❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kërkesat për azil, 10-mujori 2025

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315. Pavarësisht r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kërkesat për azil, 10-mujori 2025 appeared first on Revista Monitor.

Momenti “ChatGPT” ka mbĂ«rritur nĂ« industrinĂ« prodhuese

Fabrikat e sĂ« ardhmes. Inteligjenca Artificiale premton tĂ« transformojĂ« mĂ«nyrĂ«n dhe vendin se si prodhohen gjĂ«rat, shkruan The Economist   “E dini çfarĂ« mĂ« bĂ«n vĂ«rtet pĂ«rshtypje? PashĂ« njĂ« robot qĂ« ngriti njĂ« vezĂ«!”, thĂ«rriste Roger Smith, kryetar i General Motors, nĂ« vitin 1985. Prodhuesi amerikan i makinave, i cili dy dekada mĂ« herĂ«t kishte qenĂ« kompania e parĂ« qĂ« instaloi njĂ« krah robotik...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Momenti “ChatGPT” ka mbĂ«rritur nĂ« industrinĂ« prodhuese appeared first on Revista Monitor.

Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash

Në një botë me aplikacione pagesash dhe euro digjitale, monedha po bën një rikthim modest, shkruan The Economist   Hyni në një kishë në Suedi në mes të dimrit të zymtë dhe do të gjeni një nga këndet e saj të ndriçuar lehtë. Qirinj të ndezur nga vizitorët që përkujtojnë një të dashur, shërbejnë si një shkëputje nga vrulli i jetës moderne. Dikur, këto pamje të qeta prisheshin vetëm nga tingull...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Pse Europa po rizbulon virtytet e parasë cash appeared first on Revista Monitor.

Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit

Humbje e kujtesĂ«s. Çmimet po shpĂ«rthejnĂ« pĂ«r njĂ« komponent thelbĂ«sor   Prodhuesit e pajisjeve elektronike nĂ« botĂ«, tĂ« mbledhur sĂ« fundmi nĂ« Las Vegas pĂ«r Panairin e ElektronikĂ«s pĂ«r KonsumatorĂ«t (CES), do tĂ« ishin tĂ« justifikuar po tĂ« kishin ndjenja tĂ« pĂ«rziera pĂ«r kĂ«tĂ« vit. Entuziazmi pĂ«r pajisje tĂ« reja tĂ« zgjuara, tĂ« fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale Ă«shtĂ« po aq i fortĂ« sa kurrĂ«. Por,...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Euforia e IA-së po krijon një problem të madh për elektronikën e konsumit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh

Ankesa tĂ« stisura. Kjo nuk ia zbeh fuqinĂ« politike, shkruan The Economist   Ironia Ă«shtĂ« pothuajse aq e fortĂ« sa tĂ« tĂ« ngjallĂ« keqardhje pĂ«r presidentin. Donald Trump fitoi zgjedhjet e vitit 2024 pjesĂ«risht duke folur kundĂ«r inflacionit, tĂ« cilin ia atribuoi PartisĂ« Demokratike. Ai premtoi se do t’i ulte çmimet “shumĂ«, shumĂ« shpejt” dhe se do ta “BĂ«nte AmerikĂ«n sĂ«rish tĂ« pĂ«rballueshme”. Siç i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e përballueshmërisë në SHBA është (kryesisht) një mirazh appeared first on Revista Monitor.

OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026

Shfaqja më e madhe në Tokë. Nga një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në histori, OpenAI gjendet sot në një pozicion të rrezikshëm, shkruan The Economist   Sam Altman është si një zhongler mbi një monocikël. Ndërtimi i chatbot-ëve të gjithëditur, të fuqizuar nga modele të avancuara të Inteligjencës Artificiale (IA), është një ambicie tepër modeste për drejtuesin e OpenAI. Për të mbajtur publ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post OpenAI përballet me një vit vendimtar në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025

Kroacia vuri në funksion 417 megavat kapacitet diellor gjatë dymbëdhjetë muajve nga dhjetori i vitit 2024 deri në dhjetor të vitit 2025, sipas të dhënave të Shoqatës së Burimeve të Rinovueshme të Energjisë së Kroacisë, RES Croatia. Kjo shifër nxjerr në pah rritjen e qëndrueshme të tregut të energjisë diellore në Kroaci, pasi gjatë vitit 2024 u instaluan 397 megavat. Kapaciteti i përgjithshëm diell...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroaci, instalohet 417 MW energji diellore në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD

