Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua

Marrëdhënia e Selin me Gimbon duket se ka përçarë banoren me kunatën e saj në Big Brother, Gretën.

Herë pas herë, Greta ka shprehur pakënaqësinë e saj për lojën e Selin apo sjelljen e saj për Gimbon, ndërsa sot u shprehën se nuk kanë pasur komunikim mes tyre. Selin tha se Greta ka lënë “skema të shëmtuara”, ndërsa kjo e fundit tha se “mbyllet këtu e gjitha”.

Pjesë nga diskutimi mes tyre:

Selin: Sot është dita e tretë që Greta me mua ka zero kontakt. As nuk ka ardhur për të më pyetur si je. Nuk çuditem më. Është kontradiktore, sepse gjatë javës më flet, dhe në prime është ndryshe. Luizi e pyeti për lidhjen time të fundit, Greta s’ka qenë prezente. E pyeti a është jashtë e lidhur, pashë një nënqeshje nga Greta. Mbase ka dashur të distancohem unë nga loja dhe të bëhet ajo kryefjala. Këto skena të shëmtuara me mua, nuk i shkojnë jo Gretës por as disa të tjerëve. E dyta, ka lënë një koment të shëmtuar te grimi, tha: qerpikët fallso, buzët fallso.

Greta: A je në terezi? Nuk e kam thënë kështu për zotin. Nuk ka lidhje, e ktheve situatën tani, më vjen keq. Gimbo pas çdo prime që është i zhgënjyer, vjen duke u ankuar për Selinën. Nuk kam më lojë me ty, mbyllet këtu e gjithçka, mos hajdeni këtu te Greta.

Luizi: Greta është shumë inteligjente, por duket sikur dikush ia ka futur thonjtë në fyt. Je duke pranuar të jesh në hije, duke marrë titullin kunata e saj. E rrita intensitetin e pyetjeve duke i thënë: a je në dijeni të lidhjes së fundit të Selin, a mendon se ndikon në qëndrimin si luan e shfrytëzon situatat e saj?

The post ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brother, Selin: Ka lënë skema të shëmtuara me mua appeared first on iconstyle.al.

Bad Bunny/ Si punonjësi i supermarketit që shkruante këngë në dhomën e tij u bë fenomeni muzikor më i madh i epokës

Kur Benito Antonio Martínez Ocasio i njohur sot në mbarë botën si Bad Bunny publikonte këngë anonime nga dhoma e tij e fëmijërisë në Porto Riko, askush nuk mund të parashikonte se brenda pak vitesh ai do të shndërrohej në një nga figurat më të fuqishme të industrisë muzikore. Sot, Bad Bunny konsiderohet jo vetëm një superstar, por një fenomen kulturor që e çoi muzikën latine në qendër të skenës ndërkombëtare.

Fillimet: nga supermarket në skenën globale

I lindur në vitin 1994 në Vega Baja, Porto Riko, Bad Bunny u rrit në një familje modeste. Ai këndonte në kishë dhe, ndërkohë që studionte media audiovizuale, punonte si shitës në supermarket. Karriera e tij nisi në mënyrë spontane, kur kënga e tij Soy Peor u përhap viral në internet, duke tërhequr vëmendjen e industrisë latine dhe duke i hapur rrugën bashkëpunimeve me emra të mëdhenj si J Balvin dhe Cardi B.

Ndryshe nga shumë artistë të tjerë, Bad Bunny refuzoi të përshtatej me formulat tradicionale të tregut anglishtfolës. Ai këmbënguli në identitetin e tij spanjishtfolës dhe në ritmet reggaeton dhe latine një zgjedhje që rezultoi historike, pasi albumet e tij dominuan top-listat globale dhe platformat e transmetimit.

Një artist përtej muzikës

Përveç suksesit komercial, Bad Bunny ndërtoi një profil publik që sfidon stereotipet. Ai ka folur hapur për identitetin portorikan, drejtësinë sociale dhe barazinë gjinore. Stili i tij nga veshjet pa kode gjinore te mesazhet politike  e ka bërë një pikë referimi për brezat e rinj.

Jeta personale larg zhurmës

Megjithëse në qendër të vëmendjes globale, jeta personale e artistit mbetet relativisht e rezervuar. Marrëdhënia e tij me stilisten Gabriela Berlingeri shoqëroi vitet e para të ngritjes së tij, ndërsa më vonë lidhja me supermodelen Kendall Jenner e solli atë edhe më pranë kulturës pop ndërkombëtare. Megjithatë, Bad Bunny rrallë i përdor marrëdhëniet si pjesë të imazhit publik, duke preferuar që muzika të mbetet forma kryesore e shprehjes së tij.

Rekorde historike dhe skena globale

Viti 2026 shënoi një moment historik: në edicionin e 68-të të Grammy Awards, Bad Bunny fitoi tre çmime madhore, përfshirë Albumin e Vitit për albumin Debí Tirar Más Fotos, duke u bërë artisti i parë me një album në spanjisht që merr këtë vlerësim. Në fjalimin e tij, ai ia dedikoi çmimin komunitetit emigrant, duke theksuar dimensionin social të artit të tij.

