Aktori dhe regjisori Justin Baldoni ka shprehur shqetësime serioze për marrëdhënien e tij me Blake Lively gjatë xhirimeve të filmit It Ends With Us, sipas një mesazhi privat të sapoçliruar nga gjykata, i dërguar në një moment kur tensionet mes dy yjeve po përshkallëzoheshin prapa kamerave.
Në një mesazh të datës 30 dhjetor 2023, drejtuar ish-agjentit të tij Danny Greenberg në agjencinë WME, Baldoni shkruante se kishte kaluar “një javë vërtet shumë të keqe” duke u përballur me Lively, 38 vjeçe. Ai pretendonte se aktorja e kishte kontaktuar drejtpërdrejt dhe i kishte propozuar një takim privat në shtëpinë e saj, në një kohë kur mes tyre kishte mosmarrëveshje për mënyrën e xhirimit të skenave intime.
Baldoni, 41 vjeç, shprehej se Lively kishte refuzuar përdorimin e një dublanteje për skenat seksuale, duke detyruar drejtuesit e Sony-t dhe producentin Todd Black të ndërhynin. “Kjo po më vendos në një kurth,” shkruante ai, duke shtuar se Lively po këmbëngulte që në vend të saj të përdorej një dublant për të.
Ai po ashtu pretendonte se Lively kishte hedhur poshtë storyboard-et e tij dhe kishte kërkuar që të dy aktorët të ishin plotësisht të veshur në një skenë kyçe romantike. Situatën Baldoni e përshkroi si “jashtëzakonisht kaotike”, duke thënë se po i plotësonte “95% të kërkesave të saj vetëm për paqe”.
Pesë ditë më vonë, më 4 janar 2024, u mbajt një takim mes Baldonit, Lively-t, Ryan Reynolds dhe përfaqësuesve të studios, për të diskutuar 17 masa mbrojtëse të kërkuara nga aktorja për sigurinë dhe sjelljen në set. Një burim pranë Lively-t kundërshton versionin e Baldonit, duke thënë se mesazhet tregojnë zemërimin e tij ndaj masave që vetë ai i kishte pranuar si të arsyeshme.
Konflikti ligjor shpërtheu zyrtarisht në dhjetor 2024, kur Lively paditi Baldonin për ngacmim seksual dhe hakmarrje, duke kërkuar 160 milionë dollarë dëmshpërblim. Baldoni i ka mohuar akuzat dhe ka paraqitur një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh, e cila u hodh poshtë në qershor. Seanca e radhës gjyqësore pritet më 22 janar, ndërsa gjyqi është planifikuar për 18 maj.
Viti 2025 ka qenë një nga vitet më të trazuara në botën e showbizit ndërkombëtar.
Ndërsa disa yje shijuan suksese dhe projekte të mëdha, shumë të tjerë u përballën me skandale serioze që vunë në pikëpyetje reputacionin, karrierën dhe jetën e tyre personale.
Nga akuza për ngacmime seksuale e deri te procese gjyqësore të bujshme, ky vit tregoi edhe një herë se fama shpesh shoqërohet me presion, polemika dhe pasoja të rënda.
Gjykatat, rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare ishin skena kryesore ku u zhvilluan këto ngjarje, ndërsa publiku ndoqi çdo detaj me interes të madh. Shumë prej këtyre rasteve vazhdojnë të kenë ndikim edhe përtej vitit 2025, duke u shndërruar në çështje që pritet të marrin zgjidhje përfundimtare në vitet në vijim.
Më poshtë janë disa nga skandalet më të bujshme që shënuan vitin 2025 dhe që lanë gjurmë të forta në industrinë e argëtimit:
Blake Lively dhe Justin Baldoni
Blake Lively dhe Justin Baldoni
Një nga betejat ligjore më të përfolura të vitit ishte ajo mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, ish-regjisor dhe bashkë-punëtor në filmin "It Ends With Us".
Blake e paditi Baldonin për ngacmim seksual duke kërkuar 161 milionë dollarë dëmshpërblim për dëme personale dhe financiare.
Në përgjigje, Baldoni paraqiti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh, por kjo u hodh poshtë nga gjykata.
Procesi kryesor për sjellje të papërshtatshme pritet të nisë në maj 2026, duke mbajtur ende të ndezur vëmendjen e mediave.
Diddy
P.Diddy
Reperi dhe biznesmeni i njohur u dënua me katër vjet e dy muaj burg federal për lidhje me prostitucion, pas një hetimi që fillimisht përfshinte akuza për trafikim seksual dhe organizim kriminal.
Gjatë qëndrimit në burgun federal 'Fort Dix', Diddy është angazhuar në programe rehabilitimi dhe ka organizuar edhe klasa për të burgosurit e tjerë.
Sipas zëdhënësit të tij, ai është i përkushtuar ndaj ndryshimit personal dhe disiplinës.
Coldplay 'Kiss Cam'
Skandali në koncertin e "Coldplay"
Një moment i sikletshëm gjatë një koncerti të "Coldplay" në Boston u shndërrua në një nga incidentet virale të vitit.
Një çift u kap duke u përqafuar në 'Kiss Cam', duke tentuar më pas të fshehë fytyrat.
U zbulua se bëhej fjalë për Andy Byron, drejtues i një kompanie dhe Kristin Cabot, shefe e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.
Skandali përfundoi me largimin e tyre nga puna dhe një reagim kreativ nga kompania, e cila përfshiu Gwyneth Paltrow në një reklamë promovuese.