Bulgarian-American Credit Bank AD (BACB) përfundoi marrëveshjen për blerjen e aksioneve të kapitalit të Tokuda Bank EAD më 12 janar 2026, njoftoi BACB. Si rezultat, Bulgarian-American Credit Bank AD bleu 6,800,000 aksione të regjistruara në formë elektronike me të drejtë vote, që përfaqësojnë 100% të kapitalit të Tokuda Bank EAD. Transaksioni u finalizua pas marrjes së miratimeve paraprake të nevo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, Bulgarian-American Credit Bank blen 100% të aksioneve të Tokuda Bank EAD appeared first on Revista Monitor.

Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm

Sipas projeksioneve të disponueshme, viti 2026 ka potencialin të jetë viti më i rëndësishëm ekonomikisht për qytetarët e Serbisë, i zhvilluar në një mjedis politik kompleks dhe të tensionuar, si në plan global ashtu edhe të brendshëm. Ky kontrast mes optimizmit ekonomik dhe realizmit politik pasqyron një fenomen gjithnjë e më të përhapur në marrëdhëniet ndërkombëtare bashkëkohore, sipas të cilit f...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbia 2026: Zgjerim ekonomik në një mjedis politik të paqëndrueshëm appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta

PĂ«rveç shtetasve amerikanĂ«, ShqipĂ«ria po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njĂ« destinacion i parapĂ«lqyer edhe pĂ«r pensionistĂ«t britanikĂ«. NjĂ« artikull i publikuar mĂ« herĂ«t nga “MailOnline”, website i tabloidit tĂ« njohur britanik “Daily Mail”, thekson se arsyeja kryesore qĂ« tĂ«rheq pensionistĂ«t janĂ« kostoja e ulĂ«t e jetesĂ«s, qiratĂ« e pĂ«rballueshme tĂ« apartamenteve dhe mungesa e taksimit mbi pensionet. Ekspe...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po tërheq edhe pensionistët britanikë nga mostatimi i pensioneve dhe qiratë e ulëta appeared first on Revista Monitor.

Një amerikan në qytet

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje qëndrimi po e bëjnë Shqipërinë destinacionin e parapëlqyer edhe për pensionistët amerikanë. Sipas agjentëve të pasurive të patundshme, Vlora dhe Saranda janë ndër qytetet kryesore ku ata qëndrojnë me qira nga 400 deri në 500 USD në muaj. Të dhënat e Policisë së Shtetit për vitin 2025 tregojnë se numri i...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një amerikan në qytet appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

RĂ«nia e eksporteve drejt SerbisĂ«, KosovĂ«s dhe MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, ndĂ«rsa importet rriten mĂ« 2025, po e kthen tregtinĂ« rajonale nga njĂ« burim suficiti nĂ« njĂ« presion tĂ« ri mbi ekonominĂ« shqiptare. NĂ« dy vjet, ShqipĂ«ria ka humbur rreth 12 miliardĂ« lekĂ« suficit vetĂ«m me KosovĂ«n dhe mbi 5 miliardĂ« lekĂ« eksporte me SerbinĂ«, ndĂ«rsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 – 20% nĂ« vit. Nga njĂ« suficit...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria po humbet tregjet e rajonit appeared first on Revista Monitor.

Kriza e eksporteve

Në rënie për të tretin vit radhazi, si i dëmtoi kursi në një dekadë   Eksportet kanë hyrë në një krizë të thellë, nga e cila nuk duket se po dalin. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se shitjet jashtë vendit kanë shënuar rënie në vitin 2025, për të tretin vit radhazi, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me 2024-n. INSTAT raportoi se gjatë vitit 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kriza e eksporteve appeared first on Revista Monitor.

NLB synon tĂ« “pĂ«rmbysĂ«â€ historinĂ« pa shkĂ«lqim tĂ« investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri

Shifrat tregojnë se investimet direkte nga Sllovenia në Shqipëri kanë vlera të vogla. Përvoja e investimeve të rëndësishme sllovene në Shqipëri, gjithashtu, nuk ka qenë shumë e suksesshme.   Ndërkohë që banka më e madhe sllovene, NLB, po shpalos hapur ambicien për të hyrë në tregun shqiptar, për momentin investimet nga Sllovenia në Shqipëri janë në vlera modeste. Statistikat e Bankës së Shqi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post NLB synon tĂ« “pĂ«rmbysĂ«â€ historinĂ« pa shkĂ«lqim tĂ« investimeve sllovene nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Revista Monitor.

