe çertifikimet e saj të specializuara të trajnimit. Kjo ofertë me kohë të kufizuar përfaqëson një mundësi të madhe për transformuesit e karrierës për të siguruar edukim të nivelit botëror dhe për të nisur një karrierë të suksesshme në ekonominë globale digjitale.

Mesazhi kryesor pas kësaj iniciative është i qartë: edukimi teknologjik i nivelit të lartë, i njohur globalisht, tani është më i aksesueshëm se kurrë.

Zbritja prej 500 euro është e aplikueshme në të gjitha fushat, si Digital Marketing + AI, Human Resources + AI, Full-stack Development + AI, Front-end Development + AI, Data Science & Analytics (+AI) dhe AI-powered Product & Project Management, duke mbuluar të gjitha rrugët e çertifikimit të ofruara nga Creative Hub – nga kualifikimet lokale deri te diplomat me vlerë të lartë Evropiane dhe Amerikane.

Ndërtimi i Karrierave të Suksesshme nga Themelet

Programet e Creative Hub janë hartuar me përpikëri për të mbështetur individët që kanë pak ose aspak përvojë të mëparshme teknike. Karakteristikat kryesore që i bëjnë këto programe ideale për ata që ndryshojnë karrierën përfshijnë:

  • Kurrikula për Fillestarët: Programet fillojnë nga niveli themelor bazik, duke siguruar një udhëtim të qetë dhe të kuptueshëm të të mësuarit për çdo student.
  • Akreditimi Global: Angazhimi i institucionit ndaj cilësisë nënvizohet nga akreditimi i tij me Departamentin e Edukimit të SHBA-së, duke garantuar që çertifikatat të kenë peshë dhe besueshmëri ndërkombëtare.
  • Mësimdhënie nga Ekspertët: Të gjitha Akademitë udhëheqen nga ekspertë të industrisë që sjellin njohuri të botës reale dhe praktika më të avancuara direkt në klasë.
  • Mbështetje për Fillimin e Karrierës: Përtej aftësive teknike, programi përfshin përgatitje të gjerë për karrierën, duke ofruar mbështetje dhe mentorim të dedikuar për të ndihmuar studentët të sigurojnë punën e tyre të parë në teknologji.
Shfrytëzoni Mundësinë

Zbritja prej 500 EURO për Black Week është e disponueshme vetëm për regjistrimet e konfirmuara deri më 30 Nëntor. Profesionistët aspirues të teknologjisë inkurajohen fuqishëm të veprojnë shpejt për të siguruar këtë kursim të konsiderueshëm dhe për të filluar udhëtimin e tyre drejt një karriere të suksesshme dhe me rritje të lartë në botën digjitale.

Për të mësuar më shumë rreth programeve të çertifikuara të Teknologjisë dhe AI dhe për të siguruar zbritjen prej 500 Euro, individët e interesuar duhet të regjistrohen para afatit të 30 Nëntorit duke vizituar creativehubkos.com ose duke kontaktuar ekipin koordinues direkt në 049 334 437 ose 049 334 438.

Zbulohen 300 kilogramë eksploziv në doganën e Kosovës, ishin fshehur në bagazhin e furgonit

300 kilogramë eksploziv janë zbuluar në pikën kufitare të Zvërnicës. Gjatë kontrollit fizik në një furgon në Doganën e Kosovës, janë gjetur disa mallra të ndaluara dhe të rrezikshme (eksploziv). Ato ishin të vendosura në thasë dhe në pako. Mallrat ishin fshehur në bagazhin e automjetit dhe të mbuluara me pajisje peshkimi. Shoferi i furgonit […]

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron përmbytje në disa pjesë të Kosovës

Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të shiut të shtunën pasdite dhe të dielën, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në një njoftim në Facebook, instituti tha se e ka ngritur alarmin në nivel të verdhë, i cili nënkupton se moti është “potencialisht i rrezikshëm”. Derisa niveli i ujit në […]

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe u kthye në shtëpinë në Kosovë të premten para mesnatës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i angazhuar nga familja e tij, Arianit Koci. Spahiu u mbajt në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, nga 9 qershori kur […]
❌