Pak kohë më vonë, ai ishte protagonisti i shfaqjes së pjesës së parë në Super Bowl LX, ku prezantoi një performancë me identitet të fortë latino dhe referenca kulturore nga Porto Riko. Shfaqja ngjalli debat të gjerë publik dhe mediatik, duke konfirmuar ndikimin e tij përtej muzikës.

Zëri i një brezi

Bad Bunny e ka përdorur vazhdimisht platformën e tij për të trajtuar çështje sociale dhe politike nga imigracioni te dinjiteti njerëzor duke nxitur diskutime globale. Për shumë fansa, ai përfaqëson një artist që nuk i shmanget debatit publik, por e përqafon atë si pjesë të identitetit krijues.

Nga një i ri që publikonte këngë në internet deri te një ikonë globale, rrugëtimi i Bad Bunny pasqyron transformimin e industrisë muzikore dhe fuqinë e kulturës latine në skenën botërore një histori që vazhdon të shkruhet.

The post Bad Bunny/ Si punonjësi i supermarketit që shkruante këngë në dhomën e tij u bë fenomeni muzikor më i madh i epokës appeared first on iconstyle.al.

“Më shumë shoh Malin me Stenaldon”/ Luizi analizon lojën e banorëve në Big Brother

Luizi, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, ka analizuar lojën e banorëve, si dhe çiftet e mundshme. Mbremjen e sotme, ne Prime, ai ka ironizuar duke u shprehur se më shumë sheh si çift Malin dhe Stenaldon, sesa Mateon me Brikenën, apo Gimbon me Selin.

“Unë hyra dhe personi që u tregua gangster me këmishë rozë. Sa hyra, më priti si gangster: “Kush je ti, legen?”, e të tjerë. I thashë: mos kështu, se ia nxive fytyrën babës. Personi i parë që mu afrua ishte Ina, iu afrova direkt Mirit: “Selin çfarë është?”, i thashë.

Vajza jote, apo pëlqim? As tani nuk e di akoma çfarë e ke. Dashuri shoh mes Malit dhe Stenaldos. Shoh pëlqim vetëm nga Gimbo. Ajo që vura re është që Gimbo e ka vendosur dashurinë para lojës. Dje kuptova që Mateo e ka më primare lojën sesa Brikenën. Ia thashë dhe do t’ia them, pashë disa momente edhe veten te ai kur zhgënjehesha dhe më erdhi keq. Nuk më kërkoi ndihmë, vuri lojën para Brikenës. Gimbos ia uroj me shpirt, ishalla jeni bashkë të dy“-tha Luizi.

Nderkohe, ju kujtojme se banoret mendojne se ka nje nominim mes Mirit dhe Brikenes, nominim qe nuk eshte i vertete.

The post “Më shumë shoh Malin me Stenaldon”/ Luizi analizon lojën e banorëve në Big Brother appeared first on iconstyle.al.

Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani futet në pishinën e Big Brother

Nisja e prime-it të kësaj të marte solli menjëherë tension dhe konfuzion mes banorëve, pasi ata u njoftuan se mes dy çifteve Luizit me Artanin dhe Brikenës me Mirin këta të fundit do të shkonin në televotim. Lajmi u prit me reagime të forta në shtëpi, duke ndezur diskutime dhe strategji të menjëhershme mes banorëve, të cilët besuan se një tjetër përballje me publikun ishte e pashmangshme.

Megjithatë, ajo që dukej si një televotim i zakonshëm rezultoi të ishte një lojë e menduar nga produksioni. Banorët nuk ishin në dijeni se njoftimi ishte në fakt një “prank”, ndërsa e vërteta ishte krejt tjetër: loja e Luizit përfundonte pikërisht këtë të martë, pavarësisht skenarit të paraqitur në prime.

Zbulimi i kësaj loje prapa kuintave ndryshoi tërësisht dinamikën e mbrëmjes, duke krijuar një moment surprize jo vetëm për banorët, por edhe për publikun që ndiqte zhvillimet. Reagimet në shtëpi u shoqëruan me habi dhe emocione, teksa banorët përpiqeshin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur realisht.

Ndërkohë, një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte përmbushja e një premtimi nga Artani. Duke qenë se ai kishte fituar një bast të vendosur më herët, ai u fut live në pishinë gjatë prime-it një skenë që shtoi dozën e spektaklit dhe humorit në mbrëmje.

The post Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani futet në pishinën e Big Brother appeared first on iconstyle.al.

U nda nga e dashura! Zbulohet romanca e re e Rei Manajt, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, rikthehet sërish në vëmendjen e mediave rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Futbollisti, i cili shpesh ka qenë pjesë e kronikave të showbizit për stilin e tij dhe momentet jashtë fushës së blertë, duket se ka mbyllur një kapitull personal dhe ka nisur një tjetër. Ai i ka dhënë fund romancës me vajzën që ndau foto në Instagram (fotoja më poshtë), por nuk ka humbur shumë kohë e ka nisur nje romancë të re.