“Duam tĂ« hyjmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale”

IntervistĂ« me BlaĆŸ Brodnjak, CEO i grupit bankar Nova Ljubljanska Banka (NLB)   Grupi bankar slloven Nova Ljubljanska Banka (NLB) ka ambicie serioze pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« tregun financiar shqiptar. BlaĆŸ Brodnjak, kryetar i bordit menaxhues (CEO) i grupit bankar slloven, thotĂ« nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, se hyrja nĂ« tregun shqiptar do tĂ« plotĂ«sonte praninĂ« rajonale tĂ« NLB-sĂ« dhe do tĂ« forconte r...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Duam tĂ« hyjmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r tĂ« plotĂ«suar praninĂ« tonĂ« rajonale” appeared first on Revista Monitor.

Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra

Kur ka kaluar thuajse njĂ« vit nga miratimi i “PaketĂ«s sĂ« Maleve” qĂ« synon tĂ« kthejĂ« kapitalin e DiasporĂ«s dhe jo vetĂ«m, si investim nĂ« malet shqiptare, bilanci mbetet ende nĂ« letĂ«r. BashkitĂ« kanĂ« ecur me ritme tĂ« ngadalta nĂ« lidhje me shpalljen e zonave parĂ«sore, duke lĂ«nĂ« tĂ« pakĂ«naqur qeverinĂ«, e cila ka vĂ«nĂ« si kusht 1000 investime tĂ« synuara. Deri mĂ« tani vetĂ«m 13 bashki i kanĂ« shpallur kĂ«to zo...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bilanci i një nisme që mbetet ende në letra appeared first on Revista Monitor.

ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online

Ndërprerja e vazhdueshme e funksioneve të e-Albania gjatë muajve të fundit ka ngritur çështjen se çfarë nuk funksionon. Sipas konsultimeve me ekspertët, një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas fillimit të hetimeve të SPAK ka çuar në problematikat e shumta...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post ÇfarĂ« nuk po funksionon me sistemet online appeared first on Revista Monitor.

“PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s

Si ambicia e qeverisĂ« pĂ«r digjitalizimin e administratĂ«s publike dhe kalimin e tĂ« gjitha shĂ«rbimeve online, qĂ« sĂ« fundmi u personifikua ministrja e parĂ« online nĂ« botĂ«, e pagĂ«zuar me emrin “Diella”, nuk po arrin tĂ« krijojĂ« njĂ« sistem tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« besueshĂ«m pĂ«r biznesin, pavarĂ«sisht se ka gĂ«lltitur qindra miliona euro. Si u bllokua aktiviteti i bizneseve pĂ«r tĂ« paktĂ«n tre javĂ« dhe askush n...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “PerĂ«ndimi” i DiellĂ«s appeared first on Revista Monitor.

Çipa nĂ« shkretĂ«tirĂ«

Arabia Saudite synon të ndërtojë qendrat e të dhënave më të lira në botë. Me tokë dhe energji të mjaftueshme në dispozicion, mbretëria mendon se ka gjetur avantazhin e saj, shkruan The Economist

 

Dy orë në jug të Xhedahut, në bregun e Detit të Kuq të Arabisë Saudite, parku diellor Al Shuaiba mbulon 50 kilometra katrorë shkretëtirë.

Faza e parë e projektit, e nisur në vitin 2024, prodhon 600 megavat energji elektrike me vetëm 3.9 halala saudite, pak më shumë se një cent, për kilovat/orë, gati një e njëzeta e kostos së prodhimit të energjisë në centralin bërthamor Hinkley Point C që po planifikohet në Britani.

Plani i Arabisë Saudite për gjithë këtë energji të lirë është ta përdorë për të furnizuar qendra gjigante të të dhënave për Inteligjencën Artificiale (IA).

Procesi i bĂ«rjes sĂ« pyetjeve dhe marrjes sĂ« pĂ«rgjigjeve nga njĂ« sistem IA, pĂ«rbĂ«het nga dy elemente: kostoja fikse e pajisjeve kompjuterike dhe kostoja e vazhdueshme e energjisĂ« elektrike pĂ«r t’i operuar ato.

