Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Studentët e Tiranës do të mund të jetojnë edhe në kompleksin studentor rezidencial në Durrës

Nga Gazeta Si- “Duke pasur parasysh se treni do të jetë në funksion së shpejti, do të jetë e thjeshtë që studentët në Tiranë të strehohen në kampusin e Durrësit, prandaj do ndërtojmë një kompleks studentor rezidencial”, tha Rama në një takim me rektorët e universiteteve.

Rama përmendi edhe çmimet e larta të qirave si një arsye pse studentët që studiojnë në Tiranë të shkojnë të jetojnë në Durrës.

Rama tha se është hapur procesi për kampusin e universitetit Aleksandër Moisiu.

Ai ndër të tjera tha se ligji për arsimin e lartë duhet të riformatohet, duke nisur me përgatitjen e bazës për korrektimet që do të kryhen.

“Është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, pasi ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar ndryshimet që ka sjellë koha. Ligji aktual është shkruar me kontributin tuaj dhe ma ha mendja se ky do të jetë rasti përsëri. Shpresoj e besoj që edhe për shkak të eksperiencës dhe se në këtë rast nuk bëhet fjalë për përmbysje, por korrektime, do të jetë e mundur ta bëjmë në një kohë të arsyeshme dhe nuk do presim sesionin tjetër të parlamentit për ta përgatitur bazën, pastaj procedura parlamentare mund të jetë në fund të sesionit, por ajo që është e rëndësishme është të organizohemi në një grup të përbashkët”, u tha Rama rektorëve.

The post Rama: Studentët e Tiranës do të mund të jetojnë edhe në kompleksin studentor rezidencial në Durrës appeared first on Gazeta Si.

Kufiri i hollë privatësi-interes publik/ Kushtetuesja për rastin ‘Ymeraj’: SPAK të asgjësojë bisedat pa lidhje me hetimin

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e dhënë në Korrik të këtij viti, për rastin e Onejda Ymerajt, e cila kishte kundërshtuar sekuestrimin e telefonit të saj me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, me pretendimin se nuk ishte person nën hetim. Vendimi është marrë në Korrik të vitit të kaluar, ndërsa Onejda Ymerajt i ishte sekuestruar telefoni, si pjesë e veprimeve hetimore në ngarkim të ish-numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetaj. Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht vendimin për Ymerajn, punonjëse në spitalin Amerikan, dhe më pas drejtoreshë në Agjensinë e Kontrollit të Barnave, ndërkohë që ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që të fshijë çdo material tjetër që nuk kanë lidhje me hetimin.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, prej 60 faqesh, ka një arsyetim të gjatë të kufirit të hollë që ka mes cënimit të privatësisë dhe jetës private, dhe interesit publik, që përdoret si mburojë nga ana e Prokurorisë apo efektivëve të Policisë Gjyqësore. Gjykata Kushtetuese sqaron në vendimin e saj se kontrolli i celularit duhet të kufizohet vetëm në informacionin që ka lidhje me hetimin konkret dhe nuk mund të përdoret për të administruar apo përvetësuar të dhëna personale, përfshirë ato intime.

Ky vendim i Kushtetueses është parë si një fitore për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave të qytetarëve në hetimet penale, ndërsa shumë prej dosjeve që janë aktualisht në fazën hetimore apo të gjykimit, janë të mbështetura në materialet që janë përfituar nga sekuestrimi i telefonave. Megjithatë në arsyetimin e Gjykatës thuhet se “ky vendim nuk ka efekte prapavepruese në çështje të ngjashme të sekuestrimit të të dhënave kompjuterike, në të cilat nuk është paraqitur ankim kushtetues individual ose për të cilat është paraqitur ankim dhe kontrolli gjyqësor ka përfunduar”.

PJESË NGA VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

Gjykata vëren se kërkesa nuk mund të pranohet në tërësinë e saj, pasi autoritetet publike, në funksion të parandalimit dhe ndjekjes penale, mund të përdorin masa për sigurimin e provave, për aq kohë sa ndërhyrja është e parashikuar nga ligji, ndjek një qëllim legjitim dhe është e domosdoshme në rrethanat konkrete, duke u shoqëruar me garanci kundër abuzimit. Megjithatë, Gjykata ka arritur në përfundimin se kopjimi dhe sekuestrimi i të gjitha të dhënave kompjuterike në përmbajtjen e telefonit të kërkueses, si dhe kërkimi e përpunimi i tyre, pa kufizime të arsyeshme të fushëveprimit dhe pa arsye të veçanta që ta justifikojnë këtë shtrirje, ka shkuar përtej asaj që ka qenë e nevojshme për të arritur qëllimin legjitim.

Për rrjedhojë, kërkesa pranohet vetëm në masën që lidhet me pjesën e ndërhyrjes joproporcionale dhe me pasojat e saj, si dhe me urdhërimin e masave riparuese që sigurojnë respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe fshehtësinë e korrespondencës në kuptim të neneve 35 dhe 36 të Kushtetutës ose të së drejtës për jetë private dhe të korrespondencës në kuptim të nenit 8 të KEDNJ-së.

Në vlerësim të Gjykatës, pranimi i pjesshëm pasqyron ekuilibrin që duhet ruajtur ndërmjet interesit publik për mbarëvajtjen e hetimit penal dhe nevojës për mbrojtje efektive të të drejtave kushtetuese të kërkueses.

-Gjykata vlerëson se, së pari, është rasti të konstatojë cenimin e të drejtave kushtetuese të kërkueses për mbrojtjen e të dhënave personale dhe fshehtësinë e korrespondencës për të dhënat kompjuterike që nuk lidhet me objektin e hetimit penal. Siç u parashtrua, nga faktet e çështjes, rezulton se interesi real i hetimit lidhet, në thelb, me komunikimet e kërkueses me persona të lidhur me hetimin, ndaj është e justifikueshme që ndërhyrja të mund të shtrihet vetëm në atë pjesë të korrespondencës dhe të dhënave personale që lidhen me objektin konkret të hetimit penal.

Nga ana tjetër, për të legjitimuar kopjimin dhe sekuestrimin e të gjitha të dhënave të tjera në përmbajtjen e telefonit të kërkueses, si dhe për kërkimin e përpunimin në tërësi të tyre, kërkohen arsye të veçanta dhe të mjaftueshme, çka në rastin konkret nuk janë parashtruar as në vendimin e sekuestrimit, as në vendimin e ekspertimit teknik-elektronik të telefonit, dhe as në ndonjë dokument tjetër. Për pasojë, ekstraktimi, kopjimi, sekuestrimi dhe shqyrtimi i korrespondencës dhe i të dhënave personale që nuk lidhen me objektin e hetimit cenojnë fshehtësinë e korrespondencës dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale të kërkueses. Për rrjedhojë, Gjykata konstaton cenimin e fshehtësisë së korrespondencës dhe së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, për pjesën që nuk lidhet me objektin e hetimit penal, pasi nuk provohet të jetë gjetur ekuilibri i drejtë ndërmjet interesave të përfshirë.