Në korrik të këtij viti, Manaj publikoi në rrjetet sociale një foto me partneren e atëhershme, teksa merrnin pjesë në një event jashtë vendit, një dalje që konfirmonte lidhjen e tyre në publik. Megjithatë, marrëdhënia duket se nuk ka zgjatur shumë.

Sipas informacioneve ekskluzive për Iconstyle, sulmuesi ka nisur tashmë një romancë të re. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën quhet Arbjona, dhe burime pranë tij tregojnë se dyshja po njihen prej pak kohësh.

Screenshot

Ndërsa Manaj vazhdon të jetë i fokusuar në karrierën sportive, jeta e tij private mbetet po aq e komentuar nga ndjekësit të cilët tashmë janë kureshtarë të mësojnë më shumë për kapitullin e ri sentimental të futbollistit.

Në profilin e saj, Arbjona ndan foto me futbollistin e njohur që i ka rrëmbyer zemrën.

The post U nda nga e dashura! Zbulohet romanca e re e Rei Manajt, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën appeared first on iconstyle.al.

Aktorja e ‘Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë!

Një postim në rrjetet sociale i aktores spanjolle Úrsula Corberó disa muaj më parë ndezi menjëherë spekulime rreth shtatzënisë dhe gjinisë së foshnjës që ajo priste me partnerin e saj, aktorin Chino Darín. Në imazh shfaqeshin çizme blu për fëmijë një detaj që shumë ndjekës e interpretuan si një sinjal për gjininë e bebit. Megjithatë, çifti nuk bëri asnjë konfirmim zyrtar në atë kohë, duke zgjedhur të ruajë privatësinë.

Corberó e bëri publik lajmin e shtatzënisë në shtator të vitit të kaluar përmes një fotografie ku barku i saj ishte i dukshëm, të shoqëruar me komentin ironik: “Kjo nuk është inteligjencë artificiale.” Edhe pas këtij njoftimi, çifti vazhdoi të mbante një profil të ulët, duke shmangur detajet rreth zhvillimeve personale.

Lajmi për ardhjen në jetë të foshnjës u konfirmua së fundmi nga gazetarja Lorena Vázquez gjatë emisionit televiziv Y Ahora Sonsoles, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve. Deri tani, as Corberó dhe as Darín nuk kanë bërë një reagim publik apo deklaratë zyrtare lidhur me lindjen.

Çifti u njoh në vitin 2015 gjatë xhirimeve të serialit La Embajada dhe që prej asaj kohe kanë ruajtur një marrëdhënie të qëndrueshme, larg ekspozimit të tepruar mediatik. Edhe gjatë kësaj periudhe të rëndësishme personale, ata zgjodhën të menaxhojnë informacionin me kujdes, duke ndarë vetëm momente të përzgjedhura me publikun.

Me ardhjen e fëmijës së tyre të parë, dy aktorët hapin një kapitull të ri në jetën familjare.

The post Aktorja e ‘Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë! appeared first on iconstyle.al.

Dhuratat më të bukura që mund t’i bësh partnerit/es për ‘Valentine’s Day’

Shën Valentini është momenti ideal për të treguar dashurinë dhe vlerësimin ndaj partnerit/es përmes një gjesti të menduar me kujdes. Nuk ka rëndësi madhësia e dhuratës ajo që bën diferencën është mesazhi dhe emocioni që përcjell. Ja disa ide dhuratash që kombinojnë romantizmin, kujtimin dhe surprizën.

Dhurata të personalizuara: kujtime që zgjasin

Dhuratat e personalizuara kanë gjithmonë një vlerë emocionale më të madhe. Një byzylyk i gdhendur me iniciale, një kornizë me foton tuaj të preferuar apo një libër i personalizuar me historinë tuaj janë mënyra të bukura për të kthyer kujtimet në diçka të prekshme.

Romancë klasike: surpriza që nuk dalin kurrë nga moda

Lulet, çokollatat dhe një darkë romantike mbeten zgjedhje ikonike për Shën Valentin. Një ambient i krijuar me kujdes, qirinj dhe detaje të vogla romantike mund ta kthejnë mbrëmjen në një kujtim të paharrueshëm.

Përvoja të përbashkëta: dhurata që krijojnë histori

Një udhëtim i shkurtër, një ditë spa për dy persona apo një aktivitet aventuror janë dhurata që forcojnë lidhjen. Përvojat e përbashkëta shpesh mbeten më të çmuara se objektet materiale.

Gjeste të vogla, kuptim i madh

Një letër e shkruar me dorë, një mëngjes surprizë apo një playlist me këngët tuaja të preferuara mund të ketë ndikim të madh emocional. Këto gjeste tregojnë kujdes dhe përkushtim.

The post Dhuratat më të bukura që mund t’i bësh partnerit/es për ‘Valentine’s Day’ appeared first on iconstyle.al.

Këngëtari shqiptar jep lajmin e bukur, do bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka ndarë me publikun një lajm të gëzueshëm nga jeta e tij personale: ai dhe bashkëshortja e tij, Fjolla Fetinci, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Njoftimi erdhi përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe fansave të artistit.