Kursimi te pajisjet është një ekonomi e rreme, pasi çipat më të rinj dhe më të shtrenjtë janë zakonisht edhe më efikasë në ekzekutimin e algoritmeve më të mira.

Ofrimi i sistemeve IA më të lira, për rrjedhojë, varet nga përdorimi i energjisë më të lirë. Pikërisht këtu, Arabia Saudite beson se ka epërsinë.

Kjo strategji u kthye në përparësi kombëtare në maj të vitit 2024 dhe mbështetet nga sundimtari de facto i shtetit, Muhammad bin Salman, i njohur si MBS.

Një kompani e re, Humain, ka centralizuar përpjekjet nën drejtimin e Tareq Amin, kreut të Aramco Digital, krahu teknologjik i kompanisë shtetërore të energjisë.

“Ne nisĂ«m me vrap, jo thjesht duke ecur”, thotĂ« Amin.

Misioni i Humain lidhet ngushtĂ« me strategjinĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« “Vision 2030” tĂ« ArabisĂ« Saudite, qĂ« synon ta shkĂ«pusĂ« vendin nga varĂ«sia ndaj nxjerrjes sĂ« lĂ«ndĂ«ve fosile. Zbatimi i kĂ«tij vizioni, brenda kufizimeve ekzistuese, Ă«shtĂ« “rreziku numĂ«r njĂ«â€, thotĂ« Amin.

“Nuk kemi zgjedhje. Duhet ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ«, nuk ka plan B”. I lindur nĂ« Jordani, Amin ka pĂ«rballuar mĂ« parĂ« sfida tĂ« mĂ«dha, duke punuar nĂ« projekte infrastrukturore pĂ«r Reliance Jio, njĂ« kompani indiane e telekomunikacionit, dhe pĂ«r Rakuten, njĂ« konglomerat japonez.

 

Avantazhi saudit

Kushtet duken tĂ« favorshme. Qendrat e tĂ« dhĂ«nave kanĂ« nevojĂ« pĂ«r energji pĂ«r tĂ« funksionuar, tokĂ« ku tĂ« ndĂ«rtohen dhe çipa pĂ«r t’i mbushur. E para Ă«shtĂ« pika e fortĂ« e ArabisĂ« Saudite. Edhe e dyta sigurohet lehtĂ«.

Vendi është i madh dhe pak i populluar dhe, me mbështetje qeveritare, lejet e ndërtimit merren pa vështirësi. Në dy javët e para, thotë Amin, Humain identifikoi mbi 200 vende potenciale me akses në një furnizim energjie të kombinuar prej 15.6 gigavatësh, përfshirë katër parcela të mëdha të vendosura pranë burimeve të mjaftueshme të energjisë diellore.

Çipat kanĂ« qenĂ« mĂ« problematikĂ«. UdhĂ«timi i shtetit drejt qendrave tĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r IA nisi me njĂ« marrĂ«veshje mes Aramco Digital dhe Groq, njĂ« kompani prodhuese çipash pĂ«r IA, jo modeli xAI me emĂ«r tĂ« ngjashĂ«m, pĂ«r blerjen e gjysmĂ«pĂ«rçuesve me vlerĂ« 1.5 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« shkurt.

Këta çipa janë të përshtatshëm për uljen e kostos së përdorimit të modeleve, duke e bërë më të lirë prodhimin e tokenëve, njësia bazë e përdorimit të IA.

Një token është një copëz teksti që përdorin modelet e Inteligjencës Artificiale për të përpunuar gjuhën. Shumica e produkteve komerciale të IA aplikojnë një tarifë për çdo token të përdorur në një pyetje, për shembull 1.25 dollarë për milion për GPT-5 të OpenAI, dhe një tarifë të veçantë për çdo token të prodhuar në përgjigje, rreth 10 dollarë për milion.

Oferta e Humain për kompanitë e IA është e thjeshtë: ekzekutoni modelet tuaja mbi energjinë saudite dhe prodhoni tokenët e daljes me një kosto shumë më të ulët se ajo që u faturohet klientëve.

Me energji tĂ« lirĂ« dhe çipa efikasĂ«, Humain arriti t’i shesĂ« tokenĂ«t e daljes me rreth gjysmĂ«n e çmimit tĂ« tregut, thotĂ« Amin.