Russell Brand
Russell Brand
Komediani u përball me akuza të rënda për përdhunim dhe ngacmime seksuale që datojnë nga vitet 1999–2005.
Akuzat përfshijnë incidente të shumta në Londër dhe në ambiente pune.
Brand i ka mohuar të gjitha pretendimet, ndërsa gjyqi i tij është planifikuar të zhvillohet në qershor 2026, duke mbetur një nga rastet më serioze që pritet të tronditin opinionin publik.
ASAP Rocky
ASAP Rocky
Reperi u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë ndaj një miku të tij të mëparshëm, në një rast që daton nga viti 2021.
Gjatë procesit gjyqësor u argumentua se arma e përdorur ishte një replikë dhe se Rocky kishte vepruar në vetëmbrojtje.
Vendimi u shoqërua me emocione të forta, ku Rihanna shpërtheu në lot dhe reperi e përqafoi atë në sallën e gjyqit.
Sydney Sweeney
Sydney Sweeney
Aktorja shkaktoi polemika të mëdha me fushatën reklamuese të American Eagle me sloganin “Sydney Sweeney Has Great Jeans”. Loja e fjalëve u interpretua nga disa si promovim i eugjenikës dhe supremacisë së bardhë.
Sweeney reagoi duke theksuar se reklama kishte të bënte vetëm me modën dhe stilin personal, duke shtuar se ajo qëndron kundër urrejtjes dhe ndarjes.
Jay-Z
Jay Z
Një padi civile që e akuzonte reperin për përdhunim të një 13-vjeçareje në vitin 2000 u hodh poshtë, duke i dhënë fund një prej akuzave më të rënda ndaj tij. Jay-Z e quajti padinë të pabazuar dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së viktimave, por edhe të individëve që akuzohen pa prova.
Lily Allen dhe David Harbour
Lily Allen dhe David Harbour
Ndarja e çiftit u shndërrua në një skandal publik, pasi Lily Allen zbuloi tradhti të supozuara dhe e ktheu përvojën personale në art.
Albumi i saj "West End Girl" përmban rrëfime të drejtpërdrejta për dhimbjen, zhgënjimin dhe përjetimet emocionale pas prishjes së martesës.
"MasterChef"
John Torode dhe Gregg Wallace
Emisioni i famshëm i gatimit u përball me një krizë të thellë pasi dy prezantuesit kryesorë, John Torode dhe Gregg Wallace, u shkarkuan pas akuzave për gjuhë raciste, komente seksuale dhe sjellje të papërshtatshme ndaj pjesëmarrësve, duke tronditur publikun.
"Strictly Come Dancing"
Programi "Strictly Come Dancing"
Programi u përfshi në disa skandale serioze, përfshirë akuza për ngacmime seksuale, bullizëm dhe përdorim të drogës.
Situata kulmoi me dorëheqjen e dy prezantuesve kryesorë pas më shumë se dy dekadash në ekran dhe arrestimin e disa pjesëmarrësve për akuza të rënda.
Viti 2025 dëshmoi edhe një herë se fama dhe pasuria nuk garantojnë qetësi dhe stabilitet.
Skandalet e vitit të kaluar do të mbeten një pikë referimi për botën e showbizit dhe një kujtesë se çdo veprim, në sytë e publikut, ka pasoja. /Telegrafi/
Avokatët e Blake Lively kanë kërkuar sanksione për ekipin ligjor të Justin Baldonit, duke pretenduar se ka pasur sjellje të papërshtatshme gjatë dhënies së një deklarate.
Avokatët ia paraqitën mocionin gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut të ShBA-së, Lewis J. Liman.
Avokatët e Lively u ankuan se avokatët e Baldonit bënë pyetje në lidhje me të kaluarën e saj dhe treguan mungesë mirësjelljeje gjatë dëshmisë.
Blake Lively dhe Justin Baldoni
"Shumë avokatë këmbëngulën të bënin kundërshtime, shpesh në deklarata që nuk i mbronin dhe përmes poshtërimit", tha avokati i Livelyn, Michael J. Gottlieb.
Në një letër, avokatët e Livelyt u kërkuan avokatëve të ndalonin, duke deklaruar se po silleshin në mënyrë të papërshtatshme dhe joprofesionale, shkruan People.
"Historia romantike e Lively nuk ka asnjë lidhje me çështjet në fjalë në këtë rast dhe ne nuk do të tolerojmë hetime të tilla", thuhet në dokumentet e gjykatës.
Gjithashtu, dokumenti thotë se çdo marrje në pyetje në këtë kuptim është e papërshtatshme dhe e parëndësishme për çështjen.
Avokatët e Livelyt i kërkuan gjykatës ta detyrojnë ekspertin të paraqitet përsëri në seancën dëgjimore, sepse, siç pretendojnë ata, avokatët e Baldonit, herën e parë, penguan, vonuan dhe prishën një shqyrtim të drejtë.
Si kujtesë, gjyqi në rastin e Blake Lively, i cili po padit Baldonin për ngacmim seksual, është shtyrë për në 18 maj.
Fillimisht ishte planifikuar të fillonte më 9 mars të vitit të ardhshëm, por gjykatësi Lewis J. Liman vendosi ta shtyjë fillimin e gjyqit për shkak të një axhende të ngjeshur. /Telegrafi/
Gjatë seancës së fundit, gjykatësi u sugjeroi palëve të konsiderojnë mundësinë e një zgjidhjeje jashtë gjyqit.