-Së dyti, Gjykata vlerëson se është rasti të urdhërojë asgjësimin e kopjes të të dhënave që nuk lidhen me objektin e hetimit. Ajo vëren se konstatimi i cenimit të të drejtave kushtetuese të kërkueses do të ishte i pamjaftueshëm, nëse nuk do të shoqërohej me masa riparuese konkrete. Në këtë kuptim, për sa kohë që kopjet e korrespondencës dhe të dhënave personale që nuk lidhen me objektin e hetimit penal vazhdojnë të mbahen nga organi i ndjekjes penale, ndërhyrja në të drejtat e kërkueses vazhdon në kohë dhe rreziku i aksesimit ose përdorimit të mëtejshëm mbetet aktual.

Për rrjedhojë, Gjykata çmon se asgjësimi i kopjeve të korrespondencës dhe i të dhënave personale të nxjerra nga telefoni celular i kërkueses, për pjesën që nuk lidhet me objektin e hetimit penal, është një masë riparuese e domosdoshme për të ndaluar ndërhyrjen e pajustifikuar dhe për të rivendosur, sa të jetë e mundur, respektimin e të drejtave të saj. Kjo masë buron nga detyrimi i autoriteteve publike për të mos mbajtur nën kontroll të dhëna që nuk justifikohen nga qëllimi legjitim i hetimit. Në këtë drejtim, Gjykata mban parasysh se realizimi i këtij asgjësimi presupozon identifikimin teknik të të dhënave që duhet të zhduken. Në rrethanat kur kopja mbahet vetëm nga organi i ndjekjes penale, subjekti i interesuar, është ky organ që ka mundësi për të kryer identifikimin dhe asgjësimin material të të dhënave përkatëse.

Megjithatë, duke qenë se cenimi i konstatuar lidhet pikërisht me shtrirjen e pakufizuar dhe mungesën e mbikëqyrjes reale, identifikimi dhe asgjësimi nuk mund të mbeten diskrecionale, por duhet të realizohen në mënyrë të verifikueshme, sipas garancive procedurale të përcaktuara në arsyetimin e këtij vendimi dhe nën mbikëqyrjen e gjykatës së zakonshme.

-Nga ana tjetër, Gjykata, së treti, vlerëson se është rasti të shprehet për vijimin e mbajtjes në sekuestro të të dhënave kompjuterike që kanë lidhje me objektin e hetimit, por duke ia nënshtruar këtë kontrollit gjyqësor. Në masën që ekzistojnë të dhëna që lidhen me objektin e hetimit penal, Gjykata çmon se ruajtja e tyre mund të jetë e domosdoshme për sigurimin e provës dhe mbarëvajtjen e procedimit penal. Megjithatë, vijimi i mbajtjes së këtyre të dhënave nuk mund të konsiderohet i ligjshëm dhe proporcional vetëm mbi bazën e interesit të hetimit, pa u vendosur nën kufij të qartë dhe mbikëqyrje gjyqësore të efektshme, sidomos kur ndërhyrja fillestare është konstatuar si e shtrirë në mënyrë të pakufizuar dhe pa kontroll gjyqësor ex post real e të plotë.

Mbikëqyrja gjyqësore në rastin konkret duhet të përfshijë verifikimin e lidhjes së kategorive të të dhënave me objektin e hetimit, domosdoshmërinë e ruajtjes së tyre, si dhe kufijtë në shtrirje dhe në kohë të kësaj mbajtjeje, në mënyrë që ruajtja të kufizohet vetëm në të dhënat që lidhen me objektin e hetimit penal dhe të mos tejkalojë masën e pashmangshme. Në këtë drejtim, Gjykata vëren se, në parim, kontrolli gjyqësor duhet të bëhet me kontradiktoritet, me pjesëmarrjen e palëve. Megjithatë, në rrethanat kur hetimi në rastin konkret është ende në vijim dhe ekziston rrezik real që zbulimi i materialit të cenojë sekretin hetimor, duke mbajtur parasysh edhe faktin se kërkuesja nuk është subjekt nën hetim, gjykata e zakonshme e shkallës së parë mund të kufizojë kontradiktoritetin vetëm për aq sa është e domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale, duke kompensuar çdo kufizim me garanci procedurale që ruajnë karakterin real dhe efektiv të kontrollit, të tilla, si: shqyrtim të plotë, vendimmarrje të arsyetuar dhe dokumentim të kufijve të masës.

Duke mbajtur në konsideratë që Gjykata nuk është në pozicionin e duhur për të vlerësuar rrezikun që mund t’i vijë integritetit të hetimit penal, ajo vëren se kufizimi i kontradiktoritetit mund të shtrihet tek e drejta e njohjes me aktet e çështjes nëse verifikohet rreziku i cenimit të integritetit të hetimit penal, por gjithsesi kjo mbetet çështje për t’u zbatuar nga prokuroria dhe gjykata e zakonshme, sipas standardeve të këtij vendimi. Në këtë kuptim, kontrolli gjyqësor nuk duhet të mbetet formal, por duhet të ushtrohet realisht mbi ndërhyrjen që prek nenet 35 dhe 36 të Kushtetutës dhe nenin 8 të KEDNJ-së, pra mbi përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave.

-Gjykata, po ashtu, së katërti, vlerëson se është rasti të urdhërojë zbatimin e garancive procedurale për vijimin e mbajtjes në sekuestro të telefonit celular të kërkueses, si send që mbart korrespondencë dhe të dhëna personale. Duke ritheksuar se telefoni celular është send që mbart të dhëna personale dhe të korrespondencë dhe, për rrjedhojë, mbajtja e tij në sekuestro dhe çdo veprim i mëtejshëm për përmbajtjen e tij përbëjnë ndërhyrje në nenet 35 dhe 36 të Kushtetutës dhe nenin 8 të KEDNJ-së,

Gjykata çmon se vijimi i mbajtjes në sekuestro i telefonit duhet të shoqërohet me garancitë procedurale të evidentuara në arsyetimin e këtij vendimi, të afta për të parandaluar arbitraritetin dhe për të kufizuar ndërhyrjen brenda kuadrit të hetimit penal. Këto garanci synojnë që ndërhyrja të mos jetë potencialisht e pakufizuar, që çdo akses dhe kërkim të jetë i justifikuar dhe i kufizuar vetëm në të dhënat që lidhen me hetimin penal dhe të mos tejkalojë masën e pashmangshme, si dhe që të mundësohet kontroll gjyqësor efektiv për respektimin e kufijve të masës.

Në këtë drejtim, Gjykata vëren se, duke qenë se kërkuesja nuk është subjekt nën hetim, por person që ka dijeni për rrethana të tij, zbatimi rigoroz i garancive procedurale merr peshë të shtuar, pasi ndërhyrja mbi të drejtat e saj nuk mund të shtrihet përtej minimumit të domosdoshëm që justifikohet nga hetimi penal.