Në nëntor, Humain siguroi çipat më të avancuar në treg. Një vizitë e MBS në SHBA, gjithashtu kryetar i Humain dhe fytyra e të cilit ndodhet në krye të faqes së saj të internetit, përfshiu një takim miqësor me Donald Trump, që hapi rrugën për një licencë importi prej 35 mijë çipash të nivelit më të lartë nga Nvidia, me një kosto rreth 1 miliard dollarë.

Kjo nuk mjafton për të mbushur më shumë se një qendër të vetme të të dhënave për llojin e kompanive të mëdha të IA që Humain synon të operojë, por përfaqëson një kthesë të fortë nga përpjekjet e mëparshme amerikane për ta mbajtur harduerin më të vlefshëm të llogaritjes për IA vetëm për aleatët më të afërt.

Pak më herët, AirTrunk, një ndërtues qendrash të të dhënave, kishte nënshkruar një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh me Humain për ndërtimin e një kampusi qendrash të të dhënave në vend.

Arabia Saudite nuk po ndërton vetëm qendra të të dhënave, por edhe po i përdor ato. ALLAM, një model IA në gjuhën arabe i ndërtuar me Autoritetin Saudit për të Dhëna dhe IA, një tjetër strukturë shtetërore, u është vënë në dispozicion nëpunësve civilë. Humain ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me kompani si Adobe për ta integruar këtë model në aplikacionet e tyre.

 

Ambiciet që vijnë më pas

Partneritete të tilla sugjerojnë se Arabia Saudite është në rrugën e duhur për të ndërtuar themelet e një sektori të qëndrueshëm të IA, thotë Derar Saifan, partner në firmën e konsulencës PwC.

Ai pret që vendi të hyjë në pesëshen e parë të qendrave globale të IA brenda pesë deri në shtatë vjetësh.

Sukseset e hershme e kanĂ« rritur mĂ« tej ambicien e Humain. Amin tani flet jo vetĂ«m pĂ«r eksportimin e tokenĂ«ve ose trajnimin e modeleve, por pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« “sistemi operativ tĂ« IA pĂ«r ndĂ«rmarrjet, i pari nĂ« botĂ«â€, njĂ« konkurrent i drejtpĂ«rdrejtĂ« i Microsoft Windows, ku departamentet e burimeve njerĂ«zore, financave dhe ligjore zĂ«vendĂ«sohen nga agjentĂ« IA dhe ndĂ«rfaqja ndĂ«rtohet rreth komandave pĂ«r chatbotĂ«, nĂ« vend tĂ« klikimit mbi ikona.

ËshtĂ« njĂ« vizion i guximshĂ«m, ndoshta edhe utopik. “Nuk mund tĂ« anashkaloj afatet dhe kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« mĂ« mban zgjuar”, thotĂ« Amin. “Nuk po e nĂ«nvlerĂ«soj aspak detyrĂ«n.”

The post Çipa nĂ« shkretĂ«tirĂ« appeared first on Revista Monitor.

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rreth 26.3 mijĂ« apartamente e njĂ«si tĂ« tjera banimi ishin tĂ« disponueshme pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« me qira gjatĂ« vitit 2025. KĂ«to njĂ«si gjeneruan njĂ« rekord tĂ« ardhurash prej 134 milionĂ« eurosh, me rritje prej 23.4% nga viti i mĂ«parshĂ«m. Por, shtimi i konkurrencĂ«s ka ulur fitimin pĂ«r apartament. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, çmimet e qirave afatgjata po rriten me ritme tĂ« larta, duke “shtrembĂ«ruar” tregun. Cilat janĂ« qytetet ku biznesi i qirasĂ« afatshkurtĂ«r Ă«shtĂ« mĂ« i zhvilluar? Sa fitohet nga qiradhĂ«nia sipas muajve me ditĂ« dhe afatgjatĂ«? A ia vlen tĂ« blesh njĂ« apartament pĂ«r ta dhĂ«nĂ« me qira?

 

Ornela Liperi

Familjet dhe individët po e shohin shtëpinë jo më si strehë, por si aset që duhet të punojë çdo muaj, qoftë përmes qirave afatshkurtra për turistët, ashtu dhe me kontrata afatgjata për banim.

