❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Bllokadat janĂ« inekzistente”, Kurti thotĂ« se shumĂ« shpejt do ta formojĂ« Kuvendin dhe qeverinĂ«

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është i qartë dhe se tashmë pengesat për konstituimin e kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë qartësuar skenën politike në Kosovë.

Me njĂ« fitore tĂ« thellĂ« tĂ« VetĂ«vendosjes, pritjet janĂ« qĂ« Kuvendi dhe Qeveria e re tĂ« formohen pa vonesa, pasi – siç u tha – “bllokadat janĂ« inekzistente”.

Këtë e ka thënë edhe sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tregoi se rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit është i qartë, dhe se tashmë pengesat për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë janë inekzistente.

“Nuk kam ndonjĂ« gjĂ« tĂ« re pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« rezultati Ă«shtĂ« mĂ« i qartĂ« se asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ«. Ne kemi pritur se do ta tejkalojmĂ« rezultatin e 9 shkurtit por duket se po e tejkalojmĂ« edhe rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimi nĂ« formimin e Kuvendit dhe pengesat pĂ«r formim tĂ« qeverisĂ« sĂ« re tashmĂ« janĂ« inekzistente”,

Ai ka treguar se shumë shpejt do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka deklaruar se do të kandidojë edhe për një mandat si presidente e vendit, e për këtë Kurti tha se së pari do të presin konstituimin e Kuvendit dhe më pas do të ecin tutje.

“Ne sĂ« pari do tĂ« presim qĂ« tĂ« certifikohen rezultatet duhet te konstituohet Kuvendi tĂ« shohim pĂ«rbĂ«rjen e legjislaturĂ«s sĂ« re dhe me pastaj tĂ« ecim tutje. Por, ashtu siç kam thĂ«nĂ« sot Ă«shtĂ« dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet tĂ« bisedojmĂ« bashkĂ« pĂ«r rrugĂ«n pĂ«rpara. Keni parasysh njĂ«herĂ« Ă«shtĂ« konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisĂ« dhe vetĂ«m mĂ« pas Ă«shtĂ« zgjedhja e presidentes”.

Më 28 dhjetor në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku e para u rendit Lëvizja Vetëvendosje me 49.3%.

Deri tani janë numëruar votat për kandidatë për deputetë në 69.03 për qind të vendvotimeve. Po ashtu janë verifikuar edhe votat për subjektet politike në këto vendvotime.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 48.40 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.54 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.50 për qind.

NdĂ«rsa nga dhjetĂ« mĂ« tĂ« votuarit, nĂ«ntĂ« vijnĂ« nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje. Albin Kurti (240,466 vota), Glauk Konjufca (187,440), Albulena Haxhiu (98,215), Hekuran Murati (97,280), Donika GĂ«rvalla-Schwarz (87,381), Xhelal Sveçla (78,085), Hajrulla Çeku (71,153), Avni Dehari (71,153), Mimoza Kusari Lila (59,241 vota).

E nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie Bedri Hamza me 109 mijë e 900 vota. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk gjendet në Top 10.

Sipas tĂ« dhĂ«nave paraprake, LVV-ja do t’i ketĂ« 56 ulĂ«se nĂ« Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

 

The post “Bllokadat janĂ« inekzistente”, Kurti thotĂ« se shumĂ« shpejt do ta formojĂ« Kuvendin dhe qeverinĂ« appeared first on Revista Monitor.

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllën vitin 2025 në nivele minimale. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, në ankandin e fundit të këtij viti yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore rezultoi 2.44%, po aq sa në ankandin e mëparshëm, që ishte një zhvilluar një javë më parë.

Në ankandin e fundit të 2025 kërkesa rezultoi disi më e ulët krahasuar me ankandet e mëparshme, me 6.65 miliardë lekë, nga 6.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave. Megjithatë, në fund Ministria e Financave vendosi të pranojë kërkesa për shumën 6.15 miliardë lekë. Kjo mund të lidhet me nevojën e pakët për hua, duke pasur parasysh se deri në fund të muajit nëntor buxheti ishte në suficit të bollshëm dhe me shumë të ngjarë programi i planifikuar i shpenzimeve nuk do të realizohet dot i tëri për këtë vit.

Yield-et e bonove të thesarit e mbyllën vitin 2025 poshtë nivelit të normës bazë të interesit, duke konfirmuar në vijimësi një ecuri të normave të ulëta gjatë gjithë këtij viti. Yield-i i bonove është në rënie edhe krahasuar me një vit më parë. Yield-et e bonove 12-mujore e kishin mbyllur vitin 2024 në nivelin 2.76%, edhe në atë rast shumë afër normës bazë të interesit.

Yield-et e ulëta mund të shpjegohen me disa faktorë, duke filluar nga gjendja e mirë e likuiditetit, kërkesa në rënie e qeverisë për financim në tregun e brendshëm dhe primet më të ulëta të rrezikut, të lidhura me uljen e borxhit publik dhe përmirësimin e vlerësimit të kreditit të qeverisë nga agjencitë e specializuara.

Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi ecurinë e bonove të thesarit, yield-et e ulëta të tyre ndikojnë edhe nivele të ulëta të normave të interesit të kredive.

Statistikat tregojnë se edhe këtë vit kredia po rritet me ritme të shpejta, pavarësisht masave të Bankës së Shqipërisë, që ka rritur më tej këtë vit kërkesën për kapital ndaj bankave, ndërsa paralelisht ka vendosur edhe disa masa kufizuese në huadhënien për blerje banesash nga indivdët.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, për tremujorin e parë 2026 huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithëse huamarrje në tremujorin e parë 2026 pritet të rritet lehtë, në tërësi për gjithë vitin 2026 ajo parashikohet të ketë një vlerë më të ulët krahasuar me një vit më parë.

Sipas buxhetit tĂ« vitit 2026, vlera e pĂ«rgjithshme e huamarrjes sĂ« re tĂ« parashikuar pĂ«r t’u financuar nĂ« tregun e brendshĂ«m Ă«shtĂ« 45 miliardĂ« lekĂ«, vlerĂ« kjo 10% mĂ« e ulĂ«t krahasuar me atĂ« tĂ« parashikuar nĂ« buxhetin e vitit 2025. / E.Shehu

The post Yield-et e bonove të thesarit e mbyllin vitin 2025 në nivele minimale appeared first on Revista Monitor.

Auditimi, kryeqyteti zero impiante për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

Tirana është kryeqytet ku jetojnë 800 mijë banorë dhe nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujërave të ndotura. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet tek lumi i Lanës konstaton se ujërat e ndotura vijojnë të derdhen në këtë lumë dhe tek ai i Tiranës.

KLSH argumenton se procesi i trajtimit mjedisor tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura sipas ligjit “PĂ«r trajtimin e ujĂ«rave tĂ« ndotura”  synon, ndĂ«r tĂ« tjera, trajtimin e ujĂ«rave tĂ« ndotura nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« mĂ«parshme, qĂ« tĂ« mos pengojĂ« pĂ«rpunimin dhe pĂ«rdorimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura, pakĂ«simin sa mĂ« shumĂ« tĂ« lĂ«vizjes sĂ« lirĂ« tĂ« ujĂ«rave tĂ« ndotura dhe trajtimin sa mĂ« pranĂ« burimit dhe nĂ« impiantin mĂ« tĂ« afĂ«rt, si dhe parandalimin e ndotjes sĂ« mjedisit prej ujĂ«rave tĂ« ndotura dhe kufizimin e ndikimit kur ajo ndodh. Edhe pse nĂ« ligj kjo Ă«shtĂ« e qartĂ«, nĂ« praktikĂ« nĂ« TiranĂ« kjo nuk aplikohet kĂ«shtu.

“UjĂ«rat urbane tĂ« kryeqytetit, ku sipas INSTAT-it jetojnĂ« rreth 800 mijĂ« banorĂ«, vazhdojnĂ« tĂ« derdhĂ«n nĂ« lumenj pa asnjĂ« trajtim duke shndĂ«rruar Lumin e TiranĂ«s dhe atĂ« LanĂ«s, sipas raporteve tĂ« institucioneve shtetĂ«rore, ndĂ«r zonat mĂ« tĂ« ndotura tĂ« vendit” vlerĂ«son auditimi.

Në fakt Tirana do të kishte tashmë një impiant që ishte planifikuar të ndërtohej në Kashar por ky projekt përfundoi në Arbitrazh ku kompania që fitoi të drejtën e zbatimit çoi shtetin shqiptar për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës. Deri në atë moment kompania kishte kryer 68 për qind të punëve të parashikuara në kontratë me një vlerë 56 milionë euro. Pas çështjes në Arbitrazhin e Londrës kompania do të fitonte diçka që ka efekt dy herë negativ për shtetin shqiptar. Në njërën anë kostot e mirëmbajtjes së një impianti ende të papërfunduar janë rritur ndërkohë që detyrimi që duhet të paguhet së bashku me interesat për vendimin e arbitrazhit vijon të rritet.

“NdĂ«rprerja e kontratĂ«s sĂ« zbatimit tĂ« punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e ITUN Kashar dhe pĂ«rmirĂ«simin e sistemit tĂ« kanalizimeve nĂ« qytetin e TiranĂ«s, u vlerĂ«sua nga Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare e Arbitrazhit (ICC) nĂ« LondĂ«r si e njĂ«anshme dhe e kundĂ«rligjshme, duke arsyetuar se Ă«shtĂ« shkelur marrĂ«veshja e financimit dhe kushtet e kontratĂ«s, duke caktuar nĂ« ngarkim tĂ« palĂ«s sĂ« paditur MIE dhe AKUK njĂ« vlerĂ« prej afĂ«rsisht 13.5 milionĂ« Euro. Kostot financiare deri nĂ« maturimin dhe shlyerjen e plotĂ« tĂ« detyrimeve, do tĂ« rriten edhe nga aplikimi i interesave vjetore, tĂ« pĂ«rllogaritura nĂ« nivelin 3% tĂ« normĂ«s sĂ« skontimit tĂ« BankĂ«s pĂ«rkatĂ«se mbi shumĂ«n e principalit tĂ« detyrimit tĂ« pashlyer. Nga auditimi rezultoi se, deri nĂ« datĂ«n 30.04.2025, ky vendim nuk ka qenĂ« nĂ« proces njohje/ nuk Ă«shtĂ« njohur nga Gjykata e Apelit, pĂ«r tĂ« marrĂ« fuqi juridike” thuhet nĂ« auditim.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, ende i papërfunduar është parashikuar për të kryer një nivel trajtimi sekondar (për kapacitetin 350,000 p.e) për fazën e parë dhe terciar në nivelin përfundimtar të trajtimit (për kapacitetin 681,680. Ai u financuar me një hua nga qeveria e Japonisë./ N.Maho

The post Auditimi, kryeqyteti zero impiante për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë appeared first on Revista Monitor.

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

GjatĂ« periudhĂ«s janar–nĂ«ntor 2025 Ă«shtĂ« rritur si prodhimi ashtu edhe importi i pijeve alkoolike. MegjithatĂ«, sipas prodhuesve vendas tĂ« pijeve alkoolike dhe drejtuesve tĂ« bareve nĂ« TiranĂ«, peshĂ«n kryesore tĂ« konsumit e mban turizmi.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Doganave, pĂ«r muajt janar–nĂ«ntor 2025 nga kompanitĂ« vendase Ă«shtĂ« prodhuar njĂ« sasi prej 315,8 mijĂ« litrash pije alkoolike. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m, prodhimi Ă«shtĂ« rritur me 27%. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« raport me periudhĂ«n para pandemisĂ« sĂ« Covid-19, prodhimi Ă«shtĂ« 48,4% mĂ« i ulĂ«t.