Seanca e radhës dëgjimore është caktuar për 22 janar.
Rasti nisi pasi Blake Lively paditi bashkë-aktorin dhe regjisorin e filmit "It Ends With Us", Justin Baldoni, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit.
Ajo kërkon dëmshpërblim mbi 160 milionë dollarë. Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat.
Ndërkohë, kundërpadia e tij ndaj Livelyt për zhvatje dhe shpifje, me vlerë 400 milionë dollarë, është rrëzuar nga gjykata.
Të dy aktorët pritet të dëshmojnë personalisht gjatë gjyqit në New York. /Telegrafi/
Një datë e re është caktuar për gjyqin e Blake Lively dhe Justin Baldoni. Padia e aktores fillimisht ishte planifikuar të fillonte më 9 mars 2026, por është shtyrë për në 18 maj.
Gjykatësi Lewis J. Lyman e bëri njoftimin gjatë një seance dëgjimore pas përfundimit të procesit të shkëmbimit të provave të martën, më 9 dhjetor, duke shpjeguar se ai ka dy gjyqe penale dhe se “sado e rëndësishme të jetë kjo çështje, ato kanë përparësi”. Ai gjithashtu u bëri thirrje të dyja palëve të kontaktojnë një gjyqtar paqeje për të diskutuar një zgjidhje të mundshme.
Grindja midis dy aktoreve filloi në dhjetor 2024, kur Blake Lively ngriti një padi kundër Justin Baldonit, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual, sjellje hakmarrëse dhe shkaktim të shqetësimit emocional.
Në padinë e saj, aktorja pretendoi se gjatë bashkëpunimit të tyre në filmin “It Ends With Us”, Baldoni e ngacmoi seksualisht në shumë mënyra – duke përfshirë komente për trupin e saj – dhe se ai organizoi një fushatë shpifjesh kundër saj me qëllim dëmtimin e reputacionit të saj, akuza që ai i ka mohuar.
Baldoni, nga ana tjetër, fillimisht kishte kërkuar 250 milionë dollarë dëmshpërblim nga New York Times, duke cituar një artikull gazete mbi rastin, dhe kishte ngritur një padi prej 400 milionë dollarësh kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.
Paditë e ngritura nga Justin Baldoni u rrëzuan fillimisht qershorin e kaluar, ndërsa në nëntor gjyqtari kompetent nxori një vendim përfundimtar, duke deklaruar se aktori kishte refuzuar të paraqiste një padi të ndryshuar në kundërpadinë e tij për shpifje dhe zhvatje kundër Blake Lively dhe Reynolds.
Miku i afërt dhe kolegu i Ryan Reynolds, Humphrey Ker drejtor ekzekutiv i klubit Wrexham AFC – ka zbuluar mënyrën se si aktori dhe bashkëshortja e tij Blake Lively i shmangen vëmendjes mediatike rreth çështjes së tyre ligjore me aktorin Justin Baldoni.
Sipas Ker, çiftit u mjafton një udhëtim në Wrexham për të “shpëtuar” nga vorbulla e publicitetit.
“Aty askujt nuk i intereson fama e tyre. Ajo që duan të dinë është nëse Ryan do t’u blejë një qendërmbrojtës të ri. Është një arratisje e vërtetë”, shpjegoi ai, duke shtuar se ata kanë kaluar një periudhë të vështirë gjatë 18 muajve të fundit, shkruan DailyMail.
Zbulimet e tij vijnë në të njëjtën javë kur Blake Lively arriti një fitore të rëndësishme në padinë e saj për ngacmim seksual ndaj Justin Baldonit dhe producentit Jamey Heath.
Dokumentet ligjore tregojnë se një gjykatës federal ka urdhëruar Heath të dorëzojë brenda tre ditësh të gjitha pamjet e lindjes në shtëpi të gruas së tij video që Lively pretendon se ai ia ka treguar asaj në sheshxhirim pa paralajmërim.
Lively ka deklaruar se fillimisht mendoi se klipi ishte pornografi, pasi shfaqte një grua plotësisht nudo me këmbët e hapura. Heath mohon akuzat, duke thënë se ka treguar vetëm një video të momenteve pas lindjes.
Megjithatë, gjykata ka vendosur se pamjet e plota mund të jenë prova thelbësore për të sqaruar çështjen.
Me urdhrin e ri, gjykatësi kërkon çdo material që lidhet direkt me akuzat, përfshirë të gjitha versionet e videove të lindjes, duke i dhënë Lively një hap të fortë përpara në betejën ligjore. /Telegrafi/
Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur në favor të aktores Blake Lively, duke urdhëruar producentin e It Ends With Us, Jamey Heath, të dorëzojë të gjithë materialin filmik që tregon bashkëshorten e tij, Natasha, gjatë lindjes. Sipas dokumenteve të depozituara më 17 nëntor, gjykatësi Lewis J. Liman deklaroi se ky material “duhej të ishte dorëzuar” në kuadër të një urdhri të mëparshëm të zbulimit të provave, duke theksuar se çdo pamje që tregon momentin e lindjes “mund të mbështesë pretendimin e Lively-t”. Për shkak të natyrës së ndjeshme, pamjet do të mbeten të vulosura dhe të mbrojtura nga urdhri gjyqësor.