Gjykata gjithashtu, së fundmi, vlerëson se është rasti për të ngarkuar Prokurorinë e Posaçme për ekzekutimin e vendimit dhe përcaktimin e një afati deri në 3 muaj për ekzekutimin. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se ekzekutimi i vendimit të saj kërkon kryerjen e veprimeve konkrete mbi kopjen e të dhënave të nxjerra nga telefoni, kopje e cila, siç u përmend, mbahet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme. Për pasojë, vetëm ky organ ka mundësi faktike të kryejë ndarjen/filtrimin dhe asgjësimin material të të dhënave që nuk kanë lidhje me hetimin si dhe të administrojë në vijim atë pjesë të të dhënave kompjuterike që pretendohet se kanë lidhje me të.

Megjithatë, Gjykata çmon se ngarkimi i Prokurorisë së Posaçme me ekzekutimin nuk nënkupton lënien e vlerësimit përfundimtar në diskrecionin e saj. Përkundrazi, ekzekutimi duhet të kuptohet si realizim teknik i detyrimeve që rrjedhin nga ky vendim dhe si detyrim për të vënë në lëvizje kontrollin gjyqësor për vijimin e mbajtjes në sekuestro të të dhënave kompjuterike që kanë lidhje me hetimin. Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme duhet t’i paraqesë gjykatës së zakonshme të shkallës së parë kërkesën për miratimin e vijimit të sekuestrimit të të dhënave që pretendon se kanë lidhje me hetimin, duke arsyetuar në mënyrë konkrete këtë lidhje dhe domosdoshmërinë e ruajtjes të të dhënave, si dhe duke siguruar zbatimin e garancive procedurale të përcaktuara në arsyetimin e këtij vendimi.

Gjykata çmon se afati 3-mujor është i domosdoshëm për të garantuar efektivitetin e vendimit dhe për të shmangur zgjatjen në kohë të një ndërhyrjeje të konstatuar si joproporcionale. Ky afat detyron subjektin e interesuar për të kryer, brenda një kohe të arsyeshme, veprimet e nevojshme për ndarjen/filtrimin dhe asgjësimin e atyre të dhënave kompjuterike që nuk kanë lidhje me hetimin, si dhe për të paraqitur kërkesën për kontroll gjyqësor për vijimin e mbajtjes në sekuestro të të dhënave të tjera (atyre që kanë lidhje me hetimin), duke respektuar garancitë procedurale të përcaktuara në arsyetimin e këtij vendimi.

-Në përfundim, Gjykata, bazuar në rrethanat e çështjes dhe arsyetimin e mësipërm, vlerëson se urdhërimet si më lart në dispozitivin e vendimit janë të përshtatshme dhe të domosdoshme për të bërë efektive mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të kërkueses, duke garantuar njëkohësisht interesin publik për mbarëvajtjen e hetimit penal dhe duke vendosur mekanizma të verifikueshëm që parandalojnë arbitraritetin, në përputhje me kërkesën për gjetjen e një ekuilibri të drejtë ndërmjet interesave të përfshirë.

– Gjykata, duke ritheksuar detyrimin kushtetues që rrjedh nga neni 132 i Kushtetutës për zbatimin e vendimeve të saj, të cilat janë përfundimtare dhe të detyrueshme për organet publike, çmon se, duke pasur parasysh natyrën e çështjes, duhet të shprehet edhe për efektet e këtij vendimi, në kuptim të nenit 76, pika 3, të Ligjit Organik të saj. Në këtë kuadër, duke iu referuar dhe rregullimit ligjor për fuqinë prapavepruese të vendimeve të saj në rastet përjashtimore (pika 7), Gjykata thekson se ky vendim nuk ka efekte prapavepruese në çështje të ngjashme të sekuestrimit të të dhënave kompjuterike, në të cilat nuk është paraqitur ankim kushtetues individual ose për të cilat është paraqitur ankim dhe kontrolli gjyqësor ka përfunduar. Ky vendim prodhon efektet e tij në kuadër të këtij rasti konkret dhe brenda kufijve të urdhërimeve të dispozitivit, por edhe në çdo rast tjetër në të ardhmen, duke orientuar organet përgjegjëse për zbatimin e masave hetimore të kësaj natyre, në përputhje me garancitë procedurale të përcaktuara në arsyetimin e tij./ZËRI/

The post Kufiri i hollë privatësi-interes publik/ Kushtetuesja për rastin ‘Ymeraj’: SPAK të asgjësojë bisedat pa lidhje me hetimin appeared first on Gazeta Si.

Studimi i ri sfidon të vjetrit: Koha e kaluar në mediat sociale nuk rrit problemet e shëndetit mendor tek adoleshentët

Nga Gazeta Si- Një studim i ri ka hedhur poshtë studimet e mëparshme që e lidhin kohën e kaluar në rrjetet sociale me rritjen e gjendjes së ankthit dhe depresionit.

Sipas studimit, koha e kaluar para ekranit duke luajtur lojëra ose duke përdorur mediat sociale nuk shkakton probleme të shëndetit mendor tek adoleshentët.

Hulumtuesit në Universitetin e Mançesterit ndoqën 25,000 fëmijë të moshës 11 deri në 14 vjeç gjatë tre viteve shkollore, duke ndjekur zakonet e tyre të vetë-raportuara të mediave sociale, frekuencën e lojërave dhe vështirësitë emocionale për të zbuluar nëse përdorimi i teknologjisë parashikoi vërtet vështirësi të mëvonshme të shëndetit mendor.

Pjesëmarrësve iu pyetën se sa kohë në një ditë normale jave gjatë kohës së semestrit kalonin në TikTok, Instagram, Snapchat dhe media të tjera sociale, ose lojëra. Atyre iu bënë gjithashtu pyetje në lidhje me ndjenjat, humorin dhe shëndetin e tyre mendor në përgjithësi.

Studimi nuk gjeti prova për djemtë ose vajzat që përdorimi më i madh i mediave sociale ose lojërat më të shpeshta rritën simptomat e ankthit ose depresionit tek adoleshentët gjatë vitit të ardhshëm.

Autorët zbuluan se rritja e përdorimit të mediave sociale nga vajzat dhe djemtë nga viti 8 në vitin 9 dhe nga viti 9 në vitin 10 nuk kishte asnjë ndikim të dëmshëm në shëndetin e tyre mendor vitin pasardhës. Më shumë kohë e kaluar duke luajtur lojëra gjithashtu nuk kishte asnjë efekt negativ në shëndetin mendor të nxënësve.

“Ne e dimë që familjet janë të shqetësuara, por rezultatet tona nuk e mbështesin idenë se thjesht kalimi i kohës në mediat sociale ose lojërat çojnë në probleme të shëndetit mendor, historia është shumë më komplekse se kaq”, tha autori kryesor Dr. Qiqi Cheng.