Sipas drejtuesve të bareve në Tiranë, pas pandemisë së Covid-19 mënyra e argëtimit dhe zakonet e konsumit të pijeve alkoolike në jetën e natës kanë pësuar ndryshime të ndjeshme.

Redi, themelues dhe banakier i “Radio Bar Tirana” nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut, thotĂ« se aktualisht kĂ«rkesa pĂ«r pije alkoolike, si pĂ«r grupmoshĂ«n 20–30 vjeç ashtu edhe pĂ«r moshat mbi 40 vjeç, ka rĂ«nĂ« me 30–40% krahasuar me periudhĂ«n para pandemisĂ« sĂ« Covid-19.

“NĂ«se nuk do tĂ« kishte turizĂ«m, industria jonĂ« do tĂ« falimentonte. Me tĂ« rinj qĂ« nuk konsumojnĂ« alkool si brezat e mĂ«parshĂ«m, me rĂ«nie tĂ« fuqisĂ« blerĂ«se pĂ«r shkak tĂ« vĂ«shtirĂ«sive ekonomike dhe me emigrimin e tĂ« rinjve, vetĂ«m kĂ«rkesa e vendasve nuk do tĂ« mjaftonte pĂ«r tĂ« mbajtur baret dhe klubet nĂ« TiranĂ«.

Kjo vĂ«rehet edhe nĂ« ndryshimin e frekuentimit. NĂ«se mĂ« parĂ« periudha tetor–mars ishte periudha e “boom”-it pĂ«r klubet e natĂ«s, tashmĂ« nga nĂ«ntori deri nĂ« mars ato mbahen kryesisht nga frekuentimi i turistĂ«ve,” shprehet ai.

Se turistët mbajnë peshën kryesore të konsumit të pijeve alkoolike, e pohojnë edhe prodhuesit vendas.

Denis Zhilla, drejtor i pĂ«rgjithshĂ«m i kantinĂ«s sĂ« pijeve alkoolike “Gjergj Kastrioti SkĂ«nderbeu”, thotĂ« se rreth 50% e konsumit total mbĂ«shtetet nga turistĂ«t. Sipas tij, pijet mĂ« tĂ« preferuara janĂ« konjaku dhe rakia prodhim tradicional vendas, ndĂ«rsa vera, kryesisht e bardhĂ«, preferohet mĂ« shumĂ« nga moshat e reja.

Rritja e akcizës për pijet alkoolike nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative te prodhimi vendas. Prodhuesit vendas pohojnë se detyrimi për akcizës zë 40% të vlerës për një shishe alkool 700 ml të prodhuar.

Me hyrjen nĂ« fuqi tĂ« ndryshimeve nĂ« ligjin “PĂ«r akcizat” nga 1 janari 2023 u unifikua edhe akciza e pijeve tĂ« forta alkoolike me nivel tarife 84,500 lekĂ« pĂ«r HL alkool. Para ndryshimeve pĂ«r prodhuesit vendas dhe tĂ« huaj deri nĂ« 20,000 hl/vit akciza ishte 65,000 lekĂ« pĂ«r Hl. PĂ«r fashĂ«n prodhuese mbi 20,000 hl/vit akciza ishte 84,500 lekĂ« pĂ«r Hl.

Prodhuesit vendas në janar 2023 për shkak të ndryshimit të akcizës shtrenjtuan çmimeve e pijeve alkoolike deri 20%. Shtrenjtimi i çmimeve solli rënie konsumi, duke detyruar prodhuesit të pakësojnë prodhimin.

Ndërsa importi i pijeve alkoolike, si  Wisky, Xhin, Vodka, Uzo, Tekila, Konjak për periudhën  janar-nëntor 2025 sipas të dhënave të Doganave është rritur 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në raport me periudhën para pandemisë së Covid 19 importet e pijeve alkoolike janë rritur rreth 87%.

Përfaqësuesit e kompanive importuese pohuan se zgjerimi i kërkesës ndikohet nga turizmi, pasi pijet alkoolike konsumohen më tepër në bare dhe restorante./ D.Azo

Burimi: Doganat

Burimi: Doganat

The post Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet appeared first on Revista Monitor.

Urimi që në vitin 2026 të shohim pak dritë në fund të tunelit!

Historia tregon se kur dobësohen mekanizmat e besimit dhe mungon një alternativë serioze politike e institucionale, hapësira mbushet me pasiguri dhe kaos


 

EDITORIAL / 2025-a po mbyllet si një vit i mbushur me zhvillime të shumta, shpesh kontradiktore, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.

Shqipëria arriti të mbajë ritme rritjeje ekonomike rreth 3.5%, një shifër që në pamje të parë jep ndjesinë e stabilitetit. Por, si edhe në vitin 2024, struktura e kësaj rritjeje ngre më shumë pikëpyetje sesa siguri për të ardhmen.

Një pjesë e konsiderueshme e ecurisë ekonomike u mbështet sërish nga administrata publike, përmes rritjes së pagave, taksave dhe subvencioneve, duke e bërë qeverinë një nga motorët kryesorë të ekonomisë.

Në të njëjtën kohë, dy sektorët që kishin udhëhequr rritjen në vitet e fundit, ndërtimi dhe tregtia e akomodim-ushqimit, e nxitur nga turizmi, shfaqën shenja të qarta ngadalësimi, duke sinjalizuar se modeli aktual i rritjes po i afrohet kufijve të tij.

Në planin politik, 2025-a ishte gjithashtu një vit i ngarkuar. Zhvillimet elektorale, të shoqëruara me debate dhe kontestime, nuk krijuan domosdoshmërisht klimën e qetësisë dhe parashikueshmërisë që kërkojnë ekonomia dhe biznesi.

Pa hyrë në analiza partiake, mbetet fakti se stabiliteti politik është një element kyç për besimin e investitorëve dhe për vendimmarrjen afatgjatë, dhe çdo paqartësi në këtë drejtim reflektohet drejtpërdrejt në klimën ekonomike.

Paralelisht, viti u shënua nga një intensifikim i dukshëm i veprimtarisë së organeve të drejtësisë. Reforma në drejtësi, e cila për vite me radhë ka qenë më shumë një koncept sesa një realitet i prekshëm për qytetarët dhe bizneset, nisi më në fund të prodhojë rezultate konkrete.

Megjithatë, këto zhvillime nxorën në pah edhe një realitet shqetësues: përmasat e problemeve të akumuluara në qeverisje, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, rezultuan më të thella nga sa perceptohej më parë.

Rastet e bëra publike për favorizime në tendera, keqmenaxhim apo abuzim me fondet publike dhe mungesë transparence dëmtuan rëndë besimin qytetar dhe përforcuan ndjesinë se standardet e qeverisjes kanë pësuar erozion serioz.

Ky kontrast shpjegon edhe një paradoks që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: pavarësisht rritjes së pagave dhe përmirësimeve të pjesshme në standardin e jetesës, emigracioni nuk po njeh ndalim.

Përkundrazi, gjithnjë e më shumë shqiptarë, veçanërisht të rinj dhe profesionistë, e shohin largimin nga vendi si opsionin kryesor për të ardhmen e tyre. Ky është një sinjal i fortë se besimi tek institucionet, te perspektiva afatgjatë dhe te barazia e mundësive mbetet i brishtë.

Në një situatë të tillë, rreziku më i madh nuk është thjesht stanjacioni ekonomik, por destabilizimi. Historia tregon se kur dobësohen mekanizmat e besimit dhe mungon një alternativë serioze politike e institucionale, hapësira mbushet me pasiguri dhe kaos.

PĂ«r njĂ« vend si ShqipĂ«ria, qĂ« vitet e fundit ka ndĂ«rtuar njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« rritjes sĂ« tij mbi turizmin dhe imazhin e stabilitetit, çdo lĂ«kundje e fortĂ« politike apo institucionale do tĂ« kishte pasoja tĂ« ndjeshme dhe afatgjata, tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« kohĂ« pĂ«r t’u rikuperuar.

Këto problematika nuk janë vetëm çështje debati publik; ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. Ato frenojnë investimet serioze, shtrembërojnë konkurrencën, dobësojnë besimin e bizneseve dhe qytetarëve dhe krijojnë një mjedis ku vendimmarrja afatgjatë bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Në këtë kontekst, rritja ekonomike e mbështetur kryesisht në shpenzime publike dhe sektorë ciklikë, nuk mjafton për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm.

Një tjetër fenomen që u bë gjithnjë e më i dukshëm gjatë vitit është paralizimi gradual i administratës qendrore, si në planin fizik, ashtu edhe në atë virtual.

Qytetarët dhe bizneset po përballen gjithnjë e më shpesh me një administratë që nuk përgjigjet, nuk komunikon dhe nuk ofron zgjidhje sipas logjikës së ligjit.

Portale digjitale që premtojnë lehtësi kanë zëvendësuar sportelet, por jo domosdoshmërisht shërbimin, ndërsa ndërprerjet e shpeshta të sistemeve kanë kthyer procese të thjeshta në pengesa reale për aktivitetin ekonomik.

Në fundvit, zakonisht flitet për shpresë dhe pritshmëri pozitive. Thuhet se shpresa vdes e fundit. Por pas gjithë këtyre zhvillimeve, ndjesia është se ajo po vihet në provë si rrallëherë më parë.

Ndoshta, më shumë se premtime të mëdha, 2026-a ka nevojë për një gjë themelore: vullnet real për të ndalur përkeqësimin dhe për të rikthyer besimin.

Që, në fund të tunelit, të mund të shohim, të paktën, një fije dritë.

 

The post Urimi që në vitin 2026 të shohim pak dritë në fund të tunelit! appeared first on Revista Monitor.

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën e bollshme.

Menuja klasike përfshin sallata të ndryshme, mishra, gjeli apo pula deti me përshesh, ëmbëlsira tradicionale dhe pije alkoolike e joalkoolike. Megjithatë, përgatitja e kësaj darke në shtëpi kërkon një angazhim financiar gjithnjë e më të ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në periudhën e fundvitit.

Sipas njĂ« vlerĂ«simi mesatar tĂ« tregut, njĂ« familje prej katĂ«r anĂ«tarĂ«sh shpenzon rreth 19,000–20,000 lekĂ« vetĂ«m pĂ«r pĂ«rbĂ«rĂ«sit kryesorĂ« tĂ« darkĂ«s festive. NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e kĂ«tij buxheti shkon pĂ«r sallatat tradicionale, tĂ« cilat pĂ«rfshijnĂ« produkte bazĂ« si perime tĂ« freskĂ«ta, majonezĂ«, vaj, vezĂ« dhe produkte tĂ« konservuara, me njĂ« kosto qĂ« mund tĂ« arrijĂ« rreth 2,000 lekĂ«. Edhe pse duken shpenzime tĂ« vogla nĂ« dukje, rritja e çmimeve tĂ« perimeve dhe vajit ushqimor i ka bĂ«rĂ« sallatat mĂ« tĂ« kushtueshme krahasuar me vitet e kaluara.