Në foton e publikuar, çifti shfaqet i ulur në një ambient intim, ndërsa në sfond projektohet ekoja e bebit një detaj simbolik që i dha publikimit një dimension emocional dhe artistik. Krahas imazhit, këngëtari shkroi: “Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirë se vjen, engjëlli ynë,” duke konfirmuar kështu lajmin që u prit me shumë entuziazëm online.

Bujupi njihet për qasjen e tij diskrete ndaj jetës private. Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni të mbyllur gjatë verës së vitit 2023 në Gjermani, larg vëmendjes mediatike një zgjedhje që artisti e ka ruajtur edhe pas martesës, duke mbajtur familjen jashtë ekspozimit publik.

Menjëherë pas publikimit, figura të njohura të skenës reaguan me urime. Mes tyre ishte Rina Balaj, si dhe Bardhi, të cilët shprehën gëzimin për lajmin. Edhe Nino Gashi iu bashkua urimeve, duke treguar mbështetjen për çiftin në këtë moment të rëndësishëm.

Shume urime per ciftin!

The post Këngëtari shqiptar jep lajmin e bukur, do bëhet baba për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Luiz Ejlli tregon “formulën” për të fituar Big Brother

Luiz Ejlli ka ndarë mendimin e tij mbi mënyrën se si mund të fitohet loja e Big Brother, duke ofruar një analizë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut në rrjet. Sipas tij, çelësi i lojës është të kuptosh se ku “sillet” dinamika mes banorëve. Ai thekson rëndësinë e vëzhgimit: ku mblidhen më shpesh banorët, me kë zgjedhin të kalojnë kohë dhe cilat marrëdhënie krijohen brenda shtëpisë.

Luizi shpjegon se vëmendja duhet të jetë edhe tek mënyra si ndërtohen raportet kush respektohet nga të tjerët dhe si reagojnë banorët në situata të ndryshme. Për të, çdo edicion ka “polet” e veta dhe lojtari duhet të kuptojë qendrën e lojës për të pozicionuar veten.

Ai shton se ekzistojnë dy strategji kryesore: të krijosh aleanca ose të përballesh i vetëm me lojën. Megjithatë, sipas tij, ndërtimi i marrëdhënieve kërkon kujdes, pasi miqësitë brenda lojës mund të jenë të brishta.

Ji i vëmendshëm dhe shih ku sillet loja. Si e kupton? Aty ku sillen banorët — te cili mblidhen më shumë, ku shkojnë… jo vetëm njëherë, por ku shkojnë shpesh, sepse njëherë mund të jetë rastësi.”

“Shih kë kërkojnë banorët kur dalin nga dhoma e gjumit. Ku shkojnë të pinë kafen, me kë kanë qejf ta pinë kafen, kë kanë qejf ta kenë afër. Në Prime, kur flet dikush, shih kë respektojnë banorët — kur nuk e ndërpresin. Vëzhgo, jo kur të thonë ‘pushoni’, por kur vetë vendosin të pushojnë.”

“Fillon dhe kupton ku sillet loja, ku është pika e fortë ose qendra e lojës. Çdo edicion ka polet e veta. Ti sheh ku sillet loja dhe ke dy mënyra: atë person ose e bën shok, ose përballesh me çfarë ke. Në të dy rastet është më e lehtë ta bësh shok — por duke e bërë shok, nuk e mund kurrë.”

The post Luiz Ejlli tregon “formulën” për të fituar Big Brother appeared first on iconstyle.al.

“Shëndeti mbi gjithçka”/ Demi Lovato ndalon koncertet

Demi Lovato ka bërë një ndryshim në planet e saj në një përpjekje për të mbrojtur shëndetin e saj. Këngëtarja 33-vjeçare shpjegoi në një postim në Instagram se e teproi me planifikimin fillestar të turneut të saj të ri dhe se e ka kaluar vijën.

Lovato iu drejtua fansave të saj, duke vënë fillimisht në dukje se është “shumë e emocionuar që do të rikthehet në skenë këtë vit dhe do të vizitojë sa më shumë qytete të jetë e mundur”. Megjithatë, ajo theksoi se disa koncerte në fund të fundit nuk do të zhvillohen.

“Ndërsa fillova të përgatitesha për turneun, kuptova se e kam kaluar vijën e asaj që është e mundur”, shkroi ajo në Instagram. “Për të mbrojtur shëndetin tim dhe për të siguruar që mund të jap më të mirën time në çdo koncert, duhet të përfshij më shumë kohë për pushim dhe prova dhe, në fund të fundit, të përshtatem me një orar me më shumë pushime për të përballuar të gjithë turneun”, shtoi ajo.

Artistja e nominuar për çmimin Grammy njoftoi se shfaqjet në Karolinën e Veriut, Atlanta, Nashville, Denver dhe Las Vegas po anulohen. “Jam shumë e trishtuar që nuk do të jem në gjendje t’ju shoh në këtë turne dhe u kërkoj sinqerisht ndjesë atyre që kishin planifikuar të ishin atje”, tha ajo.