Hulumtimi, i botuar në Journal of Public Health, shqyrtoi gjithashtu nëse mënyra se si nxënësit përdorin mediat sociale bën një ndryshim, me pjesëmarrësit që u pyetën se sa kohë kalojnë duke biseduar me të tjerët, duke postuar histori, fotografi dhe video, duke shfletuar burime, profile ose duke shfletuar foto dhe histori. Shkencëtarët zbuluan se bisedat aktive në mediat sociale ose shfletimi pasiv i burimeve nuk dukej se shkaktonin vështirësi në shëndetin mendor.

Autorët theksuan se gjetjet nuk do të thoshin se përvojat online ishin të padëmshme. Mesazhet e dëmshme, presionet online dhe përmbajtja ekstreme mund të kenë efekte të dëmshme në mirëqenie, por përqendrimi vetëm në kohën para ekranit nuk ishte i dobishëm, thanë ata.

“Gjetjet tona na tregojnë se zgjedhjet e të rinjve rreth mediave sociale dhe lojërave mund të formësohen nga mënyra se si ndihen, por jo domosdoshmërisht anasjelltas”, tha Prof. Neil Humphrey, bashkautor.

“Në vend që të fajësojmë vetë teknologjinë, duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që bëjnë të rinjtë në internet, me kë lidhen dhe sa të mbështetur ndihen në jetën e tyre të përditshme.”

The post Studimi i ri sfidon të vjetrit: Koha e kaluar në mediat sociale nuk rrit problemet e shëndetit mendor tek adoleshentët appeared first on Gazeta Si.

Stuhi të fuqishme godasin Australinë, era e fortë hedh makinat në det

Një stuhi e fortë në shtetin australian të Viktorias shkaktoi përmbytje ditën e sotme, duke i detyruar autoritetet të mbyllin Rrugën e Madhe të Oqeanit, një nga rrugët bregdetare më të famshme dhe piktoreske në botë, me gjatësi 240 km.

Makinat u përmbytën në det dhe mijëra banorë mbetën pa energji elektrike.

The post Stuhi të fuqishme godasin Australinë, era e fortë hedh makinat në det appeared first on Gazeta Si.

Ligji i ri për gjuetinë: mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve

Nga Genti Kromidha- Ligji i ri për gjuetinë në Shqipëri, i miratuar në dhjetor 2025, rikthen aktivitetin e gjuetisë pas një moratoriumi 12-vjeçar, duke pretenduar masa të rrepta për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ai e konsideron faunën e egër pasuri kombëtare dhe vendos mekanizma për monitorim e kontroll, por ekziston frika se gjuetia mund të kthehet në presion mbi speciet e rrezikuara, për shkak të mungesës së burimeve të mjaftueshme institucionale për zbatimin e ligjit në terren.

Procedurat e lejeve dhe kriteret e moshës synojnë ta bëjnë aktivitetin më të kontrollueshëm, ndërsa gjobat e larta dhe monitorimi institucional janë menduar si garanci kundër abuzimeve. Megjithatë, organizatat mjedisore nuk kanë reaguar fuqishëm ndaj miratimit të ligjit, duke e parë kryesisht si një hap pozitiv drejt kontrollit të gjuetisë, pa u ndalur në problematikat e dispozitave specifike.

Genti Kromidha, drejtor i Institutit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri.

Çështja më kritike e ligjit është përcaktimi dhe menaxhimi i zonave të gjuetisë. Ligji ngarkon bashkitë me përgjegjësinë e përcaktimit të zonave, megjithëse dihet se ato nuk kanë mjetet dhe burimet e nevojshme për ta kryer këtë proces si duhet. Menaxhimi i zonës së gjuetisë i besohet një menaxheri të përzgjedhur me tender, i cili ka kompetenca të plota, përfshirë hartimin e planit vjetor të përdorimit të faunës së egër. Ky rol i gjerë i menaxherit, i orientuar drejt biznesit, ngre shqetësime mbi saktësinë e inventarit të llojeve dhe rrezikun e manipulimeve, sidomos kur ligji lejon gjuetinë vetëm deri në 10 për qind të shtesës natyrale të popullatës së një lloji.

Ligji përcakton gjithashtu që qiraja e zonës së gjuetisë të llogaritet mbi bazën e vlerës së gjuetisë vjetore, duke e lidhur drejtpërdrejt me inventarizimin e kafshëve të egra. Por, në mungesë të menaxherit, nuk është e qartë kush e kryen inventarin, duke lënë hapësirë për pasaktësi dhe abuzime. Për më tepër, menaxheri përcakton edhe tarifat për përdorimin e zonës, duke i bazuar në planin e biznesit që i ka siguruar menaxhimin.

Dispozitat kalimtare e ngarkojnë qeverisjen vendore me të gjitha përgjegjësitë e menaxherit deri në përzgjedhjen e tij, duke krijuar mbingarkesë dhe konfuzion. Njëkohësisht, ligji përcakton se gjuetia nuk mund të ushtrohet në asnjë zonë pa miratimin e planit vjetor të përdorimit të zonës së gjuetisë, i cili duhet të hartohet nga bashkitë. Kjo ose e bën të pamundur hapjen e gjuetisë, duke zgjatur moratoriumin me pengesa ligjore, ose krijon hapësira të gjera për abuzime.

Si përfundim, ligji i ri për gjuetinë, ndonëse paraqitet si një instrument modern për menaxhimin e faunës së egër, në praktikë ngre më shumë pikëpyetje sesa zgjidhje. Ngarkimi i bashkive me detyra që tejkalojnë kapacitetet e tyre, fuqizimi i menaxherit privat me kompetenca të gjera dhe paqartësitë mbi inventarizimin e faunës krijojnë një terren të pasigurt për zbatimin e ligjit. Pa transparencë, pa burime të mjaftueshme dhe pa mekanizma të fortë kontrolli, ky ligj rrezikon të kthehet në një burim abuzimesh dhe të minojë përpjekjet e deritanishme për mbrojtjen e biodiversitetit në Shqipëri.

Një rrugëdalje e arsyeshme për të adresuar mangësitë e ligjit aktual për gjuetinë do të ishte zgjatja e ndalimit të gjuetisë për një periudhë 2–3 vjeçare. Kjo do të krijonte hapësirën e nevojshme për të organizuar një sistem të ndërlikuar, për të hartuar aktet nënligjore që mungojnë, për të përgatitur një program kombëtar të gjuetisë dhe për të përcaktuar qartë zonat ku ajo mund të zhvillohet. Në të njëjtën kohë, kjo periudhë do të shërbente për trajnimin dhe forcimin e kapaciteteve të stafeve lokale, duke garantuar zbatimin korrekt dhe të qëndrueshëm të ligjit, në përputhje me standardet e mbrojtjes së biodiversitetit dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

*Genti Kromidha është drejtori i Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri

The post Ligji i ri për gjuetinë: mes pretendimeve për mbrojtje dhe rrezikut të abuzimeve appeared first on Gazeta Si.