Një tjetër zë i rëndësishëm janë mishrat dhe produktet e bulmetit. Përfshirja e mishit të viçit ose të derrit, sallameve, proshutës dhe djathërave për tryezën festive përkthehet në një shpenzim mesatar prej 3,300 lekësh, një nivel që reflekton rritjen e vazhdueshme të çmimeve të mishit dhe produkteve të përpunuara. Familjet që zgjedhin produkte vendase arrijnë të ulin disi koston, ndërsa ato që preferojnë produkte të importuara përballen me çmime ndjeshëm më të larta.

ZĂ«ri mĂ« i kushtueshĂ«m i darkĂ«s tradicionale mbetet gjeldeti i detit dhe pĂ«rsheshi, qĂ« konsiderohet pjata simbol e Vitit tĂ« Ri. Çmimi i gjeldetit, sidomos nĂ« ditĂ«t e fundit tĂ« dhjetorit, pĂ«son rritje pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« lartĂ«, duke bĂ«rĂ« qĂ« sĂ« bashku me pĂ«rbĂ«rĂ«sit e pĂ«rsheshit, kostoja tĂ« arrijĂ« rreth 7,500 lekĂ«. PĂ«r familjet qĂ« zgjedhin gjeldeti vendas apo alternativat e mishit tĂ« importuar, kjo shifĂ«r mund tĂ« ndryshojĂ«, por mbetet gjithsesi pesha kryesore nĂ« buxhetin e darkĂ«s.

Edhe ëmbëlsirat zënë një vend të rëndësishëm në tryezën festive. Bakllavaja, e përgatitur në shtëpi ose e blerë në pastiçeri, së bashku me ëmbëlsira të tjera tradicionale, kërkon një shpenzim prej rreth 3,000 lekësh. Rritja e çmimeve të arrave, sheqerit dhe gjalpit ka ndikuar drejtpërdrejt në koston e kësaj pjese të menusë, duke e bërë më të shtrenjtë krahasuar me vitet e mëparshme.

Në fund, pijet përbëjnë një tjetër zë të rëndësishëm të shpenzimeve. Vera, rakia, pijet freskuese dhe lëngjet për fëmijët arrijnë mesatarisht rreth 3,500 lekë, në varësi të markës dhe origjinës. Familjet që zgjedhin pije të importuara ose sasi më të mëdha, veçanërisht për pritjen e miqve, përballen me një rritje të mëtejshme të kostos totale.

NĂ« tĂ«rĂ«si, shuma prej 19,000–20,000 lekĂ«sh pĂ«rfaqĂ«son njĂ« vlerĂ«sim mesatar dhe minimal pĂ«r njĂ« darkĂ« tradicionale nĂ« shtĂ«pi. NĂ«se tryeza pasurohet me ushqime mĂ« tĂ« shtrenjta, si peshku detar, frutat e detit apo pijet premium tĂ« importuara, kostoja mund tĂ« rritet ndjeshĂ«m, duke e bĂ«rĂ« darkĂ«n e Vitit tĂ« Ri njĂ« barrĂ« reale pĂ«r buxhetin e shumĂ« familjeve shqiptare. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, festimi nĂ« shtĂ«pi mbetet zgjedhja mĂ« ekonomike krahasuar me restorantet, por gjithsesi kĂ«rkon planifikim tĂ« kujdesshĂ«m financiar.

 

Sallata e antipasta – rreth 2,000 lekĂ«

Mishra tĂ« ndryshĂ«m (viçi, sallam, djathĂ«) – rreth 3,300 lekĂ«

Gjeldeti dhe pĂ«rsheshi – rreth 7,500 lekĂ«

Bakllava dhe Ă«mbĂ«lsira – rreth 3,000 lekĂ«

Pijet (verĂ«, raki, lĂ«ngje) – rreth 3,500 lekĂ«

 

Shpenzimet në restorante

Për një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve, festimi i natës së Vitit të Ri në restorant është kthyer në një alternativë gjithnjë e më të preferuar, veçanërisht në qytetet e mëdha. Kjo zgjedhje lidhet jo vetëm me dëshirën për të shmangur angazhimin dhe stresin e përgatitjeve në shtëpi, por edhe me ofertën e gjerë të argëtimit që restorantet ofrojnë gjatë natës festive. Megjithatë, ky komoditet vjen me një kosto dukshëm më të lartë, duke e bërë festimin jashtë shtëpisë një barrë të ndjeshme për buxhetin familjar.

Në ditët e zakonshme, një restorant standard i nivelit të mesëm në Shqipëri ofron një darkë për dy persona, me antipastë, pjatë kryesore dhe ëmbëlsirë, me një kosto që varion nga 4,000 deri në 8,000 lekë, në varësi të menusë dhe vendndodhjes së lokalit. Këto çmime përfaqësojnë mesataren e tregut dhe janë relativisht të përballueshme për një dalje sporadike. Megjithatë, gjatë natës së Vitit të Ri, këto tarifa ndryshojnë ndjeshëm, pasi restorantet aplikojnë çmime speciale festive për shkak të kërkesës së lartë dhe shërbimeve shtesë që ofrohen.

NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, shumica e restoranteve funksionojnĂ« me paketa tĂ« mbyllura feste, ku çmimi pĂ«r person pĂ«rfshin njĂ« menu tĂ« pĂ«rcaktuar paraprakisht, pije, muzikĂ« live ose DJ, si edhe dekorime festive. Çmimet e kĂ«tyre paketave zakonisht nisin nga rreth 50 euro pĂ«r person nĂ« restorantet e kategorisĂ« mesatare dhe mund tĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 90–120 euro pĂ«r person nĂ« ambiente mĂ« luksoze, hotele apo restorante tĂ« njohura nĂ« qendrat urbane dhe zonat turistike. NĂ« shumĂ« raste, pijet premium, shampanja apo shĂ«rbime tĂ« tjera ekstra tarifohen veçmas, duke e rritur edhe mĂ« shumĂ« faturĂ«n finale.

Për një familje me katër anëtarë, zgjedhja për të festuar Vitin e Ri në restorant përkthehet në një shpenzim total prej 30,000 deri mbi 60,000 lekë, pa përfshirë shpenzime shtesë si transporti apo konsumi pas mesnate.

Dallimet në çmime janë të dukshme edhe sipas zonave gjeografike. Në Tiranë, Durrës apo qytetet turistike, çmimet e paketave festive janë përgjithësisht më të larta, ndërsa në qytetet më të vogla restorantet ofrojnë alternativa disi më ekonomike, megjithëse edhe aty vihet re një rritje e ndjeshme e tarifave gjatë natës së Vitit të Ri.

Kostoja e lartë e paketave festive reflekton jo vetëm shpenzimet e restoranteve, por edhe realitetin ekonomik të një tregu ku kërkesa sezonale rrit ndjeshëm çmimet, duke e bërë natën e Vitit të Ri një nga mbrëmjet më të shtrenjta të vitit për konsumatorët./ Deada Hyka

 

The post Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri? appeared first on Revista Monitor.

Qeveria “bllokon” shpenzimet, Buxheti hyn nĂ« dhjetor me tepricĂ« 500 mln euro

Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë rreth 500 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Kjo shumë ishte me e lartë se plani në buxhetin fillestar që parashikonte deficit prej -23,1 miliardë lekësh ose -230 milionë euro.

Në vend që suficiti të reduktohej në përputhje me ligjin e buxhetit, u zgjerua me tej nëntor, duke devijuar jo vetëm nga plani, por duke u bërë shkak për keq-menaxhim financiar.

Ministria e Financave pret të shpenzojë në dhjetor të gjithë tepricën buxhetore prej 49 miliardë lekësh të krijuar në 11 muajt e vitit dhe 61 miliardë lekë të tjera në formën e deficitit buxhetor të programuar për tu shpenzuar në dhjetor, gjithsej rreth 1,2 miliardë euro.

Përqendrimi në muajin dhjetor i shpenzimeve buxhetore ndër të tjera është tregues i keq-menaxhimit të ciklit buxhetor ka vërejtur edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimet e posaçme për buxhetin.

Në vend që shpenzimet të ndjekin një ritëm të qëndrueshëm gjatë vitit, buxheti krijon një efekt kaskadë gjatë gjithë vitit që lëshohet me nxitim në fund, duke krijuar një valë shpenzimesh që nuk lidhen me nevojat reale të ekonomisë në atë moment.

Të dhënat mujore nga Ministria e Financave tregojnë se suficiti buxhetor përmirësohet vazhdimisht përgjatë vitit. 2025 nisi me suficit, rreth 18 miliardë lekë në janar, teksa ky nivel u rrit gradualisht nga muaji në muaj. Në tremujorin e parë, suficiti pothuajse dyfishohet, duke arritur mbi 33 miliardë lekë në mars, ndërsa në prill dhe maj zgjerimi vijon me ritme të shpejta.

GjatĂ« verĂ«s, suficiti, mbi 30–40 miliardĂ« lekĂ«, duke reflektuar rritje tĂ« tĂ« ardhurave dhe dobĂ«si nĂ« shpenzime.

NĂ« terma kumulativĂ«, deficiti pritet tĂ« jetĂ« – 68 miliardĂ« lekĂ« nĂ« fund tĂ« dhjetorit nga +49 miliardĂ« lekĂ« nĂ« nĂ«ntor.

Ne fund të vitit pagesat buxhetore përshpejtohen, si investimet publike, likuidime detyrimesh, subvencione apo shpenzime të mbartura nga muajt e mëparshëm. Njëkohësisht, dhjetori është zakonisht muaji kur bëhen rregullime përfundimtare të buxhetit dhe mbyllen angazhime financiare.

Nga këndvështrimi fiskal, një zhvillim i tillë krijon presion mbi financat publike në fund të vitit dhe nënkupton mungesë serioziteti në muajt e tjerë të vitit. Për ekspertët dhe Kontrollin e lartë të shtetit kjo nuk është praktikë e shëndetshme.

Në shumicën e vendeve me administrim fiskal të konsoliduar, shpenzimet janë të shpërndara relativisht njëtrajtshëm.

Përqendrimi i shpenzimeve në dhjetor lidhet kryesisht me vonesa kronike në planifikim dhe prokurime, sidomos për investimet publike. Projektet që duhej të niseshin në pranverë ose verë shtyhen për arsye administrative, burokratike ose politike, dhe kur viti fiskal mbyllet, institucionet përballen me presionin për të mos humbur fondet e alokuara. Pagesat bëhen sepse afati po mbaron.

Pasoja kryesore është ulja e cilësisë së shpenzimeve publike. Kontratat lidhen me nxitim, mbikëqyrja dobësohet.

Në këtë klimë, rreziku për vendime jo optimale dhe për keqpërdorim të fondeve rritet ndjeshëm.