Duke mbyllur mesazhin e saj, ajo tha: “Jam shumë e emocionuar për këtë turne dhe mezi pres të shoh kaq shumë nga fytyrat tuaja duke kënduar me mua. Faleminderit gjithmonë për mbështetjen tuaj. Ju dua dhe mezi pres t’ju shoh së shpejti.”

The post “Shëndeti mbi gjithçka”/ Demi Lovato ndalon koncertet appeared first on iconstyle.al.

Shakira pëson incident, përdredh kyçin e dorës dhe rrëzohet në koncert

Shakria pësoi një rrëzim të rëndë gjatë një performance live në skenë gjatë fundjavës, pasi përdredhi kyçin e këmbës në mes të koncertit të saj.

Ylli kolumbian, po performonte në San Salvador të shtunën kur i la fansat të shqetësuar gjatë një rrëzimi në mes të këngës. Duke kënduar këngën e saj hit “Si Te Vas” gjatë natës, Shakira po ecte nëpër skenë kur kyçi i këmbës së djathtë papritmas u shtrembërua.

Pastaj ajo u rrëzua plotësisht anash, duke rënë përmbys ndërsa e uli mbështetësen e mikrofonit me vete.

Gjatë këtij momenti, Shakira ndaloi së kënduari ndërsa mes publikut dëgjoheshin psherëtima.

Por, gjithmonë profesioniste, ajo shpejt u ngrit në këmbë dhe ia doli ta vazhdonte këngën, me grupin e yllit që vazhdonte ndërsa kitaristi i saj e brohoriste.

Duke parë anën qesharake të aksidentit, Shakira më vonë shkroi në Instagram Stories për të ndarë klipin, ndërsa shkroi në spanjisht: “Mos u shqetëso, jam bërë prej gome hahah”.

Performanca ishte pjesë e turneut të saj botëror Las Mujeres Ya No Lloran i përkthyer si ‘Gratë Nuk Qajnë Më’ me shfaqjen që shënoi performancën e saj të parë në San Salvador.

Ajo do të përfundojë në qytet këtë të diel, përpara se të niset për në Meksikë dhe më në fund ta përfundojë turneun në Abu Dhabi më 4 prill.

The post Shakira pëson incident, përdredh kyçin e dorës dhe rrëzohet në koncert appeared first on iconstyle.al.

Tre shenja të zodiakut po hyjnë në një fazë krejt të re romantike duke filluar nga sot

Kjo ditë i kushtohet lirisë emocionale. Hëna në Shigjetar është veçanërisht e favorshme për shenjat e mëposhtme , duke hapur rrugën për optimizëm, gëzim dhe lidhje më të thellë njerëzore. Pavarësisht zhurmës dhe negativitetit përreth nesh, ne zgjedhim me vetëdije dashurinë dhe lumturinë. Dhe kështu, fillon një kapitull i ri dhe më i ndritshëm dashurie.

Dashi
Me Hënën që lëviz nga Akrepi në Shigjetar, ju gjeni guximin për të thënë atë që ndjeni vërtet, dhe kjo i bën përshtypje personit që ju intereson. Romanca është në anën tuaj, ndërsa nevoja juaj për aventurë dhe spontanitet arrin kulmin. Ju zgjidhni gjallërinë dhe ndershmërinë mbi rutinën dhe stagnimin. Dashuria rifiton pulsin e saj.

Binjakët
Nuk ju pëlqen asgjë më shumë sesa një bisedë kuptimplote dhe stimuluese që mund të kapërcejë lehtësisht kufijtë e miqësisë dhe të zhvillohet në diçka më të thellë. Me Hënën në Shigjetar, pikërisht kjo lidhje hyn në jetën tuaj. Kurioziteti bëhet tërheqje, flirtimi lind natyrshëm dhe komunikimi merr një kuptim të veçantë. Gjendja juaj shpirtërore bëhet e gjallë, e lehtë dhe e lumtur. Lëreni veten të lirë, guxoni dhe argëtohuni.

Shigjetari
Koha për të lënë pas gjithçka që ju rëndon. Me Hënën në shenjën tuaj, ditët e mosveprimit dhe melankolisë kanë mbaruar. Nevoja juaj për veprim dhe eksplorim kthehet me vrull. Dhe ju dëshironi njerëz në krahun tuaj që do të jenë me ju në këtë kërkim aventuresk. Ju jeni të hapur ndaj dashurisë dhe kjo nuk fshihet. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ju zgjidhni me vetëdije të dilni nga guaska në të cilën ishit mbyllur dhe kjo ju bën mirë.

The post Tre shenja të zodiakut po hyjnë në një fazë krejt të re romantike duke filluar nga sot appeared first on iconstyle.al.

Aktorja Anila Bisha padit AKSHI-n për përdorimin e imazhit, kërkon pezullimin e “Diellës”

Aktorja e njohur Anila Bisha i është drejtuar Gjykatës Administrative me një padi kundër Këshillit të Ministrave, kompanisë Apel dhe AKSHI-t, duke kundërshtuar përdorimin e imazhit të saj në figurën e asistentit virtual të quajtur “Diella”.