Enigma e infeksionit, pse disa njerëz vdesin nga mikrobe zakonisht të padëmshme

Nga Gazeta Si- Michael Levin sapo kishte filluar të punonte si mjek pediatrik i sëmundjeve infektive në Londër kur mori një telefonatë urgjente nga një spital në Maltë. Ishte fillimi i viteve 1980 dhe një djalë i vogël ishte sjellë me simptoma të një infeksioni të rëndë që po përhapej në të gjithë trupin e tij, duke dëmtuar organe dhe inde të shumta. Por mjekët e tij nuk mundën të gjenin asnjë gjurmë të një patogjeni.

Djali u dërgua me aeroplan në spitalin e Levinit për analiza të mëtejshme. Për habinë e Levinit dhe kolegëve të tij, fajtori ishte një bakter i zakonshëm: Mycobacterium fortuitum, i cili jeton në ujë dhe tokë, dhe zakonisht është i padëmshëm.

“Të gjithë janë të ekspozuar ndaj tyre, por pothuajse askush nuk sëmuret”, thotë Levin, i cili tani është në Imperial College London. Pavarësisht trajtimit, djali përfundimisht ndërroi jetë.

Ky rast ilustron një pyetje që i ka munduar mjekët për dekada: pse disa njerëz sëmuren rëndë nga infeksione që janë të padëmshëm për pjesën tjetër të njerëzve?

Dhe si mund të ndikojnë këto ndryshime në mënyrën se si mjekët përpiqen të parandalojnë ose trajtojnë sëmundjet?

Siç doli, djali nga Malta kishte një vëlla dhe një kushëri që ishin sëmurë gjithashtu rëndë nga infeksionet e mikobaktereve. Pas vitesh kërkimesh, Levin dhe kolegët e tij përfundimisht identifikuan se çfarë i bënte këta fëmijë kaq të sëmurë: një mutacion gjenetik që prek një receptor për interferon-γ, një molekulë imune me funksione të panumërta, duke përfshirë rregullimin e inflamacionit. Jo shumë kohë pas kësaj, një grup në Francë zbuloi se mutacione të ngjashme ishin përgjegjëse për raste të rralla të sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga një specie tjetër mikobakteriale – këtë herë, një formë e dobësuar e përdorur si vaksinë kundër tuberkulozit.

Që atëherë, studiuesit kanë grumbulluar një bibliotekë të gjerë mutacionesh në qindra gjene që qëndrojnë në themel të “gabimeve të lindura të imunitetit” (IEI) dhe që i bëjnë miliona njerëz në mbarë botën të ndjeshëm ndaj një game të gjerë sëmundjesh infektive dhe sëmundjeve të lidhura me imunitetin, të cilat shumë njerëz thjesht mund t’i injorojnë.

Mund të duket e qartë se ndryshimet në sistemin imunitar të secilit person mund të ndikojnë në mënyrën se si ata luftojnë patogjenët. Por zbulimi i shkaqeve specifike të këtij ndryshimi i ka mundësuar studiuesve të gjejnë mënyra për të trajtuar – dhe madje parandaluar – infeksione të rënda që dikur dukeshin si raste të rastësishme fati të keq, thotë Isabelle Meyts, onkologe dhe imunologe që studion IEI-të në universitetin e Belgjikës.

Zbulimet tashmë kanë filluar të ndryshojnë praktikën klinike, për shembull duke u lejuar mjekëve të kontrollojnë gjenetikisht njerëzit për mutacione përkatëse ose të plotësojnë faktorët imunitarë që mungojnë. Dhe shkencëtarët po vazhdojnë të bashkojnë shumë mënyra se si faktorët gjenetikë kontribuojnë në sëmundjet infektive – veçanërisht në rastet kërcënuese për jetën.

“Ajo që po kuptojmë gjithnjë e më shumë është se ndoshta ka faktorë të trashëguar që parashikojnë se kush do të ketë reaksione të rënda”, thotë Michael Abers, mjek-shkencëtar që studion sëmundjet infektive.

Nga mikrobi te pritësi

Teoria e mikrobeve të sëmundjes, e popullarizuar nga Louis Pasteur në shekullin e 19, ishte revolucionare. Kuptimi se mikroorganizmat, të padukshëm me sy të lirë, mund t’i sëmurin njerëzit nxiti masa të shëndetit publik, të tilla si higjienë më e mirë, vaksina dhe ilaçe antimikrobike, të cilat përmirësuan në mënyrë drastike rezultatet për njerëzit me sëmundje infektive.

Por edhe me këto mjete, ka ende njerëz – veçanërisht disa fëmijë dhe të moshuar – që sëmuren dhe vdesin nga infeksione që zakonisht janë të parandalueshme ose të trajtueshme, duke sugjeruar se ka kufizime për t’u përqendruar kryesisht te patogjenët në luftën kundër sëmundjeve infektive.

Në vitin 1950, disa shkencëtarë tashmë po tërhiqnin vëmendjen për rëndësinë e pritësit, vecanërisht në rastet në të cilat mikrobet zakonisht të padëmshme shkaktonin sëmundje. Studiuesit kanë zbuluar që atëherë se një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të ndjeshmërisë ndaj infeksioneve mund të jenë gjenet e një personi.

Ndër demonstrimet më të famshme të mutacioneve gjenetike që nxisin rezultatin e infeksionit është imunodeficienca e rëndë e kombinuar (SCID), një sëmundje e trashëguar që i lë njerëzit pa një sistem imunitar funksional dhe që lidhet me mutacione në dhjetra gjene. Nëse nuk trajtohet, zakonisht con në vdekje para moshës dy vjeçare.

Për fat të mirë, SCID është e rrallë, duke ndodhur në rreth 1 në 50,000 lindje. Por mutacionet e trashëguara që mund të shkaktojnë probleme në sistemin imunitar janë shumë më të zakonshme. Gjatë dekadave të fundit, studiuesit kanë gjetur gabime të lindura të imunitetit të lidhura me më shumë se 500 gjene. Përveç ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve infektive, këto mutacione janë të përfshira në anomali të tjera të sistemit imunitar, duke përfshirë sëmundjet autoimune dhe alergjitë.

Disa mutacione e dobësojnë sistemin imunitar dhe e zvogëlojnë aftësinë e tij për të luftuar infeksionet. Por të tjera mund të bëjnë që njerëzit të jenë hiper-reagues ndaj infeksionit, gjë që mund të çojë në reaksione imune të pakontrolluara që mund të bëhen vdekjeprurëse.

Edhe pse disa IEI mund të shkaktojnë një ndjeshmëri të përgjithshme ndaj patogjenëve, shumica e tyre i vënë njerëzit në rrezik nga mikrobe specifike, të tilla si mikobakteret, virusi i gripit të shpendëve, virusi herpes simpleks dhe bakteri Neisseria meningitidis.

“Çdo infeksion ka një sërë mekanizmash të ndryshëm”, thotë Steven Holland, mjek-shkencëtar i specializuar në sëmundjet infektive.

“Dhe siç pritej, ka gjene të ndryshme që flasin për infeksione të ndryshme”. Mutacionet e njohura deri më tani kanë tendencë të shkaktojnë sëmundje të rëndë, megjithëse disa janë lidhur me infeksione më të lehta të përsëritura.