Nga ana makroekonomike, një injektim kaq i madh fondesh në fund të vitit shton presionet inflacioniste lokale, sidomos në sektorë si ndërtimi dhe shërbimet, ku kapacitetet janë të kufizuara. Bizneset nuk arrijnë të planifikojnë normalisht, ndërsa ekonomia merr impulse të forta që nuk përkthehen në rritje të qëndrueshme./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post Qeveria “bllokon” shpenzimet, Buxheti hyn nĂ« dhjetor me tepricĂ« 500 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Një mbrëmje që festoi besnikërinë, partneritetin dhe suksesin: ALUMIL Albania

ALUMIL Albania organizoi njĂ« mbrĂ«mje ekskluzive qĂ« shĂ«noi jo vetĂ«m pĂ«rmbylljen e “Programit tĂ« BesnikĂ«risĂ« ALUMILIA”, por mbi tĂ« gjitha celebrimin e marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« ndĂ«rtuara ndĂ«r vite me partnerĂ«t dhe pĂ«rpunuesit e saj nga e gjithĂ« ShqipĂ«ria. Eventi solli sĂ« bashku mbi 150 tĂ« ftuar, duke krijuar njĂ« atmosferĂ« bashkĂ«punimi, mirĂ«njohjeje dhe vizioni tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« ardhmen.

Mbrëmja u moderua nga Sidorela Gjoni, e cila me elegancë dhe profesionalizëm udhëhoqi rrjedhën e eventit, duke i dhënë dinamikë dhe qartësi çdo momenti të programit. Eventi nisi me një video prezantuese mbresëlënëse që pasqyroi shtrirjen globale të ALUMIL, praninë e saj në tregje ndërkombëtare dhe projektet ikonike të realizuara në mbarë botën; një panoramë që reflektoi forcën, inovacionin dhe standardet e larta që e kanë pozicionuar kompaninë si një nga liderët e industrisë së aluminit.

Në vijim, fjalën e mori Drejtori i Përgjithshëm i ALUMIL Albania, z. Georgios Batsakis, i cili theksoi rëndësinë e partneritetit afatgjatë dhe besnikërisë si themel i suksesit të qëndrueshëm. Në fjalimin e tij, ai nënvizoi angazhimin e ALUMIL për të investuar vazhdimisht në cilësi, inovacion dhe zhvillim teknologjik, duke ofruar zgjidhje që i përgjigjen nevojave të tregut dhe standardeve ndërkombëtare, si dhe duke vendosur partnerët në qendër të çdo strategjie rritjeje.

Pas fjalimit, atmosfera u bë më interaktive përmes lojës Quiz, ku partnerët u angazhuan me entuziazëm duke vënë në provë njohuritë e tyre mbi historinë e ALUMIL, gamën e produkteve dhe vlerat që përfaqësojnë kompaninë. Ky segment jo vetëm që krijoi argëtim dhe energji pozitive, por u shoqërua edhe me çmime shpërblyese për pjesëmarrësit.

Programi artistik vijoi me një interpretim plot energji nga valltarë profesionistë, të cilët përçuan ritëm dhe spektakël, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe fantastike në skenë. Por kulmi i mbrëmjes erdhi me momentin më të shumëpritur: shortin e lotarisë së Programit ALUMILIA.

Në një proces transparent dhe në prani të të gjithë të ftuarve, u shpall fituesi i çmimit prestigjioz, një Ford Transit, i cili u fitua nga një prej partnerëve të ALUMIL, duke kurorëzuar simbolikisht besnikërinë dhe bashkëpunimin e suksesshëm.

Mbrëmja u mbyll nën tingujt e muzikës live të Renis Gjokës, një artist i njohur për energjinë dhe autenticitetin e tij, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe celebruese. Performanca e tij e ktheu eventin në një përvojë të paharrueshme, ku muzika, emocioni dhe bashkëbisedimi u ndërthurën në mënyrë natyrale.

Ky event nuk ishte thjesht një mbyllje programi, por një deklaratë e qartë e filozofisë së ALUMIL Albania: investimi në marrëdhënie afatgjata, vlerësimi i partnerëve dhe ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët mbi besimin, cilësinë dhe profesionalizmin.

Përmes ALUMILIA, kompania riafirmon rolin e saj si një partner i qëndrueshëm dhe vizionar, i përkushtuar ndaj atyre që zgjedhin standardet më të larta.

The post Një mbrëmje që festoi besnikërinë, partneritetin dhe suksesin: ALUMIL Albania appeared first on Revista Monitor.

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë, por nga ana tjetër, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore në përgjithësi vijnë në ulje në periudhën afatmesme.

TĂ« dhĂ«nat nĂ« projektbuxhetin afatmesĂ«m 2026–2028, qĂ« u botua sĂ« fundmi nĂ« Fletoren Zyrtare, tregojnĂ« se fondet me target vetĂ«m shĂ«ndetĂ«sinĂ« janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta sesa raportohen zyrtarisht, pĂ«r shkak se brenda buxhetit tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe ndihma ekonomike.

Këtë vit buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është rreth 80 miliardë lekë, nga të cilat 53 miliardë lekë janë për funksionet e shëndetësisë dhe 27,3 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike.

Në total buxheti i shëndetësisë këtë vit është sa 3% e PBB-së, nga të cilat 2 për qind janë për shëndetësinë dhe 1% e PBB-së për ndihmën ekonomike.

Në vitin 2028 buxheti i total i shëndetësisë është planifikuar 82 miliardë lekë, nga të cilat 29.5 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike, duke zënë 1%, dhe 52 miliardë lekë për shëndetësinë, duke zënë vetëm 1.7% të PBB-së.

Të dhënat tregojnë se fondi i dedikuar shëndetësisë do të vijë në ulje si në vlerë ashtu edhe si për qind e PBB-së. Nga 53 miliardë lekë këtë vit, për vitin 2028 janë planifikuar 52.6 miliardë lekë me rënie 1.4%.

Të dhënat tregojnë se ekonomia po rritet më shpejt sesa financimet për shëndetësinë. Kjo sjell ulje të peshës së sektorit në PBB dhe një presion në sistem, sidomos në një kohë që kërkesat për shërbime shëndetësore publike vijojnë të rriten.

Shqipëria mbetet nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor për financimet në shëndetësi. Serbia shpenzon rreth 5% të PBB-së për shëndetësinë publike, Maqedonia e Veriut mbi 4%, ndërsa Bosnja rreth 6%. Edhe vendet me të ardhura të ngjashme si Kosova (rreth 3% e PBB-së) kanë një peshë buxhetore më të lartë se Shqipëria. Kjo diferencë është edhe më e dukshme kundrejt standardit europian, ku buxhetet publike të shëndetësisë variojnë mesatarisht nga 7% deri në 10% të PBB-së (me Italinë rreth 7.2%, Spanjën rreth 7.6% dhe Gjermaninë mbi 9%.

Të dhënat buxhetore tregojnë se teksa ekonomia rritet, qeveria nuk është aftë të shpërndajë atë në më shumë shërbime sociale të tilla si financimi i arsimit, shëndetësisë dhe familjeve të varfra./ B.Hoxha

The post Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028 appeared first on Revista Monitor.

Kryeministri Rama: Në 2026-n bizneset në turizëm e transport duhet të mundësojnë pagesa me kartë

Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së në kuadër të strategjisë së qeverisë për të ulur përdorimin e parasë cash në ekonomi fundvitit se brenda qershorit 2026, bizneset e turizmit dhe të transportit duhet të garantojnë format alternative të pagesave.

“Kemi hapur njĂ« kapitull tjetĂ«r lidhur me nevojĂ«n pĂ«r tĂ« ulur cash nĂ« ndĂ«rveprimet ekonomike tĂ« vendit dhe janĂ« vendosur disa limite si fillim. Ajo qĂ« dua tĂ« theksoj Ă«shtĂ« qĂ« deri nĂ« qershor çdo biznes qĂ« operon nĂ« sektorin e turizmit dhe transportit do duhet tĂ« garantojĂ« format alternativat tĂ« pagesave pĂ«r qytetarĂ«t, jo vetĂ«m cash dhe asgjĂ« tjetĂ«r, por edhe mjetet pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pagesa elektronike”, tha kryeministri.

Sipas kryeministrit, brenda vitit të ardhshëm çdo biznes në Shqipëri duhet të garantojë formën alternative të pagesës, në mënyrë që vendasit apo vizitorët të paguajnë me kartë apo forma të tjera të pagesë elektronike.

Lidhur me pagat e administratës, kryeministri e vuri theksin te mjekët e infermierët.

“Parashikohet rritje e pagave tĂ« mjekĂ«ve dhe infermierĂ«ve, sikurse dhe rritje e shpĂ«rblimit tĂ« tyre sipas punĂ«s. NĂ« tĂ«rĂ«si parashikohet qĂ« paga pĂ«r ta sipas kategorive tĂ« rritet 135 euro nĂ« muaj. Po kĂ«shtu njohja e vjetĂ«rsisĂ« sĂ« punĂ«s dhe vlerĂ«simi i saj.

Gjithashtu edhe nĂ« shĂ«rbimin e trajtimit mjekĂ«sor dhe medikamente, pasi kanceri Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« agresiv dhe po vret mĂ« shumĂ«. Kemi dhĂ«nĂ« 15 mln euro mĂ« shumĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« kategori te Onkologjiku dhe po vijohet mĂ« tej pĂ«r tĂ« rritur kapacitetet e shĂ«rbimit. Po kĂ«shtu edhe projektet e tjera, si transplante pĂ«r gjirin dhe pĂ«r pacientet gra”, tha kryeministri.

Ai shtoi se po punohet në digjitalizimin dhe transformimin e shërbimit shëndetësor, në autonomi e menaxhim. Sipas tij, në Spitalin memorial ka nisur për herë të parë autonomia financiare, po kështu në 12 spitale po zbatohet autonomia menaxheriale dhe po vijon puna për 4 spitale të tjera.

Po ndërtohet godina e re e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, spitale në Lezhë, i fëmijëve në QSUT, i Peqinit, shtëpia e të moshuarve në Libohovë dhe janë në proces të tjera

The post Kryeministri Rama: Në 2026-n bizneset në turizëm e transport duhet të mundësojnë pagesa me kartë appeared first on Revista Monitor.

Kreditimi i ekonomisë, në rritje të lartë edhe për nëntorin

Kredia e re për ekonominë shqiptare u rrit përsëri për muajin nëntor dhe viti 2025 po mbyllet me shifrat më të larta historike të huadhënies.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për nëntorin sektori bankar disbursoi kredi të reja në vlerën e 32.5 miliardë lekëve, në rritje me 33.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për 11-mujorin 2025, vlera progresive e kredisë së re arriti në 374.4 miliardë lekë, në rritje me 12.8% krahasuar me 11-mujorin e vitit të kaluar. Vlera e kredisë së re të dhënë nga sektori bankar është më e larta deri më sot për këtë periudhë të vitit.

Kreditimi po mbështetet nga ritmet e kënaqshme të rritjes ekonomike, kërkesa e lartë, veçanërisht në segmentin e individëve, por edhe nga gjendja e mirë e bilanceve të bankave, që po ndikon në një ofertë të lartë për kredi.

Kontributin kryesor në rritjen e kreditimit gjatë vitit 2025 po e jep segmenti i individëve.

Kredia e re arriti vlerën e 114.7 miliardë lekëve, në rritje me 21.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kredia për individët po rritet me ritme të shpejta, si në segmentin e kredisë për shtëpi, ashtu edhe në kredinë konsumatore.