Sipas pretendimeve të aktores, imazhi i “Diellës” përbën një rikrijim në formë avatar të pamjes së saj, çka ka sjellë konflikt ligjor mbi të drejtat e përdorimit të figurës. Në padinë e depozituar, Bisha kërkon vendosjen e një mase sigurimi që të ndalohet menjëherë përdorimi i këtij imazhi deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Raportohet se aktorja argumenton se marrëveshja kontraktuale me kompaninë Aleat kishte vlefshmëri deri më 31 dhjetor 2025 dhe lejonte përdorimin e imazhit të saj vetëm për funksionin e asistentes virtuale në platformën e-Albania, dhe jo për një figurë apo rol tjetër publik të identifikuar si “ministrja Diella”.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Administrative, e cila do të vendosë mbi kërkesën për pezullim të përdorimit të imazhit, ndërsa rasti ka hapur debat mbi kufijtë ligjorë të përdorimit të figurës dhe të drejtave të autorit në hapësirën digjitale.

Ministrja Diella u prezantua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 11 shtator si pjesë e kabinetit të ri. Më pas, Rama tha se Diella do të zhvillonte edhe “fëmijët” e saj virtualë, për të zëvendësuar 83 deputetët e partise Socialiste.

The post Aktorja Anila Bisha padit AKSHI-n për përdorimin e imazhit, kërkon pezullimin e “Diellës” appeared first on iconstyle.al.

Timothée Chalamet “prezanton” fanellën e re të Saint-Etienne në televizionin francez!

Timothée Chalamet përjetoi një nga momentet më të papritura dhe njëkohësisht më “futbollistike” të karrierës së tij gjatë një daljeje televizive në Francë, që u kthye menjëherë në viral në rrjetet sociale. Aktori 30-vjeçar, i njohur për rolet e tij në filmat Dune dhe Call Me by Your Name, ka qenë gjithmonë i hapur për pasionin e tij ndaj futbollit dhe veçanërisht për dashurinë ndaj klubit francez AS Saint-Étienne një lidhje që këtë herë u shndërrua në një moment televiziv plot emocione.

Gjatë një interviste në televizionin francez TF1, gazetarja Anne-Claire Coudray e surprizoi aktorin me fanellën e re të Saint-Étienne, ende të paprezantuar zyrtarisht për publikun. Reagimi i Chalamet ishte i menjëhershëm dhe i sinqertë: dukshëm i emocionuar, ai e mori fanellën në duar, puthi emblemën e klubit një gjest tipik i tifozëve dhe më pas e veshi aty për aty.

Surpriza nuk përfundoi me kaq. Në pjesën e pasme të fanellës ishte stampuar emri i tij, së bashku me numrin 42, një detaj që e bëri momentin edhe më personal dhe simbolik. Pamjet e këtij reagimi autentik u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e aktorit dhe të klubit.

Fanella e re, e dizenjuar nga marka sportive Hummel, mbart një koncept vizual të lidhur ngushtë me identitetin e klubit. Modeli i veçantë në pëlhurë është frymëzuar nga elementë të emblemës së Saint-Étienne një dizajn që ishte zgjedhur nga vetë tifozët në vitin 2022, si pjesë e një procesi modernizimi të identitetit vizual të ekipit.

Ky kombinim mes pasionit personal të aktorit dhe simbolikës së fanellës e ktheu momentin në një reklamë të papritur, por shumë efektive për klubin francez, duke e vendosur Saint-Étienne në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

The post Timothée Chalamet “prezanton” fanellën e re të Saint-Etienne në televizionin francez! appeared first on iconstyle.al.

Ekziston rreziku i zemrës për personat që flenë vonë? Studimi tregon të dhëna shqetësuese

Një studim i ri, botuar më 28 janar në Journal of the American Heart Association, tregon se personat që shkojnë shpesh vonë për të fjetur, të quajtur “night owls”, mund të kenë probleme më të mëdha kardiovaskulare krahasuar me ata që ndjekin një ritëm tradicional të gjumit.

Hulumtimi, i bazuar në të dhëna nga mbi 300,000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar për rreth 14 vjet, tregoi se “night owls” kishin 16% rrezik më të lartë për sulm në zemër dhe goditje në tru në krahasim me personat me gjumë të mesëm. Efekti ishte më i dukshëm tek gratë. Ndërkohë, personat e mëngjesit, të quajtur “larks”, shfaqën shëndet më të mirë të zemrës.

Ekspertët theksojnë se rreziku nuk lidhet drejtpërdrejt me orarin e gjumit, por me faktorë të modifikueshëm, si duhani, gjumi i keq, ushtrimet fizike, dieta, pesha trupore dhe nivelet e sheqerit dhe kolesterolit. Në fakt, përdorimi i duhanit ishte përgjegjës për më shumë se një të tretën e rrezikut kardiovaskular të lidhur me “night owls”.

“Rëndësia kryesore është të përqendrohemi tek faktorët e shëndetit të zemrës që mund t’i ndryshojmë,” tha Dr. Sina Kianersi, bashkautore e studimit. Për personat me ritëm të vonshëm, rekomandohet të ruajnë gjumë të mjaftueshëm, ushtrime fizike, dietë të shëndetshme dhe të shmangin duhanin.