Për më tepër, ka gjene që mund të rrisin aftësinë e një personi për të mbrojtur patogjenët. Për shembull, një mutacion në gjenin që kodon CCR5, një receptor në sipërfaqen e qelizave të bardha të gjakut, i bën njerëzit rezistentë ndaj HIV (megjithëse rrit rrezikun e infeksionit të rëndë me virusin e Nilit Perëndimor). Dhe mutacionet në gjenin që kodon FUT2, një proteinë e vendosur në mukozën e zorrëve, i ndihmon njerëzit të mbrohen nga norovirusi, një infeksion gastrointestinal shumë ngjitës.

Një univers në zgjerim

Në vitin 2020, gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, ishte e qartë se disa njerëz të infektuar u sëmurën rëndë, ndërsa të tjerët e kaluan pa simptoma.

Një grup shkencëtarësh, i udhëhequr nga pediatri dhe imunologu Jean-Laurent Casanova në Universitetin Rockefeller në Neë York City, zbuloi se rreth 10% e njerëzve me COVID-19 të rëndë kishin autoantitrupa, proteina mashtruese që kthehen kundër trupit të vetë një personi. Këta autoantitrupa sulmuan molekulat sinjalizuese që ndihmojnë në mobilizimin e përgjigjes imune, duke ulur mbrojtjen imune.

Casanova dhe kolegët e tij kanë gjetur që atëherë të njëjtat autoantitrupa në një nëngrup njerëzish që zhvillojnë sëmundje të rëndë nga gripi sezonal, Nili Perëndimor dhe shumë sëmundje të tjera, si dhe tek ata që përjetojnë reaksione të rralla negative ndaj vaksinave.

Nuk dihet saktësisht pse dhe si zhvillohen autoantitrupat. Disa shkencëtarë, përfshirë Casanovën, dyshojnë se ato mund të jenë rezultat i mutacioneve të trashëguara ose të fituara. Ai dhe të tjerë kanë identifikuar disa mutacione që mund të shkaktojnë këto autoantitrupa, siç janë mangësitë në gjenet e ndryshme që lidhen me interferonin. Nëse mutacione të tilla mund të përbëjnë shumicën e rasteve të rënda të këtyre sëmundjeve mbetet për t’u parë.

Hulumtuesit ende po punojnë për të përcaktuar mënyrat komplekse se si gjenetika kontribuon në rezultatin e infeksionit. Të kesh një mutacion nuk e bën gjithmonë dikë të prekshëm: IEI-të mund të sillen në mënyrë të paparashikueshme. Shumë njerëz mbajnë mutacione të lidhura me imunodeficiencën pa përjetuar kurrë efektet e tyre, një fenomen i njohur si ‘depërtim i paplotë’. Dhe megjithëse shumica e IEI-ve me efekte të rënda bëhen të dukshme në fëmijëri, disa mund të qëndrojnë në gjumë për dekada.

Burimi: Nature. Përshtati: Gazeta Si.

The post Enigma e infeksionit, pse disa njerëz vdesin nga mikrobe zakonisht të padëmshme appeared first on Gazeta Si.

Pezullimi i vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë: Nuk hiqen vizat aktuale të vlefshme

Nga Gazeta Si- Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.

Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.

Ambasada sqaron se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetë-mjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët.

Gjithashtu, në njoftimin e përditësuar janë sqaruar edhe disa nga pyetjet më të shpeshta që kanë personat e interesuar.

Çfarë ndodh me takimin për intervistën e vizës emigruese?

Aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për ta gjatë kësaj periudhe pezullimi.

A ka ndonjë përjashtim?

Personat me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

A ndikon kjo në vizën aktuale të vlefshme?

Asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi. Për pyetje që lidhen me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, të gjithë mund të kërkojnë informacione te Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara.

A zbatohet kjo për vizat turistike?

Jo, ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të 75 vendeve.

The post Pezullimi i vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë: Nuk hiqen vizat aktuale të vlefshme appeared first on Gazeta Si.

Për herë të parë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

4 astrunautë janë rikthyer në Tokë 1 muaj më herët se sa ishte planifikuar, ngjarje që ndodh për herë të parë në histori.

Ekuipazhi u detyrua të largoheshin nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar një muaj më herët nga sa ishte parashikuar sepse një prej tyre ka një problem shëndetësor.

Astronautët e NASA-s Zena Cardman, Mike Fincke, Kimiya Yui dhe Oleg Platonov, u ulën në Oqeanin Paqësor pas 11 orësh udhëtim.

Kjo është hera e parë në historinë 25-vjeçare të stacionit që misioni merr fund para kohe për shkak të një problemi shëndetësor.

NASA nuk ka dhënë detaje për cilin nga astronautët bëhet fjalë apo për situatën. Megjithatë, tha se është nën kontroll dhe jo urgjencë.

Problemi shëndetësor e detyroi NASA-n të anulonte një shëtitje të planifikuar në hapësirë më 8 janar, ku Cardman dhe Fincke do të bënin riparime në pjesën e jashtme të stacionit.

Astronautët e Creë-11 kaluar 165 ditë në Stacionin Hapësinor.

Ata shkuan atje në gusht dhe duhet të qëndronin deri në fund të shkurtit. Tani në stacion kanë mbetur vetëm tre persona: astronauti Chris Ëilliams dhe kozmonautët Sergey Kud-Sverchkov dhe Sergei Mikaev.

The post Për herë të parë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor appeared first on Gazeta Si.

Gripi dhe virozat në rritje, mjekja: Mos merrni medikamente pa recetë

Nga Gazeta Si- Periudha e dimri sjell edhe shtim të rasteve të virozëve tek njerëzit, kryesisht tek grupet vulnerabël si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Ndërkohë që mjekët apelojnë për vaksinim kundër gripit, një shqetësim i madh është edhe përdorimi i medikamenteve pa recetë mjekë.

Dr. Esi Duka, mjeke infeksioniste pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thotë se një pjesë e pacientëve paraqiten fillimisht në farmaci duke marrë medikamente pa u konsultuar me mjekun e familjes dhe janë po ky grup njerëzit që paraqiten më pas në spital edhe në forma më  të rënduara të gripit, duke shkuar deri në shtrim në spital.

“Këto janë pacientë që paraqiten edhe në forma më të rënduara”.

Mjekja infeksioniste tha se kontakti i parë duhet me mjekun e familjes dhe çdo medikament apo çdo këshillë e mundshme duhet të merret nga mjeku, i cili në varësi të problematikave apo komplikacioneve që bën pacienti do të referohet në shërbimet më të specializuara siç është edhe shërbimi në Spitalin Infektiv.

Dr. Duka bën thirrje edhe për vaksinim, duke treguar se është shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë ku ka shtim të virozave.