QĂ« nga muaji korrik i kĂ«tij viti, kanĂ« hyrĂ« nĂ« fuqi disa masa kufizuese tĂ« vendosura nga Banka e ShqipĂ«risĂ« lidhur me kredinĂ« pĂ«r blerje banese. Bankat duhet t’u pĂ«rmbahen disa kritereve tĂ« administrimit tĂ« rrezikut, tĂ« lidhura me raportin mes borxhit dhe tĂ« ardhurave, si edhe me atĂ« mes huasĂ« dhe vlerĂ«s sĂ« pronĂ«s qĂ« financohet. Por, efekti i kĂ«tyre masave deri tani nuk duket tĂ« jetĂ« shumĂ« domethĂ«nĂ«s dhe huadhĂ«nia pĂ«r blerjen e banesave vazhdon tĂ« rritet.

Ndërkohë, kredia për bizneset po rritet me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me vitin 2024, por me një tendencë në përmirësim të ndjeshme në gjysmën e dytë të vitit.

Për 11-mujorin 2025, sektori bankar ka disbursuar gjithsej 250 miliardë lekë kredi të reja për bizneset, me një rritje vjetore prej 6.8%.

Edhe rritja e portofolit total të kredisë, i matur si tepricë, shënoi një zgjerim të fortë gjatë nëntorit. Vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 925.2 miliardë lekë, me një rritje prej afërsisht 19 miliardë lekësh krahasuar me tetorin. Me bazë vjetore, kredia i shpejtoi ritmet dyshifrore të rritjes, me 12.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe rritja e portofolit po mbështetet në masën më të madhe te segmenti i individëve, me një rritje vjetore pranë nivelit të 19.8%. Ndërsa për bizneset rritja ngelet në nivele pak më të ulëta, me 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kreditimi i ekonomisë, në rritje të lartë edhe për nëntorin appeared first on Revista Monitor.

Gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni i Maqedonisë së Veriut për Mbrojtjen e Konkurrencës (CPC) tha se ka gjobitur dhjetë kompani lokale sigurimesh me një shumë totale prej 17.27 milionë denarësh (326,425 dollarë / 279,816 euro) për koordinimin e rritjes së primeve të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.

NĂ« periudhĂ«n midis 1 marsit 2024 dhe 7 majit 2024, kompanitĂ« e sigurimeve shkĂ«mbyen informacione tĂ« ndjeshme, koordinuan aktivitetet e tyre dhe, brenda njĂ« periudhe shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r, morĂ«n vendime identike ose tĂ« dakorduara reciprokisht pĂ«r tĂ« rritur pjesĂ«n e primit tĂ« sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m tĂ« automjeteve, qĂ« i atribuohet kryerjes sĂ« aktivitetit, e njohur si “overhead allowance”, tha CPC nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp.

Siguruesit e pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« koordinim janĂ«: Evroins Osiguruvanje, Triglav Osiguruvanje, AD Makedonija Skopje – Vienna Insurance Group, Sava Osiguruvanje, Eurolink, Grawe, Uniqa, AD Osiguritelna Polisa, Halk Osiguruvanje dhe Croatia Osiguruvanje.

“NjĂ« sjellje e tillĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« kufizim tĂ« konkurrencĂ«s, pra formĂ«n mĂ« serioze tĂ« shkeljes sipas nenit 7 tĂ« Ligjit pĂ«r Mbrojtjen e KonkurrencĂ«s. ShkĂ«mbimi i informacioneve dhe vendimet paralele tĂ« çmimeve zĂ«vendĂ«sojnĂ« politikĂ«n e pavarur tĂ« biznesit me veprim tĂ« koordinuar kolektiv nĂ« treg, gjĂ« qĂ« ndalohet rreptĂ«sisht”, – tha CPC.

 

The post Gjobiten 10 kompani sigurimesh për koordinimin e rritjes së primeve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Revista Monitor.

Të ardhurat e AAPSK nga qiradhënia rriten me afro 39% në 11 muajt e vitit 2025

Të ardhurat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) nga qiradhënia e pasurive kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të eficiencës në administrimin dhe vënien në përdorim të këtyre pasurive.

Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare, nĂ« 11 muajt e parĂ« tĂ« vitit 2025 (janar–nĂ«ntor), AAPSK ka realizuar rreth 199 milionĂ« lekĂ« tĂ« ardhura nga qiradhĂ«nia, kundrejt 143.5 milionĂ« lekĂ«ve nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024.

Kjo përkthehet në një rritje absolute prej rreth 55.6 milionë lekësh, ose afro 39% më shumë në krahasim me një vit më parë.

2025 mbyllet kështu si një nga vitet me performancën më të lartë për AAPSK, duke e kthyer administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në një burim gjithnjë e më të rëndësishëm të ardhurash për agjencinë.

Analiza mujore tregon se pjesa më e madhe e rritjes është përqendruar në disa muaj kyç, ku të ardhurat kanë tejkaluar ndjeshëm nivelet e vitit 2024.

Muaji shtator 2025 rezulton me nivelin më të lartë të të ardhurave, me rreth 22.4 milionë lekë, ndjekur nga korriku, me mbi 20.2 milionë lekë, marsi, me rreth 19.6 milionë lekë, si edhe gushti dhe nëntori, që mbeten mbi mesataren mujore të vitit.

Performanca e 11-mujorit tregon se viti 2025 po mbyllet me një bilanc financiar shumë më pozitiv për AAPSK, duke konfirmuar një trend rritës të qëndrueshëm krahasuar me vitin 2024.

Rritja e të ardhurave nga qiradhënia sinjalizon përdorim më efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, rritje të transparencës dhe formalizimit të kontratave të qirasë, si dhe një kontribut më të madh të këtyre pasurive në financat publike.

Në këtë kontekst, shifrat e vitit 2025 e pozicionojnë AAPSK-në si një aktor gjithnjë e më aktiv në kthimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale në vlerë ekonomike për interesin publik, duke forcuar rolin e saj institucional në administrimin e aseteve shtetërore.

The post Të ardhurat e AAPSK nga qiradhënia rriten me afro 39% në 11 muajt e vitit 2025 appeared first on Revista Monitor.

BB: Projekti për auditimin ka pasur ecuri të kënaqshme por kufizues mbeten burimet njerëzore

Banka BotĂ«rore publikoi raportin e fundit tĂ« ecurisĂ« sĂ« projektit  “PĂ«r Forcimin e CilĂ«sisĂ« sĂ« Auditimit dhe Raportimit (SQARP)”. Dokumenti vlerĂ«son se ecuria e tij ka qenĂ« e kĂ«naqshme duke arritur njĂ« sĂ«rĂ« rezultatesh tĂ« parashikuara nĂ« objektivin fillestar tĂ« tij.

Kështu sipas BB Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (NAC) dhe Bordi i Mbikëqyrjes Publike (POB) janë pajisur me njohuritë dhe mjetet thelbësore për të përmbushur efektivisht përgjegjësitë e tyre.

Raporti vëren se NAC ka zhvilluar, miratuar dhe testuar me sukses një metodologji të bazuar në rrezik për monitorimin e pasqyrave financiare. Janë shqyrtuar gjithsej 14 pasqyra financiare, që është dyfish i objektivit minimal prej shtatë. Ky është një hap kyç në krijimin e një qasjeje të strukturuar dhe të qëndrueshme për rishikimin dhe mbikëqyrjen e raportimit financiar.

Ndërkohë Bordi ka kryer funksionet e tij të mandatuara përmes Komisioneve të tij dhe punës së inspektorëve.

“Ka raportim transparent nĂ« Raportet Vjetore qĂ« nga viti 2017. GjatĂ« vitit 2025 janĂ« kryer gjithsej 88 inspektime, si pĂ«r auditimet e Entiteteve me Interes Publik (PIE), ashtu edhe pĂ«r ato jo-PIE. NĂ« nĂ«ntor 2025, POB arriti statusin e vĂ«zhguesit nĂ« mbledhjet plenare tĂ« Komitetit tĂ« Organizmave EvropianĂ« tĂ« MbikĂ«qyrjes sĂ« Auditimit (CEAOB), njĂ« njohje e rĂ«ndĂ«sishme e statusit tĂ« tij si organ publik mbikĂ«qyrĂ«s pĂ«r profesionet e auditimit dhe kontabilitetit nĂ« vend” thuhet nĂ« raport.

I njëjti vlerëson se projekti ka përmirësuar kapacitetin e profesionit të kontabilitetit në Shqipëri, duke e pozicionuar atë për të konkurruar më mirë në nivel ndërkombëtar: kontabilistët profesionistë tani kualifikohen sipas praktikave të njohura ndërkombëtare, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve të përmirësuara të kontabilitetit globalisht. Janë ofruar programe trajnimi për eksportin e shërbimeve kontabël për 50 kontabilistë të certifikuar; programi i trajnimit IFRS është zhvilluar dhe pilotuar për një grup tjetër prej 50 kontabilistësh të certifikuar. Janë përgatitur materialet për kontabilitetin forensic, dhe një seancë pilot trajnimi është zhvilluar për 57 profesionistë. Programi i trajnimit për Agjencinë Shqiptare të Mbikëqyrjes Financiare (AFSA) u zhvillua, ku morën pjesë 12 punonjës të AFSA-s dhe 37 punonjës nga kompanitë e sigurimeve.

Banka BotĂ«rore vĂ«ren se me mbĂ«shtetjen e projektit, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka zhvilluar njĂ« model pĂ«r tĂ« testuar saktĂ«sinĂ« e llogaritjeve tĂ« humbjeve nga kreditĂ« tĂ« kryera nga bankat tregtare nĂ« pĂ«rputhje me IFRS 9 – Instrumentet Financiare. Projekti gjithashtu ka pĂ«rqendruar pĂ«rpjekjet nĂ« ndĂ«rtimin e kapaciteteve tĂ« aktorĂ«ve brenda sektorit tĂ« drejtĂ«sisĂ« pĂ«r menaxhimin e rasteve qĂ« lidhen me CFR. PĂ«rmes kĂ«tij pĂ«rpjekjeje, 12 trajnerĂ« dhe njĂ« grup prej 80 gjyqtarĂ«sh dhe prokurorĂ«sh morĂ«n trajnim tĂ« specializuar nĂ« kontabilitet dhe raportim financiar. Ky program trajnimi Ă«shtĂ« adoptuar formalish nga Shkolla e MagjistraturĂ«s dhe do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ofrohet si pjesĂ« e kornizĂ«s sĂ« Zhvillimit Profesional tĂ« VazhdueshĂ«m (CPD).

Raporti vlerĂ«son se megjithĂ«se qĂ«ndrueshmĂ«ria institucionale Ă«shtĂ« e fortĂ« nĂ« shumĂ« dimensione, disa kufizime mbeten, veçanĂ«risht pĂ«r burimet njerĂ«zore nĂ« MoF, NAC dhe POB. KĂ«to kufizime mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« efektivitetin afatgjatĂ« tĂ« kĂ«tyre institucioneve. Struktura arsimore pĂ«r audituesit statutore dhe kontabilistĂ«t e certifikuar kĂ«rkon evolucion tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me nevojat dhe standardet e reja. Po ashtu, Organizatat Profesionale tĂ« KontabilistĂ«ve (PAO) duhet tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« tĂ«rheqjen dhe regjistrimin e profesionistĂ«ve tĂ« rinj si anĂ«tarĂ« pĂ«r tĂ« siguruar rritje dhe dinamizĂ«m tĂ« vazhdueshĂ«m brenda profesionit.