Studimi gjithashtu u ofron këshilla punëtorëve me turne nate, duke sugjeruar kompensimin e humbjes së gjumit dhe ruajtjen e zgjedhjeve të shëndetshme për ushqimin. Ekspertët nënvizojnë se edhe nëse nuk mund të ndryshojmë orarin biologjik, ndryshimet në stilin e jetesës mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin e zemrës.

The post Ekziston rreziku i zemrës për personat që flenë vonë? Studimi tregon të dhëna shqetësuese appeared first on iconstyle.al.

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

Një ngjarje e pazakontë ka sjellë largimin e Laert Vasilit nga formati “Për’puthen”, ku ai ishte pjesë e panelit si opinionist. Sipas burimeve për Revista Class, vendimi është marrë nga produksioni pas një situate të ndodhur gjatë regjistrimeve në studio, e cila ka krijuar tension dhe reagime të menjëhershme.

Mësohet se gjatë xhirimeve, Vasili ka puthur në buzë një prej vajzave konkurrente. Burimet theksojnë se nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie romantike apo për një moment të dakordësuar mes palëve, por për një veprim të papritur, i cili ka befasuar të pranishmit në studio. Situata ka qenë e sikletshme dhe ka lënë të shtangur jo vetëm stafin, por edhe vetë vajzën e përfshirë në ngjarje.

Pas këtij momenti, produksioni ka ndërhyrë duke e konsideruar veprimin si të papërshtatshëm dhe në kundërshtim me etikën dhe rregullat e formatit. Si pasojë, është marrë vendimi për largimin e Laert Vasilit nga programi, vendim që duket se është përfundimtar.

Deri tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar publik nga vetë Vasili, ndërsa as produksioni nuk ka dhënë detaje shtesë mbi mënyrën se si do të trajtohet kjo ngjarje në transmetimet e ardhshme. Mbetet për t’u parë nëse incidenti do të përmendet apo do të sqarohet më tej në episodet në vijim të “Për’puthen”.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta dhe diskutime në rrjet, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të momentit.

The post SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente appeared first on iconstyle.al.

Vdekja e Princeshës Margaret, 24 vite më vonë: Çfarë duhet të dini për momentet e fundit të motrës së Mbretëreshës Elizabeth

Janë mbushur 24 vjet që kur Princesha Margaret, motra e Mbretëreshës Elizabeth II, ndërroi jetë më 9 shkurt 2002, në moshën 71-vjeçare. Sipas raportimeve, shkaku i vdekjes së saj ishte një goditje në tru, pas një periudhe të gjatë me probleme serioze shëndetësore. Certifikata e vdekjes rendiste gjithashtu kancerin e rektumit si shkakun afatgjatë që ndikoi në shëndetin e saj.

Jeta e Margaretës ishte e njohur për shkëlqim dhe momente që bënë bujë në media, por vitet e fundit u shënuan nga shëndeti i dobësuar. Në vitin 1985, ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr pjesë të mushkërisë së majtë dhe, megjithëse më pas la duhanin, pësoi një seri goditjesh në tru në vitet në vijim. Një aksident në banjo dhe probleme me shikimin e detyruan të përdorte karrocë dhe bastun herë pas here.

Margaret vdiq në Spitalin King Edward VII në Londër, me praninë e fëmijëve të saj, David dhe Sarah. Pallati i Buckingham-it lëshoi një deklaratë zyrtare në emër të Mbretëreshës Elizabeth, duke e përshkruar vdekjen si një humbje të madhe. Funerali i saj u mbajt më 15 shkurt 2002, me shërbime private në Kishën e Shën Marisë Magdalenë dhe në Kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.

Princesha Margaret la pas kujtime të forta për publikun dhe familjen mbretërore, duke u kujtuar për energjinë, vitalitetin dhe talentet e saj të jashtëzakonshme. Shërbimet dhe kremimi i saj shënuan një përkujtim privat dhe të respektueshëm për jetën e saj të ndritur dhe komplekse.

The post Vdekja e Princeshës Margaret, 24 vite më vonë: Çfarë duhet të dini për momentet e fundit të motrës së Mbretëreshës Elizabeth appeared first on iconstyle.al.

Për kë e ka? Teuta Selimi: Disa njerëz veç marrin frymë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka surprizuar fansat e saj në Instagram me një postim të fuqishëm dhe të sinqertë. Në mesazhin e saj, ajo shprehu hapur zhgënjimin ndaj personave që sipas saj nuk kanë dhënë asgjë përveç “marrjes së frymës”.

Postimi i Selimit nuk ishte thjesht kritik, por përmbante edhe një dozë të fortë ironie dhe reflektimi personal. Këngëtarja theksoi se qëndron e vendosur në vendimet e saj dhe se beson te intuita dhe përvojat personale, duke premtuar se nuk do të kthehet pas përballë zhgënjimeve.

Postimi i plotë:

“Ndoshta e kam mirë, ndoshta keq, por Zoti më vraftë nëse kthehem kundër intuitës që ndjej.