Fitimi i shpejtë nga qiraja po duket gjithnjë e më joshës, duke ndryshuar dy vitet e fundit sjelljen e pronarëve, balancat e tregut të banesave dhe sidomos fitimet që po sjellin ato.

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik bëri që shumë persona të jepnin shtëpitë me qira afatshkurtër, duke konkurruar hotelet, por edhe duke joshur shumë të huaj për shkak të çmimeve të lira ditore në krahasim me vendet e tjera të Europës.

TĂ« dhĂ«nat e AirDNA, njĂ«sia analitike e platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies Airbnb, tĂ« bĂ«ra tĂ« disponueshme pĂ«r “Monitor”, bĂ«jnĂ« tĂ« ditur se nĂ« gjithĂ« vendin, mesatarisht nĂ« vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijĂ« apartamente pĂ«rmes platformĂ«s sĂ« qiradhĂ«nies, Airbnb, nga 21 mijĂ« vitin e mĂ«parshĂ«m, me njĂ« rritje prej 25.3%.

Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

 

Burimi: AirDNA

 

Shtimi i këtyre njësive ditore ka rritur të ardhurat që gjenerohen nga net-qëndrimet e shtetasve të tretë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të huaj. Sipas të dhënave nga AirDNA, në vitin 2025 nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.

Zhvillimi është i dukshëm në dy vitet e fundit dhe përkon me rritjen e hyrjes së shtetasve të huaj në vend, që arriti në 11.7 milionë në 2024 dhe i ka kaluar 12 milionë në vitin 2025. Me çmimet ditore të qirave që janë më të lira sesa të hoteleve dhe numrit më të lartë të personave që mund të qëndrojnë në një apartament, kërkesa për këto njësi akomoduese mbetet e lartë.

Për krahasim me vitin 2021, ky treg qarkulloi vetëm 14.6 milionë euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Sipas muajve, periudha nga qershori në shtator është ajo që gjeneron më shumë të ardhura, e lidhur me tendencën sezonale, ku shumë shtetas të huaj i drejtohen bregdetit.

Kulmin e shënon gjithnjë gushti, ku në vitin 2025 u arkëtuan 37.2 milionë euro, ose 24.4% e totalit.

 

Burimi: AirDNA

 

Në korrik dhe gusht 2024 jepeshin me qira ditore rreth 30 mijë njësi banimi në të gjithë vendin, me Airbnb. Kjo është dhe periudha me kërkesën më të lartë. 65-67% e këtyre njësive ishin të prenotuara të paktën një ditë gjatë këtij muaji, sipas AirDNA.

“QiradhĂ«nia e shtĂ«pive Ă«shtĂ« njĂ« treg nĂ« rritje”, thotĂ« Stela Dhami nga “Colliers International”. Ajo shton se pĂ«rderisa ky treg nuk ka ndĂ«rhyrje, kjo tendencĂ« do tĂ« vazhdojĂ«.

“ËshtĂ« krijuar njĂ« nĂ«ntreg i ‘hotelerisë’ pĂ«r turistĂ«t familjarĂ« dhe rininĂ« me buxhet tĂ« ulĂ«t, duke qenĂ« se tipologjia e turistĂ«ve qĂ« tĂ«rheqim Ă«shtĂ« low cost”.

 

Net-qëndrimet arrijnë rekord në vitin 2025

Lulëzimi i turizmit ka sjellë një rritje të fortë të net-qëndrimeve në strukturat që janë dhënë me qira nëpërmjet platformës Airbnb.

Në total, për 2025-n, u regjistruan 2.36 milionë net-qëndrime përmes kësaj platforme, me një rritje prej 22.8% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i net-qëndrimeve shënohet në gusht, me 444 mijë, me rritje prej 28% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

 

Burimi: AirDNA

 

Oferta në rritje uli çmimin ditor të qirave, duke filluar nga gushti

Të dhënat e AirDNA tregojnë se çmimi mesatar ditor në Shqipëri për një njësi banuese me qira luhatet nga 40.7 euro në mars në 73.4 euro në gusht.

Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera, çmimet nuk kanë shënuar ndonjë rritje të lartë vitet e fundit, për shkak të konkurrencës së lartë, që ka ardhur nga shtimi i apartamenteve të listuara.