Shpenzimet aktuale deri tani arrijnë 1.4 milionë euro, që përbën 99% të buxhetit të akorduar. Pritet që deri në fund të dhjetorit dhe brenda periudhës së lehtësimit, të gjitha detyrat e mbetura të dorëzohen dhe paguhen./N.Maho

 

The post BB: Projekti për auditimin ka pasur ecuri të kënaqshme por kufizues mbeten burimet njerëzore appeared first on Revista Monitor.

Ngecin depozitat në nëntor, rriten lehtë në lekë, bien në valutë

Muaji nëntor ka sjellë një ngadalësim të kursimeve në banka, të ndikuar kryesisht nga ecuria e dobët e depozitimeve në valutë, por edhe ato në lekë kanë shënuar rritje më të ulët krahasuar me muajt e mëparshëm.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit nëntor ishte 690 miliardë lekë, me një rritje prej 0.4%, ose rreth 2.8 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm. (një muaj më parë, kursimet u shtuan me 6.6 miliardë lekë).

Rritja në muajin nëntor ka ardhur pothuajse tërësisht nga individët, që kanë shtuar depozitimet në banke, si pa afat ashtu dhe me afat, pavarësisht ciklit në ulje të normave të interesit, pas lehtësimit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, që e ka reduktuar normën bazë në 2.5%, nga 3.25% që ishte deri në maj 2024.

Megjithatë ngadalësimi i rritjes mund të jetë një sinjal se rënia e normave të interesit ka filluar të japë efekt te preferencat e depozituesve.

Me bazë vjetore (nëntor 2025/nëntor 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 14%, ose gati 85 miliardë lekë më shumë.

Ndryshe nga ato në lekë, kursimet në valutë ishin në rënie të lehtë në nëntor.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.62 miliardë euro në fund të muajt nëntor, me një rënie prej 44 milionë euro, ose 0.5% më pak në raport me muajin e mëparshëm. (një muaj më parë depozitat në euro ishin rritur me 36 milionë euro)

Rënia është ndikuar më shumë nga korporatat private e publike, por edhe indiviët shënuan tkurrje.

Me bazë vjetore (nëntor 2025/nëntor 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7.8%, ose 615 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të nëntorit, stoku total i depozitave ishte 1.45 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 116 miliardë lekësh, ose 8.7% më shumë.

Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.

Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 85 miliardë lekë (rreth 850 mln euro) dhe ato në euro me 615 milionë euro, me një total prej gati 1.47 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit.

Burimi: BSH

The post Ngecin depozitat në nëntor, rriten lehtë në lekë, bien në valutë appeared first on Revista Monitor.

“Rregulla tĂ« reja pĂ«r sektorĂ« kritikĂ«, si do tĂ« ‘filtrohen’ investimet e huaja”

Flet Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu

 

Qeveria synon të shkojë drejt përafrimit të plotë me standardet e Bashkimit Europian në fushën e Investimeve të Huaja Direkte.

Një projekt-akt  i ri i nxjerrë për konsultim parashikon të vendosë një mekanizëm shqyrtimi për investimet në sektorët kritikë të ekonomisë, me fokus sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor” , ZĂ«vendĂ«sministri i EkonomisĂ« dhe Inovacionit Enkelejd Musabelliu shpjegon risitĂ« kryesore tĂ« rregullores dhe mĂ«nyrĂ«n si do tĂ« funksionojĂ« procesi i vlerĂ«simit. Ai sqaron mĂ«nyrĂ«n sesi Ă«shtĂ« konceptuar nĂ« draft balanca mes mbrojtjes sĂ« interesit publik dhe lirisĂ« sĂ« tregut.

A mund të sqarojmë shkurtimisht se çfarë është ky projekt-akt dhe çfarë ndryshimi apo risie sjell ai për kuadrin ligjor aktual lidhur me Investimet e Huaja Direkte?

Projektakti mbi shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja synon tĂ« pĂ«rafrojĂ« plotĂ«sisht Rregulloren e BE Nr. 2019/452 “mbi pĂ«rcaktimin e njĂ« kuadri pĂ«r shqyrtimin e Investimeve tĂ« Huaja Direkte nĂ« Bashkimin Europian”. Investimet e huaja direkte nĂ« sektorĂ«t e ekonomisĂ« qĂ« mund tĂ« cenojnĂ« rendin apo sigurinĂ« e vendit dhe qĂ« plotĂ«sojnĂ« disa kritere specifike, duhet t’i nĂ«nshtrohen njĂ« procedure shqyrtimi para se tĂ« procedojnĂ« me regjistrimet nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit (QKB).

Rregullorja parashikon ngritjen e një mekanzimi kombëtar shqyrtimi që do të koordinohet nga struktura përgjegjëse që do të ngrihet pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe do të përfshijë një sërë institucionesh të tjera, që nga Ministritë e linjës gjer tek agjencitë e tjera ekzekutive.

Vendimmarrja për autorizimin apo refuzimin e një investimi të huaj do të bëhet nga një Komitet Ndërministror i cili kryesohet nga Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit dhe përfshin ministritë e linjës e agjencitë e tjera të përfshira.

Gjithashtu, rregullorja parashikon edhe ngritjen e një mekanizmi bashkëpunimi në të cilin lidhen të gjitha njësitë përgjegjëse për shqyrtimin e investimeve të huaja në vendet anëtare, nën koordinimin e njësisë qendrore që është ngritur pranë Komisionit Europian.

Sa herë që një vend nis një procedurë shqyrtimi për një investim të caktuar, menjëherë njoftohen njësitë përgjegjëse në vendet e tjera anëtare dhe gjithashtu edhe Komisioni Europian.

Kësisoj, në shqyrtimin e investimeve të huaja që mund të cenojnë sigurinë publike Shqipëria do të bashkëpunojë me Komisionin Europian dhe gjithë vendet anëtare të BE.

Si lidhet ky draft me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe kapitujt përkatës?

PĂ«rafrimi i kĂ«saj Rregulloreje dhe ngritja e mekanizmit kombĂ«tar pĂ«r shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja direkte Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r piketat pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« Kapitullit 30 “MarrĂ«dhĂ«niet me JashtĂ«â€, negociatat pĂ«r tĂ« cilin drejtohet nga Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit.

ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« theksojmĂ« se negociatat pĂ«r kĂ«tĂ« kapitull parashikohet tĂ« pĂ«rmbyllen shumĂ« shpejt, brenda tremujorit tĂ« parĂ« tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, sepse i kemi realizuar tĂ« gjitha piketat pĂ«rmbyllĂ«se.

Mbeten vetëm miratimi i rregullores mbi shqyrtimin e investimeve të huaja dhe i ndryshimeve ligjore në Ligjin Nr. 46/2018 për kontrollin shtetëror të mallrave me përdorim të dyfishte, i cili është gjithashtu drejt finalizimit, dhe ky kapitull mund të mbyllet.

Për ta bërë më të kuptueshëm çfarë ndryshon për një investitor të huaj ky mekanizëm i ri vlerësimi?

Për shumicën e investitorëve të huaj në Shqipëri nuk do të ndryshojë asgjë pasi dispozitat e kësaj Rregulloreje nuk zbatohen as mbi gjithë sektorët e ekonomisë e as mbi investimet e huaja që e kanë origjinën nga vendet anëtare të BE-së apo vendet e tjera aleate si SHBA apo Mbretëria e Bashkuar.

Dispozitat e Rregullores shtrihen vetëm mbi sektorët kritikë të ekonomisë si infrastruktura kritike, armët, teknologjia kritike, etj.

InvestitorĂ«t e huaj nĂ« njĂ« nga kĂ«ta sektorĂ« kritikĂ« e qĂ« nuk e kanĂ« origjinĂ«n nga vendet e pĂ«rmendura mĂ« sipĂ«r duhet t’i nĂ«nshtrohen njĂ« procedure shqyrtimi, çka nĂ«nkupton se duhet tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r njĂ« autorizim pranĂ« MinistrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r ekonominĂ«, para se tĂ« regjistrojnĂ« nĂ« QKB shoqĂ«rinĂ« e tyre apo blerjen e aksioneve tĂ« njĂ« shoqĂ«rie ekzistuese shqiptare. Investitori i huaj nuk mund tĂ« procedojĂ« me regjistrimin nĂ« QKB nĂ«se nuk paraqet autorizimin pĂ«r tĂ« vijuar me investimin. PĂ«r çdo aplikim, rregullorja parashikon se procedura pĂ«r autorizimin, autorizimin me kushte, apo refuzimin e njĂ« investimi tĂ« huaj, nuk mund tĂ« zgjasĂ« mĂ« shumĂ« se 60 ditĂ«.

A po flasim për një mekanizëm kontrolli, parandalimi apo thjesht transparence mbi investimet strategjike?

Ç’ështĂ« e vĂ«rteta, kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« mekanizĂ«m shqyrtimi, i cili synon tĂ« shqyrtojĂ« e kontrollojĂ« investimet e huaja nĂ« sektorĂ«t kritikĂ« tĂ« ekonomisĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar cenimin e sigurisĂ« kombĂ«tare apo tĂ« rendit publik.

PĂ«r t’u thelluar pak mĂ« shumĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ«se njĂ« investim apo investitor i huaj mund tĂ« cenoje rendin publik apo sigurinĂ« kombĂ«tare mbahen parasysh tre faktorĂ« kryesorĂ«: nĂ«se investitori i huaj kontrollohet drejtpĂ«rdrejt apo tĂ«rthorazi nga njĂ« vend i tretĂ«, nĂ«se investitori i huaj ka cenuar rendin apo sigurinĂ« e njĂ« vendi tĂ« BE-sĂ« apo nĂ«se ka dyshime se investitori Ă«shtĂ« angazhuar nĂ« aktivitete tĂ« paligjshme apo kriminale.

Cilat janë sektorët që përfshihen për herë të parë në një filtër të tillë institucional?

Rregullorja e BE 2019/452 parashikon ngritjen e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte në disa sektorë kyç të ekonomisë, ku përfshihen:

  • Infrastruktura kritike (energjia, transporti, uji, shĂ«ndeti, telekomunikacioni, media, ruajtja apo pĂ«rpunimi i tĂ« dhĂ«nave, mbrojtja, infrastruktura zgjedhore apo financiare, etj.);
  • TeknologjitĂ« kritike dhe mallrat me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« inteligjencĂ«n financiare, robotikĂ«n, gjysmĂ«-pĂ«rçuesit, sigurinĂ« kibernetike, teknologjitĂ« kuantike apo nukleare, nanoteknologjitĂ« dhe biteknologjitĂ«;
  • Furnizimin e inputeve kritike, si energjinĂ«, materialet e papĂ«rpunuara dhe sigurinĂ« ushqimore;
  • Aksesin nĂ« informacionin sensitiv, duke pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat personale apo aftĂ«sinĂ« pĂ«r kontrollin e kĂ«tij informacioni;
  • LirinĂ« dhe pluralizmin e medias.

Qëllimi ynë fillestar ka qenë që zbatimin e Rregullores ta shtrijmë mbi gjithë sektorët e sipër-përmendur.

Megjithatë, gjatë konsultimeve me Komisionin Europian, na u rekomandua që të nisim vetëm me një apo dy sektorë dhe të fokusohemi kryesisht tek ngritja e mekanzimit dhe rritja e kapaciteteve dhe, në një hap të dytë, kur mekanzimi të jetë ngritur e burimet njerëzore të kenë kapacitetet e nevojshme, zbatimi i rregullores mund të shtrihet edhe në sektorët e tjerë.