Lively, 38 vjeç, kishte kërkuar më herët sanksione ndaj Heath për mosdorëzimin e plotë të videove dhe për ta ndaluar atë të dëshmojë lidhur me pamjet që pretendon se i ka treguar aktores. Megjithatë, gjykatësi Liman refuzoi vendosjen e sanksioneve, duke argumentuar se keqinterpretimi i urdhrit nga Heath nuk përbën shkelje të qëllimshme. Ai urdhëroi që të gjithë materialet shtesë të dorëzohen deri më 20 nëntor.
Sipas dokumenteve të paraqitura nga ekipi ligjor i aktores, Heath kishte dorëzuar vetëm një pjesë tre-minutëshe të videos, ndërsa Lively ka “kundërshtuar vazhdimisht” se ky fragment përputhet me atë që u shfaq asaj dhe asistentes së saj në set. Ajo pretendon se për javë të tëra pala e Heath këmbëngulte se nuk ekzistonte material tjetër, derisa ai pranoi në një depozitë se ka më shumë video.
Videoja e lindjes është në qendër të padisë së Lively-t, ku ajo akuzon regjisorin Justin Baldoni dhe Heath për sjellje “të shqetësuese” dhe “joprofesionale”. Ndërkohë, pala e Baldoni dhe Wayfarer e mohon rrëfimin e aktores, duke e cilësuar videon një moment “të bukur” familjar të ndarë me pëlqimin e Natasha-s.
Justin Baldoni pretendon në një padi të re gjyqësore se një takim intensiv dhe i papritur kokë më kokë me Ryan Reynolds e la atë “të paralizuar emocionalisht” dhe gati për të “hedhur në erë” filmin “It Ends With Us”, për shkak të karakterizimeve dhe akuzave të pakëndshme që, siç pretendon ai, aktori bëri kundër tij.
Sipas dokumenteve të marra nga People, Justin Baldoni përshkruan në mesazhet drejtuar Rainn Wilson se u “befasua” nga Ryan Reynolds në janar 2024, gjatë vizitës së tij në apartamentin e tij dhe Blake Lively në Nju Jork.
“Ryan më foli sikur të isha pesë vjeç dhe më qortoi”, thuhet se shkroi ai, duke pretenduar se çifti e akuzoi se ai dhe partnerja e tij, Jamie Heath, “nuk janë ata që duken” dhe se fakti që ata kanë një podcast “është i rrezikshëm sepse krijon përshtypjen se janë të padëmshëm”.
Sipas padisë, Ryan Reynolds dyshohet se bëri një sërë akuzash që Baldoni i përshkroi si “krejtësisht jashtë kontekstit”. “Është e vështirë të ndihesh sikur ajo që mendojnë për ty është e rreme kur ata vetë janë të bindur se është e vërtetë… Isha i paralizuar emocionalisht, diçka që nuk e kam ndjerë prej vitesh”, tha ai. Ai shtoi se luftonte brenda vetes midis reagimit të fortë dhe “njohjes së ndjenjave të Blake dhe Ryan”, kërkimfaljes, “pranimit të gjithë zemërimit të një burri të zemëruar”. “U luta për fjalët e duhura dhe ato nuk erdhën kurrë “, shkroi ai.
Regjisori tha gjithashtu se një pjesë e akuzave kishin të bënin me sjelljen e tij në shesh xhirimi të filmit, i cili ishte për dhunën në familje dhe u përshkrua si “abuziv”. “Na thanë se ishte përvoja më e keqe e jetës së saj”, pohoi ai për bashkë-yllin e tij . “Dhe se të tjerët dëshmuan… se sjellja jonë në shesh xhirimi ishte ‘e tmerrshme'”.
Blake Lively ka paditur Justin Baldonin që nga dhjetori i vitit 2024, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual dhe hakmarrje dhe duke kërkuar miliona dollarë dëmshpërblim. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe është përgjigjur me një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh kundër Blake Lively, Ryan Reynolds dhe të tjerëve, por kjo u rrëzua nga një gjyqtar në qershor. Gjyqi është planifikuar për në mars të vitit 2026 në Nju Jork.
Incidenti i Ryan Reynolds u përfshi gjithashtu në padinë origjinale të Justin Baldonit, në të cilën ai pretendoi se aktori “shpërtheu në tërbim” gjatë një takimi “traumatik” në apartamentin e tyre.
Justin Baldoni kishte pretenduar se incidenti u shkaktua kur ai pyeti një trajner për peshën e Blake Lively në mënyrë që ta ngrinte atë në mënyrë të sigurt në një shesh xhirimi për shkak të problemeve paraprake me shpinën. Aktorja u informua nga trajneri, i cili njoftoi Reynolds, dhe pasoi një debat i nxehtë.
Avokatët e Baldonit e kishin quajtur reagimin e Reynolds “të papërshtatshëm dhe poshtërues” dhe pretenduan se ndodhi “para miqve të tjerë të famshëm” që hynin e dilnin nga apartamenti në katin e fundit. Avokati i tij, Brian Friedman, i tha Page Six se qortimi i Reynolds ishte “i ashpër”, “i apasionuar” dhe “i zemëruar”, por theksoi se nuk ishte “poshtërim agresiv”.
Blake Lively pretendon se ka humbur mbi 150 milionë euro si pasojë e një “fushate shpifjeje” që, sipas saj, është orkestruar nga regjisori dhe ‘bashkë-aktori’ i filmit It Ends With Us, Justin Baldoni.
Avokatët e aktores 38-vjeçare thanë se publiciteti negativ i shkaktuar prej Baldonit dhe ekipit të tij ka ndikuar në të ardhurat e saj si aktore, producente dhe sipërmarrëse, përfshirë rreth 52 milionë euro në paga të kaluara dhe të ardhshme.