Mesatarja prej 74 eurosh në gusht vjen si rrjedhojë e çmimeve të larta në njësitë bregdetare, kryesisht në Vlorë e Sarandë, që arrin në 86 euro në gusht, në Durrës, 80 euro/natë, ndërsa në Tiranë, qiraja mesatare ditore nuk e kalon maksimumin e 45 eurove edhe në kulmin e sezonit.

 

Burimi: AirDNA

 

Sipas të dhënave nga AirDNA, çmimi mesatar i qirasë ishte 56.71 euro në vitin 2025, me rritje prej 0.5% në krahasim me 2024-n.

Por, shtimi i konkurrencës në ofertat e shtëpive ka sjellë një tendencë rënëse të çmimeve, sidomos nga gushti deri në fund të vitit. Në gusht, qiraja mesatare ishte 73.4 euro, nga 74.7 euro një vit më parë.

 

Të ardhurat reale mujore janë në rënie me mbi 4%, kursi është një tjetër goditje

Kthimi efektiv nga qiraja ditore, në shumicën e rasteve, rezulton modest për shkak të konkurrencës së fortë në treg dhe tarifave të ulëta ditore. Megjithatë, në Shqipëri, vendimet për këtë lloj investimi shpesh nuk bazohen në analiza afatgjata të përfitimit.

Pronarë banesash dhe individë të tjerë iu bashkuan trendit, duke rritur ndjeshëm numrin e apartamenteve të ofruara për qira afatshkurtër, të nxitur nga bindja se kjo formë qiradhënieje garanton fitime të lehta dhe të shpejta.

NjĂ« apartament mund ta japĂ«sh me qira ditore nga 40 – 80 euro, por jo i gjithĂ« muaji Ă«shtĂ« i zĂ«nĂ«. Sipas statistikave tĂ« AirDNA, norma e zĂ«nies varion nga 44% nĂ« tetor deri nĂ« 66% nĂ« gusht.

Mesatarisht norma e zĂ«nies ditore ishte 54% nĂ« vitin 2025, nga 55% njĂ« vit mĂ« parĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se nĂ« njĂ« muaj, shtĂ«pia Ă«shtĂ« e zĂ«nĂ« pĂ«r 15 – 16 ditĂ«, pĂ«rveç muajve tĂ« verĂ«s, kur mund ta japĂ«sh edhe pĂ«r mĂ« shumĂ« se 20 ditĂ«.

Treguesi RevPAR (tĂ« ardhura pĂ«r qiranĂ« e disponueshme), – i cili tregon tĂ« ardhurĂ«n reale ditore bazuar nĂ« arkĂ«timin e njĂ« muaji dhe qĂ« jep njĂ« ide mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« shĂ«ndetit tĂ« tregut sesa shifrat e larta tĂ« tĂ« ardhurave totale, – nĂ« vitin 2025 luhatej nga 18.6 euro nĂ« nĂ«ntor nĂ« 48.5 euro nĂ« gusht, me kĂ«tĂ« tĂ« fundit qĂ« rritet nga zonat bregdetare.

Për pjesën më të madhe të vitit, e ardhura ditore nuk i kalon 25 euro.

 

Burimi: AirDNA

 

Mesatarisht, në vitin 2025, treguesi i të ardhurave reale (RevPAR) ishte 30.7 euro, me rënie të lehtë (-1.4%), në raport me 31.1 euro, që ishte një vit më parë. Treguesi është më i lartë në Vlorë e Sarandë (37.5 euro), Golem (34.2 euro), Durrës (33.6 euro). Në Tiranë, fitimi mesatar neto ditor është 25 euro.

Me një mesatare të thjeshtë, e ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro në muaj, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës dhe 750 euro në Tiranë.

Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj.

Një tjetër faktor që ndikon është euro. Mesatarisht, 1 euro u këmbye 97.8 lekë, nga 100.7 një vit më parë. Për krahasim, në vitin 2024, e ardhura mesatare ishte 933 euro (neto ditore 31 euro), e konvertuar në monedhën vendase ishte rreth 94 mijë lekë.

Në 2025-n, e ardhura neto mujore ishte 920 euro (31.7 euro në ditë) dhe e konvertuar me kursin e atij viti ishte rreth 90 mijë lekë.

Fitimi real ka rënë me 4.2%, i ndikuar si nga kursi, ashtu dhe kthimi ditor pak më i ulët.