Ministria e EkonomisĂ« dhe Inovacionit zhvilloi njĂ« analizĂ« tĂ« brendshme dhe propozoi sektorĂ«t e lidhur me “aksesin nĂ« informacionin sensitiv” dhe “lirinĂ« e medias”, duke u bazuar nĂ« numrin e kompanive tĂ« huaja qĂ« ushtrojnĂ« aktivitetin e tyre nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« secilin prej sektorĂ«ve tĂ« sipĂ«r-pĂ«rmendur si edhe potencialin pĂ«r cenimin e sigurisĂ« publike tĂ« vendit, sidomos nĂ« konsideratĂ« tĂ« sulmeve kibernetike tĂ« vendit tonĂ« dhe kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« luftĂ«s hibride pĂ«rmes fushatave tĂ« dezinformimit.

Megjithatë, projektVKM është ende në bashkërendim ndërinstitucional dhe në konsultim publik dhe në bashkërendim të plotë (ashtu si për çdo akt tjetër të lidhur me integrimin europian), me Komisionin Europian dhe aleatët tanë strategjikë, sektorët e përzgjedhur edhe mund të ndryshojnë.

 

Si do të funksionojë konkretisht procesi i vlerësimit: kush vendos, në çfarë afatesh dhe mbi çfarë kriteresh?

Siç e pĂ«rmenda edhe mĂ« sipĂ«r, njĂ« investitor i huaj nĂ« sektorĂ«t kritikĂ« tĂ« ekonomisĂ«, qĂ« plotĂ«son kriteret pĂ«r t’iu nĂ«nshtruar procedurĂ«s sĂ« shqyrtimit, duhet tĂ« aplikojĂ« pĂ«r autorizim pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit. Autorizimi duhet tĂ« merret para se investitori i huaj tĂ« regjistrojĂ« nĂ« QKB shoqĂ«rinĂ« e re apo blerjen e aksioneve tĂ« njĂ« shoqĂ«rie ekzistuese shqiptare.

Struktura përgjegjëse pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit përgatit dokumentacionin dhe ia përcjell Komitetit Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte jo më vonë se 10 ditë nga marrja e aplikimit.

Ky informacion duhet të përmbajë detaje mbi strukturën e pronësisë, origjinën e kapitalit, vendet e tjera ku investitori ushtron aktivitetin, operacionet e biznesit, etj..

Komiteti duhet të marrë një vendim për autorizimin, autorizimin me kushte ose refuzimin e investimit të huaj brenda 30 ditëve. Komiteti ka gjithashtu tagrin të kërkojë dokumentacion shtesë apo të angazhojë ekspertizë.

Si sigurohet që kjo rregullore të mos perceptohet si një pengesë për investimet e huaja?

Duhet të theksojmë që në krye të herës që kjo Rregullore zbatohet vetëm mbi një numër të kufizuar investimesh të huaja direkte.

Së pari, Rregullorja zbatohet vetëm mbi disa sektorë kritikë të ekonomisë dhe investimet e huaja në sektorët e tjerë nuk i nënshtrohen asnjë shqyrtimi.

Së dyti, investimet e huaja direkte që e kanë origjinën nga vendet anëtare të BE-së apo nga vendet aleate, nuk i nënshtrohen shqyrtimit.

Së treti, siç e theksova edhe më sipër, edhe në sektorët kritikë, investimet e huaja i nënshtrohen shqyrtimit vetëm kur ka dyshim se investitori i huaj kontrollohet nga një qeveri e huaj, është i lidhur me organizata terroriste apo kriminale apo ka rrezikuar sigurinë e ndonjë vendi tjetër në të shkuarën.

Gjatë vitit 2024, në gjithë vendet e Bashkimin Europian janë shqyrtuar gjithsej vetëm rreth 5,200 investime të huaja, dhe në 85% të rasteve investimeve të huaja u është dhënë drita jeshile për të vijuar pa pasur nevojë të plotësojnë ndonjë kusht. Vetë raportet e Komisionit Europian sigurojnë se zbatimi i kësaj Rregulloreje nuk e ka ndikuar fare klimën e investimeve të huaja brenda tregut të vetëm europian.

Si ruhet ekuilibri mes sigurisë kombëtare dhe lirisë së tregut?

Synimi kryesor i rregullores është mbrojtja e sektorëve kritikë të ekonomisë që mund të cenojnë sigurinë apo rendin publik, dhe jo cenimi i lirisë së tregut. Duhet të theksojmë se liria e tregut cenohet nga rregullat e funksionimit të tregut dhe jo nga rregullat që shqyrtojnë se cilët aktorë mund të hyjnë në një treg specifik. Pastaj, kjo rregullore ka disa vite që zbatohet në vendet e Bashkimit Europian pa e cenuar fare as lirinë e tregut e as klimën e investimeve.

ÇfarĂ« mĂ«simesh ka nxjerrĂ« BE nga zbatimi i Rregullores 2019/452, veçanĂ«risht pas pandemisĂ« dhe tensioneve gjeopolitike?

Zbatimi i kësaj Rregulloreje ka nisur vetëm katër vjet më parë dhe ajo zbatohet plotësisht nga 24 vende anëtare. Përjashtim bëjnë vetëm Kroacia, e cila po e miraton legjislacionin përkatës vetëm tani, Greqia dhe Qipro. Pavarësisht kohës së shkurtër të zbatimit, ekzistojnë një sërë raportesh që identifikojnë dobësi të Rregullores dhe propozojnë ndërhyrje përmirësuese.

Çështja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme lidhet me moszbatimin simetrik tĂ« Rregullores nĂ« tĂ« gjitha vendet anĂ«tare pasi sektorĂ«t qĂ« duhet tĂ« pĂ«rfshihen nuk janĂ« pĂ«rcaktuar qartĂ« çka ka bĂ«rĂ« qĂ« vende tĂ« ndryshme i kanĂ« interpretuar ndryshe sektorĂ«t nĂ« tĂ« cilĂ«t investimet e huaja duhet t’i nĂ«nshtrohen shqyrtimit, duke krijuar pabarazi mes vendeve tĂ« ndryshme brenda tregut tĂ« vetĂ«m europian.

Përfshirja e lirisë së medias në këtë rregullore është një element i ndjeshëm si do të garantohet që ajo të mos cenojë pavarësinë editoriale?

Qëllimi i Rregullores nuk ka të bëjë fare me shqyrtimin apo kontrollin e veprimtarisë së investimeve të huaja pasi janë vendosur në vendin tonë dhe mekanizmi i shqyrtimit që do të ngrihet nuk ka asnjë mjet në dispozicion për ndikimin e kësaj veprimtarie. Sa i përket lirisë së medias,

Rregullorja parashikon qĂ« investimet e huaja nĂ« media qĂ« plotĂ«sojnĂ« kriteret e mĂ«sipĂ«rme, duhet t’i nĂ«nshtrohen procedurĂ«s sĂ« shqyrtimit para se transaksionet tĂ« regjistrohen nĂ« QKB.

Pra, një investitor i huaj në media që dëshiron të regjistrojë një media në Shqipëri apo të blejë aksionet e një medie ekzistuese, nëse plotëson kriteret, i nënshtrohet procedurës së shqyrtimit para se media e re apo blerja e aksioneve të regjistrohen në QKB.

Nga momenti i regjistrimit e më pas, media nuk i nënshtrohet më asnjë procedure shqyrtimi, çka e bën të pamundur ndikimin mbi pavarësinë editoriale.

Si do të trajtohen investimet që lidhen me platformat digjitale, të dhënat personale dhe inteligjencën artificiale?

Investimet e huaja nĂ« sektorĂ«t qĂ« po pĂ«rmendni do t’i nĂ«nshtrohen procedurĂ«s sĂ« shqyrtimit njĂ«soj si sektorĂ«t e tjerĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« Rregullore, qĂ« do tĂ« thotĂ« para se tĂ« regjistrohen nĂ« QKB. Pas marrjes sĂ« autorizimit, veprimtaria e kĂ«tyre investitorĂ«ve do t’i nĂ«nshtrohet mbikĂ«qyrjes nga ana e institucioneve tĂ« specializuara sipas paracaktimeve tĂ« ligjeve tĂ« veçanta sektoriale.

Sa transparent do të jetë procesi i shqyrtimit për publikun dhe biznesin?

NjĂ«soj siç ndodh me çdo akt tjetĂ«r ligjor tĂ« BE, parimi i transparencĂ«s Ă«shtĂ« ndĂ«r mĂ« thelbĂ«sorĂ«t. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« rast transparenca pĂ«r biznesin do tĂ« jetĂ« maksimale dhe nĂ« rastet e refuzimeve, Komiteti NdĂ«rministror do t’i vendosĂ« nĂ« dispozicion njĂ« vendim tĂ« detajuar biznesit, i cili, mund edhe tĂ« ankimohet nĂ« GjykatĂ«. Nga ana tjetĂ«r, tĂ« dhĂ«nat shtesĂ« qĂ« do tĂ« vendosen nĂ« dispozionin nga biznesi, do tĂ« konsiderohen konfidenciale dhe do tĂ« trajtohen si tĂ« tilla. Sa i pĂ«rket transparencĂ«s me publikun, Komitetit NdĂ«rministror do tĂ« publikojĂ« çdo vit njĂ« raport tĂ« detajuar mbi veprimtarinĂ« e tij gjatĂ« vitit paraardhĂ«s.

A parashikohen mekanizma ankimi apo rishikimi për investitorët që preken nga një vendim negativ ?

Siç e prekëm pak edhe më sipër, vendimet e Komitetit Ndërministror mund të ankimohen pranë Gjykatës së Tiranës brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit.

 

 

The post “Rregulla tĂ« reja pĂ«r sektorĂ« kritikĂ«, si do tĂ« ‘filtrohen’ investimet e huaja” appeared first on Revista Monitor.

2015–2025, rreth 300 mln kredi pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sit, por humbjet nĂ« rrjet nuk ndryshojnĂ«

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Duke pĂ«rfshirĂ« edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat qĂ« paguajnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r financimin e shĂ«rbimit, vendi duhet t’i kishte tĂ« zgjidhura tashmĂ« çështjet e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, por ka ndodhur krejt e kundĂ«rta.

Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.

Nga rreth qindra projekte tĂ« financuara me kredi tĂ« huaja deri nĂ« vitin 2025, sektori i ujĂ«sjellĂ«s-kanalizimeve ka pĂ«rthithur rreth 599 milionĂ« euro nĂ« periudhĂ«n 1990–2025.

Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.

Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.

EkspertĂ«t pohojnĂ« se vetĂ«m pĂ«rgjysmimi i humbjeve do tĂ« sillte njĂ« rritje reale tĂ« furnizimit me 30–40%, pa ndĂ«rtuar burime tĂ« reja. Shumica e qyteteve tĂ« mĂ«dha do tĂ« kishin 24 orĂ« nĂ« ditĂ« furnizim me ujĂ«.

Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.

Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin./ B.Hoxha

Burimi: Ministria e Financave

The post 2015–2025, rreth 300 mln kredi pĂ«r ujĂ«sjellĂ«sit, por humbjet nĂ« rrjet nuk ndryshojnĂ« appeared first on Revista Monitor.