Ata shtuan se dëmi i shkaktuar reputacionit të saj arrin në të paktën 31 milionë euro, me mbi 65 milionë përshtypje negative në internet, shkruan DailyMail.
Në dokumentet e paraqitura, Lively përmend edhe disa figura të njohura që mund të dëshmojnë në gjyq, si Taylor Swift, Emily Blunt, Hugh Jackman dhe Gigi Hadid.
Aktorja ka akuzuar Baldonin për ngacmim seksual, sjellje hakmarrëse dhe shpifje, duke thënë se ai e turpëroi gjatë xhirimeve të filmit.
Nga ana tjetër, Baldoni i ka mohuar të gjitha akuzat. Edhe pse filmi It Ends With Us pati sukses në arkat e kinemave, me mbi 325 milionë euro fitime globale, polemikat midis dy yjeve e kanë errësuar suksesin e tij. /Telegrafi/
Avokati i Justin Baldonit, Bryan Freedman, ka sqaruar pse regjisori dhe aktori vendosi të mos vazhdojë me kundërpadinë prej 400 milionë dollarësh ndaj Blake Lively, Ryan Reynolds dhe publicistit të tyre. Në qershor, një gjyqtar federal rrëzoi padinë fillestare të Baldonit dhe kompanisë së tij, Wayfarer Studios, për shpifje dhe zhvatje, si dhe një padi tjetër 250 milionë dollarëshe ndaj The New York Times.
Freedman tha për PEOPLE se Baldoni nuk ndryshoi padinë për të ruajtur të drejtat e tij për apel. “E vërteta në lidhje me këtë rast shpesh shtrembërohet në media. Klientët tanë vendosën të mos e ndryshonin padinë për të mbajtur të hapur mundësinë e apelimit,” tha Freedman. Ai shtoi se ekipi i tij ligjor tani është i fokusuar në pretendimet e Blake Lively dhe do të ndjekë çdo rrugë ligjore dhe faktike për të vërtetën.
Gjyqtari i Gjykatës së Qarkut, Lewis J. Liman, kishte paralajmëruar të gjitha palët më 17 tetor për një vendim përfundimtar mbi çështjen, dhe Lively ishte e vetmja që iu përgjigj duke kërkuar që gjyqtari ta shpallte vendimin dhe të mbante të hapur kërkesën e saj për tarifat ligjore.
Beteja ligjore midis Lively dhe Baldonit filloi në dhjetor 2024, kur Lively e paditi Baldonin për sjellje të keqe në set dhe një fushatë shpifjesh, pretendime që Baldoni i ka mohuar. Gjyqi për padinë e Lively pritet të nisë në mars 2026.
Padia e Justin Baldonit për shpifje, që kërkonte një kompensim prej 400 milionë dollarësh ndaj aktorës Blake Lively, është mbyllur përfundimisht nga gjykata pasi ai nuk e depozitoi një ankesë të ndryshuar brenda afatit të caktuar. Më 31 tetor, gjykatësi i Dhomës së Posaçme të Rrethit të SHBA, Lewis Liman, firmosi një urdhër të ri, duke theksuar se Baldoni, së bashku me bashkëpaditësit e tij nga Wayfarer Studios, kishin lejuar që afati të kalonte, pasi gjykata hodhi poshtë rastin e tyre në qershor. Gjykatësi gjithashtu bëri të ditur se kishte kontaktuar të gjitha palët më 17 tetor për t’i paralajmëruar se do të shpallte një vendim përfundimtar për të përmbyllur çështjen. Sipas një dokumenti të shqyrtuar nga PEOPLE, Lively, 38 vjeç, ishte e vetmja që kishte reaguar, duke kërkuar që gjykatësi të shpallte vendimin përfundimtar, por duke kërkuar gjithashtu që kërkesa e saj për shpenzimet ligjore të mbetej aktive, kërkesë që gjykatësi e miratoi. Gjykata e Qarkut të SHBA-së nuk ka dhënë ende një përgjigje kur është kontaktuar nga PEOPLE për informacion shtesë.
Ky zhvillim është një kthesë e fundit në ngjarjen ligjore të lidhur me filmin It Ends with Us, e cila nisi në dhjetor të vitit të kaluar kur Lively paditi Baldonin për keqtrajtimin në set dhe për një fushatë shpifjeje hakmarrëse, akuzat të cilat Baldoni i ka mohuar. Padi origjinale e Lively është ende në proces.
Siç është raportuar më parë nga PEOPLE, padia e Baldoni për 400 milionë dollarë ndaj Lively, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publikistit të tyre, të cilët akuzonin për shantazh dhe shpifje, ishte hedhur poshtë nga gjykatësi më 9 qershor, ashtu si edhe padia e tij për 250 milionë dollarë ndaj The New York Times.
Lively, pas këtij zhvillimi, shpërndau një postim në Instagram, ku ndau përjetimet e saj mbi “dhimbjen” që i kishte shkaktuar padi e Baldoni. “Si shumë të tjerë, kam ndjerë dhimbjen e një padie hakmarrëse, përfshirë turpin e krijuar që tenton të na thyejë,” shkroi ajo në një postim më 9 qershor.
Avokatët e Lively e përshëndetën këtë vendim si një “fitore të plotë dhe një shpallje të pafajësisë” për aktoren, duke theksuar se padi e Baldoni për 400 milionë dollarë ishte “një mashtrim dhe gjykata e pa atë përmes.”
