Shkrumbohet banesa në Pukë nga flakët, familja mbetet pa strehë
Një banesë u përfshi nga flakët në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, në Pukë. Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga qendra e bashkisë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë e vështirë. Si pasojë e zjarrit, banesa e familjes Ndoj është djegur plotësisht. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por pesë anëtarët e familjes mbetën pa strehë.