Sektori fason përballë tranzicionit të gjelbër; Rreziku i një reforme pa industri

Nga Kryetari i Shoqatës ProEksport Albania Edvin Prençe

 

Sektori fason i manifakturës së veshjeve dhe këpucëve përbën një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë prodhuese shqiptare. Me mbi 700 ndërmarrje aktive, rreth 65 mijë të punësuar, kryesisht gra dhe me një peshë që arrin rreth 30% të totalit të eksporteve të mallrave, ky sektor ka mbajtur gjallë eksportet, punësimin dhe stabilitetin social në dekadat e fundit.

VetĂ«m nĂ« vitet e fundit, eksportet e tekstileve dhe kĂ«pucĂ«ve kanĂ« gjeneruar 1.2–1.4 miliardĂ« euro nĂ« vit, duke qenĂ« kontribuuesi kryesor nĂ« bilancin tregtar. MegjithatĂ«, sot ai po pĂ«rballet me njĂ« sfidĂ« tĂ« re, mĂ« komplekse se çdo krizĂ« e mĂ«parshme: tranzicionin mjedisor dhe kalimin drejt ekonomisĂ« qarkulluese, nĂ« njĂ« kontekst ku politikat po ecin mĂ« shpejt se realiteti industrial.

Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve (PKPM), i miratuar së fundmi, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përafrimit me standardet e Bashkimit Europian dhe Kapitullin 27 të acquis. Por, nga këndvështrimi i sektorit, dokumenti ngre shqetësime serioze për mënyrën se si po projektohet ky tranzicion: me detyrime të qarta, por pa instrumente reale mbështetëse për industrinë prodhuese.

Së pari, sektori i tekstileve dhe këpucëve identifikohet qartë si një nga sektorët industrialë që gjeneron mbetje. Kjo është e vërtetë. Ajo që mungon, megjithatë, është dallimi thelbësor midis prodhuesit final dhe fasonit. Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve shqiptare operojnë si nënkontraktorë (me procese si: prerje, qepje dhe paketim), pa kontroll mbi dizajnin, lëndën e parë, fibrat, ambalazhin apo kimikatet. Trajtimi i tyre në politikë bërje sikur të ishin prodhues finalë krijon një keq vendosje strukturore: kërkesa që nuk përputhen me kompetencat reale të ndërmarrjes.

Së dyti, PKPM parashikon zbatimin e Teknikave më të Mira të Disponueshme (TMD) dhe standardeve të reja mjedisore si bazë për lejet mjedisore. Në parim, kjo është e drejtë. Në praktikë, për një sektor të përbërë kryesisht nga NVM, të cilat operojnë me marzhe të ulëta dhe presion të vazhdueshëm në çmime nga tregjet ndërkombëtare, pa akses në financime të buta, pa grante kombëtare dhe pa një fond tranzicioni industrial, kjo përbën rrezik real për penalizim, humbje konkurrence dhe, në rastin më të keq, mbyllje aktiviteti.

Problemi thellohet nga mungesa totale e instrumenteve financiare të dedikuara. Dokumenti pranon se mungesa e inovacionit dhe teknologjisë pengon parandalimin e mbetjeve në industri, por nuk ofron asnjë mekanizëm konkret për ta adresuar këtë hendek. Nuk parashikohen grante, kredi të garantuara, lehtësi fiskale apo skema bashkëfinancimi për teknologji të pastra, riciklim industrial apo eficiencë burimesh. Tranzicioni kërkohet, por barra financiare lihet plotësisht mbi ndërmarrjet, në një kohë kur kostot e energjisë, punës dhe certifikimeve po rriten njëkohësisht.

Një tjetër element shqetësues është pabarazia konkurruese në treg. Politikat evropiane të eko-projektimit dhe pasaportës digjitale të produktit po rrisin standardet për produktet e BE-së, ndërsa importet nga vende jo-BE vijojnë të hyjnë me standarde më të ulëta mjedisore dhe kosto më të lira. Në këtë kontekst, prodhimi vendas ndodhet i shtrydhur nga të dyja anët: presion për standarde më të larta dhe konkurrencë nga produkte më të lira, pa mekanizma mbrojtës ose kompensues në politikat fiskale, doganore apo industriale.

Po aq problematike Ă«shtĂ« mungesa e treguesve sektorialĂ« specifikĂ«. PKPM flet pĂ«r objektiva kombĂ«tarĂ« dhe tregues horizontalĂ«, por nuk vendos asnjĂ« tregues  tĂ« matshĂ«m pĂ«r mbetjet tekstile, mbetjet nga prerja, riciklimin e fibrave apo menaxhimin e “deadstock/tepricave tĂ« prodhimit”. Pa tregues, nuk ka as monitorim real dhe as politika korrigjuese, duke e lĂ«nĂ« sektorin nĂ« njĂ« zonĂ« gri midis detyrimit dhe pasigurisĂ«.

Së fundi, dokumenti anashkalon rolin e shoqatave sektoriale dhe dialogun e strukturuar me grupet e interesit. Kjo mungesë reflektohet edhe në proceset më të gjera të vendimmarrjes ekonomike, përfshirë mosdiskutimin real me sektorët prodhues/eksportues në fazën e përgatitjes së Buxhetit 2026, ku nuk janë parashikuar linja të dedikuara mbështetëse për tranzicionin e gjelbër dhe inovacion të industrisë së lehtë. Politikat mjedisore, fiskale dhe buxhetore po ecin në paralel, pa u takuar në një strategji të unifikuar industriale.

Shoqata si ProEksport Albania nuk janë thjesht aktorë konsultativë, por mekanizma funksionalë për implementim, trajnim, vetërregullim dhe marrëveshje vullnetare sektoriale.

Nëse tranzicioni mjedisor ndërtohet pa industri dhe pa dialog me grupet e interesit, rrezikojmë ta kthejmë një reformë të domosdoshme në një krizë ekonomike dhe sociale. Ajo që kërkohet nuk është shtyrja e standardeve, por ndërtimi i një rruge realiste: fazë tranzitore, mbështetje financiare, diferencim i roleve në zinxhirin e vlerës dhe përfshirje aktive e sektorit në hartimin e politikave dhe të buxheteve vjetore.

Sektori Manifakturë i veshjeve dhe këpucëve është gati të bëjë pjesën e tij. Pyetja është nëse politikat publike dhe procesi buxhetor janë gati ta trajtojnë industrinë si pjesë të zgjidhjes, dhe jo vetëm si burim problemi.

 

The post Sektori fason përballë tranzicionit të gjelbër; Rreziku i një reforme pa industri appeared first on Revista Monitor.

Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet

Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit, sipas statistikave të publikuara për herë të parë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) sot .

Të dhënat tregojnë një nivel të ulët të financimit publik për kërkimin dhe inovacionin, në një kohë kur këto fusha konsiderohen kyçe për rritjen afatgjatë dhe konkurrueshmërinë ekonomike të vendit

Pjesa dërrmuese e fondeve të buxhetit të shtetit është përqendruar te institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë përfituar 54,7% të totalit të financimeve për kërkim dhe zhvillim. Pas tyre renditet sektori qeveritar me 43,8%, ndërsa OJF-te kane përfituar vetëm 1,5% të fondeve të alokuara.

Sipas klasifikimit tĂ« objektivave socio-ekonomike (NABS), mbi gjysmĂ«n e fondeve, 52,6% janĂ« orientuar drejt “pĂ«rmirĂ«simit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« njohurive”, pĂ«rmes kĂ«rkimit dhe zhvillimit tĂ« financuar nga universitetet. Ky orientim tregon se prioriteti kryesor i financimit publik mbetet mbĂ«shtetja universiteteve, mĂ« shumĂ« sesa zhvillimi i kĂ«rkimit tĂ« aplikuar apo projekteve tĂ« lidhura drejtpĂ«rdrejt me sektorĂ«t ekonomikĂ«.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë gjithashtu se fusha si arsimi, energjia, bujqësia, shëndetësia dhe teknologjia industriale marrin vetëm një pjesë relativisht të vogël të fondeve totale, ndërsa investimet në kërkim për transportin, telekomunikacionin dhe infrastrukturën mbeten të kufizuara.

Strukturë aktuale e financimit nuk shkon në projekte të orientuara nga nevojat konkrete të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

INSTAT klasifikon “KĂ«rkimi dhe Zhvillimi (K&Zh)” njĂ« punĂ« kreative dhe sistematike e ndĂ«rmarrĂ« me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« stokut tĂ« njohurive, duke pĂ«rfshirĂ« njohuritĂ« pĂ«r njerĂ«zimin, kulturĂ«n dhe shoqĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« krijuar aplikacione tĂ« reja nga njohuritĂ« e fituara.

Kërkimi shkencor përfshin punën kreative dhe hulumtimin origjinal të ndërmarrë mbi baza sistematike për të fituar njohuri të reja, duke përfshirë njohuritë për njerëzimin, kulturën dhe shoqërinë.

Të dhënat e përpunuara nga INSTAT lidhen me parashikimet e buxhetit, jo me shpenzimet në fund të vitit kalendarik.

 

 

 

The post Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet appeared first on Revista Monitor.

Kosova ishte investitori kryesor në Shqipëri për 9-mujorin 2025

Kosova është investitori kryesor në Shqipëri për këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet nga Kosova për tremujorin e tretë arritën shifrën rekord të 90 milionë eurove, katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin, investimet direkte nga Kosova prekën shifrën e 153 milionë eurove, me një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur kryesisht me disa blerje të rëndësishme të ndërmarrjeve nga Kosova në tregun shqiptar.

Në muajin korrik, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe është në pronësi të biznesmenit Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Ndërsa në fillim të muajit shtator, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

Shoqëria blerëse Albi Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

Një tjetër blerje e rëndësishme u shënua në tremujorin e fundit të vitit, kur shoqëria KAN shpk njoftoi publikisht blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëronte të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë. KAN, nga ana e saj, zotëron të drejtat e kësaj marke për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Me blerjen e Global Fast Food Albania, KAN do të kontrollojë markën KFC edhe në tregun shqiptar.

KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi. Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit.

Stoku i investimeve nga Kosova në fund të 9-mujorit 2025 arriti në 550 milionë euro, në rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investitori i dytë më i madh edhe për vitin 2025 është Italia, me një fluks total prej 137 milionë eurosh për 9-mujorin e vitit 2025. Investimet italiane kanë rënë me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane në fund të tremujorit të tretë ka arritur tashmë në 1.84 miliardë euro, në rritje me 10.5% krahasuar me një vit më parë.

Hollanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për 2025. Vlera e investimeve hollandeze për 9-mujorin 2025 megjithatë u rrit në 130 milionë euro, 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.68 miliardë eurove, në rritje me 8.7% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Megjithatë, duke përjashtuar kompaninë Shell (që ndërpreu operacionet në Shqipëri vitin e kaluar), vlerat e larta të investimeve hollandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve, por edhe sepse ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Investitor tjetër i rëndësishëm i huaj ngelet Turqia. Për 9-mujorin 2025, flukset e reja të investimeve të kompanive me kapital turk arritën vlerën e 128 milionë eurove, por me rënie prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa stoku i investimeve turke në fund të shtatorit 2025 ka arritur në 1.35 miliardë euro, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Bizneset e Kosovës po ikin drejt Shqipërisë

Pse kompanitë e Kosovës po zbarkojnë në Shqipëri

 

 

The post Kosova ishte investitori kryesor në Shqipëri për 9-mujorin 2025 appeared first on Revista Monitor.

❌