Aktori Justin Baldoni do të duhet të “fusë dorën thellë në xhepa”, pasi mund t’i duhet t’i paguajë miliona dollarë bashkë-yllit të tij Blake Lively, pasi padia e tij u rrëzua.
Padia prej 400 milionë dollarësh që ai ngriti kundër koleges së tij në filmin "It Ends With Us", Blake Lively, si dhe bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe gazetës The New York Times, u rrëzua zyrtarisht këtë të premte.
Gjykatësi Lewis J. Liman vendosi në qershor se akuzat e Baldonit për zhvatje dhe shpifje nuk përmbushnin standardin e kërkuar.
Baldoni pretendoi se Lively dhe Reynolds ndërmorën hapa për të fituar kontrollin e filmit të vitit 2024 përpara se të nisnin një "sulm të dyfishtë për ta shkatërruar" atë nëpërmjet një editoriali gjithëpërfshirës në New York Times.
Si regjisor dhe themelues i kompanisë së prodhimit Wayfarer Studios, Baldoni kishte afat deri më 17 tetor për të paraqitur një ankesë kundër vendimit të gjyqtarit, por ky afat kaloi pa u ndërmarrë asnjë veprim.
Si rezultat, gjyqtari nënshkroi një urdhër të ri më 31 tetor duke konfirmuar se ishte arritur një vendim përfundimtar.
Kjo do të thotë që paditë e Baldonit kundër Lively dhe Reynolds për zhvatje dhe shpifje të dyshuara, si dhe kundër New York Times për 250 milionë dollarë, kanë përfunduar.
Ai ngriti padinë në janar të këtij viti, një muaj pasi Blake Lively ngriti një padi kundër Wayfarer Studios, duke pretenduar se ishte ngacmuar seksualisht në sheshxhirimin e filmit.
Avokatët e Lively e përshkruan padinë si të rreme dhe një përpjekje për hakmarrje. Ata theksuan gjithashtu se do të kërkojnë tarifat e avokatit, dëmshpërblim të trefishtë dhe dëmshpërblim ndëshkues kundër Baldonit dhe palëve të tjera që iniciuan atë që e quajtën abuzim të sistemit gjyqësor.
Në shtator, avokatët e Blake Lively paraqitën një kërkesë për t'i paguar Baldonit një shumë prej disa milionë dollarësh për ta kompensuar atë për shpenzimet që ajo pati duke u mbrojtur kundër akuzave të tij, përveç dëmeve për dëmet ekonomike, emocionale dhe psikologjike.
Avokatët e Lively sugjeruan gjithashtu që Baldoni duhet të paguajë dëmshpërblim ndëshkues për abuzim me sistemin gjyqësor.
Për të mbështetur pretendimin e saj, Blake Lively mbështetet në një projektligj të njohur si AB 933 që u miratua në Kaliforni në vitin 2023.
Ligji, siç thuhet në peticionin e saj, "siguron që individët që kanë vuajtur nga ngacmim seksual ose hakmarrje të mund të ndajnë publikisht përvojat e tyre në gjykatë, me agjencitë, median dhe të tjerët, pa frikë se do të paditen për këtë".
Gjyqtarja Liman ende nuk ka vendosur nëse ky ligj zbatohet në këtë rast, megjithëse ekipi ligjor i Baldonit argumenton se nuk zbatohet.
Lively dëshiron që një gjykatës t’i urdhërojë Baldonias të paguajë dëmshpërblimin e saj, gjë që mund të pasohet nga një seancë dëgjimore për të përcaktuar shumën e saktë. /Telegrafi/
Paga e Blake Lively për rolin kryesor në filmin “It Ends With Us” është zbuluar në dokumente gjyqësore, në një kohë kur aktorja është përfshirë në një betejë ligjore të ashpër me regjisorin dhe aktorin bashkëprotagonist, Justin Baldoni.
Sipas Daily Mail, Lively ka përfituar 1.75 milionë dollarë (afërsisht 1.65 milionë euro) për një xhirim gjashtëjavor, rreth 58,000 dollarë (afërsisht 54,500 euro) në ditë, për rolin e Lily Bloom.
Ajo kishte gjithashtu bonuse të lidhura me çmime si Oscar dhe suksesin komercial të filmit, i cili arkëtoi mbi 261 milionë funte (afërsisht 305 milionë euro) në mbarë botën, kundrejt një buxheti prej vetëm 18 milionë funte (afërsisht 21 milionë euro).
Filmi romantik, që trajton tema të dhunës në marrëdhënie, u përball me kritika të përziera, por pati sukses financiar.
Ndërkohë, tensionet mes Blake dhe Baldonit janë përshkallëzuar, me akuza për “sjellje të paqëndrueshme”, “zhvatje” dhe një seri padish të ndërsjella për shpifje dhe ngacmim seksual.
Gjykata ka rrëzuar disa prej padive, ndërsa përfaqësuesit ligjorë të palëve kanë vazhduar me deklarata publike dhe mbrojtje të pozicioneve të tyre. Çështja mbetet ende në shqyrtim. /Telegrafi/
Një incident i pazakontë është regjistruar së fundmi pranë rezidencës së Travis Kelce dhe Taylor Swift në Kansas, ku një burrë 48-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se tentoi të dorëzonte dokumente ligjore në emër të aktorit Justin Baldoni, në kuadër të një padie që përfshin Blake Lively.