 

Kthimi nga qiradhënia ditore

Mesatarisht, në 2025-n, e ardhura reale ditore nga qiradhënia përmes platformës Airbnb në rang vendi është 30.7 euro. E ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri është 900 euro, duke u luhatur nga 1125 euro në Vlorë e Sarandë, rreth 1000 euro në Golem e Durrës e 750 euro në Tiranë. Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj. 

 

Burimi: AirDNA

 

Në praktikë, ky model i qiradhënies afatshkurtër funksionon më mirë për ata që e kanë kthyer qiradhënien në aktivitet të strukturuar, duke menaxhuar disa apartamente njëkohësisht dhe duke ulur kostot për njësi, ose për pronarët që disponojnë banesa në pronësi dhe nuk i përdorin vetë.

Një zgjidhje biznesi që e provuan shumë persona ishte të merrnin një njësi me qira mujore e ta jepnin atë me ditë, duke tentuar të fitonin nga diferenca.

Një prej tyre ishte dhe Erioni, i cili vendosi të merrte me qira një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, me qëllimin për ta dhënë më pas me qira ditore. Pagesa mujore e qirasë ishte 500 euro, ndërsa çmimi për natë luhatej mes 35 dhe 55 eurove.

Në praktikë, apartamenti arrinte të ishte i zënë jo më shumë se gjysmën e muajit. Përveç qirasë, shpenzimet fikse mujore varionin nga 150 deri në 200 euro, duke përfshirë energjinë, pastrimin, furnizimin me produkte bazë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, si dhe komisionet e platformave Airbnb apo Booking, që shkonin nga 7% në 14%.

TĂ« ardhurat mesatare mujore silleshin rreth 700 – 800 euro, ndĂ«rsa nĂ« muajt mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« gushtit dhe shtatorit arritĂ«n deri nĂ« 1,100 euro.

Megjithatë, fitimi neto mbetej i kufizuar, nga 100 deri në 400 euro në muaj, një nivel që rezultoi i pamjaftueshëm për kohën dhe angazhimin e kërkuar. Sot, Erioni ka hequr dorë nga kjo përvojë dhe thotë se nuk do ta ndërmerrte më një nismë të tillë.

 

Airbnb, një konkurrent i fortë i hoteleve

Në fund të vitit 2024, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor zuri 4.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave nga INSTAT. Deri në vitin 2017, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kontribuonte më pak se 2% të PBB-së.

Në vlerë, akomodimi dhe shërbimi ushqimor prodhoi 176 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në vitin 2024, sipas INSTAT, duke arritur një nivel rekord, i ndikuar nga vrulli i turizmit.

Gjithsesi, të dhënat nga AirDNA tregojnë se sektori i turizmit të qirasë afatshkurtër ka marrë një zgjerim të madh, duke konkurruar dukshëm hotelet.

P.sh., të ardhurat e gjeneruara vetëm përmes qiradhënies nga platforma Airbnb në vitin 2024 ishin 135 milionë euro, ndërsa ishin mesatarisht rreth 26 mijë njësi banimi të listuara.

Krahas Airbnb është dhe platforma tjetër Booking, për të cilin nuk ka të dhëna të detajuara, por aktorët e tregut pohojnë se sjell më shumë qiramarrës dhe një pjesë e madhe e tij, përveç hoteleve, mbetet sërish informale.

Për krahasim, 12 hotelet më të mëdha në vend, qarkulluan së bashku në vitin 2024 rreth 10 miliardë lekë, ose 100 milionë euro, pothuajse sa platforma Airbnb në 2024-n (rreth 108 milionë euro).

INSTAT raporton se për vitin 2025, u shënuan gjithsej 9.6 milionë net-qëndrime në vend. Të dhënat e tjera të AirDNA tregojnë se vetëm përmes platformës Airbnb, kërkesa për net-qëndrime ishte 2.36 milionë, ose gati 25% e net-qëndrimeve të deklaruara zyrtarisht.

 

 

Lexoni edhe:

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana


A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira

Shtrembërimi i tregut, të gjithë drejt qirasë afatshkurtër, por rritet ajo afatgjatë në kryeqytet

Jo vetëm apartamentet, edhe qiratë po bëhen të papërballueshme për vendasit e familjet e reja

 

The post Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

❌