Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shehaj për punën e SPAK-ut: Ka shumë gjasa që të shkojnë te Edi Rama

Kreu i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj thotë se në Shqipëri për herë të parë po dalin para drejtësisë ish-kryeministrat, ish-presidentë, kryetarë bashkie dhe kjo sipas tij tregon edhe rolin e rëndësishëm dhe punën e drejtësisë. Shehaj nënvizon se asnjë vjedhje apo abuzimin nuk ka si të jetë bërë pa dijeninë e Ramës, duke shtuar se kryeministri dhe mazhoranca janë të trembur jo për fatin e…

Source

Berisha: Amerika do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro. Jemi pro dhënies së Sazanit për zhvillim

Nga kampi opozitar kanë dalë lajmet që kryeministri Edi Rama do merret me helikopter nga Amerika, njësoj si Maduro. Në emisionin ”Opinion”, Sali Berisha mohoi kategorikisht të ketë thënë këtë frazë, duke shtuar se këto janë mashtrime. Për të Rama nuk do të rrëzohet nga amerikanët, as nga drejtësia, por nga populli shqiptar. Fatos Hakorja: A vuan opozita nga kompeksi amerikan, sa shkon dhe voton…

Source

Bordi i Paqes, Osmani pas takimit me Trump: Edi Rama ishte i ftuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një lidhje me ”Top Story” u pyet pse nuk ishte e përfaqësuar sot Shqipëria në Bordin e Paqes. Osmani tha se kryeministri Edi Rama ishte një ndër të parët të ftuar personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump. Ajo tha se nuk e di arsyen e saktë se pse Rama nuk ishte prezent. ”Unë e di që kryeministri Rama ka qenë i ftuar sepse ka qenë një ndër të…

Source

Adriatik Lapaj: Nëse nuk e japin, Balluku mund të arrestohet dhe në zyrë

Adriatik Lapaj jep mendimin për seancën në Kushtetuese të zv/kryeministres Belinda Balluku. Ai theksoi se faktet dhe të dhënat kanë treguar se shteti ka dështuar sepse kanë kthyer korrupsionin në sistem. ”Kryeministri është i ndërgjegjshëm që ato punë as Belinda dhe as të tjerët nuk i kanë bërë vetë. Nuk dua të bëj parashikime, por të dhënat, faktet dhe mënyra se si po veprohet tregojnë që…

Source

Lala replikon me Bregun për Ballukun: A merr vendim GJK pa presion politik?

Gazetarët Sokol Bregu dhe Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” për seancën në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga SPAK. Bregu iu referua këshilltarit të presidencës, Rusmajli për të mbrotjur idenë se Kushtetuta nuk e parasheh pezullimin e ministrave, ndërsa Lala replikoi duke thënë se askush nuk është kundër vendimit që mund të…

Source

Rama në Bordin e Paqes, Berisha tregon pse PD dha votat në Kuvend

Sali Berisha flet për votimin në parim në Parlament të aderimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën, ku përfaqësuesi i vendit tonë do të jetë kryeministri Edi Rama. Në ”Opinion”, Berisha tha se PD votoi pro për të treguar partneritetin e vendit dhe të PD me SHBA. Sipas tij, PD e tregoi “fytyrën” e vërtetë të Ramës, duke e cilësuar hajdut dhe se turpëron Shqipërinë në Bordin e Paqes.

Source

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Kryeministri, priten nga Rama

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner u pritën këtë mbrëmje nga kryeministri Edi Rama në një takim që zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe me fokus investimet strategjike në zhvillimin turistik të zonës së Vlorës dhe ishullit të Sazanit. Projektet e tyre janë të shkëlqyera, sepse përveç vlerës 1.4 miliardë dollarë…

Source

Bordi i Paqes, Shqipëria zgjodhi Trump në vend të Europës

Nga Ervis Iljazaj Parlamenti i Shqipërisë ka votuar ditën e sotme pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për zgjidhjen e krizës së Gazës, me një konsensus bipartizan. Përtej qeverisë, e cila sapo mori ftesën nuk nguroi ta shpallë angazhimin e saj të menjëhershëm nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale të Kryeminsitrit Rama, edhe Partia Demokratike e shpalli dakordësinë e saj. Në fakt, opozita shqiptare…

Source

Ligji për lobimin kalon në Komisionin e Ekonomisë, Braçe ngre dyshime. Pirdeni: Garantojmë standardet ligjore!