“Duke qenë se periudha e ftohtë e vitit shoqërohet me virozat dhe gripin, kemi një shtim të numrit të rasteve që mund të jenë me sindroma gripale të shoqëruara edhe me komplikacione qoftë encefalite, prekje të sistemit nervor si meningite apo forma të rënda të pneumonisë që manifestohen këtë periudhë”, tha Duka, duke shtuar se vaksinimi është shumë i rëndësishëm për të gjitha grupmoshat aq më tepër për të sëmurët që vuajnë nga sëmundjet kronike që mund të jenë hipertensioni arterial, diabeti, apo sëmundshmëri të tjera kronike.

“Vaksinimi mund të bëhet në çdo kohë nëse pacienti nuk ka paraqitur simptoma si temperaturë apo rrufë”, tha Duka.

The post Gripi dhe virozat në rritje, mjekja: Mos merrni medikamente pa recetë appeared first on Gazeta Si.

Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier

Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve e të paraburgosurve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës drejt burgut të Fierit.

Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion me siguri të lartë. Ai kategorizohet si institucion paraburgimi, ndaj DPB ka vlerësuar, pas ngjarjes së rëndë, që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më në këtë strukturë.

Mësohet se masat kanë të bëjnë vetëm me transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë dhe nuk përfshijnë zyrtarët e arrestuar, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në Durrës.

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier appeared first on Gazeta Si.

Bisedimet për Groenlandën me SHBA-në, ministri danez: Pushtimi i ishullit nuk do ndodhë

Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen ka deklaruar se “mosmarrëveshja themelore” mbetet pas bisedimeve “të sinqerta” në Shtëpinë e Bardhë për Groenlandën.

Ai mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Groenlandës, ku mes të tjerash deklaroi se qëllimi ishte të gjendej një rrugë e përbashkët për sigurinë në Arktik.

Rasmussen thotë se është e qartë se Trump ka dëshirën për të “pushtuar” Groenlandën, por se ai beson se takimi ka arritur të “ndryshojë qëndrimin amerikan”.

“E bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të Groenlandës”, thotë ai.

“Danimarka është padyshim në anën e duhur të historisë”, shtoi ai.

Para konferencës për shtyp, Danimarka tha se do të “zgjerojë” praninë e saj ushtarake në Groenlandë në “bashkëpunim të ngushtë me aleatët”.

Më parë, Presidenti Donald Trump këmbënguli përsëri se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për “siguri kombëtare” dhe paralajmëroi për kërcënime nga Rusia dhe Kina.

Kërkesat e Trump për të marrë kontrollin e ishullit janë refuzuar nga udhëheqësit e Groenlandës dhe Danimarka, anëtare e NATO-s, nga e cila ishulli është një territor gjysmë-autonom.

The post Bisedimet për Groenlandën me SHBA-në, ministri danez: Pushtimi i ishullit nuk do ndodhë appeared first on Gazeta Si.

Britania tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Mbretëria e Bashkuar ka tërhequr personelin ushtarak nga një bazë amerikane në Katar.

Kjo vjen pasi Donald Trump u tha protestuesve në Iran se “ndihma është duke ardhur” dhe premtoi “veprime shumë të forta” nëse qeveria në Teheran vazhdon me ekzekutimet e planifikuara.

Irani ka thënë vazhdimisht se do të hakmerret kundër vendeve ushtarake amerikane në rajon nëse Amerika sulmon.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, më shumë se 2,400 demonstrues antiqeveritarë janë vrarë gjatë shtypjes së protestave nga autoritetet iraniane. Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në SHBA, ka konfirmuar vrasjen e 2,403 protestuesve, përfshirë 12 fëmijë, si dhe arrestimin e mbi 18,400 personave.

The post Britania tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar appeared first on Gazeta Si.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike: Gati për një përgjigje të fortë ndaj SHBA dhe Izraelit

Irani është i gatshëm të përgjigjet “me vendime” ndaj armiqve të tij, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, deklaroi komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Ai akuzoi udhëheqësit e tyre se qëndrojnë pas protestave që kanë tronditur Republikën Islamike.

“Gardat janë në gatishmëri maksimale për t’u përgjigjur ndaj gabimeve të llogaritjes së armikut”, tha komandanti Mohammad Pakpour në një komunikatë të cituar nga televizioni shtetëror, duke akuzuar presidentin amerikan Donald Trump dhe kryeministrin izraelit si “vrasës të rinisë iraniane”.

Televizioni shtetëror iranian gjithashtu ka kërcënuar Trump, duke publikuar foton e plagosur në vesh: Këtë herë plumbi nuk do të dështojë!

Televizioni shtetëror iranian transmetoi pamjet e presidentit të SHBA Donald Trump pas atentatit që iu bë në Pensilvani ku u qëllua me plumb në vesh, duke lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë.

The post Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike: Gati për një përgjigje të fortë ndaj SHBA dhe Izraelit appeared first on Gazeta Si.

Mijëra të vrarë pas protestave në Iran, Reuters: SHBA do të ndërhyjë brenda 24 orëve

Dy zyrtarë europianë kanë thënë për Reuters se ndërhyrja ushtarake amerikane në Iran mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme.

Një zyrtar izraelit tha gjithashtu se dukej se Trump kishte vendosur të ndërhynte, megjithëse fushëveprimi dhe koha mbetën të paqarta.

Shtetet e Bashkuara po tërheqin një pjesë të personelit nga bazat në Lindjen e Mesme, tha një zyrtar amerikan të mërkurën, pasi një zyrtar i lartë iranian tha se Teherani kishte paralajmëruar fqinjët se do të godiste bazat amerikane nëse Uashingtoni sulmon.

Me udhëheqjen e Iranit që përpiqet të shuajë trazirat më të këqija të brendshme me të cilat është përballur ndonjëherë Republika Islamike, Teherani po kërkon të pengojë kërcënimet e përsëritura të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ndërhyrë në emër të protestuesve antiqeveritarë.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara po tërhiqnin disa personel nga bazat kryesore në rajon si një masë paraprake, duke pasur parasysh tensionet e larta rajonale.

Britania gjithashtu po tërheq personelin nga një bazë ajrore në Katar përpara sulmeve të mundshme të SHBA-së. Ministria britanike e mbrojtjes nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm.

“Të gjitha sinjalet tregojnë se një sulm i SHBA-së është i afërt, por kjo është edhe mënyra se si sillet kjo administratë për t’i mbajtur të gjithë në gatishmëri. Paparashikueshmëria është pjesë e strategjisë”, tha një zyrtar ushtarak perëndimor për Reuters të mërkurën.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë në mbështetje të protestuesve në Iran, ku mijëra njerëz janë raportuar të vrarë në një shtypje të trazirave kundër sundimit klerikal.

The post Mijëra të vrarë pas protestave në Iran, Reuters: SHBA do të ndërhyjë brenda 24 orëve appeared first on Gazeta Si.

‘Pandorogate’, Chiara Ferragni shpallet e pafajshme

Influencerja italiane, Chiara Ferragni është shpallur e pafajshme në çështjet e njohura si “Pandoro Pink Christmas” dhe vezët e Pashkëve, të cilat kanë shkaktuar debat të gjerë publik në Itali.