Personi në fjalë, i identifikuar si Justin Lee Fisher, u ndalua nga policia pasi dyshohet se po hidhte gardhin e shtëpisë së çiftit të famshëm për të dorëzuar dokumentet ndaj Swift, e përfshirë së fundmi si dëshmitare në betejën ligjore mes Lively dhe Baldonit. Policia e cilësoi incidentin si një shkelje të qartë të pronës private në një zonë të siguruar.
Ky zhvillim vjen në mes të një procesi të tensionuar ligjor ku Blake Lively ka ngritur një padi ndaj Baldonit dhe ekipit të tij, duke pretenduar ngacmim seksual dhe shpifje. Baldoni ka kundërpërgjigjur me një padi prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, për shpifje dhe zhvatje, padi që tashmë është rrëzuar nga gjykata.
Taylor Swift është përmendur në këtë çështje si dëshmitare, por përmes avokatëve të saj ka refuzuar të paraqitet në gjyq, duke përmendur angazhimet e saj profesionale. Përfaqësuesit e këngëtares theksojnë se ajo nuk ka pasur rol në prodhimin e filmit “It Ends With Us”, përveç përdorimit të një kënge të saj në soundtrack.
Aktori dhe producenti Justin Baldoni ka përforcuar ekipin e tij ligjor duke punësuar avokaten e njohur Alexandra Shapiro, e cila ka përfaqësuar më parë emra të mëdhenj si Sean “Diddy” Combs dhe Sam Bankman-Fried. Ky zhvillim vjen në mes të betejës së tij ligjore me aktoren Blake Lively, lidhur me ngjarjet gjatë xhirimeve të filmit It Ends with Us në vitin 2024.
Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura më 15 shtator, Shapiro është shtuar zyrtarisht në ekipin ligjor të Baldonit dhe kompanisë së tij Wayfarer Studios, duke i dhënë një shtysë profesionale çështjes që po ndjek rrjedhën gjyqësore me Lively dhe akuzuesit e tjerë.
Rasti ka marrë një kthesë tjetër pasi një akuzues i dytë ka dalë në skenë, duke pretenduar se ka përjetuar “ndërveprime të përsëritura negative” me Baldonin dhe bashkëpunëtorët e tij, përfshirë “abuzim verbal”. Personi në fjalë pretendon gjithashtu se Baldonit i ishte ndaluar hyrja në sheshin e xhirimeve të një projekti tjetër dhe se kishte kërkuar përjashtimin e tij nga aktivitetet e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun.
Ndërkohë, Blake Lively ka paraqitur një mocion të ri në gjykatë, duke kërkuar dëmshpërblim të trefishtë, mbulimin e tarifave të avokatëve dhe një dëmshpërblim ndëshkues ndaj kompanisë së Baldonit. Ky zhvillim i fundit nënvizon se beteja ligjore mes aktorëve dhe producentëve nuk po e humbet intensitetin dhe se rrjedha e procesit gjyqësor do të mbetet e ndjekur nga mediat dhe publiku ndërkombëtar.
Sipas raportimeve të Daily Mail, një gjykatës ka vendosur që këngëtarja të përfshihet në listën e dëshmitarëve, për shkak të komunikimeve të mundshme mes saj dhe Lively-t që lidhen me filmin It Ends With Us, ku Baldoni është producent dhe aktor kryesor.
Dëshmia e mundshme e Swift pritet të ndodhë gjatë javës që nis më 20 tetor, nëse gjykata miraton një shtyrje të seancës. Burime pranë çështjes thonë se ajo është përfshirë në mënyrë të paqëllimtë në këtë betejë ligjore dhe se marrëdhëniet e saj me Lively kanë pësuar ftohje kohët e fundit, duke shtuar tensionin mes dy mikeshave të ngushta.
Nga ana tjetër, Blake Lively ka ngritur akuza të rënda ndaj Baldonit, duke e paditur për ngacmim seksual dhe krijimin e një ambienti toksik pune. Aktori i ka mohuar kategorikisht pretendimet, ndërsa padia e tij e kundërt për shpifje është hedhur poshtë nga gjykata.
Situata është bërë edhe më e ndërlikuar pasi një tjetër individ ka dalë publikisht me akuza për sjellje abuzive verbale ndaj Baldonit. Lively kërkon dëmshpërblime të mëdha financiare dhe akuzon kompaninë e tij, Wayfarer Studios, për padi hakmarrëse dhe tentativa për të dëmtuar imazhin e saj.
Dosja përfshin gjithashtu pretendime për kërcënime të bëra nga bashkëthemeluesi i studios, Steve Sarowitz, kundër aktores dhe bashkëshortit të saj, aktorit Ryan Reynolds. Gjykata ka rrëzuar edhe një padi për shpifje të Baldonit ndaj The New York Times, duke theksuar se raportimi i gazetës mbështetej në dokumente zyrtare dhe ishte i mbrojtur ligjërisht.
Taylor Swift pritet të dëshmojë në betejën gjyqësore mes shoqes së saj më të mirë, Blake Lively, dhe aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni.
Këngëtarja është përfshirë në çështje pasi një gjykatës vendosi që mund të përfshihet si dëshmitare, për shkak të komunikimeve të mundshme mes saj dhe Lively-t që lidhen me filmin It Ends With Us.
Dëshmia e Taylor mund të ndodhë gjatë javës që nis më 20 tetor, nëse miratohet një shtyrje nga gjykata, shkruan DailyMail.