Diçka që ke parë ose diçka që ke dëgjuar me veshët e tu, veç harroje.

Bëja bardhë vetes se ke ndoshta nevojë me gjet justifikim.

Por para kujt?

Shëroje shpirtin tënd, para njerëzve të dobët si ti, para meje ke humbur.

S’jam fitimtare unë, aq edhe më pak.Por ti…s’ja vlen as me u shty me ty.Që…disa njerëz veç marrin frymë.

Një herë më ka pas thënë një shok që ka njerëz që vetëm zgjohen dhe vishen e dalin, aq kot që janë.

Ti qenke një ndër ta.Beso më vjen keq edhe për ndjekësit e mi që humbin kohë me lexu, por taksirat”.

 

The post Për kë e ka? Teuta Selimi: Disa njerëz veç marrin frymë appeared first on iconstyle.al.

Sa ndikojnë kultura dhe vendi në atë që bëhemi? Ja çfarë thonë studimet

Pyetja se sa ndikojnë gjenet dhe mjedisi në identitetin tonë ka nxitur një valë studimesh në psikologji dhe shkencat sociale. Studiuesit theksojnë se ADN-ja është unike për çdo individ dhe nuk ndryshon sipas vendit ku jetojmë, por vetëm gjenetika nuk mjafton për të shpjeguar kush jemi. Përvoja, kultura dhe shoqëria ku rritemi formësojnë mënyrën se si mendojmë, ndihemi dhe sillemi.

Një analizë e madhe mbi binjakët, që përfshiu miliona persona, tregoi se gjenetika shpjegon mesatarisht rreth 50% të dallimeve mes njerëzve, ndërsa pjesa tjetër lidhet me përvojat dhe mjedisin. Tiparet e personalitetit, ekstrovertizmi dhe bindja ndaj autoritetit mund të ndikohen nga vendi dhe kultura.

Psikologët ndërkulturorë shpjegojnë se kultura formëson perceptimin e vetes dhe të botës. Në shoqëritë perëndimore, individët fokusohen më shumë te tiparet personale, ndërsa në disa kultura të tjera rëndësi kanë marrëdhëniet dhe konteksti social. Rrugët nervore në tru forcohen nga përvojat e përditshme, duke ndikuar në sjelljen dhe personalitetin tonë.

Ekspertët theksojnë se nuk ka një përgjigje të vetme: identiteti formësohet nga një kombinim kompleks i natyrës dhe edukimit. Gjenet krijojnë bazën, por mjedisi përcakton se si ato tipare shfaqen dhe zhvillohen. Filozofët janë gjithashtu të ndarë: disa besojnë se individi mbetet i njëjtë pavarësisht rrethanave, të tjerë se identiteti ndryshon me përvojat.

Shumica e studiuesve bien dakord: vendi ku rritemi nuk është i vetmi faktor, por luan një rol të rëndësishëm në formësimin e asaj që bëhemi.

The post Sa ndikojnë kultura dhe vendi në atë që bëhemi? Ja çfarë thonë studimet appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara!

Aktorja kanadeze dhe fituese e çmimeve Catherine O’Hara ka ndërruar jetë më 30 janar në Los Angeles, në moshën 71 vjeç, si pasojë e një embolizmi pulmonar, sipas certifikatës së saj të vdekjes. Dokumenti zyrtar tregon se shkaku afatgjatë i vdekjes ishte kanceri i rektumit, për të cilin O’Hara kishte marrë trajtim që nga marsi i vitit 2025.

O’Hara ishte e njohur gjerësisht për rolet e saj komike dhe dramatike. Ajo u shfaq së fundmi në serialin fitues të Emmy, The Studio, dhe në hitin televiziv The Last of Us. Aktorë dhe bashkëpunëtorë e kanë përkujtuar me fjalë emocionale dhe respekt të madh. Seth Rogen e përshkroi O’Hara-n si “histerike, të sjellshme, intuitive dhe bujare”, ndërsa Pedro Pascal shkroi se “ka më pak dritë në botën time” pa të.

O’Hara luajti gjithashtu në gjashtë sezone të Schitt’s Creek, për të cilin fitoi çmimin Emmy për aktoren më të mirë në komedi. Bashkëkrijuesi i serialit, Eugene Levy, tha se kishte “nderin të punojë me të për më shumë se pesëdhjetë vjet”, ndërsa Dan Levy e quajti “familje përpara se ajo të luante rolin e familjes sime”. Macaulay Culkin, i cili luajti me O’Hara-n në filmin klasik Home Alone, postoi një homazh emocional në Instagram, duke shkruar: “Doja më shumë. Doja të ulesha në një karrige pranë teje. Të dua. Do të shihemi më vonë.”

O’Hara la pas bashkëshortin Bo Welch, djemtë Matthew dhe Luke, dhe gjashtë vëllezër e motra. Sipas ekspertëve, embolizmi pulmonar është një gjendje kërcënuese për jetën që ndodh kur një mpiksje bllokon një enë gjaku në mushkëri, duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në gjoks dhe kollitje me gjak.

The post Zbulohet shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara! appeared first on iconstyle.al.

❌