Vendimi u mor nga gjyqtari i seksionit të tretë penal të Gjykatës së Milanos, Ilio Mannucci Pacini, i cili nuk pranoi akuzën për mashtrim të rënduar ndaj Ferragni-it, raporton media italiane Ansa.

Ferragni akuzohej se kishte publikuar në rrjetet sociale mesazhe potencialisht mashtruese, duke lënë të kuptohej se një pjesë e të ardhurave nga shitja e produkteve do të përdorej për qëllime bamirësie. Megjithatë, gjykata nuk e njohu rrethanën rënduese të “mbrojtjes së kufizuar” të konsumatorëve online, element kyç që do ta bënte veprën penale të ndiqej edhe pa kallëzim.

Si pasojë, duke qenë se shoqata e konsumatorëve Codacons kishte tërhequr kallëzimin rreth një vit më parë pas një marrëveshjeje dëmshpërblyese me influenceren, gjyqtari vendosi pushimin e çështjes për shkak të shuarjes së veprës penale, e riformuluar si mashtrim i thjeshtë.

The post ‘Pandorogate’, Chiara Ferragni shpallet e pafajshme appeared first on Gazeta Si.

SHBA pezullon vizat për Shqipërinë, CNN: Nuk preken vizat turistike dhe studentore

Pas pezullimit të lotarisë amerikane, DASH ka lajmëruar ndalimin e dhënies së vizave nga 21 janari për Shqipërinë.

Administrata Trump po pezullon të gjithë përpunimin e vizave për vizitorët nga 75 vende, përfshirë Shqipërinë. Kështu ka raportuar këtë të mërkurë Fox News duke cituar një dokument nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.

Kosova, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Somalia, Rusia, Irani, Afganistani, Brazili, Nigeria, Tajlanda janë ndër vendet e prekura, sipas raportit.

Sipas CNN, pezullimi vlen për vizat e emigrantëve, të tilla si ato për punësim ose për t’u bashkuar me familjen në SHBA. Pezullimi nuk vlen për vizat studentore dhe turistike, dhe si i tillë nuk do të zbatohet për ata që kërkojnë të udhëtojnë për në Kupën e Botës në SHBA këtë verë.

“Departamenti i Shtetit do t’i bëjë pauzë shqyrtimit të vizave për emigrantë nga 75 shtete, emigrantët të cilët marrin ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, shkroi Departamenti amerikan i Shtetit në X.

Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Tommy Pigott deklaroi se “Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po i jep fund abuzimit të sistemit të emigrimit të Amerikës nga ata që synojnë të pasurohen nga populli amerikan”.

Pezullimi vjen në mes të një goditjeje të gjerë ndaj emigracionit të ndjekur nga presidenti republikan i SHBA-ve, Donald Trump, që kur mori detyrën janarin e kaluar.

Në nëntor, Trump kishte premtuar të “pezullonte përgjithmonë” migracionin pas një të shtëne pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një pjesëtar të Gardës Kombëtare.

Në komunikatën e dërguar në përfaqësitë diplomatike në mbarë botën udhëzoheshin zyrtarët konsullorë të zbatonin rregulla të reja gjithëpërfshirëse të kontrollit sipas të ashtuquajturit dispozitë “public charge” të ligjit të emigracionit.

Udhëzimi i kërkon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat për aplikantët që vlerësohen se ka gjasa të mbështeten në përfitime publike, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë faktorësh, përfshirë shëndetin, moshën, njohuritë e gjuhës angleze, gjendjen financiare dhe madje edhe nevojën e mundshme për kujdes mjekësor afatgjatë.

Aplikantët më të moshuar ose mbipeshë mund të refuzohen, ashtu si edhe ata që kanë pasur ndonjë përdorim të mëparshëm të ndihmës financiare shtetërore ose janë institucionalizuar.

Lista e plotë e vendeve për qytetarët e të cilëve pezullohet dhënia e vizave amerikane:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbaixhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje-Hercegovinë, Brazil, Burma, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbërt, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Fixhi, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Iran, Irak, Xhamaika, Jordani, Kazakhstan, Kosova, Kuvajt, Kyrgyzstan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedonia e Veriut, Moldova, Mongolia, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeria, Pakistan, Republika e Kongos, Rusia, Ruanda, Saint Kits dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent dhe Grenadines, Senegal, Sierra Leone, Somalia, Sudani Jugor, Sudan, Siria, Tanzania, Tailanda, Togo, Tunizia, Uganda, Uruguaj, Uzbekistan and Jemen.

The post SHBA pezullon vizat për Shqipërinë, CNN: Nuk preken vizat turistike dhe studentore appeared first on Gazeta Si.

Do ia besonit prerjen e flokëve një makine qethëse IA?

Prerjet e këqija të flokëve mund të mbeten një problem i së shkuarës, me shpikjen e makinës së qethjes që punon me IA.

E zbuluar në Panairin e Elektronikës (CES) në Las Vegas, GLYDE ËSHTË ‘makina e parë inteligjente e prerjes së flokëve në botë’.

Për sa kohë që dikush është i gatshëm t’i besojë flokët një algoritmi, GLYDE mund të bëjë një prerje të plotë në më pak se 10 minuta.

Për të bërë një prerje të re flokësh, përdoruesit së pari zgjedhin stilin e tyre të zgjedhur nga aplikacioni në telefonin e tyre.

Pastaj, dikush thjesht mund ta kalojë makinën e prerjes mbi kokën e tyre ndërsa pajisja rregullon automatikisht thellësinë e prerjes.

Tehet lëvizin automatikisht në mënyrë që prerjet komplekse të mund të bëhen me një kalim të vetëm, pa asnjë përvojë ose aftësi.

The post Do ia besonit prerjen e flokëve një makine qethëse IA? appeared first on Gazeta Si.

Gjirokastër/ Vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

Nga Gazeta Si- Një konflikt në familje ka përfunduar me rrëmbimin dhe dhunimin e një 30-vjeçareje nga xhaxhai dhe vëllai i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ndërsa Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se ka nisur procedimin penal ndaj 3 autorëve të dyshuar dhe një personi tjetër që ka qenë në dijeni të ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake dhe rrëfimit të vetë të dëmtuarës, pasi ka debatuar ashpër me ta, i vëllai A.A., 34 vjeç dhe xhaxhai S.A., 53 vjeç, së bashku me E.M., 51 vjeç e kanë marrë me forcë në makinë dhe më pas e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar.

Gjithashtu policia ka nisur procedim penal edhe për L.L., 43 vjeç pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastin por nuk ka kallëzuar në polici.

The post Gjirokastër/ Vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren appeared first on Gazeta Si.

Dyshohet se konsumoi fotoksinë, 34-vjeçari humb jetën në spital

Një 34-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një spital në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e tij, në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, E. M., 34 vjeç, është transportuar për ndihmë mjekësore nga Lezha në spitalin e Tiranës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë pasojave të helmimit.

The post Dyshohet se konsumoi fotoksinë, 34-vjeçari humb jetën në spital appeared first on Gazeta Si.

❌