Ajo u përfshi në mënyrë të paqëllimtë në konfliktin ligjor, teksa burime thonë se kohët e fundit ka shmangur kontaktet me Lively, duke shtuar tensionet mes tyre.
Blake Lively ka paditur Baldonin për ngacmim seksual dhe krijimin e një ambienti toksik pune, akuza që ai i mohon.
Padia e kundërt e Baldonit për shpifje është hedhur poshtë. Së fundmi, një tjetër individ ka dalë me akuza ndaj Baldonit, duke e përshkruar si abuzues verbal.
Ndërkohë, Lively kërkon dëmshpërblime të mëdha dhe e akuzon kompaninë e Baldonit, Wayfarer Studios, për padi hakmarrëse dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e saj publik.
Dosja përfshin gjithashtu pretendime për kërcënime nga bashkëthemeluesi i studios, Steve Sarowitz, kundër saj dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.
Gjykata rrëzoi padinë për shpifje të Baldonit edhe ndaj gazetës The New York Times, duke theksuar se raportimi i saj ishte i mbrojtur ligjërisht dhe i bazuar në dokumente zyrtare. /Telegrafi/
Aktorit dhe producentit amerikan, Justin Baldoni, i janë shtuar akuzat për sjellje të papërshtatshme në punë.
Një person anonim, që pritet të paraqitet si dëshmitar në gjyqin kundër tij, ka thënë për People se ka pasur “kontakte të përsëritura dhe negative me Baldonin dhe ekipin e tij, përfshirë edhe abuzim verbal”.
Ky dëshmitar pritet të paraqitet në gjyqin që Blake Lively ka ngritur ndaj Baldonit, kompanisë së tij Wayfarer Studios dhe palëve të tjera, i cili do të zhvillohet në mars 2026 në New York.
Justin Baldoni (Foto: Instagram)
Akuza e Lively lidhet me periudhën e xhirimeve të filmit “It Ends With Us”, ku sipas saj ka përjetuar ngacmim seksual nga Baldoni.
Padinë ajo paraqiti në dhjetor 2024.
Si Lively ashtu edhe Baldoni kanë konfirmuar se do të dëshmojnë personalisht në gjyq.
Madje, Lively është shprehur në shkurt 2025 se edhe dy kolege të saj nga filmi kanë pranuar të japin dëshmi për sjelljen e supozuar të Baldonit në set.
Justin Baldoni dhe Blake Lively
Seanca e radhës është caktuar për 9 mars 2026. /Telegrafi/
Aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni i janë shtuar akuza të reja përpara gjyqit të bujshëm me Blake Lively, i planifikuar për mars 2026 në New York. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, një ish-bashkëpunëtor anonim ka pretenduar se ka përjetuar “ndërveprime të përsëritura negative” me Baldonin dhe ekipin e tij, duke përfshirë edhe “abuzim verbal nga vetë Baldoni”.
Sipas të njëjtit burim, aktori 41-vjeçar është përjashtuar nga seti i xhirimeve për shkak të sjelljes së tij, dhe është kërkuar që ai të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet promovues për filmin. Ky person pritet të dëshmojë edhe në procesin gjyqësor.
Kujtojmë se në dhjetor 2024, Blake Lively ngriti një padi kundër Baldonit, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”. Në kundërpërgjigje, në janar 2025, Baldoni ngriti një padi për shpifje dhe zhvatje kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke kërkuar 400 milionë dollarë — një padi që më vonë u rrëzua nga gjykata.
Në dokumentet e gjyqit, u përfshinë edhe mesazhe të Lively që i referohen miqësisë së saj me Taylor Swift, të cilat Baldoni i interpretoi si përpjekje për të ushtruar presion.
Avokatët e Lively tani kërkojnë që Baldoni të paguajë shpenzimet e saj ligjore, duke u mbështetur në ligjet e Kalifornisë që mbrojnë viktimat që denoncojnë ngacmimin seksual.
Tensionet ligjore në Hollywood janë përshkallëzuar, pasi aktorja e re Isabela Ferrer, e cila luan rolin e Lily Bloom në moshë të vogël në filmin “It Ends With Us”, ka ngritur akuza të rënda ndaj producentit dhe aktorit Justin Baldoni. Ajo e akuzon atë për bullizëm dhe ngacmim seksual, duke sjellë vëmendje të re mbi praktikat brenda industrisë së filmit.
Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, Ferrer pretendon se kompania prodhuese e Baldonit, Wayfarer Studios, është përpjekur të manipulojë dëshminë e saj në një proces gjyqësor të nisur nga aktorja Blake Lively, në këmbim të mbulimit të kostove ligjore të Ferrer. Avokatët e saj e cilësojnë këtë si pjesë të një “strategjie sistematike frikësimi” ndaj saj.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Justin Baldonit i kanë cilësuar akuzat si “të pabazuara” dhe theksojnë se thirrja e një dëshmitari nëpërmjet gjykatës është një praktikë ligjore standarde, jo një formë presioni apo ngacmimi. Ata kërkojnë që, nëse Ferrer refuzon të dëshmojë, çdo dëshmi apo komunikim prej saj të përjashtohet nga procesi.
Ky zhvillim i ri ndodh në një kohë kur çështja mes Baldonit dhe Lively vazhdon të marrë vëmendje, me procesin gjyqësor të planifikuar për në mars 2026. Përfshirja e Ferrer-it, një aktore e re në rritje, e vë sërish në qendër të debatit çështjen e pushtetit, presionit dhe etikës në industrinë kinematografike amerikane.