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi projektligjin ”Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”, një nismë që synon rregulla ligjore për ndikimin në vendimmarrjet publike, një fushë që deri më tani ka funksionuar pa kuadër të posaçëm. Deputeti i PS-së, Erion Braçe vuri në pikëpyetje thelbin e projektligjit, duke ngritur shqetësimin nëse ai rrezikon të kthehet në një mekanizëm që legalizon…

Source

Olli: Rama mund t’i bënte të dyja, të priste Ivankën dhe të shkonte në Davos

Politologu Leonard Olli thotë se kryeministri Edi Rama mund të priste Ivanka Trump ashtu siç bëri, por edhe të ishte i pranishëm në Davos, në firmosjen e “Bordit të Paqes”. “Nëse themi “me lejen e babait, unë ndenja për të shoqëruar vajzën sepse për nënshkrimin kemi kohë”, unë besoj që këtu ka rënë nocioni shtet, protokolli zyrtar, dhe është në nivelin e humorit që të besojmë se ka ndodhur një…

Source

AKSK: Nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cenuar sistemet shtetërore

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon se nuk ka asnjë incident kibernetik të konfirmuar që të ketë cenuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve shtetërore. Në një deklaratë për shtyp AKSK reagoi ndaj disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit.

Source

Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

Pjesëmarrja e Kosovës si vend themelues në Bordin e Paqes për Gazën, mekanizëm i iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, po shihet si një mundësi e mirë për forcim të pozitës ndërkombëtare të vendit, si dhe për lobim diplomatik te vendet mosnjohëse. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte njëra nga 19 udhëheqësit botërorë që nënshkruan themelimin e këtij bordi të enjten e 22 janarit ne…

Source

Gjyqi në GJKKO, reagon Ilir Meta: Nuk bëjmë lojëra për shtyrje seancash, sapo ka filluar

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme në GJKKO, duke u shprehur se nuk ka shtyrje, por seanca sapo ka filluar. ”Ishte insistimi im që kjo seancë më në fund të fillonte dhe e falenderoj gjyqtaren e seancës paraprake që e mori këtë vendim. Për 4 orë kemi dëgjuar prokurorët që lexonin akuzat e tyre për CEZ-DIA, që ishin siç ju a kanë shpërndarë më 21…

Source

REL: Bislimi dhe Petkoviç zhvillojnë raund të ri të dialogut në Bruksel

Në Bruksel ka nisur takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun. Takimi trepalësh, që nisi pas orës 19:00 vjen pasi emisari evropian, Peter Sorensen, paraprakisht zhvilloi takime të ndara fillimisht me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, e më pas me atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Tema e rundit të sotëm të dialogut mes…

Source

”Rroftë Rama”, Balla ironzion opozitën pasi votuan pro marrëveshjes për Bordin e Paqes: Ja si duken Krushqit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar me një video, për vendimin e opozitës që bashkuan votat me mazhorancën për miratimin e marrëveshjes që i hap rrugë përfaqësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes, pavarësisht përpjekjeve të PD-së për të ndryshuar tekstin e saj, duke kërkuar fshirjen e emrit të kryeministrit Edi Rama. Balla ka publikuar në Facebook një video të krijuar me…

Source

Për herë të parë në një shekull, Liturgjia dhe bekimi i ujit bëhen në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë në thuajse një shekull, ujërat e Radikës u bekuan në gjuhën shqipe, një ngjarje me një domethënie të thellë, jo vetëm fetare, por edhe kulturore dhe njerëzore. Liturgjia e kënduar nga At Nikolla Kojdheli, që u dëgjua përgjatë kreshtave të Rekës së Epërme, ishte një thirrje për shtigjet e humbura dhe për bijtë e harruar, një kujtesë që nuk kërkonte leje nga koha, por që ia kthente…

Source

Shqipëria në Bordin e Paqes, analisti Mërtiri: Është një lajm i mirë

Për analistin Ergys Mërtiri pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald trump është një lajm i mirë në vetvete, pasi bëhet fjalë për paqen kudo që ajo ndodhet. “Marrëdhëniet tona me SHBA-në nuk janë marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Trump, ndaj mendoj se nuk ka ccështje në këtë mes”, u shpreh ndër të tjera analisti Ergys Mërtiri në një…

Source

Plasin batutat në rrjet kundër kryeministrit, bleu një glob për të parë se ku ndodhet Groenlanda

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis është bërë personazhi më i komentuar në rrjetet sociale. Ai tha se ka blerë një glob për të gjetur Groenlandën, pasi Donald Trump bëri të ditura ambicient e tij për përvetësimin e territorit autonom të Danimarkës. “E bleva për të parë saktësisht ku është Groenlanda”, tha ai, duke treguar se kishte paguar rreth 15 mijë korona çeke, afërsisht 720 dollarë…

Source

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë, merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi disa vendime të rëndësishme kryesisht për strehimin e familjeve në nevojë për disa kategori të caktuara. Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani u ndal edhe te situata e përmbytjeve që përfshiu vendin tonë pak ditë më parë, duke vlerësuar punën e ekipeve të emergjencave. Ajo tha se pavarësisht sasisë së shirave Tirana e ka përballuar mjaft…

Source

❌